“Unë e di që sot shumë prej jush prisni me trishtim fjalimin tim, por unë jam këtu jo për të komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, pasi është i qartë dhe i pranuar nga unë dhe PD. Por jam këtu për t’u njohur me një vendim. Unë gjithnjë kam qenë i vendosur t’i bindem sovranit, që foli qartë në këto zgjedhje. Unë i përkas atyre politikanëve që besoj se sovrani nuk gabon. Mirëpo qytetarët votuan projektin e kundërshtarit, që bënte premtime që ne nuk mund t’i bënim. Uroj kundërshtarit mbarësi dhe uroj që qytetarët shqiptarë të gëzojnë një jetë më të mire. Unë jam përpjekur me më të mirën për fitoren tonë, por kjo nuk ndodhi. Për këtë humbje përgjegjësia bie vetëm mbi një njeri, mbi Sali Berishën, kështu që duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, kam vendosur që të jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet e mia në Partinë Demokratike..Ky nuk është një fjalim lamtumire. Nga unë nuk do dëgjoni kurrë një fjalim lamtumire pasi ai do ishte një fjalim që nuk do e lexoja kurrë – janë disa nga fjalët e tij.

Foto

539 Komente

Te qeshet, he?  Ani, ani veçem.  Qaty lahuta asht ka pret me kendue rapsodi per qata skraparllinjt. 

smiley ska ardh akoma ajo dite ama... smiley 

pse mos ja jepnin o Tim? i beri me qytet (bajram curri) dhe alamet qyteti, me shkolla, me vatra kulture, me qendra shendetesore. s'kishin pare qytet me sy ne shekuj ...

Prizreni nje cap ishte.  Jo nga ana tjeter e rruzullit. 

 smiley  

s'me habit ky muhabeti i elbasanllijve..nuk kane bese.

sja diti as elbasani
se per te ai shum bani
shkoj shum kohe duke punue

n'elbasan rrugen me cue
edhe shum aj asht mundue
xhdo rrug atyre me jau ndricue
ktu shikohet zemra e'tyre 
spaskan pasur pik meshire
por nje dite kan me kuptue
se ata shum kane gabue
do t'jetojne ne erresire 
vec me t'kcia pa asnje tmire

Lirke, cila pjese te dogendis me shume, ishujt apo tribale? smiley
Te dyja te verteta jane.
Ishujt nga pakica brenda pakices (tashme)
Tribale - shif e shkruj.
Po ia tha avukati naim cilit, qe mo u merzit, mee mire do jete.

Aman o se na e shpifet me keto poezi.. po zeme hapesiren e blogut kot.. pastaj nuk na lene te postojme fotosmiley

gjithe ky flux poezish po me merr dhe mu perpara!

 

liri demokraci

pordhi plaka ne mulli

Ore Ron, Ron djali

shume po u gezoke qe Sala zbriti nga kali

por kujdes se mos ju del perhundit

qesh mire kush qesh i fundit

 smiley

qani ju nana

e lutni n kisha

si lis i rand

ka ra Berisha

cojuni ju burra

ju trima malcije

me i dal zot

ksaj Shqipnije

nji bajloz i zi 

ka ra n Tiran

cojuni trima

per shqipnin nane

sot ka ra ora

me vdek si me le

per Sal Berishen

per ty Skanderbe

 

 

 

e ke bo ti ket se nuk ka mundesi te jete e vertete!!!

ca thu mo Roni. Une paralajmerova qysh ne 24 qershor (s'po e gjej komentin) qe rapsodet po kurdisin sharkite.Eshte mbush fb me kenge, vjatime, thirrje, hymne.Ti po m thu se e kam kurdis une. ore ti nuk ke besim tek shpirti krijues i popullit apo cfare?

mire qe nuk kish facebook ne 85 se do te kishin mundesi ti riciklonin poemat e Enverit rapsoded tane trima....

smiley

O spiritus, po e tepro ka I cik mduket

Loooool

nga dhimbja, vella, nga dhimbja.njeriu ne dhimbje e humb kontrollin. mo ma vini re , he ju paca.

 

 

 

Po qe sot na ishte bo si me qen nje gjingj. A mos valle ka marre garanci se ai dhe oborri i tij nuk do te preken? Po ti nga te tujet ke per ta gjet belane o katran.

eshte tipike tek ai : saaaaaaapo ben nje 'leshim' (se keshtu e quan Peshtyma ate qe beri dje), te nesermen ben si trim.
Te kujtohet qe, saaaapo mbaroi Tryeza e Pajtimit Kombetar ne mars te 97, fiks te nesermen doli si qen : "komunistat! komunistat!"

 

 

Emigrant,

Nuk kam kurrëfarë shqetësimi për ato  që janë shkruar. Në mendimin tim janë thjesht të pasakta. Këtu ka një spirale gjykimi e nxitur vetëm nga atashimi politik i dikujt. Pra, vërej që konstatimet për të përçmuar prejardhjen, gjuhën, formimin, kulturën në veshje, në sjellje, pasionet (sporti, librat, muzika, piktura, etj), (që do të mund t’i quanim elementë të kulturës) janë në fakt një përcmim për historinë personale, e perceptuar fillimisht si atashim politik. Mendoj, se  ky konstatim nuk qëndron politikisht. Jo vetëm nuk është korrekt, por nuk është as i drejtë. Pra, në këndvështrimin tim, është shpallur luftë brenda llojit të historive personale. Një dicka jo dhe kaq e padëgjuar deri më sot, duke e reduktuar partinë, në historinë personale të liderit. Mendoj, se rasti i PS-së (pasardhëse e PPSh-së) duhet të jetë shembulli më i qartë për këtë. Apo jo? Si mendon ti?

Une e kisha vetem per ate te ishujve tribale mqse e kisha perdorur vete.
Folklorizmi anadollak I sbhprehur sic po e sheh eshte me se paku I neeveritshem. Verteton per te njeemijten here karakterin tribal te forces vepruese te saliut.
Per te tjerat qe thua, OK, por vertet qe nuk jane shume prioritare ne radarin tim.

Zotëri,

Është një gjykim vërtet foshnjarak ai që redukton kulturën e dikujt në atashimin politik. Këtu nuk flitet për njerëz aktivë në politikë, për të cilët do të kishit ndonjëfarë mundësie të kishit të drejtë. Këtu flitet për njerëz që janë mbështetës të së djathtës. Këtyre u lejohet të bëjnë gabimin e reduktimit të partisë me liderin, sepse prej tij ndoshta janë rreshtuar me këtë forcë politike. Ky folklorizëm anadollak (a ka ndonjë të tillë?) sipas jush,  a nuk dëshmon pikërisht për një rreshtim të historive personale (ajo që juve bëni krejtësisht hapur në krahun tjetër)? Pra, a nuk do tëishte një gjykim foshnjor, të bëni konkurrencën e historive personale?

Me fal qe hyj ne bisede.Ketu nuk eshte fjala per te percmuar historite personale te cilat duhen respektuar.Edhe njesimi partise me liderin historik eshte i kuptueshem.Edhe dhimbja apo trishtimi demokratikasve eshte i kuptueshem.E padurueshme, tribale, eneveriste, eshte kultura e vajtimit te LIDERIT, qe shyqyr o Zot, eshte gjalle dhe shendosh si kokrra e molles se shendoshe.Eshte tribal ky vajtim kolektiv sepse na kthen ne traditen fisnore te vajtimit kolektiv per humbjen  te parit te Fisit.Eshte enverizem puro sepse bie era kult individi.Besoj i ke ndjekur kronikat e town hall te Berishes ku personi ne fjale degjonte me kenaqsi ditirambe te tipit:ti je Skenderbeu yne, ti je burri me i madh i kombit etj. etj.Ne kontrast te plote, Rama, sapo persona qe merrnin mikrofonin ne Kendet e Fjales dhe fillonin lavderimet e tipit: ke ber ate e ke bere kete", direkt nderhynte dhe i kerkonte personit:  pyetjen ju lutem. Mbi keto copeza qe duken pak si nderhyrje brutale, u montua edhe nje nga spotet elektorale te PD ku paralajmerohej " tirani" qe po vinte.

Ka edhe me.Iku F.Nano, vertet nje lider historik i te majtes, madje i burgosur nga regjimi Berishes dhe nuk derdhi njeri lot. Realiteti ky eshte.Eshte e kote ta mbulojme. Une e mirekuptoj trishtimin e njerzve dhe afeskionin per liderin e tyre por kjo kulture tribale na tregon pikerisht shtratin prej nga ata, autokratet, njeshat e forte, ushqehen e marrin krahe. Ky eshte nje problem kulturor para se me qene problem i pjekurise se demokracise.

Spiritus,
 

Ndërsa unë them është lidhje me Partinë Demokratike. Është zgjedhje politike e vetëdijshme, e manifestuar kryesisht me përkushtimin ndaj liderit. Është një histori personale me Partinë Demokratike. E kam theksuar që në krye të herës. Dhe nuk duhet harruar që kjo parti është e re, e brishtë madje, e vetmja parti me elektorat të konsiderueshëm gjatë demokracisë. Këto manifestime që janë krejtësisht spontane (besoj për këtë nuk ke kurrëfarë dyshimi), janë tregues i lidhjes shpirtërore me një forcë të re të djathtë, në ndryshim nga e majta që është e konsoliduar prej disa dhjetëra vitesh. Pra, ky shfrim, është në fakt shfrim për të djathtën. Për lidhjen gati fanatike të elektoratit të djathtë me partinë demokratike, që manifestohet tek lideri i saj. Ajo që dëshiroj të theksoj, është: pa një histori personale me Partinë Demokratike, nuk ka kurrëfarë gjase, të kuptosh natyrën e këtij shfrimi.   

Ore kam nji pytje per ju ma te vjetrit. Tropoja gjate diktratures a eshte mbajt si koshere grenxash antikomuniste???

http://youtu.be/BshntA8dt-Y

Nga nje vend Ferrash ku "cerrujte " zogu e ujet e beri me K/Qytet krahinen dhe e emertoi B.Curri smiley Por qe andej pruri me vete edhe Besen se "pasardhesi tij duhet te ishte nga GJAKOVA " sipas urtesise se Pleqve te Tropojes . Dhe ua ruajti Besen . Ne takim ishte dhe Ram Berisha por jo tek gju me gju !!

A je lodh, e pyesin malsoret shokun Enver.

Hic fare, me duket sikur jam 25 vjec. Kjo puna e partise eshte nje pune e cuditshme, e bukur, nuk e ndjen as lodhjen as plakjen!

smiley smiley smiley

 

Ju keni bere cudira neper festivale, merr vesh... Me pelqejne kenget tuaja, se jane madheshtoree, si malet tuaja...

T knoft zemra fatime sokoli.

O ron, mu me duket se treva e veriut ia ka pasw bere me te bukura enverit kenget se sales.

Heu burri motit, nipi kastriotit, heu mirsenaershe nkto ane...

Dhe shiko cfare perkujdesje nga populli .Enveri  pa asnje "antiplumb "  smiley ne ate vend ku asht rrit Muji me halilet qe munden 'Kulshedren komuniste "

Por Tropoja dhe gjith shqiptaret pervec karieristeve te Rendomte , e dine shume MIRE se ceshtja e tyre eshte Proces . se Shqiperia ka HALLE dhe nuk ka nge te merret me pordhamane Partish posht e Larte neper bLoqe .Tani qe iku nje i Marre qe ngriu Malet dhe Ndali Kohen e Kamunizmit smiley ...tani qe ra kjo Monster ne GRUP , ...Shqiptarit mendoj duhet ti kthehet arsyeja per vleresimin e Procesit dhe te flakjes se ketyre karieristeve te paskrupull , te paafte per asgje pervec hajdutlleqeve e rrjepjeve te pasurise , dinjitetit e nderit te shqiptareve per te krijuar KASTA mids tyre ne nje kohe qe Popullin e ushqyen me madheshtine e tyre te Sqeperve ...en  Dhe me te vetmen VETI derdellisjen neper Derstila me msue Ballkanin , Europen Boten e me Gjere   ç;jane Programet e shka asht Demokracia smileysmileysmileysmileysmiley ....Lolot!!!!!!

Llogaritare kooperativash qe maximumin e kane si fallxhore duke numeruar

pse shtate .....po sae ...ta them une tye trendy ishte tete ..

Eshte Renuar GURI qe kishte zene rrugen ne Proces te Shqipetareve .Me durim duhen larguar pjeset per ti FLAKUR e per te mos i perdorur se nuk vlejne as per Prita me !

pse shtate .....po sae ...ta them une tye trendy ishte tete ..

YMER

Cuna shifni diferencat, kulturore smiley , njerzit sillen me salistet ashtu si salistet nuk do silleshin kurre me njerzit... tu i majt afer, tu i dhone shpres se dite me te mira do vine, per te gjithe, se ka ardh koha me ec perpara etj etj... A e imagjinoni +/-180 grade? 

Sesi me vajti mendja dhe hapa exelin, klikova ne nje qelize, vura shenjen e barazimit dhe formova numrin 84, pastaj shenjn "/" dhe pastaj numrin 140 dhe ENTER. Ne qelize mu shfaq numuri 0.6000000000000000. Klikova ne nje qelize tjeter, vura shenjen e =, formova numrin 3, pastaj / dhe pastaj numrin 5 dhe i dhashe ENTER. Ne qelize mu shfaq i njejti numur 0.60000000000000000. Qe do te thote se 84 eshte sa 3/5 e 140. Pra pozita ne parlamentin e ri  do te kete privilegjin e votomit me 3/5 edhe te atyre ligjeve qe e kerkon kushtetuta pa ja pas nevojen kelysheve biologjik te kucedres dhe as atyre te adoptuar si Kaci zi etj. Koalicion i Rilindjes, ju prifte e mbara. Kur te mirat vijne me radhe thjeshte hapu derren dhe buzeqesh.  smiley

o tim shko me vrap ke psikologu se ke per tu trem prap ne gjume se kuçdra akoma ska dhene shpirt

nje pyetja kam une; e zeme se meta nderron mendje me vone dhe bashkohet me p.d.-ne. 

a formon dot qeveri me pd-ne, pa patur zgjedhje te reja?

per Tim entuziastin kjo pyetje.

ncuk.

jo, se bashkohet edi me pdiu smiley

 

ju jeni rende, qafsha perzotin do thosh garuzhdja

 

ti stakler je jashte orbite fare. ik shiko ato filmat se te kane letuar fare. 

nje pyetje ishte, se shqipove nuk i dihet. sa gure kane per te luajtur te dy palet?

Asnje gur. LSI, edhe pse jo ne koalicion parazgjedhor me PD ne 2005, beri koalicion pas zgjedhor dhe ju mbajt kontrates.
Dhe mos me thuj qe Kadelli, Kaqi... shkun me Salen dy mujt e fundit. Ata nuk ishin PS. Ata ishin 1/20 e PS

fola per fakte, ok? nuk bera interpretime

A ka mundesi te hapni nje teme tjeter me Sal se kesaj ja nxorrem shkumen.

Flmners.

Me u pregatit se ckafja asht Salia .  Ai nuk ka te drejte me Statut te Partise te Deklaroje Doreheqjen nga Partia jashte Strukturave te saj . Ajo do shqyrtohet ne Kuvendaret e Shtepise  te Demokrateve te cilet me lot ne sy do e kritikojne ashper se ka shkel Statuen dhe per rrjedhoje kerkesa e tij nuk MIRATOHET .

Kemi dhe nje qarje te dyte paralameruese se

" une jam tuj dek ne kry te Partise e ket marre me ju lan vetem nuk e baj "

Mos kjani Ju vasha  / mos kjani Ju gra / Sala asht midis Jush / Sala   nuk Ju la ..

Mos kjani ju Trima / mos kjani JU burra / Sala asht Gjalle / po i ka Humbe Vula !

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).