Kur lexova për dhënien me qera të monumenteve të kulturës, m’u kujtua një historian arti, i cili  ka thënë se kur shteti nxjerr në shitje objekte të kulturës së tij, atëherë punët nuk janë mirë; po kur shteti nuk tregon kujdes për kulturën, punët  janë vërtet keq. Fatkeqësisht Shqipëria është një rast që vërteton këtë thënie. Këtë e sheh jo vetëm kur jepen me qera monumente të kulturës së vendit. Këtë e sheh kur vidhen kryevepra të artit shqiptar, apo kur ato jepen si dhurata ‘miqve’ të huaj nga punonjës të institucioneve të paguar për t’i mbrojtur. Mungesën e kujdesit e dallon kur galeritë nën administrimin e shtetit nuk kanë katalogë për të promovuar vlerat, që ruajnë. Kush është sadopak vëzhgues, e dallon si janë punët e shtetit tonë sapo i hedh një sy mënyrës se si po rriten qytetet te ne. Sidomos njëri: Tirana. Sepse ‘e gjithë’ Shqipëria është në Tiranë : gati një e dyta e popullsisë jeton në Tiranë, madje edhe qytetarët nga Kosova po duan të jetojnë, të punojnë e dëfrejnë në Tiranë. Në Tiranë, madje jo kudo nëpër qytet, po sa më pranë bulevardit kryesor, mundësisht vetëm në ‘bllok’. Sepse pranë bulevardit kryesor  janë grumbulluar jo vetëm të gjitha institucionet e qeverisjes lokale e kombëtare, po edhe përfaqësuesit e shteteve të huaja, edhe institucionet ndërkombëtare, tempujt fetarë, monumentet, muzetë, Teatri Kombëtar, Teatri i Opera, Teatri i Varietesë…Të gjithë shqiptarët sot e dinë: po të duash të kesh fatin të bësh jetë qytetari, duhet të vish në Tiranë !

Pse ndodh kjo?

Sepse na kanë munguar udhëheqësit vizionarë! Që në kohën e Skënderbeut, ndryshe nga princat e mbretërit e botës, princat shqiptarë ishin më të interesuar për të luftuar luftrat e të tjerëve, për të ushqyer krenarinë e tyre, se sa për të qënë më të kokëulur, për të gjetur mënyra të siguronin paqë, për të pasuruar vëndin, për të ndërtuar shkolla e pallate, për t’i zbukuruar ato me vepra arti. Si rezultat ne sot kemi një muze të Skënderbeut në kalanë e Krujës, i cili mund të cilësohet, sipas fjalëve të filozofes sllovene Marina Grzhiniç, si ‘teatër i historisë’. Sepse në të nuk ka asnjë dokument origjinal nga jeta e vepra e Skënderbeut dhe e princave arbër të kohës; ka vetëm kopje e fotokopje, apo objekte të krijuara për të luajtur rolin e origjinaleve. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë mbretërimit të Zogut, gjatë sundimit të Hoxhës, po ndodh edhe sot e gjithë ditën. Kush ka pak njohuri nga historia e artit tonë, e di se si u lanë krejt jashtë interesave publike artistët e kultura shqiptare në vitet e mbretërisë. Bashkëkohësit mbanin mënd rastin e violinistit Naraçi, që e theu violinën në pallatin e mbretit e nuk e zuri më me dorë. Motrat Zengo, të sapodiplomuara nga akademia e Athinës, kërkuan po nuk u dhanë as edhe një dhomë të thjeshtë për ekspozitën e tyre me rastin e festës së kombit (të cilën e hapën pastaj në dyqanin e thjeshtë të një tregtari tiranas). Më pas Italia fashiste, sepse përgatiste pushtimin e Shqipërisë edhe kulturalisht, u kujdes jo vetëm të ndërtonte e projektonte qytete shqiptare me frymën e arkitekturës imperiale italiane, po edhe të dërgonte një grup studentësh për të studiuar art në Shkollën e Romës, e vetmja shkollë arti që mbështeste ideologjinë fashiste, larg rrymave të artit të ri të kohës. Pas Luftës së Dytë Botërore diktatura e quajtur ‘e proletariatit’ dërgoi disa të rinj për studime arti në vendet nën influencën sovietike, pra në shkollat e artit të realizmit socialist, rrymë që izolonte artistët nga kultura përparimtare botërore. Kështu artistët shqiptarë, edhe ata që studiuan në Italinë e viteve ‘30, edhe ata që studiuan në vëndet socialiste deri në vitet ‘60, morën një edukim, bazuar mbi të njëjtat parime : krijimtari në shërbim të propagandës partiake, në shërbim të kreut të partisë. Nga ajo kohë ne kemi trashëguar atë art, ku ndjehet mungesa e lirisë së artistit.

Sot, njëzetë e tre vite pas përbysjes së diktaturës dhe fillimit të epokës së demokratizimit, artistët përballen me mungesën e vizioneve nga ana e qeveritarëve, me indiferencën e plotë nga ana e shtetit dhe mbi-tetëdhjetë-partive. Arti i krijuar në këto vite me mbështetjen e shtetit është një portret i korrupsionit, prostitucionit kulturor dhe i kulturës së forcës. Jo vetëm artistët, po kultura në përgjithësi përjeton një përmbysje, në dobi të antivlerave. Sepse në krye të institucioneve të kulturës vihen militantë, me formim e shije të periudhës moniste. Rreth vetes ata mbledhin të tjerë militantë, me të njëjtat shije dhe pa ndonjë dëshirë për të njohur e promovuar tendencat e reja të artit, pa dashuri për kulturën, pa kulturë në mënyrën e funksionimit të qyteteve.  

Për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh Tiranën nga lart. Madje jo nga shumë lart; edhe kur i hedh një sy nga mali i Dajtit mëson si duket një qytet, ku ‘kultura’ e më të fortit zotëron nga periferia në qëndër. Bindesh se privatizimi i hapësirës është nën pushtetin e korrupsionit, jashtë kontrollit të arsyes së ndërtimit e të funksionit të një qyteti. E parë nga toka, në Tiranë të pikëllojnë ndërtimet pa një lidhje estetike me godinat rrethuese, pa mjedise për lojrat e fëmijëve, të cilët shpesh bëjnë ‘gol’ në shpinën e kalimtarëve të rrugëve e rrugicave. E parë nga rruga-në-rrugë, njihesh me prostitucionin kulturor të disa artistëve e arkitektëve. Kjo dallohet jo vetëm në ndërtimin e pallateve-goxilla, po edhe në  rindërtimin e rrugëve të rindërtuara (që prej njëzetë vitesh mbushin ajrin dhe mushkëritë e qytetarëve me pluhur), edhe në ndërtimin e tempujve fetarë, edhe në krijimin dhe vendosjen e veprave të artit. Ata duan të jenë sa më para syve të pushtetit, duan të përfitojnë, për të shitur aftësitë e tyre sa më shtrenjtë. Për këtë arsye duan të jenë ndanë bulevardit kryesor të Tiranës, sa më pranë ministrive, sa më pranë ‘Skënderbeut’. Të gjitha monumentet i duan atje, pa pyetur në përshtaten apo nuk përshtaten me mjedisin, me hapësirën, sikur duan të na thonë: pse, çfarë ka më shumë se ne Skënderbeu?

Të gjithë shtyhen të zënë vënd ndanë bulevardit kryesor: edhe lulishtet, edhe katedralja katolike, edhe katedralja ortodokse, edhe xhamija, edhe muzetë, edhe ‘Nënë Tereza’, edhe ‘Ismail Qemali’, edhe ‘vëllezërit Frashëri’, edhe monumenti i ‘100 vjetorit të pavarësisë’, edhe ‘Hasan Prishtina’, edhe ‘Ahmet Zogu’ … Madje së fundmi edhe memoriali ‘Postbllok’ gjeti një qoshe në hyrje të parlamentit, duke u futur si pykë midis figurës së krijuesit të shtetit të pavarur shqiptar dhe institucionit, që lidhet më shumë me figurën e tij… Të gjithë rrinë atje, ngucur me njëri tjetrin, duke shtyrë njëri tjetrin, kush e kush të bjerë më shumë në sy. Të gjithë luftojnë për lavdinë personale, të nxjerrin në pah ‘madhështinë e tyre’, pa u shqetësuar aspak sa e dëmtojnë qytetin, shijen e qytetarëve. Pjesa tjetër e qytetit i është lënë në dorë kaosit e zbraztirës kulturore. Keqardhjen më të madhe e ndjen kur mendon se në vitin 1990 kishim në dorë rastin të korigjonim gabimet e së shkuarës!

Në se duan të ‘gdhënden’, qytetarët e Tiranës duhet të vijnë në qëndër, ndanë bulevardit kryesor; në se duan të zbaviten, duhet të vijnë në qëndër; që të falen, duhet të vijnë në qëndër në bulevardin  kryesor; që të njohin historinë, duhet të vijnë në qëndër; që të ankohen e të zgjidhnin problemet e tyre, duhet të vijnë në qëndër. Që të mund të shohin diçka nga kultura jonë e kultivuar, edhe turistët duhet të kalojnë nga bulevardi kryesor i Tiranës.

Në shtetet, që janë shtete, aktiviteti ekonomik e politik është i shpërndarë në disa qytete, duke u dhënë mundësi të gjithë shtetasve të gëzojnë nga të mirat, që vijnë prej kësaj shpërndarje e pushteteve, të kultivojnë aftësitë e shijet e tyre. Në çdo metropol në botë, në çdo qytet të madh si Tirana, ka disa qëndra, që ekuilibrojnë shpërndarjen e të mirave të jetës e aktivitetit të një qyteti për të gjithë banorët, duke i edukuar njëkohësisht. Te ne, sapo del nga Tirana, sapo del nga qëndra e Tiranës e sheh ndryshimin dhe kupton sa dritëshkurtër janë qeveritarët tanë.

Mungesa e vizionit dhe kultura e ‘të fortit’ nis nga institucionet e kulturës, të cilat bëjnë politikat kulturore, shpërndajnë fondet publike për kulturën, ngrenë juritë e konkurseve, përzgjedhin pjesëmarrësit, përcaktojnë fituesit, caktojnë vendndodhjen e monumenteve apo memorialeve. Niveli i këtyre veprimeve e krijimeve vërteton dyshimin se te ne ndërtohet me moton ‘sot-për-sot’, pa e vrarë mëndjen si do duken krijimet tona nesër, kur niveli kulturor i shqiptarëve do jetë njësoj me nivelin kulturor të  qytetarëve të botës së zhvilluar. Atëherë qytetarët shqiptarë do kenë mësuar të reagojnë në interes të mirëqënies së tyre e të fëmijëve të tyre. Po sot ata ende varen nga  programet e partive, që u sigurojnë qytetarëve shqiptarë nivel të ulët kulturor. Sepse nga mungesa e kulturës së qytetarëve përfitojnë vetëm politikanët, të cilët nën brohoritjen e turmës pa kulturë, sigurojnë mirëqënien e tyre.

14 Komente

Gjeja me e mire qe kam lexuar, ka ca kohe. 

Opera, teatri, muzika klasike, arti kontemporan konsiderohen kudo kulture "e larte" dhe nuk jane per shijen e kujtdo. Ne kete konkekst njefare elitizmi eshte fiziologjik.

Une vete jam shume me i shqetesuar per faktin se ne Tirane e gjetke mungojne institucionet baze te perhapjes se kultures ne popull, si p.sh. bibliotekat publike!

Dje ne darke pashe ne tv nje lajm qe me terhoqi vemendjen. Nje lider politik po ju fliste disa te rinjve ne nje mjedis te bukur dhe te rafinuar, plot me rafte librash. Me thene te drejten, pamja e skenografise me gezoi! Thashe me vete: "ja me ne fund dicka pozitive, nje biblioteke e vogel por e kendshme publike, sic i ka bota!" U bera kurioz te mesoja se ku ndodhej dhe "hulumtimi" me zhgenjeu! Behej fjale per nje librari ne nje qender tregtare! Nga ato ku nje liber kushton edhe 50 euro, gjysma e rroges se nje nenpunesi...

 

Prinact shqiptare u bene 500 vjet kokeulur nen Perandorine Ottomane dhe perparuan ata, dhe Arbavutistani. Puna eshte pse sojsezi ismail qemali u ngriti pak koken princave shqiptare dhe i ndau nga tufa turke?

Pse ndodh kjo?

Sepse na kanë munguar udhëheqësit vizionarë!

Po pse na mungojne udheheqesit vizionare?

Po popujt e tjere ku i kane gjetur udheheqesit vizionare?

A mund te blihet ose te merret ne leasing nje udheheqes vizionar? Nese po, ku?

Apapapa çfar vizioni i vizionit, dmth vizion ne katror, biles shumzim per numrin Pi, shtoi mbrapa ca gjemba kakatusi gudulises prej qefit, pjestoje me Mju udheheqesin vizionar qe revizionon paret e fituara nga mbulimi me pllaka majolike i mureve me grafiti te WC-se publike te sinjora Bertinit.

He Kaktuse, ja arrita edhe kesaj rradhe qellimit te dukem ndopak? A i kane te gjithe syte nga une? Eshte gje e madhe te dukesh si anonim, as nuk ka te krahasuar te jesh i famshem ne jeten reale.

Nga kush e presim kete  kulturmadhen ? Nga ata qe gjykojne programe partish ne fushata elektorale dhe jo te preokupohen per zbatimin e tyre ne vazhdim qereverisjeje ?

Perderisa ,ne, ende edhe pas 20 vjetesh, prioritet kemi VETEM hapje rrugesh ;brenda -jashte, edhe kultura do jete ajo e rruges ...te jemi realiste. Rruga ka qene simboli i prostitucionit ne mendesine shqiptare,te pas 90-es ,jo zhvillimi.smiley

historikisht,aspektin kulturor e kemi perdorur si shenje identifikimi kombetar,per mos t'u asimiluar,pushtuar ,si mburoje ndaj te huajve, dhe si pas cdo beteje ulim shpaten dhe fillojme grijme sallaten.bakllavaja hahet ne fund viti vetem.tradite e pathyeshme.

PS:Megjithate,Zoti krijoi mashkullin,por krijoi dhe femren dhe pa qe me femren jeta mori kuptim.Femra i ka bashkuar gjithmone shqiptaret e percare ,fale martesave mes princeshave dhe princave te principatave te ndryshme dhe u ka sjelle periudha paqeje,begatie ,ndaj zgjidhja duhet te kete emrin femer,por jo ate te nje prostitute....beheni 40 % dhe do shikoni!!: kohe fushate smiley

" .... Sot, njëzetë e tre vite pas përbysjes së diktaturës dhe fillimit të epokës së demokratizimit, artistët përballen me mungesën e vizioneve nga ana e qeveritarëve, me indiferencën e plotë nga ana e shtetit dhe mbi-tetëdhjetë-partive..." 

 

Po jane te zene moj shoqe me vjedhjet, me abuzimet, me mbushjet e xhepave te tyre, nuk kane kohe.  

Pjer edhe Laperi, por sidomos Juve, nuk duhet te bini ne kete gabim ideor kur Vizionet i prisni prej shtetareve....shpellare!
Sot Shqiperia perballet me nje mori hallesh shume te renda.Se ne krye te ketij vendi ka zene vend e ben leme nje Ciban me qelb, qe ka infektuar rende mendjen e shume vetave, te shume te shkolluarve te cilet i shofim te baresin pas nje aradhe njerzve mercenare e te paarsimuar as ne nivelin e shkolles elementare.Ja te tille te gjithe ata qe i entusiazmojne brickullat me " punen e madhe te kaporralit te rrugeve " kur asnjera prej rrugeve nuk eshte e sosur.Perjashto nje cope aty nga Rresheni dhe ate nga Librazhdi gjer diku, te gjitha te tjerat, absolutisht te gjitha, nuk kane vijushmerine e te sosurit.Ecet gjer diku dhe ngecet per te erjetuar te vjetren ne kilometra te tera.Provoni te ecni Kinostudjo- Dajt! As ne vitin 1942 nuk ishte si eshte katandisur.Dhe kaporrali mashtrues u ngjir per 10.000 qillometrat, duke e ckalitur me rrugen Shkoder Hani Hotit, per te na mundesuar levizjen drejt 600.000 Cetinas nderkohe qe ky bandit ka lene karakatine lidhjen e Jugut nga ku mundeshim te shifnim duke levizur drejt 10 milione te tjereve.Po kaqe vizione ka ne shpellen e shpellarit, qe i ka zene frymen Tiranes, konvertuar ne kaporral te udheve.... cyryke qe te gjitha.Dhe ka qe akoma e presin " te miren" prej nje koleriku te rrjedhur, vetem e vetem se e quajne vehten te djathte.Ne fakt nuk jane as te djathte e as te dreqit, por thjesht... KATUNDARE !

Arti zhvillohet atje ku lulezon ekonomia.njerezit me stomak bosh nuk para shqetesohen per piktura opera objekte arkeologjikeetj.

Pse ndodh kjo?

Sepse na kanë munguar udhëheqësit vizionarë! Që në kohën e Skënderbeut, ndryshe nga princat e mbretërit e botës, princat shqiptarë ishin më të interesuar për të luftuar luftrat e të tjerëve, për të ushqyer krenarinë e tyre, se sa për të qënë më të kokëulur, për të gjetur mënyra të siguronin paqë, për të pasuruar vëndin, për të ndërtuar shkolla e pallate, për t’i zbukuruar ato me vepra arti.

 

hej hej hej hej sa larg po shkon muhabeti mer TAJ smiley

nuk e di nese i lexo muci keto apo jo  po qe se i lexo dhe eshte dakort dmth se e paskan kap dhe ate ... gjasme jugor dhe patriot ...por nje lesh jane te gjithe...

eh mer muc  per nje xhakete me kuadrate gjasme moderne  e hume  smiley

 

Ky artikull duhet te jipet si shembull gjimnazisteve per menyren sesi nuk duhet te shkruashe. Eshte pothuajse e pamundur te kuptosh bazen me te cilen autori hidhet nga njera dege tek tjetra, dhe pjesa me e bezdishme eshte qe shkruan si te verteta gjera qe jane komplet te kunderta ose irrelevant. Nejse, sapo pash qe eshte nga respublica, makes sense.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).