Televizionet private dhe radiot do të jenë të detyruara që të transmetojnë gjatë fushatës zgjedhore materialet filmike apo audio të përgatitura nga partitë politike.

Dje, KQZ miratoi me katër vota pro vendimin që detyron operatorët radiotelevizivë të pranojnë kasetat e përgatitura nga forcat politike, ose në të kundërt do të gjobiten. Në Kodin Zgjedhor, i miratuar me konsensus nga PD dhe PS, thuhet se operatorët radiotelevizivë, në rast se nuk respektojnë minutazhin politik gjatë edicioneve informative, mund të gjobiten nga KQZ deri në 3 milionë lekë të rinj për operatorët kombëtare dhe 1.5 milionë lekë për operatorët vendorë. Këto gjoba që vendosen nga KQZ kthehen në tituj ekzekutivë dhe zbatohen nga Përmbarimi. “Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij. Në rast përsëritjeje të shkeljes, KQZ-ja urdhëron KKRT-në të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18:00 e ditës pasardhëse”, thuhet në Kodin Elektoral. Në vendimin e miratuar dje nga KQZ caktohet si kriter që materialet filmike të montuara nga subjektet politike që do t’u jepen televizioneve dhe si kriter kërkohet që të evidentohet qartë logoja e partisë. “Materialet që përgatiten nga subjektet zgjedhore dhe i dorëzohet operatorit për transmetim, duhet të jenë në përputhje me Kodin Zgjedhor”, thuhet në vendimin e miratuar nga KQZ.

Debati
Miratimi i këtij vendimi me shumicë të thjeshtë votash ngjalli debate në mbledhjen e KQZ-së. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha se KQZ duhet të miratonte një akt normativ për ta rregulluar punën e operatorëve televizivë, që kërkon 5 vota.  Gjonçaj tha se televizionet nuk duhet të detyrohen të pranojnë kasetat e partive. “Ligji detyron KQZ-në që të hartojë një udhëzim dhe ta miratojë, dhe që ta miratojë atë i duhen 5 vota dhe KQZ është në pamundësinë e saj, e këtë ju duhet ta thoni”, tha juristi i PS-së. Ndërsa juristi i PD-së, Niazi Kosovrasti, tha se edhe socialistët kanë dhënë dakordësi që operatorëve t’u shërbehen materialet e gatshme nga partitë politike. “Subjekti ia çon operatorit dhe ai në edicionin informativ është i detyruar të transmetojë atë që i çon subjekti. Kështu e kanë thënë të dyja partitë në Parlament dhe kështu e kanë vendosur”, tha Kosovrasti, i cili shtoi më tej se “jo çdo udhëzim duhet të miratohet me 5 vota”. Ndërkaq, anëtari i KQZ Osman Hysenaj tha se PS duhet të sjellë anëtarët e larguar dhe mos t’i bëjë presion KQZ-së për mungesën e numrave. Nga ana tjetër, juristi i PS-së tha se KQZ nëse është në pamundësi, t’i drejtohet Kuvendit me shkresë, në mënyrë që të merren masa për riformatimin e këtij institucioni. Ndërsa kryetarja e KQZ-së tha se “Ne jemi në ushtrimin e detyrës dhe po miratojmë aktet. Dhe në qoftë se juve ju intereson, çoni propozimet pranë partisë që ju intereson e ata të propozojnë pranë Kuvendit anëtarët e tjerë dhe t’i sjellin”.

39 Komente

Di gje njeri, ka ne ndonje vend tjeter te botes (perfshi vendet formalisht diktatoriale) ligje te tilla qe detyojne televizionet private te transmetojne kasetat elektorale te montuara nga partite politike?

po pra... dhe ky minutazh  eshte falas..smiley

 

me qe ra llafi, funksjonon KQZ-ja...?!smiley

Kjo eshte shume skandaloze ne fakt Belul, packa se s'ishte lajm kryesor ne nje sere faqesh mediash online qe pashe (no wonder..."mediat e lira"...debati tek tema tjeter).

Jam kurioz te shof ca reagime do kete nga opinionistet, aktivistet, nderkombetaristet, etjistet, por dhe nga partite e vogla pa buxhet te mjaftueshem per te bere kaseta te bukura elektorale me kryetare partish dhe pjeshka ne tribune dhe me kamera qe fluturojne mbi kokat e njerzve.

Ti e ke fjalen per opinionistet qe jane ne borderon e kryetareve? 

Po, Koreja e Veriut. 

Di gje njeri, ka ne ndonje vend tjeter te botes (perfshi vendet formalisht diktatoriale) ligje te tilla qe detyojne televizionet private te transmetojne kasetat elektorale te montuara nga partite politike?

Ne US ekziston "equal time rule" per kandidatet, por qe s'aplikohet per reklamat nga "third party" e keshtu qe gjate fushates kemi hane pa porta. Per kandidatet qe nuk i perballojne dot shpenzimet e reklamave, stacionet televizive nuk jane te detyruara t'u japin hapesire. 

Ne Europe shume vende jane te ekstremit tjeter. 

Kanadaja eshte diku ne mes.  CRCT kerkon kohe te barabarte, por ka dhe limite strikte ne shpenzime.  E sidomos per "third party"  (Per sqarim nje shembull i "third party" ne Shqiperi ishin ato reklamat e famshme "ky mund te ishte kusheriri i 6 i yti" i Zgjohut.)

 

Post per sqarim: Levizja "Zgjohu" e Xenit.

Flm per infot Monda, por KQZmarifeti, sic e kuptoj lajmin (correct me if I'm wrong), s'ben fjale vec per barazi minutazhi e reklama po dhe per kronikat televizive qe mbulojne fushten, dmth tv detyrohen te pranojne reportazhet e mbulimit te fushates te gatshme nga partia.

Dhe ne kohen e monizmit TVSH i bente kronikat, jo byroja politike.

Subjekti ia çon operatorit dhe ai në edicionin informativ është i detyruar të transmetojë atë që i çon subjekti. Kështu e kanë thënë të dyja partitë në Parlament dhe kështu e kanë vendosur

Bukur. Ketej nga Amerika kandidatet politike per President dhe mbeshtetesit e tyre (partite respektive dhe grupe te ndryshme) shpenzojne qindra milione dollare per reklamat.

Prandaj do vazhdojme te ecim me shpejt ne gjembace, sepse kemi eficence te tille 

Si ishte ajo puna e medias te lire? Nejse se dhe pa keto detyrimet ligjore klientet mediatike te seciles pale e bejne pa problem kete gje.

xhib mos u cudit me parodine e rradhes. KQZ, pavaresisht bishtave te interpretimit, ka te drejten ligjore, keshtu me nje kembe sic e kane bere per faj te vete elitave, te imponoje ligjin, ai qe eshte i pelqen apo jo dikujt. se kujt do i hiqet e drejta e transmetimit, drugo mesele pastaj ne perzgjedhje. po PS ne kete rast nuk ka goje te ankohet, sic po flet perfaqesuesi ligjor i saj ne rastin konkret. thote ligj nuk eshte i plote pa nje akt normativ. gimme a break smiley nuk ka shanc te ankohesh per loopholes, kur gropen e ke hap vete. per mu PS po mundohet me manovrat e veta qe ligjerisht zgjedhjet ti deklaroje te paligjshme, kur nuk eshte e vertete, por i keshillojne gabim.

Kodi zgjedhor, pra ligji thote se "detyrim ndaj operatoreve televiziv perben respektimi i minutazhit te percaktuar per partite" Por ne kod nuk thuhet se operatoret televizive jane te detyruar te pranojne kasetat e montuara qe ju dergojne partite. KQZ -ja me veprimin qe ndermori vetem me 4 anetare duke detyruar me vendim operatoret televizive per te transmetuar ate qe partite ju cojne eshte veprim i paster antidemokratik dhe mesiguri qe duhet te bjere ndesh me shunme ligje te tjera demokratike qe ka ky vend dhe ne radhe te pare me te drejten e informimit te pavarur. Ky vendim i KQZ urgjentisht duhet te cohet ne prokurori nga operatoret televizive qe nuk jane vegla te PD-se duke i paditur per dhunim te informimit te pavarur te qytetareve dhe presion kriminal ndaj operatove privat, sidhe menjehere operatoret televizive te vazhdojne te ruajne minutazhin e partive por vetem nga filmimet dhe gazetaret e tyre.

nuk bie ndesh me frymen e ligjit. atehere me keto interpretime dhe klecka ligjore, te shtyhen zgjedhjet derisa te behet kusht per marrjen e vendit kandidat qe opozita duhet te luaje rolin e vet primar, te jete pjese e institucioneve kushtetuese, te cilat i ka neglizhuar paqshem. erdhi moore ne shqiperi, prape jo u tha per KQZ nga opozita, dhe ju desh Moore-it ta gelltiti qe ne paskemi kolegj zgjedhor si institucion qe na zgjidhka ngercin. te ishte ne vendin e Moore, me kete qendrim qe ka opozita ne kete pike, opozita nuk do i kish fitu zgjedhjet me perzgjedhjen qe i ka bere kesaj.

Thjeshtojeni lajmin ne thelb: "Berisha: Top-Cenel te pranoje kasetat e PD-se, ose te gjobitet"...

Cmenduria nuk ka kufij... 

Une them se te pakten Top-i menjehere te nderprese pranimin e kasetave nga partite. Nese e gjobisin, shoqeria civile duhet te ngrihet ne mbrojtje te te vetmit institucion te pavarur qe i ka ngelur Shqiperise.

...duhet te ngrihet ne mbrojtje te te vetmit institucion te pavarur qe i ka ngelur Shqiperise.

Cfare kupton ti me te pavarur, nje media qe eshte komplet ne sherbim te opozites? Mos merrni rolin e viktimes sepse te pakten 2/3 e mediave, jo vetem qe jane fort ne sherbim te socialisteve, por dhe funksionojne mbeshtetur ne aktivitete kriminale.

Bame ke nevoje per nje refesher me duket. Historine e kasetave e filloi PS-ja ne 2009, dhe nuk pranonin ata kameramanet e televizioneve te tjera neper mitingje. Top-i bente montimin e tyre ne fakt.

refreshi eshte ai qe thash une me siper... te hutoi Pjeri krejt...

Well, it's not. Nuk eshte asgje me pak e me shume sec donin te dyja palet. Pas opinionisteve te paguar tani dhe kasetat e montuara si reklamat e tyre. E gjitha per te kontrolluar ne maksimum qe gjithcka te jete brenda vijave te tyre. 

Rrofte Pjeri! 

Poshte Pjeri!!! (Pjeri i ardhshem, ai diktator)

Te shohem nese shoqeria civile do te kryeje ndonje tubim andej nga kodrat e gjiret e liqenit. Hal ne sy i ka qeveriu ato plasticitete...

akoma me kaseta ju mo...

Gaia, ca thu bre cuc, e heq ndonjehere ngjalen nga xhami i syzeve apo hic? lol

Shef a degjon gjekund ti PS qe te ankohet per kete ligj? Po ta thote ai i PD-se ne KQZ qe te dyja partite kane rene dakort qe kjo gje te behet ligj.

Ndaj kjo s'ka hic lidhje me faktin qe KQZ ka apo s'ka 5 antare, gje e cila, packa se pa lidhje me kete, eshte gjithsesi alibi e Rames; pra Berisha e lliu me shkarkimin e atij te LSI-se dhe Rama tani e perdor kete si alibi qe ta mbaje KQZ me antare mangut.

Po te kishte ankesa PS per kete ligj, Rama do na kishte care trapin me twittera ku do denonconte diktaturen e Saliut, por ai jo vetem qe eshte dakort, po sic thote Endrity, ka qene pionieri i ketij marifeti.

alibite nuk jane cfare thote ligji dhe si mund te behet me mire. megjithate, ju elitat, sec keni nje kunj me te barazlarguarit, nuk ju pelqen protesta popullore moderne, se nuk keni takat ta c'beni procesin e mutberjes.

Po te thoje qe nuk eshte se PS-ja s'ka goje te ankohet per kete ligj, sic the zotrote, por s'eshte aspak kundra ketij ligji, bile ka qene Rama qe e ka filluar kete avaz te montimit te kasetave ne parti dhe te cuarjesh te tilla ne TV.

Pra si Berisha si Rama tani jane dakort qe kjo te behet ligj, sic dhe u be. Kaq.

Pse eshte kaq e veshtire per tu kuptuar kjo, kur dihet nga te gjithe qe keshtu ka qene, por dhe lexohet ne artikull? S'eshte. Normal pra qe do te te akuzoj qe te pengon ngjala tek syzet per ta pare smiley

P.S. Une e dija qe ne jemi te baraslargurit, no? lol

jo nuk jemi. ti je, une jam. ne diskursin tend une jam e barazlarguar, sic edhei ti e ke thene qe je elita. kete mos e moho. nese nuk je elite, kush je, se nuk e kam kuptuar.

Do ti rrujn leshte Top Chanel dhe medias me keto kercenimet boshe smiley

Mbaj mend qe Vilajet Qyrku e ka pas pike te madhe diskutimi kete punen e financave te partise kur ishte te Mjaft. Kur vajti te G99, tha qe fushaten po e financonte me kontributet e anetareve. Tani nuk e di ca thote...

Btw, ka te pakten nje gje te mire pasqyrimi i fushatave kete vit. Duke qene se ne Shqiperi jane hap 689039485 kanale per lajme 24 ore qe mezor presin te kene dicka per te mbuluar, shume nga mitingjet mbulohen live per ata qe duan ti ndjekin. 

Ja psh tani po shof Ramen qe qenka ne Erseke dhe qenka kthyer ne nje miks post-modern i Berishes dhe Enverit, ka nja 5 minuta qe po bertet ne fund te mitingut "Rrofte Kolonja... Rrofte populli kolonjar.... rrofshin fshataret .... rrofte partia socialiste .... rrofte shqiperi e te ardhmes". Te gjitha keto me ate byzyulukun llastik leja per Rilindje, dhe tani i futen nje kenge popullore. Surreale vallaj. 

miting live? only in albania....wtf

Ca te bojne mer noshke, tere ato kanale keshtu gjerash presin 

Ai ne fakt do donte te arrinte nje nivel te paster surealizmi, por ncuk... shpelaje shijen e keqe me nje edicion hickoku kryeministror... smiley 

moooos paska vajt me taku Kombetaren ky tjeri. Vk as nuk po iki fare ne stadium te premten se u mallku qe tani ndeshja. 

Eee Vilajeti njehere nje kohe fliste per aksin e  se keqe Berisha-Nano-Meta...

Ma ha mendja qe ky byzylyku leja i Rilindjes eshte bere si LIVESTRONGu i Armstrongut me bujkroberit socialiste.

" KQZ duhet te miratonte nje akt normativ per te rregulluar punen e opratoreve televizive, qe kerkon 5 vota " tha Gjoncaj .

smiley

Ah media e lire.. 

Skandaloze, por gjithsesi nuk me habit konsideruar kontekstin.

KQZ eshte nje subjekt, nje organizem i vendosur me konsesusin e partive parlamentare (pavarsisht se tashme eshte katandisur si gjysma gjeli) dhe si organ i tille, mund te propozoje ligje, por jo ti aprovoje, se ate tager e ka vetem Parlamenti. Parlamenti i shqyrton dhe i aprovon, ose i hedh poshte, ose i fut ne sirtar, shum projekt-ligje.  ketu u tha nga Kosovrasti i PD se keto u diskutuan ne Parlament, mirpo ndryshe eshte diskutimi dhe ndryshe aprovimi. A u aprovuan ne parlament keto nga shumica. Nese po, okej, nese jo eshte e kote te grijm sallate. 

Pune e madhe..edhe tani,me sa po shoh ato qe servirin partite japin,me ben pershtypje..nuk po shoh fishekzjarre ne krahun e Saliut(me perjashtim te dites se paharueshme kur u votuan tre ligjet)..nuk kane per te aritur as 60 mandate pa fishekzjarre,ketu do jemi!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).