Pak retrospektive.

 

2009

Disa jave para zgjedhjeve. Kisha shkuar ne Shqiperi dhe takova disidentin e njohur Grigor Zahari apo Ligorin, siç e therisnim. Biseduam gjer e gjate per zgjedhjet, per nje pol te trete, per investimet dhe per dy krokodilat. Nga fundi i bisedes, per te sqaruar dhe pak pozicionin e tij konfuz ndaj dy krokodilave, i bera nje pyetje testuese ;
- Ligor, marrim rastin se ti vete ndodhesh para kutise se votimit, dhe nga keta dy te keqet e mundeshme qe na paraqiten, Edi Rama dhe Sali Berisha, ti vete per ke do votoje, ke do zgjidhje, kush do ish e keqja me e vogel apo me i pranueshmi per situaten qe po kalon ky vend.
- Ee te them te drejten Pjero, ndermjet ketyre te dyve, do zgjidhja Berishen, per kete do votoja ....
Per nje moment shqyeva syte, por ai nuk me la gjate ne kete habitje te time, duke shtuar;
- .... ky me duket e keqja me e vogel e ketij vendi, ky ka shum gomarlliqe, por ... - dhe vazhdonte disa nga arsyet e veta ai.
Kur mbrrita ne Antwerpen, takova shokun tim qe punonte ne Bruksel, ne korridoret e Hermanit dhe Barrosos. I tregova per opinionin e Ligorit. Ai buzeqeshi duke shtuar se e kish thene me kohe ate gje dhe se kish patur te drejte. Me erdhi inat, se dukej sikur e vendoste ai fatin e votimeve dhe jo Sovrani/Votuesi shqiptar. Ndoshta per Shqiperine, kishin te tjera parametra.

 

***

2013

Maj, nje muaj i nxehte si vete politika shqiptare. Ndeshja politike kish filluar me kohe, para se KQZ e pergjysmuar ti binte gongut. Dalloheshin dy krokodilat, per batutat qe i hidhnin njeri-tjetrit, dallohej Topi per urtesine politike, dallohej Spahiu per karizmen e tij, dukej si nje lider shpres-dhenes. Mendoja se me kete politikan, me partine e tij mund te beja diçka ne interes te Shqiperise, por nuk mund te beja asnje hap pa takuar Bradin. Doja ta takoja ate, ti paraqisja planin tim, skenarin tim, me qellim qe ai t'ua paraqiste fuksionarve te kabinetit te Buall Mavrise apo njerzeve te afert te tij e te Bashes, disa prej te cileve ai i njihte. Mendoja se duke u vene ne zbatim plani im, i behej mire Shqiperise dhe ekonomise se saj, pavarsisht nga njerzit, figurat politike te diskretituara tashme. Per mua ishin njesoj te gjithe, me plus minuset e veta, rendesi kish kush e çonte ujtin ne mullirin e ekonomise shqiptare.
Nga Beluli morra vesh se Bradi vinte me date 8 maj, dhe gjat kesaj kohe, u morra me pune te dores se dyte, me duhej tu gjeja nuse nja dy shokeve te punes, ku nuk ishte e veshtire ne Shqiperi, ku te gjithe donin te iknin, sikur kishte rene kolera. U kisha dhene numrat e telefonin te njeri-tjetrit dhe i kisha lene ne pune te tyre, me shprese te lidheshin ku une "shkesi" pretendoja te fitoja nga nje shishe (konjak ose raki nga me e mira) nga palet. Me Bariun u takova po ato dite dhe me interesonte mendimi i tij mbi situaten ne Shqiperi. Per Topin, ai kish nje nenvlersim per shkak jo te koncepteve politike te Topit apo FRD, por per shkak se ai kish qene President dhe tani po e ulte veten ne rangun e nje drejtuesi partie.
- Ai duhej ta mbyllte me aq, se detyre me te larte se President ai s'ka ku te veje me, - fshiu buzet Bariu nga qoftet, duke kapur krikon e birres sikur kish kapur qafen e Topit.
I shpjegova konceptin perendimor mbi punen dhe detyrat, ku keto nuk konceptoheshin si ne Shqiperi, ku me mbarimin e nje detyre sado te larte, ti nuk ishe se kishe lene ndonje ofiq, perkundrazi vazhdoje jeten politike edhe ne nje detyre me te thjeshte, dhe se çdo detyre kish rendesine e vet.
- Ne perendim i kane kapercyer keto koncepte siç mendon ti Bari,- rrekelleva krikon duke leshuar nje; Ahh , nga birra.
Do te doja te bashkpunoja edhe me FRD por persa kohe nuk kisha ndonje ftese, (topin ua kisha lene ne dere nepermjet Lizandrit) nuk mund te beja ndonje levizje politike. Isha ne pritje, se mos Lizandri me shkruante tek posta, por kjo nuk ndodhi.
Porositem birra te tjera nderkoh qe biseda ra per AKZ. Sapo ishin larguar disa antare kryesore te saj, por kjo nuk prishte pune persa kohe figura e shquar e asaj partie Myslym Pasha qendronte me Kreshnikun. Thenia e Spahiut se kandidatet per depudet, duhej ti paguanin vete shpenzimet e fushates, tregonte se ajo parti ishte e varfer, por kjo nuk prishte pune, perkundrazi e ngrinte kete parti ne syte e popullit.
- Une kujtoja se keta financoheshin nga turqit, - shprehu Bariu mendimin qe ekzistonte per kete parti dhe qe flitej lart e poshte.
- Une e dija me koh qe nuk financoheshin nga turqit, se nuk mund te financojne turqit nje parti qe sulmon njeriun e tyre, se qe Buall Mavria ishte njeri i tyre apo pro tyre te pakten, e kam kuptuar qysh ne 1993 kur isha ne Gjermani, nga ajo organizata qe donte te me financonte per ta rrezuar Buall Mavrine, e ke tek VQ tek Letra drejtuar ambasadores amerikane, nga fundi i letres, si duket nuk e ke vene re.
- Librin e kam lexuar me vemendje, po kushedi, ndoshta nuk e kam vene re kete pjese.
- Mundet, megjithse nuk e kam percaktuar, nuk e kam treguar se kush organizate, e kam kaluar tangent kete informacion, keta Bari ishin dhe jane kundra Turqise, dhe ne ate kohe ishin kundra Berishes.
- Do ta lexoj dhe nje here kete Letren drejtuar ambasadores, se paska nje informacion qe nuk e kam kapur.
- Jo te gjithe mund ta kapin, plus qe gjate leximit, zhytesh ne nje fakt apo pasazh dhe pjeset e tjera i kalon pa kuptuar.
- Po, po me ka ndodhur dhe mua kjo, por une kam nje gje se i kthehem nganjehere disa pasazheve, kur e shoh qe me kalojne pa u kuptuar, - i hodhi pak vaj qofteve Bariu.
- Sikur nuk shkon vaji me qoftet e zgares, - ngjyva qoften time tek piperi dhe kripa.
- Eh, te gjitha ne bark do shkojne, - buzeqeshi Bariu, duke recituar nje nga poezite e tija. Kish ber ndermend qe kur te behej me leke, tu bente nje permbledhje tre librave te tij me poezi.
Me vone u çuam, e dolem tek nje supermarket i ri aty afer. Kisha deshire te shihja çmimet. I shpjegoja Bariut se sa kushtonte ne perendim ky apo ai produkt. Disa ishin me lire ne Shqiperi, disa njesoj dhe disa pakez me shtrenjt se ne perendim. Dukej qe çmimet aty, percaktoheshin nga prodhuesi me shume, krejt ndryshe nga ketu ne perendim, ku çmimi percaktohej nga Bursa.
Takimi me çunin e tezes, biznesmen, pro PD, ishte gjithashtu interesant. E kisha kuptuar qe VQ e kishte lexuar perciptas, me mendimin se shum gjera, aktivitetet e mia i dinte drejtpersedrejti, dhe ish mjaftuar me nje lexim te shpejte.
- Buçko, a nuk do ishte mire qe Vizionet ti lexoje ngadale, horizontalisht dhe jo vertikalisht siç i ke lexuar, - ngula pirunin ne qoftet.
- Buçko, sot, ne kohen e sotme, vetem budallenjt lexojne horizontalisht, rresht per rresht, sot eshte koha e internetit, s'ka koh tjetri, lexohet vetem vertikalisht, merret fleta apo libri dhe fillohet nga lart poshte, rrrrrrrrrrrrrrttt.
Vertet, une duhej te isha budalla qe lexoja akoma rresht per rresht dhe horizontalisht. Koha per te ishte me e çmuar se floriri. Biles kete lloj vakanci qe une beja ne Shqiperi me qofte e birra e byreqe, ai e quante humbje kohe, nderkoh qe une duhej te shkoja ne Spanje, France, apo ndonje vend tjeter me paketat turistike full opsion.
- Une harxhoj 4000 euro kur shkoj me pushime jashte me familje, dhe gjithmon ne hotele me 5 yje, ke provuar ndonjehere hotel me 5 yje, buçkooo.
- Buçko, nuk me ka lindur nevoja te shkoj as ne hotel me 1 yll e jo me 5 yje, se kam fjetur gjithmon ne shtepine time apo neper kushurinj, por te harxhosh 4 mij euro per nje vakanci, mua me duket çmenduri.
- Ah, s'ke provuar ti dhoma me pishin private me ato ujrat qe dalin nga ansoret per masazh ...
- Ah, bubell-bad, qe jane per masazh.
- Po ato, nuk ka gje me te bukur, shishja e shampanjes tek koka, ah çfar ke humbur o buçko.
- Ato i kam provuar, ne pishina publike, ne sallonet publike, jane te rrumbullakta apo si katrore, dhe rrijne disa njerez ne te, njesoj eshte, ti paguan 4 mij euro per ti shijuar ato, une paguaj 4 euro ne pishinat publike per ti provuar bubell-badet.
Birrat dhe qoftet, perveç ca sallatrave qe kishim porositur, po hecnin ne proporcion te zhdrejte, ai hengri 5 qofte e une 15 qofte. Une piva nja dy birra me shume. Qebabtoret ishin shtuar ne Tirane, dhe keto per çudi rrinin plot, ndoshta ngaqe njeriu udhehiqej nga instiktet akoma dhe jo nga keshillat e mjekeve, te cilet rekomandonin me te drejte qe te konsumonim sa me shume zarzavate dhe sa me pak mish. Nga çuni i tezes, inxhinier nafte dhe njekohesisht biznesmen nafte, mesova se nga 4 rafineri qe Shqiperia kish patur, sot fuksiononin vetem 2, dhe biles njera nga keto me gjysem kapaciteti, pra i binte 1 e gjysem. Shqiperia nxirrte nafte mjaftueshem, biles edhe per nevojat e veta, por interesat e disa individeve benin qe nafta e benzina te importohej. Nafta shqiptare, nje pjese nxirrej jashte te rafinerohej e kthehej e rafineruar ose shitej jashte. Per interesa kombetare zhvillimi as qe flitej fare, vendin e ketyre e kishin zene interesat private te biznesmenve te ndryshem, te lidhur me politiken.
Nga gazetat e shumta qe dilnin aty, me shume me pelqente Telegraf ngaqe i kishte te ndara rubrikat, ku fillonte me politiken brenda vendit, rubrika e Kriminalistikes, ngjarjet neper rrethe, neper bote, Tregjet, ekonomia, temat Sociale, informacione per pensionet, emigrantet, rubrika Histori, Dosjet, e nga fundi vinte nje rubrike shum popullore, ajo e Mjeksise, bimet mjeksore, kurimi nepermjet tyre, etj, rubrika e VIP-ave, Kultura, Moda, Kuriozitete, dhe Sporti. Pak a shume keshtu ishin edhe gazetat e tjera, perveç rubrikes interesante te Mjeksise qe e kishin vetem 3-4 gazeta.
Me Papin, çunin e halles nga Kuksi, emigrant i vjeter dhe ai, u takuam ne Tirane. Ai kish hallin e hipotekimit te nje apartamenti te vogel qe kish blere, me 350 euro m2. Kish paguar nja 22-23 mij euro per 1 dhom e 1 guzhine, aq sa kisha paguar une per nje gazoniere/studio. Shqiptaret i dukeshin atij si mashtrusa, si kriminela, ngaqe kish vite ne perendim. I shpjegova se thjesht ne pamje te pare dukeshin si te eger, por nuk ishin dhe aq te eger. Ishin me shume nevojtare. Papi me mesoi nje qebaptore te re qe ishte hapur perball ministrise se Drejtesise tek rruga e trenit. Nje qebabtore e hapur nga korçare, te cilet po zaptonin ter qebaptoret e Tiranes, siduket ngaqe ishin zanatçinj te pregatitjes se mishrave te ndryshme. Aty gjetem nje grup te huajsh qe flisnin anglisht.
- Ou edhe para 1 jave ketu ishin ca angleze, - me tha Papi.
- Si duket, ata do tu ken thene ketyre, nuk perjashtohet kjo mundesi, - thirra kamarierin per dy birra te tjera Kaon. Dhe vertet, sa here kaloja nga ky lokal, do gjeja te huaj. Ketu ose rruga i favorizonte, ose te huajt, emigrantet i transmetonin shokeve te tyre se ne X vend ishte nje birrari e mire. Ne fakt kjo gje ndodhte me te huajt dhe ne emigrantet. Mundej edhe me shqiptaret aty. Shqiptaret kishin filluar ti frekuentonin keto, pasi ishin te lira, nje qofte = 0,18 cent deri ne 0,21 cent, nje birre = 0,35 cent deri ne 0,50 cent, nje sallate (te ndryshme) = 0,70 cent deri ne 1 euro. 1 pilaf =0,35 cent deri ne 0,50 cent, 1 pjat gjelle (te ndryshme) = 1 euro deri ne 1,40 cent, 1 doner = 0,70 - 0,85 deri ne 1 euro. Ndonse lokalet i shihje plot, kuptohet nga lirsia, flitej se shum familje te varfera kishin filluar ta benin buken vete, gje qe do te thonte nje hap mbrapa per keto familje ne standartin e jetes. Kish familje qe e kishin ne rregull standartin e jeteses, sidomos buxhetoret, mesuesit, policet, punonjesit ne sektorin privat, pasi kish nje ngritje rroge te lehte nga vitet e shkuara, mirpo kishte dhe familje qe flinin me barkun bosh ne disa raste, per te mos thene ne shum raste. Keto ishin familje pa te ardhura, pa pune, me pune provizore, pa ndihme nga shteti, qeveria dhe pushteti lokal dhe pa nje emigrant jashte.
Ne Tirane, tek shtepia e plakes, futej ujti nga dritarja kur binte shi dhe nje dite me trokiten komshinjte poshte. Ca goca studente, me thane problemin, ku tavani i tyre kish marre njolle, nga kjo dritare dhe nga ballkoni. Ato kerkonin qe une te vendosja nje ulluk/tub per shkarkimin e ujtit, gje qe doja ta beja athere kur shtrova tarracen, por qe komshinjte nuk ishin dakort athere. Gjysma e komshinjve te vjeter kishin ikur dhe kishin ardhur keta te rinjte. Specialisti i mehalles, te cilin e therisnin te gjithe ne rast nevoje, me sugjeroi qe dritaren e kohes se socializmit, ta zevendesoja menjehere, dhe ashtu bera. I telefonofa Bariut dhe ai me solli nje specialist per kuadrimin e dritares, nje vlleh, burr i urte siç jane vllehet ne pergjithesi, i cili per dy dit pune me morri 2500 leke = 18 euro, plus 1500 lek = 11 euro pllaka e mermerit, plus nja 1500-2000 lek = 12-14 euro materialet e tjera, si rera, gelqerja, çimento,fino, te gjitha kushtuan nja 40-42 euro, dhe dritarja ishte gati per firmen e duro-aluminit. Firma e duro-aluminit, aty afer mehalles, ishin ca çuna nga veriu, por ngaqe nuk kish pune (puna kishte rene gjithandej) nuk rrinin aty. U telefonova, dhe per 5 minuta u duk pronari. E pyeta sa kushtonte nje dritare me dimesionet 135 me 145 dhe me tha se me dopio xham kushtonte 25000 leke = 180 euro, ndersa me nje xham nja 20 euro me lire. Pranova, beri matjet dhe per dy dite dritarja e bardhe u montua preçiz ne zgavren e kuadruar. Nga ana e ballkonit, ustai i pare, i kuadrimit, i kish vene ca llaç si mburoje per te mos hyre shiu. Grillat qe kish vene plaka, do rrinin mbyllur. E gjithe dritarja kushtoi 220 euro, diç me mire se çmimet ne perendim dhe lindje.

101 Komente

Ai duhej ta mbyllte me aq, se detyre me te larte se President ai s'ka ku te veje me, - fshiu buzet Bariu nga qoftet, duke kapur krikon e birres sikur kish kapur qafen e Topit.

 

ah, ah ah.. hajde prape me keto qoftet...  po nderroje njehere menune o derman..   nuk  behet politika e madhe vetem me birre e qofte..   ceshte  ky konservatorizem?  duhet varjacion gastronomik.. ndryshe nuk mund te flasesh  per ide te reja ne politik...smiley

Prit o Belul se nuk behen gjerat fet e fet, prit dhe pak sa te futen ne tregim edhe kokoshkat duke bere: jahaha!, jahaha!, dhe mbaroi puna, u beme si Kanadaja. 

nderkaq heretiko shih cthote me poshte Pjeri...

 

Birrat dhe qoftet, perveç ca sallatrave qe kishim porositur, po hecnin ne proporcion te zhdrejte, ai hengri 5 qofte e une 15 qofte. Une piva nja dy birra me shume. Qebabtoret ishin shtuar ne Tirane, dhe keto per çudi rrinin plot, ndoshta ngaqe njeriu udhehiqej nga instiktet akoma dhe jo nga keshillat e mjekeve, te cilet rekomandonin me te drejte qe te konsumonim sa me shume zarzavate dhe sa me pak mish.

 

..shikon  ti,   teorikisht   i di mire gjerat Pjeri,  por i duket cudi qe  jane shtuar qebaptoret ne Tirane dhe per me teper, cudi qe ato jane plot.. kur Pjeri vet  sa here qe shkon  atje, nuk shkulet nga qebabtoret.. pa anashkaluar faktin  qe qoftet  i perlan ne proporcion  te zhdrejte  me tavolinen 1:3.

Belulul shko nga tra lalaja lere Pjerin 2 sec.

Kujdes me ato qoftet o babam.jane dhjam i gjalle.ndersa ti i ha me qellimin e larte patriotik te kontribosh ne ekonomine lokale e perparimin e shqiperise,niveli i larte i kolesterolit ne trupin tend eshte meraku i fundit qe qoftexhinjte shqiptare kane ne mendje.smiley

heretik  u bo surrati jot me fol per Kanadane 

ty kosherja te ka ngel se mizat te kan ik me kohe

Ne kete blog surrati im ka fol per surratin e Kanadase, nisur nga ç'ka surratlleqe ka fol surrati jot. Pastaj per te folur per ndonje vend, qofte edhe:

fry moj ere e Elbasanit

qe heret ne mengjez

duhet me t'morre leje surratit tend Zonja qElbasani?

te jene te verteta ??

Pjer,me shastis kjo modestia jote ,madje,ne ate pike sa po filloj te dyshoj se ti ben ironikun me ne. Midis shume gjerave te tjera qe me bejne pershtypje,po si more,ti njeri i dale jashte,njeri me nje formim te konsiderueshem, duhet te te thone komshijte qe duhet nderruar dritarja e socializmit ?! Kaq s'ta vriste syrin, fare ? smiley

Edhe nje gje,e kam alergji,pash Zotin,mos thoni me 'ujti' 

Ahh venus, nuk mund te them uji, se ka te beje me peshen e meshimit te konceptit dhe me "magjine" e numrave qe i pershtaten shkronjave. Eshte nje fushe qe nuk e njeh njeri ne Shqiperi, e shumta ndonje çifut dhe asirian qe mund ta njohin. 

Mire. 

Pjeri paska fol vetem per qoftet dhe birren, po ende nuk ka fol per "trute" dhe veren.... mbase e ka lene per heren tjeter.... Po kesaj radhe reportazhin Pjer e ke lene pa thelb...... Mbase e ke lene vete te tille tamam per 1 Qershorin...???????smiley

Iku thelbi,Alidems,u be mish per qofte. C'tru kerkon ti ,pas birre? Pija dhe trute s'shkojne fort bashke.

Gezuar 1 Qershorin,femijes qe fshihet brenda secilit prej nesh.smiley

Gezuar kalamaja smiley   flm smiley

jo mo alidemso se ka filluar merret me mbleserira.   u gjen nuse shokeve  nga  Pakistani  dhe Somalia..smiley  

bile ka shume mundesi te kete hapur ndonje zyre si ndermjetsues,  ndryshe nuk spjegohen  keto udhetimet e shpeshta ne Albanie..

alidemso, jane 4 pjese ku njera pjese eshte per juve, graven dhe ty, duro, kjo eshte pjesa e pare. 

...ka koh tjetri, lexohet vetem vertikalisht, merret fleta apo libri dhe fillohet nga lart poshte  (shkëputur nga kujtimet e Pjer Thomas, kushtuar zhvillimeve politike shqiptare në viti 2013 pas krishtit)

...ka kohë që unë lexoj vertikalisht, nga poshtë-lart. Më ka ndihmuar shumë të kursej kohën, pavarsisht se me të më pas nuk kam ditur ç'të bëj.

Petro, ky lloj leximi qe ju aplikoni, te kursen kohe, por te le gjysmak ne kuptimin thelbesor te asaj qe po lexon. 

I telefonofa Bariut dhe ai me solli nje specialist per kuadrimin e dritares, nje vlleh, burr i urte siç jane vllehet ne pergjithesi, i cili per dy dit pune me morri 2500 leke = 18 euro, plus 1500 lek = 11 euro pllaka e mermerit, plus nja 1500-2000 lek = 12-14 euro materialet e tjera, si rera, gelqerja, çimento,fino, te gjitha kushtuan nja 40-42 euro, dhe dritarja ishte gati per firmen e duro-aluminit. Firma e duro-aluminit, aty afer mehalles, ishin ca çuna nga veriu, por ngaqe nuk kish pune (puna kishte rene gjithandej) nuk rrinin aty. U telefonova, dhe per 5 minuta u duk pronari. E pyeta sa kushtonte nje dritare me dimesionet 135 me 145 dhe me tha se me dopio xham kushtonte 25000 leke = 180 euro, ndersa me nje xham nja 20 euro me lire. Pranova, beri matjet dhe per dy dite dritarja e bardhe u montua preçiz ne zgavren e kuadruar. Nga ana e ballkonit, ustai i pare, i kuadrimit, i kish vene ca llaç si mburoje per te mos hyre shiu. Grillat qe kish vene plaka, do rrinin mbyllur. E gjithe dritarja kushtoi 220 euro, diç me mire se çmimet ne perendim dhe lindje.

Pjero, kam dhe une nje driatare per te vene ne Tirane. Ma jep pak nr e atij vllehut mer poste, se duhet prishur muri njehere, pastaj te vihet dritarja.

PS : sa i ha qoftet more Pjero !! Po ato me mish kali apo gomari jane, per mos te thene mish qeni smiley

LEFTO, me shkruaj ne posten private, te ta jap numrin e tij. 

Tashti cili eshte ky Bariu, se ket nuk po e marr vesh mire, ...Te jete valle Bariu yne..(peshkut).???

jo  jo, eshte ai i teatrit te kukullave:   ''krrau.. krriu, po vjen bariu..smiley

katallani ?

Buçko, a nuk do ishte mire qe Vizionet ti lexoje ngadale, horizontalisht dhe jo vertikalisht siç i ke lexuar, - ngula pirunin ne qoftet.

fantastike.

kesaj radhe nuk po kuptoj titullin e shkrimit. me duket sikur pak lidhje ka me reportazhin.. fotoja gjithashtu.

 

Do te doja te bashkpunoja edhe me FRD por persa kohe nuk kisha ndonje ftese, (topin ua kisha lene ne dere nepermjet Lizandrit) nuk mund te beja ndonje levizje politike. Isha ne pritje, se mos Lizandri me shkruante tek posta, por kjo nuk ndodhi.

 

...u kishe lene edhe 200 stilolapsa Pjero. aaa, duhen thene te gjitha..smiley     

megjithse ketu me duket se ke bere nje ''gabim  teknik''.  nuk permendet ''topi'',  qofte edhe si metafore,  te partia e Topit..smiley   lere pastaj  qe Lizandri  smerr vesh nga futbolli,  ''ska haber nga topi''  dmth,  prandaj dhe ste ka shkruar...

Tani nuk e kupton dot lidhjen me titullin Belulo, kur ti lexosh te tera pjese po. 

aa, keshtu dakord Pjero..  se ne fakt nisur   nga kjo pjese,  kuptimi i vetem qe munda te nxirrja  nga ky titull ishte: ''rruge e mundimshme''  per te  gjetur qebabtore  te hajrit....  dhe  te jem fare i sinqerte,  mu duk sikur kete pjese e ka sponsorizuar  lobi i korcareve.. dmth keta, trusti i qofteve..smiley

Buçko, nuk me ka lindur nevoja te shkoj as ne hotel me 1 yll e jo me 5 yje, se kam fjetur gjithmon ne shtepine time apo neper kushurinj, por te harxhosh 4 mij euro per nje vakanci, mua me duket çmenduri.
 

Cmenduri ??  smiley  Po jeta 1 asht mor Pjer !!!!!

Pse kush tha qe eshte dy. Mos thash gje une. Nese e ke fjalen per hotelin, m'duket se e ke lexuar qe une fle ne shtepine time. I hypi autobuzit, fugonit e shkoj ne çdo qytet qe dua. Aty takoj kushurinj, me ftojne te rri, u le adetin e kafese apo te rakise, sipas disa faktorve, 10 mij apo 20 mij apo dhe 5 mij (te vjetra), megjithse nuk ia thom per ndjekjen e traditave. 

çdo gje ne bote eshte relative, ajo qe per mua mund te duket çmenduri, per ty eshte normale, dhe anasjelltas, ketu nuk ka asgje per tu çuditur. 

Ne fakt duhej te isha shprehur me gjate qe mos keqkuptohemi. E kuptoj qe nga pozita gjeografike dhe mundesia ndahet kufiri i te qenit "cmenduri" ose jo ne percaktimin e shijeve dhe zgjedhjeve te qefit . psh Ju  e kategorizoni veten ne ate qe i ka te dyja mundesite por perseri te duket cmenduri. Ka qe nuk e kane anen ekonomike por kan anen gjeografike , dmth  detin psh afer dhe s'kane nevoje per 4 mije euro. Ka qe e kane detin dhe euron dhe preferojne te shpenzojne per t'a bere sa me te shijshme dhe komode pushimin.

Ka nga ata qe standarti i jetes ku jetojne i ka kerkesat e larta ne bashkpunim me anen gjeografike. Kanadezet psh meqenese kane vetem liqene, preferojne Kuben , Ameriken , Europen dhe ajo shume nuk u duket cmenduri por nevoje ......e domosdoshme per shendetin dhe kenaqsine kuptohet.

Gjithsesi varet dhe nga personi, por ne kete rast kisha parasysh se shkrimtari prek cdo ane me lapsin e tij dhe duhet te jete pak i kujdesshem per arsye se ka nje audience multiple smiley

Pikerisht Alba, kete doja te thoja dhe une smiley psh kanadezet, juve, qe keni rroga me te larta se ne Europe, eshte mese normale te shpenzoni 4 mij euro per vakanci, nderkoh qe per nje shqiptar do te ishte çmenduri, apo per nje italian, spanjoll, grek, portugez, do ishte diçka e tepruar. 

Elba smiley.  Ketu jam dakort me ju , Europianet vetem nqs kane mundesi ekonomike ose duan comfort vacations sepse plazhin e kane plus , mund ta bejne edhe me lire. me perjashtim te britanikeve sepse edhe ata vijne ne Kuba ose Europe per arsyet gjeografike jo te pershtatshme per nje plazh me nuanca deti smiley

Pardon smiley Elba, nje germe ishte e shkreta, dhe ndryshoi ter emrin, si puna e rroges, ju nje 1 mijshe siper nesh e keni rrogen, por ndryshon ter vakancin smiley

C'lesh rroga me te larta ka Kanadaja, e ka pagen minimale me te ulet se Amerika, dhe shume vende Europiane e kane me te larte rrogen se Amerika. Ne Kanada emigrohet nga halli, jo nga qefi.

fol per vete

ka te drejte. Per te njejtin vend pune, paguhesh shume me mire ne cdo shtet te Amerikes. Perjashtim mund te beje ndonje vend pune specifik, kryesisht, ne industrine minerare

Une se kam idene si jeni kaq kompetente dhe per te tjeret , edhe si u fliska kot me kot me shume ketu se atje me pak atje se ketu me ketu e me andej , oj oj te gjithe njesoj , bej pak me shume research zoteri , kush ka bachelor e lart paguhet ne menyre te majme si ketu dhe atje , punet e dores se dyte pastaj  varet nga korporata , organizata , biznesi , eksperienca etj etj .

Aaaaaa disipline qe me keni smiley na plloc smiley

 

po kadal mi Elba se nuk e them une. Ka te dhena online vec studimeve krahasimore per ket, boll me gugllu. Ne menyre absolute e vertete dhe ka faktore objektive per ket. Krahasimisht gjithashtu, jeta ne Kanada eshte mesatarisht me e shtrenjte sesa ne Amerike, sidomos ne qytete, qofte transporti, qeraja, shpenzimet per ushqime, sigurim shtepie/ makine, argetim, te ngrene jashte etj. E vetmja gje qe mund te jete me lire ketu, eshte energjia elektrike

Skam nevoje me gugllu , kam jetu si NY edhe Toronto tani. Jeta eshte njesoj ne te dy vendet vecse taksat ketu jane me te larta , po mos harro se shendetesia eshte falas ndersa ne Ny pa inshurance do paguash qimet e kokes ose sdo paguash fare dhe do te te prishet krediti

Jeta ketu arrin te kaloje nga working class qe permend ti veshtiresite , ne middle class pa aq shume veshtiresi  kur dy vete punojne  ne nje familje dhe arrijne ne $6000-7000-10.000  te ardhura ne muaj se bashku. Dhe per kete duhet pak lufte si fillim kur vjen nga te dyja palet.

FT, nuk qenke ne brendesi te rrogave fare. Sa e ke rrogen ti, dhe ç'pune ben, te te kthej pergjigje se sa eshte rroga per ate profil pune ketu. 

Bravo Pjer. Le te ma thote mua njeher ca pune ben ketu dhe t'a kuvendojme se sa i takon te paguhet me aq sa kam dijeni , bile ka mundesi nga pakenaqsia garanti mund te gjejme ndonje shkelje te te drejtave humane dhe personi ne fjale se ka idene ose sdo ta pranoje se i intereson puna per momentin ....yyyyy  t'a qame hallin or fan fan tulipan smiley

Pjer, nga ky shkrim kuptova qe me bindje ti anon ose e gjen veten me shume ne krahun e partive te djathta.

Sepse ti Gaia e shef nje çike skiç majtas, po ta shohesh nje çike skiç djathtas do te shoç qe subjekti ha buke majtas, dhe anasjelltas here majtas e here djathtas, dmth majtas-djathtas, fertele fare, qofte zgare, si te gjithe te tjeret. Eh ç'te besh?

Gaia,

Mesa e kam kuptuar une Pjerin, ai nuk eshte se ka ndonje ndonje qasje pragmatike politike, pra nuk eshte as i majte, e as i djathte. Ai e thote troc: me paguani dhe ju sherbeje. Kete gje e kapi shpejt Bradi dhe e ka pajtuar ose kontraktuar. Ne fakt qellimi i pajtimit nga Bradi nuk ishte qe ta shfrytezonin Pjerin per idete e tij brilante per nje qeverisje me te mire, sepse klani i saliut vetem per qeverisje demokratike qe nuk eshte. Por, kundrejt nje shperblimi modest dhe sigurisht te ndonje premtimi per ndonje vend pune ne administraten e qelbur te saliut, arrihet qellimi i vertete dhe qe eshte "vecimi i tij nga mundesia per te ndihmuar PS-ne". Mirpo sefundmi kete gje Pjeri e ka kuptuar dhe ose duhet ti rritet pazari ose Pjeri negocion me socialistet.

Pierre, nese deal-i me Bradin ka perfunduar, te ftoj per nje kafe dhe te prezantoje pastaj me njerzit qe me te vertete do te te degjojne per idete e tua ekonomike ne dobi te shoqerise. Po te jete se kenaqesh me birra dhe qofte, atehere miresetevish. 

Nje shans qe nuk duhet humbur ky Pjer! Pranoje ftesen e timit

Timo......pse kaq poshte po e ul pazarin ti mer daj, me birra e me qofte...???? Nuk pritet nje mendje si e Pjerit keshtu..... Ai mund te mos ja lejoje luksin vetes per me shume se edhe modestia apo burbonizmi ben te veten, por ama per ne te tjeret duhet pak me shume respekt per keto mendje......duhet therrur dashi qe prin koopeeeenee...

Mbase gabohem, po Bradi birra e qofte i ka dhene (kuptohet birrat kane qene jo vendase pra me cilesore) dhe nje premtim per nje vend pune ne Bursen e Tiranes, qe sic dihet vetem burse nuk eshte. Une do ti ofroje birra gjermane dhe salcice austriake, por mbi te gjitha takime me ekonomistet e PS-se qe jane shume serioze ne reformat qe do te ndermarin ne favor te shtresave te varfera dhe te mesme te shoqerise dhe ne disfavor te nje pakice milioneresh, kryesisht njerez te oborrit te sali-ut. 

lexo VQ qe ta kuptosh se nga anoj Gaia. 

Faleminderit z. Pjer! Kesaj i thone fillim te mbare te dites e te fundjaves.

krejt ndryshe nga ketu ne perendim, ku çmimi percaktohej nga Bursa.

smiley

Pjero, shqiptare apo siriane ata qe kerkonin nuse?

Tashti po me vje nder men.... ky biznesi i nuseve eshte shume fitimprures...????smiley

...tani po te vjen ne mend....po ka vite qe bohet me ukrainaset o burr....na mbyten smiley

 

ps: o Pjer, na thuj si shkoi...e ke apo se ke kemben e mbare....se kam ca klient ketej...do ribesh garderoben e ndjej smiley 

Une them vazhdo insisto Pjer! E verteta harron po nuk vonon. 

Rruge e mundimshme drejt njohjes, drejt fames.Avash avash e perdite qarte  e me qarte, VQ po hyjne ne mendjet  e mbyllyra me celsin e ndryshkur te injorances.Le te behet drite, le te beht dite, Rilindje, Perpara drejt vizioneve te qarta.Pjeri eshte guruja , udherrefyesi,rruga dhe drita. Po vjen dita kur te gjithe do thone: erdhi dit' e  Pjerit.

spiritus, qysh kur u bere me mua dhe me VQ more djale. Tani. Te kisha pritur me kohe more djale, qysh kur Rama filloi te ngrinte ato grupet e punes. 

Here e pare i nderuar Pjer qe lexoj kaq nderhyrje ne nje refenje tuaj qe nuk ndodh si zakonisht , kur njerzit shpreheshin me Ah ..Keto jane mendime ! U mendova gjate Perse ndodh kjo ?

Them se shume po i ndricon dhe krijon hapsire njerezve qe nuk jane mesuar te shohin thelle ne detajet qe pershkruani JU .Duke patur bindjen se "i kuptuan" pernjehere fillojne aludimet dhe sugjerimet .Nje e vertete qe mund te kapercehet Po si?

Me keqardhje duhet ta them se shpesh Filosofine e te kaluarit te pushimeve ne Shqiperi njerzit e duan drejteperdfrejt jo me metafora . Ata nuk thellohen per te menduar "perse z.Pjer na i thjeshton kaq shume "  Une te kuptoj qe ato te dhena per ekonomine dhe per Autoritete e personalitet Politike rrjedhin nga studimi i perditshem i Juaji ne Bibliotekat me ne ze te Boies e ne faqet me prestigjioze te Internetit . Ato jane permbledhje e debateve te shumta me figurat kryesore sot ne Europe .Por njerzit duhet ta Dine kete se shumica e kuptojne si pune Duro-Al i Left me ....iiiiiii ne fund dhe kryesisht shohin se sa perfitojne me kete apo ate Parti , duke menduar se se shpejti JU mundet te jeni ne krye te Puneve . Bejeni dhe kete per hir te Inteligjences se kufizuar Shqiptare !

Çudi , Emi , nje njohes i Thelle i Mendimit tuaj mungon ?????

Emigrantin, po e pres dhe une Idriso, si ujet e paket smiley

Duket zemerbardhi do te rehatoje jo vetem vendin e tij ne fushen e ekonomise, por edhe femrat beqare qe nuk gjejne nje cope burre ne vendin e tyre, edhe miqte e huaj duke u bere nder qe te marrin vajza shqiptare. Nuk eshte nga ata qe thone c'me duhet mua... Shkurt dhe sakte eshte mendjendritur. smiley

Po pse te mos perpiqet ti rregulloje te tjeret ne fund te fundit?! Vete e beri nje tentative me gjembacen e peshkut, nuk i eci, po te pakten ra rehat. Tani mendon per te tjeret se vetja vate smiley

Gjembi me Pjerin?! smiley Paska gusto shejtanka. smiley

Pjeri me Gjembin do ishte pergjigja me e drejte 

..... po rri mer daj, se nuk i di te gjitha ti....... tash po m'kujtohet nga bisedat me Pjerin qe edhe nje peshkisteje ja kishte vu synin........ bile edhe i kishte dhene manifestin e tij per ta lexu dhe ajo kish met gojhap..... ishte befasu nga thelllesia dhe mendimet e vyera te tij..... dhe nuk e kishte bajt dot e shkreta... kishte lexu vetem dy pikat e para dhe ishte ndjere keq, ja kishte lon manifestin ne dore pjerit dhe kishte shku me vrap pas nje shkurreje.....po ky paska qen vetem preteksi..... mo,  paska qen shejton ky...apapapapa

 tash po m'kujtohet nga bisedat me Pjerin qe edhe nje peshkisteje ja kishte vu synin

Tani pyetje kot, nga e di ti qe eshte e njejta peshkiste? Mua psh Pjeri ma mbush mendjen si nje tip qe shko per "one night stand", e si rrjedhoje godet nga te gjitha anet. 

Do ket gjuajtur edhe aliun se ata prandaj jane mbledhur per te qare "hallin" e perbashket smiley

 

hahahaha, jo deri ketu, jo, mos na njollos burrnine tashti.....smiley

Ketlina, ti e di qe shqiptari per nje nder rron. Mos e kalo kot vijen smiley

jo une nuk e dise per ke peshkiste e ke llafin, por avash avash do te zbulohen te gjitha..... dale, dale, se ka avaz Janina....

Vec frenime e pengesa i nxirrni Pjerit. Njehere i hiqet intervista, tashti i vihet lupa, jo me ke, si e qysh. Fati i disidentit te perjetshem thuaj. 

Fat -m...thuaj

Bota ka njohur diplomacine e ping pongut, por sot i ka ardhe dita asaj te qofteve. 

Rrugë e mundimshme por ama me qofte të lyera në vaj bëhet "mission accomplished". 

15 qofte?! smiley  Bobooo ca ben kshu more Pjer?!

Po shoh ma shume foton e mesiperme.Per mu parajsa vete,shalqi,tabaco,qepe,domate ,muhabet si po don....Vete Ali'e vete Kadi'...che vuoi di piu' dalla vita

kanadezet paguhen me letra me vlere...ca do atje mer Pjer

po flet per gjera qe skane lidhje aspak me njera tjetren , as ti as Kanadaja . %-ndje e larte vuajne nga kjo sindrome , po ti mbroje me argument tendin , deri tani e ke lene ne hava

- Ah, s'ke provuar ti dhoma me pishin private me ato ujrat qe dalin nga ansoret per masazh ...
- Ah, bubell-bad, qe jane per masazh.
- Po ato, nuk ka gje me te bukur, shishja e shampanjes tek koka, ah çfar ke humbur o buçko.
- Ato i kam provuar, ne pishina publike, ne sallonet publike, jane te rrumbullakta apo si katrore, dhe rrijne disa njerez ne te, njesoj eshte, ti paguan 4 mij euro per ti shijuar ato, une paguaj 4 euro ne pishinat publike per ti provuar bubell-badet.

 

smiley . "pishin private" thote. 

Tu befshin gjak e dhjam, qoftet e demek 'korcareve' dhe birra Kaon o Pjerin !  smiley

 

Jam kurioze o Pjer, pse ha vetem qofte ti? Si eshte kjo puna e qofteve? Cfare fshihet prapa qofteve? 15 qofte. Cfare forme kishin qoftet? Me cfare mishi ishin qoftet?

Me cfare mishi ishin qoftet?

ne lidhje me qoftet ne shqiperi eshte ne fuqi rregulla e pashkruar  : 'Dont ask, don't tell !'  smiley

Mire Ruzhdije smiley po per pyetjet e tjera? smiley

per te tjeret te pergjegjet i zoti punes, ca te them une e shkreta smiley

Une qoftet i ha vetem per feste smiley

smiley na fal...po qoftet me mish qoftelargu....ti i ha per feste? tobestrakfullah

we need to define 'feste'

ishte pak metaforike or kokegjemb smiley

Une per feste nuk kam festat konvencionale, kam festat e mija, cer halli ke ti ?

apo je gjelloz ?

mund ta kishe thon me ndryshe ...se kur thu feste, megjithse ti do me percu idene qe.....u lodha tu ta shpjegu, who cares

qofte me mish qoftelargu - ahhaaha, do e maj men ket se me pelqeka, modestisht smiley

 

Pjer ke ber nje gabim qe ste falet . se per ku e kam fjalen ti e di shume mire . Une skam qen dakort qe ne fillim , besoj se e mban mend .

Te tregimi i nr. te qofteve?

jo jo , nejse , pervec Pjerit nje person ketu e di shume mire se c'ka bere .

Alidems, me ne fund e marr vesh pse ate mezdreke, Pjeri yne, per meze zgjodhi "tru"!
Ne te dy, ...traditcionaliste, biftek vici.Ama si njohes i mire i vererave cilsore, do t'ja kete thene Belulit.....E parashikoj nga nderhyrjet miqsore te Tij.

Cila eshte rroga e nje shqipari ne boten perendimore? Flas per ate qe punon per te tjere dhe jo qe ka nje business te vetin?

Kam vene re qe nje nga liderat e mrekullueshem fitimtare te zgjedhjeve te ardhshme ka arritur te beje jo me shume se shites makinash te vjetra. Kjo tregon nga njera ane ndershmerine e tij se ka jetuar duke punuar. Ama, nga ana tjeter, tregon edhe se zotesia e tij eshte e kufizuar. Sa mund ta çoje Shqiperine perpara ne rrugen e te ardhmes nje udheheqes i tille? 

Gjon, nuk ka rendesi seç pune ka bere tjetri, rendesi ka qe ka fituar buken e gojes me ndershmeri, siç e the vete, porse kjo cilesi mungon tek politikanet shqiptare, e ndoshta mundet qe edhe tek ai qe erdhi, kjo cilesi te zbehet e te zevendesohet me karakteristika te tjera. 

Ky lideri ish shites ne usa eshte nje deshtak i mjere ,qe nuk ka bere nje minimum te rikualifikohet,studioje,te ndryshoje me vullnet te permiresoje veten e jeten e tij.Kete une nuk e kisha lene as me u fut ne Shqiperi sepse stimulon depresion intelektual e kotnine njerzore.Nje te tille ma veni edhe lider...u ku ku moj nane.Do kisha preferunji katundar ,qe ka marre gomene ,me nje mije halle ,det pas deti e kufi pas kufini,me nje milon halle e salti mortali kane studiu apo kane kriju bizneset e sukseshme te tyne ne perendim.Ketyne iu hek kapelen e jo shitesit deshtak ne profesion e jete private.

Dritan Prifti ka bere kurs ne Harvard. Ai po qe eshte simbol i intelektualizmit dhe pastertise.

Njesoj si kursi I barjabes,asgje e re nen diell.Historikisht profesionistat e vertete ne shqiperi jane ndjeku ,persekutuar...Ne i kemi liderat me kurse kunder analfabetizmit.me lapsa e fletore(sot pc apple)po ne thelb asgja nuk ndryshon.

Kriteri i zgjedhjes eshte besnikeria ndaj liderit, ose me mire kontrollueshmeria. Faktikisht, me ndryshimet e fundit ne kushtetute, kemi perfunduar mbreteri, me te vetmin ndryshim qe mbreti iken kur te jete merzitur, nderkohe qe ben ca t'i doje trapi. 

Bariu NUK ESHTE TAKUAR ME TY, O QYQ! KUSH TE ESHTE PARAQIT SI"BARIU", O Mjeshter!

Hej Zot, ksaj i thone, "pa pas pula,me bo ysh"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).