Me duhej te paraqisja nje liste me nota te vitit te trete te gjimnazit ne nje ambasade te BE-se ne Tirane per te kerkuar leje qendrimi per me shume se 90 dite. Por per kete gje duhej bere e ashtuquajtura "legalizim i dokumentit". Ne fakt dokumenti ishte nje faqe gje, emrin e shkolles, foton e nxenesit te damkosur me vulen e shkolles, nje liste me lendet e marra dhe vleresimi perkates dhe ne fund vulosur e firmosur nga drejtoresha e shkolles, mesuesi kujdestar dhe sekretaria. Sigurisht qe nuk mungonin adresa fizike e shkolles, telefoni, e-mail dhe web site-i.

Legalizimi apo si ta them, procesi i kthimit te kesaj shkrese ne nje dokument zyrtar filloi me:

a) vajtjen fizikisht tek Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit te Tiranes, ku nje zyrtare e ketij institucioni mbasi keqyri dokumentin e shkolles, perpiloi nje vertetim ku vertetonte qe firma e drejtoreshes se shkolles dhe vula ishin origjinale, pra jo te fallsifikuara. Kete vertetim me vule sigurisht, e nenshkruan/firmosen drejtoresha dhe nje inspektore. Njekohesisht ky vertetim u qep me dokumentin e shkolles si dhe iu damkos vula e institucionit ne pjesen e siperme te bashkimit te dy fleteve.

b) vajtjen ne posten shqiptare dhe ne nje sportel paguhet 250 leke (te reja) harac apo takse per te mundesuar me tej vazhdimin e legalizimit tek Ministria e Aresimit dhe Shkences.

c) tek hyrja e Ministrise se Arsimit te pret me miresjellje personeli i informacionit, i cili mbasi te merr mandatin e pageses dhe dokumentin tashme me dy flete, te kerkon prape me miresjellje qe te vish e ta marresh jo me shpejt se mbas dy oresh. Kur shkon ta kane bere gati. Ne fakt eshte shtuar nje flete e trete edhe kjo e kapur me dy kapse me fletet e tjera dhe sigurisht e damkosur me nje vule siper aty ku bashkohen fletet me njera tjetren. Edhe kjo flete eshte nje vertetim qe verteton apo siguron qe dokumenti i pare eshte leshuar nga shkolla perkatese ne emer te xxxx nxenesi dhe se edhe vertetimi i leshuar nga DAR dhe firmosur nga drejtor filani eshte autentik, pra i vertete. Dokumenti ka koken dhe vulen e Ministrise se Arsimit dhe emrin e firmen e drejtorit te pergjithshem te arsimit parauniversitar.

d) Me dokumentin i cili tashme ka tre flete te kapura me kapse shkohet prape ne poste ku paguhet 450 leke per ta derguar ne zyren konsullore prane Ministrise se Puneve te Jashteme. Pra kete set me dokumenta e con me poste dhe e merr prape me poste. Mbasi e mora, mbrapa fletes se dokumentit te vertetimit leshuar nga Ministria e Arsimit ishte nje vule e Ministrise se Jashtme, nje pulle e Republikes se Shqiperise me vlere 200 leke (te reja), nje firme dhe nje paragraf ne gjuhen angleze dhe shqipe ku thuhej "Vertetohet autenticiteti i nenshkrimit te nepunesit/noterit dhe vula zyrtare. Me nje fjale, zyra konsullore e Ministrise se Jashtme siguronte qe firma dhe vula e shkreses se Ministrise se Arsimit eshte ajo e verteta.

e) Seti me dokumentat dergohet per t'u perkthyer ne nje perkthyes te licensuar ne gjuhen e shtetit ku do te kerkohet vize afatgjate. Mbasi perkthehet edhe noterizohet, ku noteri ze be qe perkthyesi nuk ja ka futur kot dhe qe eshte i licensuar/njohur nga shteti per kete pune. U pagua 1500 leke (te reja).

f) te gjitha keto letra dergohen ne zyren konsullore te ambasades ku dorezohen per t'u verifikuar nese jane te verteta.

Mbas 3 ditesh t'i japin prape me nje shenim perkates ne gjuhen e tyre dhe keshtu me ne fund lista e notave (nje flete e vetme) qe tashme eshte bere sa VQ-ja e Pjerit, eshte gati qe me nja 10 dokumenta te tjere te dorezohet per te kerkuar vizen afatgjate.

57 Komente

Shume njerez gabojne qe i noterizojne dhe i cojne te ministria e jashtme dokumentet. Shumica e institucioneve kerkojne vetem verifikimin e institucionit qe e ka leshuar, ne rastin tend, ministria e arsimit. Noteri dhe ministria e jashtme s'kane pune fare, nuk nevojiten. Te pakten per ne Kanada nuk nevojiten, por shqiptaret udhezohen ne TR qe t'i bejne dhe i bejne gjithnje. Per nje vertetim notash mjafton verifikimi nga drejtoria e shkolles, drejtoria e arsimit te rrethit dhe ministria e arsimit, qe prape ajne shume sepse vetem tek drejtoria e arsimit do te vendosen tre vula, nje nga juristi, nje nga sekretari e nje nga drejtori, pasi e ka firmosur ne shkolle edhe sekretarja, edhe drejtoresha e shkolles, e pastaj ne ministri.
Sa per ate miresjelljen tek ministria e arsimit, ke qelluar me fat. lol

Timo, ne vit te trete gjimnaz ti?

Nqse ne Vit te trete gjimnaz, BRAVO se shkruan me mire se 99% e administrates shteterore ne Shqiperi!

Bravo i qofte vertete. Une per vete perpiqem ti evitoj icik ato tipat e administrates keshtu qe nuk e di shume mire se sa te afte jane. Prandaj ky krahasimi te mua nuk ben shume pershtypje. 

Ah dhe nje gje, bravo dhe ty qe nga Kanadaja njifke cilesine e 99% te administrates. 

Pikerisht se u njoha mire me administraten, prandaj ika nga Shqiperia...

/Bamir Topi do humbe nje vote nga mosqenia ime atje...

Ike ti ,dhe kan ik dhe qindrra e qindrra te tjere si puna jote , sepse murit me koke nuk i biet , atje fiton dhe mbijeton vetem nqs koken e ke me te forte se muri . Good luck to them

mos u eksitoni kaq shume o njerez, me siguri e ka per ndonjeri te fisit jo per vete lol

"te gjitha keto letra dergohen ne zyren konsullore te ambasades ku dorezohen per t'u verifikuar nese jane te verteta."

Shqiperia eshte me ne fund nenshkruese e Konventes se Hages, keshtu qe s'ka nevoje per kalim nga konsullata. Duhej thjesht nje vule apostile nga njera nga instancat shqiptare dhe aq.

E mbaj mend shume mire kete kalvar, i cili per mua ishte edhe me i gjate, meqe m'u desh te certifikoja edhe provimet e univ, plus kurs pasuniv dhe deshmi te tjera. Ne fund peshoja 47 kg.

Shume e cuditshme kjo qe po lexoj. Me vjen keq.

Vula apostile nuk njihet per Shqiperine ne R. F. Gjermane. Duhet me deomos te legalizohen ne konsulate.

i gjo nuk mor vesh anej, se si noteri del garant pa pranine e origjinuesit... do hane te gjith thuaj...

E kam hequr vete ne kurriz para nje viti e gjysme. Por ajo qe me terboi ishte paaftesia e rektoratit per te te dhene nje vule ne diplomen e universitetit. Jo se eshte e vjeter, jo coje ne fakultet, jo prit se e cojme ne, jo po drejtori eshte me pushime... jo, nuk e dime se kur vjen... Per pak desh me dogjen. Po tani do filloj avazin edhe njehere per njesimin e diplomes se univ.nga Italia, po akoma s'po guxoj te interesohem. Ne ka gje qe s'i honeps dot, jane keto procedurat burokratike! Po ti bravo qe s'paske pertuar t'i shkruash te gjitha. Na bej, manualin e procedures se shtetit. smiley

Ky njesimi apo njohja e diplomave te huaja eshte gjeja me idiote. Si nuk u bene njerez keta njehere! Ai qe te merr ne pune e di vete sa vlen diploma perkatese. 

Po keto duhen per shtetin, se privati s'e vret mendjen shume. kam ca dite qe kam filluar pune dhe s'i behet vone njeriu per diplomat e mia. Di te besh punen, bujrum babe! 

Po dhe shtetit c'i duhen. Apo i kane universitetet e veta te shkelqyera. Mjafton, nje vertetim a vule qe legalizon diplomen, dmth qe s'eshte falco dhe pike. I ka ngel mendja ne kohen e qepes thuaj. 

Not necessarily. Ka plot shkolla ketej qe jane cope-cope e s'jane te akredituara.

Dhe kjo do zgjidhet me burokracira. Po ketu si zgjidhet? Te gjitha i ke ne Internet sot, dhe marresi ne pune, qofte dhe shteteror s'ka nevoje per vandak letrash. Sa per ate pune universitetet vertet te medha as mundohen te akreditohen. Emri eshte akreditimi me i mire. 

Nuk e di nese te ka rene rasti te njehsosh diplome nga Shqiperia. Universitetet ketu te japin emrat/adresat e nje a dy nga organizatat qe ata i njohin (recognize) si te afta e te akredituara per njehsim. Duhet t'u dergosh kesaj organizate deftesen e pershkrimin e lendes, etj. etj., madje me duket ato edhe kontaktojne universitetin ne Shqiperi. Pastaj njehsimi i shkon direkt universitetit dhe nje kopje ty.

Ketu ka organizata qe njihen nga departamenti federal i edukimit si akreditore. Kolegjet jane te interesuara te jene pjese e ketyre organizatave - te njihen prej tyre e te akreditohen. Arsyet jane te shumta por s'kam kohe tani t'i shkruaj me detaje.

Jo nuk me ka rene rasti te akreditoj diplome shqiptare apo nga vende te tjere ketu. Dhe as qe ma kane kerkuar ndonjehere diplome fare, megjithse kam ardh goxha verdalle. Kam degjuar per organizata te tilla, por me duket se jane per efekte legale me shume. 

Sidoqofte, kam degjuar qe ne Shqiperi ky proces zgjat me muaj apo vite. 

Tirona jasht teme: nje nga kuriozitetet e mija eshte se sa kohe akoma do te rezistosh ne blog.

C'ne ky kuriozitet? Ketu vihet per icik muhabet.  Dhe ka verdalle sa te dush qe mund te besh muhabet. Rezistenca ruhet per gjera te tjera.

E shoh, e shoh, aq shume ka per te bere muhabet sa qe te duket vetja se je duke bere muhabet me veten ne breg te detit ne zhurmen e tallazeve dhe fishkellimave te eres. Fenomen natyror relaksues.

Ishte njoni qe perdorte shpesh fjalen "shtyje", si psh si po te shkojne punet?  Ja ashtu shtyje. E pyet nje tjeter, po si s'u merzite o burr duke e shtyre gjithe kohes? Po kur merzitem filloj e terheq. 

Hajd se po te tregoj dhe nje histori tjeter. Ishte nje hoxhe qe kishte si pune cirku qe rrinte me nje kembe maje minares, e cudiste gjithe katunin. Kur je dite sa po behej gati per ushtrimin e tij te cirkut, njoni tha, shih kur te bjere. E do ti ra hoxha i shkrete, theu kocka pa hesap. Dhe ashtu ne siklet te zotit, mblodhi fuqite e i thote atij njonit, po c'pate ere dreq qe fole. Qe po ta them dhe une ty tani. 

I shkruajta te gjitha per te treguar qe ky eshte "shteti" qe ka krijuar SB, shtet qe asnje shtet tjeter nuk i beson per asgje dhe ne asnje moment. 

Shkova nje dite ne nje banke per te bere bashkezoterues vajzen ne nje llogari bankare timen. E mora me vehte dhe u paraqitem tek sporteli. Mbasi ju shpjegova se cfare doja te beja filluan te plotesonin formularin perkates per ta bere bashkezoteruese te llogarise time. Ne nje moment i kerkuan karten e identitetit, por pastaj qe te vertetonin qe vajza ishte vajza ime me kerkuan te shkoja tek gjendja civile e te merja nje certifikate familjare, pasi ne karten e identitetit nuk shenohet emri i babait, pra atesia. Ne fakt kur u trumpetua nga SB-ja me te madhe pajisja e shtetasve me karte digitale u tha se ato kane edhe nje cip dhe se nepermjet nje aparati special dalin edhe te dhena shtese si atesia, memesia, vendi i lindjes etj. Pra kemi paguar leke qe pikerisht te mos sorollateshim prape si dikur. Por ce do se keto karta tashme vlejne ndoshta per te hapur ndonje derre te blinduar apo per tu perdorur si vizore. Ne leternjoftimet e vjetra ishte e shenuar edhe emri i nenes dhe ai i babait, pra po te ishin ne fuqi mbaroje pune. 

Nuk ma do mendja qe eshte vetem faji i S.B. ne kete pike. Burokracite i kemi pas ne dere, edhe me keq madje,  ne çdo kohe. Te shkoje te merrje nje certifikate, pa mik e pa lek, duhej te degjoje gjithe muhabetet e hallet e nepuneseve, teksa zonjat pinin kafe turke dhe hanin buke. Zyrat e shtetit kane qene mjediset me te rregjuara dhe me dembelet e harbutet,  a thua se te kishin jeten ne dore. 

Se ke lexuar mire, fakti qe bota nuk i beson institucioneve shqipetare por kerkon 100 firma e vula tregon se ne nuk kemi shtet. 

Ndersa histori qe tregova me karten e identitetit eshte qesharake fare sepse qeveria kerkoi te na regulloje vetullat, por po na nxjerr syte. E cme duhet mua te kem dhe te paguaje nje karte identiteti me cip dhe digitale kur prape me duhet te shkoje ne origjine e te kerkoj nje cope leter me firme e me vule nga gjendja civile per te vertetuar se nga kush perbehet familja ime? Pra po ne del qe leternjoftimi ka qene me i vlefshem se karta digitale e SB-se. 

SB i ka gjithe fajet, se eshte bere boze dhe ajo barcaleta tashme. 

po a ishe dhe ti vete prezent aty, pse duhet tu vertetoje se ajo ishte vertete vajza jote? Ca idiotesh. Ti mund te besh joint account me ke te duash, ska pse tu japesh llogari atyre. Ti vendos se ke do vesh aty dhe ajo ato. E mbylle accountin fare?! Une do e kisha mbyll, screw 'em. Ka banka plot. Apo ashtu jane te gjitha atje? Eh, jete mizerje, jete poshter. Skeni c'beni Timi, be strong. Poshte Sala! 

Kam pasur nje rast , ku njeri regjistroi nje femije ne llogari te perbvashket edhe i perlau 180 000 evro kushurires. Me pak fat dhe me shume zgjuarsi, banka e kuptoi qe kishte bere gabim fatal qe nuk i kishte kerkuar ato dokumentet qe po flitni Ju.

se mora vesht kete rastin tend. Futi femijen ne llogari te perbashket dhe femija i perlau kushes 180 mije euro? smiley, nejse varja, se sme intereson. lol

Po qe so do interesohesh, do ta vertetosh se ai i Tosit ishte brnut. Mjafton te pish nje kafe ne kakavije dhe do te shohesh sa vete kane ndryshuar emrin e vet e te babes e te gjithe fisit .

rregullat jane me te thjeshta se kaq.I komplikojne apostafatpersonat....kuptohet se pse....smiley

ne nje sportel paguhet 250 leke (te reja) 

Pse duhet mbrapa nje "te reja" ?!!!!!!!! smiley Ne fakt leku eshte i cvleresuar ska kuptim te thuhet " te reja"  

Ket gjo e kemi si mallkim qe nga 1964 dhe qe po e mban ne kurriz edhe brezi i ri i pasdiktatures. Sikur zyrtaret e asaj kohe te mos e kishin zvogeluar vleren e lekut me 10-te here por ta zeme me 5, 6, apo 7 apo dhe 15 here, qe te gjithe edhe ne ate kohe do te shqiptonim ate qe shkruhej ne kartmonedhe. 

Ja fute kot tani me `kete e kemi mallkim nga 1964`! smiley Kjo eshte pune truri! 

Nejse, mbase nuk te kam kuptuar se cfare doje te thoje. 

thjesht eshte nje konfizion i madh qe i krijojne vet njerzit, sidomos keta te medias dhe ska lidhje me vitin 1964 smiley

une kete punen e vulave kam 5 vjet qe e bej per bursen e universitetit, me vjen keq per prinderit qe sorollaten atyre zyrave per gati nje muaj rresht...

e njejta gje dhe une , shkoj ne shqiperi ne gusht vete dhe i shof me kujdes sepse bejne gabime ata zyrtaret tane , dhe me e keqja se nuk marin vesh kur ju thuaj te aqcarojne ne max , nuk te vjen te shkosh ne shqiperi kur kujton keto.

Duhet te fokusohemi tek pyetja e jo tek veshtiresite apo te papriturat qe na dalin. Edhe nga komentet e bera duket qe nje pjese e mire e shqipove vuajne ne te tilla kalvare, por theksi qe ve edhe Timi eshhte si gjithmone.....SHTETI.... ku eshte ....SHTETIII. TE GJITHA VUAJTETJET TONA NA VIJNE NGA VETE NE. gjithkush e di se si na kane pritur greket ne ato fillime te eksodit biblik te shqiptareve nga malet ..... na hapen shtepite..... e kur filluam ne nga "bemat tona" apokaliptike, atehere lindi gogoli shqiptar, deri atje sa greket i trembnin kalamajte ...... ju hengri shqiptari......

Po keshtu edhe ne evrope. Nje miku im, qe ka pas kalu ca vite te mira ne Austri, me thoshte se ne nje vendkalim mes austrise dhe Gjermanise, nuk kishte roje fare. Po nje dite te bukur, kur ky miku im, po shkonte per ne gjermani, i doli para nje polic dhe i kerkoi pasaporten, dhe kur e pa ne dokument qe ai ishte shqiptar, e mbajti atje nje nje ore deri sa e verifikoi se cili...ishte z. Sorge..... dhe ne bisede me olicin, ai i tha se e kishin riaktivizuar kete postem vetem prej shqiptareve. edhe ne porte apo aeroporte, dallohet diskriminimi per shqiptaret, e kjo vjen vetem pas bemave tona te jashtezakonshme.... e pra, nuk na i kane fajin ata..... ne e meritojme kete linçim, se pari se nuk kemi shtet, dhe se dyti se nuk jemi shoqeri e civilizuar.... dhe bemat tona i kemi me ekstremitete, si ato te mirat, po ashtu edhe te keqijat.... Ndaj edhe ambasadat kerkojne qiqra ne hell, thjesht e vetem per te vertetuar qe.... ti je ne te vertete vetem ti... e jo ai.

Ne gjermani nuk kam arritur te kaloj asnjehere pa iu nenshtuar konrolleve .. i fundit ishte ne dhjetor ku me ndaluan sepse nuk e njihnin targen shqiptare !!!?? Kontrolli zgjati gati 30 minuta per 4 vete por trajtimi ishte sikur te ishim shoke per 20 vitesh . U kenaqa. Pse jo kur je ne rregull. 

Tema kryesore e dites tek PPU...

Po Laura e shkrete aq foto sexy ka bere laj-thaj. Keto te PS-se s'i le kryetari te bejne foto provokative se ka frike mos e akuzojne per opozite lakuric, kurse ato te LSI-se jane minorene se ashtu i ka qef skrapsulltani.

Nga ana e te tretave, Bamka s'i njeh keto gjera, kurse Niku ka kohe qe ja ka varur promovomit te femrave me tatuazh shqiponje mbi fundshpine.

E paskam humbur kete te Laures sepse s'e per cfare po flet.

Pse keshtu Niku? smiley

lauuuuura e PD? lene rehat ate goc se kur flet ajo se nigjoj fare vetem e shoh

Peshku ne zbor elektoral.

Si funksionon Kjo?

 

Qe e meritojme e meritojme dhe kjo s’ka asnje dyshim, (sidomos perderisa ndodh) .

Por ka edhe me keq .

 

Se pari ka te beje me egzistencen e shtetit .

Ne kemi nje shtet qe “i ka humbur vula qe ne 1990” madje edhe me perpara.

 

1-     Nuk kemi qene ne gjendje te institucionalizojme hierarkine shteterore.

Pikerisht per kete aresye dokumentat vulesen sipas radhes dhe duket sikur vertetohen sa andej kendej . – provojeni per “vertetim nga sigurimet shoqerore” provojeni per shkresat e spitalit , provojeni per dokumentet e pronesise , apo provojeni per dokumentet bankare. Lodhja Juaj do te jete edhe me e madhe, stresi me i madh . Shkurt nuk kemi qene ne gjendje te vendosim hallka me te shkurta qe te vertetojne se dokumenti qe ne kemi ka keto karakteristika

      ..nuk eshte i falsifikuar /pavertete

      ..eshte leshuar nga organi dhe punonjesi kompetent .

 

2-     Nuk kemi qene ne gjendje te forcojme origjinalitetin e shtetit .

Ne Shqiperi ka ndodhur qe, cdo institucion shtetror ka pasur analogun e vet fallsifikator te mire njohur si “Rruga e Kavajes “ apo “te Dollari”. Aq sa po tregoj nje histori te vertet ku, nje avokat ne gjermani i tha nje emigranti shqiptar (qe i kishte sjelle cdo dokument qe i kishte kerkuar per azil) ; I nderruar , po qe te te kerkoj nje dokument qe ke qene president i Shqiperise une e di qe ti ma sjell, prandaj nuk po ta kerkoj , ne rregull!?

 

3-     Ne kemi jetuar ne fallsitet dhe vete punonjesit e shtetit fallsifikonin perdite . Une mund te pyes nese ka njeri qe nuk ka dijeni per , Drejtore shkollash qe leshonin deftesa shkollore te paverteta  , punonjes te gjendjes civile qe nuk leshonin certifikata te rreme. Etj. Kjo beri qe te ulej besueshmeria e shtetit dhe institucioneve

 

4-     Jemi njerez qe duhet te adaptohemi sipas sistemit juridik latin/romak ku cdo gje duhet te vertetohet me shkrese, dhe jo nga qellimi per te cilin behet shkresa . Keshtu qe kjo eshte edhe pasoje e procedurave.

 

 

5-     Jemi popull emigrator, nuk kemi lidhje te forta me vendin ku shkojme dhe as me vendin nga vijme dhe per cdo gje vendosim bisht mbi bisht, pra krijojme situacione te paparashikuara, qe do te thote qe, jemni te paragjykuar si “shqiptare “ por edhe te veteparagjykuar si te tille.

 

Ndonje deftese shkolle te mesme te ndonje deputeti a gjeten?

ta ka sqaruar 18 e kusur me siper perse dokumentat me apostile nuk njihen ne Shqiperi, thjeshte prej baterdise se falsifikimeve qe pjesa me e madhe e popullit shqiptar eshte e gatshme te ndermarri. 

Ambasada italiane dhe gjermane i kerkon ashtu sic e ke kaluar ti proceduren. Ambasada greke, universitetet, qendrat e ENIC/Naric apo bordet e licencimeve i bejne verifikimet vete me ministrine e arsimit, sikur edhe ambasada italiane ne rast se diploma eshte leshuar nga nje institucion privat. 

Por nuk eshte kjo ecejake e lodhshme vetem. Interesante eshte rasti per certifikaten  personale qe leshon zyra civile ne kater gjuhe, por me nje perkthim te gabuar ne gjermanisht, e kjo prej disa vitesh. Ne kete rast certifikata legalizohet dhe perkhehet e noterizohet serish, se ambasada gjermane nuk e pranon. Ministria e Brendshme vazhdon te mos ta modifikoj certifikaten. 

Per dokumentat e shkollave nuk ka bese. Ne 1997 u dogjen disa regjistra ne universitetin e elbasanit, ne disa shkolla ne Berat, Vlore e gjetke. Qe atehere gjysma e emigranteve i kane marre diplomat me deshmi te rreme (se paku dy moshatar) ne gjykatat e rrethit apo dokumenta te falsifikuara nga arkiva e shtetit. Se fundmi as ambasada amerikane nuk i pranon me keto lloj diplomash. 

Mendoni qe jo vetem dokumentat e shkolles, por shqiptaret kane falsifikuar qysh heret nga certifikatat e lindjes (zakon atehere edhe per futbollistet), patentat, dokumentat e makinave, te shtepive etj. Shkurt, ne kete vend falsifikohet cdo gje, vetem pse nuk ndeshkohet askush. Pyesni ne prokurori sesa denoncime ka per falsifikim dokumentash, denuar jane vetem ata te vizave (me trysnine nderkombetare dhe per fshirje xhamash).

Shqipetaret falsifikojne edhe per sport a marketing. Pak para disa ditesh verej ne nje kornize te nje kursi te formimit profesional privat nje kornize me vulen e ministrit te arsimit dhe shkences qe e licenconte si shkolle te larte, kur keto kurse i licencon Qendra Kombetare e Licencimit nepermjet Ministrise se Punes. 

tani do te thoshe nje miku im kandidat deputet ne Fier, cfare k.. kerkon nga shteti?

E meritojme plotesisht, me vote ne bejme qe te kemi shtet te tille qe prej 22 vjetesh. Dhe do e bejme dhe kete here padyshim duke pare palet qe pretendojne, qe jane te njejtat qe kane qene gjithmone. Ta gezosh smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).