Ne kete periudhe prag zgjedhjesh , kryefjala eshte vota.Rendesine e saj mjaftojme ta ilustrojme me zgjedhjet e fundit vendore , ku diferenca prej 10 votash perbente ndryshimin e fituesit, emrin te ri te kryetarit te bashkise.Ndaj duhet te gjithe te ndergjegjesohemi per te.

Por perpara nesh , jane ndergjegjesuar ata te cilit realizojne sa e sa programe politike ne emrin tone  dhe per ne vete kandidatet per deputete.Per shkak se nga vota jone individuale , varet emri i fituesit , partite politike jane duke perdorur forma nga me te ndryshme  tek populli , ate te cilin e duan aq shume sa vetem per zgjedhje kujtohen. Ne cdo celule te administrates  behen here premtime e here kercenime ne kembim te votes , e cila ne kete forme vetem  lire nuk mund te jete.

Ne fushata elektorale perdoren femije, dhe ne heshtim, jo sepse nuk e kuptojme shkeljen por sepse jemi aq te lodhur nga e gjithe politika , sa prezenca e femijeve na duken pakez gje ne krahasim me c’behet me tej.

Cdo 4 vjet vihen drejtor te rinj ne cdo organ te administrates , duke perfshire  cuditerisht dhe drejtuesit e shkollave dhe te spitaleve ,a thua se jane poste politike.Dhe ndaj ne keto fund-muaj bejne fushate dhe drejtoret e ngrate , pasi ne te kundert qendrimi i tyre ne detyre do te kapitulloj se bashku me vete politiken qe i vuri.

Nje menyre efikase eshte vota e studenteve pikerisht ne ambjentet e shkolles.Tashme te rinjte , po e kuptojne qartazi se vendi i tyre i punes nuk do mund te sigurohet nese behen te afte e te jene te pasur me talent , jo , perkundrazi mjafton te jene aderuar ne nje force politke .Kjo eshte zgjidhja qe te jep politberja ne vendin tone. Dihet fare mire se per te qene pjese e  administrates duhet 2 kritere : te kesh mik dhe se dyti te kesh nje grusht me lek per ate” mikun” qe te bene kete nder te madh.Dhe me pas perfundojme ketu ku kemi perfunduar  : me zyra te pushtuara  nga njerez sharlatan , militante te semure , te cilet tesera politike i vuri ne ate detyre te cilen sdo duhet ta kishin kurre. Dhe keshtu edukohen , keshtu binden , blihen studentet ! I duhet te behen te shkathet,  te behen menjehere ne fushate me nje pale , te perkrahin me ngazellim liderin politik , me shpresen se pas 23 qershorit do mund te zejne dhe ata nje vend.

Por persa I perket blerjes, oferta me e cuditshme eshte shitja e votes. Nje shitje vote jo me nje vend pune per vete ose per femijet e sapo diplomuar, por pikerisht me nje grusht lekesh , te cilet mund ti ndihmoj te mjeret , por nuk i shpeton nga kllapia qe na pushton cdo dite. Keshtu nese voton per X parti politke , merr  50 euro ( ose 50 mije leke te vjetra ) dhe nese bind 3 te tjere merr 200 euro.

Dhe disa te mjere jane gati te shiten per kaqez gje.Harrojne se duke u shitur kaq lire , nuk do i mbetet me asgje sapo te vine ne pushtet pikerisht ata, te cilet rendomtasi i blene.Eshte nje skllaveri moderne , nje skllaveri politike ku  shet te vetmin pushtet , qe ndjene ne kete bashkejetese te shtypurish : voten aq shume te (pa)cmuar. Dhe me kete mandat qe i jep bleresit tend , ti i jep cdo te drejte  mbi ty , pasi me ato leke shkembeve : zerin e kundershtimit , kerkimin e llogarise , protesten , veton tende perballe atij qe nuk i mbajti premtimet, perballe atij qe nuk e meriton te te  perfaqesoj ty , perballe politikanit.

Por nese percudnimi i demokracise vjen qe nga baza , nuk eshte e veshtire qe dhe kreu i kesaj piramide te jete i tille , pasi fundja perpara se te behej “politikan” ishte pjese e” bazes-popull’’.

Ndaj mendoj ka ardhur koha , ti themi ndal cdo te keqe, pjelle e kesaj politike 20 vjecare , qe nga nena e saj ka ndryshuar vetem emrin e metodes per te qene ne politike  por thelbin e ka lene te paprekur  me fanatizem.

Ti themi ndaj , cdo premtimi utopik e me shume gjasa pa jete .Eshte koha te luftojme , te luftojme te gjithe se bashku.

Eshte koha  te behemi grusht per te shembur malin qe  nuk lejon te depertoj dielli edhe tek ne, per te na ngrohur para trupit, shpirtin e ngrire here nga fatkeqesite e here nga ligesia- pasivitet.

Eshte koha  te shembin malin-militantizem qe sna lejon dhe ne , te punojme me profesionalizem , me aftesi dhe merite , dhe jo me meriten e vetme : politike.

Vetem keshtu mund te bejeme do enderr, per te qene te lire , per te zgjedhur ata qe duhen realisht te zgjidhen , e qe te gjithe se bashku te mundim te ndertojme nje Shqiperi  vertete demokratike.

Ndaj e vetmja shprese eshte : Te mos  lejoni te bliheni !

 Behuni te ndergjegjshem ,eshte koha te jemi vertete te tille ! 

(R.O )

19 Komente

Sa ka vajt qmimi re?

Me thene te drejten s'pata kohe ta lexoj, i hodha nje sy nga fundi me me kenaqi argumenti qe sot eshte vertet koha te behemi te ndergjegjshem, kurse dje, jo dhe aq smiley

Ti xhibi, je larg e ke te larte cmimin.... po te jetoje ne Itali e ke gati kompanine e lavdishme shqiptare monopol,  per te ardhur te takosh nga afer te afermit e tu falas, ne diten me te rendesishme te 4 viteve...

Xhibi qenke ende tek e djeshmja se mesa duket te tundonka cmimi i votes smiley

xhibi, kur do fillosh te lexosh seriozisht. 

Debat i pamundur

Jam pro shitjes se votes, pse mos ta shesim ?

Në Suedi mund ta nxjerresh  voten ne ankand në zgjedhjet parlamentare në internet.

" Unë jam i zhgënjyer nga politikanët, thotë Daniel Ekman, 31 vjeç, i cili ka vendosur të shesë votën e tij.
-Kjo është një deklaratë politike nga ana ime. Unë jam i lodhur prej partive që braktisin idealet e tyre, thotë Daniel Ekman nga Jönköping cili ofron zërin e tij në blogun e tij.

-Por shitja nuk lejohet  nga autoriteti zgjedhor -thekson Vivan Nilsson e cila vë në dukje se shitja e votës së tij është e paligjshëm.
-Kjo është një dukuri e pakëndshme. Sistemi ynë zgjedhor është i bazuar  se çdo person ka një zë- t thotë Nilsson.

Oferta fillon nga 20 SEK(korona). Por një letër fletëvotim isuedeze  nuk jep shumë fitime.

-Deri tani oferta arriti ne 69SEK(7 euro), shume mire -citon Danieli unë do të kem para te ha një drekë në rastin më të mirë."
 
 
Me beri te mendoja ky shkrim ne gazeten Suedeze dhe mendoja te luaja me fjalet demokrati ,liri vote,pazar vote dhe ku di une se cfare pra c thoni ju Peshkatar ?

te shitet vota sic shitet diploma- thua ti! Po kjo seshte e drejte! 

Mua ne fakt me duket tejet absurde.Nese je i zhgenjyer nga politikanet , nuk mund te kryesh ate veprim te cilin kundershton me teper tek ta: pazarllekun , tipik ne Shqiperi. Me mire voto , voto me vote te bardhe ,se sa te shesesh voten , pikerisht tek ata te cilet kete kerkojne nga ty , nga ne te gjithe, ne kete kohe ne emer te demosit, ne dem te demosit! 

-Deri tani oferta arriti ne 69SEK(7 euro), shume mire -citon Danieli unë do të kem para

Merrni guximin shqipetare sepse jeni dhe Patriarkale .Mos ndigjoni posht e Lart norma morali e kryqe te barazlarguarish .Eshte nje mesim nga njerez qe e nohin MIRE kete sistem votash !

Shiteni Voten ! Mos tu vrase Ndergjegja se po beni ndonje Krim as ndaj vetes as ndaj familjes .Perkundrazi !

Politikanet e Saliut , kane mbi 20 vjet qe Shesin Shqiperine duke qene ne krye nga Votat tuaja pa Para . .Saliu nga shitjet pervec Vetes ka bere dhe Femijet , krushqit e Klanin e tij Milionere . Dhe ju genjeheni me koqelleqe .. per nje jete ne Parajse me te mire ...

Ne kete  kuptim  shitja e Votes eshte Juaja Personale , eshte e Bekuar eshte Hyjnore , ndersa keta Matrapaze Ju kane njerre prej Kohesh ne Treg Ju dhe fitojne Para me voten tuaj !

Sa pak komente ketu

Ndal.......

smiley

Behuni te ndergjegjshem ,eshte koha te jemi vertete te tille !

 

ore me duket mua,  apo kane filluar te frymezohen te gjithe nga Nard Ndoka keta?!smiley

not me smiley

smiley

Eshte koha e kthimit tek te vertetat fondamentale te botes Belulo. Nodh gjithmon kshu per kohe krize. Return to the basics, tha.

Eh cte te them more Belul , keshtu eshte kur behet shume mainstream Nard Ndoka, e shohin sa andej- kendej  !

LSI smiley  me nam 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).