Tedi Papavramin e mbaj mend turbull. Duhet të kem qenë rreth 8 vjeç kur e shihja nga ekrani i vetëm i TVSH-së së asaj kohe se si lideri komunist nuk linte rast pa e pritur në shtëpinë e tij së bashku me të atin. Elozhet ishin të mëdha për djalin e “talentuar”, që sot është violinë e dytë apo e tretë në ndonjë orkestër. Banonte në një vilë luksozë te Medreseja, e njohur dhe sot e kësaj dite si “Vila Papvrami”. Në vitin 1983, pasi mori një bursë studimi nga qeveria e diktatorit, së bashku me dy prindërit e tij vendos të kërkojë azil politik në Francë. Me të drejtë i ati mendonte se i biri meritonte më shumë. Pas asaj fama e Papvramit, që sistemi socialist e trumbetonte me aq forcë, u zbeh, por dhe pas viteve ’90 nuk pati, të paktën në mediet botërore, ndonjë impakt të madh në lidhje me veprimtarinë e Papavramit. Natyrisht që ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme, por si ai ka shumë. Madje, asokohe në lagjen time, tek “Ali Demi”, ka pasur dhe dy violinistë të tjerë, në moshë me Papvramin dhe në klasë me të. Madje njëri prej tyre shumë i talentuar, por s’i kishte mundësitë e Papavramit as të merrte bursë e as të favorizohej, siç favorizohej ai nga i ati mësues në lice dhe me lidhje të forta me sistemin. Djemtë tregonin se Papavrami baba merrte Papavramin bir të studionte në ambientet e liceut, madje diktatura shkonte deri aty sa t’i merrte dhe mësues nga Franca për të. Kjo tregon dhe favorizimin e familjes së tij nga sistemi. I vetmi “heroizëm” sot e kësaj dite mbeti kërkesa për azil me motive thellësisht personale e familjes Papavrami dhe jo se kishin ndonjë disidencë kundër sistemit, dhe më pas persekutimi i Papavramëve pleq të mbetur në vilën e Medresesë.

Kohët e fundit Papavramin e pashë në një spot televiziv, ku u bëhej thirrje shqiptarëve të votonin Edi Ramën dhe PS-në, sepse do të na rilindin (!). Më shumë se një thirrje intelektuale thirrja e Papavramit dukej si një falje publike që ai i kërkon sistemit të atëhershëm që e “preu në besë”. Ndoshta si një nostalgji që ka për partinë, e cila i dha mundësinë de facto e de jure për të ecur përpara falë dhe talentit të tij. Por njerëz të talentuar në atë kohë ka pasur shumë, të cilët nuk merrnin dot një të drejtë studimi dhe jo më të mendonin të kërkonin bursë franceze si në rastin e familjes Papavrami. Madje, akoma më keq, mund të kenë përfunduar burgjeve ose të varur në litar për një poezi apo një këngë që nuk i pëlqente sistemit. Atëherë në mos për ndjesë publike ndaj Enver Hoxhës për çfarë e bën thirrjen e Papavrami. Ai prej kohësh nuk ka jetuar në këtë vend, nuk e di se çfarë ndodh. Por ama diçka e di, që PS-s e sotme është pasardhëse e PPSH-së. Në nivel ëglobal Shqipëria ka nxjerrë artistë edhe më të njohur se Papavrami, siç është, fjala vjen, Inva Mula apo Ermonela Jaho, por s’i kemi dëgjuar ndonjëherë këto zonja të nderuara të bëjnë fushatë për asnjë krah politik. Po shihja dje një medie të ekzaltuar në kufijtë e orgazmës për fushatën që po bën PS-ja, sipas saj me figura të njohura shqiptare nëpër botë. Por indikacioni në elektorat dhe thirrjet e tyre s’kanë ndonjë impakt, madje mund të shtojnë më shumë numrin e abstenuesve apo dhe të kundërshtarëve. Do ta mirëkuptoja thirrjen e një njeriu të dëshpëruar, një njeriu me aftësi të kufizuara, një njeriu që rraskapitet tërë ditën dhe mezi nxjerr jetesën. Por jo për njerëz që jetën me tapet të kuq ua ka shtruar sistemi i dikurshëm. Në rastin e Papavramit, për shembull, tek të rinjtë ai s’ka ndonjë lloj impakti, ndërsa ata që e kanë jetuar atë kohë e njohin mirë luksin dhe favorizimet që i bëheshin. Prej vitesh shqiptarët e kanë hedhur tutje mentalitetin e tufës dhe janë bërë më individualistë. Pra, s’kanë nevojë të shohin shumë se për kë voton Papavrami, i cili s’është se i ka dhënë ndonjë gjë të madhe këtij vendi përveçse i ka marrë, por i bëjnë vetë balancat. Tekefundit, në të gjithë botën vota jepet në bazë të një programi, apo në bazë të një pritshmërie dhe s’ka nevojë ta orientojë askush. Në rast se për Berishën e dimë deri tani se çfarë ka bërë, Edi Rama si lider që duhej të jepte frymën e ndryshimit nuk na afron asgjë. Termi i tij i gjetur si “rilindje” është një fyerje për dikë që ka njëfarë intelekti, sepse njerëzit në një sistem demokratik nuk ka nevojë t’i “bëjë njerëz dikush”, siç po kërkon të na tregojë Rama. Njerëzit në një sistem demokratik kanë nevojë për një qeveri që të miradministrojë taksat e tyre dhe të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Por Shqipëria është një vend paksa i veçantë, se s’të lë mundësi zgjedhjeje. Në rast se heq Berishën, vjen Rama, i cili mori në dorë një qytet dhe e ktheu në kaos. Megalomani të tipit “Rilindje” nga pjesa e shëndoshë e popullsisë mund të shihen me përçmim, siç u pa me përçmim në vitin 2009, kur Rama pretendonte të ishte misionar. Ky vend ka nevojë për njerëz që flasin thjesht dhe ta kuptojnë atë që u thuhet, të dijë sa rrogë do të marrin, të dijë çdo të bëhet me ujin, dritat, arsimin shëndetësinë, dhe jo t’u hidhet hi syve me taksa progresive, që ngjajnë si tatim i jashtëzakonshëm. Sa për thirrje pinjollësh të diktaturës alla Papavrami e të tjerë, ose nuk i dëgjojmë, ose i përçmojmë.

509 Komente

ne fakt komplimente u duhet dhene te dyja paleve per fushaten  qe organizuan.. sepse  me ckam ndjekur,  u zhviulla e qete dhe pa probleme serioze..

Komplimente atyre qe kane paguar o Belul

Sikur u rrah ai i FRD-se atje ne Roskovec. Gjithsesi, prova finale eshte data 23, shpresoj te jete dite e qete.

yhh e qete fare mi

gjurulldia fillon mo mrapa, sic ka tregu jeta smiley

Fillon dreqi fillon

me ca kena nigju , kete rradhe jo smiley

uh t'lumte goja jarebi, hongsh buken e amel

mire dakord, ky  rasti i FRD.  jo se nuk eshte   incident  serioz,   por e kisha me shume  incidente mes ketyre te ''forteve''...

 

gjembi,  ska dasem  ku nuk thyhet   ndonje gote a ndonje pjate.. e pamundur..smiley

per zgjedhje te tjera ishallah mos heqin dore nga mitingjet, imagjino cfare saune kolektive eshte bere sot neper shqiperi 

Ato dokrrat per qindra mijra njerez neper sheshe jane me qesharaket qe bejne partite ne Shqiperi.  Kurre nuk kane kapur me shume se 20,000 as njera as tjetra.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).