540 Komente

tx admin. keshtu po, jo me avantazhe te thella tituj bombastike, kur shume pak eshte numeruar me fol si per fitore apo avantazhe.

Mbizotronte nje numerimvezgimgjurulldi...si vazhdon kenga?

der tani vetem nje gje eshte e sigurte nga numerimi: per here te pare si rama edhe berisha do bejne dialog nga foltoret e parlamentit. smiley jo me ne rruge.

E vertete, eshte e sigurt dhe fatkeqesi per te gjithe ne qe ne rruget dhe tynelet e inauguruara nga Sala nuk mund te ndodhi ky dialog.

ncuq. me kete nivel humbjeje, berisha i thote pd-se... smiley

deputet eshte, dhe ka shume vite qe nuk guxo njeri me i thon i gjys llafe. ai vetem po desh me u terhqe vete, po njeri vallaj nuk e heq dot.

ate hipoteze hodha, terheqjen

se harrova : nese Rama ka bere diçka me mend deri tani si politikan, ka qene mos-pjesemarrja ne pate palo parolement, ok ?

po si mund te jete ok, kur ai con delet ne parlament dhe vete nuk duhet te shkoje vetem qe te duket parimor. smiley

kjo eshte konntradikta e gjenialitetit. Pikerisht gjeniale, sepse kontradiktore smiley

Lene se un jom bo marak per germuqin, nuk do rrinte dot ai pa sokellima po mos ka ndodh nej gje nga ndermarrja thuaj smiley

tani per te fol seriozisht: une nuk kam besu ndonjehere tek teoria se germuqi do sokellinte dhe kete here; per mendimin tim, atij i eshte thene qe me 22 janar qe eshte i ikur, vetem se duhej bo qoka (zgjedhjet). Vetem bradi besonte tek shitja e naftes amerikaneve, per 99 vjet (apo edhe me shume)

B.Mustafaj: Jozefina i ka bere Shkodres ate qe nuk ja ka bere as E.Hoxha, e ka detyruar te votoje majtas.

smiley

 

ia paska bo si George Costanca Suzanes smiley

mo u del dhe shkodrejve nanje grope ne gjoks a i qivja udhet. 

mo ma merr per mburrje po jam nga Zadrima. smiley

u permys dynjoja! (no pun)

Jozefina e ka fajin, i prishi numrin e Fatit Berishes! smiley

shume e bukur kjo e besnikut, po qorri sja kapi batuten

si voton shkodra ,voton tane shqipnia....sa e votoi shkodra salen ,sala mbretnoitesh pale se po shofim...m'thane Zane vota kunder horit e malsorit smiley

Shkodra ne kohen e 24 Qershorit te I-re, e majte ka qene... 

Ca shkadransh ma! Shkadrant kan ik tan n"Itali. Aty vec malokt kan met. 

pikerisht PF,tesh qe italia ka krize u kthyme e pame qe na e kane xane pedonalen malcort...vota kunder PD kene me rivendos ekuiliber e malcort me ardh n'shkoder veç me pre dru e shit qymyrsmiley

2013, viti i moralit! Ej, it is about endorsing the right man. Morali eshte transformu ne nje mit, dhe une nuk dua te mbahem mend si ai babai apo gjyshi qe ka punu per çmitizimin e miteve. Hey, te rinjte kane ideale... Lol

Po mor po it's about endorsing the right man se po organizojne festen e Tomes ata te tute.

me cpo shoh,  infrastruktura  e zgjedhjeve.. kamera, monitore etj,   qe ben te mundur  numerimin normal te votave, qenka ne rregull..  a tehere,  te pakten per kete,  do pergezuar qeveria.

e ka bere Saliu behar, po lere c'thone. fibra optike gjithanej. cilesi, rregull, dinjitet!

po mbase se ka bere Saliu.. por ministria perkatese.. sidoqofte, ajo katrahura e viteve te shkuara nuk eshte, apo jo..

kto jane fjalet e njeriut tim ne shqiperi me te cilin fola ne skype. i thashe ore, si shpjegohet qe vjen kaq paster figura?

e ka bo Sala behar, me tha. e kom me fiber optike smiley

bobo c'ishte bere Kota, bytym eletrike dhe topa smiley

Ueee me te rraf dhe rama skorpionsi. Ai mallisti. Ai qe del nudo. Turp turp turp

mire qe nuk i nxorren dhe ato fotot me pozicione "joga" se do kishin hum 20-80... Shqiptaret mo liberal se Californistat...

Ky analisti kaqurels, qe , edhe pse i djathte , mua me pelqen per nervin e tij: Pd nuk ka humbur. Ajo ka pesuar disfate.Me shume dhimbje e thote por tejet realist.

nejse, mo...ne me vertet dishrum fitore, po ne kaq thelle, sikur s'shko hic..na iku krejt qejfi

kaq thelle te tremb ...nuk na festohet hic

po vallaj, tani jena ne mood for some bluz, vetem pa menge se vap e madhe

Tamam! Ai eshte i fituari i vetem. Dhe e di si fitoi? I tha administrates se Saliut: "Votomeni mua qe te mos ju heq nga puna!". E thjeshte! Mbajtjen e Ilir Metes ne pushtet, ia faturojme Sales. Nese para nja dy vjetesh do i kish treguar vendin, tjeter gje do ish sot.

Dhe jam e sigurt qe Rames te parit, dhe gjithe socialisteve u vjen keq me shume nga te gjithe per fitoren e Metes. Dhe kjo eshte arsyeja pse nuk festohet. Pike!

Sa shume komuniste paska pas Shqiperia mor, poshte komunistat smiley bllokmenet.. 

Po Naimi (Cili), Hoxha (dhjaksi), Cani (greku), Ypi Xhixhi e pjesa tjeter e shpurres nga behen? Apo jan kapur te gjith mat.

ata jane njerez me dinjitet,vuajne ne heshtje dhimbjensmiley

smiley mo po gjergjit si do ja bejme me parashikimet qe kishte, pa keta e kane vendin e punes prape te siguruar. edhe bradi na ka bo merak.

Nuke  kan te siguruar jo, sepse jan thjeshte administratore bisnesesh dhe propagande te shefave te tyre politik super te koruptuar. Do perfundojne si lamasher rrugeve te Tiranes duke pire kafe dhe ngrene fara.

me thone te drejten skam qene nojhere me i qete  smiley

kjo ka rendesi, te tjerat shkojne e vijne. smiley

Xheni dear, djalin na e quajne Bradi, pa -n- ... smiley

 AV smiley bobobo çar gabimi,sme falet,a ndrysho no i gjo?

jo me zemer, mua dhe bradit s'na ngelet hatri smiley

Po Leftyyyy, Pateku, Brad, etc etc nga behen. Miss you all, really

Ej po kta sikur thane qe pd siguroji mandatin e 18 ne tiron pas atij mitingut me 100 mij veta te premten? Nc nc  o bo dhe peshku mashtrus 

Bushati, ky nipi Kapos beri nje mea culpa tek Topi>kemi faj dhe ne te medias qe maskonim realitetin duke thene se Pd dhe Ps ne 23 qershor i ndajne 2-3 deputete.Tani kjo masaker mbi PD eshte cjerrje e maskes qe ne te medias i vume Berishes.

kam frike se PS   tash po ban ndoj loje mos me fitu kaq shume.Tash po marrin super xhiro...Italianet thonesmileyagli la cordae vedrai che s'impiccherà da solo...jepi litarin e ke per te pare se do te vare vvetensmiley

Rama thone eshte mbyll ne zyre dhe i ka ulerit Fuges: po jo morr burr, jo, nuk doja kaq mandate, nuk doja kaq pushtet, nuk e perballoj dot kete superpeshe smiley

muc nanoja po theshte pak me pare,komisioneret e PS tani kane detyren patriotike te ulin diferencen smiley

ja e shef qe po del fjala jeme....ku dojne me shku me tane ket turr

Sikur ka diçka superstiçioze ketu Spiritus, u bene 29 pika per nje Shtet Social dhe fitoi numri 29 smiley

Pse kaq modest Pjer? Pse thua "u bene?" Thuaje troc qe i bere ti! Lidhja ndermjet 29 pikave dhe fitores (te pakonfirmuar ende) te numrit 29 nuk eshte aspak superstiçioze por e natyrshme.

Pjer , ke qene ogur i mire me ato 29 pika. Po te them nje secret: Rama VQ e mbante si hajmali* ne zyre dhe para se te nisej ne ndonje miting, e prekte dhe bente nje lutje..

Kurse per PD , sipas numerologut Shershemedin Shurupagai, zgjedhja e nr 44 ka qene kumt i zi.44 deputete PD -ja (49 bashke me aleatet)

*dikur mbante nje breshke ne zyre.

Me thone te drejten Spiritus, nje mendje (me sakte nje sensor) me thonte ta beja me 43-44 pika, ndersa mendja tjeter me thonte ta beja me 30, mirpo sensori me thonte te mos ta beja me 30 se ishte numer koti, por me 29. Imagjino, nje "budalla" si puna ime, rrinte me ore te tera per kete numer, 30,31,29, kisha hallin e numrave, jo te ideve se ide kisha nja 100 e 1000 ide smiley por ishte puna tek numri i "shenjte" qe duhej gjetur smiley 

hahaha grande Pjer smiley Pra e shef qe bota ne thelb eshte numra. Nga arithmetika deri tek simbolika. 

Pergjigjen me te mire ja dha administrata shteterore, nuk meret me vota duke na nxjer me dhune ne sheshe dhe duke na thene se do na hiqni nga puna.

Ypit po i del ne enderr sikur po e kurveron Kurvi galopthi.

 

Berishovici ka 24 ore qe po planifikon djallezite per sonte naten qe te prishe gjithcka. Nata e sotme eshte vendimtare. Kur te mbaroj numurimi i votave une zyrtarisht filloj opoziten, dhe heren tjeter po e deklaroj hapur qe nqs PD-ja reformohet dhe sjell ne krye njerez patriote qe nuk perpiqen te djegin shqiperine dhe percajne shqiptaret ne baza krahinore dhe fetare sic ka bere konja e serbise deri me sot, vota ime ka per te shkuar per PD-n ose kushdo qe do te jete partia kryesore opozitare e djathte.

Shijak ka fituar PS smileysmiley 

Perfundimisht nuk fitohen zgjedhjet pa mafioza. smiley

po flas per te tuat une, po ekranin i kam bere naften me kohe. ekrani ben teori, ti je i lapsit.

Ec aty politika, filluan dhe ne lagje te shprehen "ia bom mire malokut" ju lumte !! Bravo ju qofte!

Epo cfar ta quajm o Alidea? Malesor nuk eshte ai. Cfar ti themi? 

eh o 1oora  nuk eshte normale qe te perdoren ofendime krahinariste te ketij lloji. Kam info te sigurta se ne takimet me elektoratin ne jug Rama e perdorte kete term. Hallall ia boft politikes qe dhe ne 2013 arrin te percoje ndasi. Lum ne per te!

nuk du te te permend emra ketu, po edhe une kam info te sigurta se ate ne cdo takim, pa perjashtim, e kane shoqeru nje tropojan e 2 kuksiane...

Bama kjo nuk e justifikon perdorimin e kesaj shprehje. Edhe sikur ti kishte te gjithe badigardat kuksian apo tjeter. 

ta them qe nuk ka shance te perdore te tille terma... smiley ata ti dhashe si prove... te kane genjyer dmth... smiley 

Thuje thuje, un e di se sekretari i vet personal  raporton se keto shprehje i perdor sidomos ne JUG 

O Alidea, ketij Berisha i ka filmuar CDO MITING e CDO TAKIM!!!!! Te kish thene dicka te tille, percaresi Berisha do ta kish perdor pa nje, pa dy... 

Mire mire beso Bama nejse personalisht I do not care i pres ato robt qe me provokojn me kenaqesi te madhe dhe ua tregoj qefin smiley ua mbyll gojen pa pik problemi me argumentet qe duhen, por eshte e trishtueshme kjo eneregji ne 2013!   Nje vend kaq i vogel me kete popullsi ! 

Me vjen keq por malok nuk eshte ofendim krahinarist, e ka kthyer ne te tille Berisha, i vetem tek pull. Ai eshte turpi i malcise. Ai eshte turpi i karakterit te malsorit. Demin psikologjik dhe demin me te madh ne vlerat e malcise e ka sjell ai njeri qe per mua eshte nje poliagjent i ndyre qe duhet te perfundoje ne burg. 

Edhe njehere Kuksianet, Hasjanet dhe verilindoret nuk jane maloke, jane malsore. Por pyll pa derra s'ka.  Kjo teme eshte shume e gjate dhe mund te flasim sa te duash se si qysh e tek u be krahinarizmi ne Shqiperi me Ramiz, Sali e Jozefiner qe vetem para disa muajsh paten paturpesine te quanin njeriun me mbeshtetjen me te madhe ne Shqiperine e  mesme (Bamir Topin), mbi te gjitha nje njeri model ne politiken shqiptare Haxhi Qamil. Se sa fyese eshte kjo per Tiransit dhe Shqiperine e mesme nuk besoj se eshte nevoja ta themi.

Me vjen keq por malok nuk eshte ofendim krahinarist, e ka kthyer ne te tille Berisha, i vetem tek pull.

smiley  Ej, po harron qe ne kete blog ka edhe njerez qe jane lindur e jetuar para se te vinte Berisha ne pushtet.

Po dhe te garantoj qe nuk e kan ditur as si fjale. Ti ndoshta je shume e re. Te thoshe malcor para se te vinte ne pushtet Berisha ishte nje fjale qe impononte respekt. Ate fjale ai njeri genjeshtar, mashtrues, njeri i keq, intrigant, i pabese, kriminel e hajdut e shnderroi ne dy fjale, malsor dhe malok. Ai eshte Maloku. Malsore ka plot sa te duash, i njeh Shqiperia mbare, i kemi ne shoqerine tone, familjet tona.

Leri denglat e teperta se Berisha dhe pjesmarrja e tij aktive ne politike paska sjelle ne krijimin e termit malok.

Termi malok eshte kryekeput term krahinist dhe ka ekzistuar para Berishes e do ekzistoje mbas Berishes.  Me sakte eshte termi perjashtimi dhe urrejtje ndaj gegeve, fryme kjo qe ekzsiton dhe ne peshk.

Berisha e ka sjell si term dhe sjan fare dengla. Dhe po sot eshte term krahinarist dhe po eshte term perjashtimi dhe antishqiptarizmi per mendimin tim. Dhe jo nuk ka egzistuar kurr ne kete forme. Do apo nuk do ti. Nuk behet historia me deshire, ta kam thene dhe me par por nuk e mban mend.

Dengla dhe ca denglash se.  Po te thot tjetra me poshte qe ka njerez qe kane qene gjalle para se ti dihej emri Berishes dhe termi ka ekzistuar e ka qene term krahanirasit, fyes, poshterues, perjashtues, gegofob e urrejtjendjelles.  

Per me teper termin une ne shumicen e kohes qe e kam degjuar te perdoret, s'ka pasur fare lidhje me Berishen por thjesht me perkatesine gjeografike te shqiptarit kunder kujt perdorej.  Deri dhe lezhiane kam degjuar te quhen maloke, e jo me shqiptare nga malesite e veriut.

Dhe me ne fund, jo Berisha por askush nuk e justifikon perjashtimin dhe urrejtjen ndaj pjeses me te madhe te popullit shqiptar.

Ou po fjalen malsor s'e paske degjuar kurre? 

ps. nuk ja vlen te riperserisim njeri tjetrin apo jo... debat ne ere ai

C'lidhje ka ne kam degjuar une fjalen malsor apo jo?

Ketu po flasim per termin malok dhe nga rrjedh.  Ti ja faturon Berishes, qe eshte teresisht qesharake dhe sikur te ishte e tille, te tjere po te thone qe ky term eshte perdorur shume here perpara se Berisha te behej i njohur.

Ore si term eshte shpikur ne shkoder qe ne kohen e qepes ai term, une ja faturoj berishes si termin derogativ popullor te perdorur vitet e fundit qe kur ai i hyri politikes. Edhe njehere nuk ka qene perdorur aspak ne ate mase dhe ne kete menyre me perpara. Ja te flasin dhe te tjere, aman o njerez ju sikur sjeni rritur ne Shqiperi. 

Sikur te jete ashtu si thua ti (qe nuk eshte), a e justifikon ekzistenca Berishes anatemimin e nje grupi kaq te madh njerzish qe me Berishen thjeshte ndajne perkatesine gjeografike e dialektore?

Vtem te perseris veten kot. Aspak nuk e jystifikon. Eshte term antishqiptar dhe luhet pikerisht loja e berishes kur perdoret. Perca dhe sundo. Kush thote qe ky term eshte perdorur para ardhjes ne pushtet te Berishes eshte nje genjeshtar ose nuk di gje. Ti cili je? Se e garantuar eshte nje popull i tere qe eshte deshmitar i ksaj qe them une. Nuk ka qene perdorur fare si fjale. Vetem verior dhe malcor perdorej.

Genjeshtar eshte ai qe thot qe s'eshte perdorur para ardhjes se Berishes dhe ti je genejshtari ketu.

Leri denglat me popull deshmimtar e flit vetem per eksperiencen tende.  Eksperienca ime eshte qe kam hasur plot toske e leber qe e kane perdorur termin malok edhe jam mese i sigurte qe ky perdorim s'ka pasur te bej me urrejtjen qe kane per Berishen, por thjesht jane gegofob dhe antishqiptar taze.

Per me teper edhe kur vjen te Berisha dhe kundershtia ndaj tij, pothuajse gjithmone ndaj tij permendet Vucidoli, kullat, bajraktari etj etj qe nuk jane fenomene e vendbanime qe jane krijuar nga Berisha.

Atehere sejcili nga ne tregon veten e tij ske pse merzitesh, ti thua qe ka qene perdorur masivisht une them jo. Une para ardhjes ne pushtet te berishes nuk e kam hasur, madje ne qytete te jugut nuk e kam hasur fare si term deri ne mes te viteve 90-te. Nuk thash qe sot perdoret per urrejtjen qe kan per berishen, por si gjithmone me ty hidhet muhabeti nga nje dege ne tjetren, thashe eshte perdorur qe nga ardhja ne pushtet e berishes.

Dhe genjeshtarin e shohin te gjith kush eshte.

Jo or jo, une s'u hodha me asnje dege.  Je ti qe kapesh mate gjithmone nga une e s'ke c'te besh e hidhesh nga dega ne dege duke folur per fjalen malsor.

Ore si term eshte shpikur ne shkoder qe ne kohen e qepes ai term

smiley  Dmth eshte shpikur qysh ne kohen e qepes por ka qene ne gjume. Pastaj erdhi Berisha dhe opa, u zgjua. Njehere thua s'ekzistonte, s'eshte perdorur ndonjehere. Pastaj qenka shpikur qysh ne kohe te qepes, pastaj mat masen sa eshte perdorur. A i lexoni ato qe shkruani vete apo hic fare? Lere fare kete bisede. Une te premtoj qe vete s'do flas me per kete.

O gjembac, nuk egzistonte pra ne jug apo ne shqiperine  e mesme ai term, o mashtruese qe akoma ste ka dal narkoza berishiste. 

o mashtruese qe akoma ste ka dal narkoza berishiste.

smiley

Jo se te kam ndonje borxh te te jap shpjegime: kur une kam qene kundra Berishes, ti ose s'ke pas lindur akoma ose pije ende me biberon.

Dakord dakord, po puna eshte se eshte epitet popullor  dum z'dum . Un per vete akoma shokohem kur me thone nuk dukesh kuksiane 

Me ofendojne me injorancen e tyre komentues .. ky po eshte fakt por fakti tjeter eshte se kete lloj injorance e katalizojne pikerisht politikanet tane ! Bravo !

Alidea dukesh kuksiane pra, per mire ta thone smiley 

Edhe njehere se s'paska kuptuar gje fare nga ajo qe thashe: ka ca ketu (si une psh) qe, unlike ti apo ca te tjere, kane lindur e jetuar perpara se Berisha te vinte ne pushtet dhe e kane degjuar (dhe perdorur) fjalen malok ne menyre fyese.

sepse malsore ka me par ne Tepelen dhe ne Skrapar smiley

gjembi, je krejt gabim. verior eshte perdor, malok kurre... se nuk kam dhe shume kohe te shtjelloj me gjate, por deshmoj qe 70 % te kursit i kam pas nga veriu dhe jo vete, por as elbasanllinjte vendas qe jan cik mo buzeholle kur vjen llafi ke etnia, nuk i kam degju kurre ti qujne maloke. 

ky term plasi pas 90. si e qysh e tek eshte vertet per tu studiuar.

 

AV 

Pikerisht. E garantuar qe para 90-s as ne Vlore nuk eshte perdorur, as ne Tirane. Pikerisht ka nisur nga ardhja ne pushtet e Berishes dhe mbushja e administrates policise etj me veriore te pashkolluar. Ai veprim i Berishes plus me 100 percarjet e tjera qe ka pasur ne strategji beri qe te krijohej ky hendek dhe te perdorej masivisht fjala malok. Ne jug te Shqiperise psh kjo fjale ka ardhur nga Tirana. E garantuar qe nuk eshte perdorur as ne fillimvitet 90-te. Ka hyr madje masivisht ne 96--- 97.

po ca e ke ket siguri me firme e vule mer ti? po si ore nuk qenka perdor? po tere ato barcaleta me "lab, malok e lal" ne endrra i kemi degju e i kemi transmetu? aq shpesh i perdornim sa biles ka ekzistu dhe termi shkurt perkedheles, "lok"

yep. confirm. Kemi pas nje kusheri qe i therrisnim kur ishte i vogel "lok qimederri" se vinte si bjond smiley

Por: qendron edhe qe ka marre konotacione superpolitike dhe derogative si term shume me teper gjate viteve te tranzicionit. Kryesisht prej pranise se Sales, Azemit, Besnikut etj. ne krye te njeres prej formacioneve me te medha politike. Personalisht e gjej pa vend nji pergjithsim te tille per njerezit, por po e them si obzervim te thjeshte fakti.

po zbriti gjithe veriu per nji kohe te shkurter. Vec, duhet pranu tjetra qe pergjate 45 viteve, jugoret ishin ata qe e kishin me te lehte (relativisht) me u vendos ne TR. Dhe jugu tradicionalisht ka qene ekonomikisht me mire. Dmth qe levizjen demografike te pas '90 e kuptoj; ajo qe ra ne sy, ishte "pushtimi" i administrates mbi baza krahinore e fisnore

What say you? Dmth (pause) nuk qenkan vec fantazma qe popullojne koken time? Po mua m'u be edhe psikoanalize filoqyliste e sigurte! Mua me pelqen kur bej qef me fantazmat - sidomos kur ato me flasin Anglisht smiley

Dmth jam krejt gabim per arsye se TI nuk e ke degjuar te perdoret ne Institutin e Elbasanit. Dakort. Do jete fjale e re ne gjuhen Shqipe e lindur pas vitit 1992 (megjithese fjala e re e dale eshte "çeçen") dhe qe mua me paska lene kujtesa.

Ta zeme se eshte ashtu sic pretendoni ju. Ky termi "malok" perdoret vec per Berishen apo edhe per te tjere veriore?

Po sdo te kthejme pergjigje 100 here per te njejten gje o gjemb vetem se sdi te lexosh cfar shkruan tjeteri. Ca faji te kam une qe ti leximin e ben selektiv?  ju antikomunistet e keni semundje mendore kete gje, shikoni per armiq dhe do nxirrni armiq me doemos. Hiqni dore nga ky mentalitet

Je krejt gabim se nisesh te vertetosh ekzistencen e dickaje qe eshte vetem ne koken tende. 

gjithsesi besimi eshte i lire, have fun me fantazmat qe te popullojne mendjen smiley

 

 

Alidea ,ti e ke ndergjegjen ne vend ,ke votuar te bardhe...

Jam vertet krenare per kete Zana 

Itinerar tjeter ky Ilirian,do bejme peticion per te numeruar fletet e pavlefshme per Tiranen  . DO te analizohen etj etj rruge e gjate por me vlere. 

Alidea Ndjenja me e mire ne keto zgjedhje me ka ardh nga veriu.. Qe deshmoi qe jemi 1. 

Per te qene ne rregull me te verteten.. Ndarjen Veri-Jug e ka promovuar dhe ja ka arrit qellimit deri ne nje fare menyre Doktorr rrumpalla.. Per kete me mjafton te te them gjithe paramilitaret e Veriut qe erdhen poshte ne jug me Kallash.. Ju beri Shpelarje truri duke u thene qe  per c'do problem te tyre e  kishte fajin jugu. 

Lajm i mire eshte se ti mund te gjenjesh nje popull per 4 vjete ndoshta per 8 por jo per gjithe jeten.

Ky ndryshim DUHET te vinte nga Veriu dhe kryeqendra e tij Shkodra..Per te thene qe jemi 1. dhe Ti leme ne Vetmine e tyre # Trustin e Geshtenjave te Tropojes qe u perpoqen te beheshin Pashallaret e Rinj. dhe e zhyten kete vend ne erresire.

shume keq nqs shprehen keshtu,dmth ne s'behemi njerezsmiley

Shprehen xhen shprehen, vellai im vajti poshte per te blere dicka ne market dhe erdhi tejet imerzitur  pikerisht nga keto komente. 

Kush ka ndonje pune per te bere ne hipoteke, ne ministrin e drejtesise, ne ministrine e financave, ne zyrat e tatim taksave te nxitoje t`i kryeje keto pune brenda jave.

 

 grava - 24 Qershor 2013 - 21:49 

Opinioniste, ju bej nje thirrje; Me qe e duam kete vend shume dhe per kete arresye te zhvilluar, nga sot te behemi te pameshirshem si opozite e pushtetit.Sepse ky votim plebishitar, nuk ishte( sipas meje) merite e punes se opozites, bilez perkundrazi, por vote kundra tiranise qeverrisesit dhe kusarise e korrupsionit qe mpiu e shushati popullin.Le tja njohim kete merite mencurise se popullit tone.Mu per kete arresye nuk duhet te gezohemi pamase por te mprehim shpaten kundere pushtetareve qe ka rrezik te vine te "uritur" dhe gjith gezim, se medemek, fituan nga zotesia e tyre.Ky dallim eshte thelbesor.Ndajntu biem sa nuk jane kthyer ne ...saliher...Ky vend prodhon saliher.Degjoni mua!
Nuk kemi fituar por kemi humbur tete vite per arritje me te medhaja.Ju dua te gjitheve pra ju flas me zemer.

 

hej ju, kokat e nxehta te peshkut pa uje. e moret vesh pse fituat apo jo? prandaj kadale mos e merrni me te perpjete. t'ja beni te qarte mire edit & co, qe populli i njeh mire kush jane, po zgjodhi te keqen me te vogel.

 

Le tja njohim kete merite mencurise se popullit tone...

...Mete-dashes.

+ 11 smiley kete vleresim e kam per Graven por nuk e beja dot tek tema e meparshme pasi ishte mbyllur.

Timi, te doli fjala, numri 29, çfar goje qe paske pas mer jahu, ti sikur me qene parashikues smiley

Pierre une kam thene qe perpara 1 jave se te behen zgjedhjet qe Rilindja merr minimalisht 80 deputete dhe se Shkodra do te kete permbysje rezultati. Sta them per mburje por kam largpamesi. 

Cfare ajri i fresket, ajer rilindjeje! Edhe dritat sikur ndricojne me shume, pemet sikur jane me te gjelberta, rruget me te gjera, trafiku me pak i renduar, makinat bejne me pak zhurme, njerezit me te gezuar e te qete, femrat me seksi... Fryn nje puhize e lehte... Ne mendje kam Ed Ramen, Ilir Meten, Tom Doshin dhe Vilajet Qyrkun... Me buzeqeshin syte...

Olsi, kerkoja te pares qe has ne rruge se me siguri per hater te #rilindjes do te pranoje smiley

Brad behu burr dhe uroju fitoren mbeshtetesve te se majtes dhe Edi Rames. E meritojne, sido qe te jete, cfaredo qe te jete, jan nje shumice zemrash te popullit tone qe kan shprehur qarte cfar ndjejne dhe duhen respektuar. Nje lumi te till populli nuk ka llogjike qe i ben balle.

Kur te mbarojne , aaa mund te kete surpriza smiley

ma ndjen zemra. 

ho me, e bote per gjith noten pucin e? plani B apo C?

c'paskeni qen mer burr.  ba ba ba....

Brad, ia paskeni futur gjumit te gjithe ju rojet e votes smiley apo e niset me te pira qysh ne mengjez dhe ju iku kontrrolli nga duart smiley

asgje s'kane shprehur o ora. thjesht kane zgjedhur te keqen me te vogel. fatkeqesisht keshtu eshte katandisur vendi.

Ne fakt te themi te verteten kan shprehur dhe ndihen te cliruar qe me ne fund heqin njeriun me te urryer ne Shqiperi nga pushteti. Eshte fitore ndjenjash. Nuk kam fare frike te them qe eshte poaq fitore ndjenjash sa ajo e 92-it. I vetmi urim qe kam une per popullin tone eshte, MOS JU BEFTE RAMA SALIU I RI. 

E majta po i afrohet mandatit te 8 ne Korce.

keto lajme te parendesishme na jep ne ti o Gjergji....     e majta po ben namin edhe ne Shkoder, ti thua Korca..smiley

Edhe Gjergjin na e bere njeri te prefektit o  Dalip Bej?

kush eshte ky..  -Gjergji  Benja.  aha...  Korca nuk eshte hambar i te majtes z. Gjergji..smiley

ça po bahet per doganen?

Opozita gjate gjithe kohes ne keto 8 vjet ka bere shume akuza te renda, PER ABUZIME SHPERDORIME detyre  per disa ministra te qeverise, bile edhe per Sali Berishen,! Duhet ti shkoje deri ne fund ketyre akuzave .Ne qoftese nuk vendos Drejtesi, Qeveria e ardhshme do te jete njesoj si kjo e Sali Berishes! 

po ti gezo nje dite mor burre.Mezi e pritet .U bete verem,ca mergimi ,ca identiteti kosovar ,sa Berisha...tesh nuk dini as me gezu....

Zana, Jozefinen si e ke me shnet! Ai Besnik Mustafai tha se Shkodra ka hup krejt vetem prej saj! smiley

Jozi si molla,ky besniku sikur eshte tropojan edhe ky....sikur nuk po ju ndrin keto kohe....shkodra nuk humb kurre ...

 M duket se asht cmen krejt prej humbjes se Berishes, idhullit te saj te perjeteshem! ! Shkodra tesh e mrapa do te Rilind! Esigurt kjo! `

Shkodra as lind e as rilind.Berisha Rama e ndokush para e pas tyne shkojne e vijne ,shkodra njaty asht...Ah,ne fund te muajit jam ne darke me Berishen...smiley

Kam frike se nuk do hash vetem Zana. Si zor t'i kete ardhur oreksi Uncle Sales deri atehere.

Une e kisha fjalen se nuk dot permbyten, ma, cdo vit! Nuk do t genjehen ma, cdo vit, per demshperblime, nuk do te paguajne per certifikimin e prones,tokes, nuk do te paguajne per shendetin ne spitale, nuk do te taksohen me taksen e shteshte ose te dhjeten e kshu me radhe smiley 

Zonja e Drile, tropojani Mustafaj ka qene ambasador i Shqiperise ne France ne kohen kur Gjusepina po bente shkollen si juridikse me korrespondence ne Shkoder.

Pyten edin. O ed ca do besh po humbe do dorehiqesh? Edi: ti po pyt ca do besh po slindi dielli. Ne do fitojm 77 mandate. Na paska rrejt kodoshi(:

Mire fotografine e shohim, po artikulli ku eshte, apo eshte per Diçituren me te bukur. 

eshte stil i ri ky Pjero, quhet:  vezhgo e numero..smiley

Arsyet e humbjes katastrofike te se djathtes.

  1. Sali Berisha ( masha e tij, vizioni i tij etj)
  2. Gjendja e rende ekonomike dhe bizneset e falimentuara qe kane qindra miliona euro per te mare nga shteti
  3. Konsumimi deri ne palce i PD
  4. Mungesa e nje programi nga e djathta
  5. Rinovimi i kesaj partie me figura nga me te paaftat dhe negative
  6. Ngjarja ne LAC
  7. Vota ne mase e emigranteve per te majten
  8. Futja e gabuar ne liste e aleateve, te cilet duheshin vene ne zonat e rezikut e jo 100% te zgjedhur
  9. Futja ne liste e tre skorjeve te PSse
  10. Shkarkimi i antarit te LSIse nga KQZ ne menyre antikushtetuese.

pse nuk thu aresyet ps efitoi e majta,te del lista ma e shkurter.Na difto ne cilen dogane je....do sjell arredementin per shtepine teme te gjashtesmiley

o zana, o borgjeze me 6 shtepi qe tu bofshin 7 smiley

Sot hutimi nuk eshte se njerezit nuk dine si me u gezu, por se si te hidheruarit nuk jane aspak ne gjendje me e shpernda hidhrimin per kete qafthyerin dhe disa kusare e prostituta te pushtetit te mbuluar nga korrupsioni...Por ky hutim do kaloje shpejt sepse njerezit tashme e pane ku e pati fundin nje kryekriminel dhe kryekusar.Ndaj do jene vigjilente per te mos i lene hapesire atyre qe pushtetin ja u dhuroi mencuria e popullit dhe Jo, ....zotesia e tyre.
Kush nuk bindet sot se kynpalaco , katandisur ne dordolec i teri, i ka pat vjedhur gjithenje zgjedhjet, si dhe Shqiperine.Si dhe Jozi Shkodren gjer sa ja dhane shkelmin ne prapanice.
Keto vajten ne Esfel El Safilun! Kujdes per tu keputur brinjet ketyre qe u mbeti ne dore dhurata ...pushtet

te jemi te sinqerte : ne 2005 nuk i vodhi; ja dhuroi nja 5-6 mandate nania

Mijera komente per partite, askush s'i qan hallin Peshkut; valle do mundet te pershtatet me suseks ne mosopozitarizem? Duhet te bejme nje grup vullnetaresh qe te asistoje Peshkun ne kete fare tranzicioni, GTP. Kush pervec Pjerit eshte gati?

 

pemet sikur jane me te gjelberta, rruget me te gjera

bythetefemrave me rrumbullake, pmetengushte dhe orgazmat degjohen me ofshamerrenqethese nga penxheret e lene hapura pakujdeserisht...

Gjergj, nuk po shikon nje lakatyre, pa shtylle kurrizore qe sot del hapur kunder Sali Berishes?Nje palaco qe ndyn tere opinionin publik qofte edhe me silueten ngjasuese te cilen meshkujt dine ku ta perdorin...

Shqiperia sot si vended e amerikes latine, 5 perqind shum te pasur pjesa tjeter bernut. Me socialismin do ta zgjidhim kete problem?

Sa sakt diagnostiken ti !

sa per zgjidhjen, jo tamam tamam, por dhe socialismi eshte fort fort i keshillushem

Ajo hona roz dje ne darke.... Ravi ma ne fun u certifiku!!!!!!

I drejte shqietesimi i xhibit. Peshku pa Berishen eshte si... Peshku pa uje.

Po ta fusin ne burg derisa te ngordhe, une betohem se nuk do ia ze emrin me goje, asnjehere. 

ca jevgj kishin nje si shpi me rrota para shtepise se zotrise.Zotria nuk i duronte kenget e tyre.IUdha shume pare e i tha te mos kendonin.Nje jave gek jevgjit....pas nje jave ia kthyen lekte zotnise.Nuk rrinin dot pa kenduar...keshtu costa....vjen dita e thu amani nxirreni prej burgut se po pelcas hahahah

Mos e paça ...el Sharawin...asht njikshtu....smiley

o zane e bardhe dhe jo jevge (si jozi smiley )

Keto zgjedhje jane padyshim me te lirat dhe demokratiket.. populli tashme ka dale jashte kultures se klanit dhe ndeshkon politiken me vote. Ky eshte nje hap i madh per popullin tone. Arsyeja kryesore qe nuk e permenda me lart ne fakt eshte se populli shqiptar e ka kuptuar se kur i jep super pushtet nje kaste shkaterohet vendi.. populli kuptoi se nuk duhen te okupohen tera istitucionet nga nje grup njerzish.. Shqiperia do ndryshoje shume pas 5 vitesh

Ke fol fiks si rilindas!

Gjeke, seriozisht dhe troc: po te mos kishte fituar aleanca e majte, do shkruaje te njejten gje?

Sigurisht qe jo. Sepse shqiptaret nuk do ekishin bere kete ndryshim mentaliteti. Ajo qe thashe nuk eshte elozhe per PSne,.. nqs Ps do sillet si PD do perfundoje ne te njejten menyre.

 shqiperia te ndryshoje pas 5 vjetesh ??  tu thafte goja tu thafte

po nuk kishte si fitonte e djathta, sepse ne ketu e shohim e degjojme ca behet, se juve andej lexoni vetem ekstremet

po te fitonte e djathta do te ishte e pabesueshme

na shkrive mo gjergjo...

pa he foli partis ça vendi i ke ven syrin?

keto jane zgjedhjet ma tutkune ,komuniste qe difton se sa thelle eshtei rrenjosur komunizmi.A fitohet keshtu ne nje demokraci.Edhe pak e po del si Enver Hoxha.Krejt infantilitet.ah doganier ne kapshtice apo Durres tha smiley

enveri ka lon trashegimni te modhe

sa e habitshme! si nuk dorezohesh per nje lloj  reflektimi por vullnetin e sovranit e quan nje devijance komuniste? Une kam degjuar demokrate te vertete sot te cilet  e hapen zinxhirin e stomakut dhe thane vertet ca gjera realiste per liderin dhe partine e tyre.

hahahahahahhahhaahah po si mund te dorezohet kur ka mentalitetin e vjeter, mentalitetin enverist? Pastaj ka edhe shpirtin e zi, e ralle kjo per shkodranet (nese eshte) por e vertete.

spiritus, me siguri Zana nuk ka menduar keshtu ne '96, kur Sala i saj "fitoi" me 80% ! smiley

ost sioct:Comment">

sa e habitshme! si nuk dorezohesh per nje lloj  reflektimi por vullnetin e sovranit e quan nje devijance komuniste? Une kam degjuar demokrate te vertete sot te cilet  e hapen zinxhirin e stomakut dhe thane vertet ca gjera realiste per liderin dhe partine e tyre.

ost sioct:Comment"> 

Tamam. Ne vend te reflektoje, jo. S'behet llaf. I quajti dhe shkodranet komuniste. Do jete kuksiane safi.

jo ketu je gabim ti ,Nuk eshte devijance...Eshte fenomen shume shqetesues dhe shume i gjere.A nuk e sheh ne kete fitore infantilizmin e njerezve...keshtu fitohet....fshatshe...me bylbyl....nje papjekuri qe me llahtaris,jo humbja e berishes por sa....me kujton zgjedhjet e Enverit.Vullnet i sovranit te papjekur ,te papergjegjshem...ky eshte populli im ,prendere o lasciarae...lasciare meglio quante sei bella Roma la sera....smiley

Ok, e kuptoj , eshte edhe vote proteste kjo.Por kujt t'ja jepte voten i shkreti popull, si ta fragmentarizonte vullnetin e tij kur pertej PS-LSI ka vetem ca sigla boshe  qe mbijetojne prej 20 vjetesh ne politike.

Nuk eshte mentalitet fshace kjo vote.Kjo vote i theu hundet bajraktarit qe i vurri ne rresht neper mitingje,qe zaptoi te gjitha institucionet, qe vraru kater te pafajshem, qe me cinizem ish te perndjekurine  vetedjegur e  perqeshi,  qe i ushqen me km rrugesh, qe donte tu hidhte hi syve me arrore dhe shegore...lista eshte e gjate.

o eshte hajdut Meta o s'ka si behet ndryshe...fiton.....ku ehste protesta ketu.....o eshte inkoherent e skizo Rama o s'ka e fiton per proteste .....mos more....aaa as rruget nuk iu pelqekan thjesht pse i ka bere Berisha...kur ti bajne edi ateher flasim...smiley

po jo pra jo. rruget i pelqejne te gjithe per se. ama nuk mund te kesh si pergjigje per te gjitha problemet e njerzve rruget.tjeteri thote: jam pa pune, si me ja ba? kena ber rruge thua ti.tjetri thote: jam pa sterhim.kena bere rruge i thua ti.tjetri thote: jam i semure e nuk kam para te bej operacionin qe kushton. kena bere rruge thua ti. 

dmth o Zana, edhe tuneli qe llamburiste nuk u konvertua ne vota.Nuk jep tuneli imediatisht as buke, as ilace, as kepuce.

nejse, kur ti beje rama rruget si torte do jene.dhe ne kena me ngrane rruge smiley

keto jane zgjedhjet ma tutkune ,komuniste qe difton se sa thelle eshtei rrenjosur komunizmi.A fitohet keshtu ne nje demokraci.Edhe pak e po del si Enver Hoxha.Krejt infantilitet.ah doganier ne kapshtice apo Durres tha smiley

 

Fajin per kete e ka Berisha. Imagjino sa ne maje te hundes u ka ardhur robve sa del ky rezultat. Ka kater vjet qe vetem e rrenon ekonomine, genjen sy per sy dhe i ropi robt duke i cuar me zor neper mitingje e neper x-factor te klanit, se s'ka pasur vetem mitingje fushate, por mitingje vit per vit, me inaugurime nga me idiotet, e festa te PD-s me shpenzime te medha. Pa harruar qe vrau kater vete e doli pa piken e turpit me sajesa qe s'i besonin as kalamajt (vec kuksit e tropojes).

Dhe ndeshkimi i PDse shton pike per pike LSIne. Si ndeshkim me dhjam duket. 

kot e keni kete teorine me lsi. Eshte thjesht bashkim i elektoratit te majte. Po te ish fut EDHE frd ne te njejtin koalicion me ps, ç'do thoje zoteria juaj ??  smiley

Eshte arithmetike e thjeshte. PS nuk eshte rritur fare ne krahasim me 2009. Gjithe humbja e PDse ne shifra eshte e njejte me rritjen e LSIse. Pertej kesaj, si shpjegohet qe LSI trefishon numerin e mandateve. Per cfare merite? Ate te videos, apo kualicionin me Vucidolsin? Pse PS nuk rritet? Megjithse te gjithe fushaten jo vetem tani, por te themi gjithe betejen kunder PDse ne keto kater vjet e ka bere PS. 

Thjesht ne Shqiperi eshte krijuar nje sistem i ndyre qe njerezit e shohin mbijetesen, ne kuptimin e pare te fjales, vetem te siguruar nga lidhja me nje parti. LSI krijoi sigurine qe cfare do qe te ndodhe do jete ne pushtet. Vec "merites" qe ka LSI apo Likja qe nuk e le njerezit ne balte. 

FRD edhe keshtu morri nje minimum, qe nuk justifikon humbjen e PDse.  Brenda kualicionit me PS mbase do merrte edhe me pak. 

si shpjegohet qe LSI trefishon numerin e mandateve

e shpjegon kodi : po te kesh ne koalicion nje parti te dyte "as te madhe as te vogel", kjo mesatarja perfiton QAMET nga koalicioni (dhe del bloze po te jete e vetme)

Fundja durim: ne fund fare, nese NUMRI TOTAL i votuesve te LSI eshte 20 e me shume % se sa NUMRI TOTAL i votuesve te saj ne 2009, ke plotesisht te drejte. Perndryshe, nese eshte afersisht i njejti numer... s'ke gje ne torbe me teorine tende

Ate le ta shohim ne fund, megjithse edhe mesi nuk eshte pa gje. Nuk iu pergjigje pyetjes tjeter, pse PS nuk u rrit? Pa qene nevoja te besh te njejten pyetje per listen e gjate te partive te tjera te kualicionit. 

PS nuk u rrit se s'ka pse te rritet. Kaq votues socialiste ka. Edhe ne 2009, PS e pat fitu voten popullore (51.5% me duket), por kodi elektoral e ndeshkoi (gafe e Metes dhe Rames qe nuk bene koalicion qe atehere, dhe 2013-n do e kishim perjetu ne 2009). ja kaq e thjeshte eshte.

pika ju raft popullit fitoi partia e punes prap.

Po dhe sala 25 vite i parteise se punes ka qene apo ka qene i partise se sumes.

Dhe thuaj iu thafte dora gjer ne rreze atij qe e shkroi voten per PS-LSI-FRD.

Asnjehere nuk kam dyshuar qe Enveri i fitonte ndershmerisht votat. Madje edhe 1%  kundra e shtonte nga xhepi i vet.

Ashtu sikurse jam plotesisht i bindur qe me perjashtim te qyteteve te medha, ne zonat periferike (qe atehere ishin tek 70-75% e popullsise) Sala nuk ka fituar as ne '92. Dmth edhe atehere ia dha shoku Ramiz sic ia dha Nano ne ne 2005.

kavir, seriozisht :
ka nje keqkuptim te madh me kete punen e votave nga kamunistet (enveri). Pa dyshim qe votimi ka qene gomarrliku me i madh qe bene komunistet (qe prej 1918 ne BRSS, ok?) ne gjithe 'epopene' e tyre.
Pse ?
E shpjegon ne menyre magjistrale Zizek, tek nje liber i tij.
Andej nga vitet '80, kur ky i fundit ka pyt ca komunista sllovene per zgjedhjet e para te pas luftes ne jugosllavi, ata i kane thene : "I manipuluam. Sepse na tha Kardeli ti manipulonim. Biles ne i thame atij: s'ka nevoje me i manipulu, ne i fitojme ndershemrisht ato! Ndersa Kardeli na tha : Jo jo, do ti manipulojme qe ne krye te heres! Pse ? Sepse, duke pas parasysh se sa i veshtire eshte projekti yne (socializmi + komunizmi), ne sigurisht qe do deshtojme qe ne zgjedhjet e dyta. Keshtu qe ti manipulojme qe tani".
Thene ndryshe : eshte budallallek te krahasosh zgjedhjet e sotme me ato te dikurshme. Asokohe NUK manipuloheshin zgjedhjet, thjesht maskaradoheshin. Per mendimin tim, ajo ka qene dhe gafa : u ka dashur thjesht te SUPRIMOHESHIN

Neser avazi, jam duke ikur.

Gjithsesi nuk krahasohet ne asnje aspekt, madje jane shume te kunderta realiteti shqiptar me ate jugosllav.

hem, shume pak qenka rritur diferenca e Rilindjes me Kucedren gjate 3 oreve qe une mungova, vetem 0.4 pike perqindje. Pres me shume se vuna nje bast qe marrin 86 mandate. Hajt iinshalla, zoti eshte i modh!

 misterT,po sala kishte faj  edhe kur prishej koha,kush ishte tjeter?

edhe po nuk ia dolen dot te udheheqin prap fajin Berishes do ja vene

sidoqofte e meritojne fitoren dhe i uroj nga zemra pune te mbare

sigurisht,per vendin tone behet fjale ,le te mesojme njehere e pergjithmone ti shtrengojme doren njeri.tjetrit me sportivitet,besoj o sot o kurre duhet kjo gje,perndryshe do ç'orientohemi keqaz!

Kapeni nje cike te dathuren time parti, FRD-ne, ne qarqe "gjakprishurish" 

Qarku Gjirokaster vota 98.

Qarku Berat, vota 303!! 

Ne Korce dhe Vlore paskan dale "me mire", 1211 dhe 957 vota respektivisht. 

 

Kam  nje pyetje per miqte e Peshkut:

Si e shpjegoni disfaten e FRD-se, parti e re e kryesuar nga ish-presidenti Bamir Topi, njeriu qe u rrebelua ndaj Berishes ne kulmin e pushtetit te ketij te fundit dhe i qendroi konseguent ketij qendrimi deri ne fund; 

dhe njekohesisht, fitoren percaktuese te Ilir Metes, LSI-ja e te cilit, me 16 mandate eshte fituesja e vertete e ketyre zgjedhjeve; LSI-ja e Ilir Metes qe u pa ne tv nga cdo shqiptar teksa vidhte me kater duar, ne po ato dite kur Topi u quajt nga pushteti kryekomplotist!?

Ju flm!

Meta ka  pervoje me zgjedhjet,  Bamiri  parti e re jo!  por me kryesorja, Meta ka para dhe ben pazar  thjesht  dhe  harbuçe  per votat,  Bamiri me sa duket, jo

Po mire mer, po ca moot rilindje presim kur vota ndeshkon presidentin qe i rrebelohet pushtetit dhe vlereson hajdutin!?!?

Bamiri si krijese politike ka qene e Sales.Ketu eshte puna...mandej na jena njerez qe nuk na pelqejne te kamurit...dona hajna si meta...ah Bamiri kishte konsulente dshtake

'disfata' e FRD shpjegohet me faktin se ishte e vetme ne koalicionin e  saj. Kodi e defavorizon.

Po te ishte futur ne koalicionin e PS, flisnim ndryshe, ok ?

Sido qe te dilnin zgjedhjet nje gje ishte e sigurt, qe Meta do ishte ne pushtet. Pushteti garanton vende pune dhe favore, pra vota.

FRD dihej qe do ishte ne opozite.

Mileti i varfer voton per bereqet, jo per ideal.

Ose me sakte jane blere goxha vota me para ne dore nga LSI-ja.

Nuk ka mundesi, s'ben ashtu gjerash LSI-ja. Ajo dhe Ilir Meta vec qajne hallet e popullit - dhe populli ja perjeteson ne kenge.

Kapeni pas slloganesh leshi vullneti i sovranit....vullneti i tutkunit.Pranoj humbjen per vullnet te sovranit po nuk mund te mos reflektoj.Vullenti i sovranit tone ehste 99%se ashtu kenaqet gur kusarsi.E pluralizmi.kontrolli,ku eshte demokracia.Mandej kur kaq vite jo shume me pare fiton forca tjeter 80%e kthehen pa pike reflektimi me kahje te kundert....une marshallah ketij sovrani nuk i them.

Ka një vullnet të sovranit dhe ai nuk duhet vënë në diskutim. Mund të themi megjthatë që politika është gjithnjë ‘perpetuum mobile’. Pra, asgjë nuk qëndron në një vend për një kohë të gjatë. Në fakt, thelbi i politikës si perpetuum mobile pasqyrohet dhe tek rotacioni. Ajo që mund të shtrohet si pikëpyetje është pse ky disavantazh (të paktën deri në çastin që po flasim). A tregon ai realisht për një frymë, apo jo? Sipas meje, një frymë të tillë në Shqipëri e gjenerojnë vetëm dy parti: PS-ja dhe PD-ja. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë për një kohë të gjatë. Por, mendoj se duhet parë përtej këtyre zgjedhjeve: sidomos duhet parë roli i LSI-së, në sfondin e të majtës shqiptare dhe të frymës që pretendohet. Fryma mishërohet në mandate. Ose, fryma mbjell vota që më pas korren në mandate. Sipas meje, rezultati historik i LSI-së, është pikërisht disfata më e rëndë e frymës elektorale. Pse e mendoj kështu? Pa dashur të hyj fare në mekanizmin e shitblerjes së votës (votës amorale) roli i pazëvendësueshëm i LSI-së në fitore dëshmon për një paaftësi të PS-së për të fituar pa përdorur një vegël si LSI-ja. Pra, PS-ja është e aftë të mbjellë frymën (e madje më shumë se PD-ja, gjithnjë), por nuk është e aftë ta korrë atë në mandatet e duhura. Duket si gjë e thjeshtë. Por, sipas meje, PS-ja është një parti tashmë e ndarë ndërmjet frymës (ajo mbjell vota) dhe veglës që korr këto vota. Është një parti me dy krerë. Njëri që mbjell dhe tjetri që korr.  PD-ja është e aftë të mbjellë dhe të korrë vetëm, pa ndihmën e asnjë vegle. Pra, krejt ndryshe nga sa parashikohet nuk pres asfare një fund, apo një perëndim të kësaj force politike. Krejt e kundërta madje: pres një rehabilitim të shkëlqyer të saj. Kjo duket qartazi dhe nga rezultati i FRD-së në këto zgjedhje.

P.s. Duhet megjithatë t’i përgëzojmë socialistët për rezultatin e deritanishëm në këto zgjedhje...

Po si mund te mbillet Fryma pa Veglen, Lirka? Kjo ndodhi vetem me Marien. PS nuk eshte shen Meria.smiley

Ka dhe dicka e thene prej Aristotelit.E tera nuk eshte thjesht shuma e pjeseve. Por mbetet per te shqyrtuar te dhenat perfundimtare per te shpjeguar fenomenin.Realiteti shqiptar tejkalon cdo fantazi.Ama ka nje gje te qarte ne mesazhin mbarepopullor: Sistemi Saliut i ngritur prej 23 vjtesh nuk mbante me.Ka patur kosto kolosale ky sistem per kete popull! Prandaj nuk ka shume entusiazem ne kete fitore madheshtore.

 

Spiritus,

 

16 mandate të LSI-së nuk janë 4 mandate si dikur (deri tani). Ka një diferencë të thellë. A mendon ti se ka një ‘frymë’ bashkëpunimi ndërmjet PS-së dhe LSI-së? A mendon ti se bashkëpunimi PS+LSI, do të jetë i njëjtë si PD+LSI? A mendon ti se PS+LSI do të jetë një amalgamim i tillë i forcave politike të koalicionit fitues, që do të ketë sukses në qeverisje? PS+LSI nuk janë një amalgamë forcash politike, (sic ishte në rastin e PD-së, apo sic ka pasur PD-ja bashkëpunimet me aleatët e saj), por është një formë hibride, apo një parti me dy krerë. Është një parti që ka dalë prej PS-së, dhe ka fituar të gjithë shkathtësinë e saj si vegël në gjirin e PS-së. Është po kjo parti që do të synojë të gëlltisë PS-në një ditë (sepse e kundërta u pa që nuk pati dobi) e do të mundohet t’i korrë gjithcka prej suksesit të saj. Oreksi i saj vjen duke ngrënë. Kjo formë hibride do të ketë shumë pak gjasa mbijetese. E të them të drejtën, në dyluftimin PS:LSI, më shumë shanse, në këtë pikë i jap të dytës.  

pse ia ve saliut 23 vjet? nuk ka qene Saliu apo jo?.....

Kush eshte fituesi i vertete i ketyre zgjedhjeve? Can you guess?
Po ju jap vetem nje ndihme: raki skrapari! smiley

po te ishte futur Topi ne koalicionin fitues, ti do thoje : fara luledielli smiley

S'e di per cfare e ke fjalen.

e kam fjalen ketu : PS-se fitoren nuk ja jep LSI, por bashkimi i te majteve ne nje koalicion. E ofron kodi kete lluks (sikurse ta merr shpirtin si parti, po te jesh tek pulle)

LSI, nese ka marre vota te pd-isteve, kjo duhet pare ne fund. Jo duke ja numeruar numrin e deputeteve (ate e fiton per hater te te qenit ne koalicion me nje parti te madhe), por duke ja numeruar NUMRIN TOTAL te votuesve.

Nese ne 2013, ne fund te votimeve, numri total i votuesve te LSI eshte 20-30% me i larte se ne 2009, une terhiqem. Perndryshe, teoria juaj sipas te ciles nje pjese e demokrateve kane votuar LSI-ne per interesa personale, bie.

Pa dyshim qendron kjo qe thua ti, maksimalizimi qe i ka bere votes lsi brenda koalicionit me Ps.

Megjithate, eshte votuar me shume se heret e tjera.

 Lsija ne njefare menyre shpreh me se miri ideologjine e kohes qe eshte mosbesimi ne asnje ideologji, ndaj dhe suksesi

po mire, te presim ne fund dhe te konstatojme numrin ekzakt te votave LSI-se. Une them (qofshe i gabuar, ok ??) se nuk ka patur me shume votuesa per LSI se ne 2009. Ka thjesht maksimalizim te votes brenda koalicionit me ps.

po greket nuk jane budallenj, qe kodin e kane vendosur per partine qe del e para, dhe jo per koalicionin. + primin 50 vende.

qe kur greket nuk qenkan budallenj...te gjendesh ne kete dite si greket nuk me duket ndoj inteligjence e madhe...

PS-se fitoren nuk ja jep LSI

Hapi syte mire, dhe shiko qe PS-ja projektohet te marri te njejtin numer deputetes si ne 2009.  Fitorja eshte e LSI-se pa asnje dyshim.  Kemi nje projektim te 4 fishimit te deputeteve te LSI-se.  Nga dreqin dolen keto vota?

Para disa ditesh e bera kot per kuriozitet perllogaritjen me D'Hondt per koalicionin dhe Saint Lague brenda llojit, me shifrat e 2009-es. Faktikisht LSI-ja me dilte me +2 mandate me te njejtin nr votash (dmth 6 dhe jo 4).

Po ketu po behet fjale per 16!!!

Kjo sipas meje do te thote se sidoqofte LSI-ja ka marre shume me teper vota se ne vitin 2009 (po u vertetuan keto shifra). 

E thene kjo, ne fund fare nuk ka rendesi nese LSI i merr votat direkt nga populli (ne kurriz te PD-se) apo indirekt nga strategjia e mencur (ne kurriz te PS-se). Kodi njihej qe me pare dhe ky lloj kalkulimi eshte pjese e lojes.

Ajo qe them une eshte se koalicioni PS-LSI-Te tjere eventuale behet aq i fuqishem saqe opozitarizmin qaje me lot persa kohe te jete ky koalicion ne pushtet. 

Qaji edhe reformat, sepse secili prej perberesve do jete i zene vitet e para te shperbleje klientet e vet.

Kurse, nese PS-ja mbledh rreth vetes dhe programit te saj disa te vegjel dhe arrin 73/74 mandate pa LSI-ne, athere arrihet nje ekuiliber i kenaqshem, qe garanton nga njera ane realizimin e plote te programit qeverises te PS-se dhe nga ana tjeter nje opozite te fuqishme, te perbere nga ato forca qe i perkasin, pra PD-se dhe LSI-se qe kane qeverisur se bashke keto kater vite!

Kercenimi qe mund te vije nga fuqizimi LSI do te neutralizohet duke u bere pjese e mazhorances Idrizi (4 mandate) plus...2 apo 3 kokrra qe do kthehen ne vathe. (72-73 deputete pa LSI-ne)

Shume dakord, persa pra te mos shkohet drejt nje qeverie pa LSI-ne, e cila fundja eshte pjese e qeverise qe u ndeshkua (me te drejte) me voten e popullit!?

LSI-ja projektohet te marri 10%+ te votes ne nivel kombetar.  Heren e kaluar kishte 5.5%.

Padyshim qe Ilir Meta, njeriu qe eshte pergjegjes per ardhjen dhe mbajtjen ne pushtet te  Berishes keto tete vjetet e shkuara.

Edhe nji gjo, numerimi eshte ende tek 50%-shi. Gjysma tjeter mund te ofroje surpriza! smiley apo jo Brado?! Dhe s'po flas fare per manipulime!

Frrok Çupi beson tek përmbysja e rezultatit, TV Klan jep telenovela 

Bamiri nuk e imagjinonte kete skenar te mundshem, vetem keshtu mund te kuptohet inercia per tu bere opozitar. Retorikisht opozitar. Kujtoni qe deri kur kishin ate Afrim Krasniqin ne parti akoma, kishin mendime "te dyzuara" per 21 Janarin. Qe ka vrare Saliu kater vete, Bamiri per here te pare e tha QARTE... para pak ditesh. Askush nuk e mendonte kete trend pastaj mendoj une. Dmth votimin e te majtes ne mase kaq te madhe. Po nje gje nuk duhet harruar, se populli eshte tradicionalist, shkon pas berihajt. % e te pavarurve po shifja te partive jashte koalicioneve, nuk kalojne 1.6%... Nuk ka votues ne Shqiperi qe te votojne per ideal, per shembull per nje parti qe e dine se nuk do e marre kurre pushtetin. Si jane greket e KKE-se psh, e cila nuk e merr ndonjehere pushtetin, por merr rreth 10% ne zgjedhje. E jane hallexhinj, punetore, studente etj, ata qe e votojne. 

 

bamiri do jete ne koalicion ne qeverine e re

me bast ?

po sa para ben... ja nje parti me nje deputet qe futet ne qeveri, whats the point? A thua do e sponsorizojne qe te drejtoje te djathten e shtremberuar? Per mua nuk duhet te pranonte te ishte ne qeveri... 

Qellimi i Bamirit ishte te merrte lidershipin e te djathtes, meqe marrja e PDse, po i biem shkurt, le te themi nuk behej dot. Hyrja ne aleance me PS e largonte nga qellimi, sic do te beje dhe hyrja ne qeveri, neqoftese. Aq me shume qe s'ia kane as nevojen me keto numera qe ka rilindja. 

pikerisht. Nje hyrje ne qeveri do e largonte prej te djathteve... 

pyetja e madhe eshte tjeter, per mendimin tim, ta leme Bamirin te rritet e ta pergezojme nderkohe, kur merr nota te mira ne mesime...

pyetja eshte pra: Me keto numra, a e fusin dot ne burg Berishen? 

Jo jo, vec Meten. Oh wait, nevermind.

Vec dy vete kane thene hapur qe do e fusin ne burg: Kreshniku (qe s'fitoi gje) dhe ai patrioti yt i PPSh-se qe s'e dime ende a ka fituar.

minister drejtesie do behet Spartak Ngjela... 

kur t'mos kem Balotellin sot po m'duke nji fije njashtu....po a je n'terezi...po si po shkon Meta e Berisha n'burg....????

Loja e burgut eshte mbyll me kohe, dhe s'ka te beje fare me numera. Por po u hap ajo dreq loje, behet me rradhe pastaj. Nano u be kurban per kete mesim.

Kam edhe nje pyetje tjeter, per miqte "e brendshem" socialiste qe lexojne/komentojne ne Peshk:

A eshte i mundur, - qofte edhe me % te vogel probabiliteti, - nje skenar ku Partia Socialiste mbledh votat e veta (68/69) me ato te 4/5 mandateve te tjera (ndonje i pavarur, ndonje i penduar, PDIU-ja, qe fundja nuk ka lidhur kerthizen me Berishen, etj.) dhe e ben qeverine e vetme, e lire nga shantazhi i LSI-se?

Nje koalicion i tille parlamentar, i perbere teresisht nga individe te paperlyer me qeverine e meparshme do te ishte jo vetem shume me i ndershem dhe i besueshem, por edhe i vetmi, per mendimin tim, me shanse reale per te realizuar "Rilindjen" e premtuar.

Kjo zgjidhje, perhere sipas meje do te ishte lehtesisht e justifikueshme perballe opinionit publik me pamundesine per te pranuar "babezine" e kerkesave te LSI-se per poste qeverisese, si edhe aspak ne kundershtim me frymen "pragmatiste" te ngjarjeve te muajve te fundit me protagoniste po keto dy forca.

Ky variant do te ishte shume i shendetshem edhe per demokracine tone, pasi pozita e majte do te kishte perballe nje opozite te fuqishme dhe te motivuar, te perbere nga LSI-ja dhe PD-ja, dy forcat qe arkitektuan se bashku sistemin qeverises qe u ndeshkua ne 23 Qershor! 

Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjjet tuaja!!

Obi

teknikisht PO, praktikisht JO. Ajo qeveri nuk zjat me shume se 6 muaj. Edhe kshu si eshte edhe ka mundesi te mos mbaroje mandatin. Pavaresisht pallavrave te deritanishme, PD-ja do barazoje ose fitoje ne Shkoder, do fitoj ne Diber dhe do barazoj ose fitoje ne Lezhe. Pra veriun prap do ta fitoje.Mund te barazoj edhe Durresin, une parashikoj qe e djathta do leviz mbi 60 deputete mbas numerimit te votave.

Po flasim ne menyre hipotetike. Nese Partia Socialiste do te kishte 73/74 mandate, pa LSI-ne, do ta bente?

Nqs do kishte aq deputet atehere e ka de facto forcen ne kuvend ska pse prish koalicionin. 

Nisen fishekzjarret e RILINDJES ne Korce.. rruget plot me njerez qe therrasin Rilindje!!

shume mallengjyese....

Ne qytetin e korces e majta fitoi 64-66% te votave.. 7-8 % me shume se ne 2009

Kam dy pyetje. Tani qe (deri tani) duket qe po fiton koalicioni i majte:

  1. A do nderroi mendim qeveria Amerikane dhe te mbaje Arvizun si ambasador?
  2. A u rregulluan marredhenjet ne fisin Cani?

smiley

2. Ende jo. Cani eshte pare i vrerosur duke tymosur cigare pa fund qe dje tek Laguna Blu ne Qerret. Ja kam friken atij djali se ka shume seder smiley

Gjynah.Ndoshta rregullohen kur te dalin rezultatet finale.

Eee se ma kujtoi Gjembi.

Nje urim i vecante i shkon Jakomonit (ne largim)! Te lumte kemba e vogel...qe e terhoqe zvarre per Uncle Salen!

Po i afrohemi realisht mandatit te 8 ne korce.. Forca forca Korca

oooo....patek biznesburri dhe brad gjenerali

po lefti c'pati? do bohet right-i tashti: loool

Ue të bjer edhe Postriba në krahët e së majtës është vërtet disfatë për Salën.

Ca spektakli i shemtut Fevziu. Po e nxjerr Opinionin ne ankand me metoda te shpifura dhe ashiqare fare.

Fevzo ja shkeli syrin direkt Metës smiley

po na jepni nje link se na ra goja (dmth tasiera)

ene kto prisnin frymzim nga zhapiku....

zhapiku kuader i sigurimit....

USxhibi - 24 Qershor 2013 - 23:33

 

Sido qe te dilnin zgjedhjet nje gje ishte e sigurt, qe Meta do ishte ne pushtet.

Mileti i varfer voton per bereqet, jo per ideal.

Genjeshter. Nese koalicioni i majte nuk merrte 71 vende, Meta nuk do te ishte ne pushtet. Dhe koalicioni i PD nuk do ja kish nevojen.

E dyta : sigurisht qe mileti (i varfer ose jo) voton per bereqet. Ne shqiperi dhe kudogjetiu.
Per ideal, behet gjithshka tjeter (vdiset... etj etj), por jo votohet.

Eshte tjeter lloj bereqeti ai per te cilin voton mileti ne Shqiperi i.e. pare ne dore per te blere voten, qe eshte dicka ilegale dhe tjeter ai bereqeti ose me sakte premtimi per bereqet qe behet tjeterkund.

Pa harruar ketu se mileti po voton nje te pandehur qe duhet te ishte ne burg tashme, nje hajdut te faktuar me ze e figure.

Tragjedia me e madhe tani eshte qe si PD si PS duhet te perballen me standartin e vendosur nga LSI per marrdhenien parti-elektorat. Ne vend qe trendi te jete per depolitizimin e administrates po ngurtesohet e kunderta. Nejse, nje dite do ju dale pija dhe ju socialisteve te zakonshem.

Une i kam hedh nje propozim Partise Socialiste, disa rreshta me lart.

Me duket rruga me e sakte...

Propozimi jot me duket shume koherent dhe logjik. Per fat te keq do duhej nje largpamesi dhe lidership qe dyshoj se Rama i posedon. Nje gje eshte e sigurte, makineria e LSI-se nuk njeh skrupuj.

she..qysh kur per depolitizim te administrates ti? qe sot ne mengjes? loool

Ishte per tjeter pune, lexo

Kurse sa per administraten, pse ke dyshime ndaj meje!?

noshk, e di qe po trollon por prape po ta jap nje pergjigje te sinqerte.

Depolitizimi i administrates i intereson si PD-se si PS-se ne long term pasi asnjera nuk mund te permbush pritshmerine e elektorateve respektive. Per rrjedhoje do egzistoje gjithmone nje element pakenaqesie i theksuar per sa kohe modeli i LSI-se te jete nje opsion ne tavoline. 

Kerkoj ndihme!

Kerkoj nje nick socialisti dhe paswordin e tij, me qellim qe nje miku im qe eshte kthyer ne Shqiperi me rastin per te votuar PS dhe per te gjetur rastin qe te futet gjekundi ne administrate, por nuk ka si t'ia vertetoje shokut kryetar qe ka bere fushate per PS ne kohen qe ka qene ne Amerike..Cili nga ju socialistet e peshkut tregohet zemermire per kete njeriun tone? Thote qe do e shperblej mire mikun qe do e ndihmoje..Merreni seriozisht kerkesen ju lutemi shume..smiley

Shiko, mesa kam pare une, ketu ne Peshk me LSI-ne nuk para ka shume; do kete, me siguri, po jane "vezhgusa" smiley

Te them per LSI-ne se ata e kane ate specializim; kush do vende pune me lek ne dore e di vete deren

Shiko, mesa kam pare une, ketu ne Peshk me LSI-ne nuk para ka shume;

smiley

ketlina, vertet e ke kete apo shaka?

Thuaj Leftit njehere. Ne fund te fundit ai kritikat per te miren e opozites i kishte. smiley

Ta jepja une timin por eshte me flamur shqipetar. Kerkoja njehere Idrizit, mbase ta jep Keti. smiley

Preci eshte ters ne myth, me ate koalicion qe behet, e ka te sigurt humbjen

Bastionin e Shkodres Postriben e paskan fituar komunistet e Rames. Sic duket nuk paska kala qe nuk e merkan socialistet.

Po i ka hy, por rezikohet NN-ja.

ahahaha...kur t'ja mbylli mikrofonin krietari i ri i kuvendit ahahahaha

Imagjino Meten derrkuci ti thote Zhozit.."Ik moj sorre se te kapa per zhelesh perjashta"  smiley

Sot paradite nje mikja ime degjonte njerin qe fliste ne tel duke then pa problem: "po thuaj qe ishin me boje prandaj dalin te pavlefshme fletet e votimit, dmth justifikoje".
Dhe Shqiperia supozohet te jete nje vend i lire dhe demokratik prej 22 vjetesh? TURP!

kush eshte majlinda duma ?? (ose nese e degjova mire emrin e asaj "top-modeles" te ftuar tek fevziu)

zevendesministre, karrieriste, vjen nga bota pedagogjiste

Do zoti nuk eshte e martume se do me vinte shume keq per bashkeshortin e saj. smiley

albano, nuk ka mundesi te jete zv/ministre. Ose eshte, por jo nga PD. Se keta po thone qe nuk gjejme njeri te intervistojme nga pd !

Po mbase ka shkuar me LSI-ne, ku i dihet.

Majlinda Guma: beno, ecen vete?

Ben Blushi: eci Mjalinda Guma, eci.madje mund te vij deri tek ty smiley

Grida mer sikur e ka kjo dhe eshte zv min. e integrimit

po, keshtu thote dhe lista e qeverise  : grida guma

bo boooo, keta sikur i ka pjelle berisha te gjithe!  flet exactement me batuta si shefi. Fundja ndaj dhe i zgjidhte ai, qe te ishin "te tilla"

he se boll ka vujt e shkreta, bie dhe ngrihet, bie dhe ngrihet, bie ... ups ra

Berati rezikohet te perfaqesohet ne parlament vetem nga 1 deputet i opozites dhe konkretisht nga zoti Genc Pollo, djali i Stefanaq Pollos.

lere lere, se Genc kuqalashi... 

hiç hiç smiley

Se marr vesh, ca presin keta qe pyesin "pse nuk jeni te ekzaltuar?" C'eshte kjo pyetje e papergjegjshme?

bo boooo, artan hoxha! diversion 2 leksh qe dhe vete fevziu nuk ja miraton...

rende, shume rende

2. E neveritshme! Po ia hipen karros se fituesit ne levizje smiley .

E di mire ate numer cirku ai. Nuk e ka per here te pare. 

Po edhe birra sa shijoka sonte more shoke!? Po si moren fund keshtu, papritur e papandehur, hallet e Shqiperise more shokeni?

O Tom Doshi sa i mire qe je! O Koco Kokedhima, o njish!

Tomin nuk e njoh personalisht, por Koco eshte burre serioz me parime te qarta majtiste dhe besnik i fjales.

Ta mbeshtes Timo, ta mbeshtes.

smiley  Berbero, je i madh qafsha Meten

Gjembo kohet e fundit ke fillu me me pelqy. Une ket berberin nuk e njof por si zanat e pelqej.

Po shemen, kuazimodon, etj. i njeh?

Ajo puna e faktit qe Berisha nuk ka fitu kurre (e qe eshte fort e vertete!) :

tani mund te behet lidhja me thirrjen qe Edi Rama i beri Sales ne 2000-shin, qe ky i fundit te vinte kandidaturen per Kryetar Bashkie te Tiranes ("hajde provoje - i tha, eshte vote direkte per personin, jo per partine").
Asokohe, Edi nuk ishte ne PS.

Sala, qe s'kish asnje mandat (perveç atij te deputetit), delegoi per kandidat per Tiranen... Besnik Mustafajin ! smiley

ju kujtohet ?

po clidhje ka kjo o Stalker.. Sala nuk  e pranoi oferten se kishte  ambicje kryeministrllekun,  jo kryetarin e bashkise se Tiranes.

po le ta provonte 3 vjet : 2000-2003!

E konfirmonte si njeri qe zgjidhet nga populli smiley

nuk di te jap nje pergjigje te sakte o Stalker, se sjam Saliu.. por kshu per se largu, i guess  dmth, se Sala nuk mund te pranonte nje oferte per kryetar Bashkie, pasi  kishte mbajtur disa poste shume me te larta..  keshtu qe nuk mund te degradohejsmiley  ne me ulet.. nuk shkon..smiley

mundej mundej, nese donte te provonte se sa i votuar ishte, pas '97. Plus qe behej fjale per Tiranen, per te cilen gjithmone ai ka thene: "si voton Tirana, voton shqiperia".

Por ka qene skuth (skutha jemi te gjithe xhanem, por ka qene delenxhi. ose edhe me sakte, Neron). Fundja kur ke ne mend vetem te futesh ne treshen zog-hoxhe-berishe... kjo te pret !

Asokohe, Edi nuk ishte ne PS.

Rama ishte minister Kulture ne qeverine socialiste te Nanos nga 1998-2000. U be kryetar bashkie ne 2000.

Pse nuk rri shtrember e flet drejt? Ti e di shume mire qe nje ish-President, sidomos Berisha, nuk do e ulte veten te kandidonte per nje post me te ulet. Ose do rrinte pa post fare (sic ndenji) ose kryeminister. Lidhja me bashkine e Tiranes eshte e pakuptimte.

Dhe sigurisht qe bashkine e fitoi me mbeshtetje te plote te PS-se qe nuk kandidoi kandidat te sajin asokohe.

Po ishte i PS-se, si te kishte kandidat tjeter PS-ja?

Po pra po ky tipi do te na nxjerri sikur Rama fitoi vetem.

i rashe shkurt. po, ka qene PS qe e mbeshteste. Por jo kandidat direkt i PS

Sa per president, ai NUK ishte zgjedh me vote direkte, POR NGA PARLAMENTI smiley

vazhdimin e ke ketu

 

ps: boll se nuk ke nga ta 'mbrosh' Salen. Eshte fytyra (fasada) me e shemtuar e 20 viteve te fundit. Edhe ai vete (jam i bindur) nuk ka dash te jete keshtu... .

ps: boll se nuk ke nga ta 'mbrosh' Salen.

Per te n-ten here:une e kam bere hasha Salen qekur edhe ju e urrenit ne 1991-shin - por ju per arsye krejt te kunderta me te miat. Keshtu qe keto sulmet ruaji per dike tjeter.

po pra po, ti dhe shoket e tu jeni edhe me te djathte se sala (ju jeni te gjathte pé verteti) , por gjithsesi, e keni 'votu' by default

poshte komunizmi - do thosh roni smiley

 

o belulo, se mos qan ore...eeee. se te kemi xhan, si vlo'njat qe te kemi

me kumbon hysni zela ne vesh......oiiiiiiiii iiii iiii

Vlonjat dhe Salist i moderuar, pak e cuditeshme. Por bota ndaj eshte e bukur! 

epo tashti, gripi kap dhe hekrin, jo me belulin

p.s. beluli le te rrije zgjuar, se ate detyre ka. te rinjte te vene te flene. hajt naten

une sjam Salist por demokrat.. por mbi te gjitha sjam  budallelleqist..smiley  kshu u be ketu tani..   analiza nga me te cuditshmet..  

nejse,  e kuptueshme...  8 vjet, ashtu 500 vjet roberi tha..smiley  te tilla brenga vetem shqiptaret njohin..smiley

Po pra, te thashe salist i moderuar, pra jo nazist, pra salist se u ngaterova.

po mo Timo,  Salist  qe  sapo humba  punen ne ambasade ketu..smiley    dhe akoma me keq,  ngela dhe pa dashnore..smiley    he de bema profilin tamam.. nuk thoni gjithmone keshtu ju..smiley

ndegjo une nuk merem me biografite, por qe ti nga menyra sesi je shprehur ne debatet e pafundme keu me ke krijuar kete pershtypje; pra salist i moderuar ose salist me edukate. lol 

ndersa une them qe pepiqem te kem nje mendim  sa me te drejte , autentik timin,  pa u ndikuar nga te tjeret..     por ti quam si te duash, nuk ka shume rendesi per mua..

Miredita, a do te kete deputete FRD-ja apo jo? Si ju dalin perllogaritjet? Flm

 

Deri me tani Kandidati i pavarur i Fatos Nanos- Arben Malaj ka marre 2160 vota. Edhe sa vota i duhen per tu bere deputet i pavarur? 

Nuk i merka dot. Megjithate Fatosi leket nga shitja e tij i mori ne advance. Mesa e njof nuk eshte nga ata qe i kthejne mbrapsht. Ca po them edhe une, mesiguri i ka humbur duke u kenaqur neper kazinote e Austrise.

Sipas ekspertit Zaloshnja Kukesi mund te barazohet 2-2. Pra PD-se nuk i ngel as edhe nje qark sa per nishan. 

Cfare na bere o sali!

 

lumja ti moj korce o lule

qe i le pas shoqet e tua...

Korca po mbaroka e para numerimin sic duket. smiley 

Korca kishte mbaruar se numeruari e filluar serenatat. 

jeta eshte aritmetike , finisterre..smiley  keshtu thoshte ai korcari..smiley

diferenca shume e madhe. cka don te thote qe edhe nese eshte aritmetike, duhet te jete aritmetike mjaft komplekse smiley 

O Monda, gishti akoma i zi. Ma beri per inat komisioneria, me duket smiley.

Po mire, kujtime jane edhe ato smiley

Hej, po si shikoje Fevziun?  Te ka kalitur memedheu.  Dy min une dhe s'duroja dot.  

 

ueeeeeee Mondaaaaaa smiley

 

bonne nuit Monda ! smiley

Bonne nuit, mon cher smiley

PS: Tani po e ve re per be ngjyren e luleve te penarit.  Pupupupu sa i mshehte.  Rilindja paska lulezuar me kohe ne mes tene smiley

Ne korce po numurohen 5000 votat e fundit.. nqs e majta ne keto 5000 ka mare 3000 atehere ka fituar mandatin e 8.. emocion i madh

Pra shkojme ne 85 nga 84 mandate ?

Do ishte fantastike sikur ne Kukes te arrihej nje barazim. Berisha do behej i pari politikan ne Historine e Shqiperise qe do shenonte 0 ne harten e mbeshtetjes zonale.

Uroj qe kjo te mos ndodhin atij vendi i duhet nje opozite serioze .

Lexome mire te lutem, fola vetem per Saliun, jo per PD. 

vec nji humbje me permasa te mdhaja mund ta detyroje PD me u riformu (duke nis nga largimi i Berishes)

Po nuk ka pas kurre ai! E kam thellesisht ne sensin e personalitetit, sepse sa per PD (ne fakt, per demokracine), jo vetem kam qit rrylat ne '90, por kam votu qe ne '91  per te (s'me kish lene mendja te beja ndryshe).

Por Berisha nuk i ka patur KURRE me shume se 15-20% votues! Gjynah qe nuk u bene, ne 22 vite tranzicion, nje pale zgjedhje presidenciale ne shqiperi (edhe pse keto te fundit, per mendimin tim, pothuaj te tilla ishin).
 

Po pse flisni me kaq siguri per gjera qe empirically jane te kunderta me ato qe thoni.

Kavaja qytet kur jane numuruar 63 % e kutive rezulton se Rilindja ka 4366 vota dhe Kucedra 3267.

Po lexoj tani qe qenkesh shembur dheu ne rrugen e re TR-EL... Sooooooooooooooooooooootiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiirrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr! smiley

Jo dheu por masivë shkëmbor.

Per dheun s'kane mbaruar numerimet akoma, por shkembinjte jane bindshem te perfaqesuar. 

Thoni po deshet qe nuk dridhen malet per Saliun!

Mbas zgjedhjeve fillon lufta civile brenda PD midis klaneve...Selami ngeli si derri mac, i shkoi huq pergjunja ne rrogozin e padishahut

Une kam frike se kusurin do e heqi Tirana pasi Basha do mundohet ne maksimum te beje pare per te kopsitur pushtetin brenda PD-se.

Basha do ti kete kembet ne nje kepuce tani dhe te pranoje nenkryetarin e LSI qe ka kohe qe po refuzon duke shkelur ligjin smiley ...Basha eshte i amortizuar perfundimisht dhe tani qe i ra baba prej fikut ka mundesi qe ta hane te gjalle ata brenda PD qe kishin kohe qe prisnin kete rast

Duhet me thene shyqyr qe nuk ka pas viktima te tuneli edhe tu behet mesim politikanve se nuk trajtohen votuesit si qen tuj u hedh koca cdo kater vjet , ne menyre te vecante Rama duhet te "take notes" .

bolll e shkarravitet Shkoderen ,pa ardhe ala' ed Rama e fillute me e ba me bojna

si jane numrat? ku i shifni ju?

PS+LSI jane 6000 vota para ne Shkoder!!!

Ron, po t'kete fitu me ket rezultat dhe n'Shkoder, me shume se fitore e PS, eshte humbje e Berishes

Veja emrin si te dush!

shum falemnerit, Elian!

kjo anglishte e mallkuar smiley

kon mor dore nga idrisi me kto germat e mdhoja wen e pa wen smiley

KQZ, klik mbi harte dhe gjen info...

  FLM!

0ny4.jpg

Zhgenjim total nga Skrapari! Prisja qe shtylla e LSI te dilte jashte faqes dhe te gjithe te tjeret te ishin te vockla sa e FRD-se.

smiley have mercy...jo per gje, por t'i merr seriozisht bota keto 

perlindje mbi Dodone... 

Me shaka, me shaka, ti, po te vlon gjaku nga krahinarizmi, te vlon smiley

vec te isha nje zemer gur, o Lul

S'po them per mrekullite e natyres, jo, po them per zemren qe tu ka bo mal per Lirin. Dhe e mbani dhe veten per esnafer ju Skraparllinjte, pale smiley Shef gjirokastritet ti? Ku t'ia bojne gropen njoni tjetrit, le me tiu rruhet a te gezojne se fitoi Nano, a Kadare, a Enver, a... Ketyre u them esnafer une.

ps. Ej, se mos mi marresh seriozisht keto

smiley

jo o burre!

hej, ti vetem shkruj and bring it on! 

LSI 16 mandate.Nashi ose skraparllinjte gjate ketyre 4 vjeteve jane shumuar si lepuj ose parulla "me ne vjedhin te gjithe " i ka ardhur pas midese nje pjese te mire shqiptaresh.

Nga 2050, Skrapariotet(?) do jene aristokraci. Me te edukuarit, te shkolluarit, te sukseshmit ne vend... gjithashtu e dhe me te pasurit. Paraja qe bejne sonte do kthehet jo vetem ne me shume para por ne shkolle e kulture e gjera te ngjashme. Gjithashtu ama memorja e njerezeve eshte e vogel, e Meta e Co nuk do mbahen mend. Do vine kulturalist e do thone, ja shiko Skrapallinjte, eshte pune kultureje kjo... njerez te arritur, krahasoji per shembull me zonat pereth.

Nga 2050, Skrapariotet(?) do jene aristokraci.

na shkrive. po kokave si berdungull si do u a bejne? se nuk i behet operacion plastik kokes. a ke pare aristokrate berdungulls? 

mos harro qe eshte nji shoqeri ku hajdtulliku merr nota vlersuese. Kjo rrezon kryekeput dhe ate arsyen e humbjes se PDse si rezultat i vjedhjeve. Te pakten per 4 vitet e fundit

Vetem ne shqiperi ben vaki qe nje njeri qe kapet duke vjedh ne zgjedhjet e ardhshme te marre 4 here  me shume vota se me pare .

Po shof  Pinno Danielen ne koncert.  Ndihem komplet I rilind!

Baton Haxhiu: Meta do behet kryetar Kuvendi.

Nese del e vertete, thua te hape komisione hetimi per Priftin dhe 'kokepalaret cimkanjoze' qe e shantazhuan me 'video te montuar'? smiley

Persa i perket informimimit:

Website i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte duke dhene informacion te shpejte. Deri ne kete moment: 3713 (67,41%) nga 5508 kuti

Shqiptarja.com eshte pak me mire: ne kete moment (sa per krahasim) 3671

Balkan web ja ka fut gjumit

Top Ch - grafiku estetik, po pa shume informacion

Albeu.com nuk e kam idene se ca po ben. Deri tani raporton 60.88%, po me duket se raporton vetem vendet e sigurta.

Peshku - po vihen re shenja lodhjeje

Nga te dhenat e Shqiptarja.com, Republikania dhe PDI projektohet te marren nga 4 mandate secila, nderkohe qe ne 2009 kishin nga 1 mandat secila. I bie nje humbje 6 mandatesh ne total per PD. Bukur fort, Berisha u mundua te maksimalizonte dhe tani do kete goxha me pak mandate si PD ne Kuvend + humbjes = Ogur i mire qe PD mund te shkartiset, sic duhet te ndodhe.

Prifti deri tani ka me shume se dyfishin e votave te Malaj. Ilustrim i paster i fuqise se blerjes se votes.

PS projektohet te marre +1 mandat ne krahasim me 2009 (66 vs 65), ndersa LSI + 12 mandate (16 vs 4). Nese ky raport qendron pak a shume deri ne fund, do jete tregues i qarte qe diferenca ishte Meta (diferenca je ti, tha rilindcja lol) dhe qe PS kishte humbur dukshem ne 2009.

Te tera ne total e qesin fiasko bojkotin kutist dhe pretendimet e Rames per 3 vjet qe votat ja kishte vjedhur Berisha, bile ne ate mase sa te benin diferencen e 4 mandateve.

Pas kesaj i bie qe Meta e meriton kryesine e PS-se meqe Rama duhet te kishte dhene doreheqje gjithsesi pas humbjes ne 2009? smiley S'do habitesha nese vete Meta apo te tijte do e benin kete argument diku pas nja dy vitesh.

P.S. S'e di se si i bie te dilte llogaria per FRD dhe AK nese do kishin bere koalicion para zgjedhjeve. Gjithsesi, treguesit e tyre dhe te Malaj jane ogur i keq per parti te reja dhe kandidate te pavarur sot per sot.

Meta qe diferenca ne rast se rezultatet nuk dalin ndryshe, jo vetem ne numer mandatesh por dhe ne vota. Habia ketu eshte si u rrite LSI tek 10-11% duke ja marre PD-se. Mesa duket ndertuesit per te cilet fliste Bradi qe do i jipnin PD-se 2 dyputeta ne Tirane e kishin zemren tek LSI-ja.

Humbi Berisha, but the unsung loser, ne rast se socialistat mund te bejne 1+1=2, eshte qe humbi dhe kutija (kauza) se PS-ja fitojti pothuajse po aq vota sa ne 2009. Nejse, kjo pjese eshte detaj per te cilen nuk ka nevoj te vritet mendja.

Asgje nuk do ndryshonte po te kishin bere koalicion pasi koalicioni ka prag 5%.

Vetem te punuarit me mire dhe me njerzit e duhur do na kishte siguruar mandat. 

dmth nuk pritet mandat? no bum? smiley me vjen seriozisht keq... 

Guce, lipset nje analize e shtjelluar nga ty (nese ta ka qefi) si artikull me vete se pse deshtoi FRD*, sipas kendveshtrimit tend. 

*Nuk do e quaja deshtim total se se paku u formua si parti, i hoqi ca vota Berishes, mbase ka shanse te rritet ne opozitarizem etj. Por, lene menjane aritmetiken e mandateve, nr i votave ne total ne shkalle vendi eshte teper dekurajues.

Mbase paragjykoj, por kam idene se cunat e PD-hit ne Peshk nuk do jene ne nivelin e duhur si opozitare!

harroje.

niveli nuk u nrejt kurre mbi spagetit e ftohta te rames. qe meqe ra llafi them qe edhe ato duhet te jene montazh i paster ne foto.

para se te jete nje gjendje mendore, opozita eshte nje sfide per charm. e kush e humi ta gjejne kto, o burre? ku do futeni, thoshin per dat 24. a ka rast me libresk se ky per projektimin e vetes mbi te tjeret?

ajt mo.

Pateku ka potencial, por me kushtin qe te perqendrohet te proza! 

Cimo nuk eshte montazh ta garantoj pasi o foto qe e ka nxjerr vete Rama. E ka pas vone ne bileten e nje "rave party" te organizume prej nje shokut te vet te ngushte ne 98 a 99-n, kur ishte Minister Kulture.

nuk eshte e montume. ka qene edhe kopertine ke revista Klan me interviste te rames ne ate kohe dhe nje ekspozite te hapur ne Paris me ca rrecka mbi nje bunker. rama e ka certifiku foton gjate intervistes. me pas ka ardh minister kulture.

Po thjesht hidhi nje sy propocjonit te kokes dhe shpatullave, ne radhe te pare nuk qendron anatomikisht edhe sikur Rame qafegjati ta kishte qafen 2cm rrafsh me shpatullat. Vetem pjesa e fytyres eshte e Rames ndersa pjesa tjeter jane retush

seriozisht s'e kuptoj pse bezdisin foto te tilla? perkundrazi, do te duhej te trembnin njerezit pa asnje cast c-lirimi.

As ma ndjell fare rendesia e fotos te them te drejten..E kam tek authenticiteti i fotos qe ti veme ca pikat mbi i

Art terhiqem nuk ka qene kjo foto e biletes se party-t. E kisha harru kete foto.

eshte perdor edhe per bilete party ne ate kohe, apo i tip koncerti. po per here te pare ka dal ke klan. biles po te hyjshe ke zyrat e klanit, sic i mbaj mend une ato kohe kur ishin te gjithe bashke, i kane pas ne mur te gjithe kopertinat e revistave dhe ka qene kjo foto ne kat te pare djathtas.

Patek, ec e pergenjeshtro Ronin dhe na bej nje poezi te fundit para se te ndryshosh nick.

Berber, dil mer dreq me nofken origjinale, s'ke pse fshihesh tashi.

Ne te baraslarguarit kur e kemi lene qe ta pranojme publikisht se kemi qene berishista after all? Shpejt pa insistuar Gaia per nofken elitiste smiley

PF, qendron akoma ai skenarparashikimi yt per '97 qe do bente Berisha pas humbjes apo jo, te dime ca te bejme me ato 4-5 kallashnikova qe kemi. Nese jo, ti shesem te pakten. smiley

P.S. Flitet qe Arvizu kishte kerkuar t'i shpallej doreheqja para zgjedhjeve qe mos kete konflikte interesi kur ti bashkangjitet vagonit te Rilindjes pas shpalljes se rezultateve.

Vidhersi nga behet?

Xhibo, une nuk e menoja qe Berisha do ta lejonte pushtetin qe ti ikte nga duart vetem me zgjedhje. dhe skenari im ishte qe do ta shkulnin me zor, alla Namik Hoti. Qenkam gabuar. Epo s'mund te jemi te gjithe Nard Ndoke.

xhib-elita: barazlargimi eshte mese i vlefshem "to save face" kur ke 5 kallash ne shpi. smiley njeri e ha ngjalen te gatuar vete, e tjetri te servirur. ne rastin e pushtetareve po e hane te servirur ne tavoline.

per mu, nese nuk ka krisma pas shpalljes se rezultatit, nuk eshte se me zemer nuk kapen kallashet apo u civilizuan e barazlarguan. eshte rasti i metes ne 2001 kur iku nga KM si i demokratizuar, nderkohe ja bene shume te qarte, qe per cenet qe kishte ne biografi, duhet te ikte me pak gajret. 

 

po shifja rezultatet me ne sitin e KQZ dhe vendosa ti injoroj te gjitha rrethet qe kan njerez me tendenca krahinore. Pash vetem tiran durres fier berat korce kaq pjesa tjeter e shqiperis nuk me intereson 

A mundet te na i rruani njcike bolet ne te djathteve?

Flm paraprakisht,

Admin nuk besoj qe je me i frustruar me ne te djathtet pas kesaj fitoreje te kuqalashve.

Te pakten mos na i fshini komentet sic keni bere vazhdimisht.

A te thashe Cimo qe nuk do jene ne nivelin e duhur!

Gjithsesi i bashkohem thirrjes se Tafutit qe opozites se re ti jepet hapsira e duhur ne Peshk!

Ho me Cimo? po pret Roni t'i vish mbrapa me ndonje bejtesmiley

Mo e prish gjakun o i uruar.kjo nuk eshte fitore e socialisteve po humbje e te djathteve apo atyre qe e quajne veten te tille se te dyja palet nje mut jane.Socialisteve iu eshte dhene  mjaft litar sa per te varur veten me kete fitore se pas 4 vjetesh populli do jete atje ku eshte sot me perjashtim te ketyre qe fituan sot te cilet do jene disa miliona$$$$ me te pasur.Te shohim nese do e mbajne fjalen per te vjedhur "me lezet" si i shkau goja njerit prej tyre.

tafutit duket sikur ia kane fut, qe qenka nxeh kaq shume

Jemi edhe ne pjese e ketij blogu, dhe do shkruajm ate qe ndjejme, kjo eshte demokracia, jo mbyllje goje"fshirje".

Tafe, permbahu. Ka me ardh dhe dita jone dhe do jete dite e bardhe smiley
on a 2nd thought: robt chicago b-hawks!

Po drejtoju mekatareve konkrete. Ne s'po rrujme bolet tona, gje shume e sikletshme, dhe lekura eshte delikate aty. Po je merzit me rezultatin, bej gajret, bota me rrota eshte. 8 vjet ma hipe, 8 vjet ta hipa, keshtu u be kjo pune, me 8-vjecare. Vetem Ilir Meta ua hip te gjitheve non -stop.

po ai pranej theksoi "njecike" dmth sa per ta bo sefte qethjen

Mire mo mire, po sikur eshte humbesi duhet t'i sherbeje fituesit

e di ku osht e bukura? qe nji pjese jo e vogel e jona qe jemi larg, atje votojme per te djathten e bashkume smiley

une n'ali dem per te djathten kom votu jo pak here. ene ket radhe smiley  kto llafet ktu ke peshku i merr era. kurse veprat s'na i qun njeri. bote jallane.

Po t'ia thote bycka metes e te bashkohet me berishen atehere gjitha llogarite dalin eksiq .Mos u gezoni para kohe se ai  te ben gol ne minuten e 91.

Ajo do qe gjeja me e keqe qe mund te ndodhte per ate vend. Me keq nuk shkonte. Rama pushtetin ne PS, PD-LSI ja do korrupsionoheshin me keq (is that even possible... vjen nje kohe qe dhe kripa nuk shkrihet ne uje?). Gjithashtu ngjala do qe aq e madhe, sa qe ne vend te hante Rama, ngjala do swallonte vendin.

Gjithcka mund te ndodhe, po megjithate besoj se Meta eshte kurve me njefare cipe, s'do kaloje aq shpejt nga njeri preher te tjetri. Dhe Edit i ka ardhur mendja besoj, me mire Meten kryeminister se te rrije prape ne opozite

Keshtu i tha edhe ne 2009 Edit ai :"mire flori do flasim" dhe vajti e u be ortak me Berishen .

Ne 2009 PD-ja kishte 70 vota fillimisht dhe Prifti e kishte deklaruar tashme voten e vet per Berishen. Meta nuk e kishte fort me qejf martesen me Berishen, me thene te drejten. 

Meta nuk e kishte fort me qejf martesen me Berishen, me thene te drejten. 

ashtu eshte edhe ato 700 mije eurot ia futen me zor ne xhepsmiley

Tjeter pune ajo. Po them qe Rama dhe Meta thane do rrezojme Berishen, po nuk hyne ne koalicion. Kishte mundesi rezultati te dilte 70-70, keshtu qe Meta tha me mire po shkoj me Berishen sesa te perseriten zgjedhjet. 700 mije eurot do ti kishte marre dhe me Edin

700 mije eurot do ti kishte marre dhe me Edin

Shume dakort. Po sapo the me siper qe kishte cipe.

 

Thashe ka aq cipe sa mos e ktheje pllaken kaq shpejt. Unless Edi nuk  e respekton paktin qe mund te kene pasur. Ne qafte marrte veten atehere 

Edi, ja dolem smiley (shifjani musklin, qetra ben stervitje jo si ca peshqe qe presen te vijne ne forme me batuta humori)

Tafuti, kerkesen per rroje vetem per b0len e djathte e kishe apo...? lol

Ruani bre qetsine, nuk ja vlen te ziheni per Berishe e Rame e Mete... kuku do thoshte ndonje locke malsie (apo maloksie, sic thone peshqit qe s'jane krahinore dashakeqe).

Bile do thoja qe pergjithesisht, Peshku (dhe gjithe vendi xhanem) tregoi goxha maturi gjate ketyre zgjedhjeve, si dhe tregoi qe e ka kaperzyer tashme pragun e milideleve qe jane gati te bejne rremujera per 'partine' (se per te pasur milidele ka sa te duash) smiley

Bile do thoja qe pergjithesisht, Peshku (dhe gjithe vendi xhanem) tregoi goxha maturi gjate ketyre zgjedhjeve, si dhe tregoi qe e ka kaperzyer tashme pragun e milideleve qe jane gati te bejne rremujera per 'partine' (se per te pasur milidele ka sa te duash)

Kemi lexuar Peshk te ndryshem ne apo cfare?

Eshte tregues Kulture dhe cfaqje Humanizmi qe "pakica " nuk duhet te keqtrajtohet .

Te nderuar admin . Vecanerisht per keto dy tre dite !!!!

Ne deshperim , njerzit cfaqin shume aspekte dhe kjo duhet toleruar nga te nderuarit admin .Qofte cinizmi i "sa u kenaqen me bira " qe zevendeson ngerdheshjet , qofte ankesat me oi oi "pse me fshini " .etj etj . Lejoini dhe niket me emer Qeni dhe kedo tjeter .Eshte dita qe duhet te cfrejne .

Por edhe per nje te Ardhme te Blogut , Nga inati qe i keqtrajtoni mund te ikin ose bien Pishtare te 23 Qershorit Komunist  , do ta keni shume veshtire te "peshkoni Lolo" te tjere te ketij kalibri .Dhe Blogu do marr formen e nje Monologu ,dicka bajate .

Vecanerisht kete me nik qe "ta fut " Dikur eshte ofruar si lepires Sume pas te dalave .Por sot nuk i duhet permendur kjo , sepse do hynte te keqtrajtimet !

Mendim e kisha !

I bashkohem thirrjes se Idrizit. Fundja i kemi si ujet e paket!

fillun direktivat si nga podiumi i pleniumit. Kushedi sa do mallengjehej shoku enver po t'lexonte xaken 

Cim po te pershendes me nje kenge tipike per zonat ku kalon Don ....dhe populli kendon me dhembke ...

Ti mo e merr per ne Skrapar se fundja ata perdorin vgla te tjera smiley http://youtu.be/2JqP4foxEx8

Mos e kompromento veten i Tredhur .Mendo per te ardhmen e Partise si kryetar . Leri te tjeret .Ti je i vecante , nuk je Lolo , je ShpirtMadh smiley Te japim pershtypje qe nuk do u shtypim Koqet .Vuajtja Juaj eshte shembulli me i mire . Vecse ne ja ke Partise me hile dhe vjen me  maska te Lyera me boje bari ,  mos te te njoh Hasmi ! Ketu me ndrydh xhech !

Kushot e tu nga devolli duhet te te kene bere krenar sontesmiley

Larg shpirtit te vrare Kryetar . Ja dhe nje te rikujtosh cfare eshte Politika , jo vetem ne Skrapar  .Ne kemi thene te jemi Gjithperfshires jo te krijojme Armiq ....sidomos artificiale smiley

Po e shijove kete od  te thote e kupton perse eshte Clirim i Natyrshem nga Mesjeta e Saliereve .http://youtu.be/-mDxhRe3ncE

Po nuk te shijoi me te huaj , shko tek vizita e Gjeneralit ne Permet smiley ose fundja tek melodia e Korbave para Tunelit smiley

Po shof rezultatet e Qarkut Fier ku deri tash jane numru 453 kuti ku Dritan Prifti ka grumbullu rreth 5000 vota dhe mbeten per tu numru edhe rreth 123 kuti te tjera sinqerisht shpresoj se do te jene edhe 1200 vota per Priftin ne ato kuti . Ma merr mendja se me me shume se 6000 vota ai do te zgjidhet , i duhet Parlamentit te ri nje njeri si Prifti .

Alba e nderuar ...Ti sado e ngarkuar te jesh me zamete nuk je se nuk e Lexon xha Abazin .E cuditeshme qe ka te njejtin mendim si Enveri apo nuk e ka smiley

Kush e njeh Shqiperine dhe Popullin tone ng vjen , nuk mund te mendonte ndryshe per Bazen Ideologjike te Partise se Lefqenesve te Bajraktarit Berisha .Dhe jane analiza per BabaAret e Kombit qe ja kishin bere Kalces rrup sup duke i "futur dy kembet ne nje Kepuce" ose "Duke ua bere Fytyren si sholle kepuce " smiley

Do ta rekomandoja ta kujtosh here pas here ate pasazhin qe pruri Auroni ,  ku nje Baba Kombi ....vajti pas ferrave ku u digjua nje zhurmee gjate ...ter ter ter ter ter ...qe te kuptosh se cfare eshte Bideja e basqapit smiley

Vetem per nje gje e meriton Shkodra fitoren e socialistave. Qe te na bej te mundur te shohim shpirtin e ndrydhur te jozefinit te dal ne surratin superteshemtuar... imagjinoni cfar spektakli do jete. Megjithate eshte e kote ne Shkoder do fitoje PD-ja fatkeqesisht..dhe jozefinin do e marrin me shqelma bythes nga parlamenti. Pallavramenti i gomereve qe ka pas nje mushke ne krye per gjith keto vite.

1oora, nuk eshte fitore e socialisteve. Shikoje me kujdes te Shqiptarja.com ne rang vendi dhe qarku. Rritja PS ne % eshte e paperfillshme. Ne rang vendi eshte +0,7%, ne Shkodren socialiste qe thua ti, eshte vetem +0,3%. Koalicioni me LSI ka maksimalizuar votat, gje qe partite aleate te PD nuk munden ta bejne. Fitorja ka nje emer, LSI.

Po dakort mo e majta.. Me leket e LSI-s. sidoqofte shkodra e vertete po I refuzon modelet aspak te hijshme te jozefineve dhe zanave qe s'kan bere asgje per shkodren vecse te mbjellin injorance dhe urrejtje krahinore dhe fetare. 

Po c'e majte o i/e uruar. Kokemadhi eshte si ata gjelat metalike maje kembanoreve. E kthen bishtin nga fryn veriu.

smiley mire o mire, po kam pershtypjen  qe s'eshte asnje prej ketyre arsyeve madhore (urrejtja, dasite etj etj) por thjesht arsye praktike. Si dhe nje lodhje e pergjithshme.

Lodhje pra mo nga propaganda boshe... Njerezit smund te jetojne te zhytur ne llumin e injorances kur jozefini jeton si mbret e ka nxjerr gjith familjen jashte shkodres dhe shkodranet e permbytur nga uji, varferia dhe injoranca pret qe te ngopen me lajka.

wow...po ...me ben kompliment per Jozin flet puna vete.Zana kudo qe asht i ban nder Shkodrese Shqipnise...Po ti shif veten...nje si ti e shume si ti jane ata qe mbulojne me turp shqiperine ,duke mashtruar per identietin e tyre per mizerjet qe iu jep Evropa.Ti nuk i ben nder as familjes tende duke u shti si kosovar.Diefernca jeme me ty eshte pilerisht se ti je  i perndjekshemndaj ligjit une jo po qyterare e njeri shembullor kodo ne shkoder eRome...Mandej nuk çuditem qe vertitesh naten blogjeve e nuk din ku me e fute dyfekun....smiley

E humbi PD perparesine e mandateve edhe ne Kukes. 2 me 2 lol

GEZUAR ZGJEDHJET 2013 !!!

Dhe per shume vjet smiley

Nuk shtyhen numerimet pa ambasadorin amerikan. Prandaj kane ngecur me duket...smiley

 

ene afganistani e kishte mbaruar numerimin mbas 2 ditesh

Per te gjithe ata qe e shohin me dyshim bashkejetesen  Ps-lsi...Mos u shqetsoni do kete per te ngrene per te gjithe...Si tha Meta qeveri "Gjjitheperfshirese"...

Berisha e ktheu ekonomine ne nivelet e vitit 1997 dhe PD-n ne parlament ne nivelet e vitit 1997.

Dini gje a do i ktheje Rama leket e firmave piramidale? Se kam humbur nja 100 mije leke (te vjetra) tek "Fondacioni Bamires Populli" dhe kam 16 e kusur vjet qe numeroj ditet smiley

...ehe!!!!!!!... i vodhi sala, ti kthej rama ? smiley
ne boten e mrekullueshme te Lizes edhe mbaseeee smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).