Para disa ditësh futa në Facebook-un ku dalin shkrimet dhe aktivitetet e mia publike, videon e një kënge që më pëlqen shumë, sepse e gjej shprehje dhe mbështetje të një qëndrimi që mbaj prej kohësh, siç e tregon edhe shënimi me të cilin e shoqërova:
“Për herë të parë kënga ‘Mjaft më me ju’ është transmetuar në emisionin e Adi Krastës në mëngjesin e 23 majit në ‘Love Radio’, pasi ia dhashë unë me dorën time një CD me përmbajtjen e saj. Reagimet e dëgjuesve gjatë emisionit qenë prova më bindëse se, siç thotë kënga, ‘është koha kur nuk durohet dot më’.  Njerëzit nuk durojnë dot më kastën politike që kemi prej 20 vjetësh në pushtet, hipokrizinë e saj, gënjeshtrat e saj, korrupsionin e saj, krimet e saj, pandëshkueshmërinë e saj. ‘Mjaft më me ju’ është një denoncim i fuqishëm që del nga zemërimi më i sinqertë i rinisë shqiptare dhe një thirrje për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje ‘poshtërimi’, ‘turpërimi’, ‘pushtimi’ të shqiptarëve dhe degradimit të një vendi dhe të një toke ‘që nuk mban dot më’. Jam i gëzuar që Arteda dhe EnE e kanë veshur tashmë këngën me klip dhe e kanë hedhur në Youtube. I bëra ‘share’ menjëherë dhe i ftoj të gjithë ta shpërndajnë sa më shumë dhe sa më larg. Fatos Lubonja (30 maj 2013)”.
Për habinë time, disa ditë më pas më erdhi një sinjalizim nga një dashamirës se në faqen online “Respublika”, që siç thonë, është nën drejtimin e Mustafa Nanos, nën titullin “Vazhdojnë diversionet mbi koalicion opozitar” … ishte shkruar nga dr. Eduart Zaloshnja se Fatos Lubonja, i entuziazmuar nga një videoklip i Dr. Florit, paska bërë thirrje publike me një shkrim që shqiptarët të abstenojnë… duke më futur në listën e një grupi diversionistësh ndaj Edi Ramës.
Sigurisht u habita se si një doktor shkencash, që pretendon se ka jetuar e bërë shkollë në Amerikë, të bënte një koment të tillë, sepse çfarë shkruante ishte më tepër se gënjeshtër apo manipulim i pastër. Ishte provë elokuente e asaj që më thoshte disa ditë më parë një mike, se një gjë kanë sqaruar këto 23 vjet, që: 1) të jesh i ri nuk të bën automatikisht më të mirë se të vjetrit; 2) që të shkosh e të shkollohesh jashtë jo automatikisht të bën më të mirë se ata që ke lënë mbrapa; 3) që të jetosh jashtë jo domosdoshmërisht do të thotë që je bërë pjesë e mentalitetit të asaj shoqërie.
Sepse dr. Zaloshnja e di mirë se pozicionin tim kundër kësaj kaste e kam shprehur me kohë dhe s’mund të prisja të frymëzohesha nga kënga e Dr. Florit, që është qartas një këngë e sponsorizuar nga fushata e Berishës; ndërkohë që në qëndrimet e mia jam përpjekur t’i jap qartazi mendimet e mia si mbi Sali Berishën, edhe mbi Edi Ramën, si përfaqësues të sistemit të korrupsionit dhe të interesave të oligarkëve dhe mafiozëve që kanë kapur këtë shtet. Prandaj i bën me vetëdije këto gënjeshtra e manipulime. Pastaj doktori i shkencave, që është katandisur të bëjë manipulatorin në një blog gjoja informacioni, bënte sikur nuk e dinte se bëhej fjalë për tjetër videoklip që ishte botuar tashmë edhe në “Mapo Online”, kur, edhe për hir të faqes ku punon, ishte i detyruar të informohej dhe të informonte saktë, pra përveç të tjerash, se kjo këngë ka dalë edhe para këngës së Dr. Florit në mediat shqiptare, por se pikërisht pse këto media janë ato që janë, nuk ka gjetur hapësirën e Doktorit të Doktorit për të cilët flet Doktori.
Ndërkohë që po mendoja se si do të reagoja, pashë se në komente simpatizantët e mi apo të këngës i kishin shkruar faqes:
“Zaloshnja, ke ngatërruar klipin. Nuk ishte ai i Dr. Florit klipi që entuziazmoi Lubonjën, por ky tjetri: http://www.youtube.com/watch?v=6wIoT10S8Z8”.
“Zaloshnja, […] mos abuzo me pozicionin qe ke në këtë blog për të shpërndarë gënjeshtra”.
“Muç Nano ka vënë në zbatim në Respublica-n e tij parullën ‘plehrat bashkohuni’ dhe provë e kësaj janë edhe mënyra se si japin lajmet njerëzit që shkruajnë në faqen e ti tij. Zaloshnja më sipër është vetëm një shembull”. (http://www.respublica.al/artikuj/2013/06...ënim)-vazhdojne-diversionet-ndaj-koalicionit-opozitar)
Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, duket Zaloshnja e pa të udhës ta korrigjonte tekstin e tij dhe të shkruante përsëri një gjë pak më “të butë”, por me të njëjtën “erë”: “… Më pas, Fatos Lubonja, i entuziazmuar nga një videoklip i ngjashëm, bëri thirrje publike që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje, por t’i vënë një kryq të madh fletës së votimit (pra, të abstenojnë)”.
Gënjeshtra e mëparshme u hoq duke lënë gjurmët e saj vetëm në komentet poshtë tekstit – sigurisht jo në ndërgjegjen e Zaloshnjës. Por përsëri teksti çalon shumë. Pra, tani doli se unë qenkam frymëzuar nga një videoklip tjetër, a thua se para këngës paskam qenë i pafrymëzuar. Pastaj se videoklipi na qenka i ngjashëm me atë të Dr. Florit, ndërkohë që kush ka sy e veshë të painfektuar nga militantizmi, e kupton menjëherë se ndryshimi mes tyre është si ai i gjysmës me të tërën. Mirë kjo, po si kështu, edhe qenkam i frymëzuar nga videoklipi që ka brenda jo vetëm Berishën, por edhe fëmijët e tij, edhe Gërdecin, edhe 21 janarin, edhe bëkam diversion kundër Ramës në favor të Berishës? Pastaj, vetëm një doktor shkencash që ka harruar se ç’do të thotë shkencë mund të thotë se t’u bësh thirrje njerëzve që të shkojnë në votim dhe t’i vënë një kryq proteste fletës së votimit, quhet abstenim.
Megjithatë, këtë shkrim nuk e kam për Zaloshnjën, por për atë se çfarë ai përfaqëson dhe për atë se ku po na çon aplikimi deri edhe në gazetari i principit se mund të përdorësh çdo manipulim, e gënjeshtër, e qelbësirllëk për të arritur qëllimin, pa menduar as edhe një çast për pasojat morale dhe kulturore që sjellin këto metoda mbi shoqërinë. Në fakt, të quash diversion e diversionist çdokënd që nuk pajtohet me mendimin apo synimin tënd, është të ruash kulturën e trashëgimisë totalitare të Enver Hoxhës, i cili pikërisht se mendonte se kishte monopolin e së vërtetës, i lejonte vetes përdorimin e çdo mjeti, çdo poshtërsie dhe çdo gënjeshtre, duke i kthyer kështu njerëzit dhe ndërgjegjen e dinjitetin e tyre thjesht në mjet. Ja, këtë kulturë përçon kjo lloj gazetarie që bën natë e ditë diversion ndaj së vërtetës. Shikoni se ç’po ndodh me një si Kreshnik Spahiu dhe lëvizjen e tij, që personalisht nuk e kam mbështetur asnjëherë për parime dhe jo për hesape elektorale. Kur u duhej këtyre njerëzve në favor të interesave të padronit të tyre e lançuan shqiponjën e tij si shpëtimtare, në fakt e përdorën, pa thënë të vërtetat e tij; pastaj e bënë sorrë si padroni dhe e lanë jashtë ekraneve e faqeve të tyre, sikur të mos ekzistonte. Se cila ishte e vërteta dhe cila gënjeshtra e këtij njeriu, nuk doli një herë nga goja e pena e këtyre gazetarëve dhe s’ka se si të dalë, sepse synimi i kësaj gazetarie nuk është e vërteta, por (sh)përdorimi.
Sigurisht, një gazetar ka të drejtë të shprehë me forcë mendimin e tij dhe zgjedhjen e tij, edhe të polemizojë e debatojë me ata që e mendojnë ndryshe, por të shpifë dhe manipulojë e keqpërdorë kolegët e tij, kjo është thjesht degradim moral e intelektual që gazetaria ia përçon krejt shoqërisë. Sikurse e kam shprehur edhe në shkrime të tjera, edhe politika nuk duhet të aplikojë parimin e përdorimit të çdo mjeti për të arritur qëllimin, pasi bumerangu që i vjen pas shoqërisë prej kësaj mund të ketë pasoja shumë të rënda dhe afatgjata. Kurse kur këtë e përdor edhe gazetaria, edhe bota intelektuale, atëherë mund të flitet për vdekje morale të shoqërisë.
Të gabosh është njerëzore, thotë një fjalë, por të vazhdosh të gabosh, është djallëzore. Sot nuk ka njeri të ndershëm që nuk e kupton se të vazhdosh t’i mbash shqiptarët në grackën e teatrit “O Berisha, o Rama”, pa i informuar se ç’qëndron në të vërtetë pas tyre, është një krim mediatik, një krim ndaj së vërtetës, një punë gazetarësh që nuk duan të ndryshojë sistemi, interesat e të cilit mbrojnë jo se kanë hallin e Berisha – Ramës, por pasi mediokriteti, paaftësia dhe mungesa e karakterit i bën të mos jenë në gjendje të jetojnë jashtë këtij sistemi me zotësinë, profesionalizmin, kulturën dhe ndershmërinë që kërkon ky profesion.
Por njerëzit nuk hanë bar. Ja si i shkruante Zaloshnjës një tjetër komentues në një tjetër shkrim të tij, që e fillonte përsëri me akuza kundër Lubonjës, po në Respublika:
“Ti nuk je analist i realitetit, dhe ty realiteti, hallet e njerëzve, hallet e mia nuk të interesojnë FARE! Ty të intereson vetëm një gjë: të mos lësh të humbasë as edhe një votë për Klientin tënd, të pastrosh rrugën nga çdo lloj ndërhyrjeje që mund të të prishë ty dhe klientit tënd politik hesapet elektorale. Për këtë ti je gati të shpikësh terma dhe realitete.
Ky nuk është një debat mbi idetë, mbi programe, mbi vizione apo mbi të ardhmen – gjë që pritet nga një analist apo media. […] Në fakt, e gjithë Respublica nuk bën asgjë tjetër, por krijon realitete, manipulon imazhe e krijon imazhe që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përpiqen të sigurojnë llogaritë elektorale të klientit të saj, duke e shndërruar në një karikaturë të emrit që mban”. http://www.respublica.al/opinion/2013/06...
A nuk është koha, siç thotë edhe kënga që u bë shkas i këtij shkrimi, për t’i thënë “mjaft më me ju”, “mjeshtër të aktrimit” edhe kësaj gazetarie dhe këtyre gazetarëve?
PS. Për t’i bindur lexuesit e Panoramës nëse kam të drejtë apo jo, e ftoj gazetën ta vendosë në faqen e saj klipin, siç vendosi atë të Dr. Florit, për të bërë edhe krahasimin ose ta shohin vetë videoklipin në adresën: http://www.youtube.com/watch?v=6wIoT10S8Z8

70 Komente

Ja prit sa te vije Gaia te te etiketoje si lubonjelite smiley

Ca leshin eshte duke tjerr ky i mjer??? Flet flet flet por asnje gje nuk thote..

Ky kam pershtypjen se do ja hiqte trurin edhe Jezusit, edhe Jezusi do cohej e t'ja raste shpulle ktij.

smiley

fantastike, welcome back!

     smiley   i ka mungu blogut twintip .shkurt, qarte, tre fjale -nje portret smiley

thank you guys.. ju po qe keni sens humori se ky i pakapshmi ka sensen e humorit te nje sobe me gaz

Sensi i leshit meqe ra fjala.  Keta kane sensin e Lubonjofobise se verber e te paarsyeshme.

hej une tani e pash qe e ke sjellur ti kete shkrimin se s'po e kuptoja ca te pickoi ty.

pupupupuuuuu... si spate turp edhe e solle kete shkrim ktu? turp per faqe te zeze.

smiley

 

mire qe s'ma njohin pseudonimin ata te fisit se do me shihnin duke postuar nen shkrimet e Lubonjes edhe do mendonin se kam ikur PER LESH.

Para se te mberrinte tek Lubonja, shuplakesit do ti ishin bere duart gjak nga ferkimi me plot surreter te tjere me shume me teper merita, edhe ketu ne Peshk.

Megjithate ty bravo te qofte, se vertet me dy fjale edhe Fatosin e shave, edhe dhunen na e kujtove, pa harruar mesazhin subliminal qe Zoti eshte kunder Lubonjes dhe ne te tjereve...mbreselenes vertet

smiley

Teknikisht mire ben qe sakteson Zaloshnjen, ky i fundit s'ka pse e tjerr wool-in kodra pas bregut. 

Nga ana tjeter llogoret s'ka pse i shan Lubonja sepse ne fund te fundit, mbrojtja e nje pozicioni pa kompromis e me cdo mjet, e per jete a vdekje eshte llogore, ku perfshihet edhe llogorja e Lubonjes.  Keshtu qe i bie "my llogore is better than yours" etj.

Nga ana tjeter, tjeter:

 pa i informuar se ç’qëndron në të vërtetë pas tyre, është një krim mediatik, një krim ndaj së vërtetës, një punë gazetarësh që nuk duan të ndryshojë sistemi.

Si dhe mbi programin, idete etj.

Bazuar ne keto, per mua personalisht llogorja e Lubonjes ka humbur kredibilitetin.  Do kishte kredibilitet nqs qe ne zgjedhjet lokale te 2011 - ku ne Tirane ishte "armiku" nr.1 i Lubonjes, por dhe Rama si figure e ezauruar Bashkie me gjithe te zezat e veta vs. "armiku" publik Basha - ne ate kohe t'i bente apelet qe ben sot.  E t'i vazhdonte edhe sot.  Por ne 2011 Lubonja informonte publikun per fushaten qytetare te Bashes, per planet urbanistike te Bashes, "pa informuar se c'qendron ne te vertete pas tyre."  Atehere? 

Per ty ka kredibilitet llogorja Rameta.

Po, me kape.  Me te mira smiley.

Ka vite qe je kapur.  E me gezime. smiley

Ndërsa ti, e ke humur kredibilitetin kur në nëntor apo dhjetor të vitit të kaluar, shkrimit te Lubonjës së titulluar "Berisha si alibi", në mënyrë skuthërore i ndryshove orën e postimit duke e vendosur 5 orë prapa, midis shkrimeve të tjera të kaluara, në fund të faqes.
Kur, faktikisht, unë shkrimin e dërgova në pasdite, rreth orës katër, ti e postove me orarin e paradites, rreth 11.00.
Qëllimi i thjeshtë, që humbiste ndër shkrimet e vjetra apo mos të binte në sy.

Tani vazhdo, të lutem, na informo akoma për Lubonjën.

Mund te jete edhe ndryshimi i zonave te kohes. ti je ne Evrope, Monda ne Amerike.

Aj nou uat am tokin ëbaut.

smiley tak e tak e tak e tak...

Mondën e keni shëmbullore, duhet të jeni krenarë:

"[...] ruash kulturën e trashëgimisë totalitare të Enver Hoxhës, i cili pikërisht se mendonte se kishte monopolin e së vërtetës, i lejonte vetes përdorimin e çdo mjeti, çdo poshtërsie dhe çdo gënjeshtre, [...]"

Qëllimi i thjeshtë, që humbiste ndër shkrimet e vjetra apo mos të binte në sy.

Ky shkrimi me 91 komente s'paska rene ne sy?

1. Artikujt e Lubonjes me gjithe kundershtime nga disa peshq jane publikuar nje me nje.

2. Po, me paguan honorare Penari per skutheri.  

Dite te mbare dhe ty.  

Se si ra në sy ai është punë tjetër. Punë tjetër, edhe se si e justifikon ti veprimin. Ka nga ata që justifikojnë vrasjet, kjo nuk ka qenë e sa është gjë e madhe. Asfare.

http://postimg.org/image/p295itdkz/
Aty më lartë, shikohet ora kur e kam drëguar (dërguar 15.50; lexuar 15.59). Tek shkrimi i botuar shikohet ora efektive "e renditjes" efektive reale në faqe (22 Dhjetor 2012 - 12:50).

Sa për kredibilitetin, them.

.

Lubonjen kam vite e vite qe e ndjek dhe mendoj se eshte nga personazhet me koherente dhe konseguente te jetes publike shqiptare. Referimi qe ke sjelle per Bashen nuk eshte i sakte, por i pjesshem, jashte kontekstit dhe tendencioz.

 

 

Monda .... smiley

Mire qe genjen, po te pakten beje i cik me me shume lezet, jo kshu ashiqare...

Per ata qe e kane koken me lesh, lesh ju duket ajo qe thot Lubonja.

mere kete pergjigjen tende te zgjuar o i pakapshem edhe fute nen vete..

Mes nervit te Lubonjes e servilizmit te Muc Nanos, Lubonja njemije here.

Edhe mund ta kurseje... Me ate "perpara berishe" ke tema tjeter besoj i the te tera per sot... smiley 

ohohoho

Ctrl+F: (Klan, Fevzi, Frangaj, pare xhepi, Opinion...) asi rrezultat... asi gjo e re dmth...

Lubonja ka qene ne llogore, bile komandant llogoroje, por doli i neveritur. Sot perqeshet per antillogoren e tij, qe eshte me e pakta qe mund te bejne ata te llogores. Ndersa ketu po merret me ca gazetaruce qe jane bere llumi i llogoreve. 

Jo komplet shoku, ka c'ka ( e mua sme pelqen ne shume gjera) Lubonja ka qene gjithmone si elektron i lire, anarkist. Ta vesh ne nje nivel me M. Nano apo ate tjetrin Stefani, nuk eshte korrekte.

E mban mend kush e drejtonte ate kualicionin e stermadh me 97ten? Bile dhe me Mucin kane pase nje korrespondence publike romantike per ca kohe. Por bravo i qofte qe iu neverit me c'pa.  E di si i tha njerit prej ketyre kodosheve te politikes, beme gjithe ate 97 per tu pasuruar ju. Prandaj ka me vlere Lubonja se nuk i ka me te degjuara gjerat, por i ka prekur. Kurse gazetarucet qe godet ketu jane si ajo koorva qe e ka kalu dhe stadin e pareve. 

Sakte. Tani kush rreshtohet ne llogore, perfshi Lubonjen , Nano etj, perderisa e bejne per nje bindje, ideal, i heq kapelen. Puna eshte, ate qe thua edhe ti, qe kur te neveritet se sheh si funksionon, atehere reago. Nqs kerkon te jesh intelektual, njeri me influence ne opinion publik, duhet nje koherence me bindjet e tua, nje ndershmeri intelektuale. Te pakten nuk eshte ne nivelin e M. Nano, Stefani apo tjereve.

"Në fakt, të quash diversion e diversionist çdokënd që nuk pajtohet me mendimin apo synimin tënd, është të ruash kulturën e trashëgimisë totalitare të Enver Hoxhës, i cili pikërisht se mendonte se kishte monopolin e së vërtetës, i lejonte vetes përdorimin e çdo mjeti, çdo poshtërsie dhe çdo gënjeshtre, duke i kthyer kështu njerëzit dhe ndërgjegjen e dinjitetin e tyre thjesht në mjet."

Dmth ,me distancimin e tij nga llogorja ne te cilen dhe ai mbante nje ane te saj,Lubonja s'do marri me pjese ne asnje debat televiziv ?

Zaloshnja meriton kaq e me shume me pacavuret qe ka shkrujt ditet e fundit. 

Aman, ti po thua qe lexon analistat shqiptare?! I forte je.

Vallai, i bashkohem dhe une Hunterit Endrito

Ti qenke i afert i Frrok Cupit me duket smiley

ene dy jave, ene do plasi. duroni bre

Kur ka pas nje publicist qe ju ka pelqy te gjitheve ..  lereni ore rehat Lubonjen, e levdoni kur ju intereson dhe e shani kur ncuq. Prap se prap eshte shume here me koherent se te gjithe analoistat qe ju zbardhin dhembet juve!

Keta jane rilindas dogmatike e s'kane si ta shohin koherencen e Lubonjes.

Lubonja eshte i diskutushem,s'mund t'ju pelqeje te gjitheve,ndoshta futet pak si shume gjthandej por e degjoj me interes,pa le po ta krahasoj me Zaloshnjen,nuk e di pse me dhembin veshet,kush e di i kam te semurasmiley

A di gjo njeri se ku e pi kafen Lubonja, se kisha qejf ta takoja. I kam shkruar tek sajti/siti i tij, por nuk kam marr pergjigje per komentin tim. 

Gunga (ose Qorri), Minxhbaxhella, Prifti pa mjekër dhe Malaj në Top Story.

"If you're not careful, the newspapers will have you hating the people who are being oppressed, and loving the people who are doing the oppressing."....Kam pershtypjen se ajo qe po ndodh ketu eshte e ngjashme me tezen qe hedh Beppe Grillo qe me fjale te tjera ,Media dhe shpura e gazetarve qe ajo perfshin  eshte nje mikrofon i drynjte  i cili mban gjalle figurat e ketyre politikaneve qe ne realitet jane gjysem te vdekur,,fantazma...Mendoni pak nese nuk do ekzistonte ky instrument kujt do i shkonte mendja te merrej me keta lider qe kane 20 vjet qe vetem tjerrin "lesh"...

+

Zaloshnja nuk eshte as gazetar llogoresh, kjo do te ishte me e mira ne kete situate. Nje gazetar qe merr nje krah ndershmerisht, mbron me argumente qendrimin e tij, sado qe bjen ose jo dakort, e kritikon ose jo do te kishte dicka per tu respektuar, por Zaloshnja eshte vec nje shpifes e propagandist ordiner i Rames.

E mbaj mend shume mire kur deklaronte qe mbeshteste Spahiun, sot eshte nga te paret qe e sulmon. Shpifte e propagandonte per super Kreshnikun qe do merrte 15% te votave, sot e sulmon si sorre dhe nuk i jep as 2% te votave. E kjo or lum miku eshte vec shpifje elektorale por jo gazetari.

Fallsifikon sondazhe, eshte pjese e nje blogu qe shquhet per censure ndaj kundershtareve politike, fabrikojne lajme, ndryshojne lajme, publikojne lajme me tituj qe skane lidhje me permbajtjen etj. E kjo or lum miku vetem gazetari nuk eshte.

Hakce hakce, Zaloshnja nuk eshte as gazetar dhe edhe profesionalisht nuk ka lidhje me gazetarine a politiken pavaresisht se bubrron ne media per politike dhe jep mend deri edhe per politiken amerikane.

Une pata qejf ate qe kishte sjelle Monda per referencenga shkrimiLubonjes.

të vazhdosh t’i mbash shqiptarët në grackën e teatrit “O Berisha, o Rama”, pa i informuar se ç’qëndron në të vërtetë pas tyre, është një krim mediatik, një krim ndaj së vërtetës..

Megjithse kurre nuk ka informuar cfareqendron pas tyre , pervec nje etiketimi Emocional si "dy bandat " le ta pranojme se ka thene nje te Vertete . Dhe ne kete Linje le ti sjellin po nje thenie Vertetesisht e provuar ne cdo vend te Botes qe aspiron per Demokraci nepermjet VOTES .

Keto teorite e "dy pergjegjesive " kur ka Pergjegjes KONKRET as me shume e as me pak kategorizohen tek te semuret me "fantashkence" ose shqip tek Sikuret e Sikareve. Shekuj perpara per keto lloj teorish qe flasin shume e nuk thone asgje   eshte cilesuar ...Ne se nuk te pelqen ky Popull nderroje me nje tjeter .

Dhe sot per sot kemi kete Popull Real te grupuar pas kertyre Forcave Politike per te cilat duhet te Votojne .Duke lene menjane tjerrjet me Zaloshnja e Muc Nano , na thuaj nga e sheh te KEQEN ose ...shko gjej nje Popull tjeter

Tek PPU eshte zgjidhe prej kohesh emrimi Drejtorit te Derstiles ! Si n/drejtor mundet po pranoi Xhibi , ndersa si member me gjith perallapelqysit e tu kur lane e tjer Lesh ma do mendja askush nuk ta heq te drejten .

Qejfmbetjet personale sherbejne per te lare hesape personale , mbase dhe ndonjehere ne se kane ndonje gje te pergjithshme Reale .Por Lubonja ne se nuk gjen forca shpirterore e intelektuale te shkeputet Njehere e Mire nga "dy pergjegjesite " nje mode aristokrate ne dukje por Frikacake dhe e Pavlere Reale ,ai do mbetete jo vetem Mbrapa Kohes por edhe i cilesuar si ...kaloni rradhen !

Gjithsesi ai fjalen ka nuk ka shkopin magjik..e megjithate fjala eshte e rendesishme..Pasi ligji nr.1 i gazetarise eshte ne mos te pasqyroje te verteten ti afrohet asaj..Dhe eshte korrekt brenda kornizes.Nese ju duken normal termi "gazetar llogoresh",,atehere gazetaria ska vend ku te rrije ketu..Me mire quajini tellall qeverie apo opozite...

Sikuret e Sikareve.  smiley

 

eshte qesharake te te duket si kundershti pseudokonflikti  lubonja-nano.  te dy i sherbejne te njejtes ideologji, globalizmit dhe internacionalizmit. te dy luftojne me shkrimet e tyre nacionalizmin. ne se njeri mbeshtet ps-ne e tjetri pd-ne nuk perben ndryshim. ne se e gjejne muhabetin ne kafene ,lubonja pa asnje problem mund te te behet ramist dhe nanua berishist.

lubonja me nanon ndryshon sa pali miska me lenka cukon.  dhe jo vetem keta te dy.  fut edhe 90% te ciliste te tjere.  shume dakort me titullin mjaft me ju. kryetar i ju-ve eshte lubonja.

mendja me thote qe eshte shtuar shume numri i "radio and televison personality, lecturer and social activist". Mjafton tia ngjisesh vetes kete etikete dhe kaq e pat puna.

Eshte nje kryeveper ne se do merrte persiper nje Levizje ashtu si ne 97 qe u angazhua .Me begraundin personal por edhe me pergatijen qe shpesh e shfaq neper rreshta dhe ne ndonje prurje , me sinqeritet qe ne menyre absolute do kishte zgjedhur Koalicion . Me Berishen ose me Ramen . Ma do mendja i mbajti meri Berishes si Bora ne dimer dhe shkriu ne maj ???? Bersha eshte nje dhe Kurre nuk ndryshon .E keqja Maximaliste dhe e Vetme e ketyre Viteve te nje Shqiperie pa Dinjitet e te Percare !

Keshtu eshte as mish as peshk dhe peshk dhe mish .Xhibi do thoshte qe duhen edhe prova ngjalngrenese qe te kapte zv /Xhibeshe !

Gunga (ose Qorri), të pëlqeu humori i Vlonjatit sot? smiley

Na kënaqi Beni.

jo gazetar llogoresh mo ,gazetar partish qe mezi presin rrogen 

Tellalle bande thuaj.

ky (fatosi) dhe gjithe ata qe thone "mjaft me, s'ju shohim dot me sy" etj, me kujtojne rudi hakstebellin, qe do i zgjidhte problemet e botes me nje "enogh!". smiley

e bukura esht se e thone sikur coc kane zbuluar (sikur te mburrej dkush me zbulimin se qumshti i thartuar nuk pihet).

dhe me e bukura eshte se marrin edhe kredite (deri intelektuale!!!) per kete gjizen e prishme.

kjo esht derexheja ne te vertete, o shokeni. u, me fal, o zotrinjeni, se me shok(u) tallen sot mileteria. esht big deal "shoku".

 

 

 A e lexove 'Smajlin sot? shko, shko te shqiptarja... smiley 

link?

ps. me thuj si te duken "Caput mundi"-t.

nje sec.

e mire o mir!

Aj laik!!! Nuk ka zot te na e prese at' kerthize...

Te lexohet ne Bubullime - tha... smiley 

also, CM 4- fllous riell nais..

Degjo Bame, shumica absolute e atyre qe e shajne Ismailin - them e atyre qe shkruajne, se kshu zarbo tastjerash qe i meshojne gishtit tek ke plot, edhe ktu te peshku, kush pyet per ta - nuk do arrijne kurre ne jetet e tyre "krijuese" te ngjizin dicka sikur edhe me 1/2 e fantazise se asaj qe flitet aty. natyrisht do gafurren duke thene se emri Kurt nuk qenkesh shqiptaro-gjerman smiley apo se kometa halley nuk kaloi ne vitin 1913... apo se nje gazete e zvicres shpalli me te madhe qe prilli i thyer qenkesh nje veper mediokre smiley  (o llah)

 

 

Ja dhe pergjigja burracake e Zaloshnjes qe nuk adreson argumentin e Lubonjes mbi mashtrimin qe Zaloshnja i ben qendrimit te tij, por thjesht e anashkalon me skutheri kete argument duke thene thjesht qe beri nje gabim te pafajshem me videoklipet e pastaj hidhet ne nje non sequitir te tipit qe une s'ha buke nepermjet gazetarise (Lubonja as qe e permendi fare se me cfare e nxjerre jetesen  Zaloshnja) e biles aludon qe mbase Lubonja e ben kete (ketu sigurisht per te vene ne dyshim motivet dhe objektivitetin e Lubonjes).

http://respublica.al/opinion/2013/06/05/shume-zhurme-e-lubonjes-per-pak-gje

Beteje e fituar qartazi nga Lubonja.

Nejse, ka nje qartesim qe do t'i bjeri te njejtit avaz dhe 24 e kusur vjet te tjera. 

Gjithashtu konkuron dhe NN kur thote se kush nuk e do S.B. te mos votoje per te. 

Vallai kush harxho paret me kete qeka trap i madh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).