Kam nisë të plakem,

tash e parë ndonjë dhimbje

më kujton se vitet vrapojnë

ashtu siç vrapoja unë fëmijë,

këmbëzbathur fushës,

pa e ditë se ku do ndalem.

 

Artritet,

nga sëmundje të shkuara të pahetuara,

plagët që tashmë janë të vjetra,

blanat e ditëve të lumtura,

më përmendin,

 

habitem me

fytyrat që janë harruar,

me emrat që kanë një ngjyrim familjar,

po s'ngjisin

me frikën,

frikën nga vitet që ikin,

nga gungat e cuditshme në trup.

 

Kam nisë të plakem,

nuk kam vullnetin me lexu si dikur;

dëshira me ndryshu botën

asht daravitë

si mjegulla grykës së Çajës,

mjekra do heqë ditë për ditë,

se ndryshe si bjeshkët e mia

egërtohet.

 

S'kam pasë asnjëherë mjaftueshëm para

për të ndjekur ndonjë ëndërr,

deri në fund,

prapë më akuzojnë se unë di të shoh vetëm ëndrra...

 

E unë kam nisë të plakem,

andrra e zhgjandrra e makthi më përzihen,

më përzihet edhe stomaku nga pijet

e cigarja

që kam nisë t'i pi më shpesh;

edhe këmbët më dridhen nga peshat e rënda

të kujtimeve,

dëshirave e ëndrrave

që s'kanë fuqi të mbahen vetë,

e të më mbajnë

si vajza ime që do të fluturojë

drejt çdo zhurme,

çdo ngjyre

a çdo zëri.

 

Kam nisë të plakem,

tash,

po kuptoj se jam vetëm,

a se kam më shumë nevojë për njerëz,

ngaqë asnjëherë s'kam pasë

mjaftueshëm kohë për ledhatime,

a mjaftueshëm njerëz me m'përkëdhelë,

e strukem përditë e më shumë

në prehrin e atyre që kam pranë,

që s'kanë kohë të

merren me kokën time të madhe,

a u duket vetja të mëdhenj për ledha.

 

(Ime bijë do të lozë me mjekrën time,

do ta puth njëmijë herë

të më puthë njëmijë herë,

në ballë, në sy, në gushë

e unë kam frikë

t'i fal kaq shumë dashuri,

kam frikë

se edhe ajo do nisë të plaket një ditë.)

 

Kam nisë të plakem,

edhe të flas me vete,

e me veten të mos di të merrem vesh.

 

78 Komente

smiley

 

kenaqesi si perhere shkrimet e tua.

mjaft mire shkinas. por ti je poet dhe poetet s'plaken. dhe poetet vine per te ndryshuar boten ...

smileys'je vetem.

Jo keq.  Strofa e fundit ( tre  vargjet e fundit) per mendimin tim qendron si poezi me vete me mire se  sa  e  gjithe poezia.

Rrofsh Shkinaks! Kjo ndjenje ka filluar te na kaploje te gjitheve nga pak, por jo vetem ndjenja por edhe simptomat kane filluar te nxjerrin kré.

S'kam pasë asnjëherë mjaftueshëm para

për të ndjekur ndonjë ëndërr,

deri në fund,

prapë më akuzojnë se unë di të shoh vetëm ëndrra...

--------------------------------

Bukur!

Kush u plak , ka jetuar.Pleqeria vjen e mencur nga mesime jete.

E bukur! Faleminderit Shkinaks qe e ndave me ne- Lum ai qe i ka te gjata vitet e rinise.Plakja vjen kur frika fillon e rritet.

Pershendetje Shkinaks. Nje koleg i madh (ne emer) ka thene: "old men should be explorers". Plus qe thote dhe dicka per fundin qe s'eshte vecse fillimi... e ke parasysh besoj (sepse ne nje poezi tjeter qe hodhe para pak kohesh dukeshin qartazi ndikimet e tij tek ty.)

Ne vend te ngushullimeve kjo. smiley Take it easy, thote inglizi.

Shkinaks je shume i ri per tu plak...... nuk di se kkush ka ndikuar tek ty me keto ndjenja...... megjithate po te mos njihja do te te jepja nja 65 vjeç....... me nje eksperience jetesore te tille..... bukur dhe me ndjenje. Qendro me mire te poezia.....

errrrrrrr me fute ne mendime , u frikesova bashke me ty

Sa bukur me u plak keshtu,gjith' embelsismiley

Nice! Rrofsh.

Eh, kur do ti, e qendis! Me pelqeu. Vetem se kam pershtypjen qe kur plakemi sikur merremi vesh me mire me veten, thjesht nga fakti qe ca gjera i pranojme me lehte se ne rini, pranojme veten per ate qe jemi dhe kjo na pajton perbrenda. 

eh kur duam...

Pa he, cfare ben ti, kur do? smiley

Po ja marr gjergjefin edhe qëndis smiley

Cfare qendis moj Marigooo

me majen e gishtit oooo.

Fustanet me lule mó

për ditën e bekuar ooo.

E ke fjalen per clirimin e Shqiperise kete diten e bukur, ti? smiley

Po normal mi, për atë ditë lusim të gjithë smiley

 lirika,ç'te shqeteson moj vajze?smiley

xheni, pleqëria pra, siç bezdis edhe shkinaksin smiley

uuuuuuuuuuuuu athere vu vjershatsmiley

jo mi jo, vjershat le ti shkrujanë vjershatorët, unë kam tjetër domen smiley

ah,harrova t'ngatrrova me veten,se çoku e bej ndonje vjershe po s'e sjell ketusmiley

Po na surprizo edhe ti se ketu ka vend per te gjithe mendoj une smiley

smiley edhe ajo m'duhet,ka artiste plot ketusmiley

Ndonjehere me plakje trashen paragjykimet dhe sklerotizohen idete,prandaj te kuptuarit mund te jete me I veshtire.apo jo?smiley

Te kuptuarit e te tjereve apo te vetes? Pleqeria, gjendja senile e trurit, jo mosha ne vetvete, mund te te kape qe ne rini dhe kjo eshte goxha me e keqe se plakja reale e trupit. personalisht kesaj i druhem me teper, se te bjerret deshira per te jetuar. Nga ana tjeter, kam pare dhe njerez qe ne moshe jane te thyer, por i kam zili per energjine. smiley

Po jo mor burre...çfare peqnie....deri sa ban poezi kaq te bukra ke sensibilitet djaloshar

smiley  Zana modeste si perhere smiley

...pervecse ta pranosh (plakjen) ska rruge tjeter, kjo eshte faza e pare,
...faza e dyte eshte pranimi i vdekjes,
ndermjet cdo faze duhet me qen ne paqe me veten, te pranohet ekzistenca e kesaj rrjedhe, se ska rruge tjeter...(dmth eshte nje mundesi, por pak si fatalist....vetvrasja nuk duket opcion i mire)
faza e trere....mbase kur ne kete faza nuk ka me vend per teorira....me pak fat, 40 virgjereshat jane aty afer smiley 

mqse sra fjala....ne cfare moshe mund te quhesh plak ? 

kur mer nje grua per sherbim ne shtepiismiley

Vdekjen e kam pranuar. Plakja për mua duket më e vështirë. Mos me pyet pse, sepse jam tu e mendu ala se qysh e tek smiley

po të vdiq shpirti je plakur e ke mbaruar per kete dynja, sipas meje gjithnji. 

....nje person per sherbim, mund ta marresh edhe  ne rini apo meso-rini apo rini-plakeri, kur  je pertac, kokerr dembeli dhe ke mjaftushem pare per tja lejuar vetes....

tani shpirtin, sado qe ta ushqesh me genjeshtra...mund ta mbash gjithmon 20....problemi eshte kur amballazhi jashtem fillon e rrudhet, vyshket, holloet....se genjen dot...duhet me u pajtu me fatin.....

su binda, me duhet nje numer.....nga cila mosh quhesh plak ? 

 

Po të hedhësh sytë rreth e rrotull me siguri shikon të rinj që duken më të plakur, rrudhur, se një i "moshuar" 70 vjeçar. Mendoj që plakja s'njef kufi. Përseri them, plaket shpirti dhe si rrjedhojë shohim tek njerezit që amballazhi ka filluar të bjeri si ceflat e murit, me njolla e me rrudha gjithandej. 

Moshë të caktuar nuk kam. Ndokush tjetër mund të thotë një numër. 

eh,vdekja s'na pyt,e pranojme ose jo,vuajtjen per te vdekur s'e pranojsmiley

smiley Varet nga njeriu une si shenje bricjapi qe jam ndihem e rinuar.

Te pleqerosh i lumtur dhe pa pishmane eshte arritje. Uroj ta arrijne te gjithe ate dite, ndersa shpirti dihet, ai nuk plaket, po t'u duk brendesia e plakur, atehere duhet te ndryshosh.

kafshate qe s'kaperdihet asht o vlla pleqnia. Vargje te bukura shume... but I get paranoid kur lexoj, degjoj, vitet ikin ... Get out of here Mimoza!! Run! Forever young! 

Frikacake  smiley  po ju keni hall pleqerine apo vitet qe ikin smiley

Po ka perendi te plake nje mendje te nderlikuar  smiley e nje trup aktiv qe ushqehet nga nje shpirt qe s'ka poet qe e kap dot ? ( nuk flas per shkinaks )

E pra kur t'i ndjeni keto mos cani koke smiley 

Shume e mire. Kjo eshte poezi qe e ben zeri. I qete, i shtruar, meditues, i besueshem. Hallall.

Prandaj dhe nuk me pelqeu ky varg:

ngaqë asnjëherë s'kam pasë

mjaftueshëm kohë për ledhatime,

a mjaftueshëm njerëz me m'përkëdhelë,

E lexova tre here dhe gjithmone mu duk pak si teper qarraman, apo me sakte me tingelloi si i thene per inerci, nje note e stonuar ne krahasim me gjithcka tjeter, i pamenduar mire, apo i pasquaruar. Eshte shume e forte ajo "asnjehere" ne nje moment meditimi kaq te kthjellet dhe kaq te pjekur. Eshte e pabesueshme. E di qe nuk duhet lexuar "asnjehere" vetem, por "asnjehere mjaftueshem" bashke, por edhe kjo e pabesueshme me duket. Mbase e kam gabim, mbase s'kam nis te plakem ende dhe nuk e kuptoj.

Sapo u ktheva nga 81km (80.7) pedalim, 3ore e 10min. Si perfundim dola ne perfundimin se kam nise te plakem, per bese!

Humbe rrugën?

Lol no, por pata i flat tire diku ne nju xhersi (1 ore e kusur larg shpijet). Bukuri, hoqa gomardaren e vjeter e i shtina te rene, vec kur shof, m'kishte tret ajo bombola  qi ka co2 ne te per me ja shti frymen. Shyqyr qi jam i pashem, edhe mu ndal i bjonde çikliste e ma dha nji borxh e mdha numrin per me ja çu neser i bombol te zyra ku punote se ishte dicka nfinanc. Si jan kta kapitalistat, teper interresant, edhe i bombol 3dollarshe e dojne prap me ua kthy. 3dollar man, wtf. Pfff ska faj edwinkoja qi si ka nqejf. 

smiley po thuje o vlla shqip bona i gomë.

S'e them dot ate ketu tek diskutimi i pleqnise. Lol

Nejse, jam tu tgerga maanej smiley 

per mejtimin tim pleqnia zyrtarisht fillon kur t'hyn n'edukate kosi ne vaktin e darkes.

nuk quhet po e hengre me fruta, kosin. Ja hudhe smiley

Nuk fola per vete. Eh, po ju e boni dhe burrin me barre smiley

..... smiley

Po sjemi aq te vjeter per te fillu muhabet kosi darkash apo prostate. Ne fakt, akoma s'kemi vajate tek viagra... dhe rreumatizma. Jemi mire, per momentin. smiley

Shyqyr o zot shyqyr smiley 

mu, per vete tashi, plakja me vjen nga kujtesa. jo nga harresa. Sa me shume gjera me kujtohen, aq me plak ndihem.  

e kshu-kshu qe ta ngas muhabetin.

 

 

...mos u merzit, ka shume mundesi qe eventually do fillojne te rrallohen kujtimet. smiley

smiley tushé

Hoppa, tu sei grande - tha Agushi

Po kur te dhembin kockat ca eshte shenje pleqerie! smiley

Mund te jete rreumatizem. Dmth thats it. Done. Finito. Kaput. 

Jo, jo, shif tulat e tua jo kockat e Mia smiley

Hajt tashi, na trego ketu se cila nga shoqet te ka fole per tulat e mia... Tregoi te gjitha, se duhet te te kene thone dhe gjona tjera. smiley

Jane meshkuj jo shoqe smiley

Po mire me,  llogjet e Morris Park apo Pelham Park or Arthur Ave ktu i late ju t'i boni smiley  prisni pra se po vi dhe un edhe po bojm ca thashetheme smiley

Llogjet e parkingut te shopping mallit ne westchester. smiley

A na cove larg tashi , ec pra jemi qe jemi po ikim ne casino fare smiley

Awww.. What a beauty. 

My trenches are all dugg up and laying in wait for a final inspection. In due time, that day when people old andyoung burn their their crosses and point their arrows, not to forget cast their votes in Youknowhere, I'll storm that last city smiley

beautiful

"... I'll storm that city". Hmmm smiley Ose e ke llafin per momentin kur i thuhet lamtumire botes, ose mu me humbi filli i kuptimit e s'po te ndjek dot.

Gjithsesi Uilli tek fmija e gjen arsyen per "ngrofje" te shpirtit. Pranej poeti me lart ka bo mire qe e ka fut gocen e vet ne teme. Me formule shekspiriane aty eshte zgjidhja smiley

... and see thy blood warm when thou feelest it cold.

Ptuj, ptuj. Largqofte smiley E lejm me mir ket muhabet smiley 

Po, kjo poezi ishte shum e bukur; por mediterrani e ka qejf let kokolepsjen e Lodhjes me Plakjen tip na dolen thinjat duke prit, ifarsoj.

Naten. Jam i lodh e sdi ca flas.

Ok, got it. Ptuj, ptuj smiley. E kishe qenis bukur gjithsesi. Naten e mire.

epo, 

mos ju zane trishtimi i plakjes edhe ju se une jam cun i ri. alidemso, kur je i ri e fillon me ngju plakjen bahet poezia, si dhe anasjelltas se nryshe, po ishe plak e ke nigju plakjen ca kuptimi ka?! 

reumatizamt thote hoppa. ndoshta. si te ecish shume kembezbathur fushave ne vegjeli, normal qe vjen nje dite qe do ti pagujsh pasojat. 

smiley 

ah, falmneres qe e pelqyt. 

Bravo e bukur  smiley Kjo poezi asht si me ekzorcizu plakjen .

Megjithse Shnikas nuk eshte i vjeter (e dija pa lexu keto komentet) them se kjo poezi e stervit per poezi te tjera smiley

ka lezet te plakesh ashtu shkinas smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).