Eposi Kreshnikëve është kthyer zyrtarisht në mollë sherri mes Ministrisë së Kulturës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Kjo e fundit e ka bërë fakt të kryer që aplikimin do ta bëjë vetë, dje me një deklaratë zyrtare! Kështu, duket se përgatitja e dosjes për të aplikuar në UNESCO, në mënyrë që kjo pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore të jetë pasuri botërore, i ka përplasur dy kryeqytetet shqiptare. Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo. Por pengesë u bë fakti që ajo nuk është e anëtarësuar në UNESCO, ndërkaq puna për dosjen kishte filluar në Shqipëri. Për një kohë, përplasjet u sheshuan dhe u krijua një grup i përbashkët me specialistë nga Prishtina e Tirana për plotësimin e dosjes për Eposin dhe me t’u arritur kjo, aplikimi pritej të bëhej nga Shqipëria. Por kur dukej se gjërat ishin në vijë, vjen një tjetër goditje. Sipas mediave në Prishtinë, kryetari i komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar për të gjithë punën që e ka shoqëruar këtë proces për disa vite. 

“Ministri Krasniqi ka përgëzuar profesor Neziri për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesorët Shaban Sinani dhe Vasil Tole, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses. Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disavjeçare kjo dosje është kompletuar”, - shkruante “Koha Ditore”. Sa i përket aplikimit, ministri mësohet të ketë thënë se meqë tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Sipas njoftimit të MKRS-së, Krasniqi ka thënë se Eposi i Kreshnikëve duhet po ashtu të prezantohet sa më shumë në trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që kjo trashëgimi të ruhet sa më shumë dhe që gjeneratat e reja të dinë sa më shumë për të. 

Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken në pamje të parë. 

Të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” as Arbër Kadia, drejtori i Trashëgimisë në MTKRS e as Vasil Tole, anëtar i komisionit për dosjen, nuk kanë pranuar të japin një reagim zyrtar për dorëzimin e dosjes tek ministri Krasniqi. Nga ana tjetër, specialistë të kësaj ministrie dhe anëtarë të tjerë të komisionit, e kanë cilësuar si blof lëvizjen e Nezirit dhe deklaratën e Krasniqit. “Është vetëm blof. Ata nuk munden të aplikojnë, sepse nuk janë në UNESCO. Nëse do presin derisa të anëtarësohen, dikush tjetër do na e marrë eposin”, thotë njëri prej specialistëve që dëshiron të mbetet anonim. Ai e sheh këtë zhvillim si një mundësi që mund t’u jepet vendeve të tjera të Ballkanit, që kanë pretendime mbi Eposin si mundësi.

13 Komente

hajde gallate qe jemi. eposi eshte ballkanik dhe nese i takon dikujt te kete pretendime jane mali i zi dhe bosnja per nga emrat e vendeve. por, duke qene se eposin e pretendojme ne prej gjuhes (une nuk jam i sigurte nese eposi nuk eshte perkthyer dhe ruajtur edhe ne serbisht), atehere, do ishte e udhes, cka do i shtonte edhe me shume vlere qe shqiperia, kosova, mali i zi dhe bosnja te aplikonin bashke per kete trashegimi. kjo do te ishte vlere e shtuar dhe motiv bashkepunim dhe jo motiv perplasje. 

pse nuk mund te aplikojne disa vende bashke per nje trashegimi folklori sic eshte eposi? 

Keshtu pyeti edhe nje francez qe vizitoi Londren. Pse gjithe sheshet ketu -tha, kane emra humbjesh si Waterlo, Trafalgar etj?

me kujton sherrin midis Gjermanise dhe Austrise per Moxartin.. gjermanet ne nje emision tv e shpallen gjerman.. bile nga me te medhenjte ne historine e kombit te tyre.. nderkaq u merziten austriaket qe brenda 2 diteve i derguan mbi 10 mije mesazhe zemerimi kanalit ARD ku thoshin: larg duart nga Moxarti yne..smiley

Oh oh cfare komedie tragjike, ku je baca Konice, nese presim dikush tjeter do na e marre eposin. Monda mos gjuaj me topuz.

Car eshte Eposi i Kreshnikeve?

Mos eshte gje historia e dy djemve nga Bathorja qe punojne se bashku ke nje lavazh ne Laprake?

po po e njejta histori , drejtuar nga te njejtat klane

He mo le ta vjedhin nje çike edhe kosovaret, siç e kane vjedhur edhe arnavutet nga Bosnja. Mua me kujtohet se mesuesja dikur ne shkolle na thoshte se pjesa me e bukur ishte ajo e Rines me Radovanin. 

Do ti qe shume vite me pas na del nje Radovan serb qe jua meson siç duhet eposin e kreshnikeve bosnjakeve, dhe ja meson me shume dashuri brenda biles. Per Radovan Karaxhiçin e famshem kam fjalen. Gjynah qe nga Arnavutistani nuk keshem ndonje trim te tille me emrin Radovan. Nje i peraferm eshte ai gjynafqari nga Korça Ridvan Bode katunari, qe nga katunarlleku ja kano vene emrin Ridvan nga Radovan, por ç'te besh, katunarlleku duhet vene ne dukje me çdo kusht

pjesa me e bukur e folklorit tone te ciles deri tani as poezija e kultivuar nuk ka mund me nxjerr nje rivale, per nga bukuria e fjaleve, dhe intensiteti i ndjenjave eshte Ajkuna qan Omerin.

http://www.youtube.com/watch?v=pRawu44Voi4

shijim te kendshem.

Perse edhe per epison keni dyshime qe eshte shqiptar?

Eposi fillon ne shekullin e 4 -ert dhe mbaron ne shekullin e 14 ne mos gaboj.

Ne shekullin e 4-ert serbet ishin duke gjyajtur arinj ne stepat e Rusise.

Vendet e eposit qe gjenden ne Mal te Zi, Bosnje apo Kroaci eshte sepse ne ate kohe ato ishin Iliri.

What do you mean by controversy between the Albanians and the Yugoslavs on epic songs?

It is about authorship. What I care about, however, is not who sang these songs first, but what has happened with these songs once the gusle / lahute have become national "tools", i.e. the Albanian lahuta and the gusla of the South Slavs. Anyway, whoever took these instruments in hand first was certainly neither Albanian nor Serbian as we know them today.

Po, po, pirdh se lirohesh. Nuk du me dit se kush i ra telit i pari thote. Po ca do me dit mer daje, etnoengjujt apo milman parryn? ato i dim edhe pa ty ne. qe ne shqipen post-eposike perkthehet edhe si "na rrofsh per vere".

smiley

Ai Fan Noli u binte ne koke juve

edhe me vargje madje ........

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).