1975 - gjate nje hetimi te Kongresit mbi NSA, Frank Church, senator (PD) :

"Unë nuk dua të shoh kurre këtë vend ta kaloje ate urë," tha ai. "E njoh kapacitetin që ekziston për ta bërë Amerikën tirani totale, prandaj ne duhet të kujdesemi qe kjo agjenci dhe të gjitha agjencitë që posedojnë këtë teknologji të veprojë brenda ligjit dhe nën mbikëqyrjen e duhur, në mënyrë që ne kurrë te mos kalojmë mbi atë abis.  Nje abis prej te cilit nuk ka kthim."

*Ura ishte pergjimi i nenshtetasve amerikane nga NSA.  

Dy fjale mbi NSA (Agjensia e Sigurimit Kombetar) ose per shume kohe njohur si "No Such Agency".  NSA u krijua ne 1952 nga Harry Truman per te monitoruar komunikimet e huaja. Per dy dekada krijimi i kesaj organizate u mbajt sekret.  Edhe sot struktura dhe aktiviteti i NSA mbeten te panjohura per publikun e gjere.  Numri i nenpunesve?  I klasifikuar.  Sa individe po monitorohen?  NSA nuk i ka mjetet te jap nje shifer te sakte, sipas NSA.  Monitorimet ne US shperthyen pas 9/11 kur Bush autorizoi agjensine te pergjonte amerikanet pa kerkesen e meparshme per urdher pergjimi (FISA.)  Ne 2009, Departamenti i Drejtesise nen administraten Obama pranoi qe agjensia kishte qene "fajtore" per "mbi-koleksionim" te komunikimeve te brendshme, por pohoi qe kishte qene aksidentale. 

2013 - Edward Snowden (ish-nenpunes i NSA)

"Ne pergjojme kedo, kudo.  Une kisha lejen te pergjoja kedo.  Ty (gazetarin) nje gjykates federal, edhe presidentin neqoftese do kisha e-mail e tij personal."

Kush eshte Edward Snowden:

Edward Snowden: Njeriu qё nxori nё dritё pёrgjimet masive tё NSA

29-vjecari ёshtё burimi i rrjedhjes sё informacioneve sekrete kёto ditёt e fundit, njё nga mё tё mёdhatё nё historinё e (NSA). Ky person mё parё ka punuar si asistent teknik pёr CIA-nё dhe, pёr momentin, ёshtё i punёsuar nga kompania Booz Allen Hamilton, firmё e kontraktuar nga Pentagoni. Snowden ka punuar pёr NSA pёrgjatё katёr viteve tё fundit, si punёmarrёs i disa kompanive tё kontraktuara. Gazeta The Guardian zbulon identitetin e tij me kёrkesёn e atij vetё, pas disa ditёsh intervistimi. Qysh nga momenti kur vendosi tё ekspozojё dokumenta qeveritare top secret, ai e kish ndarё mendjen tё mos fshihej pas anonimitetit. “Nuk kisha asnjё lloj synimi pёr tё qёndruar fshehur,” thotё ai, “pasi e di qё nuk kam bёrё asgjё tё gabuar”.

Nё njё shёnim qё kish lёnё pёr gazetёn kur dёrgoi fillimisht dokumentat sekrete disa javё mё parё, Snowden shkruante se: “E di qё do ta paguaj shtrenjtё kёtё veprim qё po ndёrmarr. Por dua qё ligjet sekrete dhe pushtetet ekzekutive qё sundojnё botёn tё shfaqen ashtu sic janё, qoftё edhe vetёm pёr njё cast tё vetёm.”

Megjithё vendosmёrinё e tij pёr t’u shfaqur nё publik ai thotё se nuk e do vёmendjen e medias. “Nuk dua qё vёmendja e publikut tё drejtohet drejt meje, por drejt asaj cfarё po bёn qeveria e ShBA-sё.”

Ai nuk ёshtё se ka frikё nga shfaqja nё publik, por thotё se e shqeteson mundёsia qё kjo bёrje publike e vetes tё tёrheqё vёmendjen tutje nga cёshtjet nё fjalё. “E di se medias i pёlqen t’i personalizojё debatet politike dhe po ashtu e di se qeveria do tё demonizojё imazhin tim.”

E me gjithё frikёn, ai tha se mbetet me shpresёn se dalja e tij nё pah nuk do ta zhvendosё vёmendjen e publikut nga thelbi i dokumentave sekrete qё ai ka nxjerrё nё dritё. “Me tё vёrtetё dua qё fokusi tё jetё tek kёto dokumenta, si edhe tek debati qё ato do tё nxisin nё mbarё globin nё lidhje me atё se nё c’lloj bote duam qё tё jetojmё.”

Ai vetё ka jetuar njё jetё “teper tё rehatshme” deri mё sot, jetё e cila pёrfshinte njё rroge prej dyqind mijё dollarёsh nё vit, njё shtёpi nё Havai nё tё cilёn bashkёjetonte me tё dashurёn e vet, njё karrierё stabёl dhe njё familje tё dashur. “Jam gati t’i sakrifikoj tё gjitha kёto me vullnet tё plotё pasi nuk mundem t’ia lejoj ndёrgjegjёs time qё tё shoh sesi qeveria e ShBA-sё shkatёrron privatёsinё, lirinё e internetit, dhe liri tё tjera bazё pёr njerezit nё tё gjithё botёn me anё tё kёtij mekanizmi gjigand tё pёrgjimit qё ajo po ngre fshehtas.”

Mё 20 maj, pasi mori dy javё leje nga puna dhe u pёrshёndet me tё dashurёn, Snowdenu nis me linjё ajrore pёr nё Hong Kong, ku dhe gjendet qysh prej asaj kohe. E zgjodhi kёtё qytet sepse, sic shprehet vetё, “kёta kёtu tregojnё mbёshtetje tё fortё pёr tё drejtёn e fjalёs sё lirё dhe tё drejtёn pёr disidencё politike”. Gjithashtu ai thotё se ka besim tek ky vend si njё nga vёndet e pakta nё botё qё do, dhe qё mundet, t’i rezistojё diktatit tё qeverisё amerikane.

Marre me shkurtime nga The Guardian, dt. 9 qershor 2013

Perktheu Magus

Mbi rrjedhjet e informacionit nga gazeta The Guardian:

5 qershor: The Guardian raporton se Agjencia e Sigurimit Kombëtar ka mbledhur të dhënat telefonike të miliona konsumatorëve amerikanë te Verizon nën një urdhër sekret të gjykatës 

6 qershor: Guardian dhe Washington Post raportojne se NSA dhe FBI në SHBA nderhyjne ne kompanitë e internetit për të pergjuar komunikimin në internet me ane te programit PRISM

7 qershor: Guardian raporton Presidenti Obama i ka kërkuar agjencive të inteligjencës të hartojë një listë të objektivave të mundshme jashtë shtetit të SHBA për sulmet kibernetike

7 qershor: Presidenti Obama mbron programet, duke thënë se ata janë të mbikqyrur nga afër nga Kongresi dhe gjykatat.

175 Komente

Where is the news here? 

Cdo gje pergjohet, perfshire peshkun. smiley

Po shifja diku nje gallate me keto spiunlliqet. Rezultatet e testit te shtatzanise se nje aktoreje (Lucille Ball) kapen dhe perfundojne ne tavolinen e drejtorit te FBIse se kohes Hoover. Ky i fundit qellon qe ishte mik me burrin e aktores dhe nuk reziston dot dhe i ben nje telefon urimi shokut, pa i dhene kohe te zonjes se punes t'ia thoshte vete sihariqin. smiley

 

 

 

mjesi, ka nja 5 dite qe valon interneti me ket muhabet, po ne ke peshku kemi halle te tjera

"NSA u krijua ne 1952 nga Harry Truman per te "monitoruar" komunikimet e huaja".

ore mire keta qe na duan te mirensmiley dhe na monitorojne ne..., po si tha ajo te "enemy of the state": po monitoruesin e monitoruesit te monitoruarit, kush e monitoron?!

po semos monitorojn ata, ata ja fusin gjumit ose jan duke lexuar peshkun ose kusheririn e peshkt smiley

ata jane aq te zhvilluar ne teknologji sa edhe vete nuk e dine se ku jane.

pale kur del sala me ipad hahaaahahahah

 

Strukturat e posacme kryejne me sukses detyrat e posacme. 

NDAJ PRISION BRAKE NUK U DHA PER NJE KOHE ANDEJ... smiley

E mo mire. Perfitojm nga nji kopje falas. Automatic back-up smiley

ps. Amon mer, ska nevoje. Robt i mushin vete dosjet e veta e i majne updated nFBook smiley

sa kohe interneti ka zukenberga leshi , ne tepsi do i kene gjithe te dhenat tona aman

Por dua qё ligjet sekrete dhe pushtetet ekzekutive qё sundojnё botёn tё shfaqen ashtu sic janё, qoftё edhe vetёm pёr njё cast tё vetёm.”

 

Kam qejf ta perseris qe USA eshte xhandari nderkombetar, eshte antivlera qe ka sunduar boten. Eshte Pirati qe hiqet si Pape! Fuck off edhe njehere per kete regjim teresisht me mentalitet dhe struktura sundimtari global.

Amerika eshte si shpirt.

Jam dakort Fiqo, por vendosi edhe nje mbiemer "shpirtit" se ka "shpirt te zi ose shpirtzi" ka shpirt te bardhe ose shpirtbardhe" por ka edhe shpirt katran me boje. lol

smiley

Ah kjo amerika, na i ka gjithe fajet smiley

shpirt ylber smiley

Hajt se kur te hiqen vizat me ameriken vetem ty do ta lene. smiley

Eh sa u lodh Enver ziu per te kriju kete lloj njeriu te ri po nuk ia doli. U desh renia e Murit te Berlinit, lufta e Kosoves dhe tre qeveri Saliste qe njerezit te arrinin ta kuptonin kete te vertete te thjeshte kineze.

po ca xhandari nderkombetar esht usa, xhandar esht xhaxhai i uses, mobili dhe eksoni smiley. po pastaj ne fund fare fare dhe mobili dhe eksoni njerez qe han buke jan, nuk jan gogole. edhe kim xho jungu cohet ne mengjes, pi kafen edhe kur nuk ja jep gruja fillon shan ameriken dhe japonin nga ropt, ca do bej dhe ai.

E kishte kuptuar me kohe kete gje shoku Enver.

Me c'kam lexu keto dite me rrezulto se NSA e ka mbajt doren ne ca gjona.  O ta boj punen per te cilen paguhet, o tja outsors kinezve dhe indianeve. 

S'e mos vetem Amerika, te gjithe jemi ne rreshtore.Akt heroik i ketij cunit, po te rri rehat se edhe me keq do behet. Po kjo levizja ne Hong Kong si qendra e disindentizmit sec me la nje shije hudhre. Me ngjau pak me Assange qe do bente talk show ne Rusi e mori azil per ne Ekuador. Sikur te isha Fiqo do mendoja, se dikush do ti fus xhixhat Amerikes nga poshte.

Hong Kong, ku dhe gjendet qysh prej asaj kohe. E zgjodhi kёtё qytet sepse, sic shprehet vetё, “kёta kёtu tregojnё mbёshtetje tё fortё pёr tё drejtёn e fjalёs sё lirё dhe tё drejtёn pёr disidencё politike”.

Ha ha ku paska shku. smiley I xhvate nei dore te mire te pakten?   

 

 

Si e sjell carku. Dikur disidentet ruse e kineze kerkonin azil ne Amerike. Tani disidentet amerikane kerkojne azil ne Kine.

 

Nejse edhe ky mendimi "Le te me pergjojne se une nuk kam gje per te fshehur" le shume per te deshiruar. Problemi nuk eshte vetem "jeta private" por eshte edhe fakti qe i gjithe ky informacion perpunohet per qellim manipulative nga koorporatat e biznesit.

Pas LIIB kane qene nje grup i madh anti-nazistesh qe ngaqe ishin te paanshem dhe te drejte, amerikanet i akuzonin si komunista, kurse ruset si revizionista. U ngulen te gjithe ne Zvicer, meqe ishte vend asnjeanes.

The Truman show full throttle.

E keqja e ketyre agjencive nuk eshte qe pergjojne komunikimet, se kete e dinim dhe e marrim per te mireqene me kohe, e keqja eshte qe jane si magazine pa inventar, pergjojne, survejojne, gjurmojne dhe ne fund fare tjetri hyn si zotni nga JFK, sillet verdalle nja dy-tre muaj me pushime dhe ben buuuuummm ku ti teket. Masnej kta fillojne tregojne me gisht njoni-tjetrin

Sasia e informacionit eshte e perbindshme, nuk mund te perpunoheet, n real time apo edhe me pas lag, as qe behet llaf. Kjo eshte nje fare privatesiee me e miree se no info.
Mbase eshte semundj e professionit, por une jam pro marrrjes dhe grumbullimit te te dhenave personale. Nga pikepamja e sherbimeve te konsumatoreve, perpara shtrihen projekte tee aferta mahnitese. Une punoj first haqnd me to.
Gjithe sa me lart duke mos u marre me pros and cons te shoqerise se konsumit, se ai eeshte tjeter muhabet.

Nga pikepamja e sherbimeve te konsumatoreve, perpara shtrihen projekte tee aferta mahnitese.

 

Ho i her ishalla. Na jep ca info, mjaft ke perpunu. smiley

Pa shkelur sekretin profesional, kuptohet.

Minority report nuk eshte me nje asppiatee, por ceshtje e shtruar per zgjidhje. Cloud computing.

Marr vesht, marr vesht.

Domethone duhet me pas kujdes cere endrrash shohim se do na e marrin per aspirate. smiley

Te dhenat e tua i kemi mbledh me kohe...

E di qe ua ke thene ti mor spiun i spiunave. 

ta kurseva qepar por paskam bere gabim... te dhenat dolen krejt te pavlefshme...

Jo endrrat, por pershendetjeet qe I degjon vetem ti tek hyn ne nordstrom (njee bicim city parku):
Mireseerdhe kavir. Na mori malli. Keemi 16 dite 4 ore dhe 45 minuta qe ste kemi pare qysh nga hera e fundit kur shpenzove 232 dollare e 54 cent duke kursyer nga promovimi 332 dollare e 6 cent. Mos valle ju duhet nje krem nate, I cili sipas parashikimeve tona duhet te mbaroje pas 2 ditesh e15 oresh? Na thuaj nese deshironi te mos degjoni ofertat e sotme duke ngritur doren e djathte...

sikur ta kursejne ate shifren qe trego se sa leke kurseve do ish mire... sikur ta prishin ate qefin e te blemes; ta neutralizojne ate rrejtjen e vetes...

gerryeje me thelle balancen, nxirri theeemeline kartees se flamosur te kreditit.

Kjo sevda e wall martit, kjo sevda, tund themelet e kredit kardit, kjo se vda...

rremojne ne egot tona, qelbesirat... 

Marrje, marrje.

Ate punen e endrres kuptohet e thashe me shaka, por e kisha llafin qe ky lloj "perpunimi" mund te perdoret edhe per manipulimin e konsumatorit. 

Lajme nga bota KAVIR:

Populli jo-konsumator i Myanmarit vendosi me ne fund te konsumohet nga Coca-Cola.

shqiptaret ketej ama jane si ata ballistet e ashush si partizane per tu ashush si gjerman, nemos e kunderta. Filtrat duhen te jene jo vetem smart, por gati gati smart-es, per te kuptu qe i rob me emrin osmon ose ismail nga Shqiperia nuk merito as edhe i sekond vemendje, pasi ai pi alkol, shko ne kazino, vjedh paketat e ndeshjeve te sportit nderkohe qe ble ato te filmave XXX etj etj...

Te nderhyj pak dhe une ne kete muhabet smiley Jam dakort, qe s'ka burime te mjaftueshme njerzore per kontrollin e gjithe te dhenave, pooor me shume se e frikeshme po behet e bezdishme kjo tendenca per te kontrolluar cdo gje. Te kuptoj mire se si statisticien, kjo per ty s'perben asnje qe te keqe, por nuk do te vinte keq, sikur "free will" yt te drejtohej nga forca te padukshme qe te induktojne levizje dhe shijet ne cdo gje ne jete?

Eshte vertete problematike kjo gje. Te kontrollosh apo te kesh rrezikun e sulmeve te idioteve dhe njerezit te bertasin "pse s'i ndaluat?"

Informacioni pa analize nuk vlen asgje, dhe ky besoj qe eshte problemi qe kane keto agjensite qe marrin miliarda dollare ne vit nga taksat tuaja. Ne rastin e sherbimeve te konsumatoreve, mungesa e analizes mund te sillte dicka te tille "... sutjenat e kuqe qe blete heren e kaluar ne dyqanin tone sot jane ne oferte me 80% ulje". Dhe kavirit qe i ka ble sutjenat per dashnoren por sot ka shku te Mall-i me grune, i kercet i rrot shpulle turive, dhe direkt i iken dhe gjysma e pasurise. smiley

Bela nga te gjitha anet kjo pune. Perfytyroj edhe te anasjellten:

"Ti grus i paske blere pelice 5000 euro, mua me percjell me kete qimerrjepuren 2000 euroshe? Po kush eshte dashnorja jote, une apo ajo?"

pse me del ne shteg kaq kollaj mer? Te dhenat tregonin ndryshe...

Ca tregonin te dhenat mer? Qe i kisha ble pelice Klajdit eee? Ishte dhurate miqesore per zotin, asgje me teper.

ma dogje asin nen menge... po nuk kishe pse i prishje pune Klajdit... shok i keq...

smileysmiley

Po ku ta dija une qe do ia merrte per keq shoku-shoqja Klajdit. Mendoja qe si cift i me mendje te hapur nuk do kishte vend xhelozia.

p.s. iiii ndyresiriii, u be xheloz per nje pelice.

 

Nje gje eshte mbledhja e te dhenave, e tjeter muhabet shume me i komplikuar eshte analiza e tyre, aty eshte bottleneck-u. Analiza automatike e gjuhes njerzore ka perparuar shume, megjithse ka akoma shume rruge. 

 

Analiza automatike nuk i hyn ne pune asnjeriu, sot edhe shitesit e droges neper cepa rrugesh flasin me kode te tipit "sallami qe bleva dje ishte shume i mire, po kaloj te shof mos ka sjelle grava furnizim prape sot" dhe pas tre ditesh sallamin e nderrojne me djath, blerjen me mpiksje etj dhe te rrofte analiza automatike

Analiza automatike po e mesove me sallam e me djathe merret dhe me ate. Dhe nganjehere mjafton te te degjoje zonin, s'ka nevoje te marri vesh cfare the, se ate e merr vesh nga shoku, apo shoku i shokut. 

Pyet Pjerin per shtresat me sallam e djathe se ta shpjegon me mire.

Hajde se te gjithe tek lista Pjer jemi. Prit kur t'i dali era ne Hong Kong muhabetit. 

Ky Amerikani nuk e paska ditur qe Hong Kong-u paska marreveshje ekstradimi me Ameriken. Oops!

S'ka me Hong Kong, eshte Kine, pastaj ky nuk rrezikon gje. Ka bere publike gjera legale. Pse jane bere publike eshte tjeter muhabet. 

Po lind Njeriu i ri .Njeriu i "pergjimit " Nje vend pune i shkelqyer .Nuk ke nevoje te rekrutosh si ne komunizem ku spiunonin njeri tjetrin , po perjashtonin anetaresine .Tani jemi ne tave pa mbarimisht .Me duket nej gje e mire se Disenca zhduket njehere e pergjithmone .Ne nje sistem ku te gjithe ja fusin njeri tjetrit  me i shquari e me i vleri del ai qe ka Nikun "ta futa ".

Dhe antikomunsiteve u iken vlera per demaskimin e Njeriut te Ri .Gradualisht po marrin tiparet e meparshme te " spiuneve ne familje "  Se dhe Ppu si nje familje virtuale eshte smiley Bie dhe ai llafi popullor " Muhabetet e shtepise nuk behen ne Pazar "

Vini re punen e avancuar qe ben LefKOPEJA duke pergjuar te gjithe Gazetat ku mund te lexohet dicka kunder Rames .Masteri dmth nuk shkon dem .Ngarkuar , ngarkuar , po frytet po i jep .Dhe nuk kemi ditur ta cmojme si avanguard te Ideve te aplikuara ne Amerike !!!!!! Kjo teori ka vetem nje rrezik per ne . Ne se frenohet e ndalohet ...adio Thashethemexhiut Nderkombetar te lagjes Berisha dhe Plakes Lemerisese me "lakuric ;lakuric " telendares  Jozefperck !

"Se Privacia zotrie " smiley

Po te jete burr le te thote se kush i dha urdher ta bente kete sepse me koken e vet se ka bere kurre ky kete smiley

 ..shtese . Emi ...kam pas ne mend nje subjekt Filmi .Shkurt ngajrja zhvillohet ne nje Skene "Konsulence Nderkombetare Mjekesh" per nje Diagnoze te papercaktuar qe perhapet si Epidemi ku njerzit Humbasin shqisat pak nga pak deri ne shuarjen e Komunikimit .smiley Sekreti i kesaj te ardhmje Mahnitese ishte nje program Pergjimi i cdo kujt per gjithshka ndaj kujtedo smiley Dhe ai qe zbuloi ishte doktor Kinez smiley Dhe fundi mbyllet me fishkjen e nje Luleje te Harlisur me emrin LefKOPE dhe sikaret e saj ....qe pergjojne kush eshte prap Nikut smiley

Gezuash Kachi, ne byro anetar, gezuash Kachi, qe neser zgjohesh sekretar I pare smiley

Problemi me i madhe ne keto pune eshte kur perfundon robi gabimisht ne ndonje kategori problematike, se kompjutera e algoritma jane te shkretet edhe gabojne. Dhe hajde ta heqesh "damken" qe zyrtarisht nuk e ke. Eshte veshtire te shohesh macen e zeze ne erresire, sidomos kur macja nuk ekziston, tha.

Ke pa filmin "Brazil" me duket.

Po qe duhet me e pa edhe iher ate film. I papare eshte.

Keshtu tha njoni, shkenca realizon ato qe kane parashikuar filmat fantastike. 

Ka dale me kohe djalli nga shishja, "filmat" dmth. 

Dropbox iu shtoka se shpejti listes: Microsoft, Google, Yahoo, Facebook, PalTalk, YouTube, Skype, AOL and Apple.smiley E kushedi sa jane mbrapa listes. 

info  : A ka ndonje ngjarje te madhe ne keto dite ne USA ndonje vendim te rendesishem per tu marre , qe doli ky lajm ?

Se i takon te jete si puna e Sales qe kur ka probleme merret me arroret apo me mesimin e gjuhes kineze ...

S'kom pa gjo i nerum kavir smiley Po mendja me ka shku ke perversiteti i Individit Gjithmone sepse nuk ka Kufij as Politike as Ideologjike as Kulturor .Shtrihet madherisht ne te Gjithe Globin ...dhe fatkeqesisht nen kembet e Karrikes ...dhe akoma me fatkeqesiht deri ne Menxyre per cdo popull ...nen kembet e Shtetit Berishian .

 

Kulla i lavdishem ka nje parulle mbi asgjene .Dhe aty ke then e ke Kuptuar Berisha +plus Jozefpercka dhe nje Stalle te tere me Deputete e Peshq "antikomuniste "

Jo mer per filmin e kisha me T4. 

Ajo jotja me kujtoi Nolin qe thoshte "Parlamenti eshte nje salle operacioni e mbushur me gazra helmues ku behet amputimi i gjymtyreve te popullit".

USA ne origjine eshte Kaubojs .Po zbuloi ku ka Flori "ta plas ne Lule"  pa lajle Lule ...dhe nuk merret me shegoro arroret e ullishtoro -kullotoret e sqeperve te babasqapit ! smiley Nuk eshte as dandy Francez me te hudhe Dorashken si lefKOPEJA smiley

E bukura eshte se amerikaneve ju duken gjera te reja kur nderkohe situata te tilla jane mese te rrahura ne vende te tjera si ish blloku komunist i lindjes, Kina, apo vendet arabe.

Ketu mund te lexoni nje koment nga reddit qe pershkruan situaten qe mund/do te krijohet nga nje program i tille.

Hyra dje ne amazon.com qe te shikoja per nje ore dore Sturhling aty.

Sot kur hy tek faqja e gazetes Guardian per te ndjekur kete histori, e njejta foto e ores se dores me logon e amazon.com me del si reklame tek The Guardian online.

Hyj ne Facebook dhe fiks e njejta reklame e ores, po nga amazon, me del edhe tek faqja ime ne FB.

Mire qe s'ka Peshku reklama smiley se edhe ketu e njejta do me dilte...

Keta qenbirqena kompani ndjekin (me ane te cookies?) gjithe vozitjet e robit ne rrjet, nga mengjesi deri ne darke. 

They own us, me gjithe rrecka! smiley

 

Haha. You got to buy that watch !! I bet dhe kur te shkosh ne mall shif po ste doli para. 

Me siguri jane duke e shpik programin qe ta nxjerr ne enderr te njejten ore, me logon e amazonit, vetem se i hodhe nje sy kalimthi nga ora 11 e nates, pak para se te bije ne gjume... smiley

Dhe e forta eshte se nuk ke as s'i ta kundershtosh instalimin e nje cookie ne koke. "Jo po eshte koka ime, jo po gjumi im, jo po me lini rehat se po na dilni edhe ne enderr..." aha, s'pine me uje keto argumenta. smiley

Une po shifsha porn ne internet mrome, kur sot ne mengjes bi zilja e deres. Cohem e hap, kur shof qe ishte ajo goca qe kisha pa mrome, po sot kishte ardhe me kostum me viza dhe me binder ne dore.

- Shperndajme dushk dhe shkoze- me thote. A do nje cope?

- Jo mi, qe me hongert mortja - i them - se e hoqem soben dhe e kina kthy me gaz. Deshem me u bo edhe ne allafronga. Po ku ta dishe une i shkreti!

smiley

Sa kane evolu gjonat... Maj men kam qene i vogel fare kur ende na vinte karroca me dru poshte pallatit, dhe une qe ndihmoja prindin me bajt drute kater kate.

Ene ti ankohesh se t'paska ardhe gruja huj me te dhan dru (no pun smiley)... Rri urte aty ne Kanada, apo do me u kthy te karroca me kale??

Ah di Dhia c'eshte tagjia. Or cjapi whichever comes first smiley. soba eshte luxury o shok! Go back to soba ! Call her , or watch porn again! smiley

Rri Moza mos e cyt muhabetin ma tej, se tani qe PF-se i dul emri ke tema e Graves do t'i vije kjo shoqja neser tek dera t'i shesi sallam. smiley 

 

smiley

ose Merluc,

ose Salmon...

meqë ka arinj Kandaja...

Avash ti, kemi karakter ne shqiptaret nuk shnderrohemi ne peshq paqesore, ne mos trofte lumi koran liqeni ose me karakteristikisht qejfull, por meqe kompliment per cunat ky, me duket, ngelet ballgjeri. Sidoqofte komplimenti me i madh per gocat eshte cironke.

Ajo ora do te ndjeki per muaj e muaj. 

Do tu dali dhe ne enderr te te njohurve te tu e jo vetem ty. smiley

Pa shaka tani, the state of the art ka kaluar stadin e te dhenave te tua, dhe merret me parashikime se cfare ti do te mendoje, pa qene nevoja te mendosh ti fare. Simply fa$cinating.  

Eshte dhe per qejf, por edhe ai dreq do $. smiley

Mua me dalin rregullisht reklama dyshekesh dhe kam kaq frike nga xhelozia e dyshekut aktual, me siguri ai e di per reklamat, sa kam filluar fle ne divan.

Keshtu duket mire ky djali, idealist i qete, i shendetshem, te jep mend per ligjin, kushtetuten, te drejtat e te gjitha. Po kjo puna e disidences ne Kine bie ere.

Pse ti kujton se po e ben per idealet e lirise? 

Jo, me ben pershtypje pregatitja qe ka, si formim i pergjithshem them. Po ta shohesh videon 12 min qe ka postu faqja e The Guardian, shume i pjek duket per 29 vjec. Keta tipat e internetit jane gjitholloge te marum kshu, te japin uje ne bisht te luges. Me kujtoi Asanxhin. Ky kishte formu parti ne Australi, me kandidaturen per deputet ne parlamentin e ardhshem.

Aman o burr se nxjerrin ato qe duhen nxjerre, as nje llaf me shume. Te gjitha sa thote ky psh jane fare legale dhe qe diheshin me kohe. Edhe Asanxhi, tha ato qe s'donte ti thonte me gojen e vet i zoti i punes, por qe donte te degjoheshin.

Eh ironi o ironi...Ne jemi qenie te cuditeshme me prirje sadomazokiste..Ne regjistrojme me vullnetin tone cdo kafshate buke,ide,fotografi,vendndodhje,prefernce politike,etj,etj,etj ne Facebook kur dihet boterisht qe pas FB fshihen agjencite federale te SHBA

You pershendes me kete kengen  smiley

Shume e vertete Arti. smiley jemi qenie te varura ndaj teknologjise. Robote me vetdije te plote. 

Boten do ta trashegojne robotet, qe do te jene bijet tane. Transformimi ka filluar already. 

duhet te jeta automatike dhe e integruar... ato me pompe nuk quhen...

paske eksperiencë

po, merem edhe me rrobote...

ç'heq ti... prej metali...

apo përdor masa mbrojtëse? supozoj se po...

une e kisha per profesionin, ti do ta kesh per ato gjojnat hobi...

unë për ty u shqetsova...

e di e di, shko relaksohu tani... provo a te bindet pompa... smiley 

po ta thash iher qe ato jane hobi, opo mbase per ty jane edhe pune smiley

Ja per keto e kisha:

Per Monden kjo: Glenn Beck, Michael Moore call NSA whistleblower Edward Snowden a hero

Pse Monda o kondra e?

Kete lajmin per kete personin (Edwardin) e kishin gazetat kendej, biles tani po e japin lajmet e ores 19,00 .  

Sa per informacionin qe mbledhin, agjensi te ndryshme, nje pjese perpunohet nga agjensite shteterore dhe qeveritare, ndersa nje pjese nga kompanite e ndryshme per te pare shijet dhe deshirat e konsumatorve. 

Me te lumtur ne kete mesele jane ata qe e kane kuptuar qe e ardhmja eshte njerezve me chip . lefKOPEJA psh nuk e vret mendjen fare se cfare duhet te thote .I fut chipin babasqapi , i fut nje shuk gazetash ng te lloit bari falliu .....dhe ja njeriu i Ri i kohes se sotme !

Nuk thote kot babasqapi Shqiperia Digitale ! Epoka e passhqiptarit sapo eshte programuar por jo nga njerzit e programeve ekonomike ! Dhe sidomos nga mbeturinat e "detyrave te Kujtese " smiley

Kur ke kohe ke ul breket pertoke dhe qarkullon lakuric..lakuric.. nuk ja vlen ai tjetri me hedh dollaret per ndonje kercim ne "poldance"...Di ku i hedh leket dhe ai smiley

Aty mbahet rradhe per te spiunu. smiley

Eshte bere njehere ky muhabet ketu. 

Thank U Tirona po duhet neper tema ku nuk kam komentu, to be fair pra smiley

 

pergjohet ai qe ka sekrete...

Nuk thua shyqyr qe s'kemi sekrete? Fleme rehat ne darke. As amerikanet s'na bombardojne, (se jemi edhe proamerikane) as islamiket nuk na vene bomba (se jemi myslimane). E bejme gjumin si shqerre.

ti edhe nje qe e kishe e nxore vet...

Ore do mesosh ti qe ato gafa qe ben ti, nuk lejohen perpara miratimit te buxhetit per pergjimin tend? 

Mendon ti per buken e spiuneve apo jo? Gati gati do te na nxjerresh nga loja... do pare kjo puna jote...

Pa buke do te te le. Si qeni, aty te ngordhesh.

Cercilli ishte njehere mik ne Shtepine e Bardhe gjate LIIB. Nje mengjes i del Rusveltit lakuriq, dac fare. Ky i fundit s'po dinte ca te thonte. Ja pret xhaxhi, kryeministri i Anglise nuk ka sekrete qe t'i fshehe presidentit te Amerikes. 

Eh, te ishte gjalle Dulle Baxhaja, tha..se u rropat i gjori duke u zhgerryer neper trase tavaneshsmiley Sot, vej kufjet ne vesh, lesho nje 'qyerri' edhe te vje vet lepri.

smiley

seç lexova që këto gjërat fluturuse (dronat?) i kanë testuar si të komanduar nga mendja. pa query fare.
dmth me query po pa query smiley

 

 

Mbase eshte semundj e professionit, por une jam pro marrrjes dhe grumbullimit te te dhenave personale.

Big Data for Big Brother. Kom nji shok qy thu ti: u merrte ton diten e perendis me 'trading engines' per 'quants'. Tash ka kalu te Rocket Fuel si Senior Rocket Scientist me u mor me Big Data.

Du me thon qy ene sikur hyqymeti te mos kishte ket Prizmin, llozin prap mren e keni, se ky shoku im ka me e dit kur t'ka njel vajza jote adoleshente me barre, para se ta dije baba i vet. Pune 'qyerrish' tha.

Ore mire Emon e kuptoj, (se i eshte bo menja shifra edhe mesiguri nuk shef mo rob po kode shifrore si MATRX smiley ), po me qen robi dakort me jetu Big Brother......

Mua nuk me tmerron ideja qe bota po behet Big Brother, (se eshte dicka qe s'varet nga deshira ime) por me cudit ideja qe ka edhe njerez qe e kerkojne vete, dmth edhe sikur te mos ishte e vertete, "duhej" realizuar.

 

 

Keshtu ka qene gjithmone, ky eshte zanati i qeverive. Bile tani eshte shenje demokratizimi i botes qe flitet. 

E pyeten sulltanin e fundit turk, si e mbajtet pushtetin kaq gjate. Me hafije - tha. 

Jo jo, mua s'me cudit qeveria. Me cudit fakti qe nje njeri i thjeshte te jete pro kesaj politike.

Tallemi me koreanoverioret? Futja kot, koreanet BEJNE sikur i besojne traplliqet e qeverise se tyre, ndryshe nuk do kishte nevoje per ate propagande te shfrenuar. E dine qe pergjohen, qepin gojen. Tumdin koken duke miratuar me ate buzeqeshjen e stampuar dhe te percjellin.

Kurse ketej kerkojne te pergjohen.Hajde gjeje kush eshte i institucionalizuar.Ne apo koranet?

Kavo i dashtun...Lufta nuk ka per tu fitu KURRE ne fushen e Moralit sidomos per dengelamedhejte e Lirive e privacise se Individit .Luften e ben dhe e fiton teknologjia . Ne jemi ne hapat e Pare te postteknologjise.... .Biles Babasqapi tha se jemi shtet me teknologji te avancuar ose shtet Digital smiley Puna eshte te mos harrohen ligjet e Fizikes qe Babasqapi nuk ka pas Kohe e Kushte ti mesoje ne te mesmen pasi ka mbaruar Direkt per Doktor ..si LeftKOPEJA pa te mesme ngarlon tre   mastera !

Cdo veprim ka nje Kunderveprim ..  cili do jete dhe kur ?                   

 Sa me i madh Veprimi aq me i madh Kunderveprimi..... ka thene filosofi NN .

" Metodave te   cfryrjes se valvolave ose ndrrimit te kahut.".... nga Bythet e zgjuara Europiane ,ku si shembull ke mjeshtrin tashme te vdekur R.Alia rp , kane kohe qe u kane rene Breket . Ben Hesap rane dhe Oshkuret  ose Ushkuret e Citjaneve  ne Turqi smiley dhe Sulltanerve te sotem ne te jithe Boten , u kane derguar kopjen e Letre se Zhaparozasve !

Epo mire parashikimi ishte ose revolucion proletar ose superstruktura shembet nga pesha e vet.

Te presim te behet mbipeshe superstruktura.

Po e krijojme  Proletariatin smiley ...Tha .....Ndersa suoerstrukture nuk ka ME .Ka kalimtare po me te njejten Strategji .Vidh te Vjedhim ! Dhe atehere do jete   Ta haje kush ta Haje ...po erdhi ai qe quhet proletariat ,  megjithse peshen specifike tani e ka ke sherbimet .....Dhe me sa eduket me qe nuk ka ardhur akoma ...kjo Kaste Kuajsh me Sqeper ne Balle do ja hedhe bythes me "se demokracia zotrie" smiley

Sapo dha nje interviste te Popullit tek Fixi ...." Partite kane Programe "

Po ik or Pirdhu , pa me thuj i here rrohet me 13.ooo mije lek dhe me Logjet e percartjet e Acdcve te Berishes  ...tha nji Gru smiley

Ktheje o vlla ke socializmi , nuk shtyhet mo ...tha tjetri smiley

Ore qe kane bere Mutin MULLAR ( vetem ACDC i duket mjalte dhe Gris Kulos qe lyen gishtin ) kjo nuk do men e kalem or tie .Po kush do e haje nga ata qe e kane vene shkopin per ta rrotulluar e mbledhur ..Kjo eshte Ceshtja smiley

Po e krijojme  Proletariatin smiley ...Tha

Jo proletariatin, por 'precariatin'

smiley

1984 !  

Lufta kunder forcave te status kuose nuk ka per te mbaruar kurre. Ne anen tjeter kur sakrifikon nje liri te individid per hir te mbrojtjes te status kuose ajo liri nuk te kthehet me kurre. 

Argumenti qe po ishe qytetar qe zbaton ligjin ska pse te kesh frike, eshte argument krjetesisht i KOTE. Kesaj i thone nqs ske ndermend te me besh keq behu skllavi im, dhe po s'pranove dmth qe ke ndermend te me besh keq. HEHEHEHHEHEHEHHE ..... Shqiptare shtrengoni fort portretet e stergjysherve dhe varini mureve gati per raste nevoje, se bota po merr per keq. Ne amerike e kan kuptuar me kohe kete muhabet dhe do zoti vjen shpetimi qe andej, se ne europe popujt e kan humbur luften me kohe e me vakt.

.

O vlonjat nga Gorrishti,

po ne e kemi provuar vetë në kurrizet tona, nën komunizëm dhe ti ke dalë në mënyrë të përsëritur të mbrosh ato makabritete dhe atë sistem.

Hipokrizi.

Ca ke provuar ne kurriz ti? Akoma se ke provuar ti por do ta provosh.

Uee kërcënim ky?

Nga kush, apo nga një pordhac anonim?

Une jam shume kalmo.. je ti qe hidhesh perpjete pa te pjerdh njeri ne goje. Me ke pare ndodnjehere mua ti  drejtohem ndonjerit si puna jote? Pse nuk shikoni punen tuaj po merreni me te tjeret ? Si e keni hallin? Apo meqe na keni ngrene ate ne realitet historikisht, doni te na e hani edhe kshu virtualisht. Shiko punen tende.

Ti je një hipokrit patologjik. kaq. s'ke pse acarohesh se të tjerët ta vënë në dukje.

Mua sa here shkruaj nanje gje ne lidhje me ameriken ose ndonje agjensi te tyre, me ndizet drita e kameres se kompjuterit. Kshtu qe e fshij prape edhe drita fiket, dje po shkruaja dicka ne lidhje per Birmingham dhe u ndez drita e kameres prape, pastaj specifikova Birmingham UK, edhe u fik. Kurse nje dite po shihja nje dokumentar per njerin qe i injektonte vetes helm gjarpri.. kishte nja 30 vjet qe merrej me kete pune qe ne adoleshence, edhe tani ishte 47, por ca doktore i thoshin se kishte formen fizike te nje 28 vjecari.. edhe ky thoshte se do ja ofronte shume kollaj veten nanje kompanie farmaceutike per eksperimentime me helm gjarpri.. edhe ne kete moment u ndez drita.. sa tha ai kete u ndez drita e kameres se kompjuterit tim....... oouu... nje sekonde.. u ndez prape drita.. shiko shiko.. eee?? eshte ndezur kjo apo jo? po ore, pse cne e kuqe ajo.. ee? nje sekonde te pyes dashnoren.. ............. po ore eshte ndezur drita ktu thote dhe kjo, s'me bejne syte mua se s'jam cmendur.

Bravo ketij qunit. Le te shpresojme qe sakrifica e tij do hape mjaftueshem debat brenda dhe jashte SHBA. Jo se ka shume gjasa qe te ndryshohen gjerat (n'fuckt nga ta dime ne nese duhen ndryshuar kur s'e dime hic fare se ca behet), por gjithsesi te pakten te flitet dhe te kete sadopak 'transparence te pergjithshme' ne lidhje me ca regjitrohet dhe sa vite do mbahet turshi informacioni derisa bota te arrije te cpike teknologjirat qe mund te perpunojne keto male me informacione qi magazinohen n'kompjutrat e qeverise.

Si dhe, mazallah se kujtoheni ta falenderoni ndonjehere Monden per keto permbledhjet n'shqip te lajmeve inglishtare.

Por fundja dhe halli juaj eshte per tu marre ne konsiderate, mgjths me duket se egazagjeroni pak kur thoni qe interneti ju qit foto p...ornografike thjesht sepse lexoni meselete me qofte te Pjerit ketu n'Peshk. 

P.S. Te jete vete-identifikuar ky nga frika se mos i ndodhte ndonje aksident gjuetie n'Honkong apo thjesht per qellime parimore?

P.P.S. NPR kisht nje histori me nje amerikan tjeter 'bilbilfryres' te NSA dhe ky tregonte se si FBI i kishte shkuar per ti bastisur shtepine, n'qyte te armes duke bere dush ky, pavaresisht se kishte goxha me te larte security clearance sesa ata tipat qe kishin vajtur per ti konfiskuar pasurine, te cilet i kerkonin te pohonte se ca dinte e ca kishte bere aty n'moment. ... ekerkovadheegjeta

S'ka ndonje shans per transparence. Eshte rast i radhe qe i ke in bed top kompanite e ITse me qeverine, per te dy palet malet e te dhenave jane prej floriri. 

Hesapi i te pakten nje aspekti eshte i thjeshte. Pse jane gjithe keto sherbime IT for free, si emailera, facebook, etj. Apo jane Nene Tereza ata? Ne fakt produkti i tyre, qe dhe shesin jane robt, dmth te dhenat e robve. Si rrjedhoje sot po pushohen apo s'merren ne pune robt nga foto facebooku, po neser (apo dje?) kur te jene dhe te dhenat e DNA. Nami behet me Apps psh, e ke gjithe jeten fizike dac fare.    

 Eshte rast i radhe ???????

Rradhe buke, qumeshti, vajguri, etj

Rralle, dicka qe nuk ndodh shpesh.

Per te tjerat T4 je njish.smiley

E kam difekt te lind kete, nuk kam ca t'i boj, ngaterroj dh me ll. smiley

Faleminderit. smiley

Pash nerin, mos me thuj T4 se po me duket vetja si robot para kohe. smiley

smiley Desha ta shkruja "TM Pjeri" nga ai e kam marre kete versionin e T4.

ju paralajmeroj esht cik i gjat po kryeministrja dhe nje nga keto gazetarej ja vlejn per tja futur nje gjumi

Nisur nga shifrat, nuk ka asgje per tu shqetesuar. NSA ka mbeldhur ne mars 97 miliarde te dhena telefonike dhe e-maila. Nese ne mars trafiku jot ka qene 1000 telefonata dhe 1000 e-maila, i bie 0.00000002%. Nese ke fat qe dikush te merret seriozisht me komunikimin tend, dmth qe realisht ke fat dhe duhet te blesh bileta llotarie se paku cdo dy jave, ne menyre qe ta fitosh te pakten 6 here ne vit smiley

O Swed, nuk eshte problemi ne nivel personal, mos e kthe ne qesharake muhabetin. 

Dhe ky muhabeti "ohu ku me bie mua radha", po me duket si ai tipi qe tha "Po une s'jam cifut, s'jam komunist, s'jam socialist, s'jam sindikalist....t'emen kur me erdhi radha mua?"

Plako, sado e egzagjeruar te duket, terroristet ja arriten qellimit, sot amerika (qytetet e medha) jeton me frike. Jo nga ajo qe ben njerzit te futen vrap ne shpi se mos ndodh dicka, tjeter gje flas. Shkallet e metrove shkruajne kudo "po pate ndonje gje te cuditshme lajmeroni policine" dhe Central Station ne New York eshte i vetmi stacion treni qe une kam pare (dhe kam pare vertet shume stacione treni se punoj ne hekurudhe) ku nuk ka lockers. E kupton ti sa i rruhet trapi agjensive te inteligjences se dikush mund te marri kokaine apo se x politikan ka prirje seksuale te cuditshme? WTF

+1

Na shpifen, nuk merr dot ne avion ne cante me vete paste dhembesh, kolonje, parfume, shishe vere. Edhe laptopin i kerkojne njerezve te heqin baterine.

e vertete swed.

une nuk para iu shkoj pas teorive te konspiracise, deri sa mbaron efekti i tyre argetues (ngordh per x files ta zeme), ama nje ze nga ata te poshtrit fare nga brenda me thote qe nuk eshte fare pa gjase qe pikerisht ky rezultat te kete qene qellimi i nuk e di se c'pale te interesuar.

po, aeroportet kane qene nje pjese e bukurise se padiskutueshme te ketij vendi. dikur. kur ne vend te azotit ne ajer kishte molekula lirie... c't'i bosh rusit qe e shloi aq paprit e kto u gjinden gafil. nejse mo.

mundet Cimo, une s'kam asnje lloj motivi te mire as ti pranoj as ti hedh poshte teorite e konspiracionit. por ajo qe eshte thelbesore per epokat para dhe pas 11 shtatorit eshte pikerisht kjo "ne vend te azotit ne ajer kishte molekula lirie" Interceptimet e e-mailave dhe te telefonatave pastaj jane tjerrje muhabetesh, jane bere qekur, te gjithe e dinin, po tani qe doli nje kapterr ta konfirmoje u be me sensitive. Eshte shkruar ktu e 7-8 vjet perpara ne the Economist (ne mos gabohem) per bazen e perpunimit te te dhenave te NSA-se ne Bari ne Itali e cila interceptonte dhe kontrollonte me fjale kyc 3 milione e-maila ne sekonde. Dhe nje gje dihet mire fare, ata do vazhdojne ta bejne, e mira eshte te mos kene baze ligjore, dmth ta bejne ilegalisht

swed, 

Pak fare rendesi ka... me ligje, pa ligje... bile atyre ashtu i intereso pa baze ligjore, se po te kish do duhej te dilnin perpara noi komisioni barkderrash (gjate kohes se drekes, qe zakonisht rezervohet per punet personale) qe kane shku aty jo per te zbulu te verteten, por per te shtrengu duret e per te rinegocju marveshje te meparshme...

Nuk e di mo se kush ka njel mrapa tjetrit, harweri apo software... aq shpejt avancojne te dy...

Bame, 

“Unë nuk e di nëse e keni dëgjuar deklaratën e Barak Obamës, kur ai ishte duke iu drejtuar audiencës amerikane, që ishte e shqetësuar. Ai tha:" Mos u shqetësoni! Ne nuk jemi duke përgjuar qytetarët amerikanë. Ne jemi duke përgjuar vetëm të huajt."Të huajt! Pra, këta jemi ne. Këta janë qytetarë europianë! Pra, çfarë lloj marrëdhënieje e veçantë është kjo?“, thotë Sophia Int'Veld, eurodeputete holandeze.

Kjo eurodeputetja holandeze, mire qe eshte jashte orbite, po nuk e lexon as gazetat se kishte dale qe ne mengjes neper gazeta qe disa qeveri europiane kane akses ne te dhenat e Prism, dhe jepte me emer Belgjiken dhe Hollanden. Tani, a nxirret shefi i NSA-se hollandeze perpara noi komisioni me keto lloj deputetesh? Mo mire pa ligj them une smiley

Goooool!

Xhosiiiiiii!

Najs najs USA sonte. 

Plus tifozlliku i hatashem ne cdo neshje, 42000 sonte.

I believe.

Goooool! 2

hajde gol hajde

edi xhonson

Ca qe kjo mer Fiqo, si s'hyni dreqi. 

Xhosi bringing some europian flavor there.

Esht fusha e qepme. Bar natyral mbi artificialin thone.

klinsi kishte drejtu punimet e xhiardinierve sot nmjes.

 

 

Prap shtyll. E di qe ka per te qene skuader e mire kjo US kete rradhe. 

Wooow, ueee f a n t a s t i k e.. Si s'hyni.

Me knoqen sonte. Themra plot. Esht bo Usa ekip qi trras petllen.

Kete s'jam i sigurte eshte US mire apo jane ato te tjeret bloze. 

Tifozlliku yll.

Ca ndeshje po shifni se late nam!!! 

NSA - CIA smiley Qe te jemi ne teme.

Po lun USA me Venezuelen?

US - Panama

Eh ta kishim edhe ne kete fat qe ka USA ne hemisferin perendimor do dilnim gjithmone ne boteror,po ne evrope nuk na bije rastismiley

E kane falenderu dhe me tabela tifozllikun. Ishalla po ze icik rronje futbolli jone kenej. 

Us esht mire kur ka lojtaret kryesore. Neshjet e para nuk i kishte, u pa çu bo.

 

Ky demarkus bizli eshte si pjesa djegme e shkrepses, e prek me gisht i kputet koka; shtype mo anej, ta bo gishtin grop.

Thats it. Top of the table, 2 points clear. 

Were going to Brazill. 

Naten. Neser (sot) npes tmjesit na pret puna.

Ka merite trajneri. Si gjermont ne vaktit kane lujt. Naten. 

Ou. Majemi paska lon lesht sot.

Lere lere se nuk po na ze gjumi nga inati smiley

Se kuptoj ci hengri kot ketij. 29 vjec. Kariere, pare plot . A thua se nuk e dinim ne. Burg  te perjetshem ka prapa kokes. Do ta bejme hero te privacy smiley

Mire Emo na nje tjeter ...pa Rus smiley per me e myll kete mesele me keta Pordhet ne pantallona ( Rete ne fakt ) qe jane shume te shqetesuar se diktatura zotrie smileyVendosi skenat si Borat ( leftKOPE )  ne Shqiperi !

Kacafytje e madhe .protesta deri me Leshim robotesh kunder Njeriut te drejtuara nga salla Operative ( nuk ka me Drone me fryme njerzore per Police ) .Dhe e verteta eshte se Robotet ( fixoje ) seleksiononin protestuesit .Nje Gazetar Heton dhe gjen se ky "seleksionim"  vinte pasi Jo te gjithe pergjoheshin dhe Robotet -Drane te Saliut ishin programuar me zbulu "kush proteston kot pas Alideas " smiley

Cfare te te them mo se cfare bie Botimi ketij fakti ...Ne krye te Popullit LefGOPETE

Pse ne te mos pergjohemi smiley

Do thush ti eshte i zhanrit Komiko -Tragjik ...ja gje anen ja gje , dhe po bone skenar ( se eshte fushe e paprekur e skenaristeve te Holli-Bolli Voodit dhe qit nai gjo ...., mos na harro smiley

Mos! Edhe Franca socialiste beka te njejten gje! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).