Replike indirekte me Kryeministrin aktual per ceshtjen e taksimit progresiv.

Në literaturën financiare botërore njihen tre sisteme tatimi mbi të ardhurat personale: progresiv, përpjestimor (ndryshe-taksa e sheshtë) dhe regresiv.

Në sistemin progresiv, tatimpaguesit, paguajnë më shumë tatime kur fitojnë më shumë të ardhura, kurse në sistemin përpjestimor i nënshtrohen të njëjtës përqindje tatimi. Në sistemin regresiv tatimi ulet, kur të ardhurat rriten, psh tatimi mbi vlerën e shtuar.

Propaganda e PD vazhdon ta etiketojë tatimin progresiv me ngjyra ideologjike, si marksiste, kur mbi 84 për qind e vendeve të botës, me mbi 95 për qind të popullsisë dhe ekonomisë globale, përdorin këtë sistem. Në të njëjtën kohë ajo glorifikon “taksën e sheshtë” si një levë që zgjidh gjithçka. Këtë e bën me fjalë, se në fakt, pak javë më parë, qeveria Berisha përjashtoi nga tatimi të ardhurat deri në 30 mijë lekë në muaj. Duke i vënë kësaj takse një “gungë”, kjo qeveri ka hedhur një hap drejt sistemit progresiv, përndryshe marksist.

Kafshata e bukës dhe vaska e floririt

Po si shpjegohet që z.Berisha e quan tatimin progresiv marksist kur atë e përdorin vendet e BE, ShBA, Japonia, Australia etj, etj, dhe e hymnizon “taksën e sheshtë” që e zbatojnë Rusia, Serbia, Shqipëria, disa vende të tjera ish-komuniste, etj?

Kjo pyetje është retorike, që do të thotë se e ka “përgjigjen brenda”. Fakti që, Marksi dhe Engelsi e kanë përmendur tatimin progresiv, në një kuadër të caktuar historik (1848), nuk do të thotë se janë edhe autorët e këtij sistemi. Më 1776, pra 72 vjet para tyre, Adam Smith, “babai” i ekonomisë moderne, në veprën e tij madhore Pasuria e kombeve i ka kushtuar analizës dhe parimeve të taksave një kapitull të veçantë me 73 faqe (676-749).

Madje Smith është i pari që ka mbështetur tatimin progresiv. Pasi ve në dukje se të varfërit harxhojnë më shumë për ushqimin, kurse të pasurit për komoditet e luks, sugjeron që “nuk është shumë e paarsyeshme që të pasurit të kontribuojnë për shpenzimet publike, jo vetëm në përpjestim të ardhurave të tyre, por diçka më shumë se ky përpjestim” (f 691).

Pra, të pasurit duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat jo thjesht në përpjestim të drejtë, me të njëjtën përqindje si dhe ata që fitojnë më pak, siç ndodh me “taksën e sheshtë”, por në përqindje më të lartë, në raport me rritjen e të ardhurave. Kjo duhet bërë pasi, nëse përdoret metoda e rrafshimit, atij që fiton pak të ardhura, i preket “kafshata e bukës”, kurse të pasurit, i ngushtohet pak “vaska e floririt”. Këtu qëndron edhe pandershmëria e “taksës së sheshtë”.

Veç kësaj, shteti bën më shumë shpenzime publike për shtimin dhe ruajtjen e të ardhurave të pasurive, prandaj do të ishte e ndershme që ata të mbanin një barrë më të madhe tatimore. Kjo është arsyeja pse miliarderët më të mëdhenj të botës si B.Gates dhe Ë.Buffet përkrahin tatimin mbi të ardhurat personale në ShBA. Sigurisht këta nuk janë marksistë!

Kush është marksist?! Zogu është?

Duket se z. Berisha shpreh më shumë frikë nga fantazma marksiste e liderëve të vendeve të mëdha e të konsoliduara kapitaliste në BE apo ShBA e gjetkë. Në fakt frika është e stisur pasi ai është presidenti i parë që dekretoi tatimin progresiv në vitin 1993, të cilin e vazhdoi deri më 1997. Në vitet 1997-2005 qeveria e PS zbatoi një variant të tatimit progresiv, të cilin z.Berisha, kryeministër e çoi deri më 2007. Pra, po të nisemi nga etiketa ideologjike, paskemi qënë të gjithë marksistë! Ndryshimi dhe ecja “përpara” filloi nga viti 2008.

Nëse i futemi trashëgimisë historike del se edhe Naltmadhnia e Tij, Zogu i Parë paska qënë një marksist i thekur, pasi ka dekretuar një sistem tatimi progresiv mbi të ardhurat personale. Këtë e vërteton Haxhi Shkoza, inspektor i përgjithshëm i pallatit mbretëror, në librin prej 907 faqe “Financat e Shqipnís (1839-1934), botuar më 1935.

Në faqet 252-255 të librit, ekonomisti i njohur i kohës, ndalet posaçërisht në analizën e politikave tatimore të deri atëhershme. Nga viti 1921 deri më 1928 sistemi tatimor mbi të ardhurat personale ka qënë progresiv me 9 shkallë, nga 2 % deri në 6 %. Tatimit progresiv i nënshtroheshin të gjithë shtetasit dhe të huajt me të ardhura neto mbi 100 napolona në vit.

Të ardhurat personale nga 101-500 napolona në vit tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 501-1,000 me 2.5 %, të ardhurat nga 1,001 – 1,500 me 3%, nga 1,501 -2,000 me 3.50 %, nga 2,001 – 2,500 me 4 %, nga 2,501 – 3,000 me 4.5 %, nga 3,001 -3,500 me 5 %, nga 3,501 – 4,000 me 5.5 %, dhe mbi 4000 me 6 %.

Me ligjin nr. 3990, datë, 26 maj 1928 u miratua një tabelë e re për tatimin mbi të ardhurat personale, përsëri me 9 shkallë, por të llogaritura me njësinë monetare, franga ari, si dhe me shkallë tarifore që shkonin nga 2 % në 10 %. Objekt i këtij tatimi ishin të gjitha të ardhurat neto të gjithë subjekteve, persona fizikë dhe juridikë.

Kështu, të ardhurat deri në 2,000 franga ari tatoheshin me 2 %, të ardhurat nga 2,001 – 4,000 me 3 %, të ardhurat nga 4,001 – 7,000 me 4 %, të ardhurat nga 7,001 – 10,000 me 5 %, të ardhurat nga 10,001 – 13,000 me 6 %, të ardhurat nga 13,001 – 16,000 me 7 %, të ardhurat nga 16,001 – 20,000 me 8 %, të ardhurat nga 20,001 – 24,000 me 9% dhe mbi 24,000 me 10 %.

Tatimi progresiv dhe ideologjia

Të gjitha këto tregojnë se tatimi progresiv nuk ka baza ideologjike, edhe pse çështjet që lidhen me zbutjen e pabarazive horizontale dhe vertikale dhe krijimin e shoqërive sa më harmonike i kanë më për zemër partitë e krahut të majtë. Kurse “taksën e sheshtë” e kanë më për zemër partitë e krahut të djathtë.

Zbatimi i “taksës së sheshtë” nga qeveria Berisha nga viti 2008 e këtej ka thelluar hendekun e pabarazisë në të ardhurat, duke e hedhur barrën e tatimit në personat dhe bizneset që kanë më pak të ardhura, që janë nëpunës me paga të ulëta dhe të mesme apo të vetëpunësuar.

Sipas tatimit progresiv të zbatuar deri në vitin 2007, të grupuar sipas nivelit të të ardhurave mujore në 5 shkallë, grupi i parë tatohej me vetëm 1 %, grupi i dytë me 3.6 %, grupi i tretë me 7.1 % , grupi i katërt me 5.6 % dhe grupi i pestë me 13.2 %.

Kurse me “taksën e sheshtë”, këto grupe, që zenë mbi 95 % të ardhurave gjithsej, prej vitit 2008 paguajnë një tatim prej 10 %. Pra, të ardhurat mujore të katër grupeve janë ulur përkatësisht me 9 %, 6.4 %, 2.9 %, 4.6 %. Në të njëjtën kohë kanë rritur të ardhurat e grupit të pestëqë siguron mbi 200 mijë lekë në muaj me 3.2 %.

Pra, nuk ka pikë dyshimi se “taksa e sheshtë” shton të ardhurat e atyre që kanë më shumë dhe merr nga të ardhurat e atyre që kanë më pak! Prandaj është momenti për të zgjedhur alternativën më të mirë dhe më të ndershme.

10 Komente

Ne nje vend me 50% ekonomi informale, taksa e sheshte eshte zgjedhja me e mire. Debati takse sheshte apo takse progresive, as ja vlen te merret mundimi ne keto kushte. E propozuar pastaj, nga injorante e te paafte qe s'ja kane haberin, te diplomuar per gjuhe letersi apo informatike, eshte akoma me absurde.

Nje nga aresyet qe kjo qeveri duhet te hape krahun eshte edhe mos berja e asnje perpjekje per te ulur informalitetin ne ekonomi. Pra per cfare e duam kete qeveri qe nuk ben punet qe duhet te beje nje qeveri? Alternativa qeverisje te tjera duhen provuar dhe kucedra plake duhet tashme te struket ne strofkullen e vete.

Ore, serio, sheme berberi je ti? Nese po, u shpif me keto nderrime nick

hunter, mendoj se nuk e ke te sakte.Per ate problem eshte diskutuar jo me letrare a informaticiene, por me ekonomiste dhe nga me te njohurit e fushes.Bilez eshte marre edhe mendimi i autoriteteve te njohura ne ndonje vend me ngjajshmeri me neve.Mendimet kane qene gjithenje te diskutushme, qe dua te them, asnje taxativ, sikunder shpreheni juve.
Per mua alternative do te perbente nje program per nxitjen gjer ne rritje te prodhimit vendes dhe jo taksa qe me duket thjesht mase ligjore, administrative.
Dua te thom qe te dy, Berisha si Rama, me kot kapen per menyren si do vjelin, kur nuk na thone si do ta bejne vendin ..." Te kete cfare ti vjelim"

Ekspertet e Rames te Opinion, perfshi Ramen vete, i shikuam dhe degjuam. Dilentatizem puro. Edhe vete Ben Malaj, si me i informuar nuk eshte shprehur qarte ne lidhje me taksen progresive. Ketu nuk eshte aspak problemi te sistemi fiskal, por te vjelja e taksave. Neper dyqane, kasat fiskale jane per zbukurim. Njehere te rregullohet kjo, pastaj debatet tjera vijne me vone. Jane shashka propagandistike. Vendi ka njemije probleme, korrupsioni, evazioni, drejtesia, liberalizimet, planet urbanistike, shendetsia, te drejtat e qytetarit, konsumatorit. Nuk i prekin keto ceshtje, se s'i leverdis, s'ja mban.

Taksa e sheshte apo 1 e 10 siç e kam quajtur tek VQ eshte e domosdoshme ne nje ekonomi te varfer dhe informale, per ti ndihmuar dhe disiplinuar njesite ekonomike, me vone kur ti e ke bere kete disiplinim dhe e sheh se biznesi po shendoshet, njesit ekonomike e kane vene ne vije punen, ti kalon ne sistemin progresiv me disa shkalle. 

Ky eshte nje non-article ne rast se dicka e tille ekziston. Pse e filozofoni kaq shume punen me markista e pantelista, e sidomos me cfare thote Berisha; thjeshte beni llogari/krahasime (vende te tjera apo perpara 2007)/modele/hypothetical scenarios dhe shkruani cili sistem do qe me ideal. Kjo menyre e trajtimit eshte sikur te vi nje pacient me tru te pazhvilluar, e doktori ti flasi per historine e marrezise.

Ne Finlande edhe gjobat jan progresive pra mos te paguj milardieri 50 e te qelbta per tejkalim shpejtsie me ferrarin e ri

Ben Malaj, sa per dijeni, meqe i referoheni si ekspert (qe per mua nuk eshte hic) eshte shprehur dhe , sipas tij, taksa progresive nuk duhet zbatuar mekanikisht por e kombinuar me taksen e sheshte.Pra nje sistem i mixuar , fleksibel, varesisht nga pesha, profili  dhe pririshmerite e subjekteve te tatuara . 

mos ja shaj Endritit Benin se e ka gurin e funit dhe Tosi po e lu si mbretereshe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).