Gjatë dy viteve të fundit, që kur nisi ndërtimin, autostrada Tiranë-Elbasan, ishte ndër prioritetet madhore për kryeministrin Berisha. Dhe rëndësinë e kësaj autostrade që shkurton ndjeshëm nëpërmjet tunelit distancën mes Tiranës, Elbasanit dhe juglindjes së vendit, kryeministri e tregoi kur preu i vetëm shiritin e inaugurimit. 

“Tuneli është monument madhështor i një modeli i cili ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës suaj. Ne mbajmë fjalën tonë. Inaugurimi i sotëm është dëshmi e një fjale të dhënë, e një fjale të mbajtur, para jush qytetarë të Elbasanit, para jush shqiptarë”, tha Berisha.

Kryeministër i Shqipërisë Për kryeministrin Berisha, ndërtimi i kësaj kryevepre infrastrukture, nuk është vetëm një kartë e fortë elektorale, por dhe një fakt tjetër i modelit dhe vizionit që sjell zhvillim për shqiptarët: “Janë të gjitha mbështetje për të gjithë qytetarët, pa dallim, demokratë, socialistë, të paparti dhe unë ju garantoj se siç bashkon Tiranën dhe Elbasanin, ky tunel do të bashkojë shqiptarët ndaj dhe është koha sot më shumë se kurrë të bashkohemi.” Kur ftoi shqiptarët të bashkohen me Partinë Demokratike, kryeministri nuk përjashtoi as deputetin socialist Ben Blushi, të cilin e ftoi të marrë teserën e demokratëve, sipas premtimit të bërë ende pa nisr ndërtimi i autostradës: “Për t’i dhënë atij mundësinë një herë në jetë të mbajë fjalën e tij, ndaj dhe e pres në seli kur të dojë t’ia dorëzoj teserën sepse ne tunelin e ndërtuam.”

Ndërsa për Edi Ramën, kryeministri kishte një mesazh tjetër, kur foli për sindromin e moshës që ka kapur kreun e opozitës, të cilin e cilësoi si njeri pa ide, të veshur me dëshpërim dhe pesimizëm për shkak të së kaluarës në vitet e rinisë: “Ai u rrit zvarranik në bunker. Unë u rrita zog malesh dhe vazhoj të fluturoj. Ju ftoj të ecim përpara. 7 ditë na ndajnë nga fitorja e merituar. Ta ngremë në lartësinë e këtij tuneli.” 

Kërcënohet ekipi i "Fiks Fare" 

Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” është ndaluar dhe kërcënuar nga Garda e Republikës si edhe i janë sekuestruar pamjet filmike të xhiruara në inaugurimin që kryeministri i vendit i bëri tunelit të Krrabës paraditen e së dielës.  Operatori Eno Cucallari është ndaluar të xhirojë pak momente para se të nisë fjalimi i kryeministrit, ndërsa në kërcënim e sipër i kanë marrë edhe kasetën që kishte xhiruar mitingun e organizuar me këtë rast nga Partia Demokratike. Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. “Fiks Fare” do ta ketë në fokusin e saj në emisionin e të hënës, si edhe do të zbulojë mënyrën se si u urdhërua për kërcënimin dhe sekuestrimin e kasetës filmike.  

Urdhëri i Gardës së Republikës është i paprecedentë dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga kushtetuta e vendit për informim.

212 Komente

Shyqyr qe qekerkare kercenuar ekipi i TCH  qe te vinte ky lajm ketu.

Po praaaa, kjo e fiksit qenka me interesante se tuneli smiley

çfar' ke shkrujt o brand se s'po marr vesh?smiley

e mer ti e mer vesh smiley

smiley eshte ca si vape kendej nga une,shof turbullt

lere...lere...filloi dhe ketej  por turbullt me shikimin ....ncuq..... smiley

me duket se edhe ti kishe probleme,se e kishe parkexhu makinen n'trotuarsmiley

pe gje roje rreth e rrotull makines ti ?  Jo ! Ska qene e imja smiley

smiley po i besojme akuariumit pra hahahaaaaaaaaaaaaa

shyqyr thua ti,po peshqve u be gjaku uj .....smiley

Thonë, se këtë kërcënim Saliu e përgatiti pas darkës së mbrëmshme. Vula iu vu herët në mëgjez, në rrugë e sipër...

Levizje me mend, i siguroi pese deputete ne Elbasan sala

5 vec atyre 7 qe do marri ?.... Jo or burre se nuk shko aq pazari smiley

Pese ne total, megjithe ata te shtate smiley

U hap rruga apo tuneli?

Tuneli është dhe rrugë...
Pse ça mendoni ju, tunel si galeri miniere është ai...? smiley

Tunel dhe njëkohësisht dhe rrugë, vetëm me Saliun.

Rrofsh o Sali se po punon si një i ri...

Keta ne fakt nuk ka tunel e rruge ne bote qe i shpeton nga disfata. 

urime!   kjo rruge do tua bej  pak  me te lehte jeten qytetareve..

 

p.s   dhe mos harroni te ndiqni rregullat, apo sic  thote tabela:  ''Keep on the right''.smiley

o sali o pall e forte, i can malet porsi torte

O Edvin o pallosh, shiko Salën që t'mësosh...

He mer se nje vrime eshte. S'vlen as sa ai xhami pa leje qe eshte ne krye te vendit ketu. Pastaj e ka gerrmuar Sali Vucidolsi me doren e vet. 

Vetem tuneli eshte mbaruar apo e gjithe rruga? Dmth a ka me pune per te bere apo perfundoi me kaq?

Jo jo rebus, ka akoma pune, por kryesorja mbaroi. 

Rruga Tirane - Elbasan te pakten do edhe nja 5-6 muaj ose dhe me shume qe te perfundoje. Kane perfunduar te dy tunelet?

Vetem tuneli. So u inagurua njera hyrje e tij, 1 dite para zgjedhjeve do inagurohet hyrja nga ana tjeter smiley

Pastaj do inagurohet edhe takimi ne mes nga te dy krahet.

Si Kalimashi dmth. Po nejse, ta bejne mire te pakten e ta coje deri ne fund kushdo qe te fitoje pas zgjedhjeve. E meritojne elbasanllinjte rrugen smiley

Tyneli me pelqeu, dhe do Zoti nuk ndodh ndonje shembje si ai i Kalimashit. 

Pierre pse kaq pesimist ti?

ç'pesimist a derzi Timi, une sot per çudi jam me optimisti, i vetmi fakt qe me deshperon eshte qe Buall Mavria merr borxhe te huaja per infrastrukturen kur mund te marri borxhe te brendeshme dhe te fusi ne loje obligacionet e ndryshme. Qe do merrej vetem me rruget e autostradat ky, une e kuptova qysh tek mandati i pare i tij (aty nga 2007) kur ai iu dha prioritet fabrikave te çimentos. Ne ate kohe thonin te gjithe, e tymi-tymi smiley tymi-tymi dhe ja ku i doli tymi, tek rruget smiley

dhe ta thaje tregun e brendshem me keq se ceshte thare eee? je dhe maqroekonomist ti.

nejse, nje pyetje: ku e di ti qe po behen me fonde borxh ato? spo te pyes per ndonje kunje per ceshtje leshtore, po dua vertet ta di?

dmth edhe pse nuk ka mbaruar e gjithe rruga, prape qysh me inagurim, tuneli do jete funksional?

Ne shqiperi quhet inagurim edhe fakti qe ti mendon te inagurosh dicka. Inagurohet vete inagurimi. Edhe cdo 10m rruge inagurohen. Sa me kompleksiv te jete individi aq me shume ingaurime ke.

po ec mer se ju duhet te jeni te fundit me lujt rolin e objektivit ktu se kur hapeshin kanalet e rrugeve te saposhtrume per me shtru tubacione e kablla telefoni ne TR, nuk u ankut najher. Edhe kur rruget boheshin gjith gropa masi i kish rregullu Koco, ishit m'rregull me planin.

Uren e Bem ,na duhet vetem lumi tani

Sa I gjate eshte ky tuneli? smiley. urime urime ta gezoni. Do kete toll kur te hyni? lol

Nuk besoj te kete Toll, se i thone Albanistan smiley s'kane pare njerzit. Ne fakt per kafe e birra kane, por per te paguar Toll nuk kane smiley

Pjero, po sa I gjate eshte, s'na the? Tolls duhen nese duan rruge te mira shqiptaret. 

Nuk jepet ketu ne shesh te hapur ai informacion, Moza. Ne privat ta tregon Pjeri smiley Sigurisht qe varet nese ti je kompensate apo jo.

Po 2,5 km moj Moza 2,5  jo me shume smiley

smiley. p.s. Gjembi ke inat ti?! smiley

E pat fillu dhe Rama i tunel qi lidhte selinë e PS, Bashkin dhe LSIn via scanderbeg sq. po ia shembi Luli.

E gezofshin qytetaret!

Duket qarte qe eshte pune photoshopi. S'ka tunel fare. Eshte si ulja ne hene qe edhe ajo u be ne studio. Prandaj jane ndaluar dhe filmimet. 

ti po thua qe kjo larte nuk ekziston fare keshtu si ne foto?

Cudia eshte si paska mesuar Vucidolsi te perdore photoshop dhe shqiptaret te hane bar si gjithmone. 

A di te me thote shkurtimisht ndonjeri nga ju ketu se ku qendron merita e saliut ne kete investim? 

Merita qendron ne faktin qe leket i beri tunel dhe rruge , shume mire mund ti perdorte edhe per te bere nje pishine te vockel ne oborr pershembull , ke do pyeste ?

Po leket ku i gjeti o Brado?

ta dija une se ku i gjeti leket AI  .....ehu.....

Borxh si rruga e kombit qe ka rene tuneli nja 20 here dhe leket I bie ti paguajme une e ti per 7 breza

Po u tha ne artikull o Timi qe nje pjese e lekeve u financuan nga arabet. 

Nje pjese, po pjesa tjeter nga dhite e saliut?

Gezuar Elbasani, qe tani mund te quhet lagje e Metropolit Tirane, se 20 min larg eshte me makine. Ne perendim keto distanca jane qesharake... Elbasani eshte me afer se Durresi tani me TR

Fjale e mbajtur!

4 vitet e ardhshme, projekti i Gazsjellesit Trans-Adriatik Pipeline dhe Rruga e Arberit dhe jemi ne rregull

4 vitet e ardhshme, projekti i Gazsjellesit Trans-Adriatik Pipeline dhe Rruga e Arberit dhe jemi ne rregull

Vec kaq? smiley  Une po prisja per rrugen per ne Hene. S'qeka gje ky muhabet. Me zhgenjyet.

Ai eshte mandati i katert

E pse duhet te presim deri atehere? smiley

Une mendoj qe PD-ja duhet t'ja nderpresi rrogen Leftit ngaqe s'permendi hekurudhen per ne Kine.

Pse mer dhe kete e ka thene?smiley 

smiley

E kane nxjerr icik out of context besoj, po prap ky eshte loqe kur fillo e ben premtime, nuk e freno fare imagjinaten. 

Ti po ve ne dyshim NM?!

O lefKOpe eshte mbaruar vetem nje tunel nga 2 gjithsej dhe pjesa tjeter e autostrades do edhe ca kohe qe te perfundoje. Besoj se perurimi do i takoje kryeministrit te ri ta beje qe sigurisht nuk do te jete kucedra plake. 

Lefto i marrsh pleshtat Elbasanit se s'ka per te qene lagjja e askujt smiley

Ky me siguri do kete dashur te prishe mitingun e PD-se. Pse agjitpropistat te na thone qe ne fakt donte t'i bente atentat NM.

Burime te brendeshme thone se jane "interceptime " te Imam Bajlldise per pershtatjen e kamerave si arme zjarri me qellime te pa zbuluara akoma . Ky eshte shkaku i ndalimit te "operatoreve " dhe sekuestrimi kamerave . Me kete rast Garda ka patur te drejte te veproje per riveshjen e Antiplumbit z.Berisha ashtu si me Heqjen e antiplumbit ne studio kur e kontrollon Çani dhe Mamaqiu !

Tuneli e rruga do mbaroje veren e vitit tjeter. Ka nje seri mangesish teknike te cilat nuk e lejojne qarkullimin me parametra sigurie pra , ventilimi, largimi i ujrave, kujdesi i perhershem, monitorimi i  tunelit etj.

Per kete shkak asnje perfaqsues i firmes qe nderton nuk ishin te pranishem sepse neser ne rast aksidenti munt t`i perdoret kunder.

Mirepo qefliu i dhise keshtu do, berihaj. Kush ka deshire le te vetposhterohet.

 

Nejse urime peshqve prej Elbasoni smiley nderkohe qevriu pse ore nuk e late fiksin tu bente nje reklame falas ..,ncncnncncnnc  special jemi si gjithmon!

e kishte ftu njeri fiksin ? jo

Pse duhet ftese per keto evenimmente te interesit kombetar mo Brad smiley 

Pse duhet ftese per vepra publike te ndertuar me taksat e shqiptareve?

 Mesa duket këtë radhë shqetësimi ... lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast.

Veshja e xhamadanit vija-vija me kevlar?

Rendesi ka qe u hap tuneli. Dynjaja do bejne xhiro ne tunel me makine. Per rrugen kismet nga zgjedhjet lokale.

Sala i pari në Tokë që ka ndërtuar edhe tunel edhe rrugë. dmth rrugë-tunel, ose tynel-rrugë.

Bravo Sali.

Per ata qe nuk e dine mire. 

Tunelet kane mbaruar te dy, 100%. Eshte shtruar njera ane (pra dy korsi) nga Tuneli ne Elbasan, dhe nje pjese nga ana tunelit drejt Tiranes. Por jane bere lidhjet me rrugen e vjeter. Pra mund te perdoret pjeserisht autostrada, por plotesisht tuneli qe menjanon Krraben. Qe te mbaroj tamam do dhe nja 5-6 muaj mbase, sepse ka nja dy pjese nga ana e Tiranes qe nuk jane bere. 

Me pak fjale e kane hap sa per tu kenaq icik njerezit per nja nje jave, me 24 qershor do mbyllet perseri per ca dite smiley

Pra nuk eshte akoma tunel per te mbaruar pune por eshte tunel muze. Pra kucedra plake po na fton qe ta vizitojme si muze? 

ne fakt ai tha monument jo muze

Jo jo, e ka hap kastile për TëGjatin* që të luftojë helikat e ventilatorëve, si DonKishoti... smiley

Epo c'inagurim eshte ky?! duhet pare definition of ' inagurimi'. Duhet te ndryshohet, Sala I ka dhene ' new meaning'. 

Ore kam dy orë që vij vërdallë të gjej tunelin për të dalë shkurt në Elbasan. Di gjë njeri ku është rruga?

kalo TEG -un merr rrethrrotullimin djathtas .

Aa haa paske humbur rrugen ne oborrin tat smiley

smiley

Po kur sgje tunelin, qysh do gjesh

Sa i larte eshte tuneli? A e ze psh autobuzin ?

Ah, nuk shkon deri aty aftësia parashikuese ose ligësia e Salës. Ai i bën tynelet edhe për kërriçat... Plus që nga mandati i tretë e tutje, këta, kërriçat do kenë edhe korsi prefereciale, madje dhe ca mullinj me erë*.

*do përshtaten ventilatorët....

smiley

yll fare

sa dilje prej qyteti fap e gjeshe veten ne Ibe !

Shkundje koken se mendoje mos je ne enderr

ta gezojme

p.s. punojne te dy tunelet, ne vajtje e ne ardhje dhe gjithe rruga EL-Tunel eshte tepsi.

Ngelet te mbyllet IBE-TEG

Mos harro, se u këput Beluli smiley, mba djathtas...

rrofsh. tani e mora pergjigjen e pytjes. urime.

Shkove ne perurim? Dhe e thu si pa tkeq. 

smiley

apo cjam une per inagurime

ne fakt shkova per nje sebep te hidhur dhe ne kthim , ish hap tuneli

Per ke do votosh moj Ruzhe me tunelin  ani pse un nuk besoj se do shkosh ne El me sh se 2 her ne vit smiley

smiley

e ka deklaru publikisht smiley

ne fakt ate uroj, mos shkoj, sepse vitet e fundit shkoj vec per sebepe te keqija.

Po vota sikur osht e fshehte de smiley

si pyet kshu si pa te keq tina smiley

demek je dhe intelektuale smiley

 

Ket po i thosha bradit per ty po iu duk unglaublich smiley

Cna bone kurioz io Ruzhe me mor rrugen per elbason. PO keto thone qe ska rruge mre

Shkundje koken se mendoje mos je ne enderr

ta gezojme

po mahen shenim te gjitha. neserdej do pyetet: c'beje kur inauguroheshin tunele? te gjith do thon s'isha, s'isha deri edhe bradi ka pr ta mohu... (script i njoft ky, 2 mij vjecar e n'vazhdim smiley  _)... por scripta manent, ruzhdije  smiley

s'do nimojm dot as "miqt qe u gabun" smiley   

ca te mohoj une me , nuk jom nga Skrapari.

nuk je, nuk je, por te kemi bo tonin. dmth sikur je me ter mend. je ne listat e mira.

nga nji on me vje inot qe pse te del mire gjithanej. por cilsia kerkohet gjithnji. kjo te jep dore.

smiley

ckeni mre, na leni te gzojme smiley

po pra as me u gzu ste lejne smiley

smiley

smiley

 

s'me ka nal e qeshmja... hajer o Zot!

Ruzhdije nuk i bahet qefi njeriu me moter smiley

tipike smiley

jena msu.

dhe e kam pa shaka. fakti qe e ka ba sala i ka hidheru shume njerez per tunelin. e habitshme vogelsia jone.

a thu se na plasi trapi ke sala , inagurimet etj.  flluskat e sapunit do shfryhen, rruga do zoti ngelet.

ishte goxha pune, nje nga urat ishte wow, besoj se ke urat ka pas me shume pune sesa ke tuneli vete. Ngelet me pa sinjalistikat dhe elementet e tjere rrugore, qe psh rruga e kombit i ka per faqe te zeze

ishalla se dhjesin ne fund

Per nder aq jam e gezume sa s'kam fjale te gjej. Vellai im, edhe shume si ai , qe e bejne perdite rrugen e Krrabes prej punes qe kane , e kishin me frike se sado i kujdeshem te jesh ti ka lloj lloj shoferesh , dhe Krraba ishte humnera qe luante me fatin e njerezve , ishte nje loje e rrezikshme ..........

Kujt si bahet qefi me ? ouuuuu ai hall na zuni ne , do rrime sonte pa gjume smiley

po ca flet o yllo , ju , neve , te gjithe kemi shpetu , shpetu

ka ndrru koncepti i shqipnis edhe nga kjo pikpamje.

ne qe kemi ik ne 91-shin, jemi si muzeume levizese te asaj qe ishte. dmth per ne durrsi ishte i goxha rruge, fushkruja nji torture, ndersa vende si Bregu apo Gjirokastra ishte nje ceshtje ditore, po nga ato rraskapiteset ama. Autobuzet (zakonisht me 45 vende - 2 "per shoferin") jane dinosauriat e mi, por edhe te dores si une.

befasimin e pare e pata nji here qe kisha ik ne tirane per vizite, dhe me thote kushurini (qe jemi rrit bashk), ku do me e pi kafen, a ia fusim te shkomi kavajes shpejt e shpejt. mirpo e tha me i lirshmeri qe mu me ra si tulle ballit.

Transporti ka qene nji nga plaget me te mdhoja te atij veni. Top 3 pa diskutim.

Pa e lidh me kto pislliqet zgjedhore, eshte me ter mend dicka qe te merr frymen nga mrekullimi, qoft edhe konceptualisht.

Nuk ka gzim pa interes smiley 

krruhu...krruhu.....por do hudhna ke vota bardhe masnej smiley

Brad  sot merito nje hug e nje kiss prej meje  smileysmiley

amon po bradi pse e merion, a thu se ka heq nai lopate me dhe nga tuneli smiley

 

bradi qelloi me  smiley  kush jep lajmin e  mire ( q e eka dhan me kohe ) meriton ene peshqesh smiley

Dy here ne Elbasan plus dy here ne Pogradec plus dy here ne Korce plus nje here ne Maqedoni, ja vlen vallai.

c'ne maqedonia vetem me nji udhetim? me lire eshte ne maqedoni se ne pogradec e korce me shku per weekend, ene argetohesh te pakten.

Keto shifrat i kisha per month smiley

Une nga inati nuk shkoj te Ata katundare.me mire dardhe,boboshtice,drilon e tushemisht.

Te pelqenka rakia e manit me duket 

O njerez te politikellogorizuar, lerini llogoret menjane per nje rast si ky, se eshte goxha arritje. Urime FIksit per ndalimin nga Garda! smiley

Libri i ardhshem qe do te shkruaje NM: Kur inaguroheshin tunelet.

Jo jo nuk shkruj libra tha, se jane te gjitha rrena. 

Elbasani shpetoi ! Tani fillon globalizimi , katunaret do zbarkojne ne Elbasan me shume , edhe elbasanllinjte do ikin e do behen katunare tirone , ato qe jane ne bathore do kthehen anej nga kan ardh , se eshte rradha jone tashi smiley

Nuk mund t'a kuptoje dot asnje , pervec elbasanllinjve qe kan heq ne kurriz Krraben se cer halli te madh na kan heq. kan fluturu makinat ne humnere vit per vit ........smiley

Fitore madhe !! Ta gezojme !!!

Tuneli eshte 2.5 km i gjate gjate dites, thoshin lajmet e PD. Por naten eshte shume shume me i gjate.

ishte sh i shkurter, sa hap e mbyll syte,

gati e pabesueshme, qe kemi vujt per aq ngjitje-zbritje te nje qafe mali,  e cila ne distance ajore (tunelore dmth) ishte vetem dy minuta rruge

Naten tuneli gjithmone behet me i veshtire me u gjet e per rrjedhoje me i gjate

Hajt mo te themi vrima qeka bo. Megjithse vec Ruzhdija e ka pa gjer tani, dhe ajo s'ishte shume e sigurte a e ka pa ne enderr apo jo. 

Po mire kush na garanton qe del me fitim kjo pune. Dhe Sala i mcefi hesapet nga fiksi. 

Tirona e ke provu te te prishet makina maje kiklit ??

Kukli mi Elba

e jo ne i themi maj kiklit , aty afer jemi  ce vret gishtin smiley

di qe kukli eshte fshat malor i gramshit m'duket pranej them

ku di gja une o br3dh sa katune ka gramshi , po ne i themi me shaka

ha me cer do aty maj kiklit ?? ca t'ka hum ?  smiley

"Kikli" eshte nje si tip hu gardhi ku zakonisht hipin pulat...prej kesaj edhe shprehja "si pula ne maje te kiklit" smiley

ah...flm

he ja e perforcoi dhe rebus

ca ftyre e keqe je po mu pse sme beson ti mer katunar smiley

po rebusi e sqaroi dhe origjinen pra, jo si ty qe na injoront

Qit hesapet thuj Sales, studimet sa permiresohet ekonomia, ate boj. Dihet qe rrugen vetem pune prishin, pa le tunelet qe prishin dhe malet. Sidomos kur i bo Sala. 

 

shiko, e kom thon edhe i her. maj men nga feminia nji kthim nga elbasoni, me nonen time paste ndjese, kishin nji tip "xhipsi" puna e tyre, iu thoshin Xin Fu mos gaboj, nejse se s'ka rendesi, edhe benxina kishte shku ne fund. shoferi me kursy e fikte ne disheze dhe e lente "a folio". E mire, funksionoi... biles per mu si kalamo ishte edhe qejf, se kjo u shoqeronte me brohorima nga e gjithe makina, tip tifozlliku, qe a e ha dot maloren qe vjen mrapa nga vrrulli i dishezes. Por kur e menoj sot, se si mund ta lesh makinen me shku disheze pa motor ndez (timoni bohet aq i rond, sa s'ka zot qe e manovro, esht si me dash me vra veten...

ps. rruga per elbason, nga ato kodrad e krrabes, eshte e bukur per mu. ajo pjesa e librazhdit nuk shtyhet. vetem qe e kompenso muhabetin liqeni.

Njehere kam kaluar nga Krraba, se fundmi.  E bukur, por e frikshme.  Nen udhezime te rrepta makina ishte me 20/ore.  Po te vente 25, zbrisja nga makina dhe e beja ne kembe.  

Sa per eksperienca femijerie, I see your Krraba and I raise you Qafa e Malit.

Per tunelin/rrugen/temen.  Ta gezojme.  Qe do inagurohet disa here eshte e dhene konstante keshtu qe s'perben ndonje lajm.  Ne rrethana jo-zgjedhjesh mund te diskutohet kostoja (sa ne rruge, sa ne xhepa) realizimet teknike etj.  Por heperhe urime.  

sigurisht...sigurisht...hetime do te kete , po mire prape , dallon nga keta zemerzinjte.

zemerarte

zemerak

zemerbardhe

zemerashper

zemerbore

zemerbrengosur

yyyyyy sa zemra-ime ka shqipja. 

Zemërdlir smiley

S'qe vetem pune lekesh. Flitet qe kane hapur ca xhepa anash tunelit ku mund te besh seks me dashnoren nderkohe qe nje kinezke te ben masazh dhe nje tatuazh, por ato xhepat hapen vetem duke ferkuar teseren e PD-se midis asaj gjese.

Fiksi i kishte rene mëtësë, ndaj keta ja fëshfëshën kaseten.

Horr! smiley

Kishte qellu racist ai kameramani i fiksit? Apo ia kishte bere tatuazhin ne vend te keq, nga ndricimi jo i mire. 

Kur ja beri tatuazhin lexonte nje gje, me vone lexonte dicka tjeter.

Meriten e ka gjeja. 

Por ama kinezka i kishte pershendetur "ni hao" dhe keta te Fiksit ishin ofenduar duke e quajtur kete si implementim te planit te Berishes per te qinezeruar Shqiperine. 

Fundja kaq te veshtire e kishe ajo te thoshte "tungjatjeta hej burra, ku e doni tatuazhin dhe si e ka emrin kjo shurra"?

Emrin e ka Kai-lan

Kete te fundit thuj, ishte tarifa e madhe per te bere swapping me ate lengun organik. 

PS. Pa dash me te prish figuren letrare, por per icil doze realiteti, ka aq motele anej, sa s'i shko menja njeriu me e bo ne tunel.

Ky falimentoka dhe ate shkencetarin shqiptar. 

Te keshilloj Briana Beanson pastaj smiley Apo si e ka shqip ajo shurrat maçokja ? smiley

Tashi dum Stadiumin.

U sa mire tashi gocat e Elbasanit s'kane nevoje te bejne xhiro bulevardit Qema Stafa  , po tak makines - po shkoj me pi i makiato te blloku do vish ? smiley

po po 1 euro kafja ke Blloku , rri a te keqen, tek kafja e lagjes, 0,35 cent smiley

Eshte investim ai mer Pjer, se te blloku gju cunin me X5, te lagjia te vje ai me papaq

Ku mor Pjer 35 cent , se me grine nga leket sa here shkoj smiley  isha ba si cekja , sme lishin me dal vetem

une ik ata mas meje smiley

ksaj rradhe , dmth vitin tjeter , do vij direkt , aeroport- plazh sdo i lajmeroj fare smiley

Plus qe ne Elbasan te kafja e lagjes merr edhe ndonje gje ekstra, apo jo?

Sa eksperience qe ke moj gjembi smiley ndaje dhe me ne te tjeret smiley

smiley

Po ti O Pjer sikur pate nje gjys aventure ne lagjet e fella te Elbasonit sivjet, apo jo ? Se kam llafin tek alkoli kontrabande smiley

Po, por ju shmanga me lezet smiley se te ishte ndonje peshkatare e Amerikes smiley rrezik kisha ra mrena smiley

dhe po te jene me tesera te PD , jane me fat:

Flitet qe kane hapur ca xhepa anash tunelit ku mund te besh seks.... por ato xhepat hapen vetem duke ferkuar teseren e PD-se midis asaj gjese.

smiley

Qyqja, mileti neper arra dhe para tuneleve si milingona puntore.

Disa nga ju vertet keni akoma dyshime se kujt do ja leje partine NMN? 

Panorama paska ndryshu format per zgjedhjet, sa e klikon, Sala t'perqafon bashke me tunelin dhe katunqitetaret e Elbasanit neper kodra.

A thua mjafton dalja e Rames n'Opinion per te neutralizuar tunelin apo duhet te beje dhe diqka tjeter krietari?

Vallai Rama mund te beje ca graphics ne tunel. Gje dhe pune per ata te fiksit. 

milet i madh ne Elbason!

Maj kodrave kishin zene rrenje!

Shyqyr qe u bo, t'pakten per diten e veres ishalla po shfry katunaria per n'qelbason se na myten smiley

s'hoqet dore nga krahinizmat juve mengjarashet... pas shpellareve, doni te hiqni syve (qofte ene per diten e Veres) Ebasanllinjte ! smiley

Tashi, si Zvicrra s'u bo dot Shqypnija, po si djath zvicerjan u bo qi çke me te.

qafe-kerraba u hap ne 1933 (nga qeveria pro-fashiste e Verlacit*)

It took us 80 years to upgrade ! Hapa breshke

(*) duhet sqaru patjeter per ti kursy sulmet e peshkatareve antifashiste smiley

Edhe tashi tja dim per nder BBlushit, se veç per inat te atij u bo 

daja I Edvin Kriminel Kriataq Rames ka qene ne Grup Projektim-Zbatimi , njaj krimineli qe ka firmue , Spiro Koleka ( rp ) Te kishte nejt ma mire me fashizmin kishte shpetu nga keta neofashistet smiley

Vonesa jote ne kete teme na shqetesoi Xake se filluan te hapen fjale se paska nje glitch matriksi...

Me gome te mbare! Sa me pak aksidente. 

Ky duhet te jete i vetmi kryeminister ne gjith boten (perfshire afriken) qe pret shirita si idiot neper inagurime rrugesh e shkollash ne prag zgjedhjesh por jo vetem. Mund vallaj te bej vaki ne koren e veriut nuk e di. Duhet te jesh idiot ti japesh pike kryeministrit pse na ka futur ne si popull ne borxh per te ndertuar nje rruge, qe ka mundesine e larte te jete e mbytur ne korupsion ose ne favore tenderash etj etj. Eshte skandaloze. Popull debil, barkthare i vdekur per buke.

Ndodhi i pari direkt 6 veta në buzë të greminës.

he mi Elba, vrej vrej,

mrriten smiley

Te papame jane Ruzhe..... He car ti thuash...... Te shkakton dhe nje lloj trishtimi 

e shof smiley

o, nji sec tashti, se ky esht nji fare shantazhi. nuk bon as kshu e kom llafin.

qe ka nji perzimje te tunelit me zgjedhjet, ket nuk besoj se ka zog njeiru qe e ven ne dyshim, apo jo?

kshu qe thik me dy presa esht ky muhabet. ka qe nuk e kom problem fare, si puna jote ose e xhimit (sepse nuk kan asnji problem qe sala te rrije prap aty ku osht), ka qe e kon (sepse e kon  problem shum te modh qe sala te rrije prap aty ku osht), dhe merret vesh, per shum arsye qe nuk besoj se lidhen hic me tunelin si veper dhe si dobi.

kshu pra, le te jena i cik fair dmth.

 

Ene ti ke icik faj mo. 

I kujtove qe rrugen e beri Verlaci, fashist. 

Tunelin e beri ky fashisti tjeter, qe s'ke nevoje tua kujtosh ti. 

Po tuneli me Italinë kur do bohet?

kur te behet  Pandi kryeminister.  eshte ide e tij..smiley   tunel nen-det  Vlore-Brindizi, tha.   per gjysem ore  je ne Itali... pastaj skafet dalin direkt jashte loje.. 1 rruge e 3 pune tha.

dhe me cilesi te larte po e deshet smiley

Ku iku vidjo? Me aq pare do i kishin vu dyer automatike tunelit.

po ti lidhe içik o xhaelga, lidhe me stil me temen smiley

Djema, kjo autostrade mund te quhet lidhje kombetare, he per he, se lidh dy qytete, e rendesishme eshte te lidhet me shtetet, pra te shkoje deri ne kufi, Maqedoni dhe Greqi, si dhe (kryesorja) te lidhet me aksin e veriut, Malin e Zi dhe Kosoven (qe tashme ekziston) dhe me portin e Durrsit. Ketu tek porti i Durrsit ka nje handikapt, gje qe ka bllokuar vemendjen e kompanive te transportit te Europes te hedhin syte nga Albania. Po te klikosh ne sitet e disa prej tyre, Shqiperia shmanget dhe nuk paraqet asnje interes, autobuzet dhe kamionat e tyre, marrin tragetet per Greqi, Kroaci edhe kur kane pune ne Maqedoni, Mal te Zi, Bullgari etj vende. Qeveria e ka ne plan (me kohe) nje lidhje te portit te Durrsit me autostradat e jugut dhe te veriut, por se kur do fillojne punimet, kjo nuk dihet. 

Tamam Pjer , rruga Egnatia ka pas dhe ka rendesine  (rancine  smiley   )   e vet  smiley

Rruga Egnatia, ka patur vertet rendesine e vet per ate kohe Elba, por sot duhet te shohesh edhe komshinjte se ku i kane planet e tyre, dhe te duhet te bisedosh me ta per nje konsesus te perbashket, se ja psh, do behet autostrade nga Shkodra ne Vore (nje pjese e vogel eshte bere) dhe te duhet te bisedosh me palen malazeze qe te besh lidhjen, qe te lidhen me autostraden e Kroacise qe e ka destinacionin ne Dubrovnik. Duhet ta percaktosh se ku do lidhet, ne Murriqan (nga kalojne te gjithe tani) apo ne Koplik. Po keshtu duhet ta bisedosh edhe me palen maqedonse. 

Pjer, nga Mali i Zi, per arsye gjeografie nuk ka mundesi te lidhe autostrade as me Shqiperi, as Kroaci. Eshte plot male e kthesa, besoj e ke pare. 

Po keshtu eshte edhe Kroacia dhe Austria dhe si perfundim, shko shifi autostradat e tyre. 

Mali Zi, 600 mije banore mo. Jetojne vec me turizem, te gjithe mbledhur pergjate bregdetit. S'ka mundesi autostrade buze deti aty.

Po kush tha ta besh autostraden buze detit mo, ajo dihet , beje siç e ka bere Kroacia, ne maje te maleve, dhe per te shkuar neper fshatra ke dalje-hyrjet. Shif idene qe kam hedhur une per autostraden e Bregut te Detit, ku them qe kjo autostrade te ndertohet ne maj malit/malesh dhe per te zbritur ne fshatra te kete rruge lidhese. 

Qenke mbrapa hunter, po shko ore hape VQ. 

Veper madheshtore....shyqyr qe ka fushata cdo 4 vjet ku inagurohet dicka e mire per kete vend.Tani duhet bere edhe boshti i jugut patjeter se rruget jane skandal..

e the mire, prit fushaten tjeter

Per fushaten tjeter Bredharako, kemi edhe linjen e trenit Durres-Shkup. 

edhe Stadiumin, edhe Parlamentin e ri, dhe rruga e Arberit ... ku do i gjejme tere keto pare thuaj !

ke ngatarru vendin se ti je ai qe duhet t'u pergjigjesh ktyre pytjeve, Lefto

Stadiumin e Parlamentin qe do inaguroheshin me 28 nentor

 

 

2012

Parate i gjej une LEFTI, por a ke kredi tek ai hajvani qe drejton qeverine. 

Tuneli duhet e populli ta gezoje.nga ana tjeter nuk eshte mrekullia e 8 e botes si po fryhet sala.nga ana inxhinierike eshte thjesht nje vrime ne mal, nga ato qe jane ndertuar me dhjetera ne kohe te dulles me mjete e teknologji primitive ne tunelet e shkarkimit te fierzes e komanit etj.paret jane marre borxh tek arabet firma ndertuese eshte greke e cila deri para disa kohesh nuk ishte paguar asnje kacidhe per punen e bere.ne kohen e sotme megjithe kete  teknologji e ekspertize po te kesh parate mund te besh cdo gje.ndertimi i rruges eshte pjesa e lehte.shlyerja e kredise eshte pjesa e veshtire.Per ta shlyer ate kredi do paguajne  edhe socialistet , ndersa sala e paraqet si veper ekskluzive te PD.

Alba, ti mendon se ka njeri ketu qe nuk i di keto gjera qe ti po thua? eshte avazi i ekskluzivitetit pra, qe na mban ne jete... po normal, qe distancat duhet te shkurtohen, ky eshte kahu i zhvillimit normal, ska asgje per t'u eksituar mentalisht kaq shume... 

Ose Brad do thoshte: Alba zemerashper. 

ose une ble nga ty nje shtepi 1 milion dollare dhe ti vjen pret shiritin te celebrosh djersen time smiley

as per t'u hidhru kaq shume. Ne vazhden e 
- nuk kane per t'u liberalizu vizat se shqiptaret do cajne kufijte
- nuk kane per te na pranu ne NATO
- nuk na duhen 3 ligjet para zgjidhjes se qarkut te Fierit etj

 

 

krejt e painteresuar per nderhyrjet e tua. get back to tallavaja.

tuneli PD-se, vecse PD-istat lejohen me kalu. + ruzhdija si goc e bukur.

nje dhurate tjeter e Partise, thoshte Enver Hoxha, nga i cili kon kopju gjithe kjo skota me shirita e gershon ne dur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).