Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë së muaji maji ishte katastrofik për financat e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga taksat ranë me 30 për qind krahasuar me majin e vitit 2012.

Shifrat tregojnë se kjo është rënia më e madhe e të gjitha kohërave, duke nxjerrë jashtë parametrave ligjor të gjithë treguesit e buxhetit. Në total si pesëmujor, të ardhurat e mbledhura në arkën e shtetit janë 10.7 miliardë lekë më pak se plani dhe mbi 7.6 miliardë lekë më të ulëta se një vit më parë. 

E thënë ndryshe, për pesë muajt e parë të vitit, shifra e të ardhurave që janë mbledhur në buxhet është më e ulëta e katër viteve të fundit. Por teksa të ardhurat po bien me ritme të shpejta, në prag të zgjedhjeve qeveria ka rritur fort shpenzimet. 

Sipas shifrave, krahasuar me një vit më parë shpenzimet e shtetit janë rritur me 16 miliardë lekë ndërsa krahasuar me planin buxhetor të periudhës ato janë 6.3 miliardë lekë më shumë.   Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve e kanë cuar deficitin, vetëm për pesë muajt e parë në 425 milionë dollarë. Kjo është 2.2 herë më shumë se një vit më parë dhe 1.7 herë më shumë se plani i periudhës. 

Në draftin fillestar kufiri ligjor i deficitit për vitin 2013 ishte 48.9 miliardë lekë. Por në prill Qeveria bëri një ndërhyrje duke e rritur shifrën në 60.7 miliardë lekë. Sipas vendimit, shtesa do të financohej me paratë e privatizimeve për të shlyer borxhet e prapambetura ndaj biznesit. Por me ritmet e pesëmujorit edhe ky kufi i rritur i deficitit ka gjasa të tejkalohet. Nga ana tjetër rënia e të ardhurave pritet të vazhdojë për shkak të efekteve nga uljet e taksave që qeveria miratoi në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që shpenzimet jo vetëm nuk janë vënë nën kontroll por janë rritur përtej çdo kufiri.

Per me shume: Top Channel

40 Komente

Krize financash don't fear, Tom Doshi is here.

I see your Tom Doshi, I raise you a Vilajet Qyrku. 

http://www.youtube.com/watch?v=XyNJ5pNlmzI

18% thote ka qene borxhi publik ne 2005 (wait, po Nano ishte i keq sipas ketij)

Ne fakt nuk ka qene kurre aq, po akoma me keq, ky tipi ne 2009 dilte e bertiste se pse nuk benim paketa stimuli fiskal si po ben tere bota. Eshte hall i madh kur shkollimin e merr tu lexu Huffington Post. 

Epo o do bejne fushate o do realizojne te ardhurat, sbehen dot te dyja.

Krize ka qe prej 2-3 vitesh, minimumi. Sidomos tani pas fushates qe i kane bere leket tym. Keshtuqe, cilado qofte qeveria e re qe do vije, ka per te qene periudhe shume e veshtire. Nuk e di nga do i nxjerri leket.

Se Sala laj thaj ato pak biznese te medha qe jane ne Shqiperi, i ka mjele mire me gjoba tatimore. Nderkohe qe ka lene shume te tjera te ekzistojne me variantin "Shqiperia 1 euro".

Po sikur te jete Saliu, faji i Saliut. Ndersa sikur te jete Rama prape faji i Saliut dhe jo i Rames... apo jo?

Dua te them se eshte absurde qe te filloi apologjia ndaj qeverise se ardhshme duke u kapur pas asaj te shuares. Nuk esthe serioze.
Perndyzshe pse dreqin e kerkon voten? Apo per te na treguar ato cicilickat neper berryla ndersa shan pacipersiht gazetaret qe te beje kritika...?

ne renien e te ardhurave ndikon shume dhe ulja e taksave qe ka premtuar dhe ka bere Berisha per disa sektore, si prsh TVSH per makinerite dhe produktet bujqesore, qe jane aplikuar qe ne janar 2013.

Imagjino me kaq ulje taksash dhe ky efekt financiar imediat. Po te applikohen uljet e taksava qe premton Rama, behet GROPE buxheti brenda 1 muaji

Vazhdo te genjesh ti laro. nje mut i ka hequr taksat e makinerive. Ashtu sic edhe "hoqi" tvsh-ne per imputet bujqesore. Jo or ti njerzia dhe bizneset e dine qe administrata nuk te ngacmon ne 6 muajt e fundit perpara zgjedhjeve dhe nuk paguajne detyrimet. Perpos kesaj., po administrata e di se edhe kontrolli i brendshem ndaj tyre ne kete periudhe nuk i ndeshkon. Keshtu qe nje pjese e detyrimeve qe duhen laluar ne arken e shtetit shkojne ne xhepat e administrates. Ja ky eshte shteti qe ka krijuar saliu. Po thuaj shyqyr zotit per ne e per femijet tane qe edhe nje jave i ka ngelur. 

te garantoj qe nese vijne "ata" qe kane barkun bosh prej 8 vitesh do i luajne fene qe vitin e pare! deri sa tu mbushet mire barku e ti çojne me valixhe ne Zvicer parate... do biesh nga shiu ne bresher, degjo mua

pervec topit skish nga vinte lajmi tjeter! i kane zakon kushtrimet

p.s: goditet shalsi!!!!

Ne nje vend ku ka qene gjithmon krize smiley kriza nuk ndihet dhe aq shume smiley

Sipas shifrave, krahasuar me një vit më parë shpenzimet e shtetit janë rritur me 16 miliardë lekë ndërsa krahasuar me planin buxhetor të periudhës ato janë 6.3 miliardë lekë më shumë.

smiley

   Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve e kanë cuar deficitin, vetëm për pesë muajt e parë në 425 milionë dollarë.  

smiley

po pse ca prisnin te rriteshin kshu ?

nga, ku , qysh do rriteshin te ardhurat ???

krizzzzz

na plasi trapi. sa veta kan vdek?

Gjeja e pare qe do ti kerkoj qeverise se re eshte te denoncoje te gjitha veprimet jo ligjore te kryera nga administarta e berishes dhe tia kaloi materialet denoncuese prokurorise. Nese nuk ndeshkohen ata/ato qe me vetedije kane vjedhur dhe abuzuar nuk mund te ngrihen themelet per nje rilindje. Hajde se nje jave kalon shpejt.

 Njera video ma e mir se tjetra .. si thoni te hapim nje seksion te ri tek PPU ku te postojme pikerisht keto lloj videosh dhe te votojme per videon me domethenese ..

smiley

Ore po rri mire ti, duhet ta fshehim te shkuaran e kryeministrit te ardhshem... smiley

Lajm do ishte qe Financat nuk jane ne krize , por kjo ?

...ose ,Krizat jane ne Finance..smiley

Lusni zotin të gjithë, nga LEFTI, zëdhensi i PD te PPU-ja e deri te militanti më i thekur i PS, që pas zgjedhjeve të mos na lënë Shqipërinë të djegur. Një organizëm partiak me strukturë nepotike, me pushtet dhe struktura të armatosura, nuk e lë fronin e qeverisjes aq kollaj. Trëmbuni me këto financa të mjera që po lënë, por duhet të tmerroheni nga forma dhe ngjarjet kur të ndodhë dorëzimi i pushtetit.

Kokave të nxehta u duket sikur po ua vjedhin pushtetin.

Kjo po qendron Petro . 

Lefti kthehet ne atdhe kete jave. Sic duket PD-ja paska nevojen edhe te votes se tij, ose ose do e perdore per te mos e dorezuar pushtetin/mbreterine. Lefti-ushtar i bindur dhe luftarak! 

O Kacurrelso, ka pyet Ilir Meta per ty. Ka thene, kush eshte ai qe do te burgosi ata qe kane abuzu me shtetin, qe te largoj Rama shpejt ndryshe ta harroj kryeministrine smiley

Ej, po ai kuazimondoja, nga dreqin u fut ai...? smiley

e pime 1 kafe ne TR po deshe kur te kemi kohe smiley

Petro, une e kam thene ketu e ca muaj ne PPU. Zgjedhjet i merr (jo fiton eee) PD-ja. Pastaj brenda ca muajsh, kercen qeni i kallajxhiut. Pres une sa te me dale fjala. Pres.

Po cpaskeni qene ju komunistat! Po veten vrere i uruat ati vendi, vetem vrere?

Eh, si tha njoni ktu tek PPU-ja. S'dime ku te nxjerrim inatin e pirgut me pjata te palara...

 

Ej, ka ndonje avion PSja per ne Shqiperi... E dua qe nga Roma, nga mesi i javes tjeter.
Nuk dua me ata te PD... se e ndjej veten ne faj pastaj.
Te pakten te deklaroj se do votoj PS se pastaj do votoj Malajn...

smiley

Keshtu eshte kur ushqehesh qe i vogel me para prostitucioni...te behet ves!

lol, mire ne Itali por paska kerkesa dhe ne gjermani. Sic duket jane turqit qe e kerkojne dylberin.

A do e arrestoni Meten mo? Se financat e shtetit i ka marre ne dore Vilajet te pakten, e mund te fleme te qete. 

per momentin jo se na duhet per te larguar kucedren plake sebashku me kelyshet e saj. dersa Robert Camcakizit do ja heqim nenshtetesine per kontrabande me deputetet. 

Pse jeni merzit qe Sterkaj dhe Doshi kaluan me ju?

Hë, mo s'ka pjell ndonjë vezëpropagandësaimirtahiriste kryetari sot?

MInimumi fitojne 80 depute koalicioni i rilindjes. Nese FRD-ja e mer 1 deputet, sebashku me te barazlarguarit Malaj dhe Prifti bejne tre. Dhe keshtu koalicioni kucedres do te kete jo me shume se 57 syresh.

shum shum mire, po atehere pse dreqin e sulmon çeta rilindase te pafajshmin deputetin e kunderautoritarizmit, te nderuarin Z Malaj? A nuk vjen kjo nga pamundesia per te fiituar te vetem. a nuk do te sherbej kjo edhe si alibi per humbjen e ardhshme te EdRames...?

smiley

kjo ka 1 vit qe dihet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).