Si homazh per 50 vjetorin e vdekjes se Nazim Hikmet (3 Qershor 1963), mendova te ndaj me ju disa poezi te tij qe i kam perkthyer nder vite.

 

MALL

U mbushen 100 vjet qe nuk ta shikoj fytyren

qe nuk ta rrethoj belin

qe nuk te qendroj ne bebe te syrit

qe nuk i bej pyetje drites se mendjes tende

qe nuk e prek ngrohtesine e barkut tend.

U bene 100 vjet qe nje grua

me pret mua ne nje qytet.

Ishım ne nje dege, ne te njejten dege

Por rame nga ajo dege dhe u ndame.

100 vjet kohe qe na ndan

rruga per atje eshte 100 vjeçare.

U bene 100 vjet qe vrapoj

pas teje neper muzg.

 

(6 Korrik 1959)

 

Rreth Vdekjes

Ejani uluni miq,

mire se erdhet, na nderuat

E di qe erdhet teksa flija,

u futet ne qelizen time ,nga dritarja

Nuk e rrezuat as shishen e holle te ilaçeve

dhe as kutine e kuqe,
 

Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve

u ulet dore me dore mbi koken time

Ejani uluni miq,

mire se erdhet, na nderuat
 

Pse me shikojne kaq çuditshem ne fytyre?

I biri i Osmanit Hashimi.

Sa çudi,

Po juve sikur kishit vdekur vella.

Ne portet e Stambollit

teksa ngarkonit qymyr ne nje anije Angleze,

se bashku me shporten e qymyrit

ne fund te ambarit...
 

Vinçi i anijes e kishte nxjerre kufomen tuaj

dhe gjaku juaj i kuq e kishte lare koken tuaj te zeze

perpara ores se daljes.

Kushedi sa dhimbje keni pasur..

Mos rrini ne kembe, uluni,

une kujtoja se ju kishit vdekur,

u futet ne qelizen time prej dritares.

Me fytyrat tuaja rrezatim dritash te yjeve

mire se erdhet, na nderuat
 

Jakup nga fshati Yayalar,

i dashur,

pershendetje.

Edhe juve nuk kishit vdekur valle?

Duke i lene femijeve vetem malarjen dhe urine

nuk u varroset ne varrezen e zhveshur

ne nje dite shume te nxehte vere?

Domethene nuk paskeni vdekur?
 

Po juve?

Muharrir Ahmet Xhemil?

E pashe me syte e mi

Arkivolin tuaj

teksa hynte ne toke.
 

Madje me duket se arkivoli

qe me i shkurter se trupi juaj.

Nejse lere fare kete, Ahmet Xhemil,

s'paskeni hequr dore nga huqi juaj i vjeter,

ajo eshte shishe ilaçi

jo rakie
 

Per te fituar 50 grosh ne dite,

dhe per ta harruar boten

ashtu fillikat siç ishit

sa shume qe pinit...
 

Une kujtoja se ju kishit vdekur.

Ejani uluni miq,

mire se erdhet, na nderuat...

Nje poet i vjeter pers:

Thote -,"Vdekja eshte e drejte"

"E godet mbretin dhe varfanjakun me te njejten madheshti."
 

Hashim ,

Pse po habiteni?

Nuk e kishit degjuar vella,

per cilindo mbret qe vdes ne ambarin e nje anijeje

me nje shporte qymyri?...
 

Nje poet i vjeter pers:

Thote -,"Vdekja eshte e drejte"

Jakup,

sa bukur qeshet i dashur.

Sikur nje here te vetme nuk ju kam pare te qeshnit keshtu ne te gjallet tuaj...

Por prisni ta mbaroj fjalen.
 

Nje poet i vjeter pers:

Thote -,"Vdekja eshte e drejte"

Lereni shishen Ahmet Xhemil

Mos u nevrikosni kot,

E di ,

Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,

duhet qe dhe jeta te jete e tille...
 

Nje poet i vjeter pers...

Hej miq nga po veni keshtu duke me braktisur,

miq nga po veni keshtu

tere turfullim?

 

AMANETI

Shokë nëse nuk e kam për risk ta shoh atë ditë,

Nëse vdes përpara çlirimit,

Më merrni dhe më varrosni

Në një varrezë në fshatrat e Anadollit

Nga një anë e imja le të prehet argati Osman

Që e vrau Hasan beu

dhe në anën tjetër

dëshmorja Aishe që vdiq

pa mbushur të dyzetat

Le të kalojnë poshtë dheut të varrit , meloditë permes traktorëve ,

era e freskët e gjindjes , era e benzinës së djegur në buzë të agut ,

në tokat ; pronë e të gjithëve , me ujë nëpër kanale ,

pa frikë thatësire apo xhandarme .

Ne patjetër që nuk do ti dëgjojmë këto melodi ,

do të dergjemi poshtë dheut tejembanë ,

të vdekurit kalben porsi degë të zeza ,

nën dhe , ashtu të shurdhër , të verbër ,memecë.

Por unë i pata kënduar këto melodi

para se ato të krijoheshin ,

e pata ndjerë erën e djegur të benzinës

para se të vizatohej traktori vetë .

Sa i përket komshinjve të mij të heshtur ,

dëshmorja Aishe dhe argati Osman

mbase dhe pa e vënë re

hoqën shumë nga mungesa e tyre

për sa kohë ishin në atë botë

Shokë, pra nëse vdes para asaj dite,

- që në fakt ashtu duket-

Më varrosni në një varrezë fshati në Anadoll

dhe po qe e mundur ,

t’më vini një pemë panje mbi varrin tim

nuk më bie ndërmend as për gurin e varrit...

27 Prill 1953
Senatoriumi i Barvihasë

 

 

Gruaja

Disa thone se gruaja

eshte per te ndare shtratin

ne netet e gjata te dimrit

Dikush thote se eshte

nje kercimtar me nente zilka mbi krye

qe e vini te luaje ne mes te nje pylli te gjelber;

Dikush thote , se eshte bashkeshortja ime,

eshte mekati qe mbaj mbi shpine;

Dikush thote se eshte ajo qe ze brumin..

 

Nuk eshte as ajo , as kjo, as nje shtrat, as nje kercimtar

as nje bashkeshorte, as nje mekat;

 

Ajo eshte krahet e mi dhe kembet e mia

Ajo eshte foshnja, nena,gruaja,motra ime

Ajo eshte shoqja e jetes time...

 

Te mendosh per ty

Eshte gje e bukur te mendosh per ty,

nje gje shpresembushese,

eshte si te degjosh kengen me te bukur

Nga zeri me i bukur ne bote…

Por tashme shpresa nuk me mjafton me,

Nuk dua me te degjoj kenge ,

Por te kendoj…

 

Perktheu : Eni Turkeshi

23 Komente

Shyqyr qe ekzistojne akoma ca kokrra njerzish fisnike, pa titull fisnikerie, qe e tregojne se ka mbetur akoma fisnikeri ne prodhim kulture pa e ulur nivelin ne banalitete morale, dhe akoma me keq ne banalitete imorale te kerkuara me pishe, sikur te mos mjaftonte llumi qarkullues gaz drrase perreth. Nje shenje qe akoma ka shprese.

Shume shume falemneres Enka, me teper si lajmetare se si perkthyese (pa lidhje me nivelin e perkthimit, sepse nuk njoh gjuhen origjinale per te vlersuar).

 

Ia vlen t'i lexosh te gjitha vetem qe keshtu ta kesh te sigurte qe e lexon "Rreth vdekjes".

ejvalla, Eni!

I Think Of You...

I think of you 
and I feel the scent of my mother 
my mother, the most beautiful of all. 

You are on the carousel of the festival inside me 
you hover around, your skirt and your hair flying 
Mere seconds between finding your beautiful face and losing it. 

What is the reason, 
why do I remember you like a wound on my heart 
what is the reason that I hear your voice when you are so far 
and I can't help getting up with excitement? 

I kneel down and look at your hands 
I want to touch your hands 
but I can't 
you are behind a glass. 
Sweetheart, I am a bewildered spectator of the drama 
that I am playing in my twilight. 

Nazim Hikmet

 

He mer frojdist i nerum e ke zgjedh sipas shijes tate, por Nazimi kesaj rradhe eshte me pertej se frojdist (e di qe nuk je tamam frojdist, por ti je me pak), ashtu si tek vjersha "Rreth vdekjes" Nazimi eshte me teper se marksist.

Ju thoni qe vdekja te jete e drejte,

duhet qe dhe jeta te jete e tille...

Pranej kam thene qe per te kuptuar "me teper se" duhet me pasur interesa teologjike, qe nuk behen me te lexume e me kurse universiteti teologjik, por me te jetume ne fije te perit si Nazimi, e ca te tjere burra me te mire se ai. Nuk ke autoritet me llap po nuk i bere konkretisht gjerat, sepse nuk ja mbush mendjen vetes tende ne radhe te pare, pa le te tjereve.

Nuk eshte as frojdiste kjo, as seksuale, as sensuale, eshte eternale.E lindur dhe e vdekur ne e-ter.

Ngavash me eternalen, mos mer kot me poezi mbi poezi. Kjo pjesa ketu edhe eshte edhe s'eshte eternale:

I think of you 
and I feel the scent of my mother 
my mother, the most beautiful of all.

Te dyja te mira jeni, e gjithe bota ju ka zili ...

Pak incestuale do thush.Epo edhe ideja e Zotit kjo eshte, nje incest me vdekjen.

Vazhdo mshoja me ide novatore teologjike simetrike, qe ideja e Shejtonit eshte inçest me jeten, e prandaj rrofte Shejtoni qe na mba gjalle.

Jo vetem vrasja, por edhe ngrenia totemike. Keshtu nje rruge e dy pune, edhe mbush parkun e zbrazur, edhe tret bashke me mishin e ngrene edhe drogerat e mishit te plakut zevzek dhe pervers. Frymzohesh eternalisht me nje fjale.

Kthehuni ne shpelle, kthehuni ne shpelle,zjarr, mish dhe biosex.

E hoqen kamanistat heretiko,e kur e pane veten keq thane" o zot shpeto femijet e mi"

Il più bello dei mari

è quello che non navigammo.

Il più bello dei nostri figli

non è ancora cresciuto.

I più belli dei nostri giorni

non li abbiamo ancora vissuti.

E quello

che vorrei dirti di più bello

non te l'ho ancora detto.

Enka ,tashti embelsira qe behet ne shtepi ka shije tjetersmiley,por edhe kjo e konfecionuara mua me pelqen,flm per prurjen!

Faleminderit Enkesmiley

Ti sei stancata di portare il mio peso
ti sei stancata delle mie mani
dei miei occhi della mia ombra
dei miei tradimenti
le mie parole erano incendi
le mie parole erano pozzi profondi
le mie parole erano stanchezza, noia serale,
un giorno improvvisamente
sentirai dentro di te
il peso dei miei passi
che si allontanano esitando
quel peso sarà quello più grave.

 

da PensieriParole <http://www.pensieriparole.it/poesie/poesie-d-autore/poesia-16364?f=a:677>

Rrofsha Enka,

Me solle nder mend dicka te bukur qe kam lexuar keto dite nga nje autor turk. Po e hedh si teme me vete, se nuk besoj se u ka rene ne sy peshkaqeneve te uritur per postime politike smiley

flm te gjithve.

rrofsh Ruzhe smiley jam shume kurioze te shoh cdo te ndash me nesmiley

 Me pelqen shume poezia e Nazim Hikmet ose ndryshe thene Neruda i Europes. “Une kujtoja se ju kishit vdekur” - nje fjali e thjeshte deftore qe nen mjeshtrine poetike te Hikmet “deften” aq shume mendim, nje varg i pabuje qe ne perseritjen nga strofa ne strofe amplifikon vetveten. 

Rrofsh En smiley Do të sugjeroja që të vendosje shenjat e pikësimit që të mos i humbiste vlera përkthimit që ke bërë. 

shenjat e pikesimit jane vene ne perpikmeri me origjinalensmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).