Nëse nuk votojmë... NUK FLASIM

Kjo foto u publikua mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

142 Komente

Plasi në Kuçovë..

hemm, fjale te mencura!

....do ti kete perkthyer, perkthyesi i njohur, NN...smiley

NN-ne e kan mor per konsulent smiley

Po mire mer amerikono, une votoj, ne votojme ata/ato votojne, por votat i numuron saliu se. Dhe ai flet ato qe nuk kemi thone ne. Si i bohet?

Duhet nji me e mbajt opoziten me shpresa dhe Arvizuja rolin qe i kane dhene po e luan shume bukur .

Obobo, sa keq qenka katandis propaganda. Nga kto cheaplliqe sajohen te torre drini me? Per keto jane kioskat e qofteve, low cost, 18 euro 140 qofte smiley

Timo,e shof se me amerikont, sec ke nje inot te vjeter ti vllaje. smiley S'po asrrin qe s'po arrin t'i keshe perzemer.smiley

Po me thuj ndonje komb tjeter pervec ne shqipove qe i paskan per zemer? A e ka njeri perzemer xhandarin? smiley Ata flasin per demokracine por zbatojne autokracine. Atyne osht per ti thone: Fuck Off mother fuckersa

Kur biem ne uje , vetem ata na kan nxjerr nga uji , nis nga 1913-ta e me tutje .

po me mire te ishim po peshq sesa keshtu sic jemi njerez zoraxhinj. 

Eh ju arqeomarksisteve te Aleko Xinxit, nuk iu gjendet dermani.

+1

mos i vini kryq votes!!!! shkruani emrin e Pjerit ne vote se KQZ do s'do duhet ti numeroje dhe tja japi personit ne emer.

Kur kemi folur, a na kane degjuar?

Sinjal i qarte me blu marker smiley

smiley

Tashi e pashe. E paska firmos Zorro smiley

smiley

smiley Pikerisht ate dite DUHET TE FLASIM smiley  shkruani mesazhet tuaja ndaj partikracise!

Po pranoje bre cuce qe Amerika s'eshte per voten kryq, ose mos e prano. Por mos u mundo te qitesh mesazhet e Arvizut nga konteksti, si partite politike lol

Arvizu s'po thote shkruani mesazhe tek fleta e votimit smiley

Amerika eshte per ti bojkotuar votimet, e ka thene Bradi me lart, pike. Arvizuja eshte ballist i maskuar si partizan qe duket si gjerman. Pike. Kryqin fletes dmth smiley

Shi shi , un nuk thash se kshu tha Arvizuja smiley un  shkrujta menimin tim or taj smiley

ja ka shpjegu Arvizuse nje here smiley

Ueee, po keto e pakan marre seriozisht mer me kte voten e bardhe. Loooooooooooool

Te flasesh eshte te zgjedhesh.Kryqi nuk eshte zgjedhje, eshte zgjedhe.

Nje foto vlen sa njemije fjale smiley 

nje fjale te vel  sa mijra foto.

Alidea, e keni shume gabim. Ju po i kerkoni nje shtrese te popullsise, votues aktive, dhe qe vazhdimisht kane vendosur per fatin e vet qe te vizatojne lule tek fleta e votimit. Kjo shpreh papjekuri dhe tendenca kapriçoze nga ju si nismetar te kesaj pordhe me rigon.

Ju nuk po u kerkoni kete veprim atyre qe nuk kane votu asihere, sepse nuk u interreson te votojne, por po ua kerkoni atyre idealisteve qe vazhdimisht kane qene votues te se majtes. Eshte gjynah qe te luani me ndjenjat e publikut ne kete menyre!

Sa qejf kam kur flitet per zgjedhe!

Sepse ajo qe na kane hedhur ne qafe partite tona politike ketu e 23 vjet eshte pikerisht keshtu: nje zgjedhe!

Une, p.sh., jam shume i pakenaqur me metodat dhe punen e koalicionit aktual qeverises. Per kete arsye isha i orientuar te votoja majtas, per koalicionin opozitar. Nderkaq, ne minute te fundit, koalicioni i majte ma dhjet dhe fut ne skuader nje prej dy shkaktareve kryesore te pakenaqesise sime, LSI-ne e Ilir Metes; dhe jo me nje rol te dores se dyte, si fjala vjen, Spartak Ngjela, por si bashke-protagoniste te fushates dhe natyrisht, neser, te qeverisjes. 

Per mua, spiritus, nuk ka me mundesi apo alternativa zgjedhjeje, por vetem zgjedhje me detyrim, ose zgjedhe, si ne kohen e ashtuquajtur te enverit.

Vetem per kete arsye une do te votoj me KRYQ, ne shenje proteste per pamundesine per te zgjedhur mes dy alternativash.

 

Zemra me thote se i duhet vene nje kryq te madh fletes.mendja me thote se shumica e te zhgenjyerve jane majtas te pakenaqur me berishen por pa besim ne ramen. nese ky takem abstenon perkrahesit e berishes te cilet nuk kane te ardhmen e vendit ne mendje por xhepat e tyre do votojne berishen prape ne pushtet.te mbash ate syfet qe te nakatos plackat e barkut sa here hap gojen edhe 4 vjet te tjera do te ishte shume edhe per nje popull me tolerance te madhe ndaj absurditetit si shqiptaret.

me 23 shkohet te flitet apo te votohet ?

varet ca ke per te thene...

Une do votoj me KRYQ.

Arsyetimin per kete zgjedhje e ke super te artikuluar dac ketu ne Peshk, dac tjeterkund.

Per ty dhe per te tjeret po e perseris, alternative eshte edhe kjo, shume e fuqishme madje. Eshte njelloj si te votosh per nje parti te vogel, e cila dihet qe nuk do te arrije te zgjedhe ndonje deputet, por qe gjithesesi perfaqeson pikerisht mendimin tend. Cfare behet ne kete rast, duhet hequr dore, pse vota nuk ka efektin e ashtuquajtur "te dobishem" per njeren apo tjetren pale!?

Zoti Kanobi, 

E lexova ate deklaraten atje ne faqe dhe, ndonese parimisht bie dakord me cka thuhet aty, nuk arrita te kuptoj se si praktikisht ajo metode te votuari do ti heqe pushtetin nga duart Berishes, Shkelzenit, Argites, Rrulit, Mediut, Olldashit etj etj funderrinave? Keta qe kam permendur me emer ketu, kane plackitur dhe vrare ne keto 8 vitet e fundit. (jeta eshte e shkurter mik) Kollaj tja tregoj se jam kundra tyre dhe makinerise te tyre te parase e gjakut; kete mund ta bej me pankarta e te prostestoj perpara zyrave te tyre. Por si mund ti HEQ mundesite atyre per te vrare e vjedhur edhe per 4 vite te tjera. 

E tha mire swedi, nese nuk do te votosh per Ramen, perse nuk voto per Paskal Milon (ose fundja perse nuk organizoheni vete e te krijoni nje formim politik)? Burr me serioz e me integritet besoj se nuk gjen.

Zbor zbor po i bani Arvizuse se shkrete smiley

A thu po i mbajne rrogen, pencionin apo djeten? 

edhe me ban cudi si nuk po flet ma Ambasadori Italian , se edhe ai e ka pase zakon me kene ne TV cdo dite ,se kur flasin ma shume se nji , kupton se ca po thojne

e pse qeka i shkrete se i tha saliut "ti je buure shteti"? Prit prit kur ti thote prape tani me rastin e zgjedhjeve.

Persa kohe juve do shtremberoni cfare ka thene, ashtu eshte.

po, po, une e shtremberoj. Ata e dredhin mi si ti vije per mbare atyre. Zbatimi i demokracise tek ne eshte ne plan te fundit per xhandarin e botes. Ata, nuk e kane per gje ti thone derrit daje nese ju intereson per bithen e tyre. Amerika eshte e keqja e madhe e ketij ruzulli. Fuck off Amerika!!

E shtremberon dhe e nxjerr nga konteksti - nuk e kam vec per ty. Te gjithe ju #rilindasit kete gje beni. Une s'kam qene ne Shqiperi kur ndodhi kjo dh vec c'kam pare ne TV e lexuar ne shtyp. Flitej per ditet pas 21 Janarit, kur Rama tha do bejme proteste tjeter dhe Diktatori do bente kunder-proteste. Recete e shkelqyer dhe e sigurte per gjakderdhje te metejshme. Amerika po perpiqej te shuante zjarrin. Fjalet ishin te Ndihmes Sekretarit te Shtetit, jo personalisht te Arvizut:

"Dje ne mbremje, z. Filip Gordon, Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane, i telefonoi kryeministrit per t'i shprehur shqetesimet tona. Shtetet e Bashkuara pergezojne vendimin e kryeministrit per ta anuluar tubimin. Ishte nje vendim prej burri shteti dhe gjeja e duhur. Para pak fola me kryeministrin per t'ia shprehur kete", deklaroi dje, ne nje konference per mediat ambasadori i SHBA, Arvizu.

Akoma mundohesh me #rilindasit dogmatike?

Tre pika ne fund, hmmmm

kartolinen ta dergova

mos kujtove se te harrova.

puc puc

i yti arvizu

Votoni qe te vjedh perseri konia e serbise,  Dhe shqiperine ta hidhni ne humnere.

Shqiperine e hedh ne humnere ai qe vjedh 1oraa.Edhe mund te bej vaki.Nuk eshte rasti pare.Per te mos rene vete ne humnere, eshte kail te coje Shqiperine ne humnere.Fat sizifi, s'ke ci ben.

Ai qe vjedh nuk eshte vetem. Edhe kete rradhe e ka marr karta bianken, me lehte se me pare madje.

Fiton ai qe vjedh me shpejt

Gjembi, se nuk po u besoj syve, eshte fotomontazh apo çfare smiley

E shikoi me mendje nje miku im Pjer jo me sy kete baner, e ka zyren prane LSI-s , dhe tha hajt ta hedh ne leter smiley ej po si dyshon mor Pjer nuk e marr vesh! smiley 

Nuk te kuptova Alidea, pyetja eshte; A eshte e vertete kjo ketu apo fotomontazh.

Fenomeni Ilir Meta eshte shume i cuditshem nuk ka sens, po hajde mo! smiley  shqiperia eshte bere per tu tallur me keta `politikane` tao-tao 

@ spiritus:

A je i sigurte se ne krahun socialist nuk vidhet/manipulohet vota e lire?

Ne lidhje me kete, ma shpjegon dot se cfare lidhje ka, fjala bie, Tom Doshi, kandidat per deputet ne Shkoder, me historine, vizionin dhe programin progresist te Partise Socialiste?

Te falenderoj paraprakisht!

Obi

Ashtu eshte nje muhabet, ose vetem me Tom Doshin i dilet Sales mbane.

Aty nisen te gjithe per te vjedh. Dhe fiton hajduti me i zoti. Meritokraci hajdutesh dmth.   

Obi, o bob, komunistat dhe socialkomunistet ne 92 u a dhane ne tabaka pushtetin.edhe ne 2005 ne tabaka. qe kane icik dore kane por me kusherinjt e tyre me te vegjel.se dhe te vjedhesh e te rrish ne opozite sikur nuk shkon.je i qarte tani vedha.

Shkon qe c'ke me te. Nese e ke fjalen vec per vota (qe parafolesit s'e kane vec aty), edhe mund te vjedhesh por prape te jesh ne opozite. Psh nese ne te vertete merr 50 deputete, bashke me vjedhje te behen 60, prape ne opozite je. (numrat jane krejtesisht fiktive e te rastesishem).

hej, me ty po bej nje pakt: sa here te replikosh, do kesh te drejte dhe ti fiton gjithmone, edhe kur vete e mendon se nuk fiton ani gjo. tkshu qe nuk do lodhem.ama ti do kesh perhere te drejte. rrotulloje mullirin deri ne bluarjen e kokrres se fundit te kafes.

hej, s'ka nevoje te besh pakte fare. Ketu eshte e keqja jote dhe e shume te tjereve ketu, se vini jo per debat e shkembim bisedash/info por te fitoni me cdo kusht. Une jo. Ke shume raste (e ke te dokumentuar ne peshk dmth) kur e kam pare qe e kam patur gabim dhe i kam dhene te drejte bashkebiseduesit/es dhe kam kerkuar falje. Praktike kjo qe ju s'e njihni.

Te me falesh qe s'e kam kapacitetin e duhur si ju qe te flas me metafora qe vec ju i kuptoni.

Akoma nuk e keni kuptuar qe ky kryetari juaj prandaj e ha se niset per te vjedh vota, ne vend qe te beje namin e te krijoje nje sistem kunder vjedhjes. Ja prishin mendjen keta te fortet qe mban prane, se do hane dhe ata nga nje kafshate. 

he mor ti, mos boj sikur tu dogj zemra se vidhet opozita. ai shefi juaj eshte i forte, kaq mjafton per ju per te qene te lumtur.

Une s'kam shef ate por vehten time, dhe kjo me prova. Me ka pare zoti dmth. Dhe e kam thene dhe here te tjera me duhet te fitoje shefi jot kete rradhe, bile do vij ta votoj, vecse e kam doren icik ters. Dhe ate qe te thashe eshte fare e vertete, muhabet tave dmth. 

Shqiperia ka rene ne humnere, por nuk duan te na nxjerrin me. E vetmja shprese e jona eshte qe edhe kombet e tjera te vijne tek ne.

Po ky tek kafja e mengjesit filloi te shkruaj shqip.

E qajne "survaillance"  shqiptaret qe punojne per te

s'po me mbeshtet njeri ne iniciativen - mos i ver kryq fletes, veri emrin pjer

i'm in.

ti do rrish atje deri diten e votimit? 

pse tek vota ime varet fati i pjerit?

vot vot behet deputet

e drejte. po ka nje detaje. duhet te regjistrohej perpara.

s'ka KQZ qe mohon votat e popullit!!

aham

nuk ka vu piken mbi I smiley

Ja ka lane Berishes, se atij i takon. smiley

Duhet te vije nga USA mesazhi ndryshe nuk votojne keta! speak now or forever hold your peace!!! 

ata qe i bene kryqin fletes, ose nuk shkojne te votojne, me veprimin ose mosveprimin e tyre, ndihmojne statu quo-ne, pra qeverine!

Ju falenderojme perzemerisht!

smiley

Me nder qofsh, por mos ji kaq i sigurte smiley

+1

Vote e korruptuar .

Apo

Korrupsion me vote.

Kjo eshte ceshtja. 

Edhe per sa kohe te mos kete komisionere ne detyre apo kontroll ligjor me shume gjasa do te jene te dyja ne maksimumin e mundshem. 

Ne fakt keto tre pikat ne fund jane shume te dyshimta.

epo me troc se kaq qe duhet me votu kundra sales ...vetem rajersoni qe boni fushate me salen ne 1992 ka mbet

Ambasadori Arvizu duhet te kuptoje se shqiptaret jane popull shume votim-dashes; gjate 45 viteve te komunizmit kane votuar rregullisht cdo 4 vjet, me nje pjesemarrje ne votime formidabel, thuajse 100%!

Problemi eshte se, ashtu si edhe me punen ne pergjithesi, nuk ja kane pare ndonjehere hajrin!

A ka ndonje ide ambasadori sesi mund te ndryshoje kjo situate? Dmth, si i behet qe pjesemarrja e shqiptareve ne votime tju perkthehet ne mireqenie dhe prosperitet? 

po ku po i rruhet Arvizuse dhe ju aman 

sa ju bo pershtypje amon

Me i forti eshte Mero tek Tema, qe kolegun e ktij ne OSBE e quan Baba Mondi smiley

Ky s'eshte tamam ashtu, po te nje sere jane...

 

He Rruzhe, 

E vendose kujt do ja japesh? smiley 

po qe ma ke gjet midene e sotme.

Isha tuj kalu rruges, anej ke nji kthese midis prokurorise ene rruges se Durrsit e po mendoja, mendoja e mendoja. 

Dhe ne fund, konkludova qe une vallai si ket radhe skam qene kurre :

 

  • Sdu te shkarravis voten, 
  • Sdu te mungoj ne votime,
  • Sdu tja jap ktyre zagareve ne pushtet,
  • Sdu tja jap as ktyre brekevarurve te demek partive te vogla e te reja

Te tjera opsione skam.

Ca t'boj se

 

Cke cfare te bosh, i bie me ja dhone vetem PS-se, gjithmone sipas perjashtimeve qe bone vete. Se mos te prishet menja, se helbete femer je!

jo ate s'besoj se kam per ta bere ndonjehere, 

PS-ne dmth smiley

 

shef ti se nga anon barazlargimi smiley

Ka per te dale Paskali me 100000 vota ne Tirone... smiley 

ka dy rruge :

ose ta shes, 

ose te sajoj nai weekend ne venezia ene mos ta kap avionin e kthimit smiley

 

Ne fakt une kam pas bo nji premtim si Ben Blushi, por ceshtja eshte se ska pse ta mbaj llafin kur kta na mashtrojne kur ju do qejfi smiley

qeke tu rrejt veten pra...

Per femnat thuhet pac fatin e kurves, per meshkujt duhet te thuhet pac fatin e mullixhiut. smiley Berisha ka 23 vjet qe ka ate fat... 

ti e di rruzhe, ti e di...

nuk ëgri per çeshtjen e mullixhiut smiley

sa per kurve, them qe lind, nuk behesh

edhe pse hoxha i prizrenit na tha qi jemi 90% karakurva smiley

Bereqavers, 10% prape paskan shpresa smiley

ka thane qe jeni rruspie smiley

njashtu mo, se sjam si ti qe i memorizon direkt llafet e hoxhallareve smiley

dridhe si te dush ti, nga inati vjerres, mullixhiu do perfitoje nje menyre a nje tjeter... smiley 

Hoxhe efenija vec cucen e tij kish te nershme, tana tjerat kurva!!! 

une spo dredh gje.

po ti je nga natyra prepotent dhe te duket se i di t'gjitha smiley

jo te gjitha, ja ket qe qekam prepotent e mesova nga ty qi dike me shume se une smiley 

epo nga ty msova, se ti bo sikur lexo ment e robve de smiley

 

une vec pyta... po do kem pyt ne menyre prepotente... smiley 

lexo mre Bamke lexo, jo vec te flasesh smiley

hika tashi se kam pune

se me pak apo shume % taksash pas 23 qershorit, litarin n'fyt e kina smiley

... udhekryq egzistencial! smiley

ai i ke rendit sipas rendesise?

pytje nga publiku ( besoj se do jete teme edhe ne ppu se shpejti ) nqs admini e pranon .

Sa % e rroges do te te ike ne taksa pas 23 qeshorit ?

po lene ate

po e zeme qe spo mendoj per veten , por per te gjithe smiley

e mer publik... nuk o vetem sa % e rroges do te ike nga taksa, po edhe sa % e taksave do te vije mrapa ne forme sherbimesh...

Si meno ti publiko? 

shum special ky meraku

Po merruni mer me ate sondazhin , se ate ka pagu populli albanez , kete Arvizun e pagun Amerika smiley

llaf me vend smiley

Interesant sesi e shikojne kampet e ndryshme kete thirrje:

- Ne fillim filluan te majtet - Ja amerikanet thone qe te votojme kunder Berishes.

- Pastaj filluan te djathtet -Ja amerikanet e kane shkruar me ngjyre blu qe te votojme pro Berishes.

Hajde gallate hajde hahahahahahah

P.S. Si nuk tha njeri te votojme per PS dhe Edi Ramen por vetem "Te votojme per Berishen ose kunder Berishes"

Kjo thirrje eshte e qarte fare.  Zakonisht kur therritet per te votuar kerkohet qe te votojne sa me shume, njerezit kur gjojnat jane ne rregull nuk do e vrisnin shume per te votu se helbete ne rregull jemi qeveria ka me fitu. ndersa kur sjane ne rregull thuhet hajde votojme qe te kemi ndryshim. kshu qe me rregull treshi i bie qe njerezit te votojne per te ndryshuar dhe thirrja per votim ate qellim ka . votoni qe te ndryshoni. ngjyra blu eshte ngjyre stilolapsi, qofte se do merremi edhe me ngjyren i bi ti ham hakun te bardhes te verdhes etj. stilolapsi kryesisht blu jane , edhe qielli blu edhe deti blu, ca jane me pd edhe qielli edhe deti??? lene mo masanej qe eshteedhe ngjyra e flamurit grek dhe serb , bi qe pd qenka greke serbe lol

Tani kjo puna e qartesise eshte paksa relative meqenese te njetit fakt (fletes me shkrimin siper) njerezit i japin kuptime te ndryshme. Vura re se te majtet thonin qe eshte mesazh me votue kunder Berishes ndersa te djathtet eshte me votue Berishen.

Kjo ishte nje vezhgim qe me ra ne sy mua persa i perket kesaj teme dhe vezhgimi tjeter ishte qe te gjithe thone:

VOTO KUNDER BERISHES OSE VOTO PER BERISHEN, asnje/shume pakez thone VOTO PER EDI RAMEN APO PER PS-ne

 

o afrim,

interpretimi sigurisht qe mund te jete i ndryshem, por jo te gjithe jane te sakte, ai me afer te vertetes esthe i sakte. Dhe nese behet thirrje per votim ka vetem nje shpjegim pasi vota jepet ndryshim. nese gjerat jane ne rregull atehere pse duhet te votohet ??? mbajme qeverine se jemi ne rregull?!?!?
duke qene se palet PD-PS i ftojne njerezit te votojne per hesap te tyre, ambasada per vete i do votat?

si rregull mungesa e demokracise vjen nga e ndenjura gjate ne pushtet e nje partie. Per cfare therritet qe te votohet qe te mbajme ne pushtet ate qe kemi ??? ai qe eshte nuk ka nevoje per ndihme se eshte ne rregull. kur s'je ne rregull thirret per vote per ndryshim

dhe

mirupafshim afrim

Sipas kendveshtrimit tim, besoj qe e kam kuptuar qellimin e ketij mesazhi.

"Ai me afer te vertetes esthe i sakte"

Kush e vendos se cili eshte versioni me afer te vertetes, kur si une qe them besoj qe e kam kuptuar si edhe ti me lart japim vetem interpretime. Te verteten e ketij mesazhi mund ta jape vetem ai qe e ka shkruar kete mesazh. Anipse "NE" jemi lodhur me shprehjet as mish e as peshk te nderkombetareve,keta te njejtin avaz kane. 

 

e verteta afrim eshte qe vota therritet per te ndryshuar jo per stanjacion.
 

nese analizon situaten interesi qe ka patur deri me sot qeveria dhe pushteti eshte qe te mos votohet. dhe ambasada ben te kunderten duke thene publikisht shkoni votoni

Vertet jane te shumte ne numer mos-votuesit? Po me pare ciles parti ia kane dhene voten pergjithesisht?

smileysmiley -se

Alidea vs Arvizu

Votoni.

Te votosh eshte me mire se te mos votosh.

 - N.N. (ambasador)

Bashkë me Divjakën do të liberalizojmë vizat me SHBA-të, vendin e madh të lirisë. Mos dëgjoni SHBA-te. Ato që shpallim ne i bëjmë realitet

SHBA: 

Ndoshta ju si Divjakë jeni mësuar që çdo 6 muaj, vjen një nga Brukseli e ju thotë se keni bërë përparime etj. etj. Por, nuk ka negociata, nuk ka një raportim të statusit; pra, ose kualifikohesh ose nuk kualifikohesh. Ju nuk jeni gati.

@ Ambasada, po c'ke o xhan, ne s'po flasim se kendojme.  E folur me tinguj.  Pse nuk quhet?  

gjemb, meqe u ndodhe, ose kush te ndodhet, e cik si jashte teme, si quhen ne numrin shumes banoret e Divjakes?  Kurioziteti eshte i sinqerte.  (Origjinali eshte "ju si shqiptare, por pershtatja me ngeci.)

divjakas.

flm smiley.

Keshtu e di edhe une, por mund te jem gabim.

divjakas

ps. edhe mjaft na i fshive komentet smiley

kaq?

Eshte gjeja me elemantare ne zgjedhjet shqiptar eshte qe votuesit e PS-se jane te garantuar qe votojne te gjithe dhe po te mbylleshin qendrat e votimit ne 12 te drekes PS-ja fiton me 80%.

Ata qe ngurojne te votojne dhe pertojne te shkojne ne qenderen e votimit tradicionalisht jane votuesit e PD-se.

Nese sipas Illyricum Sacrum,ambasada amerikane i ka bere thirrje per pjesmarrje masive ne votime per te sjelle PS-ne ne pushtet,i ka bere thirrje krahut te gabuar ose do te perfitoje krahu i gabuar.

 

 

Zyrtarë amerikanë, mos na tjetërsoni antiamerikanë!Nga: KIÇO BLUSHI

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/zyrtare-amerikane-mos-na-tjetersoni-antiamerikane--135366.html

Shume shkrim i gjetur ky i Kico Blushit. Bere mire qe e citove pavaresisht qellimit qe ti mund te kesh. Ta lexojne edhe peshqit e tjere qe te me japin te drejte kur une them "Fuck off Amerika" -nje krah i ngritur lart dhe qe kulmon me gishtin e mesit te dores se djathte.

 

Nuk e dija qe Kico Blushi ishte pro amerikan,por nejse secili ta lexoje si te doje artikullin.

ACDC,

Kryesisht votuesit e PS kane qene ata qe votonin me heret. para ores 12. Por struktura e votuesve te PS me ardhjen e Rames , ka ndryshime. Jane dhe nje brez i madh adoleshentesh, sot te rritur , qe kane qene FAN te tij qe kur u bu per here te pare kryetar bashkie. Sikurse eshte e ditur qe Rama merrte me shume vota ne Tirane sesa PS-ja. Keta votues jane kryesisht pa parti por votojne Ramen. Keta nuk vene ne 7 te mengjesit per te votuar.
qellimi i propagandes se PD ka qene dekurajimi i pjeses gri te lektoratit per te votuar, dhe ne pergjithesi per te mos votuar ne mase. Sepse PD e edi qe kane per ta votuar me pak se heret e shkuara, rrjedhimisht duke pakesuar numrine votuesve me ane te propagandes e teknikave te tjera mediatike kane si synim minimizimin e humbjes.
Dhe ambasada kete ka goditur, u thote njerezve shkoni votoni, pra godet qellimin e propagandes se berishes. Qellimi eshte te largohet nej njeri i cili shkon ndesh me interesat e USA ne shqiperi. nje shqiperi per faqe te zeze vetem se i hap pune USA nuk i ndreq. Ne kohen kur vemendja e USA shkon ne Asia-Pac, duhet qe vendet mike te jene te zotet per te menaxhuar punet e tyre, sidomos shqiperia qe eshte strategjikisht e lidhur me politikne amerikane ne balkan. plus implikimet en kosove.

dmth nje qeveri qe deshton dhe e shkaterron shqiperine shkon ndesh me interesat e USA-s ne rajon dhe prish investimet e tyre strategjike ( kosova) . Ata jane duke pare thjesht interesat e tyre.

thuaji sales mos ti dale kundra pasi jo vetem qe e ka provuar , por ata i shenojne te gjitha

 

A di njeri direkshons se si shkohet ke tema e Pjerrit? Ne deep web e keni fut?

Lart ne te majte te ekranit kliko tek "me te rejat". Kontrollo per shkrimin e pjerrit.

Beni si t'ju doje kokrra e qejfit. 

Nese nuk flasim, nuk kemi thene asgje. -N.N politolog

Jo Fiqo, ketu ke kabuar, sepse ka do kohe qe eshte e vertete edhe keshtu:

Nese flasim, nuk kemi thene asgje.

Dmth flet heshtja, por kjo eshte shume filozofike, me mire eshte flet zhurma, rokenroll=shkel'e'shko.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).