Kirurget gjermane ne spitalin e Hanoverit kane perfunduar me sukses operacionin e Mejsit. Vajza ka qene ne salle per 12 ore dhe ne perfundim mjeket e kane konsideruar operacionin nje sukses te vertete. E gjithe masa tumoriale eshte hequr pa i demtuar Mejsit shikimin. Prinderit e vajzes kane njoftuar familjaret dhe mediat ne Shqiperi per lajmet e fundit, te shkelqyera nga vajza. Ajo pritet te kete nje kurim te plote.Nje njoftim te shkurter per te gjithe miqte e Peshkut qe u interesuan dhe kontribuan per operacionin e Mejsit te vogel. Brenda disa diteve kontributet nga individe dhe biznese kapercyen 40,000 Eurot duke dhene nje prove te ndjeshmerise se shoqerise sone. Ndersa shkruaj keto rradhe, Mejsi eshte ne sallen e operacionit ne Hanover, ku mjeket i kane dhene shpresa te mira per heqjen e tumorit pa shkaktuar demtime te shikimit te vajza 2 vjecare. Operacioni eshte teper delikat dhe pritet te zgjase rreth 9 ore. Lutemi qe gjithcka te shkoje mire per kete femije te mrekullueshem, qe fale bujarise sone te perbashket ka sot nje shans real per jete te gjate dhe shikim te kthjellet.

 

37 Komente

me behet shume qejfi.i uroj Mejsit shendet dhe sherim sa me te shpejte smiley

uroj qe operacioni te dal me sukses dhe sherim te shpejte vajzes!!!smiley

ju lumte edhe juve qe terhoqet vemendjen e publikut per kete rast!

Sherim te shpejte vajzes se vogel .

Kam dy dite qe e mendoj dhe doja te pyesja se c'po behet me zemren e vogel .....paskam pas parandjenje .

Uroj me shpirt t'i shkoje cdo gje me sukses dhe sa me e lehte kjo periudhe e veshtire per te dyja palet si Mejsi dhe familja e saj

Sherim te shpejte engjellit te vogel, eshte e papranushme nje dhimbje e tille per prinderit,suksese Mejsismiley

Me suksese operacioni dhe Mejsi u befte e madhe dhe e bukur! 

Sherim te shpejte!

I vafte mbare operacioni e u rekuperofte sa me shpejt. Zoti i paste syte tek ajo!

Si vajti operacioni? Shpresoj qe ky te jete fundi i vuajteve te saje!!

Nga ata tjeter, deshtim i disata here i nismave per te mbledh ndihma nga ne jashta shtetit.. u dashka hap nje organizate jo fitimprurese...

shpresoj te degjojme lajme te mira! Gjithashtu bashkohem me ate qe thote Bama.

lajm shume i mire!smiley    faleminderim  per  kirurgert,  urime  prinderve dhe sherim   te shpejte Mejsit!!!

Me sukses pas 12 oreve Opercion smiley

RRofsh o Brad per kete lajm , mu be  qefi shume, ah sa mire sa mire

ska me keq te vuaje femija smiley

Bravo, bravo! Ishalla mbaroi e gjitha me kaq! 

I qofshin te shkuara!

smiley

Histori shume mallengjyese.  Humanizmi, empatia, solidariteti e shkenca te gjitha ne kombinim perfekt per ti dhene nje mundesi te nje jete sa me normale kesaj vajze te vogel.

O sa miiiiiiiiiiiiiiiir smiley  mu dha nje buzeqeshje automatikisht sapo lexova titullin e postimit!! 

Alleluja!

Me e mbyll diten me kete lajm eshte mrekulli.....

edhe nje beb tjeter qe do te vazhdoje jeten! Me gezon pa fund! smiley

Urime, Mjesit te vogel, dhe e prifte e mbara, ....po edhe Bradit qe e ka ndjekur deri n'Allemanie!!!!

Jete te gjate voglushes! Zoti vuri ne prove njerez nepermjet shpirtit te engjellit...Por a zgjidhen dhimbjet e shumta me rrugen qe ndoqi....fati i Mejsit ?
Nuk beoj

Zoti vuri ne prove, po mjeket Gjermane bene operacionin 12 ore.

Ej zoti vuri ne prove njerzit thone.  Ca bq-ir zot qeka ky qe i vika ne prove njerzit duke semurur rende nje femije dyvjecar?  A thua e kuptoj neverine qe shkaktojne keta tipat me keto idiotlleqet qe nxjerrin nga goja?

Grava, ke te drejte. Sepse disa dite pas rastit te Mejsit, pashe dhe dy raste te tjera femijesh me semundje te veshtira dhe prinderit, te keputur, kerkonin ndihme per operacionet. Po ç'mund te behet ne keto raste, kur edhe vete spitalet private ne Shqiperi, ato qe kane aparaturat e duhura,(sepse tek shteterori je i marre fund) nuk bejne perpjekjen me te vogel humanitare ne kete drejtim? Ok, jane biznese private, por ndoshta mund te fusin pagesen me keste a te gjendet nje forme pagimi ne kohezgjatje... Gelojne spitalet private, por po nuk pate mundesite financiare, pergatitu per me te keqen. 

Bravo te gjithe ata qe kontribuan, Blendit qe njoftoi ketu e tek emisioni i vet e kushdo tjeter qe ndihmoi smiley

Kurajo familjareve dhe pergezime per ata qe e ndermoren kete nisme duke bere thirrje per te kontribuar per vajzen e vogel. Eshte lemeri te shohesh femije me semundje malinje. Fatkeqesisht nuk jane dhe aq te rralle femijet leucemike ne pavionin e hematologjise te spitalit pediatrik.

Lajm i mrekullueshem! Sherim te shpejte e qofte me kaq per engjellin e vogel.

c'lehtesim per prinderit, gjithe ai stres dhe hall i madh. uffaa. Sherim te shpejte dhe jete te gjate vogelushes.

Ça i ka ndodhe Messit mer?

Lexo me lart.

Kjo s'eshte tema per t'u tallur

Ej, po doli me sukses mer, duhet içike humor se ka nje muaj qe jemi ne tension çempionslige. 

bravo mjekeve dhe te gjithe atyre qe dhuruan

ishalla me kaq per vogelushen.

Lajm i mrekullueshem

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).