Hesht shikimin

 

Nuk të jepen aq shpesh

pos në kaligrafi, veshit

syri i thotë: mos dëgjo!,

syri që nuk sheh zogjtë.

 

Por unë që e njoh dështimin e hesht shikimin 

dhe pres që të vijnë cicërimat që nuk vonojnë

Ja edhe pamja më shfaqet, i plotë është zabeli 

ndërsa në tokë boçe pishash thërrasin të tjera 

pamje pemësh që s'janë aty, në pamje të parë, 

e janë në të vërtetë organe gjenitale të shkulura

me aq dëshirë nga trupat konvulsivë të pemëve.

Si nuk tmerrohet njeriu kur e kupton se petalet 

në rrugë dhe të gjitha lulet, frutat dhe farat janë

riprodhime të pabëra, se bota qenkësh tentativë 

në perseritje, se tufa e patave të egra me vetëm 

katër zogj kokëpraruar është ne në kohën tjetër, 

kur dashuria nuk ishte sy, por një thirrje të cilës

i përgjigjeshim vetëm me trup dhe moral instiktiv

për të bërë, mbrojtur, kryer, ruajtur, krijuar rikrijim.

Nuk duhet të kem qenë më shumë se dhjetë vjeç,

kur në biblën për fëmijët mësova se fara e burrit,

e derdhur në tokë ishte një kryengritje e kotë, sot

jam tridhjetë e armë nuk kam shtënë kurrë, kurrë,

por unë, që e njoh mirë dështimin, hesht shikimin…

 

Nuk të jepen aq shpesh

pos në kaligrafi, veshit

syri i thotë: mos dëgjo!,

syri që nuk sheh zogjtë.

 

27 Komente

Kjo goca paska mbushur moshen.

eLo-izem per te gjithe?  

Nuk të jepen aq shpesh

pos në kaligrafi, veshit

syri i thotë: mos dëgjo!,

syri që nuk sheh zogjtë.

 

Lexoi me kujdes keto vargje, Monda, largohu pak nga ekrani, thuaj syrit te shoh zogjte, dhe do kuptosh se concrete poetry is concrete poetry.

se bota qenkësh tentativë

në perseritje,

smiley

Ne kur kemi qene 10 vjec akoma besonim "genjeshtrat e bardha" qe na tregonte mamaja se si kishim lindur, nga sqetulla apo nga barku..smiley

 

Mamaja nuk te paska rrejte nga Barku ! Nga sqetlla po !

Se si kemi dale, desha te shkruaja..

Nuk duhet të kem qenë më shumë se dhjetë vjeç,

kur në biblën për fëmijët mësova se fara e burrit,

e derdhur në tokë ishte një kryengritje e kotë, sot

jam tridhjetë e armë nuk kam shtënë kurrë, kurrë,

 

si , 30 dhe ende nuk te kane shtene asgje?

ke mbyllur degjimin nga hyjne meshkujt.

Dhe meqe jemi, nuhat degjimin
Prek nuhatjen
Degjoje prekjen dhe kengeen time
Hoselito kengetime
Rritur nena me therrime
cjane keto bombardime
Kurvelesh o zemra ime
Kokerdhokut ne te dale
Lule sofo lule djale

 

o ju djem, ju djem te prape

c'kini qe ngacmoni grate

si te vjetrat dhe te rate

hall i madh qe me ka zene

me tre plumba me kan shtene:

kur me ra martin  e  pare

qyqja, desh mbeta me barre

kur me ra martin e dyte

u drodha, gremisa syte

kur me ra martin e trete

thash se ika nga kjo jete

 

And since we are, smell hearing

Touch smell

Listen my touch my song

Hoselito micancion

Mother's milk that nursed you

O what bombs befell you

Kurvelesh micorazon

Eyeball in the exit

Flower Sofo flower boy

Come one more we overcome Bonnefoy.

push a bit harder at Hoselito. you're almost there. smiley

 

push a bit harder

Hoselito

you are

almost there

now pull

nc nc nc

djallushke e madhe je, per Zotin! smiley

djallushke kombetare ama

natyrisht.

nderkaq besoj qe je ne nje mendje qe me re ne qafe bigarihak. edhe pse per gezimin e shume vetave - kontrollo mos te kane arritur pergezime nderkaq ne email. edhe pse nuk te pelqen cfare shkruaj une. asnje nga keto nuk e cenon jo fairllekun tend.

sic e sheh vjen nje cast kur gjeja merr vemendjen qe meriton njerezisht.

dite te mire, zonje. 

peshku eshte nje vend ku te gjithe tallin te gjithe. prandaj lendimi eshte i pajustifikueshem.

eshte. por eshte.

sidoqofte kontrollo argumentin tend: une o po u ndjekam ne faj, qe u talla me talljen tende (ne fakt varianti im ka dale me i bukur, besoj se je ne nje mendje), ose gezokam, se te dyja sikur nuk shkojne. ketu jo vetem qe s'ka asgje per te gezuar, por qe ti mendon se ekzistokan miqesi te tera mbledhur rreth egos tende eshte edhe nje here e njejta prove si ajo tek tema e kujteses se diktatures, dhe them se po hoqe dore nga keto ide do te ndihesh shume me mire. kete ta them me pergjegjesi te plote dhe ne vend te ndjeses.

s'te ndjek dot me. por s'eshte here e pare qe llafja kapet per flokesh edhe pas diten e mires.

s'kam me c'te them dmth.

me kurajon e fundit qe me ka mbetur: diten e mire.

se na ngeli dhe kjo cupa pa trasheguar - xhibi ti ke ndonje keshille a ndonje website?

do ishte me shumë vlerë për mua nëse autorja do kishte dëshirë e do më jepte ndonjë çelës për ta kuptuar më mirë atë që dëshiron të thotë.

e paska heshtur shikimin poetja.as po e lexoka peshkun .paska hesht dhe doren mbi tastire. heshtje poetike.

Ku e di ti se e ka doren mbi tastiere?

Thjesht mendova rastin me te mire, momentin dilematik, te shkruj , te mos shkruj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).