Qeveria e Republikës së Jemenit ka njoftuar njohjen zyrtare të Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Njoftimi është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit, transmeton Agjencia e Lajmeve e Jemenit, Saba. 

“Qeveria e Republikës së Jemenit do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës me qëllim të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe asaj që i shërben marrëdhënieve të përbashkëta midis dy popujve e vendeve miq në të gjitha fushat”. 

Qeveria e Jemenit shpreh aspiratën që Republika e Kosovës të luajë rolin e saj aktiv si anëtar i ri në komunitetin ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë. 

Gjithashtu në kumtesë shprehet dëshira e këtij shteti që marrëdhëniet e mira dhe respekti i ndërsjellë të mbizotërojë midis dy vendeve fqinje, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim të prosperitetit të dy popujve, sigurisë e stabilitetit në rajon dhe punës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura midis tyre sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.

29 Komente

Hallall Jemenit!   shyqyr qe hapet temen ju,  se me cmbaj mend une, sot eshte dita e clirimit te Kosoves gjithashtu.. Urime Kosoves!!

Sot i bie dita e lirisë, kështu quhet në Kosovë ndërsa në botë, është dita e boterore kundër punës nga minorenet. Je i saktë
Ulu
8smiley

hejvalla!

O Jemen o nur, o lule,

u tregove i Vertete,

Serbise ia tregove vëndë,

ta pacim hua perjete.

si goja zemra,kavir djali !

u shtofshin

atë ditë që erdh haberi

lule o anxhesija saba

i bekuarë qoft Jemeni

lum për ne c'do lëmë prapa...

Se kom i llaf me ty una. Cere jon qato filma q'  m'jep tina me pa una?

Mire ai i pari, se e dime qe njeriun kapitalizmi e con ne kanibalizem. Po c'ishte ai i dyti?

Ballardi, pra. nuk e kaloi dot kritiken zulmemadhe te peshkut, nqse e mban mend. smiley

"kemi shoke e miq ne te bote,

megjithese larg i kemi,

posi komshinj te mire jemi", (<-- M C D)

trimja e mire me shoke shume, o moj Shqiperi,

fatin mbi balle lidhur, posi jemeni*

s'na lagu shqota

na njohu bota.

 

* toskerisht, per shamine, theksi te i-ja.

edhe sa shtete duhen mor aman?

ai, jakova duhet ta dije mire kete pune.

Vajta more shoke vajta

pertej Ures se Qabese

nga Jemeni ju coj te fala

E njohem Kosoven per bese.

 

Se nuk kish si ndodhte ndryshe

ndodhte ndryshe s'kish sesi

Jemeni Kosoven do e njihte

kemi 500 vjet miqesi.

O Kavir me bejte shumë

Kosovën do e njohin shumë

Jemeni bëri punë

Kosovën s'e la pa gunë.

Nga Jemeni na vjen karte

Kosoven e njohim si shtet,

o Jemen c'ia bere fora

mos pac kurre asnje dert.

Jemeni habere shumë

lajmet vijnë si pëllumbë

krahëshkruar për atdhe

Kosovën e njohim ne. 

Hoxhe Irfani u betua

Ja Jemen, ja dhemb e thua

hipur vane ta merrnin nuse

me duvakun permbi koke

paje i dhane nja kater puse

cu perlot vjehrra europe

o Jemen cja bere fora,

Kosoven e njohe ti,

sa shume u gezua Vlora  (Citakusmiley)

dhe Zbodari  ngre dolli

 

p.s  falenderojme  gjithashtu nga zemra  edhe ate debutetin.. si e ka ai.. Jemen Gjana..smiley

Gje e gjeze.Kush e gjeti?

 

Eshte nje vend ne Ballkan qe kufizohet me vetveten.

Ku jetojne femrat nga me te bukurat,ndersa nataliteti bie.

Ku shendetesia eshte falas,ndersa sherimi shume i shtrenjte.

Ku gazetaret jane te lire te shkruajne ate qe iu eshte urdheruar .

Ku proceset gjyqesore zgjasin me gjate se jeta.

Ku te gjithe nguten te shkojne diku,por asnjeri nuk arrine me kohe.

Ku historia shkruhet nga analfabetet.

Ku me te pasurit jane ata qe nuk kane punuar kurre.

Ku sistemet me te mira te ujitjes jane vershimet.

Ku valuta e huaj eshte vendase.

Ku nuk je normal,nese nuk je budalla.

Ku jeton per te ardhmen,sepse per te tashmen nuk ke te drejte.

Ku jeton sa per te vdekur,sepse koha eshte e pafundme,ndersa pushteti i pavdekshem.

 

p.s.

Jemen ,o vella

Me jep ca miliarde dollare hua  ... smiley

Te shkaterroj Beduinin me çka ka.

 

 

edhe sa shtete duhen pra?

Veç edhe dy :Rusia dhe Kina smiley

Duhen 2/3 e shteteve dhe te mos vendose veton Rusia,pra 128 shtete deri tani jemi 101.Kjo per anetar.Ndersa per veshgues nje shumice e thjeshte duhet qe Kosova e ka,por nuk do te aplikoje per vezhgues por direkt per anetar.

Rusi o komb pleh

kosoven pse se njeh

po ne sna ngel hatri

na njef Kiribati

rusi derrit kurre mos dashte

shqipetaret s'u perulen

perendija s'i la jashte

Jemeni u a dha vulen.

Andej large nga Qabeja

ushtoj forte qemaneja

zgjohu shqiptar gje gezohu

jemeni kosoven njohu

Jemeni more të mjerë

Kosovën njohu për jetë

Pas saj vinë të tjerë

Nuk sosetë kjo jetë

Kur u be edhe Jemeni te njohe Kosoven, e?

O jemen o gur i thare

o jemen je i papare

kosoves na i dhe vulen

per ty ne do therim pulen

per c'arsye na njoftove

pashaportat na i zyrtarizove

hoxh irfanin merre pas

jepi buk gjell me pras!

 

disclaimer: me hoxh irfanin nuk e njof as du me e njoft, burr i mir mund t'jet po nuk esht per mu, e perdora si fictional character nga Bama per te rimuar poezine smileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).