Muret e qytetit mbështeten pemëve kryeulura,

të bjerra prej pikëllimit,

të mbarsura me mote,

me stinë që nuk vijnë,

me stinë që nuk shkojnë.

 

Kurmngrira në ashtin tënd pemët.

 

Pemët, pemët, pemët,

me shtat të epshëm

kah dëshirat e mia për ty,

kah udhët e mia pa ty.

 

E degëzat e kaltra thahen,

duke ngjëruar mendime të tuat

që më përcillen

ndër do rrugëtime të zhurmshme, të çuditshme

me shijen e buzës tënde,

me ngjyrat e fytyrës tënde

të turbullt prej përfytyrimit shpesh.

 

Vijëzimet e tua udhëtuese

kanë degë të rëna

e fjalë të trupëzuara në limfën e mbrame

që rridhet ndër damarë

e nxehtë,

si do përgjërime të panyjëtuara

e krejt të fshehura mbas dimrit...

 

I dashur peisazh

që epesh në mjegull,

kujtime të figurës me rrënjë në asht

m’ je mrrolur në kënd,

m’je bërë si lak.

35 Komente

Ne keto dite te veshtira jo per futbollin shqiptar por per mendjen time te coroditur dhe te lodhur nga ky futboll qe te ben te vjellesh, ti e dashur Erina sebashku me poezine tende je si nje rreze dielli ne nje dite te acarte dimri smiley

Bradland

Plasen cokollatat smiley

Ka ritem shume te kendshem kjo poezi.

Mu mdha nji si neps per te henger akullore. Kshu nji kuti plot me luge te madhe, pa u ndal. 

smiley 

smiley 

Faleminderit Bradland! smiley

Kenaqesia ishte e imja smiley

smiley

 

kujtime,mbresa.....kur dikur kishte peme...

Ka pemë, ka smiley

E lexon poezine dhe arrin ne fund-"i dashur peisazh" ? -kjo sikur te prish frymen dhe shijen e perftuar.

duke ngjëruar mendime të tuat

S'e kam nigju më parë? 

 

Sa te rrojme do ngjërojme smiley NGJËRATË f. kryes. sh. Ushqim i lëngshëm, që mund të hahet duke ngjyer bukën në të (si shëllirë, qumësht etj.). Enë për ngjërata. U shtroi përpara një ngjëratë.   NGJËROJ I kal. 1. Provoj një gjellë për kripë a për shije; marr fare pak, në majë të lugës, nga një gjellë. Ngjëroj gjellën. E ngjëroj për kripë. E mburr pa e ngjëruar fare. Nuk ngjëroi asnjë pikë nga ajo verë. 2. fig. Provoj a shijoj diçka. Ngjërojnë të mirat e arsimit (e diturisë, e përparimit).   NGJËROJ II jokal. 1. Eci me kujdes që të mos bëhem me baltë e të mos ndotem, kaloj aty ku nuk ka llucë; i bie rrotull. Ngjëroj anës rrugës. Ngjëron me kujdes. 2. fig. Kaloj kohën me diçka, zbavitem.

 Sot mësova një fjalë të re. Faleminderit. smiley

kte e ka qa.spiritus mos i boj radiografin smiley

smiley

poezi e bukur

pervec ngjeroj, edhe e mbrame eshte goxha fjale, por edhe kahu, te them te drejten, eshte bere de rigueur ne poezi, kah do rrugetimesh, e do pergjerimesh caprashitemi.

e mbrame tingëllon amël në veshët e mi. 

amel moj moter, amel, atij tjetrit iu kujtua tres lechja, m'amel se aq? m'fal, akullorja!

opo ke parë ti që dhe mua më hahet diçka e amël. e ka fajin shi mavrija që s'pushoi gjithë ditën. 

"kur mrrolej lirika"

kur mrrolej shiu më mirë. 

t'lutem, shiu mrrol, lirika mrrolet, damari rrjedh, limfa rridhet.

...nga bjerrja e gazmendit

e vranesinat e motit 

n'asht kamat e shponin

praj, pra, ti breshen

t'çilet qershija

e t'kndellet dashnia.

 

poezi dal vivo  smiley

 

njohje e re ky gazmendi e?

megjithate une terhiqem, dhe lexoni vjershat e arb elos o diabetike, po keni edhe ca perkthime, jo ju, sheqerpare.

po, po, taze fare. 

Terhiqem ne hije 

se pajtoni ne kungull u kthye,

kepuca u kris,

mesnata endrra te frikshme ndjell

e neser s'mund t'kendojme

kanget e pakendume,

me gazmend po shkoj ne pune. 

smiley

mos praj ti vashë që na sjell poezi dal vivo. smiley

@Trop, amëlsinë ma dashka shpirti në këtë mbasdite të vranët. Diabetiket s'kanë shërim. 

Pse kështu tropizma? smiley Ku çaprashiten këto fjalë?

Ndersa une dua te mesoj "rridhet"

smiley

nje mendim pa dem (dhe pa te keq), tip degjo 100 vet (ku hyj dhe une) e be sic do vete smiley

vjersha me word counter kishte 139 fjale. nder keto ka fjale te cilat edhe pse te sakta, nuk jane te perdorimit te perditshem. keto do t'i listoj me poshte. tani ka nje sekret te vockel lidhur me keto fjale jo aq te zakonshme (edhe pse shume te sakta): ato kane nje sens mase. pra kur e kalojne ate sens mase, ne vend ta ndihmojne, i prishin pune krijimit. kjo ndodh si ne proze ashtu dhe ne poezi, dhe nga mbiperdorimi i tyre jane te prekur me se shumti e me se pari - per arsye te kuptueshme - perkthyesit. nuk di te kete ndonje rule of thumb se sa duhet te jete denduria e ketyre fjaleve, por do thoja qe nuk duhet ta kalojne nje ne 40-50 fjale. Me shume rendohet puna. Ne kete vjershe do percaktoja keto fjale si pak te rralla:

bjerra  kurmngrira  ashtin epshëm kah ngjëruar vijëzimet mbrame rridhet panyjëtuara epesh mrrolur

duke pas parasysh qe ndonjera eshte perdor me shume se nje here, raporti ketu i numrit te tyre mbi te teren eshte afersisht 1:10.

ku eshte thelbi i dukurise? dmth pse kjo perceptohet si "dem"? po sepse mbiperdorimi i tyre tregon nje sforcim te autorit. dhe nje krijim duhet ta fshehi kete sa me mire. pasi nuk ka krijim pa sforcim, qe nga fakti qe duhet t'i biesh tastjeres e ka sforcimin brenda. puna eshte qe duhet fshehur nga lexuesi, qe eshte armiku me i madh i autorit dhe e ka ne maje te gjuhes te thote "kjo fjale m'u duk e kerkuar". dhe mu keto fjalet e tipit "kurmi", "kokerdhoku", "ngulfati" e nuk di me se c'guxhulla te tjera, kur perdoren me dore te leshuar e bejne ate te keqen qe po flas. nje shumice derrmuese e autoreve nuk jane te cliruar nga kjo (vete perfshire, natyrisht). mjeshteria e te shkruarit e nenkupton ama kete clirim me se s'ben.

shpresoj te jem kuptuar drejt. nqse jo, bema hallall. ne cdo rast jemi ne te njejten varke.

Emigrant faleminderit! Të kuptoj. Por mendoj që nuk ka rëndësi sa e rrallë është një fjalë, ç'dialekti i përket etj, rëndësi ka të arrijmë të shprehim poezinë ashtu si ajo vjen te ne.  Fjala kurm (për shembull), shenjon një pjesë të trupit. Shtati pa gjymtyrët e kokën. Kanë secila një veçanti leksikore. Poezia vjen vetë (kur vjen), e kështu fjala sforcim nuk zë vend... secila përjashton tjetrën smiley

Erina, ti ke te drejte kur thua qe poezia vjen vete, por poezia ka dhe nje qellim tjeter: komunikimin, kumtin qe do te percjellesh permes vargut dhe fjales tek lexuesi. Nuk po them qe ta besh te thjeshte per lexuesin, nuk jam per poezine me lajle-lule e fusha te blerume, por kur fjala e kerkuar, e sforcuar kthehet ne qellim ne vetvete,  duket sikur autori humbet perunjesine qe duhet te kete duke lene vepren te flase. 

Ke te drejte Ana. Me pelqen ajo qe ke shkruar. Kur eshte qellim fjala dhe jo poezia atehere ashtu eshte. Vec nuk mund te quhet e kerkuar nje fjale vetem se nuk perdoret shume ne regjistrin e gjuhes se perditshme, por qe per ate qe shkruan shpreh pikerisht ate qe poezia i thote. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).