Bubullimë, Lushnje - Zgjedhjet, drejtori, maturantët e gjimnazit: "Kemi nja 50–60 maturantë që votojnë. U bëra një ditë atje një takim me Mesilën, me Florin, me të, mendoj se doli mirë. Të premten kemi provimin, mos i ndihmojmë një çikë. Meqë e kemi në dorë situatën, aq duan ata. Dy provimet e para, ne themi të japim maksimumin, t’i ndihmojmë. Dy lëndë provime janë para zgjedhjeve. Provimet me zgjedhje pastaj, janë pas zgjedhjeve. Kështu kemi folur edhe me shefen, me Irmën. Futim brenda mësuesit e letërsisë, matematikës. Nesër kemi edhe takimin me mësuesit, u kemi caktuar 10 familje."

Marrë nga Fiks (Top Channel)

Shënim: Segmenti për Bubullimën min 7:22.  Pjesa e parë e programit është një "kronikë" ala Fiks për Bulqizën.  Mund të anashkalohet.  Bulqiza të lihet në hallet e saj. 

54 Komente

Me shkriu gazit kur thoshte qe do ti ndihmojme ne provimin e radhes. Po keni per ti ngateruar o derrezi. Me ata/ato palo mesues qe keni emeruar vetem gabim dine te tregojne. Ja shiko vehten tende, drejtor shkolle, te mos e dija kondrabanist cigaresh do te thoja qe je.

ne Lushnje? po sikur bubullinte te shkembi i Kavajes..smiley ehh cna kujtuat ato ndeshjet legjendare te kategorise se 4, Bubullima-Vetetima... behej nami. te 10-fsha Real-Barcelona..smiley

"Dy provimet e para, ne themi të japim maksimumin, t’i ndihmojmë."

kush kshu, drejtori do jape maksimumin ne provim?!smiley

E shtet o shtet! Kur te ngrihet ky Bubullimsi me nji Bucimse e te behen politikane cik me vone, nuk do te habitesha hic! Keshtu fillohet karriera e mashtrimeve, me nje provim qyl!!!

Lane nam, tamam parti-shtet!

po çare mesuesesh jane ato qe mbyllin shkollen se do te vije Berisha ne Bulqise tamam si ne kohen e Enverit na e shpifen

LARG DUART NGA FEMIJET, MOS I NGATERRONI FEMIJEF ME POLITIKEN

 

E madhe eshte gjema e mekatit.

Po sondazhi ca thote per Bubullimen?

smiley

 

Parite politike shqiptare  dhe diplomacine e tyre nuk gjej arsye t'i ndaj per vete faktin sepse funksionojne reciprokisht edhe njesoj ne seanca kohohe te njetrajtshme, hap pas hapi duke mos ju ndare njera tjetres , simotra vertikalisht dhe horizontalisht

Dhe per t'i kuptuar , duhet te futesh nga dera e mbasme e dyqanit  te tyre mqs çdonjera eshte nje dyqan me vete. Pak problematike mqs veshtiresia qendron se asnjera ste fut direkt ne magazine, te gjitha synojne tu hedhesh syte ne fillim vitrinave te dyqanit...
Edhe fatlumet qe kane hyre me pare nga magazina, te trishtuar kane vene re magazinen bosh, pa mall e ne mes te saj shkruajtur "jemi si majmunet, nuk e leshojme kurre nje dege peme pa u mbajtur tek tjetra".

Nje pyetje kam, ky drejtori ka kryer ndinje veper penale dhe nqs se po cfare.

merret Llalla me ate ! c'ke ti smiley nje tjeter qe ka sherbyer ne BUBULLIME

e more mos e beni te madhe se si ata edhe keta nga nje cope pese duan...

"Bulqiza te lihet ne hallet e saj."

Sot:

Një minator mbeti i plagosur rëndë, në një aksident të ndodhur në minierën e Bulqizës gjatë mesditës së të enjtes. Aksidenti ndodhi ne pjesen qendrore te kesaj miniere, e cila administrohet me koncension nga ACR-ja.Dyshohet se në origjinë të këtij aksidenti, është siguria e ulët e kushteve të punës, ndikuar nga amortizimi dhe mosinvestimet kronike për përmirësimin e kushteve të galerive të minierës.Shyti është një prej 700 minatorëve, të cilët u futën në grevë urie 3-javore, për të kërkuar rritje page dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë, gjatë vitit 2011.

Por mos te behet e madhe as kjo, as ajo, as andej, as ketej.  Pese Cufo, pese. 

C'ben ky kryeprokurori i ri? Apo edhe ai si te tjeret. 

Po di gje une, pas shpirtit te tij te aventures edhe ai mbase.

Pi dhalle, se u bo vape. 

Minatoret jane te vetedijshem per kushtet e veshtira te punes.Nuk mund ti kerkojne llogari askujt tjeter pervecse shpirtit te tyre te aventures...

shpirtit te tyre te aventures...

Tanku top, shoku. 

jeta eshte adventyre, olimbi

Na duhet ndonje rikonfirmim here pas here.

91% mire per fjaline e pare. E dyta pastaj...

Cfare kuptimi ka fjalia e pare dhe cfare perpiqet te percjelle?

Ti po pyet per 91% te kuptimit qe eshte dakort apo per ate 9% qe s'eshte dakort?

E kam thene edhe me perpara. Eshte e vertete qe minatoret e dine per kushtet e mjerueshme te punes/sigurise, nuk me duket se i ka genjyer njeri e jua ka bere fushe me lule. Po ashtu edhe ata qe s'jane minatore por shkojne te vjedhin mineral apo skrap dhe mbeten aty. Tjeter pastaj qe e bejne per buken e gojes se tyre e familjes.

"Tjeter pastaj qe e bejne per buken e gojes se tyre e familjes."

Ky eshte nje argument vertet dytesor. Edhe 9% pak e ka.

 

E rilexova perseri ate qe shkruajta po s'pashe gje rradhe argumentesh smiley

Provoje duke numerur e sata vjen ne paragraf fjalia qe kam cituar une, dhe me cfare shprehjeje fillon.

Nuk eshte "tjeter" hesap mjerimi. Perkundrazi, eshte hesapi i vetem. Perndryshe pastaj bie dakort me tankistin. I cili kam pershtypjen se barazon pasionin e Berishes per sporte ekstreme me nxjerrjen e kromit. Meqe bie fjala, pse te mos thyeje ndonje rekord ne nxjerrjen e kromit kryeministri, kurse keta aventurieret e kromit te vendosin rekordin e radhes ne not?!

Kryeministri ka thyer rekordet e notit meqenese ketu nuk kemi ndonje notar rekordmen,ndersa me kromin ndryshon puna..ai ka respekt per punen e tyre dhe druan se ata do ndiheshin te fyer nese ky do mberthente kazmen per te vendosur nje rekord te ri ne minierat e bulqizes...

Pa merak. Nuk do t'ia hedh gomarit kete petale delikate komenti.

O gjemb, me sinqeritetin me te madh, rilexoje te lutem edhe njehere kete qe ke shkruar.  

buka e gojes eshte nje term me te cilin eshte abuzuar shume ketu te ne..ata hane si derrat..edhe shperfytyrimi ka adhur si pasoje e ushqimeve te pakontrolluara qe konsumojne..pra eshte nje kequshqyerje e diktuar nga tradita shperfillese e dietave

Sipas dietologeve njeriu nuk duhet te haje me shume se 50 grame buke ne dite. Teprimi con ne rritje te rrezikshemrise per semundjet e zemres, kolesterolit, melcise, stomakut, tensionit, diabetit etj etj.

50 grame x 8 veta/familje = 400 grame = 40 leke/buke dita x 30 dite = 1200 leke/muaj. Fiks nje asistence sociale per nje jetese te shendetshme.

 

Prandaj jemi edhe nder vendet me zhvillimin me te madh ekonomik.Sepse nuk shperdorojme asgje.Te vetmit qe na nxjerin probleme jane banoret e bastioneve te partise ne pushtet.Ata si te perkedhelur qe jane e teperojne ndonje cike...

Po ja pra nga lakmia per pasuri vene neper ato miniera. Nuk paska te ngopur minatori dhe bujku me mineral dhe toke o shoku sekretar.

Si ishte ajo, ne Internet asnjeri s'e di qe ti je ...

qen?

Thone qe ne njerezeve ndjenja e drejtesise, apo fairness na vjen nga parardhesit tane, kafshet.   

Po qeveria shet kinina si per mushkonjat anafele ashtu edhe per ato te llojit kuleks. Po mileti nuk don t'i bleje. C'faj ka pastaj qeveria?

Tyrqeta Kavir...c'thote fushata e korrje-shirjeve ?

Tjeta juj Shoku Tanku.

Brigadat jane ne nje gare te ethshme per fitimin e flamurit shoku Tanku. Brigada Bllu Ellbenia ka marre zotim te tejkaloje planin 127.34%, por rivalizohet denjesisht nga Kooperativa e Bashkuar e Autobuzit Mavi, qe me perforcimet e fundit ka marre angazhim te realizoje planin 143.56% dhe dy jave para afatit.

Nuk mund te leme pa permendur edhe punen e lavderueshme te brigadave ne agjitacionit neterren te cilet kane arritur rekorde me punen e tyre ne carjen konsistente, koherente dhe konvergjente te trapit.

Linja ne studio.

 

Te faleminderit per informacionin,Kavir!Po dini gje c'behet me te vegjelit?A kane mbledhur ata mjaftueshem kalleza ne perpareset e tyre?

po per shtepite me tulla c'thuhet,do legalizohen apo jo se ato te qerpicit dihet qe u treten nga shiu

Po po, do i elektrifikojme edhe tapite e atyre.

.

Mo u merzit Mete, i ka dhemokracia keto...

Mo bej theatro Nesti, se do te ti hedhe qeveria byrzylyket...

hanemet kerkojne perfaqesim me te larte ne parlament por per te arritur kete duhet te ndeshen me burrat dhe jo me njera tjetren...per me teper kane humbur edhe shpirtin romantik...ne u japim lule ato ua hedhin gomereve

Ty nuk do te te arrestojme, se do shohim njehere me ke ke lidhje ketu tek peshku.

Nuk i dorzoj shoket e celules....

Edhe nga bishti mund te dilet tek koka.

ndoshta bime kjo toke sdo te linde, por do rrise partizane....

Gelltite lugen me gjithe corbe bame...torturave te gardisteve eshte e veshtire tu rezistosh...ata ushqehen me kapake pusetash

E cprisni nga nje njeri si "Mbreti Gafurr" i cili eshte brujtur der ne kocke me Marksizem-Leninizmin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).