Si ka mundesi qe disa shqiptar e shpallin Berishen kaq te pafajshem, pas kaq shume e shume tmerresh qe ka shkaktuar?! E nxjerrin Berishen te pafajshem nga firmat piramidale, duke arsyetuar se kane ndodhur edhe ne vende te tjera me te zhvilluara dhe duke thene qe kryeminister ishte Meksi dhe jo Berisha. 

Po mire more njerez po a nuk e dini qe ne ato vendet qe kane ndodhur, personat qe e kane lejuar te ndodhe duke pasur detyrimin te mos e lejojne, jane denuar per bashkepunim me krijuesit e firmave piramidale. Berisha nuk eshte denuar, madje shqiptaret e votojne perseri ne 2005 duke besuar qe eshte nje Berishe i ri. E shfajsojne per 97-ten duke thene qe e beri Nano nga burgu per te marre pushtetin, dhe kete e beri ne bashkepunim me greket sepse edhe ai vete eshte grek. Keshtu e shpallin Berishen te pafajshem dhe Nanon fajtor, por a nuk e dini se sipas cdo kodi penal ne bote por edhe sipas kodit tone penal, nje roje mund te futet ne burg per mos veprim (veper penale me mosveprim) nese ai nuk vepron ne mbrojtje te objektit te cilin duhet te ruaje. Ne rastin e Berishes edhe sikur te jete 100% e sigurt qe Nano e rrezoi shtetin, Berisha kishte detyrimin kushtetues t'i mbroje shqiptaret nga cdo armik i brendshem dhe i jashtem pra edhe nga Nano me shoke.

Por shqiptaret jane zemergjere dhe perseri e shpallin pa asnje faj per mosveprimet e tij, kunder kujtdo qe e shkaterroi Shqiperine dhe vrau shqiptaret. Pervec se e shpallin ta pafajshem disa mundohen ta bejne edhe hero, por keto jane nje grup pak me i dashuruar verberisht pas Berishes. Te cilet mendojne qe 97-ten e beri vete Berisha me qellim qe armet te shkonin ne Kosove. Kjo e ben ate jo vetem te pafajshem edhe pse vrau shqiptaret dhe shkaterroi Shqiperine, por edhe hero qe ndihmoj Kosoven ne clirimin e saj. (kjo eshte injoranca me e madhe).

Disa arrijne ta nxjerrin te pafajshem edhe ne rastin e Gerdecit, duke thene qe nuk e beri ai dhe se ai nuk ka gisht ne kete pune, por perseri harrojne se ai eshte votuar dhe besuar nga shqiptaret qe te kete gisht ne cdo pune qe eshte ne te mire apo ne te keq te shqiptarve. Edhe ketu si ne raste te tjera ai ka faj sepse nuk ka bere asgje te cilen detyrohet perpara kushtetutes ta beje, per te parandaluar qe shqiptaret te mos vdesin. Disa e nxjerrin te pafajshem edhe kur u vrane 4 vete ne mes te kryeqytetit, perpara kryministrise. Duke ja lene fajin Rames dhe kompani qe i paska sjell aty, qe ata te vdesin per Ramen. Por edhe sikur vete Rama ti kete vrare me Doren e vet, Berisha ka pergjegjesine te ruaje jeten e shqiptarve nga Rama dhe cdo kriminel tjeter qe kerkon te marre jete njerezish. 

Shqiptaret duke votuar Berishen, tregojne shkall te ulet te respektit per veten, sepse Berisha eshte ose i fajshem sepse duke pasur mundesi te parandaloje krimet ndaj shqiptarve nuk i ka ndaluar, ose i paafte ti ndaloje ato, dhe ne te dy rastet nuk e meriton te votohet. Mendoj qe te gjitha keto ngjarjet tragjike qe kane ndodhur kur Berisha eshte ne pushtet, njeren nga keto te dyja duhet ta tregojne, ose paaftesine e tij per te bere shtet, ose fajsine e tij ne mos berjen e qellimshme te nje shteti qe siguron jeten e qytetarve te tij. Pres kundershtime sido qe te jene ato.

4 Komente

o rexhax qe shruan e shkruan duke analizuar por pa kuptuar asgje po shyqyr qe shiptaret nuk jane te gjithe si puna jote dhe shikojne e mendojne me mire se ty

 Berisha mori ne dore udheheqjen e Shqiperise ne nje kohe nga me te veshtirat dhe normal qe u bene dhe gabime sepse nuk kishim eksperience ne nje shoqeri pluraliste

kam degjuar disa here te thuhet qe Edi Rama do ta marre pushtetin ne nje moment shume te veshtire (nuk e di se çfare do te kishte bere Rama po ta kishte marre pushtetin ne kohen e Berishes)

ti o rexhax e ke pershkruar Berishen sikur te ishte zoti qe ka fuqine te ndaloje çdo gje po harron qe  edhe zoti nuk mundet te kontrolloje çdo gje

Berisha me seriozitetin me perpjekjet me perkushtimin e tij ka bere si qe populli ta vleresoje

Laura L une nuk e pershkruaj Berishen sikur eshte Zoti, sepse Zoti nuk e merr pushtetin kur e zgjedhin njerezit. Berisha nuk mund te dale duar lare gjithmone, sic duan ta nxjerrin disa. Pastaj sa per mua kurr mos fitofte Edi nuk me prishet asnje pune, une kam folur ketu per cektesine e disa njerzve kur flasin per Berishen, patjeter qe ka te tille qe mendojne ne te njejten menyre edhe per Ramen. 

une nuk e pershkruaj Berishen sikur eshte Zoti

Nuk ke sesi - eshte Berisha pa eshte Zoti. Zoti ekziston sepse e lejon Berisha.

shpresoj te mos i prish pune qe une nuk e pershkruaj keshtu, ka mjaft te tjere qe ja plotesojne deshirensmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).