Shpërthim eksplozivi në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD në këtë Qark, Ardian Kollozit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, në katin e 11 të pallatit ku banonte Kollozi, pranë kryqëzimit “Rinia”.

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e jashtme, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, 7 dyer kanë mbetur të dëmtuara, gjithashtu është dëmtuar edhe ashensori i pallatit. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Vlorës, së bashku me specialistë të hetimit të krimeve, të mbërritur edhe nga Tirana, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Policia nuk jep detaje të mëtejshme për sasinë dhe llojin e eksplozivit. Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e pallatit ku ndodhet shtëpia e kandidatit të PD-së, Ardian Kollozi. 

PATOZI: AUTORËT EDHE NË VRIMË TË MIUT TË FUTEN DO TI GJEJMË 
Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Astrit Patozi ka dënuar rëndë aktin kriminal të mëngjesit të së shtunës. Duke dhënë mesazh për iniciatorët dhe ekzekutorët e këtij akti terrorrist Patozi theksoi se “edhe në vrimë të miut të futen, autorët do të gjenden e do të vihen përpara drejtësisë. 

Më tej duke dhënë mesazh për vlonjatët, numri dy i PS-së kërkoi prej tyre te distancohen nga alternativa e tritolit, duke theksuar se “të tilla ngjarje nuk do të ulin entuziazmin e fushatës elektorale të demokratëve, por përkundrazi do e shtojnë atë. 

REAGON PS: DISTANCOHEMI, TË ZBARDHET E VËRTETA 
Partia Socialiste dhe kandidatët e saj distancohen ka akti i hedhjes së lëndës plasëse në banesën e bashkëqytetarit tonë dhe Kryetarit të PD, Dega Vlorë, njëkohëshisht kandidat për deputet i PD në Qarkun e Vlorë, z.Ardian Kollozi. 

Partia Socialiste Bashkia Vlorë, permes nje njoftimi për media kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më shpejt të motiveve dhe autorëve të kësaj ngjarjeje dhe vënien e tyre para drejtësisë. 

“Përmes medias mësuam për aktin e hedhjes së një sasie lënde plasëse në banesën e bashkëqytetarit tonë dhe Kryetarit të PD, Dega Vlorë, njëkohëshisht kandidat për deputet i PD në Qarkun e Vlorë, z.Ardian Kollozi. Partia Socialiste dhe kandidatët e saj distancohen prerë dhe e konsiderojnë këtë veprim një akt vandal dhe të papërgjegjshëm, dhe pavarësisht çdo lloj motivi, të papranueshëm për shoqërinë tonë, për më tepër në këtë klimë zgjedhore. Partia Socialiste Bashkia Vlorë, me këtë rast, kërkon nga organet kompetente shtetërore dhe i nxit ato për zbardhjen sa më shpejt të motiveve dhe autorëve të kësaj ngjarjeje dhe vënien e tyre para drejtësisë. Këto akte dhune, që cënojnë, jo thjesht rendin dhe qetësinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, qëndrojnë në antitezë të plotë të vlerave të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës dhe për këtë dënohen me forcë nga opinioni qytetar i Vlorës. Partia Socialiste Bashkia Vlorë gjithashtu distancohet nga deklarata e PD Dega Vlorë dhe i bën thirrje drejtuesve të saj të mos e politizojnë situatën dhe të lënë organet kompetente të shprehen në lidhje me aktin, qëllimin dhe autorët e tij. Partia Socialiste Bashkia Vlorë, është e vendosur në qëndrimin e saj për të dënuar çdo akt që do të cënonte këtë frymë mirëkuptimi e tolerance dhe dënimin me forcë të autorëve të këtij akti të paprecedent”, përfundon reagimi.

170 Komente

Autori do kerkuar brenda dyerve thom une.Ardi per kr bashkie u mund dhe shkoi hoqi dritat e pallatit te sportit kur numeroheshin votat.sa mend do?

me ket logjike ti po thu se rama nuk donte qe vendi t'merrte statusin e vendit-kandidat se humbi zgjedhjet per kr bashkie?

mos mendo kaq shume o dreq smiley

endrito, un du t'i shof te hedh ne ere te gjithe kta, 1 e nga 1. Keq me vjen vec per naj fatkeq qe rastesisht banon aty afer me kta. Po nuk ka habi me t'madhe kur shef kto socialistet ose demokratet ktu qe vrapojne me dal me verdikte se kush ka gisht dhe kush nuk nuk ka gisht a thu se jane hetusit e ceshtjes

@ vlora,  e ke parasysh Hitlerin ? smiley

E degjova lajmin te Klani.Fakti qe e permendi ne fund se per ke behej fjale,nuk kane gisht bindjet partiake ketu,por zullumet qe bejne ..smiley

.Kane gjetur keta,shyqyr qe jane pjese e nje krahu politik dhe e perdorin si mbulese per gjithe palacollaqet qe bejne.

ke shume te drejte. si mbrohen shume horra duke thene qe jane biznesmen, ashtu ndodh dhe me politiken me te cilen ka shembuj plot. ka patur pune dhe aluizni se fundi, shume pune!

Me ket logjike une po them qe ne cdo ngjarje fillimisht kerkohen ata me precedente.dikush qe pretendon te qeverise nje qytet dhe pastaj dehet e shkon rrihet si ordiner,qe merr jo me pak se 5000 euro per nje vend pune nuk mund te trajtohet si engjell idealist demokratsmiley

a-ha! ose nqse viktime eshte naj socialist, qofte dhe me naj katund te humbur anej nga priska e tiranes. Atehere po, ka vend per me fol per lincim politik te paramendum. Njesoj si atehere kur bisha-berishe, e terbuar nga humbja ne kavaje, coi kriminelet e paguar dhe ja nxorri nga barku foshnjen gruas se k/bashkiakut te kavajes. Ajo ngjarje e dhimbshme, pa me te voglin dyshim ishte e organizuar.

Mua maskarada e quajtur politike nuk me pelqen dhe nuk e bej kurre.por duke ditur pak si vlonjate,them qe aty vetem politika nuk ka gisht.

Çdo gjë është politike, dhe ti si militante e mirë dole që me komentin e parë e ëre detyrën. A nuk ishe vetë ti e para që e lidhe me numrëimin e votave?

Salltroshkapërdhyerje logjike.

Ti je telendar dhe mua s'me njeh fare.mund te jem shume gjera po nder to militantja s'eshte.tashi ulu meso per provime se e ndyve ambjentin dhe per sot.

Ti e the atë po unë?

Pastaj si ta dha truri i vogël, ça lidhje kanë provimet këtu? Apo futja kot...

Po me e bukura eshte deklarata e Patozitt, alias Rita Marko..... po kush je ti mer daj qe do ti gesh keta kriminele, ke perfaqeson ti dhe ke urdheron qe ti gjeje..... po nuk na u nda partia shtet asiher mer daj...... na myti katunarlliku dhe klishete e Enver Hoxhes.....

.....dridhet armiku porsi miu, se e gjen Bedri Spahiu..... hahahaha

Pritet te krijohet nje komision i posacem per zbardhjen e ngjarjes ..

Mire qe ma kujtove: a perfundoje pune komisioni parlamentar per ceshtjen " veshi" ? Pavaresisht se punimet e parlamentit jane nderprere Jozefina duhet te mos e nderprese punen e komisionit deri ne perfundim. Se edhe komisionin per 21 janarin ne mes e kane lene. E ne kete menyre tregohen aspak serioz si te ishin femije te llastuar qe e lene pergjyse ushqimin me preteksin se duan te luajne. Eshte ne nderin e anetareve te komisionit qe te punojne edhe ne dite pushimi si keto, per ti deshmuar perkrahesve te tyre qe nje pune kur pranohet kryhet deri ne fund.

Më tej duke dhënë mesazh për vlonjatët, numri dy i PS-së kërkoi prej tyre te distancohen nga alternativa e tritolit, duke theksuar se “të tilla ngjarje nuk do të ulin entuziazmin e fushatës elektorale të demokratëve, por përkundrazi do e shtojnë atë. 

E more, e shikoni sa të zgjuar janë këta. Po nuk po kuptoj kush është ky nr2?

Dmth, ky akti i tritolit sikur (faktkeqësisht) të ulte entuziazmin e PDistëve do të ishte i justifikuar?

Po këta janë tamëm trapa, ia kalojnë edhe Erdoganit...

PATOZI: AUTORËT EDHE NË VRIMË TË MIUT TË FUTEN DO TI GJEJMË 

 

Apo nuk i gjeni ju, aq sa gjetet se kush e shpertheu mu ne mes te bulevardit gjykatesin e Vlores qe ishte ne konflikt me hajdutet e prones se fisit te tij, apo  deputetin e socialisteve te Beratit. Ju vetem mund te shpifni apo te trilloni per te corjentuar sado pak njerzit ne kete prag zgjedhjesh. Ne mos po e keni kurdisur vete si "mberthecka" i Tiranes Prof. Doktor Pango. Nuk ju beson juve populli i Vlores se jeni legena dhe Vlonjati legenat i ka per ti rene per qejf, por nese e merzitni shume edhe ju hedh ne det si qelbesirat Italiane me 1920-ten. 

Mos del ne fund ndonje cun daje apo teze si doli per ngjarjen ne Peze.

E lukunia peshktrapiste që kur ju intereson bëni si të prekur për Shqipërinë dhe varfërinë ndër shiptarë.

Kollozi, ka dhe fëmijë, një djal (në e di nëse ka fëmijë të tjerë) që unë ia kam njohhur personalisht - çun përsëmbari, shëmbullor- , e kuptoni që është një gjest terrorrist?

Ça janë këto komente:

Ardi per kr bashkie u mund dhe shkoi hoqi dritat e pallatit te sportit kur numeroheshin votat.sa mend do? (link)

 

nuk kane gisht bindjet partiake ketu,por zullumet qe bejne ..smiley (link)

Uee, janë dhe femra... skandal!

 

Dmth në vend që të dënojnë aktin, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima - edhe pse ai ka qenë qëllimi - dalin e bëjnë agjitacion propagandë partiake.

Rob(ër)  të dëshpëruar. 

nderroji ilacet,nderroji,merr ca me te forta.

Ki meshire,admin,mos ia fshi.

O femër inteligjente.

Po nuk është njerëzore e aq më tepër prej femre të tallesh me tragjedinë e tjetrit, kur mund të kishte vdekur edhe ndonjë adoleshent, siç ta thashë më lartë. 

Ti me shokë erdhët në stil rrufe dhe filluat me propagandën dylekëshe në vend që të dënoni këto akte terroriste. 

Ose jeni njerëz të pandjeshëm, dhe kjo për një femër është një minus i madh fare. Ose jeni aq primitivë sa vini propagandën partiake para dhimbjen njerëzore dhe empatisë.

Se për kë duhet të kihet mëshirë këtu, është e qartë fare.

Kush flet per njerezillek!!!

Akt vandal thote PS-ja, a thu se i lyen deren me spray ose i thyne stopat e makines. 

Po ka qene ndonje aparat si tip shashke a dicka e tille qe vetem sa ben zhurme me shume se sa demton, athere akt vandal eshte.  Ne rast tjeter pastaj mund te konsiderohet tentative per vrasje.

Ej, më duhet se nuk ia ke idenë se çdo të thotë tritol...

Mund të shkatërroj portën të blinduar nga jashtë me një "portë" tjetër çeliku, dëme në bredësi të apartamentit, në portën përballë dhe dëme në të gjithë katin përkatës.

Ja kam idene por s'iu besoj fletushkave albaneze.

Pse shtrengohesh a derebardhe te balancosh se sben qendrimet e tua. Nganjehere e zeza eshte e zeze dhe e bardha e bardhe. Nejse vazhdo avazin.

Jo more derezi nuk shtrengohem per far gjeje.  E zeza eshte e zeze qe gazetaria shqiptare per mua ka zero besueshmeri.

Në fakt, e kam vënë re dhe unë, Deioni ka të drejtë. smiley

Sic thone anglezet: bollocks!

Mire e kane keto socialistet e peshkut qe se rrujne trapin. A vrau 4 vete Sala? Prit te vrasin 4 vete edhe keto e jemi baraz. Pa u bo baraz ska keqardhje smiley

Ncncncncnc.

He, po tani ca do thush? 

Aman o njerez, po dite e shtune.  Me qete se as veme, e as heqim dinamite ne blog. 

Se pari eshte per te thene shyqyr qe s'pati viktima.  

Se dyti, cfaredo te kete bere apo mos te kete bere Kollozi nuk mund te justifikohen keto akte.  Me kujtohet episodi i shemtuar i djegjes me acid ndaj gjyqtares, ku kishte reagime te shumta qe e justifikonin kete akt.  

Aludime se kush mund te fshihet pas ketij akti nuk kane kuptim.  Heperhe e vetmja qe mund te behet eshte te denohet si akt.  Kam pak shprese se do gjenden autoret.  Mosvenia ne vend per drejtesi per Konomin eshte nje precendet i zymte. 

Nje emerues i perbashket ne te gjitha keto akte eshte mungesa e ligjit.   

Ligje kemi plot ne, mungon vullneti politke dhe njerezit e zot / te afte / me kurajo, qe ti zbatojne

Kam pak shprese se do gjenden autoret.

Me komisionin e veshit cfare u be? Dini gje ju andej nga Amerika, se ju jeni ne zemer te qendres qe di gjithcka.mos e humb shpresen, rrembe fshesen.

Shif se as ne historikisht s'kemi qullos gje me komisione.  Plumbin e nxjerim magjik.  Per Moniken harxhuam 60 milione dollare/komisioni, per 9/11 3 milion.  Mnjf komisionet tuaja kane perballe vetem qytetaret shqiptare.  

 

oh, po  kjo eshte shume interesante.Komisionet jane mjet per te luftuar inflacionin e monedhes por vete mbeten inflacion fjalesh. 

Nuk eshte shenje e mire, pavaresisht motiveve. Po u hap kjo loje u beme Palermo. 

Shenje  e mire nuk eshte hic.po hajt ta gjesh nga vjen shenja.

Monda,s'u morra fare me faktin ne ia bene mire apo jo.Sigurisht qe akte te tilla i denojme edhe pa u shprehur per to.Ka instanca te tjera per te vene drejtesi,nuk ka pse shkon cdo gje ne vetgjyqesi kriminale. Neve te peshku na erdhi si lajm politik,i komentuar nga te dy palet ,ndaj dhe une u perqendrova ne faktin qe,boll ua ngjitem fajet kundershtareve politike, kur dihet sa abuzojne me pushtetin ketu njerezit.

Mungesa e ligjit ose me sakte mungesa e zbatimit te ligjit,ketu me rri.

Ne fakt lajmi eshte vene nen kategorine "Shtypi."  Dhe ben mire qe e prek kete aspekt.  Pak a shume ne te gjitha gazetat keshtu eshte paraqitur.  Tirana-4-ever i ben apel politikes, por nje apel duhet t'i behet edhe medias.  

Ne zgjedhjet lokale te 2011 jo pak incidente gjate fushates ishin larje hesapesh personale, megjithate ne media aludimet e para u jepnin ngjarjeve nje ngjyre politike.  Opinioni publik tensionet, por nje ruajtje gjakftohtesie eshte e nevojshme.

Ata qe kane mundesine,  po te duan e gjejne. E keqja nuk ka fund. Keto jane lojra me zarar, se po doli djalli nga shishja eshte shume me veshtire ta fusesh brenda. Po te ishte ca me e qete politika, do ndihmonte shume.  

Kush e ben ligjin? ka qene film interesant ne kohet interesante.Tani as koha e as flimat nuk jane interesante.Dhe koha dhe filmat jane interesa.

Dhe eshte hap i madh cilesor per keq nga zgjidhja e interesave ne tavoline apo diku tjeter ne perdorimin e tritolit. 

eshte kohe pragmash.qellimet propozojne mjetet, mjetet abuzojne qellimet.

Po duhet te kete nje kufi ne kete spirale. Pra gjera qe jane tabu, duke ditur ku mund te shkohet. 

po c'fund spiraleje mo.Pse ti ke dyshime qe nuk jemi bere Palermo?Cili eshte kufiri, vija e kuqe qe ne se paskemi kalu?

Mua ashtu me duket qe s'jemi bere akoma Palermo. Sic thashe e keqja s'ka fund. Psh gjer tani keto jane ndodhi te rradha, por larg qofte behen dhe te perditeshme, bile dhe disa ne dite, ku me te thatin iken dhe i njomi, ajo eshte Palermo.

Ato me bomba ne mjedise publike jane tjeter gje.Por nr. biznesmeneve te vrare, i ish punonjesit te Shik ne durres, i ish gjyqtarit ne vlore dhe sa raste te tjera me eksploziv, rrembim, pengmarrje, a nuk jane shenja se ku kemi mbrit? Palermo s -do me thene cdo dite, dite per dite nga nje eksploziv.

Prap me gishta numerohen, dhe jane me shume se shenje. Dhe shenja me e madhe eshte mos zbulimi e mos ndeshkimi. Megjithse me duket ka patur ca raste pengmarrjesh qe jane zbuluar. Me thoshte nje mik nga Izraeli, ju flisni shume per motin tha, ne s'e kemi ate lluks se flasim per bombat, po ashtu dhe Palermo. Sidomos nje rast i tille do ishte shume mire te zbulohej, sepse personi i goditur ka dhe nje aspekt politik, dhe sezoni eshte politik.

Ne keto raste, veshtire se del ndonje gje. Le qe kush te nxjerre gje. Ameba Ina Rama iku, erdhi nje amebe tjeter.

Eksploziv në deren e Ardian Kollozit. PD Vlorë: Akt terrorist, me prapavijë të qartë politike

Ketu po ne PPU po na paraqitet ngjarja si nje ngjarje "banale", dhe shumica po merren me shprehjen e Astrit Patozit, se "do ti gjejme fajtoret edhe ne vrimen e miut" ...

Ne fakt, po te kishte ndodhur nje gje e tille jo kryetarit te PS ne Vlore, por kandidatit te 12 te PS ne kete Qark, do te ishte bere nami neper Mediat tona! Akuzat pre "Saliun" s'do kishin pushuar deri ne 23 qershor! Si ajo çeshtja Griselda me Roshin e Kavajes !

Qe eshte nje akt kriminel, terrorist, kjo s'ka pike dyshimi. Se fundja, terrorizmi ka ne thelb te vet perhapjen e terrorit nepermjet dhunes dhe kaosit, si dhe eshte i lidhur ngushte me ideologji te caktuara. Pra, terrorizmi eshte dhuna e verber e stisur nga nje ideologji apo politike  e caktuar.

Eshte e qarte se nje atentat te tille e kane kryer qarqe te opozites, ngaqe po i shuhen çdo dite e me teper shpresat se zgjedhjet po i shkasin nga duart. Nuk perjashtohet mundesia qe PD ne Vlore te dale me rezultat nga me te lartet qe ka marre ndonjehere, aq me teper se faktori Malaj eshte i rendesishem. Ndaj goditja e Kryeut te PD Vlore si dhe nr 2 te Listes se PD ne kete qark, eshte nje mesazh teper i keq!

Rama nese kerkon te marre pushtetin me dhune, si ne 21 janar, ta dije mire po te njejten pergjigje ka per te pasur! Ta harroje se mund te vije ne Pushtet me tritol apo me njerez qe i ka perdorur si Mish per Top.

Meqenese zgjedhjet nuk i fiton dot, as pas ngjalava qe ka ngrene here pas here, Edi kerkon te prish proçesin zgjedhor me akte terrori. Fushata deri me tani kishte shkuar shume mire, por s'mund te mos shenohet ky incident i rende e te njollosi komplet zgjedhjet.

Keshtu si e nisen keta, ç'do te ndodhe valle deri ne 23 Qershor ?? Ose edhe pas tij ?

Eshte e qarte se nje atentat te tille e kane kryer qarqe te opozites, ngaqe po i shuhen çdo dite e me teper shpresat se zgjedhjet po i shkasin nga duart. Nuk perjashtohet mundesia qe PD ne Vlore te dale me rezultat nga me te lartet qe ka marre ndonjehere, aq me teper se faktori Malaj eshte i rendesishem.

Ore Lefti e the ti kete apo ja more nga goja  sali-ut? Se edhe "mberthecka" keshtu tha , por i doli qe e kishte pas vene vete bomben per te rruajtur makinen nga hajdutet. Lereni prokurorine te punoj dhe mos i tregoni pista qe vetem soji juaj di ti shpike. Hakmarrjen nepermjet pabesise soji juaj e ka ne gen. Pyete kryeministrin tend po qe nese nuk me beson mua. Vlonjati nese nuk te do ta thote troc dhe pastaj te zbythe me orkester dhe ceremoni. Me kupton nuk eshte si ju lakuriqet e shpellave qe levrini vetem naten. Nisur nga menyra sesi eshte vepruar me shume gjasa bomben e ka vene soji juaj. Por sado te mundoheni per krijimin e nje klime terori per te justifikuar presionin dhe tentativat per ti vjedhur votat, kesaj radhe do tua zberthejme breket kollaj se i keni te grisura. 

Por sado te mundoheni per krijimin e nje klime terori per te justifikuar presionin dhe tentativat per ti vjedhur votat, kesaj radhe do tua zberthejme breket kollaj se i keni te grisura.

Ore je ne terezi ti ??!! Kush po krijon klime terrori dhe kush po ankohet !! Pika! Ik lexo shekullin ti, ate bej, se ata kane vene ne faqe te pare "lajmin" se Alfred Pezes i eshte djegur nje poster elektoral ne Peqin ... kurse 500 gr tritol qe ju vune mbreme Kollozit e japin si lajm te dores se dyte.

Nuk e merrni me pushtetin me dhune ju, iku 97 njehere ishte! E provuat ne 21 janar dhe e pate. Tani po mundoheni te prishni zgjedhjet. KQZ nuk e plotesoni qe Bota te thote se kishte probleme. Por ngaqe s'mjafton, po i shtoni dhe nje doze terrori me intimidime e kercenime kallepi dinamiti. Kjo eshte #Rilindja ?!

 

Policia shoqëron në polici mbi 15 persona

 

Për ngjarjen në fjalë policia e Vlorës ka shoqëruar në polici mbi 15 persona, disa prej tyre pasi janë marrë në pyetje dhe janë liruar përsëri. Gjithashtu janë marrë filmimet e të gjitha kamerave të sigurisë në zonë ku ka mundësi të zbulohen lëvizjet e një aspo disa personave. Në Vlorë ka shkuar edhe Nëndrejtori i Përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj

 kurse 500 gr tritol qe ju vune mbreme Kollozit e japin si lajm te dores se dyte.

Nga e di ti sa ka qene sasia e tritolit te vene?

e ke edhe tek SHEKULLI meqe ra fjala "200 deri 500gr"

E pse e paska dhe Shekulli ti e beson?

Jo, por anti-berishestet dhe Koçoistet e tredhur PO

ne fakt, burimet e fundit nga Policia flasin per 600-800gr tritol, vene me fitil (jo me telekomande).

Burime zyrtare nga Policia kanë thënë dje për gazetën se hetuesit kanë gjetur dhe administruar në vendin e krimit pjesë të fitilit përcjellës me të cilin është realizuar shpërthimi i lëndës plasëse. Këto mostra, si dhe objekte të tjera që janë gjetur aty, janë dërguar për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Nga matjet e kryera në vendin e ngjarjes, në katin e dhjetë të pallatit ku banon Kollozi, sipas ekspertëve lënda plasëse mendohet se ka qenë tritol me një sasi që varion nga 600 deri në 800 gramë. “Mekanizmi plasës është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës, nuk ka prova të ketë qenë me telekomandë”, kanë thënë burimet e Policisë së Vlorës.

PANORAMA, 03/06/2013

Eshte e qarte se nje atentat te tille e kane kryer qarqe te opozites

Cilat qarqe?  Se me socialistet lokale Kollozi e ka vaj.  Apo erdhen nga Momli?  

O Left, po leri mor burr keto shashka se s'te kane hije. 

O Shpetim o tradhtar

e tere Vlore do te var

prit Kocon hyzmeqar

se po vjen si shpetimtar 

Ndjese se s'te ndjek dot, per rima nuk m'vje ndoresh. 

S'ka gjo se ka te tjere boll, megjithese dhe shoku Roni na eshte zhduk keto dite

Edhe shpetos  i dogjen makinen para ca kohesh po nuk degjova njeri te dilte sikur edhe vetem ta denonte aktin

Monda, jam krejt dakort me ty dhe aspak dakort me Leftin. Nuk ka interes politik askush nga krahu tjeter sepse nuk ka perfitim ne vote, afermendsh kjo. Vecse nuk mund te rri pa permend ktu furine e komenteve tuaja kur fjala vjen nji kandidat i demokristianes ne zgjedhjet e fundit, u vra per ca doli me vone, ishin ceshtje trafiku droge. Kur ngriheni per ate rast, te pakten mirkuptoni krahun tjeter qe po ve ne perdorim te njejten llogjike

Ore te kam thene, deri me 23 qershor llogjiken dhe memorien kyci ne kasaforte se nuk na duhen. Pahh sa te merzitshem ju Grupi i Torontos. 

po her mer Endrit. Duhet rotacion - thone, - sepse pas 8 vitesh pushtet, nuk ka kuptim te vazhdoje i njejti. Dhe permendin perendimin pastaj qe ka kte linje zhvillimi politik. Dhe kta jane te njejtet njerez qe qane pse Rama nuk mori mandatin e 4t si kryetar bashkie.

Sa per rotacionin te ne pastaj, une them qe ka per te ndodh patjeter ket here. Eshte e pamundur per dike ne nji vend me demokraci dhe ekonomi ne tranzicion te jape impulse te vazhdushme dhe perceptim te pandalshem ndryshimi. E thene troc, njerzit nuk kane per te pasur kurre ndryshimin e pritshem per nje kohe te shkurter sepse i tille eshte hendeku me vendet e tjera ne europe. Plus, njeriu eshte qenie me pritshmeri qe rritet vazhdimisht me tendencen e memorjes se shkurter - kte na e kane mesuar ne shkolle te gjitheve. Per kte nuk kam shume dyshim. E vetmja shprese qe kam ala, eshte qe naj parti e pagrupume ose te pavarurit te fitojne mjaftushem per t'u bo faktor

E vetmja shprese qe kam ala, eshte qe naj parti e pagrupume ose te pavarurit te fitojne mjaftushem per t'u bo faktor

Ketu bashkohemi te tere, po na prish pune ajo Alidea me voten e bardhe. 

E kam vene nje link me siper per nje diskutim te ngjashem ne zgjedhjet e 2011.  Sa per ta lene kujtesen ne qejf te saj. 

A ka mundesi te lutem te me gjesh furine e komenteve te mia?  Per te tjeret nuk mbaj pergjegjesi.  Dhe po s'e pate problem ne numrin njejes te lutem.  

tuaja = shumes moj Monda. Se nuk do mohojme faktin se jemi te prirur te biem dakort me mendimin e x-it po jo te y-it ktu ne ppu. Vertet ti mund te mos kesh komentu, po te tjeret kane. 
Ju referova vrasjes se atij demokristianit Keka (sa e gugllova) po vec disa komente dalin (se eshte i arkivum mbase?)

Vertet ti mund te mos kesh komentu, po te tjeret kane. 

Br3dh, secili/a te tijat/sajat.  Une qe s'kam komentuar s'mbaj pergjegjesi per cfare thote x apo y.  Jo me kazane, te lutem.  Ashtu sic nuk do e beja me ty.  (Pervec GAT-it smiley )

Se me bere te kontrolloj arkivin me gjet xhevahire te Nard Ndokes qe akuzonte Topallin per kete pune.  Nard Ndoka filozofi.  

oqej, ke te drejte. m'fal!

o Bredho, ti ke te drejten tende te jesh kunder asaj qe mendoj une. Por po te kujtoj edhe njehere se nuk ishin 50gr tritol qe ishin vene, por ishte shqyer dera e shtepise, prishur 7 dyet e brendshme (thyer xhamat), ishte prishur dhe dera e ashensorit ne katin e 11 ... imagjino shperthimin ? Imagjono ç'kane perjetuar ai dhe femijet e tij ne Shtepi, ne 3 te nates ? Imagjino ç'kane degjuar komshinjtee tij ... tmerr

Eshte Atentat Terrorist ne forme paralajmerimi! Eshte akt i shemtuar per ti bere presion PD se, ne godasim kur te duam nr 1 te PD ne Vlore dhe deputet i sigurte ne liste. Eshte sinjal se vjen pasi PD ne qarkun Vlore po zhvillon nje fushate egzemplare dhe priten rezultate shume te mira.

Eshte Akt Terrorist per ti prere hovin fushates se PD ne kete qark.

Ti kishte ndodhur nje gje 10 here me e vogel, kandidatit nr 12 te PS-se qe asnje nuk e njeh, do ishte bere nami neper media ...

po jo o burr se normalisht nuk voton ai xhaja apo halla aty per gangsterin. Biles, me shume gjasa ka qe te jape efektin e kundert. 

Rama, Vali Leskaj, Koço Kokedhima sikur s'kishin shume lidhje me "socialistet lokale" dhe ja keshtu nga Momli erdhen me parashute!

Ata qe ben kete atentat do merrn vesh se kush i solli. Por kete dhe nje femi e kupton qe 3 jave perpara zgjedhjeve, ne mes te fushates zgjedhore, kjo i behet kreut te PD-se lokale vetem e vetem per intimidim politik, per presion etj etj.

Nese A. Kollozi ka pasur ndonje konflikt personal, nuk pret tjetri fushaten per t'u hakmarre... eshte koke e kembe çeshtje politike kjo, se Kollozi nuk eshte nje anetar partie dosido, dhe pse ne Vlore pikerisht ? Sepse eshte qarku ku do vendoset fitorja dhe humbja e zgjedhjeve ... e ka thene dhe Prof. Fuga kete gje.

PD po zhvillon nje fushate qytetare te perkryer ne Vlore dhe ne tere qarkun, priten rezultate te mira. Nuk fitohen zgjedhjet me atentate, ato shkaterrohen keshtu.

Pas KQZ-se, tani bomba nje kandidati kryesor ne nje qark kryesor : zgjedhjet jane kompromentuar qe tani nga pikepamja e "incidenteve"

Po boll o burre se u bere i merzitshem. 

Ca nuk thate per vrasjen e Azem Hajdarit, qe ishte dhe dikush me peshe politike. Si perfundim te gjithe sot nen goje e pranojne qe u vra per pazaret dhe konfliktet e Tropojes. Ca eshte Ard Kollozi aman? Nje gangster qe eshte pasuru me ndertimet andej. Ne rastin me te keq, eshte konflikt gangsterash ne nje vend gangsterash e asgje me shume. 

Dhe ti u bere i merzitshem duke nxjerre Biot e njerit apo tjetrit. Jemi ne rastin konkret ketu, s'me duhen historite e tjera. Se keshtu dalin te Hamza Kastrioti pastaj...

As me duhet fare kush eshte dhe ç'fare ka pas bere Kollozi : shoh se c'i ben dhe kjo me indinjon, pikerisht kur mbreme po mendoja se fushata ishte e qete dhe çdo gje po ecte normalisht! Ja c'ndodhi sot ... ky eshte Atentat Terrorist, as gje me pak, as gje me shume.

Dhe ne kontekstin e fushates 3 jave perpara zgjedhjeve s'mund te mos mari ngjyra te theksuara politike. Te kishte ndodhur ne shtator, nuk flisja dot per "intimidim politik", por tani eshte hashiqare

Ore eshte atentat terrorist, po nuk ka interes as PS-ja ti bej keto tani, as PD-ja kur e akuzonin. 

Nderkohe qe bion po ta jap per nje arsye te thjeshte, duke dit ca robi eshte ky gjasat jane qe armiqte e tij te mos jene politik 

Pra po ti kishin djegur Benzin luksoz ose Audin Q7 kryetarit te bashkise, Shpetim Gjika, ne kete periudhe zgjedhje, ky do te quhej atentat me prapavije politike dhe jo larje hesapesh?

Edhe Benz, edhe Q7 Gjika vallaj???? He te lumte moj Vlore

Shih si ben demek ky?! smiley

Po nje 10-15% te nje leje ndertimi, apo tender, qe ka vlere 400 milion, i thone 40-50 milion dora. Urdhno dy-tre leje te tilla, ja 100 milionshi i nevojshem per te blere nje Audi Q7, 60 mije Euro.

Te hengsha b... moj demokraci smiley U rropat mesues gjithe jeten, do ja ndiej lezetin demokracise e kapitalizmit, perndryshe ç'u pa puna.

Pastaj, ka lezet, kryetari i bashkise qe shkon ne zyre ne Q7, jo ne biçiklete si i mbarum si ai Boris Johnson i Londres pffff

... ose ky legjenda tjeter i majte

Meqenese zgjedhjet nuk i fiton dot, as pas ngjalava qe ka ngrene here pas here, Edi kerkon te prish proçesin zgjedhor me akte terrori.

Kur ti e paske gjet, pse nuk e denoncon ne prokurori po ben ham gam ketu? Aaa, do me plotsu racionin e ham hamjes ne ppu, ok.gam ham te mbare dhe me intesitet me te larte.

aha, po thua qe lehja eshte sport mbarekombetar dhe ti qe te ndjehesh shqiptar nuk ben dot perjashtim. Une them se me e mira eshte kjo: te gjithe ta denojme si akt terrorrist, nga kushdo qe  eka kryer dhe policia me Mulin dhe Prokuroria me ne krye Koktulin te bejne perpara. Kaq duhet te themi si qytetare sehirxhinj.

Dama dhe xhentellmen, mos u zini, une nuk besoj se ka prapavije politike ky akt barbar, mundet te kete ndoshta prapavije pronash, çeshtje lekesh ndoshta, te mos harrojme se keta kryetaret e partive neper rrethe, disponojne shuma te medha ne kohe fushate, dhe mund te jete prishur ndonje pazar, qofte edhe i votimeve te kaluara, dhe keto votimet tani,  sa e kane zgjuar instiktet e verbera dhe te pista te mit-marrjes, rryshfeteve, etj. 

Pierre ke paraqitur nje piste interesante. Uroj qe prokuroret qe po meren me kete ceshtje t'ju shkoje edhe kjo hipoteze. 

Ke shume te drejte, ata kryetaret jane zyra punesime dhe te gjenje nje vend pune per 5000euro. Identik ishte dhe ministri i brendshem alias Muli, qe te merte 5000euro per cdo vend pune.

Sa i keq eshte njeriu..,kjo specie e çuditshme..sa kollaj e ka te vej dinamit me asgjesu nje jetesmiley

Për fat të keq, ky modus operandi është tipikisht i lidhur me zgjedhjet.

Lirka,me keq akoma po te jete i lidhur me zgjedhjet,asnjehere s'do kete paqe,por hakmarrje dhe lot,uhhh sa larg civilizimit jemismiley

Mëse e drejtë Xheni,

Mendoj se këto episode riaktivizohen me një incidencë të çuditshme në periudha zgjedhjesh. Në njëfarë mënyre vala goditëse e tritolit përcjell pak dhe valën goditëse të përplajseve politike ndërmjet dy kampeve në nivel lokal. Rrahja e mendimeve në nivel lokal është kurdoherë më e nxehur se në nivel qendror. Atje fortifikohen kampet pas personave, ekipeve, por dhe pas mjediseve. Paprekshmëria e banesës është një simbol i fortifikimit të individit. Mendoj, se me këtë goditje, nuk kanë dashur të sulmojnë dhe aq individin, sesa fortifikimin e  tij pas banesës së vet. Pra, edhe sasia, apo mënyra e vendosjes së tritolit, mendoj se duhet të ketë qenë e tillë, sa të mos shkaktonte dëme në njerëz, por thjesht të shkatërronte ndjesinë e fortifikimit të personit në fjalë. Nëse do të ishte vënë një sasi e tillë tritoli në selitë përkatëse, përsëri, do të kishim pasur një rezultat të ngjashëm. Fortifikimi pas arsyeve politike, ndonjëherë nuk mjafton lokalisht. Shpresoj, që familjes së Z. Kollozi të mos i vijnë shqetësime të mëtejshme.  

P.s. Fjalia për keqdashjen e njerëzve është tejet e saktë.

O Monda, shume rende me censuren, nuk bo keshtu robi smiley 

Eksplozivi eshte ceshtje e shtetit shtruar per zgjidhje  mirpo politika vecanrisht  e shfrytzojne padrejtesisht kete situate per qellimet e veta!  Si ka mundesi Patozi te shprehet kaq keq kur thote "inspiruesit" duke aluduar per dike tjeter te krahur politik, konkurues ne fushate ?!!!! Kjo do te thote qarte se inspiruesi i nje konflikti, nederpatiak me eksploziva eshte vete Patozi!lere te flasi policia e shtetit mer Patoz per kete krim dhe jo ti ! 

Eksplozivi eshte ceshtje e shtetit shtruar per zgjidhje ...........

(NN xhenjer)

po he mer ilirjan, si jane gatu kshu kta njerez qe e shfrytzojne kte politikisht?

po kshu pra si ne 1997 Veriu kunder jugut kamunist smiley ne te gjithe boten e qytetrume i pari flet`Polici` perfaqsuesi i shtetit, ekspertet, pastaj politikanet! Ne shqiperi eshte mbrapsht, pranaj them un! 

" Do ti gjeme ne brim te miut" -tha Partia! 

a e lexove ca kish shkrujt artijani te linku qe vuna apo jo? thoshte qe te vrasja e ktij Kekes kishte dore Topalli. Ktu bim dakort une dhe ti, qe kto qe e shfrytzojne politikisht, nuk kan aftesine me mendu me trunin e vet po me parrulla qe degjojne prej gojes se kryetarit ose gazetes

Nuk te ve explozivin kot njeri. Ky miku ne fjale ose i eshte vene dinamiti per arsye politike (per shkak te funksionit qe ka), ose eshte ngaterruar me ndonje dallavere (sic ngaterrohen te gjithe titullaret partiake ose me pushtet ne Alb!).

Mire qe ka nuk ka vktima, se demet materiale PRAPE POPULLI DO TI PAGUAJE!!!!

Mos u nxitoni, jepni ca kohe per organet e (pa)drejtesise te germojne "vrimat e miut" te gjejne fajtorin! smiley

Nese ka vullnet nga organet e rendit, kjo ngjarje eshte e kollajte per tu zbardhur brenda javes. 15 individe jane shoqeruar ne komisariat qe sot ne mengjes per t'u marre ne pyetje. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar te tera kamerat e vidosurvejimit aty prape, tek lokalet, bankat, "kazinote" qe mund te ndodheshin afer, per te pare nese ka pasur levizje te dyshimta.

Perpos kesaj, nje kontroll i lehte nga SHIKU te tabulateve te telefonave te disa personave, e ben qe te gjenden shpejt autoret.

Shpresoj te ndodhi kjo gje perpara zgjedhjeve e te shohim realisht se kush fshihej pas ketij akti terrorist qe kishte per qellim intimidimin dhe kercenimi, ndoshta paralajmerimin per A. Kollozin.

Por kam frike se kur te kapet/en i/te dyshuari/t, te na dale ndonje me teser partie, he hajt degjo "justifikimet" e tipit : "po ai ka vite qe s'figuron me. Nuk eshte me ne. S'ka qene kurre" etj etj

Me ne fund u zbulua dhe autori i atentatit. Paska qene dora vete 2K, e kishin kapur kamerat e sigurise te nje banjoje publike. Jepi urdher tani kryeprokurorit te arestojne Kocon dhe keshtu me nje gur vrisni dy zogj se gjak po dhisni nga 2K-ja. Asnje deputet nuk keni per te marre ne Vlore.

po pse mer krap apo mi koce, se ti nuk dihesh cfare je, ndoshta je krap me tipare koce ose kocekrap, pse  po te jete me teser partije, cfare dmth? apo bjeri shkurt, cdo mysliman qe kapet si bombavenes eshte i al qaedes.klisheja gati dhe politizimi ne maje te gjuhes. atehere, me qe u hap vallja dhe ti ke tre sahat qe po e heq kete valle , ja te te kujtojme pak djegjen e rajshtangut. po kur jep nga fundi basenit te peshkut orientime per policine, zot o zot, sa mend i ke dhene ketijkesaj. 

te thyeje qafen sa me pare ky grup hajdutesh ordinere te perfshire ne politike.do me behej qejfi qe 90%e klases se sotme politike te eliminohej me cdo lloj menyre.

....se ai mund ta kete vene edhe vete ...mund tja kete vene ndonje qe i ka rene ne qafe, mund tja kete vene edhe ndonej qe do nodnje leje ndertimi, ose mund tja ket vete edhe dashnori gruas....
Dmth te gjitha mundesite jane te mundeshme....por nje qe do me te vra me te vertete, nuk te ve tritol kalamajsh qe thyen dyer....por gjen menyre te sigurt...

 

...se ai mund ta kete vene edhe vete

E morrët vesh apo jo?

nuk te ve tritol kalamajsh qe thyen dyer...

He... erdhën xhenierët e shkolluar në Moskë

e forta eshte se i kishin vene "200 deri 500 gram tritol", se po ta vinte vete, vinte 50 gr sa per nje shashke te madhe ...

por nejse! mjere kujt i bie! Por kjo ere baruti eshte mesazh shume i keq per fushaten dhe zgjedhjet.

mund tja kete vene ndonje qe i ka rene ne qafe

Psh ndonjë kundërshtar politik; edhe mundet... Ose ndonjë militant që e shikon fitoren e partisë së vet si të vetmen mundësi mbijetese... Fryma e nxitur nga një grup politik atë synon, imponimin për të votuar atë dhe jo të tjerë sepse përndryshe je tradhëtar. Ndaj edhe tradhëtarët dhe të gjithë ata që vënë "shkopinjtë" ndër rrota duhen vrarë, apo trembur, mendoj se perceptohet mesazhi.

...po po... ne moske ne kine ne hene...
nje qe don me te vra, te vret tamam (ka thene NN) ....jo vuri bomben, u prish dera smiley

....pse duhet te jete me shume e mundeshme pista e PS-s, sesa ajo e hakmarrjes apo per ceshtje personale etc etc. Sepse i intereson PD-s qe te viktimizohen ? Bohhh.....

eshte paralajmerim!

kaq s'kupton ?

Nuk ka dhene njeri se donin vertet ta vrisnin, se e kishin bere : paralajmerimi eshte i qarte

"Te heqim kur te duam!" - ndaj qepe gojen ne fushate e mos u ndjé sa te kalojne zgjedhjet. Ku i dihet ç'far dokumentash, materialesh mund te kishte gjetur ky si material per zgjedhjet ?

E dini ju qe sa here u jane bere presione njerezve me video kompromentuese ? Thone qe dhe Fiks Fare eshte bere kushedi sa here nje gjobe-venese ndaj pushtetareve lokale etj ... kushedi si ka qene puna. Por ne kete moment prapavija politike eshte tejet e besueshme dhe probabel

po  mbase  eksplozivi nuk eshte vene per ta vrare.. por thjesht per ta kercenuar, intimiduar, paralajmeruar...uar... uar..uar...

Po mbase ky ka dashur te kercenoje apo intimidoje vehten.

pooo, edhe kjo ben vaki.. 

po  nese  eshte keshtu,  atehere te kish gjet nje menyre me te mire gomari..  p.sh nje bombe makines  poshte pallatit a gjetke..  se keshtu paska shkulur pallatin, bashke me ashensor nga vendi..smiley  po edhe kjo e ka  nje te mire,  se  hyp e zdryp shkallet,  eshte e shendetshme.. fit beshesh, fit..smiley

Ja kjo e fundit do jete, e kishte keshille nga doktori te hiqte ashensorin. C'ne ne pallat ky njehere. 

..edhe cne ne katin e 11-te thuaj..  te merren mend.

ose dhe mund t'i jete prishur ora me zile.  

po te kish qene i pranishem xhibi, me siguri do kish aludu per nji hakmarrje te mundshme te dashnores

Bredho, duke  njohur cik    xhibin,   aludimi do  ishte disi me ekstrem...  p.sh  ky me dashnoren gjate nje aktifetishistseksualsmiley,  ku finalja ishte e fuqishme, shperthyese, eksplozive..smiley

Mos e ka pas dashnoren me PS-ne, ka qene kontradikte e forte. smiley

E keni degjuar ate shprehjen ne Vlore ....i kreh floket me dinamit...? Ndoshta eshte me e thjeshte se duket. Thjesht ka perdorur pak me shume seç kishte nevoje.

po patjeter qe e kemi degjuar..   e di ti  ne crast dhe per ke e thoshin?

Ma kujto pak se helbete kemi vite larguar nga Vlora

nuk e mban mend vertet? 

 

p.s  edhe une plot vite kam qe jam larguar nga Vlora.. bile me shume se gjysmen e jetes time..smiley

Qenkemi tamam patriote se dhe une 3/4 e jetes i kam kaluar larg vlores

ehh si ikin vitet  thuaj...

 

ok.  ajo shprehja:  ''i ke krehur floket me dinamit''  u thuhej vajzave qe kishin  floke kacurrela  shume te dendura, rrodhe..  dmth e pamundur te kriheshin..smiley    edhe thoshin:  ''o motra, po ti me dinamit i ke krehur floket..smiley

smiley

Kujtese elefanti ke patriot. Ke te drejte per shprehjen. Kjo me kujton ate tjetren (se kane dale ne te njejten kohe)...je bere sikur i ke rene sorres nga sqepi..... Nejse te shkuara te paharruara.

ARBEN MALAJ MBI NGJARJEN

Deklaratë për Media -- Malaj reagon ndaj shpërthimt të eksplozivit në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD-së në këtë Qark, Ardian Kollozit -- [Vlorë, 1 Qershor 2013]

Dënoj ashpër çdo akt të dhunshëm ndaj çdo kandidati për deputet, si dhe dënoj atë çka i ndodhi z. Kollozi, pavarësisht shkaqeve dhe arsyeve që në asnjë rast nuk mund të justifikojnë akte dhune.

Vlora, e para duhet të prijë me një nismë që bashkon të 67-të subjektet kandidate në një fushatë pozitive që respekton nje kod etik dhe të civilizuar konkurimi.

Fushata nuk duhet të dominohet nga gjua e urrejtjes, frika dhe tensioni i panevojshëm. 

Vlora duhet të jetë modeli fushatës transparente dhe jo i dhunës të çfarëdolloj rrethaneje.
 

Ja pra ky eshte prononcim i nje politikani te pergjegjshem, jo ato pislleqet e PS qe e konsiderojne kte sulm nje "akt vandal". 

Me sa di une ata te PS nuk e pershendeten aktin

shtoni dhe nji ke numri i analfabeteve funksionale

Ok ti qe di te lexosh ma gjej pak ku e perkrahin aktin

bo bo...ku e pe te them qe e perkrahen aktin o krijese? ajo qe thashe eshte qe po e minimizojne kte SULM qe mund te jete o terrorist o mafjoz ne "akt vandal". 

Fakti qe Ty nuk te bind tragjizmi I fjleve nuk do te thote perkrahje.jam e bindur qe sido te ishin shprehur ti prape fyellit njesoj do I bije se me ate mendje je nisur.

bravo.

Vlora dhe Baruti nje dashuri fatale.

Ekplozivi deres quhet gjo e lehte sot, si me thone, bjeri deres te nigjoje penxherja.

Sa e kane honger eksplozivin deres nga te dyja krahet, snumurohet.

Si nuk i ndrrun i here metodat mer yahooo.

 

Ore te pakten te nderrojne dhe llojin e eksplozivit thuj, se u bo boze.

po koken hengshin aman

po problemi eshte se koha e zgjedhjeve shton pasigurine, digjet i njomi me te thatin.

une e kam pallatit plot me socialiste mer yahoo mos e dhonte zoti me vu nai grusht barut knej rrotull ..ncqqqqq

Rruzhdie, banon gje tek ish Expozita ti ?

pse kshu Lefti, mos do gjo me ble shpi n'Tirane ?

s'po kerkoje shpi te dyte jo dhe shume shtrenjte aty buze lanes

mos do me hudh gjith pallatin e socialistave ne ere ti

Ti qeke e nderume, por une vetem analfabet funksional kom ne pallat, nga ata qe plehrat i hudhin nga ballkoni e te nesermen ankohen se pse nuk pastrohet oborri i pallatit. Nejse shyqyr qe nuk jua di gjuhen dhe keshtu qe me kujtojne se jom i huj. 

po jo or burr , se cdo socialist* sjell pas vetes ne 70% te pallatit katunaret e paimagjinueshem te humbetires nga vjen.

E kemi kalu dhe ket muhabetin e plehrave

 

*mund te ishte dhe demokrat, por mu m'ka qellu socialist, duke qene se Rama ka qene K.bashkiak dhe socialistet kane ndertu

C4 poshte nje Citroen C4 do ishte idealja! Po hajt gjeje shenjestren me C4 (makine) ne Shqiperi mer yahoo ! te tere me Benz, Audi e BM smiley

heh - qetsi, lumturi dhe begati ne....Shqipri

tnt-ja eshte i mire po na merzitet acdc-jasmiley

ky eshte ilaci i vetem per politiken shqiptare.quhet tritol.

ky qe duket si lajm i keq  mund te jete fillimi i nje periudhe te re. tritol hajduterise. 

 

Mos! Patozi do gjeje fajtoret edhe ne vrime te miut? (e paska kopju keq Putinin: thuhet "edhe ne halé te futen, do ti gjejme!" )
Kerkon qe kerkon, se mos gjeje dhe ata qe vrane gjykatesin vlonjat Konomi, ok ? smiley

ps: dhe nuk po flas per deputetin e PS qe mbushi legjislaturen ne varr

ne pallatin tim jemi gjysma te majte e gjysma te djathte.dhe kemi rene dakort qe te majtet do hedhin ne ere gjysmen e pallatit te djathte dhe te djathtet do hedhin gjysmen e te majteve.Para se ta hedhim palltin ne ere, do shtrojme nje banket per te fundit here. Kemi konsensus mer jahu. 

nuk quhet

kjo eshte para mitingut anyway, mitingu ka qene ne te ngrysur me duket smiley

pse miting eshte ky?  po tribuna ku eshte?

mitingu i Kavajes ishte nga me spektakolaret e PD-se! Ato pamjet jane te ores 6, se mitingu u zhvillua ne 7e30 deri ne 8e ca dhe s'dukej fundi i miletit

degjohej edhe ne TV ajo "O Edvin, O Legen, Prite Salen se po vjen!"

Apo : "O Sali, o hero, gjith' Kavaja ty te do"

si ka mundesi qe kjo gjysma e djathte e pallatit tat ju duket gjysma e rruges e pa asfaltuar  si e asfaltume ?!!! smiley

bumje me sahat, bumje pa sahat, bumje me sahat, bumje pa sahat....

degjohej edhe ne TV ajo "O Edvin, O Legen, Prite Salen se po vjen!"

Apo : "O Sali, o hero, gjith' Kavaja ty te do"

Pjese nga Udhezimi i LegKOPEVE te patozit , firmuar nga dora vete Left me ....iiiiiii ne fund duke  percaktuar se ndaj kujt duhet te perdoret  dhe si te perdoret Tritoli

Akte te Pastar Personale . Patjeter qe eshte Terrorrizem i denushem jo vetem me Deklarata e norma Morali . Nuk hyn asnje miligram Politika .Le te presim pistat qe do shpall Policia e Prokuroria , pas pyetjes edhe te ketij qe eshte piketuar si i " shenuar " Gjithsesi Fat qe nuk ka dem ne njerez  . Policia duhet te  te Kuptoje njeher e mire : 
Situat te tilla jane mbjelle  e mbillen nga Urrejtja Patologjike e Kriminale e Sali Berishes , per kedo qe i cenon Interesat ,  me pas kjo situte e krijuar nga ky Politkan Barbar e Shpellar , shkallezohet ne cdo Nivel ! Kjo eshte Makro Pista e mbi 23 vjeteve me daljen ne skenen Politike e ketij Mostre !

Edhe nje rast tjeter qe tregon se fryma e urrejtjes e con kulturen qytetare , zgjedhore tek interesat e dites, pa marre parasysh se perfundimet mund te bien mbi femije, gra, familje, mbi njerezit krejt te pafajshem.Nuk mendoj se ka qene nje rast i mireorganizuar vrases, terrorist.Se po te ishte me ato synime, ne Vlore dine ti organizojne mjaft mire.Dhe pse nuk ka patur ate synim, dmth eliminime fzike, une dyshoj se mund te kete patur synim perdorimin e aktit, per perfitime elektorale.Kete ma perforcoi reagimi idiot i Patozit.Sikunder ishte mjeran distancimi i socialisteve te Vlores.
Sidoqofte e verteta e cila kurre nuk ka per te dale, po qe se ka patyr synimin qe une dyshoj, ne mbetemi katundare ne perdorimin e te tilla mjeteve ne synimet politike.Parashikoj qe keto dite nuk do jene ogurembara.Gjuha e Salihut nuk ka ne shprehjet asnje fjale te mbare.Per nje te tillen eshte thene se " thyen kocka"

Une kam mendimin qe e kan vene vete kta te PD-s... ne Vlore kush jan me PD-n nuk gezojne pike respekti si njerez... po si nuk nxorri PD-ja ne Vlore kaq vjet nje njeri me inetgritet moral? Po nje o te kishte nxjerr se do ja kishim bere hallall, po te gjith palo burra ore... ue ue ue duan edhe voten e vlonjateve pastaj.

smiley

Ja ç'thote vete i interesuari per ngjarjen

Ardian Kollozi : “Kjo ngjarje ka prapavijë politike, por mua dhe Partinë Demokratike nuk na frikësojnë këto veprime terroriste. Ne na bëjnë më të fortë dhe më të vendosur në rrugën tonë të fitores së sigurt. Unë dhe strukturat e PD-së jemi të vendosur për të zhvilluar një fushatë të ndershme dhe të qetë, për të arritur në fitoren e 23 qershorit. Ata që janë frikësuar, le të merren me veprime që do t’u japin dënimin e merituar më 23 qershor”.

NGJARJA

Rreth orës 02:50, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e një pallati pranë kryqëzimit “Rinia”. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse (rreth 600 gr tritol) në katin e 10-të pranë portës së parë, e cila të çon në katin e 11-të, ku banon Ardian Kollozi.

Nga shpërthimi i fortë janë dëmtuar të gjitha dyert e banesave të dy kateve (disa janë spostuar disa metra), ndërsa 7 apartamente kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Në momentin e shpërthimit, banorët e pallatit, përfshirë këtu dhe Kollozin e familjarët e tij, ishin në gjumë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore dhe specialistë nga Tirana, përfshirë dhe drejtuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda. Sipas policisë lokale, po hetohen të gjitha pistat, duke nisur që nga ajo politike, për shkak të detyrës si kreu i ALUIZNI-t, dhe deri te ato personale.

Ekspertët kanë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të kamerave të pallatit, të bankës, dyqaneve, dhe do të bëhet një këqyrje e imtësishme për 8 pajisje regjistruese. Policia e Vlorës po heton intensivisht për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. I kontaktuar në linjë telefonike pas ngjarjes, kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Ardian Kollozi, tha se kjo ngjarje e ka motivuar për të punuar fuqishëm për elektoratin e tij.

Zoti Kollozi, si ndodhi ngjarja ?

Për ngjarjen është shprehur në një deklaratë për shtyp dega e PD-së së Vlorës. Aty është sqaruar gjithçka dhe nuk kam se çfarë them më tepër.

Ju ka ndodhur herë tjetër një gjë e tillë ?

Jo, ishte hera e parë.

Cili ishte motivi i shpërthimit me eksploziv afër derës së banesës tuaj ?

Ju thashë se është prononcuar PD-ja. Megjithatë, po ju them se është një akt i pastër terrorist.

Si e përjetuat ju dhe familja juaj atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (djeshëm) ?

Familja ime nuk është mësuar me gjëra të tilla.

Po ju zoti Kollozi ?

Unë jam super i motivuar, super i karikuar. Dhe tani që po flas nuk kam kohë, jam duke vrapuar pas fushatës.

Ju, keni dëshmuar në lidhje me shpërthimin dhe çfarë po bën policia për zbardhjen e ngjarjes ?

Normalisht kam dëshmuar. Policia po bën punën e saj.

Mendoni se ky akt terrorist, si e cilësoni ju, do jetë një plus më shumë gjatë fushatës elektorale ? E kam fjalën, në lidhje me elektoratin tuaj në Vlorë ?

Gjithë demokratët e Vlorës janë solidarizuar me mua. Vetëm sot, nga mëngjesi e deri tani që po flasim (pasdite), unë kam marrë 1080 mesazhe.

''Dhe tani që po flas nuk kam kohë, jam duke vrapuar pas fushatës''.........ehhhh mor Kolloz, u fute ne Pd shul e dole lloz.

Jane ba te dy per rahmet,po kur Azem Hajdarin e qelloi ai deputeti i hasit,Mazreku m'duket se e ka pas,Azemi deklaronte se ka qellu Nano.
Ngjarja kishte ndodh ne mes parlamentit

S'merret kush me kllufa si ky Kollozi yt,kot je tu i ra burise,dy dite e dynet.smiley

Ju ka ndodhur herë tjetër një gjë e tillë ?

Jo, ishte hera e parë....??????? smileysmileysmiley

Lefteri jak ne vete moj ? Pse cfare e di ti .... qe e ka rrahur njeri me grushta , dhe heren e dyte do errah ky ?  Kush eshte ky Idiot qe ben kete pyetje ? Ik moj se le nam me Gomarlleqe. Thuaj atij Kollozit tend , te deklaroje se kujt " i ka shkelur ne Kallo "  Veprimtari te Qarta midis klaneve mafiozeve ...... ose  ka marre para pa kryer pune  , ose e ka mashtruar nepermjet seksereve , ose e ka cenuar ne ndonje pike morale ( qe nuk e besoj )  Konkretisht Ku e sheh synimin e "paralajmerimit " se nuk jane keto per here te pare e per here te dyte , e mos te caj derrasa as ti as ai me na tregue se jane Akte Teroriste !!!! Jo po jane tufa me Lule per ditlindjen tende me 1 Qershor !

Le te behet burre ta thote ! Le te deklaroje dhe Policia Pistat ...pastaj hajt na trego se njaj Kollozi ka marre 1080 sms ? Per cfare jane solidarizuar ? Per tu vene Tritol pales tjeter ?

Ju qe nga kreu e deri ne baze jeni copa mishi me dy sy dhe ketu duket qarte se diçka DINI pse Ndodhi dhe pse Trembeni e mbuloheni me Jorgane Politike te Fushates !

Hapju PPU  LefKOPE  ! Hapju !

Burime zyrtare nga Policia kanë thënë dje për gazetën se hetuesit kanë gjetur dhe administruar në vendin e krimit pjesë të fitilit përcjellës me të cilin është realizuar shpërthimi i lëndës plasëse. Këto mostra, si dhe objekte të tjera që janë gjetur aty, janë dërguar për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë. Nga matjet e kryera në vendin e ngjarjes, në katin e dhjetë të pallatit ku banon Kollozi, sipas ekspertëve lënda plasëse mendohet se ka qenë tritol me një sasi që varion nga 600 deri në 800 gramë. “Mekanizmi plasës është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës, nuk ka prova të ketë qenë me telekomandë”, kanë thënë burimet e Policisë së Vlorës.

Nuk bejme fushate me 800 gr tritol ne Idrizo! E keni shume keq keshtu si e keni nisur

Cfare u be me kete bomben ? U mor vesh gje kush e per ke, e kishte vene?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).