Hidhërimet që koha hedh brenda meje, m'i heq nga poezitë. U mbusha tërë rrudha, për të mbetur i lëmuar aty ku nuk ka për të më kujtuar njeri. 

Një trëndafil që bëhet poezi, është në gjendje të të lëndojë shumë më tepër se një grusht që nuk bëhet poezi. Me mijëra fjalë vyshken librave të kuq, kur një vashë e aq shtie me armë. 

Me sa duket, edhe për të përmbysur regjime - ç'ngadhnjim! - nevojitet cilësi e lartë. 

Mes pikëllimit të mediokritetit që po na mbyt gjithandej, ngushëllohem kur diku, në një kthinë, ca njerëz ngulmonjës luftojnë për asgjësimin e bjerrjes. Plotësisht të ndërgjegjshëm se, një ditë, ky planet ka për të ngrirë a për t'u përzhitur, tok me arritjet e tyre. 

Heronj të një lloji tjetër, të cilët, njerëzimin, që kurrë nuk qe i tillë, do ta nxjerrin faqebardhë. 

Çudi: në emër të humanizmit, ngaherë popujt kanë bërë dy hapa para dhe poetët dy hapa mbrapa. 

Mos të na gënjejë mendja. Nuk bëhesh dot vegjetarian, duke ngrënë qengja të lyer në të gjelbër. 

Ta zbresësh një poezi në kuptimin e saj thelbësor, nuk ka asnjë kuptim. 

Një aparat fotografik i fshehur në poezinë e dobët na dënon të shohim sërish gjëra që plot herë i kemi parë - dhe të mos shohim ç'nuk kemi parë kurrë. 

Pa dyshim që vëzhgimi është mangësi e madhe për poetin, ndaj, në fund fare, ky arrin deri në atë pikë, saqë retë i merr për re. 

Një sërë gënjeshtrash në radhë, që t'i zënë vendin të vërtetës. Së paku, gënjefshim saktë. 

Shumë vetë në poezi, ngaqë qëlloi të jenë të shëmtuar, qahen se Zoti e krijoi të shëmtuar botën. Disa, madje, shkojnë edhe më tutje: ngaqë desh u mbytën dikur, ngulin këmbë se deti nuk është i kaltër. 

Magjinë nuk mund ta zotërosh duke interpretuar magjinë, aq më pak duke përshkruar interpretimin e magjisë. O cicërin o hesht. Nuk thua: kjo që po bëj unë, është cicërimë. Medet. Po të kuptonin zogjtë, do të na kishin zënë me gurë - ndjesë, me glasa doja të thosha. 

Në kohën time adhuronin më tepër diamantin që bëhet qymyr, sesa qymyrin që bëhet diamant. Ndjesia e dështimit vazhdon të përbëjë një përçues të mirë mallëngjimesh nëpër një shumicë njerëzish, që, dashur padashur, gjatë gjithë jetës i sundon ky ndërlikim. 

Djalosh, mbaje mend: nuk bëhesh skllav, kur të nënshtron vetëm ai që ka pushtetin - por edhe ai që e lufton. 

Kundërmim poezish: dru i lagësht në zjarr apo gjethe të kalbura apo dhomë e zbrazët. Madje: gur i zhuritur nga dielli, stallë, flokë të palarë të një gruaje të bukur. Guerlain i ngratë! 

Kujdes me mallëngjimin. Si me një grua, që, në qoftë joshëse, nuk resht së qeni edhe zuzare. 

Ashtu si, ndonjëherë, një fjalë (jo doemos e bukur apo e rrallë) bëhet shkas të sajojmë një varg të tërë, në mënyrë të tillë që ajo të gjejë vendin e saktë në të dhe të rrezatojë, po ashtu ky varg, nga ana e tij, për të njëjtën arsye, bëhet dikur shkas që të sajohet një poezi e tërë, përmbajtja e së cilës, paçka se lindi prej dy-tri rrokjesh të përunjura, gjendet, si kuptim, po aq larg prej tyre, sa edhe njeriu i pjekur prej epshit të një çasti që i dha mundësinë të vijë në jetë. 

Çdo muzikë e madhe, në thelb, është përbuzje e vdekjes. 

Njëshi dhe Absolutja, sikurse i rrok mendja jonë, janë, në të vërtetë, pjesët përbërëse dhe të ndërvarura të një sërë gjërave të tjera, që kanë prekur qartësinë e njësisë. 

Largësia nga "asgjë" në "pak" është mjaft më e madhe se ajo nga "pak" në "shumë". 

Greqia është vendi i artë i Pakogjësë, që zhvleftëson rëndësinë e numrit; por edhe vendi i Pabarazisë, ku asnjë fat nuk ndahet sipas masave të dhëna në fillim. 

Në jetë, të qëllosh në shenjë disa thëllëza, do të thotë: i vrave. Në art: i ringjalle. Arti, edhe kur shkon drejt vdekjes, i kacavirret; nuk bie brenda. Ndaj dhe, kur jeta zë e mbytet, vepra noton me kokën mbi ujë. Vetëm se, ndonjëherë, ndokush nuk e sheh pasqyrën dhe thyen turinjtë. Asgjë nuk e tremb artistin e ndërgjegjshëm, veç bindjes se kufomat e veprave të dobëta janë më keq edhe se të njerëzve. 

Është për të qeshur, por fjalët që të ndihmojnë ty të jetosh, ndihmojnë edhe tjetrin të të shkaktojë vdekjen. 

 

Përktheu nga origjinali Romeo Çollaku

Milosao

__________

 

Odiseas Elitis konsiderohet si një nga poetët e fundit grekë të brezit të viteve 1930, një nga karakteristikat e të cilit ishte dilema ideologjike ndërmjet traditës greke dhe modernizmit europian. Vetë ai e konsideronte pozicionin e tij në këtë brez si absurd duke u shprehur se : “nga njëra anë isha i kapur pas një brezi që përkulej në burimet e një grekërie, dhe nga ana tjetër isha i pari i një brezi tjetër që pranonte teoritë revolucionare të një lëvizjeje moderne”. Me poezinë e tij ai imponoi format ortodokse të shprehjes letrare të rrymës së surrealizmit në shprehjen e ankthit shpirtëror të tij për përcaktimin e identitetit grek në lidhje me Perëndimin. Veprat e tij u përkthyen në shumë gjuhë të huaja. Vepra e tij ishte vazhdimisht e lidhur me surrealizimin, edhe pse Elitis u distancua herët nga surrealizmi "ortodoks" që vazhduan poetët grekë si Andreas Embirikos, Nikos Engonopoulos dhe Nikolaos Kalas. Ai u ndikua nga surrealizmi dhe huazoi elementët e tij, por që i përshtati sipas vizionit të tij poetik, pashmangshmërisht të lidhur me elementin lirik dhe traditën popullore greke. Një shpirt veçanërisht i shqetësuar, u ndikua nga shumë poetë, por mbi të gjitha nga Dhionisios Solomos, Andrea Kalvos dhe nga Konstandin Kavafis.

Odiseas Elitis është i vetmi nga surrealistët grekë që ka shkruar tekste teorike , letra, madje edhe pamflete, për të mbrojtur këtë lëvizje shpirtërore, të përmbledhura në vëllimin me titull “Letra të hapura”, të shkruara në një periudhë kohore 40-vjeçare.

...Me çfarë gurësh çfarë gjaku dhe çfarë hekuri

Dhe me çfarë zjarri jemi bërë

Ndërsa dukemi se jemi thjesht prej reje

Dhe na godasin me gurë dhe na thërrasin

Ëndërrimtarë.

Se si i kalojmë ditët dhe netët

Një zot e di...

 

Maklena Nika

19 Komente

ama grek qeka , nuk ka grek qe harxhon 10 minuta kohe te lexoje perkthime nga shqipja.

cheers

Po qe eshte gjysem arvanitas nga e ema ndryshon gje?  

Mos lexo o shqiptare, por kursehu.  (Sic po kursehem une ketu.) 

E shof sa je kursy Monda , me vune bllok ne te njejten dite smiley . Kaq e gezuar behesh kur bllokon Elben ??

Pushken beje top pra , se e keni pas privilegj te me kishit ketu ashtu  sikurse  une per disa persona te vecante qe i pershendes.

Po ju nuk i doni njerezit  me karakter

Une kisha nje antologji poetesh kanadeze, e meqe te gjithe kanadezet qe kam njoh nuk e dinin as se nga binte Shqiperia, e hodha ne plehra.

"Është për të qeshur, por fjalët që të ndihmojnë ty të jetosh, ndihmojnë edhe tjetrin të të shkaktojë vdekjen" - Odiseas Elitis. 

ca e kane PUNE kete gje. PAGUHEN.

Hallall paret qe marim, por kur e bejne kot per luks, prej qefit per t'i ngrene kufomen tjetrit? Ose ne rastin tjeter, prej budallallekut?

Mes pikëllimit të mediokritetit që po na mbyt gjithandej, ngushëllohem kur diku, në një kthinë, ca njerëz ngulmonjës luftojnë për asgjësimin e bjerrjes. Plotësisht të ndërgjegjshëm se, një ditë, ky planet ka për të ngrirë a për t'u përzhitur, tok me arritjet e tyre

 

"Mes pikëllimit të mediokritetit që po na mbyt gjithandej, ngushëllohem kur diku, në një pyll me lende dhe gjethe dushku, ca njerëz ngulmonjës luftojnë për te fituar pasuri dhe blere vila. Plotësisht të ndërgjegjshëm se, një ditë, ky planet ka për të ngrirë a për t'u përzhitur, tok me pasurite dhe vilat e tyre" - Heretik Grekafoni.

Romeo Collakut po i lexoj novelen e tij "Varrezat e vendlindjes". Nje rrefim i paqte, gjuhe qe duket sikur vjen nga lashtesia, ku permblidhen edhe legjendat, edhe filozofite e vogla te jetes se perditshme. Po me pelqen jashte mase. 

Djalosh, mbaje mend: nuk bëhesh skllav, kur të nënshtron vetëm ai që ka pushtetin - por edhe ai që e lufton. 

 

Një trëndafil që bëhet poezi, është në gjendje të të lëndojë shumë më tepër se një grusht që nuk bëhet poezi.

Pa dyshim që vëzhgimi është mangësi e madhe për poetin, ndaj, në fund fare, ky arrin deri në atë pikë, saqë retë i merr për re. 

fantastike.

-----------

 

Ta zbresësh një poezi në kuptimin e saj thelbësor, nuk ka asnjë kuptim.

sigurisht ka kuptim, thjesht te iken qejfi krejt.

Është për të qeshur, por fjalët që të ndihmojnë ty të jetosh, ndihmojnë edhe tjetrin të të shkaktojë vdekjen.  - Thotë Odiseas E.

Mbretëritë janë vende

Të rrëmbyera prej dikujt - Thotë Feridi (M.)

Ta zbresesh muziken e madhe ne kuptimin e saj thelbesor, nuk ka asnje kuptim.

He bravo Fiqiri e ke gjet tamom kete (qe eshte edhe ne perputhje me poetizimin tend), sepse u kuptu qe kuptimi thelbezor i muzikes nuk eshte i kuptueshem (qe nuk do te thote nuk eshte domethenes), sepse u deliru qe muzika eshte delir gjithefuqie. Masanej dihet si shkoi puna, poezia dhe tere artet e tjera imituan muziken qe me top perpara u be dekakofonike, pastaj edhe diskursi u be kakofonik, e keshtu me tej pertej te majtes e se djathtes, drejt infinitit dhe pertej ifinitit neshja ke Shallvaret prane bregut te Lanes, njesoj si prane bregut te Senes ... . Vetem se ne i kemi kanalizimet te pambulume.   

O cupa psikopate e pseudo-priftit, lexo: He was surreally characterized as "the harsh rock of Elbasan and the soft green lace of the Bosporus by Andreas Empeirikos. Elbasan is a historic city in Albania, where Engonopoulos fought against the Germans during World War II

Nje udhetim ne Elbasan.

Sot do te tregoj pershtypjet e mia te udhetimit nga Shqiperia. Dhe, mbi te gjitha, do te deklaroj se nuk ka asgje me te lehte dhe me te thjeshte se nje udhetim ne kete vend. Por, eshte e nevojshme per te realizuar kete qe te prese kush do, festen e Shen Janit, ne Vere. Vetem atehere, si erret, nostalgjiku i vendeve te largeta mundet, duke u hedhur mbi zjarre, te shkoje ne cilin qytet deshiron.

Une, njehere, nje dite vetmie te mundimshme, nje dite te jetuar larg zogjve, u hodha, si errej ,ne zjarret qe kishin ndezur ne nje lagje te cfaredoshme te Athines, me deshiren e thelle per Shqiperine ne zemer. U hodha nje here, u hodha dy, asgje. Heren e trete, u gjenda papritur ne Elbasan.

Nikos Egonopoulos.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).