Qindra protestues u mblodhen prane studiove te kanalit televiziv te lajmeve NTV ne Turqi pasi ky kanal me shume nuk i ka mbuluar dhe censuruar protestat.

 

22 Komente

Mjafton ?

Nga pamja me duket si nje universitet i "njohur" ne shqiperi.

"pasi ky kanal pergjithesisht i ka censuruar protestat" deshte te thoshte Blendi ....though is kinda cute qe edhe pas kaq vitesh ne memedhe ai formulohet ne shqipnglisht smiley

pasi ky kanal me shume nuk i ka mbuluar dhe censuruar protestat

Qe bie era pak CIA prapa ketyre protestave nuk mund te mohoet...

Do perkthej nje artikull te LIMES ( reviste online e gjeopolitikes, te La Repubblica, pro  USA) qe lexova para nje jave i publikuar me date 23 maj... ku fliste per Turqine dhe ekspansionin e saj ne Ballkan duke bere shume miqesi me Serbine dhe Bosnje Hercegovinen...

"Limes" pro USA?!

Mos eshte artikull i vjeter Gjergjo, se nje te tille e kemi diskutuar ketu tek Peshku para shum muajve, ku fliste per ekspasionin e Turqise dhe ministrin e jashtem te saj. 

Ngjarjet e Stambollit, qe nxjerrin fjale per fjale ne shesh problemet me demokracine qe ka prej dhjetevjecaresh Turqia, po ndodhin pak dite pas takimit te shume-propaganduar mes Rames dhe Erdoganit.

Personalisht mendoj se Rama ka bere shume mire qe e ka takuar, pasi pavaresisht problemeve te brendshme qe ka Turqia, politika jone e jashtme duhej te kete vijimesi, cilado pale te na vije ne pushtet.

Mendoj ama gjithashtu se Rama ka bere shume gabim qe e ka perdorur takimin me Erdoganin, si edhe me te tjere perfaqesues institucionesh te huaja, per efekt fushate. Per mendimin tim, qofte edhe kur i ben Berisha, keto jane perpjekje per te manipuluar opinionin publik, ne nje kohe kur keta personazhe i mirepresin udheheqesit tane si perfaqesues te Shqiperise, jo si talente individuale!!

Rames tani mire ti behet, se po i kthehet si bumerang takimi me Erdoganin! Duhet te lutet qe punet ne Turqi mos perkeqesohen deri ne 23 qershor... .

 

E megjithate, megjithse ka 4 dite qe stambolli zjen nga protestat, nga zjarret dhe konfrontimet me policine, diktatori Erdogan nuk po ja kalon dot ish mikut te tij vellaut Berisha, i cili, brenda 3 oresh nga fillimi i protestes se disa qindra pabukesave i qeroi 4 syresh me armet e gardes se oborrit.

Ket Berishen tone nuk e qas me as edhe kryeministri turk Erdogan.  

E para, nuk jam dakord me gjuhen qe perdor kur pershkruan protestuesit e 21 Janarit.

E dyta, kush e njeh sadopak Turqine nuk ka nevoje per protestat e diteve te fundit per te kuptuar problemet me demokracine qe ka historikisht ai shtet.

E treta, une kam pohuar me lart se Rama ka bere mire qe e ka takuar Erdoganin, sepse politika jone e jashtme kerkon vijimesi.

Te thena keto, po e perseris edhe per ty, problemi qendron me perpjekjet per te manipuluar opinionin publik shqiptar, permes takimeve me udheheqes boterore, per te dhene keshtu pershtypjen se filan personalitet mbeshtet Ramen, apo Berishen.

Ne kete linje eshte edhe fotoja me Obamen, ne qender te konventes socialiste te disa diteve me pare, apo takimet me kryeministren Daneze etj., etj.

Une kete e konsideroj problem pasi jam i bindur se Erdogani i rradhes nuk pret Rames pse e preferon kete te fundit ndaj Berishes; e pret pse perfaqeson Shqiperine, ashtu sic mund te prese neser Berishen vete, apo Lul Bashen, etj., me po ate spontanitet dhe buzeqeshje.

Une mendoj gjithashtu se ka ardhur koha te emancipohemi ne kete drejtim dhe te kerkojme nga politikanet tane brendi dhe seriozitet, jo fotografi e shtrengime boshe duarsh!

Perpjekjet e Erdoganit per ta shnderruar Turqine ne nje superfuqi rajonale, neo-otomanizmi, etj., po hasin padyshim pengesat e para serioze...nuk e di tani jo CIA, jo sherbimet ruse, por nje gje eshte e sigurte, qe te gjithe miq si puna jone nuk i ka smiley 

 

Pas disa ditesh hezitimi edhe The Guardian hapi me ne fund Live Blog per situaten ne Turqi.  

Pertej ceshtjes ne fjale lexon edhe thagma te tipit Siria (qe eshte ne lufte per koke te luftes) keshillon nenshtetasit siriane te mos udhetojne ne Turqi per shkak te trazirave. 

Meqe para pak javesh:

President Obama praised the Turkish leader's support for democratic reforms and positive regional role.

Atehere DASH sot thote:

"I can speak to our view of this, which is of course that we broadly support full freedom of expression and assembly, in this case and any other...

"We continue to work with Turkey, a close NATO ally...

"It is not up to us to judge here, we're just looking at events that are happening."

Po ashtu (lajmi i djeshem) Erdogan shpalli Twitter armik publik nr 1. dhe 1 e gjys mediat sociale:

“There is now a menace which is called Twitter [...] To me, social media is the worst menace to society.”

Diktatoret informacionin dhe transparencen i kane patur perhere armiq te medhenj. 

Per ate cik kontroll informacioni te shkrete rraspkapiten gjithe andej. 

Ne zhvillime te tjera, presidenti i jep leksione 101 demokracie kryeministrit.

Abdullah Gul:

Democracy does not mean elections alone. There can be nothing more natural for the expression of various views, various situations and objections through a variety of ways, besides elections.

wow. shume domethenese.

Te gjitha fajet i ka Sumeyye e bija e Erdoganit 

Shikoni Turqine dhe mendoni Shqiperine .

Shoh shenja te qarta destabilizimi per ne Shqiperi.

1- KQZ ka mbetur me 4 anetare. Ky institucion do certifikoje zgjedhjet . Dhe Certifikata e tij eshte nje "bombe me sahat" qe aktivizohet ne rast mosmarreveshje. 

2-Gjeneral  Z. u shkarkua pa motiv publik e zyrtar. Kjo tregon qe Ushtria po ndryshon plan lufte e masash, per syrin e publikut 

3-Ambasada amerikane "ciceroi" duke lajmeruar butesisht qytetaret e saj . Dhe 25 dite para zgjedhjeve.

4-Incidente sporadike ne fushate dhe me drejrtues publike , jane shenjat e para te nje orteku, qe mos ardhte kurre. 

5-Mediat kane kaluar ne zhurmaxhinj te civilizuar qe do te thote se po mbulojne dicka .

 

Une jam qytetari me i painformuar shqiptar dhe sa citova jane si te vezhgosh jeten politike shqiptare me "Huble". Dikush mund te dije me teper ketu.

Eshte thene ketu tek peshku por nuk I eshte kushtuar vemendje.

Ja edhe nje aresye se perse duhet te jemi vigjilente. 

Kjo per te ndergjegjesuar vehten, se jemi si qingjat e kopese per bariun. Po na Çojne diku apo me duket !!!?

Varet... Une kam thene qe mendoj se nese betishovici I vjedh votat perseri shqiperia pushon se egzistuari keshtu si e njohim dhe mbyllet eksperimenti me emrin Shqiperi. Berisha dhe e gjith shpurra antishqiptare nderkombetar e ka punuar shume per kete dite. Atyre qe ke thene me siper shtoju edhe disa ngjarje nga Kosova e me gjere dhe krjohet me e plote tablloja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).