FRD: Politika përçarëse e partive të vjetra, vepron kundër interesave kombëtare
FRD deklaratë me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

FRD: Politika përçarëse e partive të vjetra, vepron kundër interesave kombëtare

Në emër të Frymës së Re Demokratike duam që përvjetorin e 135 vjetorit të saj, të rikujtojmë me nderim të thellë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së shtetit dhe kombit shqiptar. Akti I Lidhjes solli një perspektivë të re për Rilindjen Shqiptare dhe përpjekjet e patriotëve të shquar për të jetësuar shtetin e pavarur shqiptar. Përmes Lidhjes problemet shqiptare u bënë të njohura për kancelaritë më të mëdha vendimmarrëse të Evropës si dhe shqiptarët dëshmuan potencial real vetëqeverisje dhe ndërgjegje kombëtare. Kërkesa për shkëputje, shoqëruar me vendimin për gjuhën, për organizimin e brendshëm etj, janë e mbeten një pasuri e çmuar në memorien tonë kombëtare.

Përgjatë një shekulli mesazhet e Lidhjes së Prizrenit u lartësuan dhe u bënë aspiruese në përpjekjet e kombit shqiptar për çlirim, pavarësi, identitet dhe kombësi. Sot shqiptarët kanë pozitën më të mirë në historinë e tyre shekullore. Kososa është e lirë, pozita e shqiptarëve në rajon është më e konsoliduar. Natyrisht që sot është rasti që në emër të FRD të apelojmë institucionet politike dhe publike, për një vëmendje dhe angazhim më të madh në problematikën me të cilat ndeshet hapësira gjithëshqiptare sot. Ky është një detyrim kushtetues, por edhe një përgjegjësi politike, shtetërore dhe kombëtare.

Duke përkujtuar Lidhjen e Prizrenit FRD shpreh keqardhjen që asnjë institucion nuk ka planifikuar një aktivitet nderimi e vlerësimi, dhe se shoqëria sidomos politika shqiptare – viktimë e problematikave të aktualitetit, lejon ende të shfaqen fenomene negative që vijnë në kundërshtim me parimet e Lidhjes dhe të etërve pasues në krijimin e shtetit shqiptar. Në këtë ditë simbolike FRD distancohet nga të gjithë politikanët dhe politikat e vjetra që për interesa afatshkurtra dhe lokale elektorale vijojnë të ushqejnë përçarje krahinore, fetare apo kombëtare. Ne jemi një vend i vogël për tu ndarë në principata partish, siç kemi një pasuri të madhe, – harmoninë fetare, me të cilën krenohemi ndër shekuj. Çdo cenim i tyre përbën sjellje antikushtetuese, mentalitet primitive jo qytetar dhe akt burracak antipatriotik.

Gjithashtu Fryma e Re Demokratike shprehet publikisht se sot në jetën politike dhe pas pak javësh me votën popullore edhe në qeverisjen politike të vendit, do të mbetet një zë kurajoz dhe qytetar në mbrojtjen dhe promovimin e ngjarjeve dhe akteve të mëdha historike, të vlerave dhe interesave madhore të kombit shqiptar, të vizionit për një shtet modern shqiptar, një Kosovë evropiane, për bashkësi shqiptare të respektuara dhe të mirë-integruara në shtetet e tjera respektive të rajonit, drejt ecjes së bashku në projektin e integrimeve brendashqiptare dhe ndër-evropiane. Kombi, shteti dhe simbolet nderohen duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme me detyrimet publike e politike, gjë që e dallon FRD nga partitë e vjetra, të cilat për interesa dite dhe personale kanë ndërmarrë akte që cenojnë jo vetëm nevojat ditore publike e kombëtare, por edhe vetë vlerat dhe interesat afatgjata të shqiptarëve. FRD deklaron se respekti për kombin, atdheun, simbolet, kushtetutën dhe flamurin janë e mbeten frymëzim themelor I projektit të saj politik. Ndaj ne sot, ndryshe nga të tjerët, e nderojmë 135 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, nderojmë aktin e saj patriotik dhe zotohemi se në misionin tonë politik do të punojmë pareshtur për t’i rikthyer dinjitetin dhe standardet ende të munguara të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

http://frd.al/2013/06/10/frd-politika-percarese-e-partive-te-vjetra-vepron-kunder-interesave-kombetare/

 

38 Komente

Kete foto e kam bere vjet me dockat e mia.Gezuar!

te qenkerkan lagur dockat nga vesa e bute e shiut.

A thuhet gezuar 135 vjetorin e Lidhjes se Prizerenit ?

po me Gezuar.

Akt patriotik prej meje ky,ta dish.

Lizander mire idete, por miqesisht ju sygjeroj te reagoni me fuqishem per ate aktin monstruoz qe kishin bere ne Fier ndaj kandidatit tuaj. Shume e tmerrshme.

Historianet e vleresojne ngjarjen ne fjale ,si nje nga ngjarjet me te rendesishme te historigrafise shqiptare,e cila e ngriti ceshtjen shqiptare ,per here te pare ,jo vetem ne nivel kombetar,por dhe dipllomatik ,kurse politika e injoron me heshtje kete faqe te kuqe te kalendarit tone,duke na propoganduar me nje demagogji te dal mode premtime boshe.

Qeveria do festojë pas 23 qershorit - N.N. 

 

edhe opozita.

gezuar mor gezuar,po bamka sa ishte kryetar i shtetit shqiptar te shqiperise deklaronte kudo qe vente se ishte kunder idese se nje kombi shqiptar ne gadishullin ilirik.

tani qe i duhet te distancohet nga serbi SB,perpiqet te beje atdhetarin,por gjurmet lubonjiste duken nga larg.

nuk vihet bytha ne dy karrike

Eshte e drejta jote te kesh bindjet e tua por nuk mund t'i vesh bindjet e tua ne gojen e te tjereve. Bamiri nuk e ka menduar ndonjehere kete gomarllik e jo me ta thote. Te jesh i bindur se nje gjys llafi te tille te kish thene Bamir Topi, une s'do kisha punu asnje dite per te.

Mund te mos jesh dakort me disa deklarata te vakta ne lidhje me bashkimin kombetar, kur ka qene President. Kjo per arsye se ai ben pjese te ata njerez, qe ndonese mendojne se bashkimi eshte dicka e natyrshme dhe e padiskutueshme, nuk jane dakort me menyrat qe propozon Vetevendosje! Menyra te cilat i mbeshtes fuqishem une personalisht.

 

ai ben pjese te ata njerez, qe ndonese mendojne se bashkimi eshte dicka e natyrshme dhe e padiskutueshme, nuk jane dakort me menyrat qe propozon Vetevendosje!

Nese eshte e vertete, per kete me pelqen Topi.

ai ben pjese te ata njerez,qe mendojne se te dalesh me sandale ne tiron osht cool. 

Gezuar edhe mend ne koke

epo congrats prizrendi

C'lidhje ka partia e Bamirit me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit (pervec lidhjes qe kemi te gjithe si shqiptare me kete ngjarje historike per kombin shqiptar)? Ka monopolizuar me ndnje dekret presidencial veterineri kete date?

Gezuar!!!! smiley Kena fillu me harru dhe ditelindjet tona...

Nejse, manifestoja te cilen nuk e lexova, me duket e tepert. 

Ja ku keni edhe urimin e Vetevendosje! (me dy pjese per efekt limitesh)

Sot përkujtohet 135-vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Lidhja është njëri prej kulmeve të Rilindjes shqiptare, është pikërisht momenti kur populli shqiptar i njohu vetes të drejtën për t'u renditur i barabartë me popujt e tjerë, e për të marrë pjesë në histori si subjekt i mëvetësuar, politik. Lidhja e Prizrenit reflekton frymën e iluminizmit evropian të kohës, emancipimin prej feudalizmit dhe ndasive të imponuara prej perandorive sunduese të mëparshme.

Lidhja ishte organizimi më i madh politiko-ushtarak që pati synim bashkimin e shqiptarëve, nën idenë e themelimit të shtetit modern kombëtar. Ky organizim ishte i fuqishëm edhe për faktin se në të, lidhja politike, u vendos përmes të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet e veçoritë. Teksa, thirrja për mobilizim e organizim, edhe ushtarak, përveçse politik pati synim të qartë atë të  mbrojtjes së shqiptarëve nga hegjemonia mbizotëruese e kohës e jo të kundërtën.

Kjo datë shënon fillimin e një projekti të papërmbushur. Për këtë arsye shënimi i datës së Lidhjes së Prizrenit ka ende domethënie politike.

Kosova, edhe pse e banuar me një shumicë të qartë shqiptarësh autoktonë, nuk po njihet si shtet i shqiptarëve, dhe këtij populli po i pengohet vendosja sovrane për formën e shtetit ku ata vetë banojnë. Ky pengesë përbën një moment delegjitimues të epërsisë së demokracisë mbi arbitraritetin. 

 

Në Kosovën e shqiptarëve Lidhja e Prizrenit nuk konsiderohet nga pushteti si një datë e denjë për përkujtim zyrtar, duke mos marrë parasysh kështu mbi 96% të popullsisë.

Kjo festë ka nisur të përkujtohet prej aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në të gjithë Kosovën, duke dekoruar rrugë e qytete me flamurin kombëtar, e duke hequr flamurin që i imponohet popullit të Kosovës në emër të frikës.

Paradigma e frikës nga ndonjë dhunë e mundshme ndaj minoriteteve është tërësisht e pavend. Shqiptarët, kudo që kanë mundur të ndërtojnë shtet, janë shquar për respekt ndaj komuniteteve. Gjithçka që ata kërkojnë sot, njësoj si 135 vjet më parë, është që të jenë të barabartë me kombet e tjera, të lirë dhe sovranë për të vendosur për veten e tyre, për të përbashkëtën e tyre.

Vullneti i shqiptarëve për bashkim vijon të jetë prezent edhe sot, po aq i fortë e po aq masiv, për shkak se kjo është zgjidhja që dikton historia, që dikton nevoja për zhvillim ekonomik, nevoja për mirëqenie, për drejtësi e për shtet të sigurt që balancon interesat gjeopolitike në Ballkan.

Ky vullnet nuk është etno-identitar, por tërësisht politik e publik. Ky vullnet nuk nënkupton ndasi, por përbashkim dhe ndërtim të një ekzistence dinjitoze.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron sot gjithë shqiptarët gëzuar Ditën e Lidhjes së Prizrenit, dhe i fton të bashkohen në të vetmen rrugë për realizimin e programit të Lidhjes, që është ajo e aktivizmit politik e kombëtar.

 

10 qershor 2013

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prape sot policia e Thacit ka arrestu - aktiviste te VV se kane dashur te dekorojne Prizrenin me flamuj kombetar e jo turq, greke, etj.

Gezuar pervjetorin e lidhjes, megjithese eshte pak acarus fakti qe nje urim te tille ta bejm poshte nje artikulli qe i sheben nje partije dhe jo nje artikulli te shkruar nga nje gazeter per hir te profesionit.

Pyetja jote eshte plotesisht e drejte. Problemi eshte se askush nuk e rrujti me hap nje teme te tille. Nuk e di nese ne ndonje gazete ka pas ndonje shkrim per kete. Ne asnje televizion nuk ka asnje fjale per kete date historike.

Ndaj mu duk e drejte qe ne kushtet e budallalepsje totale elektorale, te ve ne dukje se te pakten FRD u kujtua per kete date.

Hej sinqerisht nuk ju duket qesharake qe ne faqen e AKZ nuk ka asnje fjale per kete date? Askush me mire se une nuk e di se sa me bindje e ka Kreshnik Spahiu, ceshtjen kombetare, po qe do e harronte totalisht si date nuk ma priste mendja. Nejse per mua surpriza eshte shume shume e vogel.

tashi nuk eshte se bera ndonje pyetje. komenti im ishte urim+konstatim. pos gjithsesi ne kushtet kur media e le ne erresire totale kete ngjarje edhe fakti qe na e kujton nje parti, eshte gjithsesi positiv(nuk kam pare ne asnje gazete ndonje shkrim sot pervjetorin e lidhjes). 

sa per ate qe sa ka perkujtu as AK nuk eshte se perben ndonje problem se te themi te drejten qe pas 100 vjetorit perdorimi i ngjarjeve historike per perfitim elektoral na ka ardh ne maje te hundes.

eshte vene qellimisht kjo propagande dylekshe elektorale me nje date te shenuar te levizjes kombetare shqiptare, me mendjen per ti sherbyer Edi Rames. Lidhja e Prizrenit, qe themelon organizmin politik te shqiptareve, konstituon politikisht kete komb, perdoret nga njerez ordinere, qe kane dekoruar edhe Janullatosin, per fushate elektorale dhe kjo eshte fyerja me e madhe qe i behet kesaj date.

imponim standartesh anti-shqiptare turko-klanesh ,sigurisht  fajin e pare e ka ai qe ka kujtuar se gomari eshte kafshe trape vetem per pune , etiketim shekullor duke harruar se magari me i madh ka qene ai qe i ka hipur

per habine e gjembit , edhe une qe thua ti gjemb ( meqe na e prure lajmin tek  pa censure ) jam e habisme he per he

Elba,

Partine e ketij tipit e ke ne koalicion me Thacin dhe partite serbe qe i bejne mazhorancen.

E gezofshin ! Sipas festes do te na e  vene smiley

Mu s'me kap lapsi - Welcome to Canada smiley

Ky te pakten qenka burre. S'e mohon Baba Sulltanin.

Cne flamure greke ne prizren?

Ke gjithe flamuret e NATO-s.

Aha. Protokoll normal. 

gezuar 135 vjetorin e lindjes se kombit modern shqiptar.faleminderit lizandrit qe na kujtoi

 

Lidhja e Prizrendit

Shkrepi dielli buzës s'Cukalit,
Eja e t'kndojm, oj Zâna e malit,
Eja e 'kndojm më Lahutë t'Malcís,
Si atà Krenët e Shqyptarís
Në prizrend na janë bashkue 5
Per me folë, me bisedue,
Shqyptarín se si m' e pshtue
Prej çapojve t' Malit t' Zí,
Qi ka dýndun top e ushtrí,
Me hî n' Plavë, me hî n' Gucí, 10
Me marrë Shkodren me Malcí,
Dér kû dán vendi me Drí;
Pse, po thonë, Mbreti i Stambollës
Dorë i dhânka Knjaz Nikollës
Me ndezë zjarm aj m' votra t' ona, 15
Me ngá qét aj n' ara t' ona
Me bâ drû n' zabele t' ona,
E me grá e me vasha t' ona
Me luejtë Shkjau harushë nder né,
Thue se s' ká Shqyptarë mbí dhé. 20
Por po kisht', besa, Shqyptarë,
Kisht' Shqyptarë zêmer bujarë...
Burra t' urtë, trima luftarë,
Qi s' po u tutshin kta me dekë
M' erz a m' tokë me pasë me i prekeë.

AT Gjergj Fishta

dy dite me pare isha ne muzeun historik, dhe u ndala mora fryme para pavionit te lidhjes si me poshte. Vazhdoj te mendoj, si ka mundsi qe na eshte prish gjaku ne ket fare feje.

Respekte per ata burra !

Sepse natyra na ka mohuar aftesine e orientimit

E gezoj-me vete.  Pa parrulla.

Mos politizoni trashegimnine, tha.   

Ti deshe te thoje te mos e politizojme sipas mos-deshirave tua. Se po ta kish bere PS deklaraten do ishe fort e lumtur e nuk do e bllokonit postimin deri ne darke. Shko voto Kocon se aq meriton.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).