A mbaj unë skllevër? Një test në portalin e internetit slaveryfootprint.org arrin në përfundim se një dyzinë skllevërish mundohen në botë për mua. Nëse është kështu, çfarë mund të bëj unë për këtë?

Stilolapsat, xheli i flokëve dhe pelenat për fëmijën tim: para së gjithash këto produkte ndikuan që rezultatet e mia të testit të ngjiten lart shumë shpejt, më sqaron faqja e internetit http://slaveryfootprint.org/. Lëndët e para të ndryshme të fshehura në këto produkte, si për shembull qymyrguri, pambuku dhe metale të caktuara prodhohen në kushte çnjerëzore në mbarë botën. Pra sipas testit skllevërit e mi ndodhen kryesisht në Kinë, por nuk mungojnë as në Amerikën e Jugut, Ukrainë, Rusi, Indonezi dhe Indi.

Pas këtij portali të internetit qëndron një organizatë jofitimprurëse që ka selinë e saj në Kaliforni. Justin Dillon, themeluesi i saj, beson se 27 milionë njerëz në mbarë botën janë të detyruar të punojnë pa pagesë. Në vend të skllavërisë këtu njeriu mund të flasë për punë të papaguar me detyrim.

Dillon ka kërkuar rreth 400 produkte që përdoren në jetën e përditshme, nga telefonat, tek bluzat e deri tek kafeja ose unazat që mbajmë në gisht. Nga këto produkte ai ka llogaritur vlerat mesatare të cilat përfundimisht të çojnë në rezultatin e testit - në rastin tim janë 68 skllevër.Testi është përpiluar dhe dizajnuar në atë mënyrë që të rekomandohet sa më shpesh që të jetë e mundur në rrjetet sociale. Kjo për faktin se për organizatën është me rëndësi që kjo temë të bëhet sa më e njohur në mbarë botën.

Më shumë detaje, ju lutem

Sa i përket përmbajtjes ka disa kritika në adresë të slaveryfootprint.org. Sabine Ferenschild nga organizata joqeveritare "Südwind", e cila po ashtu merret me çështjet ekonomike ndërkombëtare, e sheh me sy kritik termin "skllavëri": "Është shumë e vështirë të përcaktohet se cilat janë kushtet e punës të ngjashme me skllavërinë dhe çfarë është më shumë punë kundrejt pagesave të ulëta e cila megjithatë do të thotë shfrytëzim ekstrem".

Edhe pse faqja e internetit në masë të madhe është transparente sa i përket burimeve të saj, megjithatë asaj i mungojnë informacione të detajuara mbi tema specifike, mendon Ferenschild në intervistë me DW. Ekspertja e tekstilit thotë se ideja është shumë e mirë por ajo nuk trajton gjërat deri në fund. "Nëse kjo faqe do të zgjerohej me disa tema: shpesh mungesën e standardeve minimale sociale, pagat dinjitoze që nuk paguhen pothuajse fare, atëherë ajo do të ishte udhërrëfyese."

Çfarë mund të bëj?

Me fjalë të tjera kjo do të thotë: edhe në qoftë se numri 68 nuk është i saktë prapëseprapë kjo faqe interneti do të arrijë të rrisë vetëdijësimin për problemin. Njerëzit në mbarë botën punojnë nën kushte degraduese vetëm për të mbajtur në nivel të lartë standardin tim të jetesës. Pasi portali carbonfootprint.com ka shpjeguar tashmë se sa të rënda janë pasojat e fluturimeve tona me avion për mjedisin, një tjetër problem tematizohet me portalin slaveryfootprint.org.

Zgjidhja që propozon Slaveryfootprint është: Përhapi më tej informacionet për skllavërinë moderne dhe dhuro më shumë para. Faqja nuk rekomandon shmangien e produkteve të caktuara. Produktet e përzgjedhura atje janë ushqime dhe mallra të ndryshme por jo të ndonjë marke të veçantë. Gjithsesi kjo nuk sjell rezultate të mëdha, shprehet e bindur Sabine Ferenschild nga organizata "Südwind": tema "konsumi i ndershëm" është një çështje shumë e komplikuar dhe merr shumë kohë.

Përpjeket e para

Shumë kompani nuk e dinë as vetë saktë se nga vijnë lëndët e tyre të para. Susanne Jordan beson po ashtu se kompanitë e mëdha nuk kanë asnjë interes që të ndryshojnë diçka në këto procese. Prandaj Jordan nga Bavaria, me profesion gjeografe, është përpjekur vetë për të zhvilluar një produkt korrekt: një mi kompjuteri. Vetëm atëherë ajo u bë me të vërtetë e vetëdijshme se sa kompleks është zinxhiri i prodhimit për një objekti të tillë kaq të thjeshtë.

"Montimi, instalimi dhe prodhimi i trupit të miut, të gjitha këto bëhen tek ne në mënyrë të ndershme", shpjegon ajo në një intervistë me Deutsche Welle. Ndoshta dy të tretat e përbërësve janë prodhuar në kushte të ndershme por " pastaj vijnë disa pjesë më të vogla të paraprodhuara, pastaj edhe disa të tjera dhe më vonë lënda e parë." Për këto materiale ka shumë pak informata ose për shkak se kompanitë e përfshira nuk i publikojnë ato, ose sepse as ato nuk e dinë origjinën e tyre, pasi ato pjesë blihen përmes ndërmjetësuesve.

25 Komente

Zgjidhja që propozon Slaveryfootprint është: Përhapi më tej informacionet për skllavërinë moderne dhe dhuro më shumë para.

e kujt tia dhurosh keto para?    shoqatave apo fonadacioneve  te ndryshme  qe  mbi 60%  te  parave te mbledhuara  i perdorin per   per  veten e tyre, dmth per rroga, udhetime etj etj,  dhe vetem nje pjese te vogel, ate qe mbetet,  e cojne ne destinacion..  ne kete rast per femijet apo ''sklleverit'', sipas shkrimit..

Shifi keto piramidat moderne te bamiresise ... tipa si puna e ketij qe ka bere shkrimin jane keta ojqistet qe ne fund te fundit dhe ky eshte nje 'sponsored article' po nga ato parate e donacioneve. 

Well yeah, keto raste jane ama 100% fraud.

Beluli, kjo "metric" qe tregon cfare perqindjeje perdoret per rroga dhe udhetime etc, nuk eshte gjithnje shume e drejte. Ne rast se per nje sekond une hape nje organizate bamiresie, e cila me paguan mua qe te vete ne nje vend te varfer e te jeme atje mjek per shembull, me nje metric te tille duket sikur 80% e te ardhurave shkojne tek mua por ajo nuk ule faktin qe puna ime eshte puna bamiresie ne nje vend te varfer. Kjo e fundit eshte ajo qe ka rendesi. Ofrimi i ketyre organizatave nuk eshte $, por ekspertiza dhe puna e tyre. Dollaret e bejne pjesen e dyte, punen e tyre, te mundur.

By analogy, te njejten argument, idiot per mendimin tim, njerezit bejne kur flasin per Greqine. Jo i morren borxhet per te paguar kompani Gjermane te benin autostrada ne Greqi. Well yeah, por autostraden ne Greqi e gezojne greket, jo gjermanet.

Nuk i shkruaje keto se mendoj se nuk ka pislleqe dhe gjera sesi mund te permirsohen, thjeshte si menyre matese te punes se tyre kjo eshte pakez off.

Me evmira do qe te ulje konsumin se une ketyre qe kerkojne para nuk u ze shume bese.shumica e lekeve ikin per konferenca,"kerkime" e Gjera pa vlere.

 

Sikur most te nderronim telefonin sa here del nje I ri ,Jo nga 100 pale kepuce etj etj

keshtu mendoj e un,te te ndalet konsumi i shfrenuar per rrjedhoj do frenohet dhe skllaverimi moderren

Ky artikull eshte ne shqip?!!! origjinal !?  se mua sikur s'po me duket origjinal smiley po me duket nje kopje e keqe, nje perkthim shkel e shko te nje artikulli qe vet duhet ti ndante mire gjerat. 

site qenka shume kull iher

76 skllever punojne per mua me doli. I am so sorry. smiley

Une paskerkerkerkam punu per 43 pronarë.

Qen e moce u bofshin.   

...... smiley

Debati i vjeter mbi globalizmin. Kuptohet qe pyetja e anasjellte do ishte, cfare do benin keta sklleverit po te mos punonin per "mua"?

Race to the bottom problem.

Nuk e kisha pare fare metric-un e matjes, kshuqe thnx per ate postimin 

cuditem qe s'te kane kthyer pergjigje ende.

Eh te kishte dhe ca "qendra skllaveruese" te tilla dhe andej nga Shqiperia, te clirohej ca njerzia nga matjet rrugeve...

28 me dolen mua.

88 slaves work for you.
Learn who they are and how you can

https://fbcdn-sphotos-d-a.akamaihd.net/hphotos-ak-ash4/431796_10151594652564304_1067005992_n.jpg

60% pambuk, 20% djersë, 20% gjak.

..gjithashtu:  hekurose te dyshi dmth ..    nuk lahet ne lavatrice.. lahet me dore ne 30 grade..smiley

plus duhet me qenë bjond për ta veshur. smiley

aaa  vertet, tani e pashe,  qenka bluze per meshkuj..smiley

sh e trishte eshte urlando,akoma me keq kur te gjithe(sidomos ne oksident) e dine qe ka perqindje gjaku ne te mirat qe blejne.ne çfar hipokrizie jetojm !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).