S'ka me nevoje te rrenoheni per te vizituar qytetet me te bukura te Europes, atehere pse te privoheni ? Beni gati valixhet!

Europa permban disa nga destinacionet me te mira per te kaluar pushimet. Muze, gastronomi, plazhe. Ne shkembim, gjendemi shpesh te perballur me hotele jashte çdo çmimi. Por egzistojne disa destinacione qe ofrojne nje raport cilesi / çmim mjaft interesant.

1 - Sllovenia

E humbur midis Italise, Kroacise dhe Austrise, Sllovenia duhet te luaj fort atout-ne çmim per te terhequr turistet. Argetimet e gjelbera do te jene motivimi juaj i pare : Marshimet, Rafting, Mountain Bike atje jane Mbreter.

2 - Greqia

Eshte ndoshta e trishte te perfitosh nga kriza por asnjehere perlat greke nuk kane qene kaq te perballueshme ne termin çmim. Hotele, argetimet dhe restorantet kane nevoje per kliente dhe jane gati te negociojne çmimet.

3 -Shqiperia

Shqiperia ka mbetur shume gjate nje "gje per rrugoret" ! (Aventuriere qe i bien rreth e qarke Botes). Nese sot, ky destinacion ka reputacion sa here e me te larte, vendi eshte i perballueshem sa i perket çmimeve. Hotele, restorante, bare, argetime, jane shume here me lire se ne France, Spanje apo Itali. Plazhet atje jane te mrekullueshme (superbes), dhe ecjet ne natyre (randonnées) me reputacion shume te mire.

4 - Turqia

E vendosur ne fund te Europes dhe kufi natyror me Azine, Turqia ofron sharme te shumte. E perballueshme ne çmim, ajo propozon aktivitete te shumta per turistet : vizite e Stambollit, e Capadocce, apo plazheve te saj te Jugut. Eshte e pamundur te merzitesh atje.

5 - Islanda

Islanda s'ka per te qene asnjehere nje destinacion me çmim te ulet. Por per ato qe ofron ishulli sa i perket peisazheve, mbetet nje vend i sigurt per te realizuar pushime te mira.

6 - Lisbona

Lisbona qendron varur jashte kohes. Thuhet se qyteti ngjason sa vjen e me shume me Kryeqytetet e medha te Amerikes se Jugut. Mbreteron nje atmosfere e veçante ne kete qytet gjithnje te kthyer nga deti. Nje destinacion romantik par excellence, per te shijuar te famshmet "Pastel del nata" dhe per t'ja mbathur pastaj tek plazhet e famshme te Cascais.

7 - Berlini

Berlini eshte nje nga Kryeqytetet me te medhenj ekonomik te Europes, çuditerisht ai mbetet nje nga me te liret per tu vizituar. Berlini ka shume "fije ne harkun e tij" : arti modern, kuzhine tradicionale, ambjente nate. Hotelet jane shume me teper te perballueshme sesa ne Rome, Paris apo Barcelone.

 

Shenim : Artikulli u perkthye nga LEFTI me qejf te madh dhe dashuri, ne oren 1H30 te mengjesit. Artikulli vjen i importuar nga versioni francez i YAHOO, pra Yahoo.fr, me titull origjinal : "Destinations à petits prix : Les meilleurs destinations européennes", vendosur ne faqe te pare te Yahoo.

110 Komente

Islanden e kam ne liste  

Shenim : Artikulli u perkthye nga LEFTI me qejf te madh, ne oren 1H30 te mengjesit.

 

.smiley   o Lefti.., o Ydh!!smiley    lum si  peshku qe te ka!!smiley 

 

p.s, sikur te kishe thene me mire: ''artikulli u perkthye nga Lefti  me shume dashuri''..smiley

Me kujton nje Ydh tjeter  smiley

"I Juaji Kev"

Mon dieu smiley 

Ta dime per nder Lefti. Me siguri ke pare Shqiperia ne vend te 3 dhe o burraaa ta bejme naten , dite. Ta perkthejme. Sa do gezohen shoket - mendoi Lefti ne 1 te mengjezit smiley

Plazhet atje jane te mbrekullueshme

Posi te mbbbrekullueshme jane , e s'ka si te jete ndryshe. Islanda,islanda ai eshte vend per te mos tu humbur.

Si lexohet ajo viza në mes të dorës dhe nolit? Pyes se mos kush e di kemi të bëjmë.

S'ma do mendja.

Këto punë nuk zgjidhen me mendje, por me analiza (klinike), prapë pyete dhe njëherë mendjen sesi e lexon  atë vizën, të lutem.

will do.

Edhe...kush është rezultati?

gjithe ai perkthim e paska prish me ate - te mbrekullueshme. Mrekulli, mrekullueshme o Left! shume bezdi e kam ate ' mbrekulli-ne' me b ne mes. 

Po për fjalën "hecje" çfarë emocionesh të pushtojnë?

Dhe fjala e "mrekullueshme" shkruhet "mbrekullueshme" ku cilëson plazhin, arsyet as nuk ka vend fare të shpjegohen dhe me vend këtu kuptohet vëndi.

Me vjen t'ja fus me liber kokes. 

po per "egzistojne" Moza, ca do zgjedhesh per t'ja futur kokes?

Po per "ka reputacion sa here e me shume"? Te duhet nje biblioteke e tere. S'eshte cudi qe ky eshte tifoz i Sales.

le t'ja leme gjithe fajin 1H30 dhe te shperndahemi te gjithe ne punet perkatese.

.

perkthim ne 1H30 moj Moza, ndjese smiley

justifikime alla p.d.-je.

Lefti po dhe kete 1H30 cfare  e ke? Keshtu i referoheni kohes, ores ju nga Franca? Per nje moment m'u duk si H20. Thashe mos kishe pire shume. Mire te kam falur smiley

She she Lefti smiley O lefto se punoj per nje kompani qe sjell turista ktu n Ballkan... gjate veres   ncuq , vetem per cultural apo turizem malor vijne smiley  Po merci de meme

Merci quand même !

 

Mbrekulli se mirikell duhet te jete me "b".  Nga ku, rrugoret, arroret, shegoret.  Perkthim ne vijen e partise Left smiley

Nejse, rrofsh per prurjen.   Flm dhe yahoo.fr qe na ngriti peshe, e qe morem veten nga lista e 100 plazheve me te bukura te CNN publikuar para ca ditesh ku s'na e kishin varur fare.  

Shqiperia smiley

Ose brek ulli

Edhe Yahoo per DËTIN e kishte fjalen o vlonjat smiley

Nese sot, ky destinacion ka reputacion sa here e me shume

(nese sot, ky destinacion ka reputacion shume me te larte ...)

vendi eshte aksesibel ne nivel çmimesh. (vendi afron nivel te pershtatshem cmimesh) 

o alba,  Lefti nuk eshte perkthyes.. keshtu qe mos i hyni me lupe  shkrimit.   e perktheu nga deshira e mire meqense  shkrimi flet pozitivisht per Shqiperine.

Jo jo smiley ke te drejte eshte thjeshtesisht militant smiley

Ashtu eshte. E rendesishme eshte mendimi.

Pse  mer Belul, te dish shqip duhet te jesh perkthyes sot? smiley

belulo, po ky lefty yt mbeti duke thene qe mbroj doktoraten ketej, mbroj doktoraten andej. sorry belulo, por s'eshte thjesht per leftin, dhe as qe e kisha me te keq. po te jete nje koment, hec dhe e kalojme, po c'vjen ne peshk si artikull, oh me fal te lutem, duhet ne gjuhen e paster shqipe.

Lefi s'ka mbrojtur doktorrate gjekundi dhe as qe ka nder mend te thartoje trute me te tilla gjera. Kam bere shkollimin ne France nga shkolla e mesme deri ne Master te nivelit te 2, por frengjisht ama, jo Shqip!

DMTH gabimet drejteshkrimore tregojne se po harroj shqipen ... pas afro 10 viteve qendrim ketu : kaq

Po pasionin per Saliun e ke te trasheguar apo  keshtu nje dite fatkeqesisht e kuptove qe kishe rene ne dashuri me te ..smiley

ti vetem politike ha mor çun !

ndryshoje njeçike, se fasule gjithnje ... smiley

E thene nga ty po e pranoj si kritike

o Lefti  "non ti curar di loro ma guarda e passa" divina comedia     doja te te pyesja si i behet gjuhes francese kam 3 vjet qe e studjoj e kuptoj shume mire ma per te folur e tmerrshme

me shku ma shpesh ne France...smiley

ke te drejte Zana dhe e kam shume afer nga ku banoj

merci Laura pour ta solidarité smiley

Bah écoute, le français à la base est une langue extrêment difficile, tu t'en es rendue compte toi-même j'imagine. Et évidemment que l'accent est LE problème majeur pour les étrangers ... moi je n'ai pratiquement aucun accent, mais il m'as fallu du travail et du temps ! beaucoup de travail en fait... en plus d'être en contact avec des gens, l'école etc, j'ai dû lire plein de bouquins (livres dans le jargon) pour maîtriser toutes les subtilités de la langue de Molière smiley

Regarder des films, ou écouter de la musique en français etc, ça peut aider énormément !

 

merci beaucoup Lefti

Lefti po qenke baby ti pse nuk thua. Une te kam ditur moshatare me idrizin Ty smiley

po daleni  mor trima te mire dhe te vemendshem , se  sikur po flisnim per  paragjykimet te ai shkrimi tjeter..smiley

dmth e keni damkosur Leftin he??   ca do qe te shkruaj ai, aha, se le njolla ne biografi..smiley  jo per gje, po artikulli  i Leftit  po  flet per Shqiperine,  jo per PD-ne..smiley

nuk e damllosim jo. lefti eshte yni. gjeje shpejt nga vjen kjo?

........, eshte yti, .., eshte i te gjitheve, shoqa Alba..

 

p.s   nuk thashe ''damllosim''... thashe ''damkosim''..smiley

nuk e gjete.

ok pastaj: Besimi eshte i yni  (dora e ngrohte)

O Belul, o Belul.

Xha Sulua eshte yni! Duhet t'i bindeni te gjitha!

p.s Nganjehere nuk nuhat as sa zagari i Dalip Beut. smiley

une ket vere s'bej plazh ne shqiperi. do ja le plazhin turristave francez smiley

Per portugaline kam nje gjysem interesi.

Vendet e tjera perfshire dhe shqiperine vafshin ne djall...

+1

ishte nje miku im para ca kohesh ne Islande..perle e vertete ma pershkroi  smiley

Akull dynjaja andej dhe ujera termale plot.

Dy gjera qe nuk na mungojne ne nga Kanadaja...

Pastaj sa me ne veri ngjitesh aq me i merzitshem behet ushqimi...

/Do zgjidhje kuzhinen mediterrane, perpara asaj nordike

//Ikea meatballs for the win!!! smiley

Ja dhe verejtjet dhe sygjerimet i mora parasysh. Belul, shtova 'me dashuri' tek shenimi aty posht smiley

Keta Francezet jane per tju q... n... vetem se konkurojne Italine ne turizem ju kane vene sllovenine , shqiperine, greqine, turqine,... derman skane.

dhe cuditerisht, italia s'qenkerka ne liste. ah ky konflikt franko-italian. gjithe paragjykime eshte kjo bote ...

jo jo, nuk eshte ajo arsyeja.. sepse per ate pune nuk eshte e perfshire edhe vet Franca (meqense artikullin e kane bere francezet)  por duket qe se ke lexuar me vemendje perkthimin adekuatsmiley  te Leftit...

Europa permban disa nga destinacionet me te mira per te kaluar pushimet. Muze, gastronomi, plazhe. Ne shkembim, gjendemi shpesh te perballur me hotele jashte çdo çmimi. Por egzistojne disa destinacione qe ofrojne nje raport cilesi / çmim mjaft interesant.

pra autoret jo se kane  harruar Italine dhe Francen, qe  ne fakt  jane dy vendet qe kane absolutisht numrin me te madh te turisteve   ne Evrope..,  te gjitha sezonet jo vetem ne Vere, por kane theksuar destinacione   me te lira.

me lire se bishti i palles nuk kane per te gjetur asgjekundi

hahah ka shku 10 mije lek cadra te dielave hahaha

ecjet ne natyre  

reputacion te mire ? pse ,cfare ka te vecante ecja ne natyren tone ? Ku ,konkretisht ?

Apo e morra shume seriozisht kete shkrim ,sorry!

 

s'keni parqe ju, vende plot gjelberim keshtu? Male, fusha.Plot keni. Nuk eshte e thene te ecesh ne mes te Tiranes. (dilni dhe jashte ndonjehere) Shume pesimiste jeni ju atje. Shifeni me sy pozitiv. Merr nje dite pushim, cante ne krahe, ca buke me djath , vish kepuce te lehta dhe o burra bej nje ecje deri lart ne mal te Dajtit. Kur te kthehesh, merr teleferikun, shijon dhe natyren nga lart me kete rast. smiley

ecjet ne natyre, randonée qysh i thone francezet, jane zhvilluar ne Shqiperi sidomos me turistet Ceke ne fillim, qe vinin me çante ne shpine dhe bridhnin maleve tona, pavaresisht se dikush fatkeqesisht, la jo vetem kuleten atje ...

Lefti, ja nje  'ecje', aktivitet ne natyre atje. http://www.albrafting.com/SQ/galeria/gal.... Ka atje, po kerkon turiste aventurier me bicikleta .Jo te gjithe kerkojne ate gje. Shumica kerkojne pushime, relax total. Sa ofron Shqiperia kete gje? Shume I eger terreni atje smiley

aman, prape nga kto ee..

po neve pse na i hudhin, sikur se njofim vendin tone dhe cka turistesh vijne.

ehh  si eshte kjo pune... dynjaja  ne oren 1:30 te mengjesit eshte ne gjumin e dyte a te trete  already,  ndersa  Lefti aty, zgjuar , syte dhe veshet  hapur ne sherbim te Atdheut!smiley   

respekte  Lefti!

smiley FLM Belul !

Shqiperia ne radhe te pare!

Po pse nuk vjen te jetosh ne Shqiperi meqe eshte ne radhe te pare...

Je l'envisage sérieusement ! e ardhmja do ta tregoi

Meqe po e konsideron seriozisht... po te jap nje keshille; rri aty ku je

Po une nuk besoj se ja aq budalla sa te nevojitet keshilla imesmiley

e di Gjergji, po nuk eshte e thjeshte edhe ketej kur je i huaj...guri i rende ne vend te vet' i thone asaj. Nejse, e ardhmja do e thote

ti i huaj ne France ?? po ti the qe ke hequr edhe accentin qe qenka problemi majeur per te huajte??!

S'mund te vij ne Shqiperi ai tani. Ai mendon French. E kur mendon French dhe endrrat ne French I sheh. Nuk eshte e lehte. Mundohu te kuptosh pak fare. smiley

..sipas Yahoo Voyages Shqiperia eshte ne vend te pare. Ti Lefti pse na e ke cuar ne vend te trete ktu ke peshku ?smiley

une te treten e pata, sipas Yahoo.fr .... ne UK mbase e kane vene nr 1 ! po rendesi ka edhe fakti qe fotoja illustruese e lajmit ishte kjo qe kam vene une dhe qe ishte ajo per Shqiperine

Ehhhhh  , cdo me shkoje kjo vere pa ardh ne Shqiperi smiley

Kur isha ne Kuba , ato qe servirnin perqark me pyesnin se a isha e mahnitur ndopak per natyren dhe detin . Me kujtonin kanadeze sigurisht .

Kur ua shpjegova se prej nga jam , s'me pyeten me .

as per kumandantin se pyten? smiley

Jo sterio s'me pyeten , vetem hapnin syte te gjoret per bakshish , cdo sherbim ja fillova me nga $5 bakshish si fillim  , pastaj filluan te shtoheshin , une ik ata pas meje , u shtuan aq shume sherbimet sa me kishin zene diellin spo nxihesha dot me smiley

5$ bakshish??? ti e paske shkaktu inflacionin ne kube smiley

ngado qe shkoj ndodh ndonje gje smiley

left ke lon politiken direkte eh qerratasmiley tashi ke fillu me i ra nga largsmiley

Vetem Berlinin s'e prisja tek kjo liste...e megjithate prape ia vlen.

pse jo Eliano?  eshte goxha lire ne Berlin..  ky eshte eshe parametri qe vendos artikulli.    si duket  eshte  politika  e autoritetit  atje  per te terhequr turiste.. dhe ia kane arritur.  keto vitet e fundit Berlini eshte bere destinacion...

Kjo eshte liste leshi me te vertete se mungon Kroacia e cila eshte nder destinacionet nr 1 ne Evrope sot. PS: para pak ditesh gjeta nje pakete turistike rreth 400euro, bileta vajtje ardhje plus qendrimi ne hotel ne nje ishull te Greqise. Ne Shqiperi vetem bileta e avjonit do te kushtoje kaq lere pastaj qendimin......

na can trapin me ter men - £450 bileta vajtje/ardhje - fluturim direkt ne shqiperi. Kshu qe .. zgjodha nje vend turistik prej verteti lol.

Mire bere..Une asnjeher nuk vete per pushime ne Shqiperi, vete vetem te takoj te afermit.

Jo vetem leket po hajde beji derman stresit dhe rremujes andej..Te vete buza mbrapa kokes...prit ca sa tju hiqen vizat Kosovareve dhe do ti shikojme ata palloshet hotelieret qe kerkojne nga 40euro dhomen ne mes te fekaleve te Golemit...bahh!!

bezdi mer burr - njelloj si me shku me pushime ne pakistan ahahhaha

Ndryshimi eshte se ne Pakistan ha ndonje "plumb" apo "bombe" kot, keshtu nga ata DRONET (avionet pa pilot) US, pyeti pak komshinjte e tu ne UK ç'thone ?

Anetarte e partise i perkthejne si te duan artikujt. Une nuk di dhe aq mire frengjisht por "Destinations à petits prix : Les meilleurs destinations européennes"  do ta perktheja

"Desinacionet me cmim te ulet: Destinacionet me te mira europiane" keshtu qe edhe njerezit nuk do pyesnin pse mungojne nja 1000 destinacione perpara Shqiperise

E sakte, por titujt ishin te ndare veç e veç : dmth ishte "Destinations à petits prix" dhe kur klikoje te lexoje lajmin, ishte "les meilleurs destinations européennes" ... por nejse, shumica e francezeve shkojne ne Maroc, Tunizi etj, se atje e mbledhin me 500e per person javen me vajtje ardhje se e kane si shqiptaret Turqine.

Mirepo ky shkrim u drejtohet atyre qe nuk preferojne pushimet me paketa turistike tip "Hotele ne Club". U drejtohet atyre qe me thene te drejten nuk e njohin Shqiperine dhe qe nuk e dine se ku bie ne harte ... 3/4 e francezeve qe kam biseduar nuk e dinin me saktesi ku ishte Shqiperia ne harte, na ngaterronin me Libanin (Albanais, Libanais, shqiptohen gati njelloj).

Nuk e solla ketu per tu mbushur mendjen atyre qe e kane Shqiperine 3-4 mije Km larg (UK apo Suedi), edhe pse plot vijne edhe nga atje ne Shqiperi vit per vit (shih ne Durres targat e makinave ne vere), por e solla per te thene se sado lajm kalimthi, eshte nje lajm teper pozitiv per imazhin e vendit tone qe i behet ne nje vend qe nuk ja ndjen shume per Shqiperine ... se s'e dine fare ku biem.

 

Teme shume e mire. Te pakten ta mesojne edhe shqiptaret se ku bie Shqiperia.

Shume shkurt Shqiperia eshte nje vend komunist me shpirt demokratik, qe keto vitet e fundit gjendet perballe Italise, buze detit Adriatik dhe Jon, qe jane pjese e Mesdheut, qe ndan Afriken nga Europa ne te cilen shqiptaret levizin pa viza, te cilen Oqeani Atlantik e ndan nga Amerika ku se shpejti shqiptaret do levizin pa viza, e cila eshte edhe antarja kryesore e NATO-s ne te cilen ben pjese edhe Shqiperia.

o Kavir, tshkuara, desha me tpyt: tu zbrit me ngut nga autobuzi i e nxorre kaviljen?

Jo mer kur zbrita nga ai autobuzi mavi isha ne rregull. U vrava kur hipa maje shtylles te hiqja flamurin e PD dhe te vija te PS qe te mos i vriteshin syte Edit kur te vinte ke sheshi. Aty rreshkita...po flamurin e vura ama.

p.s. Flm Fiqo.

Po tLSI-s çpate qe e hoqe smiley

Si ka qena ajo shprehja: vellezer, por kundershtare. smiley

E ka heq , e ka heq, po ja ku perfundoismiley

Lefto, maj shenim:
"Komunizmi na skuqi si rus, na zverdhi si kinez, na nxiu si shqiptar"
E. Rama.
smiley

Domethene sipas Edvinit shqiptaret jane te zinj?

Jo mor zotri. I zi eshte vet Edvini, ashtu sic ka qene babai i Edvinit qe ka pushkatu shqiptare te bardhe.

"Ai duhet t'i kerkoje falje shqiptareve..." 

Po ai s'ka kurajo ta beje kete. Sepse ai kerkon t'i nxije shqiptaret sic i nxiu Kristaqi dhe baballaret e bllokmeneve te rinj.

 

Duhet t'i kerkoje falje...

Duhet t'i kerkoje falje...

Duhet t'i kerkoje falje...

 

Pse ne ngjyre bronxi ose te bardhe i bente zakonisht skulpturat?

EH more Left,e ke ba naten dite me e perkthy,bravo te qofte! E keqja jote e madhe asht,se nuk te ha meraku fort per imazhin e Shqipnise, po te Partise.E perktheve dhe e prune per Partine, dhe tamam tamam, per te madhin Sali qe e paqim sa malet! smiley

Pjeter, shko beje kete koment tek tema e "paragjykimeve" siç tha Beluli me lart per dike tjeter

Nuk eshte faji im se kur erdha ketej ne Perendim perpara 10 viteve, diskutohej per skafet qe mbyteshin me Shqiptar (tragjedia e janarit 2004 etj), kurse tani diskutohemi ne Perendim edhe per Turizem ...

Tek Travel- New York Times,kam lexuar nje reportazh te bukur per trekking ne Alpe nga Mali Zi, Shqiperia, Kosova. Po mund kush ta gjeje, se mua nuk e hap. Autori Tim Neville.

Lisbona me duket me premtuesja nga te gjitha keto. Per me teper gjuha portugeze te shkrin fare ne hot summer days. Plazh dhe mundesisht samba toda noiçi. Kurse Berlinin s'ke c'e do per vere, nuk me duket relaksues, me mire Drimadh, Pasqyre... not-vallezime ne fund te detit Jon.

Lisbona them dhe une qe duhet vizituar, por dhe Porto s'eshte keq mesa kam degjuar. Ne Berlin mendoj se idealja eshte te shkosh ne periudhen e pranveres

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).