Për nji vend prej tremilion banorësh me gjatësi vije kufitare prej 1094 km janë të tepërta paragjykimet e shumta që na karakterizojnë. Por, tue mendue sesa shumë kemi pasë deri para pak dekadash, mund të ndihemi optimista për të ardhmen që na pret. Paragjykimet janë mbreti i vulgut, thonin iluministat francezë, megjithatë ndodh shpesh që edhe të ashtuquejtunat “klasa të nalta” t’i nënshtrohen me dashje nji sovrani të rremë, që e shpërfytyron personin dhe e poshtnon dinjitetin njerzor tue e rrethue me arsyetime thjeshtëzuese e të cekta.

Gjithçka rrjedh nga mosnjohja, mosbesimi, ndasitë, shpirti dyshues dhe sidomos ngurtësimi mendor. Mungesa e ndërsjellë e njohjes mes nesh ka qenë dhe asht shpirtnore dhe hapsinore. Nuk po shkojmë ma mbrapa por në katër dekadat e komunizmit lëvizja e lirë ka qenë e vështirë edhe mbrenda hapsinës shqiptare dhe kjo ka ushqye paragjykime të ndërsjellta. Nuk asht e ekzagjerueme po të pohojmë se 50% e shqiptarëve, të cilët banonin në zonat rurale, lëviznin për herë të parë në jetën e tyne në skajin tjetër gjeografik të vendit me rastin e kryemjes së shërbimit ushtarak. Për shumëkend ky rast përbante mundësinë e edukimit me frymën shoqnore, pajisjen me nocionet elementare të higjienës personale, hapjen e nji horizonti të ri dhe mbi të gjitha njohjen me shqiptarë të tjerë.

Nji prej paragjykimeve ma të forta të asaj kohe ishte ai që kundërvente gegët dhe toskët. Sot Shqipnia asht zvoglue si hapsinë, tue qenë se mund të hash mëngjesin në Shkodër dhe drekën në Vlorë, tashma kemi vendtakime të përbashkëta dhe interesa të njejta e të thella që na bashkojnë.

Dikur ishte krijue ideja shabllon, e ushqyeme edhe prej kulturologjisë komuniste, se toskët ishin të gjithë komunista o prokomunista. Pakkush dinte për shembull që edhe jugu i Shqipnisë e kishte pasë nji Postribë të veten në rebelimin e Zhapokikës, nuk flitej dhe nuk njihej historia e ekzistencës së shumë katundeve balliste në Labëri etj. etj. Patjetër që edhe toskët kishin paragjykimet e tyne për veriorët, të cilët i konsideronin si njerëz të egjër, reaksionarë etj., edhe këto paragjykime të ushqyeme prej sferave të nalta të partisë në pushtet.

Kuptohet se e vërteta e këtyne paragjykimeve paraqiste vetëm nji përqindje të papërfillshme të realitetit konkret, pra s’ishte nji e vërtetë në përmasat që mëtonte me pasë. Denis Diderot tek “Letra mbi shurdhmemecat” në 1751, thotë se injoranti asht ma afër së vërtetës sesa ai që ushqen paragjykime, mbasi ky i fundit mëton se e ka në dorë të vërtetën.

Panairi i paragjykimeve ishte mjaft i pasun. Për shembull të qenit katundar përbante nji paragjykim në shumë ambjente, edhe pse dallimi i shumë qendrave të banueme – që asokohe quheshin me optimizëm të tepruem qytete – dhe katundeve të mirëfillta ishte thjesht administrativ!

Paragjykime tjera preknin prejardhjen shoqnore, gjeografike-krahinore apo etnike, për shembull shpeshherë mund të ndigjoje tue përdorë me përbuzje skajet: çam, shkja, grek, podgoriçan etj. Edhe përkatësia gjinore ishte bazë paragjykimesh të thella, përbuzja dhe nënvleftësimi i grues nuk u zhdukën as prej sistemit komunist, që nga nji anë trumbetonte barazinë gjinore, por nga ana tjetër mbante nji diferencë të rreptë mes pagave të meshkujve dhe femnave.

Ka nji seri paragjykimesh, muri i të cilave mund të shembet prej njohjes ma të thellë, ka të tjera që nuk hiqen po nuk u krye nji proces i gjatë kulturor, e ne jemi ende në fillim.

Në këto dy dekada kanë ndodhë ndryshime rranjësore pozitive në mendësinë tonë, edhe pse ka ende shumë paragjykime që vonojnë me u shembë në mendjet e pamësueme me u rrah me realitetin dhe me faktet. Realiteti asht shumë ma i pasun se skemat e vdekuna që sillen ndër krenat e mpimë.

Sot njihemi ma mirë mes nesh dhe dallimi mes veriut e jugut ka ardhë gjithnji tue u zvoglue, ato që deri dje shiheshin si vese tipike të jugorëve apo veriore, nuk janë tjetër veçse karakteristika të vetë natyrës njerzore. Kjo s’do të thotë se ata që duen me theksue dallimet mes nesh nuk kanë dhe nuk do të kenë argumenta dhe pseudo-argumenta me ba nji gja të tillë.

Ajo çka asht e randsishme asht fryma e përbashkët, e cila duhet të na çojë në njohjen e gabimeve dhe fajeve të së kaluemes e madje aty ku asht e mundun edhe në ndreqjen e tyne. Regjimi komunist ka përdorë për qëllime politike ndamjen veri/jug, tue e kthye në nji kundërvumje të mirëfilltë që ka gjetë pasqyrim asokohe në të gjitha nivelet në politikën e kuadrit e të zhvillimit ekonomik e të infrastrukturës. Nji gja e tillë nuk ishte natyrale por e ushqyeme me art prej nalt. Nji farë revanshizmi asht vu oroe në vitet ’90, gjithnji për interesat e ngushta të pushtetit. Në ato vite u pa qartë sesi demagogë të ndryshëm qenë të zotët me mbërrijtë deri atje sa me krijue idenë e rreme se shtetshpërbamja e vitit 1997 ishte nji luftë krahinore e jo tentativa ekstreme e atyne që, përtej çdo bindjet politike, urrenin Shtetin shqiptar.

Mes nesh kemi dallime që janë të papërfillshme po të konsiderojmë shumë vende tjera, por këto dallime nuk duhet të bahen “kali i Trojës” për ndasina të mirëfillta.

Logjika e ndasive çon sot në përftimin e nji teorie multi-identitare që kunorzohet në idenë mjerane të lindjes së kombit kosovar. Kjo ide, që s’ka asnji bazë shkencore, asht kundërshtue me mprehtësi gjykimit prej studjuesit Kastriot Myftaraj në sprovën me titull “Terrorizmi historiografik: kritikë librit të Nathalie Clayer…”.

Ekziston vetëm identiteti shqiptar, nji identitet dinamik që përputhet me idealet popperiane të shoqnisë së hapun, mbrenda këtij identiteti ka mjaft veçantina dhe dallime që e pasunojnë qenjën tonë si popull. Në këtë prizëm duhet të rishikohet edhe çështja e riformulimit të nji standardi gjuhësor ma gjithëpërfshimës, ma dinamik e madje ma të thjeshtë në përdorim, dhe këtu duhet të rrëzohen ma në fund paragjykimet ndaj gegnishtes. Anmiku i gjuhës shqipe asht mungesa e studimit të saj, huazimet e panevojshme prej gjuhëve tjera, shtrembnimet dhe keqpërdorimi i saj, por jo gegnishtja, e cila sjell me vete në pajë nji letërsi të pasun tradicionale dhe bashkëkohore, të nevojshme sidomos në nji kohë koleret si kjo e jona, kur shijet rrafshohen teposhte nën peshën e plehnave e llojllojshme, të vendit dhe të importit.

112 Komente

Ca thu mer malokatnari, ku kemi paragjykime ne?

Ene fol shqip!

Xhibi, ç'eshte kjo egersi, kur ti njiheshe si njeri i moderuar, apo je ndikuar nga komentatoret ordiner. Ne vend qe ti, une, ai, ne te ndikojme per te mire, per te moderuar mendjet e disave ketu, ti bie ne pozitat e tyre. 

Ishte ironi bre Pjer.

P.S. Novelen kur do e shkruash? smiley

sistemit komunist, ...mbante nji diferencë të rreptë mes pagave të meshkujve dhe femnave.

Sikur nuk qendron kjo. Apo nje gjynah me shume e nje me pak s'prish pune.  

 

patjeter qe ky eshte nisur nga qellim  i mire  kur ka shkruar kete shkrim.. por  ''dallimet'' krahiniste jane kudo..  qofshin  edhe te kombet e perparuara..  ne disa shtete, p.sh Italia,  paragjykimet dhe dallimet jane  te  thella  dhe vertet serioze,  saqe  ka mundesi te cojne ne ndarjen e Italise. 

ndersa ne vende te tjera,   paragjykimet jane me shume te nivelit folklorik.  sidoqofte, mendoj  qe paragjykime do te kete gjithmone.. eshte ne natyren tone, te njeriut,  te bej krahasime me te tjeret  ku  natyrisht  mbizoteron deshira per ta nxjerr  veten e tij, fshatin e tij,  qytetin e tij, shtetin e tij, kombin e tij..  me te bukur, me te zgjuar, me te kulturuar  nga te tjeret.

ndrece, te kom xhan dhe edhe lidhur me kte jam nje pakice te ky mexhlisi ktu, por qe ia ke fut pordhes me kete shkrim, per mendimin tim, ia ke fut. sidoqoft, nji here eshte asnji here, thone, kshu qe zere se nuk e bere.

Per autorin do te thoja se vertet gegenishtja eshte pjese e shqipes, si kunder toskenishtja, por kjo e fundit ka ca avantazhe me teper se gegenishtja dhe ter gjuhet e europes veriore. Llojet e trajtimeve te prapashtesave, gegnishtja dhe gjuhet e europes veriore, i kane te varfera, zgjedhimet po ashtu, ndersa toskerishtja i ka te pasura, duke i dhene nje larmi gjuhes  te paimagjinueshme. 

ky qe ka marre persiper percarjen e kombit shqiptar, del dhe jep keshilla per te kunderten.

komunizmi kishte nje mije te keqija ,por te thuash se ai sistem nxiste percarjen krahinore dhe ky i sotmi (sali berisha)punon per bashkim eshte keqdashje dhe ligesi.  por ti vazhdo krijo gjuhen ''katalike'' dhe keshtu ndihmon ne bashkimin e shqiptareve sipas modelit boshnjak.

koha eshte vetem perkohesisht ne dore ''evgjiterise''zotni

asht vu oroe

Ky duket qe eshte Malok Komunizmi sepse ne origjinal asht asht vumuon re .Desha ti kujtoja qe oroe eshte me origjine Serbo -kroate ! Nga i gjeni keta Idiote pash zotin .Nuk dalin keta qe kekmi i ketu tek PPU ? Po pse keshtu shihet dallimi Veri Jug Teza kryesore e Sali sqapit per Percarjen e Shqipetareve ?

Regjimi komunist ka përdorë për qëllime politike ndamjen veri/jug, tue e kthye në nji kundërvumje të mirëfilltë që ka gjetë pasqyrim asokohe në të gjitha nivelet në politikën e kuadrit e të zhvillimit ekonomik e të infrastrukturës...

Ne fakt i ka bere nje DEM te MADH shkrirjes pa dallim mids Krahinave .Po te shikosh nje Kryedebil nga ajo Krahine si Berisha..... kane Pjelle dhjetra debile si Ndreca . Ky me Nrece  shpreht se desheronte ti   hante Morri Serbit e Gjakmarrja .Po hajt mo me gjuhen e faktit ketij fytyre palyre lefqenesi me Ndrece .

Nota mesatare per Universitet ishte 6-7 ne Mature per pranimin ne Universitet per Veriun ( perjashtuar shkodres dhe me duket dicka me lart per Kukesin ) kur krahinat qe ky surrat felliqsire i quan si Xhandaret e tyre e kishin 8.5 .Dhe per me tej , nderrimet me te shpeshta te Shefave te Arsimit kane qene ne Veri sepse nuk siguronin nr e Studenteve per shkolla te Larta .

Paragjykimi është pjesë e egos së njeriut, i cili e konsideron vehten gjithmonë më të mirë se tjetri; kështu që ka patur dhe do vazhdojë të ketë paragjykime, pamvarësisht shkallës së shprehjes së tyre. Shteti i periudhës së komunizmit u përpoq me shumë mënyra (edhe me ligje) që të zhdukte paragjykimet sido që të ishin ato, krahinore, kulturore, etnike etj. Kishte raste kur me pavetëdije i theshim dikujt evgjit dhe menjëherë i kërkonim të falur se në të kundërt duhet të përballeshim me organizatat e masave ose me mbledhjet e kolektivit në të cilat të jipej edhe ndonjë masë riedukimi. Megjithatë paragjykimet nuk u arrit të eliminohen.

P.S. Do të ishte mirë që, nëse autori kërkon të shprehet në gegërisht, ta bëjë duke përdorur vërtet gegërishten dhe jo gjuhën standarte të bastarduar me ca ue në fund të fjalëve; jam plotësisht dakort që edhe gegërishtja të kultivohet sepse është një dialekt i bukur, por jo një krijesë e tillë gjuhësore si e autorit. 

Ka nji seri paragjykimesh, muri i të cilave mund të shembet prej njohjes ma të thellë, ka të tjera që nuk hiqen po nuk u krye nji proces i gjatë kulturor, e ne jemi ende në fillim.

Kjo eshte fjalia kryesore e shkrimit, mendoj. Une e cmoj kete sjellje per vete faktin sepse paragjykimi eshte problem ekzistencial pavarsisht orentimit qe ka . Paragjykimi kalon cakun e nje te vertete dhe kalon ne anen tjeter te llogjikes - etiketim. Etiketimi  eshte paragjykim dhe paragjykimi eshte gabim , dhe gabim nuk eshte asnjeher mire.Mirepo eshte i pashmangshem sepse eshte i kultivuar pergjate eksperiencave brezash qe me fanatizem jan munduar " te ruajne" privatesine kulturore apo traditen cenuar nga te huaj ose vendas dhe muri kinez i ngritur ka bere te ngurtesoje edhe brezat e rinj ne mentalitet,  ne psh.

Jam shume dakort kur thuhet se paragjykimi mund te hiqet duke ditur me shume e duke ju nenshtruar nje procesi te gjate kulturor. Dhe kjo duhet bere me mendje te hapur, me terren , me suportim dhe mendje te kthjellet.

Kur di me mire , behet  akoma me mire smiley

Po shifja njehere nje film, amerikan kuptohet. Film vari lesht, njeri ne Akademi Detare ishte bere shenjestra e instruktoreve per ta "hequr qafe" dhe kur ky ishte gati per te ikur nje zezak i thote "Mos ik daje se ti je Misisipi im". Dhe i shpjegoi c'dmth "Misisipi im".

Cfare e ben Arkansasin te mos jete shteti me i qelbur i Amerikes? 

Misisipi!

Paragjykimet malok, jugs, laluc, gollobords, kal jeshil-cam i mire e ku di une jane thjesht budallalleqe. 

Jane si puna e paragjykimeve te gjyshes sime qe e kishte inatin me "kaurret". Kur zinte te fliste gjyshja ime per kaurret...nejse. C'e do qe me shume se gjysmen e krushqive (dhe gjyshja ime ishte Nene Heroine kishte +6 femije) i beri me "kaurret". Me mire shkonte me krushqit "kaurre" sesa me krushqit "Allahu Ekber". Dhe kshu ne pergjithesi "nuk hahej buke me kaurret"....po "kaurret tane" ishin ndryshe, hanin buke vec  ishin kaurre te mire. Ose edhe shoqet e gjyshes qe ishin kaurrka, ishin kaurrka te mira....po ato "kaurret e tjere" prape ishin "allahu na ruajt".

Problemi kryesor eshte ajo "malok" se po na ndan "jug-veri". Po puna eshte se sharja "malok" eshte sharje mbarekombetare. Mos me thoni qe "malok" e perdorin vetem "jugsit". Mos me thoni qe nuk keni degjuar asnjehere nje tropojan t'i thote nje kuksiani "Ik er malok". Se une per vete kam degjuar tropojanin t'i thote "ik mer malok" nje lushnjari.

Ndreca perdor dialekt shkodran. Keni degjuar ndonjehere ndonje shkodran-shkodran (jo shkodran prej Puke - batute shkodrane kjo) se si shprehet per fshatrat rrotull Shkodres, jo me per Malesine e Madhe e Dukagjin.

Sa per labet? Une nuk e kuptoj pse jeni kaq fare! Kur keni dy leber ne tavoline dhe fillojne t'ju cajne trapin me "se ne labet kshu e ne labet ashu", hapni nje teme se kush fshat eshte me me emer ne Laberi, kush ka bere me shume bema, kush ka lene gjurme me te medha ne Historine e Laberise qe i eshte degjuar krisma deri ne Vashington, edhe pastaj beni sehir sesi do zihen me njeri-tjetrin.

 

KAVIR , kur individet nuk jane te edukuar se cdmth pozicion social dhe pergjegjsine qe ke apo si e perdor ate pozicion social ne raport me njerezit , corba e tyre do te sterkase te gjithe.

Pozicioni social permban: gjinine, rracen, shkollimin, krahinen, pasurine, pronat, mundesite, punen, privilegjin, klasen etj. Kur keto shperdorohen per te shtypur nje individ me pozicion social te ndryshem, procesi do te filloje me paragjykimin dhe do te kaloje  ne shkalle te tjera me te larta te formes se shtypjes.

Elba sikur te te kujtoja qe "paragjykim " eshte pjese perberese e  teresores  Psikologji ....ose shtreses me te "koracuar te trurit te Individit " Dhe ne se psikologjia eshte reflektim i drejteperdrejte ndaj ambientit i mbetet qe Paragjykimi te kete vlere ne kete Kuptim vetem ne fushen e Ideve.dhe jo ta ngaterroni per cdo gje sikur vallaha iken me Kuklturen qe rekomandon Ndreca smiley

Pargjykimi eshte Trashegimi , eshte pervoje Individuale dhe Kolektive , eshte shtresezim dhe nuk iken me Kulture . Paragjykimet mund te kene kuptim edhe ne Biseda e kembim mendimesh por thjesht ne fushen e Ideve ...dhe ketu ato Jane Frenuese .Jo pak raste ke edhe ketu pa pat nevoje fare per Ndrecllek e Xhibonjhizma  te provosh se kur kalojne ate "vijen e ndezur " te debatit dhe trokasin ne Psikologjine e bartur , ato kthehen ne Arme Cfarosese .Vetem nje shembel per te kuptuar qe Ndreca si llafoman nuk ka as Idene me te vogel per cfare po Flet ose me thjesht nga mungesa e Kultures e Dijes dhe duke kujtuar se po e shprehu mendimin Gegenisht ka thone "gjojna te medhoja mer Jahu "  po e cilesojjme me butesi .... iben Ujem ..ja dhe pyetja ose shembelli Konkret !

Ne se Sali Berisha me te tijet ,  te Vret ne 21 janar dhe te kercenon :hajde prape po ta mbajti : ti si e perjeton Paragjykimin ndaj Plumbave ne trup qe leshon nje i Marre me Pushtet ? Si frenues te ecjes perpara smiley qe do kulture ta zgjidhesh smiley ...... apo si mase mbrojtje nga te Marret me Pushtet !

O jam shume dakort me ju , jane te lidhura aq shume sa ske si ti ndash as nga psikolgjia , as biologjia  as socialja. E kisha fjalen kur fillon dhe perdoret per qellime shtypjeje , paragjykimi merr shtat ne drejtim komplet te kundert nga funksionimi biologik smiley

Mua me vjen me te vertete shume keq, shume shume keq kur perdor fshatar dhe evgjit per keq.duhet te mbajme gjuhen e te rrisim femije te lire.

dhe te ruajme pemet. smiley

 

Nc nc nc s'te lene te besh aftokritike te shendetshmesmiley

e kisha me shume per vete. dmth qe marr angazhim. 

Ngjarja me siper ne Corovode?jam me cel e s'po lexoj dot tabellen.

smiley

lere kur te jesh para PC-se.

doja vetem te thosha qe e ke kollaj andej nga Stambolli, po ka nasihat tjeter puna ketej matan detit. nuk eshte puna a e qas ti evgjitin, po a te qas ai ty. smiley

 

Rendshem I qenke futur turqishtessmiley shprehu

jo jo, cne me lazem... edhe kaq rrezikova shume. 

Hadi xhanemsmiley

mire, nje sade per hater tend: atij tertipit ketu  i thone affirmative action. smiley

ehe ,ti rrisim se jevgjit jane shume te mire ,te urte .punetore e te ndershem(prit te te sjell shoqe apo shok klase vajza a djsli nje jevg....)Fshataret jane njerez te vegjelise ,te thjeshte,me partine,te hapur menderishte shume qytetare...prit te te behen miq femijet me ndonje kokerr katundar a katundare qe duhet me fole me perkthues,qe s'din me t'i lidh dy fjale e qe aspiracioni ma i madh qe ka asht me "punu"ne Zvicerr..

Horror fare eee?

e mer si bo dhe ky

si gjithe dynjaja dhe ne.

jina vend i vogel dhe i ndjejme me shume.

Po vallai, ato paraardhesit tane, i kane pas me vend ca paragjykime smiley

Ma te forten e tregoi Kaviri lart me historine e labve ne tavoline... smiley

shiko, une menoj qe jo cdo zone e Shqiperise ka privilegjin dhe fatin te jete e "zgjedhur" per paragjykime. Mesa i kam njoft shqiptarizmat e kompatrioteve te mi, me vijne nder mend keto zona te Shqiperise qe perfliten si tipizime, per mire e per keq:

Veriu:

- tropojan

- kuksjan

- shkodran

- pukjan

- lacjan

Per mirditore e dibrane imagjinata popullore eshte disi me e kursyer, i sheh deri-deri me neutralitet. Megjithe faktin se banoret perkates jetojne nder male (Korabi eshte nja 2700 metra lartesi). Nuk perbejne arketipe si ata "maloket" rreshtuar me lart. Po keshtu matjanet fituan njecik perfolje prej Zogut kontraversial, por s'i bie shume ne qafe njeri ne diskursin e perditshem.

Shqiperi e mesme:

- kavajs

- peqins

- shijaks

- gramshiot

Durres, Tirana, Elbasani jane te klasit te pare, s'i bi njeri ne qafe. Keta jane qendra. Pse, qysh thoni ju, po u bene te gjithe "katnare" per t'u paragjykuar, kush ngelet pastaj per te lujt rolin e paragjykusit? smiley 

Pogradecare e korcare sikur i kap i njejti aks i qytetarise se Shqipnise se mesme e te lindjes. Me duket se korcaret bejne dallim mes vetes e kolonjareve, por ndoshta paragjykimi s'eshte aq i rende, s'e di.

Jugu:

- laluc

- lab

- skraparlli

- gjinokastrali

- berats

- tepelens

Keto tipe po me vijne ne mend kur mendoj se per c'zona kam degjuar, me teper duke jetuar ne Tirane, ku "qendroret" kan shfaq paragjykime te llojeve te ndryshme, per arsye te ndryshme. Te me falin "katnart" e tjere qe mund t'i kem harru/neglizhu, eshte pa dashje hahahaha.

 

 

 

- laluc                                       tropojan

- kuksjan

- shkodran

- pukjan

- lacjan

 

- lab

- skraparlli

- gjinokastrali

- berats

- tepelens

Keto identete po shuhen e ngadale po shderrohen ne nje te perbashket:bathorelli apo kamzallismiley

Keto identete po shuhen e ngadale po shderrohen ne nje te perbashket:bathorelli apo kamzalli

sipas kokes festes. vete e bene veten t'ju vihen keto emra. hajt merr e rrembe tokat e botes dhe be 1000 te zeza. pak e kane dhe aq ...smiley

E pata llafne qe jetesa e perbashket ka per ti zhdukur ndasite krahinore te theksuara qe dikur ishin si pasoje e terrenit teper te theksuar malor e mungeses se plote te infrastruktures.ne ato kushte edhe nje fshat 15 km larg dukej sikur ishte ne fund te dynjase.

Rrembimi i tokave ka ndodhur kudo jo vetem ne bathore.shqiperia u be si wild west i amerikes  te kohes se sherifave.kushdo qe ishte trim sypatrembur i pushkes , myqes, sopates e hanxharit, rrembeu tokat e tjetrit.kushdo qe ishte bicim qytetari i urte i bindur ndaj ligjit, drejt e drejt qe priste drejtesi nga  shteti ,me tapite e gjysherve  te fshije bythen.

po mire pra, le te mbajne dhe etiketimet. apo dashkan ata, te bejne njemije te zeza dhe na dashkan t'ju japim edhe ca tituj fisnikerie. bathoraxhinj dhe shejtane jane.

bathorelli apo kamzalli

me shume perkedheli smiley

Sala e mori titullin "fisnikeria tiranase".djegia e tiranes ne 14 shtator 1998 ishte akt teper i fisem.

e mori dhe per gojen si gore qe ka ne parlament. mbeti duke marre gjithe dynjane ne goje si grua e lige.

eh, hajt mos paragjyko shqipot pastaj.

E forta eshte Alba se keto identite kane qene/jane interesante. Mire keq tregonin karakter. Por ne harrojme se me uniformizimin qe sjell paraja te gjithe robt nje fytyre kane: ate te lekut.

ke harru :

'hasjan'  tek grupi i te paragjykuarve

dhe permetaret tek grupi i te paparagykuarve smiley

ke harru dhe paragjykimet fetare smiley

 

Kujdes mos lini pas dore Toren.

Dhe paragjykimi me gjithperfshires. Hajt mo pune shqiptaresh. 

Popull skllav, legen.

zagar fare

me keq se jevgjit!

pa din e pa iman

llafazan!

ketu ne itali kam njojtur plot njerez pa paragjykime.me shpirt te madh,te rralle,sa me e bukur do ishte bota me njerez te tille!

Do kete qene ndonje terrone. smiley

smiley jo,çuditerisht nga veriu,terronet i njof shume pak

Po gjithe terronet ne veri kane shkuar. Do jene maskuar mire. smiley 

jo,jo dallohen nga e folura,pastaj i ke neper zyra,mjeke,te gjithe te studjuar,e plasin keta verioretsmiley

Eshte e vertete qe gjithandej ne bote ka stereotipe dhe paragjykime, po tek ne has goxha qasje per ti justifikuar dhe legjitimuar ato, si p.sh.

gjithandej ne bote

One of my fav: Those damn arugula eating, latte sipping liberals. 

hajt mos i thuaj lok ketij ndreces. po pse o lok c'paragjykime  jug-veri pati nden komunizem.? ai i madhi fare e kishte gruan gege.  nga jugu, vajza dhe djem i coi t'ju gdhendete ju. u iku jeta te shkreteve maleve qe t'ju mesonin, dhe punonin per ju, dhe ju s'u gdhendet.

po pse o lok c'paragjykime  jug-veri pati nden komunizem.? ai i madhi fare e kishte gruan gege.  nga jugu, vajza dhe djem i coi t'ju gdhendete ju.

sa per mend qenke si devollijte, i hipke gomarit se prapthismiley

po po qe se ka cu vajza dhe djem nga jugu qe " t'ju gdhendete ju." a sdo te thote qe e paragjykonte veriun si te pa gdhendur?

Pati ardh ne mirdite te dajat e mi nje nga keto gdheneset, e po mesonte gjyshen time me gatu. i thote duhet nje kilo oriz, gjysem kilo mish, nje tas kos, arra etj etj. i thote gjyshja, kujdova se do me msosh me gatu me kto qe kemi, se po te kisha gjith ato qe thu ti gatujsha vete un.

Sot po të mbjell ndasit fetare bisha i Vuçidolit me lulkën e bashkis. 

Paragjykimeve siguro qe ia gjen anen tregu, si cdo gjeje tjeter.

Rasti me i fresket qe me vjen nder mend eshte ai i pronareve te hoteleve tek zona Golem-Shkembi Kavajes. Po te pish ndonje kafe gjate dimrit me ca aty bejne si bosa, sikur jane qendra e botes. Por kosovaret stepeshin qe t'i shanin. "Jo mer jo, ata me ate dialektin e tyre ashtu, hajt mo. Por shyqyr qe jane thuaj, ja dashte Zoti te na mbaje njecik kohe e mire ne qershor se ata vijne qe heret per vere." Harroji perbuzjen e paragjykimin. Keta jane klientela lali. 

Ku konceptohen me paragjykime nga origjina ne boten e shek 21? Sot robi lind ne getot e Kalkutes dhe ka raste qe perfundon doktor ne Hjuston. Akoma me idene ku ka lindur ai, prinderit nga i ka, gjyshin, gjyshen... ouuuu!

ja te shtoje dhe ca o ndrece; dhe ai veriori qe udheheq tash e 20 vjet, produkt i komunizmit eshte, qe i dha te gjitha mundesite nje veriori nga malet e thella, pa paragjykime o ndrece.

"Paragjykimet tona luftohen vetem me paragjykimet tona." 

(NN - paragjykues)

plumbi do plumb...

Ke te drejte, alba one. Helmi del me helm. Per te luftuar depresionin p.sh. mund t'ia fillosh nga pirja e duhanit. Tymosje vendce dmth.

ti magus i merr shume seriozisht ca komente. ishte thjesht loje fjalesh e dashur ...

kujdes here tjeter, mos u pengo per pako gje.

Po, ashtu eshte, jam i dashur shume smiley

i merr shume seriozisht ca komente.

Me lejo nje korrigjim te vockel. NN na meson: mos i merr seriozisht ca shaka. Ca te tjera, po.

kush paragjykon,  dmomethen qe gjykon  para.   (NN  porfesor sintakse)

dmth qe eshte i padurueshem dhe s'do te merret me ty fare, por ta ve noten pa te njohur fare.  eh, gjithe bota keshtu eshte, por ne shqipot jemi te pa gdhendur fare. 

S'ka paragjykim pa pasgjykim (NN i baraslarguar)

ka dhe mes gjykim.

ka dhe, rruga e mundishme drejt njohjes; para gjykim, mes gjykim, gjykim dhe perfundim.

ai eshte me spec. 

 injoranti asht ma afër së vërtetës sesa ai që ushqen paragjykime, mbasi ky i fundit mëton se e ka në dorë të vërtetën.

 e çfare te shkruash me shume kjo fraze i thote te gjitha por sidoqofte dua te shtoj edhe nje here se diktatura ka luajtur nje rrol te madh ne paragjykimet midis qytetareve fshatareve dhe malsoreve. vete fakti qe nuk mund te banoje kudo pa patur leje pashaportizimi pra nuk ishe i lire te levizje as brenda perbrenda Shqiperise

per hir te se vertetes dua te them se paragjykimet fetare gjate 50 vjet diktature u bene gjithnje dhe me te vogla ndofta per kete arsye ne Shqiperi jetojne ne harmoni besimtaret e te gjitha feve

dua te pergezoj autorin per kete shkrim  

 

Nashti ai me Ndrece nga zelli tepruar ka kaluar Sinoret . Nga mania per tu shprehur si dialekti Gege ose nuk e kupton ose nuk e ka kuptuar si ta shprehe Pargjykimin duke Futur dasite Ktahinore ????? Te vetemet qe nuk kane te bejne me Paragjykimin . Paragjykim nuk eshte Laluci as Labi as Tropojani .Paragjykim eshte Maloku sepse eshte i Lidhur me vetei qe stonojne ne nje shoqeri normale .

Paragjykimin qe ta kesh per dicka duhet te jesh i Vecante per ate cilesi  .psh qe Verioret hakun e kane jo me Debat por me "doren ne alltie " ky eshte nje cilesim qe Lidhet me Paragjykimin,  kur takon nje te tille dhe kemben 'dy llafe " Ka shenbuj Malokesh Veriore , me dhjetra tek PPU . Gjithashtu , kur nje i Huaj takohet me nje qe prezantohet "shqiptar " ai menjehere e Lidh me Grabitjen dhe Vrasjen . Ketu ka dallim se i pari nuk zhduket Kollaj as me deshiren e mire te shumekulturuarve .ose thirrjet morale per vetpermbajtje te dervisheve smiley Ndersa i dyti Gradualisht po zhduket sepse Ishte i shembullit te shtetit te Berishes .

Paragjykime kane edhe etapa te caktuara si kjo qe po kalojme sidomos me vetite qe shfaqi Bajraktari Berisha si i forte . Pra shteti eshte i forte or tie , kur dihet qe Shteti ne kete sistem eshte Sherbetor i qytetarit . 

Paragjykim eshte edhe "pse te vete ne Votime .Saliu do i vjedhe qe do i vjedhe votat"" ..Edhe ky eshte kalimtar sepse bashke me vetite qe cfaqi kjo Moster ne Krye te Puneve do shuhen vetevetiu edhe Gjurmet qe la si te pa baza .

etj etj or ti i barazlarguari me Nrece , qe e paske vumun oroe ... Jo tek kryepercaresi Dialekteve dhe Krahinave Berisha  ! Dhe desha te shtoj se artikuj te tille enTHUziasmojne vetem Lolot!

Paragjykimi - kur mendja t'a ka me hile smiley

Shteti i periudhës së komunizmit u përpoq me shumë mënyra (edhe me ligje) që të zhdukte paragjykimet sido që të ishin ato.... smileysmiley

....prandaj osht valut PPU, sepse vetem ketu mundesh  me shiku akoma keta lloj  trushplare qe nxjerin keto xhevahire prej goje .

 

Ju uroj te gjith atyre qe punojne te shtunave per Over time ....dhe nje relax pas pune per freskim trush smiley sa me larg paragjykimeve qe i kane demtuar tru e shpirt !

Pse ka njerez ne kete blog qe punojne over time?! smiley

sipas oidrizit duhet te jene ata qe shkojne ne ballo me maska ,  ose ktu  smiley

ja si zhduken paragjykimet.... smiley

 

Ndodh shpesh qe per shkak te paragjykimeve njerezit e fshehin ose e thone me druajtje prejardhjen e tyre; ndodh dhe e kunderta me raste, ke frike te pyesesh tjetrin nga vjen se ta merr per paragjykim, packa se ti, si rob i dashuruar me vendin tend, ke endje te degjosh karakteristikat cdo skute te Shqiperise.

Paragjykimet jane perhere pjese e asaj magjise se zeze qe e shnderron njeriun ne bishe, por qe vetem nje pure and understanding heart arrin ta shohe pamjen e neveritshme qe merr paragjykuesi. Po e mira eshte qe keto ide te automatizohen qe ne femijeri.  http://www.youtube.com/watch?v=__x8CYAVMbk

Gegerishtja nga ana tjeter, eshte shume e bukur, po pse te shkruhen opinionet neper gazeta ne ate dialekt, kur ka plot vend ne krijimtarine artistike.

fee perulem  gjithmone me analizat e shkelqyera qe ti u ben argumenteve qe sillen ketu tek ppu. Kam pasur gjithmone probleme me vajzen time per shkak te frikes qe kishte kur ishte me e vogel te thonte qe ishte Shqiptare. Jam e sigurte qe kjo frike ka ndikuar ne karakterin e saj pak te mbyllur parsa i perket relacionimit me te tjeret

Laura, flm per konsideraten e dashur, dhe pse ketu ne ppu nuk komentoj gjate. smiley E imagjinoj sa e sikletshme duhet te jete per nje femije te brishte trysnia e paragjykimit, kur dhe ne qe jemi te rritur, ndjehemi te dobet nganjehere. Duhet t'i inkurajome sa me shume femijet qe ta njohin te miren, te drejten, rezultatet e saj dhe te mos stepen ndaj atyre qe paragjykojne, por perkundrazi te ndjejne keqardhje per ta, shpirti i te cileve nuk njeh ndjenjat sublime, dashamiresine, te qenit human, kenaqesine kur e do dhe e ndihmon dike.

Paragjykime ka pafund ne Shqiperi e neper bote, biles disa paragjykime jane aq qesharake sa mos pyet!!!

Une personalisht jam i lindur dhe i rritur ne B.C (Tropoje). 

Kam bere fakultetin ne Tirane dhe disa vite emigracion. Po kap vetem nje aspekt te paragjykimeve qe ka. Ne emigracion te ju thoja femrave jam shqiptar, shumica prej tyre stepeshin sikur me pase perballe nje kanibal. 

E njejta gje ndodh edhe ne Tirane. Kam pase rastin vete te futem ne bisede me nje vajze dhe pas 2 takimeve me pyet se nga jam (cuditerisht me pyeti pak si vone, e prisja me perpara kete pyetje) dhe kur i thashe nga tropoja OPA fytyra e saj nga nje dite pranvere u kthy ne nje dite te zymte dimri (nga ato te veshtiret fare). 

Une them qe levizja e pakontrolluar e njerezve ne vitet 90 eshte bere ne menyre te crregullt dhe nje nder faktoret kryesore ishte ligji nr. 7501. Kur thoni qe njerezit thjesht kane zene toke te lire, nuk eshte kjo e verteta e plote, sepse shume prej "bathorlli dhe kamzali" e kane ble nga dikush ate toke.A duhej bere ndryshe? Patjeter qe po, por njerezit ishin te mbyllur, nuk lejoheshin te vinin te banonin ne zona te tjera, vetem ku te caktonte partia. Rretheve te ndryshme ju kontrollohej pashaporta ne postoblloqe kur vinin ne drejtim te Tiranes.

Tropoja ka pase 50.000 banore dhe sot i ka akoma rreth 35.000 dhe duke futur edhe shtimin natyral te popullsise, atehere i bie qe rreth 30.000 banore kane levizur ne drejtim te Tiranes dhe Durresit. Tirana eshte rreth 1 milion banore me gjithe rrethina, pra eshte trefishuar. Nga kane ardhe keta te tjeret meqense nuk jane nga Tropoja apo hajt te ja u veshim ketyre se keta jane "maloket".

 

Njeriu rradhe te pare eshte NJERI

injoranti asht ma afër së vërtetës sesa ai që ushqen paragjykime, mbasi ky i fundit mëton se e ka në dorë të vërtetën. Afrim ta thote shume qarte Ardian Nreca rri sa me larg njerezve qe kane paragjykime jane me te rrezikshem se injorantet

Afrim: i ke thene te gjitha c'duheshin thene shume sakte. Te jam mirenjohes per kete shenim qe ke bere, shkruar sa me sinqeritet aq edhe me perulesi. Desha vetem te shtoja dicka. Paragjykimi per tropojanet eshte fryre artificialisht nga militantet politike nisur nga origjina e Berishes. Ky eshte per mendimin tim faktori me i madh per ngritjen e ketij paragjykimi ne vitet e tranzicionit. Me duket si gje e garantuar renia drastike e nivelit paragjykues per zonen tuaj sapo politikani ne fjale te largohet nga politika, kurdo qe kjo te ndodhe. Ne Shqiperi njerezit t'i falin te gjitha te metat e huqet, pervec "mekatit" te perkatesise politike te lidhur me origjinen e kundershtarit. Eshte ndoshta paragjykimi me i qelbur dhe njekohesisht me kuptimplote ne terrenin shqiptar, ku buka hahet vetem me politike. Sad but true.

Sipas kesaj logjike i bie qe gjirokastritet te jene me te paragjikuarit lol

thua vertet te jene gjirokastritet!? sme kishte shkuar kurre ne mendje

Jo, ne ate kohe (por kjo vazhdon edhe sot), i ra per pjese te pargjykohen skraparllinjte. Ndoshta komandantin s'e ndoqen aq sa duhet gjirokastritet e vet.

Ose ndoshta papritur u shfaq nje vrime poshte argumentit tend lol

Ose. lol

gjysma e gjirokastriteve mendojne per gjysmen tjeter qe jane te cmendur, dhe anasjelltas.

i.k.

ja pra, paragjykojne se e njohin mire njeri-tjetrin.

smileysmiley

Kjo ishte e forte. smiley

njerezit ishin te mbyllur, nuk lejoheshin te vinin te banonin ne zona te tjera, vetem ku te caktonte partia.

Per mu kjo ishte gje e mire. Nuk eshte qyteti per kedo qe ia kercet te mbarte plackat ne kurriz e te shperngulet ku t'i doje kaplloqja.

Dhe le te themi te verteten te cilen Ndreca s'ka guxim ta thote: paragjykimet nuk jane 'veri-jug', 'tosk-geg', por jane KATUNDAR vs. QYTETAR. Procesi i kthimit nga katundari ne qytetar eshte shume-brezash, dhe sherbimi ushtarak i detyruar ishte nje hallkat e ketij procesi. Por nuk pati kohe..per ate pune.

Asaj vajzes ben mire ti kujtosh qe Bajram Curri nuk eshte Viqidoli.

Ne emigracion te ju thoja femrave jam shqiptar, shumica prej tyre stepeshin sikur me pase perballe nje kanibal.

Varet ku ke qene dhe  fatkeqsisht i piketuar ose etiketuar njesoj nga bemat e te tjereve shqiptare ,vecse perseri po dyshoj ne stepjen e tyre ,sepse  ketej nga anet tona psh    kanadeske  me nje fjale,  femrat vdesin per icik shqiptar smileym   e jo me shume  smiley

 

po normal qe varet shume fakti se me çfare njerezish te perball fati, un mendoj qe njerezit do te relacionoheshin me mire me njeri tjetrin po te mos kishin friken e paragjykimit 

tashi ti ve dy  gjera perballe: ''fatin''  dhe ''(para)gjykimin''...  pikerisht,  qe te mos jesh teresisht pre e fatit,  duhet  (para) gjykimi...

jo Belul  paragjykimi i bllokon te dyja palet me shume duhet respikti per njeri tjetrin respekti  ndimon me shume fatin (gjithmone simbas mendimit tim)

Duhet te jete e veshtire per t'u analizuar  forma e vecante e gjithesecilit tek ne se si i  sfidon paragjykimet .  Dhe them se vertet    ja vlen te rrezikosh

hahahha

Problem ishte hyrja se pastaj edhe po te doje me dale ste lejshin, zinin be ne koka te shqiptarit

o Afrim po kur thonin qe jasht gjen çdo gje vetem nene e babe nuk gjen. per zotin un ketu kam gjetur edhe nene e babe dhe kur i them qe do te shkoj ne Shqiperi tek prindit e mi te vertete behen xheloze

mendoj se ketu jasht ku jetojme  ne shqiptaret ne me te shumten e rasteve jemi te paragjykuar nga sjellja e keqe e disave prej nesh dhe nje potlitike e keqe e bere kunder nesh me dashje (simbas mendimit tim )nga mediat televizive

 

Laura ti ke shume te drejte ,sepse Europa e ka ne axhenden e saj piketimin e shtypjes sipas klasave apo rracave.Jo  se ne Kanada nuk perflitet ky fenonem ,por nuk ndodh me % te larte si ne  Itali zeme shembull  !  dmth nuk eshte e ndertuar "rruga" e integrimit  vetem nga nje rrace por nga multiple , dhe rrjedhimisht une apo kushdo nuk paragjykohet shume per nga rraca ne % te larte si ne itali apo gjetke ,por nga zotesia qe kemi , ndaj fola ne prizmin personal ,pa ngjyra politike.

Megjithate ju keni avantazhin tjeter , me 200 euro ja fut per ne Shqiperi kur te duash  smiley

me thene te drejten ndjehem me fat qe banoj ne Itali 200 euro dhe jam ne Tirane e mami me ka pregatit jeprak me gjethe rrushismiley

Laura ti ke shume te drejte..smiley

Cfare ka te drejte kjo bibe qe ka gjete dhe nen dhe babe ne Italie bash ne Milan ne piazzasmiley  e te vete e kenaqin vetem me Japrake ?smiley Apo nje thes me paragjykime qe kur shkeput termin Injorant nga etiketimet e InteliDjences per njera thtjetren dhe e atashon tek Piplli , qe me te veten "Injorantin" e ka  po  Hajdute e Mashtrues quan InteliDjencen ?? Kush i dha kandarin e ziqet e peshores se Dijes per ti cilesuar  meshkuj te papelqyer Shqiptare ?

Me te vetmen gje qe mbetem dakorrrrr eshte se "varet nga i shikojne meshkujt njato bukuroshe prej Italje " se po qe per Nrecer ma do mendja ikin me Vrap se ne vend te perdore "Injorancen"  qe ato kane shume nevoje ,  do filloje tu prallise me Gegnisht se "komunizmi ka dae Krahinat , dhe mue me duartroket dhe Lauresha " smiley

o driz dua me gjithe zemer te te bej komplimente per menyren e te shkruarit qe ke, stili yt eshte i veçante,  duhet studiuar si nje dukuri e re ne gjuhen shqipe

smiley

Mire , vetem per TY Lauresh me nje L mbrapa smiley

Kjo lloj ose KY lloj te shkruari eshte perfytyrimi i Bisedes .Ka mungesa ne gjestikulacion qe nuk i plotesojne ato shenjat . Ja psh si mund ta pasqyrosh admirimin tuaj per menyren e te shkruarit tim.. Pervecse nje te Admirojjjjjjjj ose Admirooooooooj etj etj.

Si mund ta pasqyroah ti psh entuziazmine shume Peshqerve e Peshkave kur ben Gol Kombetarja pa Goooooooool ..Ose ose ate pakenaqesine e atyre vajzave kur takojne shqiptare jo me breke banjo pervecse ...iiiiiiii . E keshtu me rradhe .

Mundet ta vrasin pak syrin e Akademik Kolec Topallit po gjithsesi ne pac rast shpjegoja qe nuk ja kam per keq !

Shenim ...shpjegim per dite te djele smiley

Mr Shano: Shqiptar=katundar qi ha n'kandar

Shqiptari i sotëm është në thelb katundar.  ...Katundar sepse i pëlqen vetja dhe hiqet ai që nuk është. Katundar se gjithmonë justifikohet për zullumin që kryen, asnjëherë nuk e pranon atë. Katundar se gënjen pa shkak, ditën për diell. Katundar se do më shumë qelepirin se punën. Por mbi të gjitha, katundar sepse bën hile dhe gjithmonë ha në kandar. 

Thuaji te veje tek Vebiu te informohet... se ç'eshte katundari

c'eshte ky idjot shano. fshataret per mua jane njerzit me te mire, me zemer dhe me tradita. as hiqen se coc jane, si ky Shano.

Po Shano po modifikon realitetin e vet REAL  ne kurriz te tjereve ? smiley

Isha kurioz te di, a ka njeri tjeter ne Shqiperi pervec Ndreces qe e quan Kastriot Myftarin studjues???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).