Ja nje pytje per ata qe komentojne Arvizune .

Nqs une e kam rrogen ne lek ( te reja )  nga

000000-30.000

30.000-60.000

60.000-150.000

150.000-250.000

250.000- firifiuuu

sa % e rroges do me ike ne taksa pas 23 qeshorit ?

Urime  per emisionin smiley

 

-----------------------------------

Bama: 

... e mer publik... nuk o vetem sa % e rroges do te ike nga taksa, po edhe sa % e taksave do te vije mrapa ne forme sherbimesh...

Si meno ti publiko?)

 

94 Komente

Po per ata qe se rru...ne per Arvizune& Co ska ndonje pyetje?!

Me vjen keq , nuk je i denje .

sa % do te kthehen mbrapa, ne forme  sherbimesh  eshte halli,  se ajo % qe do te marin eshte pune tjeter. Nuk e di si se ka sqaru `partia` atje?!smiley

22% Ju p[elqen?

Ate do ta dish prapa. S'je akoma aq qytetar i denje sa per te marre informacione te detajuara nga partite ne fushate, sepse s'i kerkon e s'ua imponon politikaneve, por vazhdon mban ane ketej ose andej deri ne vdekje (i.e, derisa shefi te nderroje ane).
Ideja logjike eshte qe nese ai qe ka rrogen minimale 0-30.000 e paguan 10% takse te sheshte, do te paguaje me pak. Ai s'ta ka thene sa, se me siguri do jete nja 7% per ata me 30.000, 8% per ata 30.000 deri ne 50.000, pra teknikisht me ulet, por jo sa te te ndryshoje ty jeta.
Ndersa per ata mbi 50.000 do te ngrihet taksa me sa t'i vije mbare e pastaj do te rrise rrogat qe te kete sa me shume veta me ato taksa, e shteti te fitoje me shume se me taksen e sheshte 10%. Qyl s'ka per te pasur. Kjo eshte e sigurt smiley

Sot ai qe e ka rrogen nga 0 - 30.000 nuk paguan takse te sheshte prej 10%.

Me perpara skema ka qene qe kush merr rrogen nga 0-30.000 Leke nuk tatohej me 10% per 10.000 lekeshin e pare.

Kure te vije partia socialiste ne pushtet SA do te jete kjo %?

Zoteri SB-ja ne keto 5-6 muajt e fundit e ka boshatisur arken e shtetit dhe ka bere veprime kryekeput spekulative dhe ekonomikisht te demshme. Ai po e tregon edhe njehere qe jo vetem qe nuk di te menaxhoje, por me ligesine e tij per pushtet me cdo kusht e ka fututr vendin ne nje kolaps ekonomik e financiar shume te thelle. Ajo qe PS-ja garanton eshte se taksa do te mblidhen 2 here me teper sesa mbledh qeveria e saliut dhe se ato te tju rishperndahen ne formen e sherbimeve dhe investimeve sociale te gjithe shtresave te popullsise. Por kjo rritje e grumbullimit te tyre nuk do te vije nga shtimi i bazes se taksimit por nga shtresezimi vertikal i tyre. E thene me thjeshte ata qe kane te ardhura dhe pasuri mbi nje nivel te caktuar mireqenie ekonomike do te trajtohen ne menyre te barabarte dhe transparente me taksa progresive, ndersa pjesa tjeter jo, perkundrazi do te perfitoje nga politikat sociale te rishperndarjes. Dhe perfitues do te jene 90-95% e familjeve. Ndersa dhurues do te jene 5-10%. 

ka fillu sala me kopju programin e ps lool

Afrim se mbase nuk jam i perditesuar. Une e kam rrogen bruto 41,000 leke dhe gjithmone nga llogaritari me eshte mbajtur 4,100 leke ne formen e tatimit mbi te ardhurat (TAP) prej 10%. Kjo shume me eshte mbajtur edhe ne muajin maj per rrogen e muajit Prill. Pra ju thoni qe llogaritar ma ka bere gabim? me sqaro te lutem sesa duhet te me mbante dhe nese e di me trego edhe referencen ligjore qe tia perplas ne fytyre. Ne mos gaboj, ju po thoni qe me ndryshimet qe ka bere SB ne prag largimi 30,000 lekeshi i pare ka nivel takse 0% dhe vetem diferenca prej 11,000 lekesh i nenshtrohet takses prej 10%. Pra une duhet te kisha paguar vetem 1,100 leke nga 4,100 qe pagova? Pra i thone fiks 3,000 leke, tamom nje te qerasme te forte Peirre me birra e qofte derisa te fonet. Me jep referencen ligjore se eshte gjynof mos me i marr mbrapsht ket dhurate qe po na e ben SB-ja keshtu si pa e kuptuar. Po pse u kujtua tani ne fund fare budallai dhe nuk e beri me perpara!! 

Ja se e gjeta tek Drejtoria e tatimeve. Hyn ne fuqi me 1 Maj 2013

Njoftim date 30.04.2013 – Pagat deri ne 30.000 leke, perjashtohen nga Tatimi mbi te ardhurat nga punesimi Te nderuar tatimpagues,Duke filluar nga data 1 Maj 2013, pagat deri ne 30.000 leke do te perjashtohen nga Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi.Ne zbatim te Ligjit 8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar, Tatimi mbi te Ardhurat nga Punesimi do te zbatohet per pagat mbi 30.000 leke.

Ajo qe une nuk e di eshte sesi veprohet me ata/ato qe e kane mbi 30, 000 leke. Pra tatohen me 10 % per pjesen e mbetur mbasi zbritet 30,000 lekeshi apo tatohen me 10% per te gjithe shumen e pages bruto. Dhe kete gje Drejtoria e Tatimeve nuk e ka sqaruar. 

Hahaahahah.Pjerin patjeter ta qerasesh me birra dhe qofte me rritje apo ulje takse.

Nuk e ke kuptuar ate qe kam shkruajtur ose nuk kam qene une shume i qarte, gjithsesi po ta sqaroj edhe njehere me poshte:

Nese e ke rrogen 30.000 leke e poshte, atehere me perpara paguaje 2.000. tatim mbi te ardhurat sepse 10.000 i pare nuk tatohej. Tani tatimi mbi te ardhurat per kete kategori jane 0

Nese e ke rrogen 30.001 e siper duhet te paguash 10 % mbi te ardhurat duke filluar nga 0. dmth ste falet asnje pjese. tatimi mbi te ardhurat eshte 3.000,01

Ekonomisti juaj ka te drejte, nese ke rrogen bruto 41.000 leke tatimi mbi te ardhurat = 4.100 Leke

GJithsesi meqenese e bere pyetjen me shembull personal, mund te me thuash sa do te paguash nese PS do fitoje?

 

Afrim, kjo qe po thoni ju eshte nje budallallek i madh dhe nese me te vertete eshte keshtu jo vetem SB-ja qenka i budallepsur por qenka e gjithe admistrata tatimore. Ta zeme se une e kam rrogen bruto 33,000 leke dhe nje tjeter 30,000 leke. Une sipas kesaj qe thoni ju do te paguaje 3,300 leke tatim ndersa ai tjetri 0 leke. Dhe si perfundim ai con ne shtepi 30,000 leke ndersa une 29,700 megjithse kam rroge 10% me te larte se tjetri. Po kjo nuk ka sesi te rri o burre, eshte kulmi i budallallekut nga sikleti per te fituar ndonje vote apo me mire me thone lemoshe. Po ky sduhet te rri as edhe nje dite me teper ne krye te qeverise. Eshte rrotk.... komplet. smiley

Tani une nuk po them asnje budallellek, por keshtu ka qene dhe eshte ne Shqiperi, kete e thone ligjet dhe udhezimet per taksat dhe tatimet.

Deri para afersisht 2 muajve ishte qe per ata me rroge nen 30.000 leke nuk i tatohej 10.000 lekeshi i pare. Pra i merrej si tatim vetem 2000 leke. Kjo ishte keshtu per te ndihmuar personat me rroge me te ulet ose te themi shtresat ne nevoje. Tani e kane ndryshu prape dhe e kane bere O per te gjitheshumen prej 30.000 lekesh.

Ne baze te shembullit qe ke sjelle ti, ashtu eshte, por ti e kishe 41.000 rrogen smiley dhe ske pse merakosesh.

 

Jo jo detyrimi duhet paguar leri fletkuintancat smiley

Programi i taksave apo i reformes se taksave qe paraqet PS-ja mesa une e kam kuptuar do te jete i tille qe rreth 90-95 e taksapagueseve shqipetar do te paguajne me pak sesa sot dhe pjesa tjeter dhe qe jane te kamurit e ketyre 23 viteve rumpalle do te skanohen ne drejtim te pasurive dhe pastaj do tu aplikohen taksa ne rritje me progresivitetin e pasurive. Pra sa me i pasur aq me shume do te te rritet taksimi. Dhe kjo per mua eshte nje gje e mire, pasi nga rishperndarja e tyre do te perfitojne te gjithe dhe jo vetem pasaniket. Pra mekatet e ketyre 23 viteve duhet avash avash te kompesohen dhe nese me te vertete PS-ja do te angazhohet ne nje sipermarrje te tille, pa frike mund te qeverise pa nderprerje ne 20 vitet e ardheshme.

Problemi osht se ne te tera sondazhet koalicioni i djathte oshte perpara me te pakten 4-7% ne çdo rreth, perveç Gjirokastres, kuptohet. Po nuk u besove ketyre sondazheve te perendimit, shko tek Shekulli i Koçodhimes. smiley

Po ty te dogji taksa progresive qe u hodhe perpjete sikur te futen gishtin nga mbrapa?  smiley

Vallai, taksa progresive eshte padrejtsi e madhe, por fundja Padrejtsi eshte emri juaj i dyte. smiley

Nuk kam parë një njeri të vetëm të komentoj mbi sondazhin e Balkan Webit. Po më bën përshtypje, duket sikur e kam parë vetëm unë. Ishin kokë më kokë, të paktën në përqindje.
Tani pres ndonjë që i di mirë gjërat, që ti kthejë në mandate deputetësh.

Me fal nje pyetje kisha:

Si e ke kuptuar qe 90 - 95 % e taksapaguesve do te paguajne me pak???

Une jam munduar ta kuptoj per vete po skam pare asnje shifer dhe nuk di te bej llogari pa shifra. Ndoshta ka ndonje menyre tjeter qe une nuk e di.

Dokrra... smiley

Sa kerkesa paske edhe ti.

Me poshte po te shpjegoj menyren si e kam kuptuar. Shkallezimet e takses progresive i kam vendour vete sa per te ilustruar shembullin.

Marim dy rrogetar, njeri qe e ka rrogen 40.000 leke dhe tjetri 140.000 leke ne muaj.

Aktualisht me taksen e sheshte prej 10%, punonjësi i parë paguan 4 mijë lekë (40,000×10%) dhe punonjësi i dyte paguan 14 mijë lekë (140,000 x10%). Nëse do të kalojmë në tatimin progresiv siç propozohet , atëherë sipas aplikimit të kësaj takse do këtë një masë të ardhurash të përjashtuar nga taksat qe varion nga 0-20,000 lekë norma është 0%. Shkalla e dytë do të jetë me 10% nga 20,001-40,000 lekë 10%. Shkalla e tretë do të jetë 20% nga 40,001-100,000 lekë 20% dhe shkalla e fundit me 30% për të ardhurat mbi 100,000 lekë 30%. Pra, shihet qartë se mbas njëfarë shume përsëri taksa progresive kthehet në të sheshtë ose të pandryshuar. Duke përdorur këto shkallëzime le të bëjmë serish llogaritë sesa tatim do të paguajë secili prej punonjësve.

Punonjësi i parë do të paguajë si më poshtë:

20,000×0% + 20,000×10%= 2,000 lekë

Punonjësi i dyte do të paguajë si më poshtë:

20,000×0% + 20,000×10%+60,000×20%+40,000×30%=0+2,000+12,000+12,000=26,000 lekë

Pra, siç shihet punonjësi i parë paguan më pak në rastin e taksës progresive duke shtuar të ardhurat e tij për t’i përdorur për ushqimet e familjes, por jo për gjëra luksi pasi këto janë të ardhurat, ndërsa punonjësi i dytë nuk preket tek të ardhurat e tij për ushqime, por tek ato të luksit dhe kontribuon me tepër. Kjo është pak a shumë skema si funksionon ku duket qartë që nuk është biznesi që ka kosto shtesë, por është individi që ka të ardhura të larta që paguan më shumë.

Në teorinë e taksave, shpenzime luksi quhen ato shpenzime që nuk janë të domosdoshme për jetesën, si p.sh shpenzime për parfume, për veshje të shtrenjta, për udhëtime, pushime etj.

Shpresoj të kem qenë i qartë për të qartësuar gënjeshtrat e radhes së kryeministrit doktor dhe të kem bërë të mundur nxitjen e gazetarëve për ta përballuar këtë gënjeshtar me gënjeshtrat e tij.

 

I ka nxjerre diku PS-ja keto perqindjet dhe grupet se sa propozon te jete kjo taksa progresive?

Faleminderit per pergjigjen, sidomos per ilustrimin me shembull.

Nese me lejon edhe nje pyetje tjeter

Keto % e takses per nivelet e ndryshme te te ardhurave ku e more???

Une per vete kam lexuar gazeta, kam pare debate dhe deklarata televizive dhe asnjehere nuk i kam degjuar keto shifra.

Bile Bile as ne PPU nuk kam arritur ta indetifikoj kete shkallezim me %

E vetmja gje qe kam degjuar eshte se cdo muaj do kursej 4.000 Leke dhe ne fund te vitit do kem 1 rroge shtese!!!

 

Percaktimi i nivelit te perqindjeve, numri i shkalleve progresive, niveli minimal dhe maksimal i cdo shkalle tatimore etj., do te percaktohen sipas ligjit te ri qe do te miratohet dhe ne baze edhe te studimeve shkencore per minimumin jetik, minimumin ushqimor, ate te zbavitjeve, te shkollimit etj. Dhe sigurisht qe keto nivele here pas here edhe mund te ndryshohen ne varesi te ndryshimeve ne ekonomi. Por  themeli i kesaj metode taksimi eshte qe ne cdo rast 90-95 % e te punesuarve do te paguajne takse mbi te ardhurat me pak sesa do te pagonin sikur te zbatohej taksa e sheshte prej 10%.

Qe keto nivele tatimore do te percaktohen me ligj nuk kam asnje dyshim, sepse ndryshe nuk ka sesi te ndodhi por pyetja ime eshte CILI ESHTE PROPOZIMI I PS NE TERMA KONKRET?!

Kur thuhet 90-95 % do te paguajne me pak taksa mbi te ardhurat, cili eshte kufiri i nivelit te pagave qe ben kete dallim?

Kjo pyetje eshte sepse dua te kuptoj se tek cili grupim futem une me te ardhurat nga paga mujore qe kam. 

Une sot paguaj nga rroga ime bruto 10% per te ardhurat dhe 11,2 % per kontribute shendetesore, pension, etj. 

P.S: Me fal se ndoshta po te bie ne qafe kot, por thjesht dua te kuptoj dhe ndoshta ti me ndihmon, biles kam mendimin se duke sqaruar gjerat ndihmohet edhe debati se per cilen pale duhet te votohet.

Fakti qe ti insiston kaq shume do te thote se je me shume gjasa ne grupin ndemjet 90 dhe 95% te rrogave te medha. Si rrjedhoje je i kamur qe meriton te shtrydhesh.... sepse Ilir Meta me ca do terhiqej ne koalicion nese nuk mund te fuste ne pune me shume nga militantet e tij?!!!

Hahahaha.

Insistoj sepse dua te kuptoj. Nese do isha ne pune ne shtet sdo kishte rendesi se cfare takse do vendoste PS, sepse keshtu ashtu do me hiqte nga puna per te futur nje LSI-ist apo PS-ist & Co.

Fati im i mire ka qene dhe eshte se skam punuar kurre ne administrate shteterore por ne privat, ku ben punen je ok, sben punen hap krahun.

Eshte e shume e drejte Timi !

Kjo formule zbatohet ne vendet skandinave dhe Canada me duket (pra sistemi social). Biles ne keto vende ata qe marrin te ardhura qe jane nen nivelin mesatar te rroges nuk tatohen apo paguajne taksa ...kurse ne baze te te ardhurave kalohet nga 32 % per nje te ardhur deri ne 235.000kr kur kalon ne 285.000 shkon ne 35% e me rradh deri ne taksimin. Nese zbatohet do te jete mrekulli por kam frike sepse ana tjeter e medaljes eshte se kompanite do paguajne puntoret ne te zezen dhe gjysmen e rroges do ta marrin ne zarf njerezit dhe gjysmen ne banke . A do te kete ndonje sistem kontrolli pasaj ?

Me cfare kam pare une te gjithe premtojne ulje taksash.Si do ta mbajne nje shtet pa taksa kur aftesite huamarrese te vendit jane pothuaj ezauruar, mbetet mister.me pak taksa do te thote me pak para per te paguar policin qe te mbron, mesuesin qe te meson femijen e keshtu me rradhe.

Nuk ka thene PS-ja me pak taksa ne vlere absolute, ka thene me pak taksa per 90 % te popullsise. Por te jesh e sigurte qe taksat ne vlere absolute do rriten biles ndjeshem, prandaj kerkohet te transformohet nga e sheshte ne progresive, pasi kjo e fundit "godet" ose mjel ata/ato qe kane dhjame. Keshtu psh nese Argita sipas mediave sot merr kundravleften ne leke te 10,000 eurove per 1 muaj dhe paguan sipas takses se sheshte 10% ose 1,000 Euro, neser me futjen e takses progresive do te paguaje rreth 3000 Euro ose 3 here me teper. Pra sic e shikon ka goxha ndryshim. Pastaj, pervec kesaj, do te duhet te paguaje takse mbi pasurine e patundeshme psh. Keshtu vetem per vilen 3 kateshe qe ka ne Gjirin e Lalezit me nje siperfaqe te shkelur prej rreh 500 m2 dhe nje kopesht prej 1000 m2 do te paguaj xxxx euro te tjera ne vit e keshtu me radhe. 

Une jam per taksen progresive .Derisa 55 njerez jane te pasur sa gjithe pjesa tjeter e shqiptareve te marre se bashku atyre u bie qe te paguajne me shume taksa.Atyre qe shume u jepet thote bibla shume u kerkohet.Sa do jete shteti ne gjendje te mbledhe taksat eshte tjeter muhabet.

10% i 100 milion = 10 milion
10% i 1 milion = 100.000
10 milion > 100.000
Te pasurit (100milionshi) kontribuojne me shume me taksa se te varfrit (1milionshi) Logjike matematikore.

Sa do i taksohet shtepia e re Edi Rames, do marre kredi te paguje taksat , se me 3000 eurot vallahi nuk te dalin as me kru hundet, po Tom Doshi  do taksohet sa si qysh tek ?

Tani te hysh ne emra te pervecem eshte krejtesisisht e kote mqs ata nuk bejne masen e ppu .

Shqiptari voton me xhep , pra para se te votoj , ai ppu qe eshte rrogetar ne c'mase do paguje taksa se perceptimet hamendjet i dime te gjithe ndonje gja konkrete do ishte mese e mirepritur.

 

 

Politikat qe do te perpiloje dhe zbatoje PS-ja per taksen mbi pasurine do te jene te tilla qe detyrimisht do te favorizohen familjet pa strehe, pastaj ato me nje strehe te vetme dhe do te rritet shkalla e tatimit me rritjen e pronesise te banesave. Baza e tatimit nuk do te jete numuri i banesave por siperfaqet e shkelura te banesave, pra njesia e keasaj takse do te jete m2. Nese banesa qe po nderton Edi eshte e para per te, pra nese ai nuk ka ndonje banese tjeter ne pronesi te tij, atehere sigurisht qe edhe baza e taksimit do te jete e nivelit minimal per m2. Cen duhet te kuptosh se taksimi i pasurive eshte nje burim i pashfrytezuar  qe nese do te administrohet mire do te ndikoje ne zbutjen e polarizimit te shoqerise shqipetare. 

Interesante eshte dhe qasja qe ka PS-ja ne clirimin e kapitaleve te ngrira, apo te paperdorura qe ka nje pjese e popullsise (perfshi edhe bizneset), berja e mundur e funksionimit te burses se aksioneve ne tregun primar etkj. Por keto jane tema/diskutime qe do ti bejme kur te na qetesohen pak trute nga ethet e fushates. 

Sa , du me dite sa , si qysh tek , mqs nuk kuptoj ?? S'du fjale kot po shifra .

psh . Sa do paguje deputeti qe e ka rrogen nja 170.000 lek (me duket ) . Po Edi kryeministri i ardhshem sa % do paguje ne taksa, po djali i tezes imi qe eshte nenpunes ne privat e merr 67.000 lek sa do paguje ??

 

 

Percaktimi i nivelit te perqindjeve, numri i shkalleve progresive, niveli minimal dhe maksimal i cdo shkalle tatimore etj., do te percaktohen sipas ligjit te ri qe do te miratohet dhe ne baze edhe te studimeve shkencore per minimumin jetik, minimumin ushqimor, ate te zbavitjeve, te shkollimit etj. Dhe sigurisht qe keto nivele here pas here edhe mund te ndryshohen ne varesi te ndryshimeve ne ekonomi. Por  themeli i kesaj metode taksimi eshte qe ne cdo rast 90-95 % e te punesuarve do te paguajne takse mbi te ardhurat me pak sesa do te pagonin sikur te zbatohej taksa e sheshte prej 10%.

dmth asgja konkrete ??

Ceno, programi percakton drejtimet , tendencat, raportet,etj.; zbatimi i programit , pra qeverisja do te merret me shifrat konkrete dhe kontrollin per zbatimin e tyre. Keto jane premtime qe nese nuk mbahen do te thote deshtim per PS-ne ne zgjedhjet e ardheshme. Une per vehte kam besim se politikat sociale qe ka premtuar PS-ja jane te arriteshme nese ne drejtimin e puneve vihen njerez me integritet, te mirearsimuar dhe humane. 

dmth ekziston edhe mundesia qe qeveria qe do te merret me shifrat konkrete te thote qe programi dhe premtimet jane te  pazbatuesheme plus qe nqs nuk vihen njerez me integritet te mirearsimuar dhe humane atehere jane dyfish te pa realizueshme ???

 

 

Sigurisht qe egziston edhe kjo mundesi, prandaj behen edhe votimet ne menyre periodike (aktualisht nje here ne 4 vite) per te regulluar kete mundesi duke ja dhene menaxhimin nje grupimi tjeter. Ti dhe une vetem nje gje kemi ne dore, voten. Dhe kete duhet tia japesh atij grupimi qe ti mendon se per ty eshte me mire. Fatkeqesisht, me gjendjen ku e ka katandisur SB-ja Shqiperine, per te gjithe shtresat e popullsise zgjidhja eshte qe votat tia japin koalicionit te majte, si e vetmja mundesi per ndryshim pozitiv. 

O tim, shyqyr qe je ti shoku qe lufton me shpjegu nai gje, se ata te PS se kane ndermend hic me e bo ate qe thua ti. Se e di ti sdo te thopte se e di piktori, e para kjo. E dyta eshte budallalik ajo qe thuhet se taksa e sheshte eshte e pandershme. Ceshte kjo llogjike, po te marr kusurin une se ti ske nevoje per me shume se kaq. PSe hesapin e xhepit tim edi rama e ben.... Eshte komplet jashte llogjike

Pse me per ate 10-5 % te shqiptareve do filloje konfiskimi i pasurise si dikur ne emer te popullit? ! Po pytja ishte per rrogetaret...

Nese ty nuk te pelqen nuk ka rendesi shume, e rendesishme eshte ti pelqeje shumices, atyre qe nuk e mbyllin dot muajin pa marre ushqime me liste. Sa per korigjim, nuk behet fjale per konfsikim te pasurise, por per taksa mbi te ardhurat dhe pasurine. Nese ke 10 apartamente psh duhet te paguash 20 here me teper takse se ai qe ka vetem nje e keshtu me radhe. Apartamentet ti mbash e ti gezosh!  smiley 

Nuk ndrrojne Cen,njata jane....

taksa progresive 4 vjecare do te sjelli begatine e shumepritur.smiley

Fundja asnje ndryshim tjeter programor nuk kane mes tyre, vetem taksa u ka mbetur.

.....po edhe sa % e taksave do te vije mrapa ne forme sherbimesh...

Si meno ti publiko?)

Do beheni njerez..se keni 23 vjet qe jetoni si bashkesi primitive..!!

Nqs papunesia vazhdon ne nivel te larte dhe ndihmat sociale nuk funksionojne per realizimin e nevojave baze per cdo familje ose per cdo lloj personi vulnerabel ne nevoje , nuk arrij te kuptoj kush do taksohet ketu ??

Do ishte e udhes te taksohen ata qe kane miliona si fillim, se ligji qe doli per investigimin e milionerave qe kane vene pasuri pa deklaru se si e qysh shkoi ne plena me duket . Ligje dhe llafe kemi , plane kemi , plot

vetem plane ama

ligji qe doli per investigimin e milionerave qe kane vene pasuri pa deklaru se si e qysh shkoi ne plena me duket . Ligje dhe llafe kemi , plane kemi , plot

vetem plane ama

Bingo!

taksmi progresiv eshte ai qe duhet per shume arsye.
per ata qe kane te ardhura poshte 1.5 m leke  do paguajne me pak  ata qe jane me lart do paguajne me shume

me nji laps te thjeshte ata qe kane mbi 1.5 m leke jane shume shume pak, kuptohet te deklaruar.

99% e pagave te deklaruara eshte poshte 1.5m leke.  pra te gjithe do kene nje lek apo dy leke me shume ne xhep.

Pjesa tjeter qe eshte me interesante eshte tek kompanite. qe e kane 10% tat mbi fitmin

ne 2005 kjo ishte 25-30%  erdhi sala dhe ja beri 10% te gjitheve , pra praktikisht mbushi arken me leket e individeve dhe jo me ate te kompanive te medha

10% eshte e gabuar pasi sot te gjitha kompanite nuk jane ne faze investimi por ne faze vjelje fitimi.

10% nuk eshte ne aurope e aas ne usa e canada. tatimi i kompanive tuhet te jete me i madh se 10 % detyrimisht.

shume kompani nuk shperndajne divident per shareholder pra qe do identifikohej si e ardhur e do te tatohej , por e fusin si kapital ose e ri-investojne. pra i shpetojne tatimit.

ndryshimi tjeter eshte qe kompanite tatohen mbi fitim ndersa individet tatohen mbi te ardhura.

te ardhura vs fitim jane gjera te ndryshme.

Fiton shume duhet te paguash me shume, dhe ke pergjegjesi me shume per shoqerine si dhe me shume perfitime per vete.

nuk mund te kete fito shume mos paguaj fare . ka rregulla, anarkia nuk te con ne perparim por ne regress

si i thone fjales catia me tjegulla shteti me rregulla smiley

Po te pergjigjem ty jo se kam ndonje klecke me ty por ashtu qelloi smiley Dhe qe ne fillim, qe te shmangim ndonje keqkuptim, po deklaroj qe une jam pro taksave por jo pro NM.

Debati se cila eshte struktura e taksave me efektive nuk ka lindur tani ne 2013, e as ne Shqiperi. Jane bere me qindra studime e interpretime te studimeve, etj. etj. Jane perfshire edhe ekonomiste shume te zote, Nobeliste, etj. Ndoshta jam gabim por me c'di une, deri tani nuk ka nje konsesus te pergjithshem. A do mund ta zgjidhim ne ketu kete debat? Nese po, e meritojme nje Nobel smiley

Eshte e vertete ajo qe thua ti e te tjeret qe taksimi progresiv eshte me perfitues per personat qe kane te ardhura te ulta - nen nje nivel te caktuar qe do vendoset ose me hamendje (shumica e gjasave) ose ne baze te studimeve per nivelin e jeteses, pragun e varferise, etj. Nga ana tjeter, nuk eshte e vertete ajo qe thuhet qe ata qe bekan me shume duhet te paguajne me shume. E para, me strukturen e takses se sheshte, ata qe bejne me shume paguajne me shume ne vlere absolute. Eshte aritmetike e thjesht dhe e shpjegoi me siper hunter. E dyta, pse qenka e drejte qe dikush qe ben me shume, pa marre parasysh menyren si (lexo me poshte), duhet te denohet e te paguaje shume me teper? Kjo do te detyroje personat e pandershen qe te perpiqen edhe me shume te fshehin te ardhurat e tyre.

Shume nga ata qe kane me shume te ardhura jane punedhenes. Te denosh ata duke ju marre me shume te ardhura do te thote qe ata nuk do te investojne me ne kompanite e tyre dhe s'do marrin njerez te tjere ne pune - madje edhe mund te heqin njerez nga puna.

Une nuk kam jetuar ne Evrope apo ne vende te tjera, por besoj se sistemin ne Amerike e njoh jo pak. Sistemi i taksave ketu eshte mjaft i komplikuar dhe po, eshte progresiv. Rreth 46% e familjeve nuk paguajne takse mbi te ardhurat - por shumica paguajne taksa te tjera sic jane per sherbimin shendetesor dhe pensionin. Rreth 8% e familjeve nuk paguajne taksa federale fare. Dhe jo per te shitur mend, por ma do mendja kete fakt s'e dini shume prej jush qe beni si eksperte per Ameriken gjakpirese kapitaliste nga Shqiperia/Evropa: rreth 30% e te punesuarve jo vetem qe s'pagujne taksa federale por edhe marrin $$ nga qeveria nepermjet sistemit te taksave - pa permendur ndihmat e tjera.

(vazhdon me poshte)

10% nuk eshte ne aurope e aas ne usa e canada. tatimi i kompanive tuhet te jete me i madh se 10 % detyrimisht.

Ne fakt ne disa vende te Evropes eshte aq - e ka vende te Botes ku s'ka takse fare. Ketu ke listen e taksave mbi te ardhurat e kompanive ne bote.

Eshte e vertete qe e kemi goxha me te ulet se vendet e Evropes Perendimore dhe Amerika/Kanadaja. Por... po harroni qe ne s'jemi vend i zhvilluar. Shume nga ju beni gabimin qe per shume gjera e krahasoni Shqiperine me vendet e zhvilluara. Dhe ne Shqiperi ka absurditete ku shume cmime jane te pakten te barabarta - por edhe me te larta se ato ne vendet e zhvilluara. Per me shume detaje pyet Pjerin. Arsyeja qe vendet e pazhvilluara duhet te kene takse me te ulet per kompanite eshte shume e thjeshte: te behen me terheqese per kompanite, sidomos te huaja qe pretendohet te kene me shume kapital, te investojne ne Shqiperi. Kjo rrjedhimisht krijon kaskade: me shume vende pune, me shume te ardhura taksash prej atyre qe punesohen, etj. etj.

Nuk po dua te mbaj leksion, por kompanite e huaja nuk vijne ne Shqiperi thjesht sepse dikush tha qe femrat Ballkanase jane shume te mira, apo pse Berisha bertet "mirikell ov fridem". Ato shkojne diku per:

  • burime natyrore
  • krah te lire pune
  • krah te kualifikuar dhe te lire pune
  • taksa te ulta
  • toke e lire
  • etj.

Shqiperia eshte kontradikte - por kjo eshte teme tjeter.

Nuk e di a e keni ndjekur ne Shqiperi rastin me te fundit te levizjes se kompanive - qofte edhe vec te te ardhurave ne leter - nga njeri vend ne tjetri per te evituar taksat, Apple. Perpara saj ishte Starbucks, etj. etj. Edhe pse mund te jete vec ne leter, vendi i ri (Irlanda psh) perfiton sepse merr nje 10% ne taksa nderkohe qe Anglia jo. Me mire pak se pa gje fare.

Tani te kthehem tek taksat. Per mendimin tim modest, ne kete periudhe qe jemi nuk na e ka fajin sistemi i taksave por menyra si i mbledhim taksat. Llogjet per sistemin e taksave jane ose thjesht propagande fushate, ose injorance. Ma do menda qe shumica prej nesh e dime qe shume nga milioneret e sotem i kane bere ato para ne menyre te pandershme. Elba e permendi me siper qe duhet te behen ligjet e kontrollit e te hetohen dhe te veprohet. Pra perpara se te diskutojme cili sistem eshte me efikas apo i drejte, duhet te zhduket, ose te pakten minimizohet, evazioni fiskal. Pra duhet te rregullohet sistemi i vjeljes se taksave ne fillim.
(vijon me poshte).

Ju po harroni qe edhe fqinji jugor i Shqiperise ka sistem progresiv taksash por nje nga arsyet qe cuan ne falimentimin e shtetit ishte pikerisht evazioni fiskal dhe mos-arketimi i te ardhurave te taksave. Evazionin fiskal, ndryshe nga c'mendojne disa ketu, nuk e benin/bejne vec te pasurit por edhe te tjeret. E bejne edhe shitesit qe nuk e deklarojne mallin qe shesin.

Por si mund te presim qe te minimizohet e zhduket evazioni fiskal ne Shqiperi kur ligjet i bejne pikerisht ata qe fshehin te ardhurat dhe qe i kane bere ne menyre ilegale? Qe i bie qe duhet te shkojme edhe nje hap me tej e te pastrohet kuvendi ligjvenes nga shkelesit e ligjit. Kush i ve keta shkeles ligji ne lista? Kryetaret e partive. Dhe meqe #rilindja po propozon sistemin progresiv te taksave, duhet qe te ishte pikerisht PS-ja qe te kishte listen te paster. Por e dime shume mire si eshte lista... . E shikon rrethin vicioz?

Megjithse me bindje te djathta (te mos ngaterrohet me "te djathten" Shqiptare!), une jam pro ndihmes per ata qe s'i kane mundesite, per nje arsye ose tjeter. Por kjo s'do te thote qe domosdoshmerisht duhet t'i beje shteti te gjitha. Ka shume fondacione jo fitimprurse qe bejne shume ketu, duke filluar nga grumbullimi e shperndarja e plackave/ushqimit, deri tek arti apo edhe sherbime mjeksore falas. Sic thashe me siper, sistemi i taksave te Amerikes eshte shume i komplikuar. Nje nga avantazhet eshte qe nese dikush dhuron para per bamiresi tek nje organizate jo fitimprurese (duhet te jete e certifikuar nga qeveria si e tille), i zbriten nga te ardhurat e taksueshme kur arrin nje % te caktuar te te ardhurave. Shume Amerikane dhurojne - aspak vec te pasurit. Dhe jo vec per efekt taksash. Mund t'ju duket cudi por askush s'ju afrohet Amerikaneve gjakpires kapitaliste persa i perket dhurimeve. Po permend vec dy emra qe me siguri i njohin edhe jashte Amerikes: Bill Gates dhe Warren Buffett. Por, sic thashe edhe me lart, jo vec biliioneret dhurojne. Edhe te tjeret me te ardhura shume me te ulta dhurojne, qofte para, qofte rroba e ushqime, qofte duke bere pune vullnetare - apo edhe gjak per Kryqin e Kuq (dhurim eshte). Mua sinqerisht me behet shume qejfi qe kjo "kulture" po rigjallerohet ne Shqiperi. Shembulli me i fundit eshte rasti i Kejsit.

Me mire po e mbyll me kaq se ju merzita, kam shkruar sa per tere javen.

po te kthej pergjigje ketu se i bie gjate me te kthy pergjigje vec e vec.

tema ishte sa % do me ike nga rroga dhe jo efektiviteti i vjeljes se taksave.

me mire mos e hap kete teme se do e shohesh qe qeveria eshte shume keq ne kete drejtim.

ne shqiperi taksa progresive duhet te jete  qe ata qe amrin me pak te lehtesohen,, e ato para ata do ti shpenzojne e do kthehn ne arke te shtetit si tvsh nga ato qe kane blere dhe behet fjale qe ato pak leke do shkojne per konsum te perditshem , pra ca njerez do hane e do pine ca leke me shume. duke levizur leku plotesohen nevojat e shume veteve me ato pak para. ky eshte efekt i menjehershem.

prandaj sala po kopjon ramen ne shumeinisiativa te tij.

pjesa e taksmit te kompnive do pare , ne fazen ku jemi, nuk ka me zgjerim te kompanive por vjelje te te ardhurave. rrjedhimisht mudn te kete taksa me te larta sic ishin ne 2005 . ne kete situate kjo eshte gjeja me e mire. megjithate dhe kjo kerko nje analize.

tatimi  kompani ve sipas rajoneve ne bote nga 2006 e ketej

North America average38.0538.0536.7536.535.5343333 Asia average28.9928.4627.9925.7323.9623.122.8922.36 Europe average23.723.012221.721.5220.8820.520.67 Latin America average29.0728.327.9627.9627.5229.0228.327.61 Oceania average30.630.229.629.22928.628.627 EU average25.0124.1123.2923.2223.0422.822.622.74 OECD average27.6727.0226.0525.7125.7725.4925.2425.4 Global average27.526.9626.1225.424.7124.5224.4324.08 

 

Per mua i gjithe debati mbi taksat e tatimet do kishte sens ne nje shtet ku ekonomia informale eshte pjese fare e parendesishme. Per shtete si Albanie e gjitha kjo nuk ka shume kuptim por ngaqe nuk kane cfare te thone i kane perqendruar baterite ketu. Nuk ka kuptim, sepse shteti nga dikush do i nxjerre te ardhurat dhe levize nga te duash po jane pikerisht ata qe paguajne taksa qe ne nje menyre a nje tjeter do te vazhdojne te paguajne (per sa kohe nuk zgjerohet baza e atyre qe paguajne formalisht). Eshte afer mendsh qe te pasurit duhet te paguajne me shume se tani sepse kjo e "sheshta" deri me tani ka pasur efekte minimale ne terheqjen e invesitmeve te huaja direkte (qe duhet te ishte roli primar i saj , dhe kjo dhe per nje sere faktoresh qe nuk ka nevoje te shpjegohen shume si prona, klientelizmi, korrupsioni, destabiliteti politik, formimi i ulet i forces se punes, etj, etj). 

Pra, e gjitha eshte nje debat shterp, taksa progresive duhet ne Shqiperi (gjithsesi mbeten detajet se si do aplikohet - dhe keto detaje PS nuk i ka bere shume te qarta, ose se s'i ka ose se nuk do), por shume, shume me te rendesishme jane formalizimi i ekonomise dhe krijimi i kushteve per thithjen e investimeve te huaja (qe jane te dyja objektiva afatgjata e qe nuk zgjidhen me urdhrin e peshkut).

Sakte Asterike. Pikerisht kjo do te jete edhe sfida qe e pret PS-ne mbas ardhjes ne pushtet. A do te jete e afte qe brenda nje periudhe relativisht te shkurter te ule ndjeshem shkallen e informalitetit ne Shqiperi? Nese nuk e ben dot kete sigurisht qe edhe taksa progresive nuk do te mund te maksimalizohet. E kjo kerkon nepunesa profesioniste, kontroll sistematik dhe ndeshkime te rrepta per abuzuesit. Pra kerkon te kemi shtet. Nese PS-ja e ben kete gjate 4 viteve te para, te garantoje qe do te rije ne pushtet edhe per 5 mandate te tjera derisa te krijohet nga e para nje opozite e djathte e vertete.  

(gjithsesi mbeten detajet se si do aplikohet - dhe keto detaje PS nuk i ka bere shume te qarta, ose se s'i ka ose se nuk do)

Sakte them edhe une. Besoj qe e mora edhe pergjigjen e pyetjes time SA?

Une se mora pergjigjen e SA? , por mora pergjegjen e SA?

000000-30.000   -  O Leke 

30.000-60.000-  Per 60,000 Leke do te paguash 1,650 Leke 

60.000-150.000 Per 100,000 Do paguash 4,650 Leke, PEr 80,000 3,050 Leke 

Kalkulatricja qe eshte tek faqja e fb e EDI Rames te lejon deri ne 120,000 leke rroge ne muaj dhe thote se eshte e perfunduar per shumicen e rrogave te shqiptareve por akoma jo per te gjitha . Ma ha mendja se per kategorine:

120,000 - kacafiu taksa do jete kacafiu per mbushjen e gropes lene nga me siper.

 

Per mua taksat e parashikaur nga PS per kategorine mbi 80,000 Leke jane shume te ulta, por eshte shume mire per katgegorine 0-60,000 Leke. 

 

tani duhet ti zeme bese Kalkulatricja qe eshte tek faqja e fb e EDI Rames apo si tha kolegu me siper qeverise qe do dale nga Kalkulatricja e EDI Rames ?

 

O Ceno, 

Si thu ti, meqe me ke von atje ne balline, une e ti qe bojme sa Argita Malltezi smiley duhet te pagujme sa ai fukaraja qe nuk mban dot as femijet me buke?

Me duket normale qe une te paguaj pak me shume qe ai tjetri te ngope barkun me buke... Ja do lesh purot, ja do lesh JW blueee nderkohe qe nga ana tjeter Likja do garantoje raki Skrapari me bollek. 

Bame ste kam vu une , po admini smiley

Po pysja sa  % te seciles kategori , qeveria e re mendon se ai meriton ti marre ne xhep ne fund te mujit  . Pergjigjen e di secili mqs pergjigje ska smiley

Edhe kjo ishte pytja me ''Elementare Watson '' se pastaj taksimi i biznesit eshte histori me vete .

ah dmth ti si provokatur u veshe si kurioz qe te te merrshin si per te interesum? smiley 

Pergjigja jote per pytjen teme ku o? A don ti cen me e luftu gropen e "obligacionove"* dhe varferine njekohesisht? "Du" duhet te thush ti...

* Eh mer Pjer sa i modh qe je...

Ps: E pse sme vune ti? Ca kam une qe mos te me vejsh ti? smiley 

Armiku vepron smiley

Qe thu ti Bamke une me te vertete desha te di sa % mu si Cen me iken per lesh me qeverine e re Socialiste , mqs mbi 80 deputete jane te fitume tashma , po askush s'tha asgja konkrete .

Sa per ty vallahi bilahi sdesha me te ra ne qafe kot smiley . Me keto afer edhe nqs prishena rregullohena me nje kafe , po me ty skam si rregullohem je larg  smiley

Altin, faleminderit per informacionin. Po shkoj ta shoh njehere kete "kalkulatricen". Nese eshte keshtu sh. mire per PS, qenka nje program interesant taksimi, por pse nuk e trumbetojne apo ta nxjerrin ne balle te informacionit. Na u deshen x komente derisa mberrime ketu!!!

Sepse doli difektoze, kishte 1000 e ca nivele taksimi dhe prandaj nuk e reklamojne kur pane ca budalliku kishin vene.

Po ti qenke i lezetshem shume edhe bertet sa sa , edhe tani nxjerr bishta.

Interesant, o don fotografine e vet o s'ka smiley

 

Ne realitet mendoj se e vetmja menyre eshte lufta ndaj informalitetit e sigurisht nuk eshte koha me e mire per ta bere; prape kur shikon peshen e qeverise ne ekonomi tek ne dhe e krahason me fqinjet, mendoj se ka hapesire plot. 

 

Une i provova disa shuma tek kalkulatricja per te kuptuar me shume nga ky taksim i ndershem.

Ne vlere ky taksim mbi te ardhurat qenka ku e ku me mire se ky i tanishmi.

Momentalish tlegjislacioni Shqiptar ika te percaktuarminimumin qe mund te deklarosh si rroge per nje  vend pune. Cfare do beje PS me kete ligj, do ta shfuqizoje apo do ta leje sic eshte?

Per zotin, vizioni komunist i barazise sociale eshte, bjeri kokes atij qe ka leke e varferoje barabar me te varferit. Kto te PS pastaj jane halabak te paafte per asgje. Shashka mer shashka.

Ne radhe te pare duhet nisur nga zbatimi praktik. Taksa progresive me informalitetin qe ekziston eshte thjesht e parealizueshm ne Shqiperi. Thjesht nje shashke, qe dikush ja ka thene ne vesh Ed Piktorit, edhe sikur te miratohet ne parlament.

informalitet do te thote paaftesi ne qeverisje. Informalitet i larte dhe ne rritje do te thote qeveri mizerabel. E kjo eshte qeveria e SB-se qe per 8 vjet jo vetem nuk e uli informalitetin por e ka rritur ate. Mjafton te te permend qe vazhdon edhe sot e kesaj dite te premtoj se do te legalizoje ndertime qe po behen rishtas pa leje megjithese ka deklaruar se nuk do te toleroj me te tilla. Cfare mund ti thuash kesaj qeverie qe nuk eshte e zonja te verifikoje as edhe nje garanci bankare nese eshte e vertete apo jo dhe keshtu te hedhi ne koshin e plehrave 85 milion dollare. Thjeshte FUCK OFF me gishtin e mesit te ngritur lart! 

Kjo quhet devijim nga thelbi. Paaftesi argumentimi te idese.

Dhe shtoj qe tema te tilla si taksa progresive eshte hi syve, truk prestigjatori per te hequr vemendjen nga problemet reale. Truke politikanesh. Te tjera jane ceshtjet e rendesishme. Si e redukton taksa progresive, korrupsionin, abuzimin, evasionin fiskal? Perkundrazi shton korrupsionin e evazionin fiskal.
Edhe njehere, te tjera probleme ka vendi, qe keto shashka nuk zgjidhin asgje.

5 yje per Bamken smiley e di qe paguj taksa te larta ketu por kur vjen puna tek sherbimet socjale eshte per ti hequr kapelen...Dhe ne fuqi ketu ne Suedi jane te djathtet konservatore 

Dakort, por po flet per nje vend te civilizuar me vite drite perpara, ku njerezit kur dalin shetitje me qenin, marrin me vete qesen per te mbledhur fekalet e tij ne trotuar. Perpara duhet eliminuar informaliteti, abuzimi, korrupsioni etj etj etj.

Cfare masash ka marre bashkia e tiranes psh per te edukuar mbajtesit e qeneve si te sillen neper rruget e qytetit? Besoj se i ke pare qente "eperkedhelur" te racave nga me te egra sesi dalin e shetisin rrugeve te tiranes pa mjete mbrojtese e qe te ndotin gjithandej. Po qent e rruges a i ke pa sa jane shtuar? Apo thuj nuk mund te bjere kaq poshte z, Basha sa te merret me qente. 

Allah! Oh, ishte metafore mo. Kot te pyes, a je ne moshe madhore?

Jo Hunter, jemi brenda temes. Te mbash qener neper shtepia te pa regjistruar dhe te pa taksuar perben informalitet, ndersa ta shetisesh ate pa maske mbrojtese duke tmeruar njerezine perben kundravajtje dhe denohet me gjobe. Ne rast perserritje denohet penalisht i zoti dhe qeni merret ne mbrojtje nga Bashkia. Por Luli nuk ja thote per keto gjera se eshte informal per vehte. 

Po mbajtesit e qenve bashke me qener Basha i gjeti si solli me vete smiley mes

Aman a ja vlen qe ti them shefit te ma kaloje 2/3 e rrages ne Bonus apo nuk ja vlen ??

bonuset do taksohen 40% smiley 

do i kerkoj klering pra smiley

Mooooooos Ceno se e hongre smiley 

po sikur ti them te paguhem ne ar 18 karatesh , se 24 asht peshku smiley

Per Mbretin puno ti? smiley 

Sa ban pytje na jep ndonje ide smiley se po perfundojme te pime kafe elbit apo sojet  me duket smiley

ide qyl ska... smiley Ti flori ske, pare ske, me klering je i bllokum... ste nimoj dot smiley 

nqs mundesh para 23shit sa marrim ala rrogen te pataksume ndershmerisht smiley

" Perpara duhet eliminuar informaliteti, abuzimi, korrupsioni etj etj etj."

?????????????

Po per keto sikur u kujdes B'risha? Kemi eliminuar 98%* te korrupsionit tha perpara disa ditesh? 

*mo me kerko reference se nuk kam kohe; shiko shenimet, aty duhet ta kesh. 

Ohohoho Timi i rritur ky.

Lepuri fle tek perqindja qe ze qeveria ne shpeznimet publike (shih tablen me poshte , ne jemi me poshte se te gjitha vendet e rajonit, nese ne shkojme ne nivelin e Maqedonise, ( qe eshte siper Kosoves dhe nesh jo me teper), pra nje rrtije prej 2,5 pike % e qeverise ne ekonomi , do te thote 400 mln dollare shtese ne arken e shtetit cdo vit, kjo eshte pak a shume sa buxheti i shtetit cdo vit per shendetesine apo arsimin dhe me siguri mbulon ceshtjete e taksimit. 

Vendet e Rajonit Shpenzimet qeveritare si % e PBB-se (nga FMN viti me I fundit I raportuar 2011 ose 2012) Bosnia and Herzegovina49.55%Slovenia47.03%Serbia45.23%Montenegro44.16%Poland43.62%Czech Republic43.38%Croatia42.01%Slovak Republic37.39%Romania35.50%Bulgaria34.44%Macedonia31.16%Kosovo30.00%Albania28.53%

 

 

 

 

Per aq sa jane te pasqyruara duhet thene me plot Gojen ....dava Bidesh e xherahe te tij pas Sali sqapit , kane qene jane e do te jen ne meshiren e Ekonomisteve te PS qe perbejne dhe shtresen me "kopile " te ekonomisteve . Jane nxenesit e tyre te vleresuar si "poshte " e 'larte " !

Ata pak o gje , qe kane ardhur me dy a tre mastera ngarkuar jane si puna e Nastradinit me urdherin e Qeverise per mbledhjen e kqafsheve te Ngarkeses per pune angari ....smiley Sa ta marrin vesh ata se cfare Shteti eshte e se cfare llogaritaresh ka ,Qveria i ka mbaruar hesapet me te Zgjedhurat dhe eshte Gati per nje Podium te Ri me fishekzare e brohoritje te njerezve qe paguhen e..... nuk dine perse paguhen aq ..dhe ca me keq ... nuk kuptojne perse u mbajne Para ( ose taksohen mer Jahu ) kur dhe ato qe marrin jane Lemosha !!!!!

Ama ekonomiste per Taksa ....sa te dush mer Jahu smiley

Si nuk doli nji llogaritar mer amon , te beje nje llogari ne Komplex sa i duhen nje Robi dhe te shkallezuar me pas ne familje per te Henger Pire e blere leter Tualeti per nje Muaj ! Po te gjithe me maximum  dije si ato te fletoreve kater lekshe me tabela shumzimi e pjestimi te faqja e prapme  smiley

Sapo dha nje info te INSTAT ku theksohej se Inflacioni ka renie deri 0,6 %....dhe me e bukura se ..Kjo vjen nga zeri Ha e dhit e mos u Rrit ..dmth prodhimi Domoteve dhe Trangujve , specave dhe Patllexhaneve bimeve monokotiledone me shumice Qverisese Berishiste smiley

Cudi mungon Endrit me nje ...Y ne fund te na i cKOqise dmth te na i beje Koqe Koqe , si i fushes ose si u thoshte DOKLE " xherahet e Blerim Çelës " smiley

ka arrit Shqipnia ka arrit

qysh kur Ceni osht tu bo muhabet tasksash

ene ballafaqohet teoria ekonomike e hunderrit me ate te zanes

yehaaww

 

Po t'a mori Sala, te dhjetat kishes, xhelep Mytesarrifit, dhe kaurret do paguajne edhe xhezije per NATO-n, per mbrojtje.

Po e mori Edvin Kristaq Rama, nuk do kete me taksa, sepse vendi do kthehet ne komunizem, sic na e shpjegon me me shume se nje mije fjale fotografia me poshte.

Militante PS Enver Hoxha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).