SHBA “Një minutë mbi Shqipërinë”, ishte fjala që mbajti dje kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher në Kongresin amerikan. Gjatë fjalës së tij, kongresmeni theksoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, si dhe aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka qenë një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe për këtë meriton mirënjohje.

“Amerika mund t’i jetë veçanërisht mirënjohëse qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë.

Kohët e fundit, kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshme për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajë e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha, faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës”, – tha ai.

69 Komente

Edi dhe Iliri thonë çdo ditë se USA i ka ndaluar S Berishës hyrjen në Amerikë, apo nuk e ka dëgjuar ky kongresmeni këtë lajm...

Sjellja e 210 iranianve që i përkasin një race tjetër, një grupi politik, armik me gjithë palët në konflikt, që i përkasin një besimi fetar që i rri larg muslimanit të moderuar shqiptar, që SHBA se ka aspak për detyrim ndërkombëtar t'u gjejë shtetsi tjetër, që Shqipëria ka mijra familje pa strehë, përfshi dhe 23 familjet që i hoqën zvarrë te rruga Margarita Tutulani, në Tiranë dhe që merr përsipër të strehojë me shtëpi këta të ardhur, është përpos se shpërdorim i besimit dhe dashurisë së një të vogli ndaj mbrojtësit  hipotekor të tij, por sidomos të Kosovës. Më mirë moot se i vogël, i thonë nga fshati ynë.

Deri tek berisha o kongresmeno ta lejoj ta besh falenderimin. Por mos e tepro me miresjelljen tende per te gjithe shqipetaret. Se per mua psh une te them "Fuck Off" kongresmeno.

Nuk i kuptoni ca gjona, ju... smiley

Podesta e paska nda pergjysem fitimin ket rradhe smiley

Auççç! smiley

(Nuk e paska sjellë Left Lulja... duhet dhe të flerë, njeri është)

Amerika eshte si shpirt.

Ne na intereson qe te na vleresoje Amerika !.

Per cfare besnikerie flet ky . Ky te thote sa e kush i paguan parate per keta . Ose ... le te paguaje ky Kongresmeni komunen e Vucidollit , tu heqe pensionet banoreve dhe te ngrere nje Kamp ku te punesohen Vucidolasit e Saliut ! Me Parate e Shqiptareve nuk mund te falenderohet Saliu !

I nderuar Kongresmene .Lajkat dhe Hipokrizite kane nje Kufi edhe Fizik .Shqiperia nuk eshte e Saliut dhe ti nuk ke pse e Lidh Miqesine e Dashurine , Respektin e Endren e Shqiptareve per USA ,me nje nga figurat me te erreta e me antishqiptare ne Historine e ketij Populli si Berisha !

LefKOPEJA nuk ndihet se ashtu mori falenderim edhe Nanua per "mercenaret " ne Afganistan dhe Saliu e shau nga Nena oerse pranoi rritje kontigjentesh pa LIGJ ! I di lefKOPEJA ca gjera i di .I njeh keto llojet e falenderimit se ka pare serine e Markosit te Filipineve smiley

 

Idrizo, mos u merakos per parate, pagun amerika. Vonesa ishte per shkak te legjislacionit te KE (dmth donin hisen e vet) se me siguri nuk do i linim ne pritje kaq gjate miqte tane muxhahedine. Po pate ndonje problem, ankoju tek departamenti i shtetit.

frajer je!

Ej, po bullguri ca ishte?

Driz Ferra!! smiley

domethene ai premtimi per heqjen e vizave me Ameriken, sqenka ashtu kot, qe thua ti....

DMTH dhe ato gojet e liga se "Berishen nuk e do Bota" ishin llafe rakie ?

1 jave perpara zgjedhjeve si tingellojne keto gjera ? Per ke po bien kembanat ?

këmbanat bie pwr te gjithe o LEft, heret a vone... smiley

Ne fakt Belulo, ai premtimi ishte nje fiasko smiley e Buall Mavrise, se ia thane me mbrapa qe te mos nxitohet me deklarata emocionale smiley i shkreti merr ndonje mbeshtetje politike per pranimin e 210 muxhahedinve dhe kujton se kjo eshte e barabarte me heqjen e vizave per 2 milion e 100 mij shqiptarve smiley

Te te "lavderoje" Dana eshte menxyre, por te paguash te te lavderoje Dana eshte tmerr. 

Dana keshtu ka lavderuar edhe Talibanin "qe kane per qellim te formojne nje shoqeri morale dhe te disiplinuar." 

He might be a son of a bitch, but he's our son of a bitch ka pas thene Kissingeri Monde

O Monde, meqe ja thu ketyne gjonave, di gjo se kur fillo sezoni i dyte i "House of Cards"? smiley

Do ti qe megjithese kam Netflix, nuk e kam pare as sezonin I.  Duhet pare thua?  Loz Dana?

une mezi po pres Game of thrones 4

Duhet me e pa, aq me teper ti! smiley

 

No, Dana nuk ka qene ke ky sezon; por kane qene Joe dhe Hillary. smiley

 

Tani po e shoh sezonin e pare te kesaj..

 "A great man once said, everything is about sex. Except sex. Sex is about power."

 

- Francis J. Underwood, U.S. Representative | House Majority Whip

 

 

 

Burimi jam une LefKOPE .Vij nga salla e kongresit po ishte vetem ai dhe nje qe e kish zene gjumi para dy ditesh dhe nuk e zgjonin . Ishte dhe Marku ai qe i pagu Podestes paret qe vijne nga Berisha  E ka thene tamam  sic e shkruan Hopa Hoppa i shtetit me Gropa smiley .Sic e thwekson dhe Hoppa -Hoppa i shtetit Topa Gropa vonesa qe  qe se sa do merrtte ai Kongresmeni dhe sa Marku smiley Po qe te mos i mbetet merak si zakonisht do dhe nje perforcim nga Gris Kulua  smiley

210 vota me shume per Berishen + mirnjohje amerikane.

Meta mban shenim, kushedi sa muxhahedine do sjelle ai neser kur te behet kryeminister.

e sheh, njera dore lan tjetren, ose kur thone keta amerikanet - ' ti me kruan kurrizin tim, une te kruaj tendin' lol, dhe ajo gadishmeria e Sales te strehonte ato magjypet arab me urdher nga lart its paying off now ! Go Sal. Amerika te Do!! 

Pa tjetër e ka korruptuar Berisha këtë kongresmenin, prit kur të thotë Rama se dhe jelekun antiplumb ky ja ka dhënë Salës, atë jelekun që ja zbuloj Arian Çani te "Zona e lirë"....

po mire mo lla, amerika do na tregoje neve si i kemi punet.

sikur jemi qorru ne dhe nuk shofim, apo sikur po i bejme per ameriken punet.

punet,te mira a te kqija i kemi per vete dreqi e mori

pastaj dhe ju aman, kur na shajne Salen e kane seriozisht, kur se shajne jane te korruptum dhe per vete

po dajeni menjen pra mo,

 

boh cer gezimi mbarepeshkor! smiley

i madh e i vogel, i ri e ushtar, nxenes dhe punonjes te tipografise ushtarake, nga llapardhaja e bubullima, blezencka e boboshtica...

urime, pergzime, e gzofshi ameriken (sidomos ju rroni anej nga zgjedhjet), rruget e reja qe po uron bashkija, dhe kalofshi sa ma mire. 

mu m'duhet me mpi nji dhemballe me pije te forta... cheers to all for now...

 

Mos u bej kernac per 100 dollare flex .

Si tha Sala, kam ra prej kali po kam hyp prap. 

E ka vaksinu 97ta, ia di kimetin mire Amerikes. 

Meqe Berisha eshte treguar aleat i palekundur per t'i plotesuar deshirat Amerikes ,deshira keto qe vendet e tjera,qe mendojne me shume per qytetaret e tyre se per qytetaret e botes, ngurruan  t'ia plotesonin ,po ia bejme hallall edhe 20 vjet te tjera.Berisha eshte  i miri i botes dhe i keqi i shtepise.

varet se kush e thote ruszhdije. jo per gje por mua personalisht me intereson mendimi i tanishem zyrtar. pasi eshte zyrtar.  dhe ai eshte qartazi hapur fare kunder berishes. 
megjithate edhe pse kjo ka rendesine e saj , ne fund te fundit mendoj se qytetaret shqiptar jane bere aq te zjuar sa te mos ndikohen nga cdo lloj kogresmeni.  interesat e qytetareve jane per te bere shtet e pasur shtet, te cilin berisha e rivertetoi pas 97 qe nuk di ta beje , ai eshte nje burrec shteti . 
nderkohe nbe tirane vazhdon baterdia e ndertimeve pa leje sidomos kur thuhet qe filloi  legalizimi i ndertimveve pa leje pas 2006. 

voto per salen voto per legalizimin non stop. shqiptare rrini ilegal tere jeten.  ka legalizim cdo 4 vjet!

Njerezit kane nevoje per zgjerim .smiley

rrugerruge rruge rruge rruge

Po pse mo vlla me ato shtëpiçkat komuniste me dy bythë vend do rri njerëzia... duhet vend mo vlla, t'i bëjmë si saraj... me divanë si të Ali Pashait... smiley

ta priste koken ali pashai, kishte kadi ne cdo fshat.

po duket me kriskull qe ti vjen tek peshku vetem sepse ke nje gje te perbashket me peshkun. Trurin!

ik o plesht, as tek byça e EdRamës nuk ka vend për ty...

p.s: ja shpirti, do të ti kënaqi Edi dëshirat për kadi, do të të risjell Hetuesinëëë,

ej në 23 familjarisht për Ed Ramën, mos harro smiley

cpune kam me ramen un or burre. o  trupeshk .

i kujt je ti more bir, i Nikut?

ca niveli....

uee. u indinjove... nga trupeshku... no problem,

shum...

Me këtë përfundimisht i fitoi Saliu zgjedhjet... mbaroi smiley

varet se kush e thote ruzhdije

Nga pikepamja e pageses (Podesta, Bechtel) e thote nje mercenar.  Nga pikepamja e figures specifike se ketij kongresmeni, eshte olio con mare. 

Ca bajne ata tre amerikonet e DSh, ne ekipin e Sales ? smiley

Dikur ne kohen qe sala me sejmenet e tij hidhnin ne ere shtylla tensioni te larte ishte nje kongresman i quajtur james traficanti qe bente deklarata ne favor te sales (kuptohet kundrejt pageses).Tani ai ndodhet ne hapsane ,  e denuan 30 vjet per marrje rryshfeti.

Dana dhe Jack Abramoff jane miq konaku. 

30 vjet ? e kujt po i suhet ? smiley

smiley

Me gjithë këto tunele që po bën Saliu, votat po rriten eksponencialisht me çpimet. smiley

Prandaj i erdhi "falenderimi " . Leket qe na pastrove i morem smiley

 Kemi pas dhe nje kenge per Tunelet .Ka pas qene dhe nje hero qe cponte Vrima me matrapik .Nga Veriu me duket ka qene dhe ai ...Kjo eshte trashegimi ...nga Puneotori tek K/ministri sotem me matrapik te hapim Tunele !!! Apo ky i sotmi ka vetem gersheret dhe zarfet me ceqe  per "korieret " smiley LefKOPE a po mujtesh me shkoqite .Po jo me ata Hoppa -Hoppa se ata i kemi per anThuziazem smiley

Nje qe çpon vrima me matrapik, ska se nga te jete tjeter, verior!

 

Eh ta lumsha o matrapik - shume vrima e tunele çpove, shume zemra lumturove... smiley

Ky tipi ka bete qoken sic bejne eurodeputetet xhanem...

sikur te ishim vend latino-amerikan i para 30 viteve edhe do kishte kuptim ky lajm, tani e ketu duket sic eshte levizje qesharake per te neutralizuar budallalleqet e tjera.

por kete here game over, me vjen keq per dashnoret patetike te Sales ketu qe kapen si i mbyturi pas fijes se kashtes...

N'ekstaze Byroja qendrore per falenderimet e Danes....Leferia po mastrubohet perpra dy fotove, asaj te Berishes dhe Danes..Pateku dhe xhaelga i mbajne radhen..ky i fundit me bastun ne dore smiley  Kohe zgjedhjesh o kohe zgjedhjesh hidhet leku ne hava!!.Podesta eshte kthyer ne Speedy Gonzales dhe shume dobet vetem me firmen e nje kongresmeni.....paska rene buxheti fare

.

Eee, Ke harruar mua, Maljan, Kaçin Mejdanin, Laçon, e gjithë tradhëtarët e tjerë... apo ne kemi qenë ngahera berishistë të kamufluar??

Se nuk te mbush mendjen Banderola e LefKOPESE Gris Kulon ...kjo nuk eshte pergjegjesia e Kongresmenit .Ai e beri te tijen .Falemnderit per sherbimin dhe rimin qi me dergove me zarf. . Zarfin e mora smiley  Eshte i vjeter ai si ne .Jemi te kohes POSTAVE me leter ne Dore .Nuk bejme korespondence  me SMS e iPOD  ! Elexut LefKOPENE ke ajo prurja tjeter si ja  ksihet lexu Rames SMS nga autobuzi ?

Cfare doni me JU qe e shihni nga Fytyra e kapellot ?  Ashtu vishen dhe Klounet e cdo Cirku ne Bote po falenderimet e tyre nuk kane Peshen e ketij.....

Ç ' thotë LefKOPEJA pse heziton ? Apo ka hallin e Burimit ta kundërshtojë njeri dhe pastaj t'ja  plasë ...Ja Burimi , Oidrisi ....dhe vete komunistet e pranojne  smiley 

Po keta hudhen perpjete me e mbrojt kongresmenin a thu se osht femen!! Dana ka emrin, por eshte mashkull ore kaqola biles tamom si kavajs ene ju ul ne preher masanej. Apo nuk do ti shkelqejne syte kur t'shofi patekun 120 kile bure me tulet qe i varen.

po crensi ka mo vlla se ca osht , burre a gru , ne te shkunim voten smiley

smiley

Ja ku e ke edhe deklaraten e Moore per situaten ne KQZ:

Jonathan Moore, zyrtari amerikan që mbërriti me urgjencë në Tiranë pas tensionimit të klimës politike deklaroi se ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka votuar parlamenti për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së.Sipas Moore, Shtetet e Bashkuara duan që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më 23 Qershor. 

KQZ 8 dite para zgjedhjeve ka vetem 4 anetare.Idiotet e PD  nese e mbajne veten per demokrate duhet ta zbatojne ligjin nje per te gjithe e jo si tu vije per mbare atyre.A Ristani ish kryetar i KQZ  ka pasur precedente penale ka bere nje vit burg per marrje rryshfeti.Pse nuk e shkakrkuan ate?

Na e sill pak faturen per NASDAQ. Faleminderit paraprakisht.

Moore kishte qene ne 90 ne Durres dhe kur e shikonte kete vit se sa ka ndryshuar, nuk mund te mos njihte meriten e Berishes. Ky i fundit ka bere mrekullira ne Shqiperi e Amerikes i interson nje Shqiperi e zhvilluar, se nuk ka aleat me te mire ne rajon.

Berisha ka bere mrekullira ne shqiperi?!Nje vend qe ka humbur 25% te popullsise ne 23 vjet  dhe 20% nga ato qe kane mbetur jane te papune nuk mund te konsiderohet  histori suksesi.

Kush e ma men ate barcaleten qe maro me :

"Sa bukur qeka vesh Sofia,
Me paret e tuja e t'mia,
Ke bytha jone u bo llogaria"

Kush nuk e kupton le te pyse Podesten se ja shpjegojne.

Ne 2001 kur kongresmeni tjeter James Traficant erdhi Shqipri per te lobu per Berishen sa u kthy ne Amerike e futen mren per korrupsin , ka nis me me zan frika edhe per Rumsfeld mos o zot na i ndodhe noj gja .

Dana Rohrabacher

Zoti Kryetar,

Njëzetë vjet më parë, Shqipëria ishte duke u përpjekur për të lënë pas vitet e shtypjes dhe varësisë; një periudhë kur ishte një klon i Koresë së Veriut. Tani, Shqipëria është një demokraci me përfaqësues të zgjedhur që angazhohen në debate të hapura në një shoqëri civile të fuqishme.

Shqipëria është një anëtare e NATO-s që vazhdon të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan, dhe mori pjesë në lirimin e Irakut, të drejtuar nga SHBA. Tani, ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në kontrast me diktaturën ateiste që la pas, sot kishat dhe xhamitë shqiptare janë plot. Në mënyrë të ngjashme, ekonomia marksiste është zëvendësuar me një ekonomi tregu në zgjerim.

Amerika mund të jetë veçanërisht mirënjohëse e qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili ka qenë një aleat i palëkundur i kombit tonë. Kohët e fundit kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshëm për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, Kryeministri Berisha ra dakort për të pranuar 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër.

Ajo ishtë një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajo e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare. Në këto kohë të pasigurta, është e rëndësishme të dimë cilët janë miqtë tanë. Kryeministër Berisha, faleminderit që jeni një mik besnik i Amerikës.

Bill Klinton merr nga $500 mije per fjalimet - po ky sa ka marre?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).