Tri ligjet... Tri kohë ... Tri femijë ... Tri ditë midis poetësh... 20 mijë lekë të rinj... etj. Ju falemnderit!

36 Komente

Tri perdoret per femeroren, por nuk eshte e detyruar. Une vete s'e perdor thuajse asnjehere, do ta perdorja per ndonje rime po te me duhej por nuk rimoj.

20 mije leke te reja.

Tre ligjet, tre dite midis poetesh, 20 mije leke te reja. 

Çre lixhet, çre dit mdis petve, izet mij lek traja

1. Një grup emrash mashkullorë, ndërrojnë gjini në shumës, kur ky shumës bëhet me -e, ose -ra. Shembulli tipik: mal, male. Një mal i lartë, disa male të larta, si dhe fshat, fshatra: një fshat i vogël, disa fshatra të vogla.

Në rastin tënd, një ligj, disa ligje - ndaj tri ligje.

Ditë është femërore ndaj shkruhet tri dhe jo tre ditë.

2. 20 mijë lekë të reja.

Këtu nuk e di rregullin.

duhet ta thjeshtojmë këtë dreq gjuhe se nuk shtyhet kështu, ta marrrrrr (nuk di sa r duhen) e mira ta marrr (same here).

ka ndonjë gjitholog, dmth gjuholog se gabova, ktej rrotull?

o evlat po këto janë gjëra të klasës së tetë (që rroftë Nadireja e gjuhës!)  t'i dish dmth të jesh gjithollog?

unëëë si dii për vete, teta msuse, ose edhe i di po i kam harruar smiley

nga eksperienca personale 90 e kusur përqind këto gjëra i gabojnë, ngatërrojnë, tjetërsojnë. të paktën në fshatin ku jam rritur unë, them. smiley

.

Te "Andon Xoxa" edhe ti?

Gjinfia e fjales gjendet ne rasen emerore, trajta e shquar dhe nuk ka emer qe ne shumes behet nga mashkullore ne femerore apo anasjeltas. Duhet thene haptasi qe behen gabime te papara ne media te shtypur dhe vizive.

Ne komentin per nje ndeshje futbolli shumica e gazetareve e thone u shenuan tri gola!!!!

LEK m. sh.

  • 1. Njësia monetare bazë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që ka njëqind qindarka; monedhë që ka këtë vlerë. Lek i ri (i vjetër). E bleu dhjetë lekë. Kushton një lek e pesëdhjetë qindarka. Mall i shprehur në lekë. U rrit vlera e lekut.

  • 2. Para, të holla. Mori (pagoi) lekët. E kursen lekun e popullit. Nuk punon për lekë. Nuk jepen (nuk bien) pas lekut. Ishte pa një lek në xhep s'kishte para me vete; kishte mbetur fare pa para. Lakmia për lekun e prish njeriun. fj. u. * E bëri për një lek e qortoi a e shau rëndë, s'i la gjë pa thënë, ia nxori bojën, e bëri leckë. S'bën asnjë lek nuk vlen fare. Hëngri (i dhanë, mori) gjysmën e lekut përçm. i dhanë plumbin, e pushkatuan. E lidh lekun (paranë) nyjë shih te NYJ/Ë,~A. E lidh lekun me ushkur mospërf. shih tek USHKUR,~I. U bë leku gur mulliri shih te MULLI,~RI.

na e ngjit pak edhe fjalën Nyjë po deshe.

NYJË f. sh.
1. Lak në një litar ose në një fill, i tërhequr fort e i shtrënguar; vendi ku lidhen si
xhungë dy skaje të një filli a të një rripi. Nyjë e litarit (e spangos, e perit). Nyjë e
kravatës (e fjongos). Lidh nyjë. Bëj nyjë. Zgjidh nyjën.
2. fig. Diçka që shërben si lidhje midis dy njerëzve, dy palëve a dy dukurive, lidhje.
Nyjë miqësore. Nyjë lidhëse midis dy epokave.
3. fig. Pika themelore e një çështjeje a pune të ndërlikuar, që kërkon zgjidhje;
thelbi i diçkaje, pika e përqendrimit. Nyjë e ngatërruar (e ndërlikuar). Nyja e
kontradiktave. Nyja e çështjes (e veprimit). Nyjë që duhet zgjidhur.
4. bot. Vendi i fryrë i një dege a kërcelli prej nga shpërthejnë gjethet; pjesë e fryrë
e trungut, nga ku dalin degët; gdhe në një dëm a dërrasë. Nyja e gjethit. Nyjat e
drurit (e pemës). Dërrasë me nyja.
5. anat. Vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç. Nyjat e duarve (e
këmbëve). Sëmundjet e nyjave. Më dhëmbin nyjat.
6. anat. Lëmsh i vogël, që formohet nga grumbullimi a ndërthurja e shumë qelizave
të një indi; gungë nga fryrja ose ngurtësimi i një ene, i një indi etj. Nyjë nervore.
Nyjat limfatike. Duar gjithë nyja. Nyja e fytit fikthi, arra e fytit.
7. Vendi a pika ku bashkohen e kryqëzohen shumë rrugë. Nyjë rrugore
(hekurudhore). Nyjë detare. Nyjë ujore.
8. tek. Pjesë e një mekanizmi ose e një pajisjeje, e përbërë nga disa vegla më të
thjeshta të lidhura ndërmjet tyre. Nyjat dhe mekanizmat e traktorit. Prodhimi
(montimi) i nyjave. Zbërthimi i nyjës në pjesë. Nyjë elektrike pika ku bashkohen
disa përcjellës në një qark elektrik.
9. Tërësi pajisjesh, mekanizmash etj. që lidhen midis tyre, që kryejnë një punë të
përbashkët a që prodhojnë diçka për ta përhapur në pika të tjera. Nyjë betoni
(llaçi, bitumi). Nyjë hidroteknike.
10. gjuh. Pjesëz që shërben për të treguar nëse një emër ose një fjalë tjetër e
barasvlershme me të është në trajtën e shquar apo të pashquar (p.sh. mali, vajza,
krahu, mishtë dhe një mal, një vajzë, një krah); pjesëz që vihet përpara një emri

Dmth leku i shkrete eshte mashkulllor, por shumes leke behet femeror. Bote e poshter thuj. Te mbajme lekut te pakten. 

po une qe deri vone se dija  si ishte shumesi i   djathit..smiley   qe qenka  djathe..

me e apo me ë? smiley

po i thesit?, thasi, thesët, thasët, thasë, thesat.. etj u kuptuam dmth

me e.  dmth, djath- djathe

E pra nga ligjet tek poeti muhabeti si zakonisht perfundoi tek bulmeti, dhe doni te shkeputeni nga trashegimia osmane ju, jo mor jo, stan mendor pergjithmone, ja prit kur te vijne edhe ekspertet e dhalles kurse sipas historiografise materialist-dialektike femrat qe kane shpikur bujqesine do te na flasin per bozen.

e shikon ti. stha kot ''poeti  popull'' (te bejme lidhjen me poetin demek).. ''ky stan   kete bulmet ka..''.smiley

se ne fakt muhabeti ishte te gjuha,  dhe me cpo lexoj  edhe ''ligjet''  edhe ''poeti'' jane sqaruar me siper.. keshtuqe vazhdojme   koncertin variete,  fjala sjell fjalen..smiley

fjala sjell djathin, djathi qepen, qepa hudhren, hudhra rakine, rakia syte e skuqur, syte e skuqur ligjet per kufizime alkoolike, kufizimet alkoolike pasterti shpirterore, pastertia shpirterore heshtjen, heshtja fjalen.

.... gjithcka  pra eshte nje cikel  biologjik i mbyllur, ku fillimi i fundit eshte edhe fundi i fillimit.  konstatoi filozofi NN.

bejne perjashtim ditet e javes  te cilat kane nje cikel  te crregullt..  nga e hena deri te  djelen kalojne 7 dite.. por nga e djela deri te henen  kalon vetem 1 dite..smiley

Numerori tre eshte i vetmi qe ka gjini ne shqipe, tri per femeroren, ndonese edhe une si tropizma them qe s'ka nevoje, e perdor vetem per te treguar qe e di rregullin. Per me teper qe kam degjuar qe eshte me origjine nga gjuhet sllave. Nejse, po t'i qendronim rregullit te tanishem, ato shembujt duhen ashtu sic i ka sjelle pyetjeberesi, pra tri ligjet, meqe ligj eshte emer i dygjinishem, e nderron gjinine ne shumes; tri ditë dhe lekë të rinj, sepse lek mbetet mashkullor edhe ne shumes.

 

Gjinfia e fjales gjendet ne rasen emerore, trajta e shquar dhe nuk ka emer qe ne shumes behet nga mashkullore ne femerore apo anasjeltas. Duhet thene haptasi qe behen gabime te papara ne media te shtypur dhe vizive.

Ne komentin per nje ndeshje futbolli shumica e gazetareve e thone u shenuan tri gola!!!!

Shqipja ka rregulla qe jane jashta çdo logjike te shendoshe,e qe nuk i perdore askush.Keshtu psh. fjala " Perendi" i takon gjinise femerore,gjersa thuhet se "Perendia eshte i vetmi Zot".

Gjuhetare te nderuar pervjelni manget,e mos qitni rregulla gramatikore prej barkut.

O Dionis, po te eshte thene pra, apo nuk di te dallosh gjinine e fjaleve. Kohe eshte femerore, prandaj ne shumes ben "tri kohe". Dhe mos degjo kete Afrimin qe te thote s'ka emra qe kthehen nga mashkullore ne femerore, ia fut kot. Qe t'ia bej te qarte, a ka shqiptar qe te thote per shembull: Shkelqesia e tij, prof. dr. Sali Berisha, premtoi se do te hapen 10 vende te rinj pune. Nuk e besoj, thone "vende te reja". Sic e ka thene edhe Urlandoja, ndodh njefare hermafrodizimi, emrat mashkullore qe e formojnw shumw me -e dhe -ra kthehen ne femerore. Keshtu eshte rregulli i drejtshkrimit, me sa mbaj mend nuk ka ndonje perjashtim, megjithese eshte e vertete qe perdorimi per shembull luhatet midis "fshatra te rinj" dhe "fshatra te reja", pra nese nuk ka shqipo qe te thote "vende te rinj", gjen plot qe thone "fshatra te rinj". Nesje, meqe jemi ketu dhe e paske me kaq zell kete punen e tri-se, bej kujdes me emra si "emer", sepse ne shumes vertet duket sikur mbaron me -ra, po ne te vertete ajo -r-ja eshte pjese e temes, jo e prapashteses se shumesit, qe eshte -a, pra "emer" eshte emer qe e formon shumesin me -a dhe jo me -ra, keshtu qe nuk e ndryshon gjinine ne shumes, mbetet mashkullor, pra themi tre emra dhe jo tri emra. Tani drejtshkrimi nuk thote nje gje tjeter, dhe une s'di te te jap pergjigje per kete, kur ka emra qe e formojne shumesin me -e per shembull, por kane edhe ndryshim ne teme, si shteg-shtigje, a jane keta emra te dygjinishem, ose ambigjene sic quhen me fjale te medha, apo thjesht ruajne gjinine ne shumes. Pra s'besoj ka burre nene te te pergjigjet ne duhet "tre shtigje" apo "tri shtigje". Po sic them une gjithmone ne keto raste, shkruaje si te duash, se s'ka per te plasur Lufta e Trete Boterore. Thone qe kjo e uruara ka per te nisur per shkak te ujit, jo te drejtshkrimit te shqipes, e ca me pak te "tri" apo "tre".

Qe , kete Shqipot e thone sic ja u do qejfi, kete se influencojme as une e as ti.

Per te ditur gjinine e nje emri ne gjuhen shqipe sipas rregullave te drejtshkrimit te saj eshte si me poshte:

Emri merret dhe vendoset ne rasen emerore, trajta e shquar, ne numrin njejes dhe pavaresisht sesi transformohet apo ndryshon fjala sipas perdorimit te saj ne fjali, ai i perket gjinise sipas rregullit te mesiperm.

Kur ben analizen per ti gjetur gjinine emrit, nuk i behet analiza me cfare shkronje mbaron ne ate moment por  ne rregullin e mesiperm. Mbiemri qe e shoqeron merr automatikisht gjinine e emrit qe shoqeron.

 

Afrim, se ti ben edhe gabime logjike, vec dijenive te pamjaftueshme metagjuhesore. Sigurisht ne nuk influencojme (ose ndikojme ne shqipe) faktin qe shqipot flasin si t'ua doje qejfi, por perpiqemi te ndikojme qe te mos flasin sipas qejfit, qe te mos behet xhungel, megjithese sot ka diskutime mes parashkrimit dhe pershkrimit. 

Me tej: s'kane lidhje rregullat e drejtshkrimit me gjetjen e gjinise se emrit, mos u ngaterro me kembet e tua. Eshte e vertete qe per te ditur gjinine e nje emri behet ajo procedure qe thua ti, ndonese me shume kjo behet per ndarjen ne lakime. Dhe vertet  zakonisht emri ruan te njejten gjini ne shumes, po ja qe kjo s'ndodh gjithmone. Dhe per te ditur gjinine e nje emri ne shumes, meqe ketu eshte me rremuje puna (p. sh. emrat qe e bejne shumesin me prapashtesen -a mund te jene edhe femerore, edhe mashkullore), shikohen percaktoret, domethene mbiemrat e peremrat kryesisht. Ti thjesht ngaterrohesh me faktin qe, per nevoja praktike, ne fjalore per shembull, zgjidhet nje trajte perfaqesuese, dhe kjo eshte ne njejes emerore, po kjo s'do te thote se te gjitha trajtat e fjales kane te njejten gjini si ajo, ashtu sic nuk kane te njejtin numer, e as te njejten trajte e rase. E kupton logjiken tende kur thua qe pavaresisht si ndryshon fjala, i perket se njejtes gjini. Eshte njesoj si te thuash edhe qe i perket se njejtes rase per shembull, domethene sipas teje, "parimin" eshte ne emerore, meqe "parimi" eshte ne emerore. Pra, te ta permbledh, nuk ka gjini fjala, po kane trajtat e saj, dhe nese "parim, parimi, parimin, parimit", jane te gjinise mashkullore, "parime, parimet, parimeve" jane ne gjinise femerore. Shpresoj te jem kuptuar e te mos kem zbrazur timen pa mbushur tenden.        

 

Te thuash "parim, parimi, parimin, parimit" = gjinia mashkullore dhe te thuash

parime, parimet, parimeve" = gjinia femerore

une jo e jo qe ste mbush dot mendjen por thjesht te sugjeroj te lexosh ndonje gje nga gjuha shqipe dhe te fillosh nga gjuha shqipe e klases se 4 sdo ishte keq.

P.S. A di une apo jo nga gjuha shqipe kjo eshte relative. Nuk pretendoj te jem i gjitheditshem, por me fal per shprehjen por me shembullin qe ke sjelle me lart mund te te them vetem TE RUJTE ZOTI

Me fal o Afrim qe po ta them, po qenke trung fare. Po bej edhe nje perpjekje te fundit per te ta mbushur mendjen se kjo qe po them (puna e trungut, jo e gjinise se emrave) eshte e vertete. Duket qe s'ke studiuar per gjuhe shqipe, po ta zeme se do te ishim ne nje kurs bashke per shembull, nja 20 vjet me pare, kur morfologjine e jepte prof. Ethemi. Ai qe ta dish ti, merrte nje liber, dhe te thoshte, ta zeme, ma analizo pak "parime" tek fjalia per shembull: "Ne kete mbledhje u paraqiten disa parime te reja". Ti si bylmez qe je, do ti thoshe: "Parime eshte gjinia mashkullore". Ethemi do te thoshte: Ashtu? Pa mendohu? "Jo", do t'i thoshe ti, "parime eshte gjinia mashkullore, sepse parim eshte gjinia mashkullore". Po s'ka lidhje, do te thoshte ai, ste pyeta per parim, por per parime". Po ti do te vazhdoje me ate teorine tende fantastike te kokefortesise se emrit per te ruajtur gjinine edhe sikur gure te bien nga qielli. Edhe nje here, o Afrim, fakti qe parime merr mbiemer te gjinise femerore, tregon qe eshte ne gjinine femerore, mbiemri eshte ne kete rast si organi gjenital. S'mund t'i thuash dikujt qe ka p...  se eshte mashkull,  a me kupto ti mu.  

Si te thuash ti, vetem mos harro ate muhabetin e gjuhes shqipe te klases se 4 a te 5 se nuk jam i sigurte meketotekstet tani se kur behetkymesimi. smiley

 Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende keshtu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.:
    borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (për këtë arsye duhet thënë faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderës, falemnderës), pyll-i, qiell-i, shëndet-i, turp-i etj.;
    Po kështu edhe: problem-i, program-i, komunizm-i, marksizm-i, organizm-i, reumatizm-i, sarkazm-i, etj.

    Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri "furrë" është i gjinisë femërore: furra (dhe jo furri).

Kjo eshte e keqja me ty Afrimo, se mban mend nja dy gjera nga klasa e peste qe te ka thene zysh Lutfija me shkolle te mesme me korrespondence dhe hajde, thua, po marr pjese edhe une ne diskutim. Megjithese edhe zysha keshtu si te kam thene te ka thene besoj, po mban mend vetem nje pjese te mesimit. Cfare pune ke pas bo me pare ti, ke shit shalqinj. Po merru mo vlla me ate qe di te besh, kur s'ke as arsimin, as kulturen e duhur gjuhesore, c'te duhesh qe u futesh ketyre puneve. Keto gjerat qe ke sjelle, jo marksizmi, jo furra, skane lidhje fare me kete qe po themi. Shpresoj ta kuptosh kaq. Hajt me te mira, se e beme terkuze

Per vete e flas dhe shkruaj tre kohe dhe jo tri.

Edhe kjo eshte thene, a po pyet cila eshte trajta normative, apo si e perdorim ti edhe une. Po te me pyesesh mua, kjo eshte nje nga ato budallalleqet e drejtshkrimit, bashke me Servantesin qe duhet shkruar "Cervantes", xhirafen qe duhet shkruar "gjirafe" etj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).