As unë nuk e besova, por ja që ishte e vërtetë. Në mbështetje të mësuesit Erdogan, thuhet në këtë thirrje për protestë nga një e ashtuquajtur parti që konkurron me nr 55 në zgjedhjet parlamentare. 

158 Komente

bai bai evrope....

Po Vitrina, po.  

Who cares? Dhe ketyre do ti japin peshe tani?

po si duket  marrin, apo  duan  te marrin  ndonje leke  kjo partia PLSHR  nga Turqia..  dhe ja, bejne te tilla  aktivitete per te justifikuar  devotshmerine e tyre..

me pelqen kur thote: ''miting madheshtor ne perkrahje te Erdogan.... thua sikur do marrin pjese  10-tra mijera njerez..smiley

 

Jemi me ty Erdogan,

e came tunelin per Elbasan.

 

Rrugen e kombit amerikano-turq. Tunelin Krrabes greket. Portin Durresit italianet. Ehuuu smiley

Ore pse fyeni Skenderbeun tek sheshi Skenderbe?!!!smiley

Ajo goca me vjolin, smiley

me ngjall krupen ideja e ketij eventi te kesaj partie.

kam nja nje muaj qe neper trotuare shikoj vulat e kesaj partie.me duken te mireorganizuar ne kete ane.

shpresoj qe te bojkotohet sa me shume ky event , qe do te na fuste ne fund te dheut nese do te realizohej.

nisur dhe nga zhvillimet me te fundit qe po ndodhin ne vendin e vete Erdoganit dhe nga cmendurite e fundit qe ai dhe turra e tij e deleve po kryen mbi popullin e vet.

 

http://www.youtube.com/watch?v=cXS73PRgZN0

ose ketu me gjate : https://www.facebook.com/photo.php?v=102...

uroj te mos dalin persona te tille , qe i mungon cdo lloj shenje truri si kjo tetoja ketu.
me falni per fjalorin por kjo eshte video me trendy sot pas mitingut idiotesk e grotesk te Erdoganit.
shihet nje lloj gjendje `bukosjeje truri` tek gjithe te pranishmit ne kete miting.
tetua ne video pas fjalimit shume energjik te saj e permbyll biseden duke thene plot vendosmeri e krenari : I am Erdogan`s anal hair.

po e them ne anglisht pasi nuk ma mban goja ta them ne shqip.

Aha, kur qeke nxef edhe ti enka per pune politike vari hejbet dmth. Pa shpetim gjendja.

Nuk e besoj Jo!!

Me troc se kaq nuk ka!...Keto shoqata duhen ndaluar me ligj!!  smiley

Shoqata Bamirese Kuvajtjane Al-Nahyat

Nderkohe qe Kuvajti planifikon te "Ndertoje Qendre kuturore Kuvajtjane" ne Shqiperi. Qellimi eshte reklamimi i islamit dhe gjuhes arabe dhe tradites islamike arabe. Kjo qender theksohet ne artikull do te perdoret si mjet propagande te kultures islame duke konsideruar Ballkanin si porten kryesore per te hyre ne Evropen Lindore dhe Perendimore.

PS: Shoqata bamirese Al-Nayhat ka ndertuar mbi 100xhami ne Ballkan

I ka marre malli per baba dovletin smiley

Ca dreq partie eshte kjo? 

C'i duhet shqiptareve te fusin hundet ne punet e nje vendi tjeter.

ore po arixhinje a kane nai parti sivjet apo e kam gabim ?

Se vallai kam nermend me votu per ta smiley

skane lek per te qu dam ne partina ato smiley

+1 smiley

Skllevër që dalin me flamur lirie

Fanatikë me klithma histerie

Demagogë-kudo. E papërmbajtur

Dhuna harbon, frut i zi lakmie

                      Khajam

Eh mer Krist, e shef c'na bone tashti!

Pse Kristi ta ka fajin për këta të përdhunuarit mendërishtë , emocionalishtë dhe fizikishtë? Se si thua ti i bie të thuash se për inat të simevjerre do shkoj ta bëj me mullixhin. Këta ebëjn me mullixhin se u vjen mirë jopër inat të vjerrës. Haxhi qamilsat janë rizgjuar dhe duan përdhunuesin e tyre që e quajn babë.

Historia e Skenderbeut

........

Mbreti plak u hoq mënjanë, 
Pa u ngrit një trim më këmbë, 
Shikoi një her' anembanë, 
Hekurin' e haj me dhëmbë!

 
Ish Kamani, q'ishte burrë, 
Më trim nga gjithë të parët, 
Nuk' i trëmbej syri kurrë, 
Pa e donin shqipëtarët; 

I holl' isht'e pak' i gjatë, 
Nukë kish shumë mustaqe, 
Vij si i zeshkët e i thatë 
E s'kish fare mish mi faqe;

 
Kishte gjithë urtësinë, 
Me një zë të ëmblë fliste, 
Fjal' e tij e bint njerinë, 
Dhe gjuha hekur i priste. 

Mori kordhënë ndër duar 
E qëndroi në mest si burrë, 
Me fytyrë t'ashpëruar, 
Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrë! 
Kurrë s'trëmbet Shqipëria, 
Nukë vdiq, po ësht' e gjallë, 
Tjatrë përgjegje Turqia 
Nukë do përveç me pallë! 

Shqipëtari, trim i vlerë, 
Kurrë nuk' u frikësua, 
E të trëmbet këtë herë! 
Mbret! o zotthi im, ç'më thua? 

Apo s'e dimë Turqinë, 
Nuk' e kemi dhe mësuar 
E s'ja njohëm djallëzinë, 
Gjer më sot që ka punuar? 

Na bën si miq këtë herë, 
Se ka të tjerë qëllime, 
Mos pandehni të na lerë 
Pa të këqij hidhërime. 

Mjerë! mjer' ajy i gjorë, 
Që i sjell besë në fjalë, 
Bije në lak e në dorë 
Edhe çpejt po s'mund të dalë. 

Mbret i ndershim dhe ju shokë, 
Mos haroni trimërinë, 
Mblithni mëndjenë në kokë, 
Ngrihi të zëmë kufinë. 

Trimëria, trimëria! 
Mban lirin' e mëmëdhenë, 
Unë shpreh te perëndia 
T'i hedhimë përtej denë. 
Qysh të zëmë miqësinë 
Me atë që na bën varrë? 

 

....
S'kini turp të turpërohi! 
Shtijem nder' e Shqipërisë! 
Pa ta bëjmë besa-besë 
E të mblidhet Shqipëria, 

Ahere le të na presë, 
Ta shihni ç'është Turqia. 
Të vdesëm a të shpëtojmë, 
Se kurti ësht' i keq shumë, 
Në zgjedhë s'mundim të rrojmë 

 

 

Naim Frasheri

Flm, Ilirjan!

tri strofat e para kane nje magji qe s'di nga u vjen, sepse nderkaq jane aq te thjeshte.

Rrofsh!

Jane ba kto "universitet" private ne Shqiperi si rrjeta merimangash dhe qeverise se re do ti duhet jo nje ministri arsimi per ti cmontu por noj pests-controll company .

Alidea eshte ajo qe bertet me forte nga te gjithe?smiley

Nuk e di. I kishin arrestuar 3 nga ata djemt.

po po, ajo eshte!   degjova nje moment qe i tha policit emrin e saj..smiley

bast qe i ka thene: jam Alidea, antare e ppu!

Kur të vijë le ta konfirmoj vetë smiley

Po ç'pune kemi ne me demostratat e Stambollit, i thone nje fjale te vjeter; Hane dat e hane Bagdat. Po shifni ore punet e Shqiperise.  

Po thuaj atij Edmond Vlashit që na përkrah diktatorin islamik .

Godo,  Erdogan nuk eshte diktator  sepse eshte zgjedhur  demokratikisht  me votime absolutisht  te rregullta,  nga shumica e popullit turk.smiley  

ndersa, eshte tjeter muhabet  se si ai dhe qeverria e tij po menaxhon  protestat e dy javeve te fundit.

tani qe fitoi ne rang planetar, demokracia po na e ben nenen me keq se diktatura, o Belul. sepse demokracia ka ca ane te poshtra, te cilat nuk binin ne sy persa kohe ishte ariu (kur bien topat, s'degjohen dyfeket). 

Nje nder gjerat me te poshtra qe ka demokracia psh eshte barazia e vleres se votes, duke imponuar barazi atje ku nuk ka barazi (njerezit nuk jane te barabarte). Ne vende me nje njetrajtshmeri te caktume ne zhvillim e shperndarje, kjo nuk vret shume. Nersa ne vende me elita te holla, me vulg te etabluar ne dekada, demokracia merr fytyra hic te mira. Une nuk se kam zgjidhje ndaj kesaj mungese, por po them si e shoh kete qe  eshte.

ne kete pike edhe une jam dakort me ty.Eshte handikap i madh kjo puna e barazise se votes,e çdo barazie xhanem....Me duket se kete e ka njohur edhe çerçill

E si do ja besh, do fillosh t'i kategorizosh njerezit, te thuash "ju nga Shkodra e Skrapari keni te drejte 2 vota. Ju nga Tropoja gjysem vote" ? Ju sigurisht jeni me lart se une, se Une per vete s'e kam aftesine te them qe demokracia paska poshtersira, apo te vendos vota e kujt eshte me e vlefshme. E kam gabim une apo δημοκρατία do te thote pushteti i popullit? Kjo qe kerkoni ju eshte aristokraci.

A eshte perfekte demokracia? Ndoshta jo. Por si ta ndreqesh?

Kjo qe thone keta nuk eshte aristokraci por eshte debil-llek . Ka nje ane u rriten ne nje Shqipni te vujtun e te abuzume per shekuj . Ka ana tjeter shkojn ne perendim dhe gezojn benefitet e asaj qe perendimi vet ndertoj por ama thedhe ne shpirtin e tyne jane anadollake te thekun anipse mallkojn veten me qindra here se pse linden ne ate vend ku linden . Kur them anadollake nuk kam parasysh pikpamjet fetare te ndokujt ne vercanti se ke sa te dush katolik dhe ortodokse qe jane anadollake par excellence . Se ca mesuen ne ato shkolla nuk e marr vesht .

mire emo, dakord!  por une fola me parametrat qe njohim ''demokracine'' sot.

ndersa  jam dakord me ty per barazvleren e votes ne demokraci.. dhe kur ka rene rasti ne kohe ketu te peshku e kam shprehur mendimin tim..   ne mesjete  p.sh, ne Evrope,  vlera e votes  ishte sipas   kontributit  monetar/taksave  ne shtet/mbreteri..  dmth me te pasurve,  nga te cilet shteti merrte me shume taksa,  u numurohej vota disa here me teper, se me te varferve.. por kjo nuk eshte zgjidhje..  mendoj qe njefar zgjidhje mund te ishte  qe e drejta e votes te jepej sipas kontributit ne ne shtet dhe ne shoqeri..   p.sh njerez qe nuk  punojne    per kohe te gjate (nuk nenkuptoj  te semuret) dhe vetem duan te perfitojne nga shteti,  nuk e meritojne te drejten e votes..  

pra idea ime eshte, ne fillim kontribo ne shoqeri, pastaj kerko.

Belulo po te lexosh shkrimet e atyre qe ne Amerike quhen "Founding Fathers" jane te mbushura me nje lloj percmimi per njeriun e thjeshte. Percmimi vjen sepse per Founding Fathers djalli ishte demagogu te cilin ne pushtet e sillnin votat e njeriut te thjeshte. Prandaj dhe sistemi u ndertua me qellim qe vota popullore mos te kish shume peshe por peshen ta kish ajo kolegjiale. 

une mendoj se vota te jete e lire por votuesit te testohenqe kane informacio e njohuri te mjaftueshme.Pra te jene te ndergjegjshem.Po edhe kjo çalon.

Shumica e Erdoganit është si shumica e Saliut. Dhe zgjedhja me votë nuk do të thot automatikishtë demokraci. Se për ashtu edhe Dolfi me votë u zgjodhë në Gjermani .

pranej demokracia nuk eshte automatikisht nji panacea. dhe pranej as nuk eksportohet dot, xhanem. s'ka klering qe e blen.

Duket se nuk eshte perfekt me siguri sistemi demokratik ,po eshte me i miri i mundshe.Mandej niveli i Shqiperise eshte i tille qe difektet e saj ende nuk duken

Ndër dy arritjet spektakolare të demokracisë perendimore do të vecoja pa dyshim votën e përgjithshme, të barabartë, të fshehtë dhe të lirë (nga të gjithë mbiemrat, vota e barabartë është arritja më e madhe, sipas meje) dhe sistemin e kontrollit dhe të balancimit të pushteteve, të famshmin ‘checks and balances’. Parimi i dytë mendoj se ka në thelb elitizmin, ndërsa i pari masivizmin...

Bravo POLICIA! Nuk mund te rrihet pa reaguar kur shikon keto pucrra qe po pjell sistemi! 

Hemo ju peshqit qe ju kam friendsa a e pate shkemibimin qe kisha me nje produkt LSHPERerdoganse ne facebook.. si mund te rrihej pa reaguar ! 

Ca ka bo vaki se spo morim vesh gjo?

Deion pashe kete posterin ne facebook ( postimi me lart) reagova direkt sepse dhe mua mu duk e pabesueshme, me shume tragjike me keto qe shohim sesa komike ! Dhe direkt thash se dicka duhej bere ! Komunikova me nje mik , ai ra dakord formuloi lajemrimin dhe direkt shperndame nje status ne facebook. Nderkohe duke pare programin e partise ne fjale i bera pyetje kandidates Hasimllari si me poshte: 

Ejani diten e Merkure ora 18.00 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Ejani ti tregojme gjithe botes se askush nuk mund te na ndale ne rrugen tone per Drejtesi dhe Zhvillim. Erdogan eshte Mesuesi dhe Lideri yne ne kete rruge! Shqiptaret jane Besa-Bese, me njerezit e Drejte! Shqiptaret jane Besa-Bese me Liderin Erdogan!

Un: He moj Elona, he dakord ta ndash burrin me 3 gra te tjera, meqe humanizmin e paske varros si vlere?!!

 

 

Elona Hasimllari Ajo cka ben diferencen e nje shoqerie demokratike nga ato te diktaturave eshte se cdo individ, grup individesh, sekt apo edhe me gjere, ushtron te drejtat e tyre nepermjet ligjeve mbi “TE DREJTAT E NJERIUT” pa u “ndikuar, perbuzur, apo perndjekur” nga grupet e tjera te shoqerise. Ne lidhje me pretendimin tuaj, per tju lehtesuar kuptimin e legalizimit te martesave te burrave me me shume se nje grua po ju bej nje paralelizem me miratimin e ligjit per martesat e cifteve te te njejtit seks te ashtuqujtura “GAY” ne gjuhen angleze ne vendet me demokracine me te larte si ato te BE, USA, CANADA, AUSTRALI, etc. Keto ligje nuk do te thone se gjithkush duhet te martohet me individe te te njetit seks, por I jep te drejten atij grupi individesh te ndjehen te lire dhe te mbrojtur, jot e perbuzur dhe te kercenuar per dicka qe nuk eshte ne doren e tyre, por varet nga dicka qe ka te beje me ndjenjat shpirterore. Edhe ky ligj nuk do te thote se cdo kush duhet te martohet me shume se njehere dhe ketu perfshij edhe veten time, por i jep te drejten ligjore atij grupimi te cilet ndjehen “komode” nga nje maredhenie e tille. Shoqeria njerezore duhet te jete “mendje hapur” ose sic thuhet rendom ne anglisht “open minded” duke qene sa me e hapur, sa me tolerante, duke evituar sa me shume perbuzjen, paragjykimin apo edhe privimin nga disa te drejta per nje pjese te shoqerise, te drejta te cilat mund te jene jetike apo jo jetike. Une mendoj se nje shoqeri ka vlera te shtuara kur promovon: LIRINE, HARMONINE, duke evituar vlerat negative si: PERBUZJA, PARAGJIKIMI apo edhe NDESHKIMI.

Un: Hajde paralelizem hajde, duhet te jesh produkt i inflacionit te diplllomave qe ka pllakosur kete vend se ndryshe nuk mund ta kuptoj pergjigjen tuaj! Mire moj zonje pa me thuaj pak si mund te krahasosh kumbullat me mollet? Po e marrim te lllogjikshme mungesen tuaj llogjike ne kete sens, atehere ju jeni dakord qe dhe lezbiket te martohen me 3 partnere , edhe gayt po ashtu , besoj nuk do kesh kundershtim me biseksualet dhe transeksualet, me pak fjale ju legjitimoni ORGJITE! Bravo bravo LPSHR! Flet per open minds .. por harron konceptin e mindset ama

Hallall Alidea smiley 

Alidea megjithse nuk besoj ne zot, ty te them hallall ta bofte zoti!

ca ka bo mer Ron???

Antimiting kunder atyre vrromsave te Erdoganit!

P.s. kjo partia qe ka organizu mitingun ne mbeshtetje te Erdoganit eshte ne koalicion me Berishen...keshtu qe kujdes se ca thu!!!

Shi ky hallall!!! Une po them jane ne koalicion me te madhin ky thote hallall. 

Biles punojnë për çupën e të madhit simbas thashethemeve. Qarkullim lekësh nga dyert e universitetit e disa bizneseve të tjera të kredituaranë emër të Mondit. I futën dhe një parti, edhe ec para, për Para,

Ron te dalesh ne xhade per kte sebep qe me sabah meriton jo nje hallall por nje super-hallall. Ti vazhdo bej sehir se ka te tjere qe i bejne hyzmet punes.

Nuk protesohet 24  ore pa nderprerje mi goc , bo i cike pushim .

Ehh, mos ki merak Brad , ajo qe pashe me sy sot ishte tejet dekurajuese..  vertet e trishtueshme

Alidea, i madhi Chruchill ka thone :

" Nuk do te arrish kurre ne destinacion ne se ndalon per ti gjuajtur me gure cdo qeni qe te leh rruges..!!! "

Shpjere karvanin tend, aty ku ke nisur, duke mos u trishtu kaq shume nga llumi perqark

smiley

Right right, por duhet te kete nje fillim  Ruzhe, un dhe shume te tjere sado pak te jemi do te ishte mire te reagonim. 

o punto nero, punto nero.

A ti ngelsh me punto, mos pafsh tjetër smiley

them te  promovohem ne 5-cento..smiley

A ti mos ngelsh me "special brownies", provofsh te tjera.

O sa me zili ta them, sa me zili smiley.  

Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en ‘amte ‘alejhim, gajril magdubi ‘alejhim we led-dalin

Mese e pershtatshme qe nje parti ne koalicion me Berishen te bej miting ne mbeshtetje te Erdoganit.

Po ku je o i pakapshem se na thave syte? Mos me thuj qe te kan bere dhe ty abuziv!

Aq shume te paska marre malli? Rreth e rrotull kam qene por kam komentuar shume pak.

bravo alidea,dhe gjith atyre qe moren pjes se bashku me ty ne kete reagim.

Nuk i numerova por do te kemi qene te pakten 30 smiley ! Shume  i njoha per here te pare aty, shume nuk kishin dal me protestu nojher ! Jo jo un kisha nje ide, ajo u perhap dhe u mbeshtet. Kaq , sot un isha nje mes tjereve dhe vura ne siklet policin kur kerkoi organizatorin smiley i thash nuk kemi krietara smiley

Klodi ishte ai me bluzën  Che ? smiley

Nuk e njoh sot per here te pare e pashe. 

Kam heq nga xhamat e makinave shume fletushka si keto tek nje rruge nga blloku ku po kaloja para pak minutash...

Erdogani, pislliqet e veta le t'i mbaj ne vendin e vete e te mos na grici shume nervat neve ketej se s'ja kemi per borxh.

Olso jane te fuqishem keta, e din ti se ka lagje te Tiranes ku vajzat paguhen per te majt shami ?

Po per cunat kane ndonje oferte?

Jo per gje, por une mund te ofrohem per te mbajt mjeker! smileysmiley

Bisnesi eshte biznes!

Mos ki merak ju do ju pagujn per te majt noj mjekerr ose pantallona trecerekshe smiley

smiley

po ti shko iher nga zyrat e ktyne mer ols, nai ofert do ta japin se zbon.pse sju mer mooti shalet ktyne dumbabistve t'ri per lek.

ta besoj alidea kte punen e pageses.se cer kishin bo i eksperiment me nji universitet dhe kishin dal n'konkluzion qe robi sa ngjon eren e lekut humet frenat dhe bon çdo gjo per ti perfitu per vetesmiley 

A mund te te them te verteten alke? Nje here ne jete kam pas bashkepunim me nje turk ketu ne Tirane ne fushen e punes time. Nje cope mashtruesi!  Me te vertete! Me la ne balte!

cfare pune ben ti ols ?

Magazinier.

Nje arsye me shume per te protestuar kunder Erdogan Olso smiley

Aspak! Atij robit i mbajta leket. smiley

Ne fund te dites dolem me fitim. Problemi eshte qe me konsumoi nervat edhe kohen.

Mos me thuj qe ke simpati per Elonen smiley

thuj ca te dush Elona ishte dhe drejtoresh shkolle! E shef ca po gatuhet ne ket vend o Brad heret a vone do i preke te gjithe, rroft liberalizimi i vizave per tia mbath prej ketij vendi!

Pr Komentusin un vendos pikat ! ku te du , po un bertas sepse jetoj ne nje realitet ku DUHET TE BERTASESH me Ramizma apo Berishizma!

Kush eshte Elona?

ca bo kshtu mor burre , je shkeput fare si prej shoqnise si prej realitetit , kush eshte Elona pyet ? smiley

Late nom ti dhe Olsi, e shkrova e postova ketu komunikimin me Madame Elona shikoni pak ma nalt tek postimet smiley

Pse lashe nam une ? une e lexova , biles thashe dhe me vete qe " sa mire ja paske bere " smiley

Po pra, pranej me habite pse pyt smiley 

shume e ngjeshur dhe e gjate

me thuj vetem , si e shifte ate punen e shemrave ?

dhe mbi te gjitha , ke ka burre kjo ? smiley

mir turku qe esht pleh se kur skan çin me mashtru,mashtrojn veten e vet,po dhe gjith kta arapsa, bangalesha,e m'the t'thash ta shpifin.te shtunen u kap keq gruja me nji nga kto plenat  qe rrin ke supermarketat duke shit cakmak ene çorape.kishte shku me bo spezen dhe i del perpara nji nga kto m'jep i euro blej i pal çarape ,skom buk etj.e pyt gruja myslimon je ti? po thot ky.ene kjo;po ku e merr t'drejten me mfol mer llapanjoz jo mo me mu njit  nga mrapa.po ti njitet burri im grus tate kshu do t'vite mir tu? ku i gjet gafil filloi;mos fol kshu signora ju jeni e krishter ne kemi tjera zakone.ksaj i hypen xhindet me keq ene ja filloi para mrapa gjith ça ka nigju nga un per muslimont,si myslimon qe jom.perfunimi reklame ke drejtoria e supermarketit dhe kercenimi per denoncim super marketit se parkingu esht i veti,as 10 minuta su pa mo kom arabi aty.

Vertet shoh edhe shume fletushka pe te ketyreve ne korce.. do te thote qe kane finacime dhe lek per fushate... edhe pse ta harojne te marin vota ketu.. por mund te blejne.

Po tani shif e shkruj me BKT, me Kuruma,me Eagla, me telekoma .. doni mo per Belulin ( jo te ppus) smiley 

smiley

smiley

po ty ctu kujtu dhalla ne 1 te notes ?

smiley

kam me e gdhi me pune, dhe du me lag ne une fytin ne mes te nates smiley

e mo se paska ene plot pjeshka pa shami qo partija. sa e kon pazarin kta mre brado, se kane leke kta dreqen tobestafkurllah smiley

kshu n'grup nuk e di por tek e tek diku tek 50 euroshi mo smiley

Unë mendoja se e kishe marrë edhe tesrën e këtyre ti Ruzhdo smiley

e pse menoje kshu ?

Se je me të gjithë e me asnjë. Tip çifuti kuj me ja fut smiley

she she

ta paskem fut dhe ty, dhe se paskem dit

ose noshta jo, se dukesh i cike si katunar smiley

smiley tere katundare i bere

jo t'gjithe , ca i ka bo katunare ca te tjere " shko bo shurren " smiley

smiley

pse nuk jane ??? smiley

Mos na çudisni tani smiley

Kujdes me ne katunarët, sidomos ne nga Labëria smiley

ja e shef ? smiley

 

kur je nga laberia nuk quhesh katundar.. ke statusin e labitsmiley

Lëre se ashtu trembet fare Ruzhdi smiley

Alid, e lexova intervisten. Kjo Elona eshte besimtare islamike?

Kjo eshte rezultat i inflacionit te diplomave .Rrofte Vitrina!

Vetem Vizion Plus ishte live aty! Mediat e tjera mbase e permenden apo do e permendin dhunen e pa justifikueshme, krejtesisht jo proporcionale!

Bravo media trushperlarese!

Po e vertete.. asnje se dha

dhune joproporcionale...ca dmth kjo?

Dmth ne kishim gojen ata mjetet e dhunshme, shkopat dhe fizikun!

Shume shqetesuese komentet ne videoja e vizionit me poshte.. ky vend .sic kam thene shpesh dhe jam sulmuar ketu ne ppu, po mer rrugen e islamit radikal.

CudiraShqiptare 2 minutes ago

Keta po protestojne kunder Erdoganit? Turp per policine qe nuk i ka arrestuar te gjithe per prishje te qetesise publike. Shajne, shtyne, godasin policet, edhe pastaj thone na dhunoi policia!!!!!  Kush nga ne që po komentojmë këtu është ky "Çudirashqiptare" smiley Unë jam gogolizi përvete .

e pashe e pashe.. me diplome vitrine ai patjeter smiley

Kur kapin ndonje qe ka peshty grune shkojne dy polica ndoshta te paarmatos, kur kapin  qe ka vra nja dymbedhjete veta shkojne forcat speciale 30-40 syresh, kur ka ndonje miting me 30 te rinj me carcaf ne dore shkojne x police. Pasi gjendet x del proprcioni, dhe rrjedhimisht dhe jo-proporcioni

Dhume joproporcionale nenkupton qe edhe protestuesit kane ushtruar dhune. Ndoshta e kam kuptuar une gabim pasi video me poshte eshte e qarte qe dhuna eshte ushtruar vetem nga forcat e policise.

Hajde polici hajde.. vend shk

Po ai qe te pyeste me alidea a ke mare leje.. kush ishte ? saimir tahiri ?

Po nuk e di saimir tahiri qe per te ndenjtur ne ruge nuk duhet ti maresh leje njeriu.. hajde kar hajde.

m'knoqi ajo goca qe ja futi i shkelm bythve atij policitsmiley

Ajo me floke te shkurtra e papame , do shkoj te marr pjese ne proteste vetem me e njoft smiley

neser m'duket eshte protesta tjeter smiley

po bjondja??

 

AJO me floke te shkurtra eshte Xheni Karaj,, shoqja e Kristi Pinderitsmiley

Gjergjo je bere si ciceron!

Pse ? smiley

Sepse.

Naten. smiley

Naten se dhe mua po me mbyllen syte,

Alid paske dale ne proteste? Po pse s'moret leje? Kishin te drejte ata te nderhynin?

Proteste shume e bukur. E vogel, por e bukur!

"Turp! Turp! Turp!"

Nice! smiley

Si shkoi me ata qe futen ne fugon?

Kush te jep leje per anti miting ore Ols, pastaj nuk kishte lider protestash pse duhet qe dikush te marre koston, po mes te tjerash  ky anti miting erdhi ne menyre spontane nga shume qe na u bashkuan per kete nisme si individe duhej te ishte pa lider. Po pse e kemi kaq problem pasjen e nje lideri per kauza te tila nuk e marr vesh... duhet ta dije mire policija pra. Per kauza kaq esenciale lider eshte kauza! E fundit  me thuj pak a moren leje qeveriurat per gerdeca dhe aprilla :? Edhe per protesten e radhes nuk bohet llaf me kerku leje !

po pra se mos shkuat ju dhe sju dhane , te pakten diluni borxhit , erdhem dhe sna dhate leje tani do e bejme pa leje , jo kshtu .

Mire po e deklaroj publiksht brado na gjen leje per 22 Qershorin ? Meqe eshte heshtje zgjedhore jo per gje , dhe ne nuk jemi subjekt politik .. PO na dhe garancin vallahe qe neser kerkoj per leje 

kush eshte arsyeja e protestes me 22 Qershor ?

Kunder Partitokracise se instaluar ne vend smiley Naten Brad!

Naten , kshu i bie qe une tja fus vetes smiley ska leje smiley

edhe nimoji per lejen se sja fut vetes josmiley

Pa i heq as edhe nje presje protestes tuaj shuuume te bukur, cfare mendimi ke per ate pergjigjen e atij djalit qe i ngjan Tahirit: "Ju keni mare leje qe keni dale ketu sot? Po prishni rendin. Po provokoni",  pas pohimit tend: "Jemi individe zotri, s'jam ojq, kupton?!"

Nuk kam mendim po me behet nani nani,. neser do jem ne Wake up topchannel me votbardhista te tjere 7:30 am po deshe na ndiq! Naten Olso dhe te gjithe ju ppuista!

Si thote edhe Susanna Tamaro, "va dove ti porta il cuore!" smiley

Nje pershendetje "Scemo pi'u scemo"-s neser tek Wake up! smiley

Imagjinoj se ai bjondi mund te beje ndonje pyetje te sinqerte te tipit: "pra ju nuk mendoni se Erdogan eshte fashion?!" smiley

Hajde Saimir Tahiri hajde..

Po prishni rendin. Po provokoni"

per cfare eshte protestuar dhe kur behet protesta e radhes?

Po tahiri pse ishte aty?

Kush ishte Alidea tek filmimi me siper?

Faleminderit

so cute smiley

moooos xheni karajne e kishin godit me shpulle... smiley do ta ket mor per cun ai polici... smiley 

Pertej te gjithave, respekt! Nje nga protestat me te bukura, te sinqerta dhe autentike qe mund te kem pare ne Shqiperi! Bravo!

po nuk i thuhet Zotri policeve tone qafederra moj Alide smiley

Po si t'iu thot qafderr?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).