Takohem me tenorin shqiptar në apartamentin e tij, në një lagje të qetë të New York-ut (Nju Jorkut). Një mjedis i thjeshtë, por veshur me elegancë e hijeshi, me pikturat me stil impresionist, e deri te pianoja që nuk mund të mungonte në anën tjetër të dhomës. Kam patur fatin e mirë për ta ndjekur Pirgun në natën premierë, ku ai debutoi përkrah Placido Domingos dhe Diana Damraut. Një shfaqje “sold out” për gjithë sezonin e operës ‘Traviata’. Një gjë e tillë nuk ndodhte prej vitesh në Met (Metropolitan Opera në Nju Jork). Artisti me buzëqeshje të ëmbël por “asnjëherë naiv”, siç e përshkruan veten, tashmë ka zënë vendin e tij të nderit duke u rreshtuar me tenorët më të mirë në botë. Duartrokitje pa fund dhe emocione të papërshkrueshme të kaplojnë kur shikon Saimir Pirgun të interpretojë në rolin e Alfredos. Një rol që nuk është kryesor, siç ndodh jo pak në opera, por që u prezantua me shumë dinjitet, dhe u mirëprit shumë ngrohtë nga publiku amerikan. Siç thotë ai “rolet e dukëve, dhe të mbretërve i kanë sjellë suksesin që me herën e parë”.

Ju po riktheheni për herë të dytë në Metropolitan Opera. A mund të na tregoni diçka rreth përshtypjeve dhe eksperiencës suaj gjatë kësaj kohe, dhe a ka ndonjë ndryshim nga hera e parë kur ju debutuat më 2009?

Sigurisht, nga 2009-ta dhe tani më 2013 ka një ndryshim, pasi kam më tepër se 4-5 vjet karrierë në nivele ndërkombëtare, dhe kur kam ardhur atëherë kam ardhur si i ri që debutoja në një teatër me një rol relativisht pak më të vogël. Ndërsa tani vij me një rol të repertorit operistik botëror, dhe fakti që jam edhe me Placido Domingon dhe Diana Damrau, të cilët janë që të dy artistë të një niveli me të vërtetë absolut, edhe nga Metropolitan Opera, bën që ky të mos jetë më një debutim, por ti je një artist që ata kanë menduar që do ishte mirë në këtë dyshe, apo në këtë treshe. Kështu që për mua shtohet përgjegjësia, sepse duhet, në një farë mënyre, të përmbush kërkesat e Metropolitan Opera dhe kërkesat që publiku amerikan apo publiku i Metropolitan Opera është mësuar të ketë. Deri tani, fatmirësisht, kam bërë pesë shfaqje, kam dhe dy të tjera dhe janë goxha të kënaqur si publiku ashtu edhe kritika, e cila ka pasur reagim tepër të mirë që nga NY Times dhe Associated Press, e shumë gazeta të tjera dhe me të vërtetë jam i kënaqur, sepse zakonisht publiku nuk përputhet me kritikën. Ka raste që publiku është tepër pozitiv dhe kritikat janë më pak pozitive. Ndërsa këtë herë ka qenë goxha reagim i mirë dhe jam tepër i kënaqur, sepse nganjëherë Alfredo del si i anashkaluar ngaqë s’diskutohet, se Violeta është roli kryesor dhe Alfredo është ai që është më pak agresivi dhe arrin deri aty sa ta ofendojë atë dhe ta paguajë me gjithë paratë që kish shpenzuar ajo për të. Kështu që ndonjëherë ai edhe urrehet nga publiku. Sado që arrin të qajë në fund, në aktin e tretë, prapë ai nuk ka peshën e duhur, por nganjëherë ia vë fajin babait, nganjëherë ia vë fajin atij vetë. Kështu që, duke pasur dhe Domingon në rolin e babait të personazhit tim, shumë vetë mund të mendojnë që mund të ishte pak vështirë, por për mua ka qenë vetëm ndihmë. Sepse vërtet, dhe shumë kritikë e vunë në dukje, që shumë mirë unë mund të isha fëmija i Domingos! Dhe realisht, me flokë të zeza,  ju kujtohej Domingoja i ri, dhe fakti që ai e ka kënduar disa herë… Jo, ai  më saktë e ka kënduar për tridhjetë vjet (buzëqesh) këtë rol dhe mbahet si një nga më të mirët e kohërave si Alfredo.

Në fëmijërinë tuaj ju keni ndjekur Tre Tenorët, të cilët ju kanë frymëzuar për të ndjekur rrugën e tyre. Tani, në një moshë më të rritur, ju këndoni krah për krah me njërin prej tyre, të madhin Placido Domingo. Ç’mbresa keni dhe si ka ndikuar ky bashkëpunim me Domingon në karrierën tuaj?

Mund të them që Domingo… për më tepër që unë kam njohur dhe Luciano Pavarotin, kam qenë mik, kam studiuar me të, mik shtëpie. Pastaj, me Domingon kam kënduar dhe them që çdo gjë që Domingo ka bërë në jetën e vet unë e kam provuar me të, si dirigjent, si drejtor artistik, si tenor dhe si bariton tashmë herët e fundit. Kështu që mund të them që Domingo ka bërë karrierën time në Amerikë. E kam nisur në Los Angelos Opera, ku ai ishte drejtor artistik dhe është akoma, kur më ftoi për produksionin e parë të Gianni Schiccis, me regjinë e Woody Allen, dhe që atëherë kam ardhur në Washington, në Santa Fe, në Chicago, në Metropolitan. D.m.th., ka qenë ndër të parët që më ka mbështetur në Amerikë, po gjithashtu, dhe ai vetë si njeri i mbështet shumë të rinjtë. Mund të kujtoj që shumë këngëtarë të tjerë kanë dalë nga konkursi i tij, si Josif Gjipali, Inva Mula etj., që këndojnë sot nëpër botë. Kështu që, për sa i përket Domingos, unë mund të flas vetëm gjëra të mira për të.

A mund të na jepni një ide se çfarë emocionesh përjetoni përpara fillimit të shfaqjes, teksa perdja po ngrihet?

Zakonisht jemi mësuar të dalim në skenë. Por, siç ishte rasti i kësaj shfaqjeje, dhe unë vij me një background… “Traviata” mund të them që është produksioni im i pesëmbëdhjetë dhe, për një karrierë relativisht të re që unë kam, pesëmbëdhjetë produksione janë shumë. Mund të them që ka mbi njëqind ose njëqind e pesëdhjetë “Traviata”, dhe mund të them që është edhe roli që kam kënduar më tepër. Sidoqoftë, sadoherë që e këndon një rol, kur je në vende të këtij lloji, shtohet përgjegjësia dhe njerëzit e shikojnë me lupë të madhe çdo lloj gjëje që ti bën. Por, nuk ka qenë dhe aq emocioni sesa dëshira për të dhënë diçka më të bukur, dhe për të qenë, mos të themi i barabartë, por dhe më tepër. Pra, është kjo krenaria jonë që ne shqiptarët kemi, që në këtë rast ka dalë për mirë dhe jam tepër i gëzuar për këtë. Nuk kam pasur emocion, kam dashur vetëm të jap maksimumin që unë kam.

Në gjithë karrierën tuaj artistike cilin personazh do të veçonit si rolin që ju ka angazhuar më së tepërmi, në sensin që ju është dashur të punoni për të më shumë se zakonisht?   

Ka shumë role që unë kam në fillimin e karrierës sime, se tani unë jam vetëm te fillimi, pothuajse jam vetëm tek A-ja, ose mund të them tek A e gjysmë, s’kemi arritur te B-ja ende (buzëqesh). Ka pasur disa role që i kam kënduar shpeshherë, por që nuk janë realizuar maksimalisht, dhe një nga këto mund të jetë edhe roli te “Traviata”, ndonëse ka dalë me shumë sukses, prapë them që nuk është i perfeksionuar deri në fund. Ndërsa ka disa role që kanë qenë më të vështirët e repertorit operistik, siç mund të ishte Idomeneo, që me herën e parë, me mundimin e parë, vërtet kam studiuar shumë. Por kanë pasur një pjekuri, një… janë disa role që ngjisin më tepër se disa të tjerë. Është punë edhe e karakterit të njeriut. Ndonëse Alfredo për mua është shumë më thjesht të ekzekutohet, sepse i përmbush gjithë ‘kërkesat’: jam djalë i ri, zëri OK; domethënë i ke çdo gjë në skenë që ta realizosh mirë një Alfredo… Je Alfredo. Kush më sheh në rrugë thotë: ky është Alfredo.

Ndërsa Idomeneu është diçka tjetër, është një rol tjetër. Idomeneu është një njeri i lodhur, një njeri i vuajtur, një njeri që ka gjithë peshën e mbretërisë së vet, dhe që ka humbur. Nga një ide e tij kanë vdekur me qindra njerëz dhe kjo gjë i peshon atij tepër… nuk jam duke të shpjeguar gjithë Idomeneun. Ishte tepër e vështirë, sidomos se duhej të luaje një të vjetër, një plak, por nga na tjetër ishte më kollaj. Nganjëherë është më lehtë të luash diçka që nuk je, sesa një diçka që je. Mund të them me siguri që ky është roli që mua më ka dhënë sadisfaksionin më të madh nga ana artistike, sepse e kam goditur që herën e parë. Ndërsa ka role të tjera që p.sh. gjithmonë i përmirëson, ose të tjerë që gjithmonë sa vijnë e bëhen më të këqij, ose më të vështirë. Roli i Luçias, ku roli i tenorit është shumë i vështirë vokalisht, dhe sa herë që këndohet e shikon me frikë se “bobo, a do e bëj dot apo jo”? Por, të gjitha këto janë gjëra që ne artistët i kemi brenda vetes dhe nuk para shprehen në publik, por mbeten te ne dhe bëhen pjesë e asaj historisë që mbase dikush që e njeh më mirë artin tonë e kupton më mirë se cila është dhe ku ka dalë më mirë Saimiri. Por zakonisht dukët, mbretërit, janë role që më kanë dhënë goxha sukses (buzëqesh).

Në operën “Traviata” që u shfaq së fundmi në Met, ju luani rolin e Alfredos, i cili përballet me ndjenja të forta dashurie dhe xhelozie. Sa i përafrohet personazhi i Alfredos Saimirit në jetën reale? Si arrini të mishëroni personazhin në skenë, fati i të cilit mund të jetë shumë i ndryshëm nga situata në të cilën ju ndodheni vetë? 

Alfredo është pak më naiv se Saimiri. Saimiri nuk është naiv, mbase mund të dalë pak naiv me buzëqeshjet që ka Saimiri, por zakonisht nuk jam kaq… Njeriu që takohet me mua kupton pas 2-3 minutash që është pak më e vështirë të kapësh Saimirin atje ku do (buzëqesh). Alfredo ka dy gjëra të bukura, që mua më pëlqejnë. Sidomos, ajo që neve shqiptarëve na del në pah më tepër, është ajo egërsia që kemi në historinë tonë. Na del në çdo cep dhe është e kotë që ne ta fshehim e të dukemi ndryshe, apo të shesim mend që jemi ndryshe për atë që ne nuk jemi, është e pamundur. Na ecën drama, na ecën… e kemi në gjak, nuk di ç’të them…

Kur këndonim “Traviatën” me Ermonela Jahon në Londër, në Cohen Garden, më besoni domethënë mua më rrëqethej mishi, gjithmonë në aktin e fundit me të, dhe shikoja aty tek ajo gjithë dramën e njeriut, gjithë dramën që ne kemi vuajtur. Dhe kur them që kot e kemi që të hiqemi ndryshe, sepse nuk ia dalim dot. Është e vërtetë. Ne duam që gjithmonë të dukemi ndryshe nga ata që jemi. Duam që të jemi më aristokratë seç jemi dhe kam thënë gjithmonë që ne shqiptarët, në qoftë se do tregohemi siç jemi, mbase do kemi më tepër sukses në jetë. Dhe, në rastin tim, kjo me ka ndihmuar. Kur mundohemi të shesim mend apo t’u tregojmë botës sesi jemi, apo që ne dimë më tepër, e kemi të humbur që në fillim lojën. Dhe mendoj që ka ardhur koha që ne, gjithë këta talente që ne kemi nëpër botë, dhe janë me qindra, – mund të them vetëm në orkestrën e La Scala janë pesë instrumentistë, në Vjenë gjithashtu, kudo, në Berlin; dhe flas vetëm për artin, imagjino këngëtarët dhe të tjerët. Dhe këta e kanë kuptuar që ne kemi një diçka. Ama, ne duhet të gjejmë mënyrën tjetër të mos jemi të egër kur ta prezantojmë këtë gjë, por vetëm të vetëdijshëm që ne jemi këta, dhe kaq. Jemi këtu dhe s’ka asnjë problem të jesh tenori shqiptar në Metropolitan Opera. Pse? Çfarë kemi mangut? Maria Callas ishte nga Greqia. Nuk kishin nxjerrë më përpara ndonjë tjetër, doli Maria Callas. Pse jo Ermonela Jaho të mos jetë nga Shqipëria, apo Inva Mula nga Shqipëria? Kjo është e bukura dhe ne duhet t’i besojmë kësaj gjëje që ne kemi me qindra, e qindra talente që janë në çdo fushë, në arkitekturë, në shkolla, në balet, në muzikë, modele, ku ta di unë, çfarë nuk kemi… fotografë, i kemi të tërë. Dhe është e vetmja mundësi që kemi, vetëm këta duhet të jenë të lirë të shprehen siç duhet, dhe po ia arrijmë qëllimit që kemi.

Atë që ne nuk kemi pasur deri diku, një identitet tonin, tani e kemi. Dhe nuk dëgjon pak herë: ky artist, ky violinist, ky balerin, ky këtej, ky andej; dhe kjo është kënaqësia më e madhe që ne si popull kemi arritur në këta 20 vjet liri.

Titulli i gazetës NY Times ju cilësonte si “tenorin nga ana e errët e hënës”? Çfarë nënkupton kjo për ju dhe a mendoni që ky është një karakterizim i drejtë?

Mendoj se po. Ne jemi vërtet nga ‘ana e errët e hënës’. Nuk na njeh njeri. Historia jonë është akoma… nuk e njohim ne akoma historinë tonë dhe, siç edhe Kadareja thotë, duhet që ata historianët shqiptarë të fillojnë të mendojnë me të vërtetë sesi është historia, se ka shumë keqinformim. Ne nuk merremi vesh se çfarë ka ndodhur. Dhe për të gjithë këtë histori, për të gjithë këta shekuj që kanë kaluar, në daç periudha otomane, por dhe më përpara, ka shumë keqinformim, dhe nuk kuptohet që ne jemi një popull nga më të vjetrit në Ballkan, dhe ne kemi një identitetin tonë dhe fundi flasim një gjuhë që nuk ngjan me asnjë tjetër. Ka një përse, ndonëse ne kemi qenë myslimanë, kemi qenë bektashinj, kemi qenë ortodoksë, katolikë, ne prapë kemi mbijetuar dhe po mbijetojmë akoma falë një gjëje të brendshme që kemi ne; që jemi shqiptarë. Dhe kjo tani, po mundohen koha-kohës njerëzit të gjejnë diçka tjetër, të na nxjerrin sikur është faji i shqiptarëve. Përse? Mund të jetë edhe i yni. Por, nuk e di, dua që të rishkruhet, ose të shkruhet ashtu siç është me të vërtetë, se çfarë me të vërtetë jemi. Dhe pikërisht për këtë kam folur në intervistën që unë kam dhënë për NY Times. Ka qenë një intervistë prej tri orësh. Sepse zakonisht, një intervistues që vjen, një muzikant, ose një gazetar, ose një kritik muzike në këtë rast, nuk e njeh Shqipërinë absolutisht, nuk e dinte as ku binte Shqipëria. Ky kritik e dinte që Shqipëria ishte në Europë, por jo aq shumë, sepse kemi qenë të izoluar. Dhe nga ‘ana e errët e hënës’ do të thotë që për këta njerëz nuk dihet diçka. Gazetari më pyet “a kishte opera, a kishte…?” Dhe nuk është çudi kjo, sepse informacioni që vjen këtej, vjen o për luftën e Kosovës, ose ku ta di unë, ndonjë krim të rëndë që ka bërë ndonjëri; ose për emigrantët që janë në NY nga Shqipëria.

Kështu që në Amerikë për Shqipërinë i bie të flitet shumë pak, u vjen shumë pak herë në mend. Kur flitet për Shqipërinë, për çfarë do flitet? Nuk është se ne kemi një industri të rëndë, apo prodhojmë diçka që vërtet i duhet Amerikës. Për Amerikën mjafton që ne jemi në vend dhe ata të kenë një mbështetje. Kjo ishte ideja e gazetarit, donte me të vërtetë të dinte se çfarë ishte Shqipëria dhe sa kishim vuajtur. Dhe i shpjegova punën e komunizmit në Shqipëri, që ndonëse unë kam qenë i vogël prapë, deri në vitet 1989-‘90, kam qenë në klasë të parë dhe kam vuajtur tërësisht atë periudhën e ndryshimit të komunizmit, të ndryshimit kur nuk kishte asgjë në Shqipëri.

Kështu që ‘nga ana e errët e hënës’ mbase është pak abstrakt, dhe shqiptarëve nuk do t’u vinte mirë një titull i tillë, por për mua është një realitet me të cilin ne duhet të përballemi. Dikush në Shqipëri duhet të punojë më tepër që Shqipërisë t’i dalë emri për bregdetin e shkëlqyer që kemi, për malet e bukura që kemi, për historinë tonë të fortë të qëndresës, që jemi shqiptarë. Historia e shqiptarëve është njëlloj si e hebrejve. Me vite e vite të tëra, ndonëse e kemi pasur gjithmonë territorin tonë, kemi vuajtur nga prezenca e shumë gjërave të huaja. Sot e kësaj dite vuajmë të njëjtën gjë. Kështu që ka ardhur koha që ne sa më shumë të flasim për artistët, për artin, për gjërat e bukura që ka Shqipëria, më mirë do të jetë.

Kush mendoni se mund ta bëjë këtë më mirë, sesa ju?

Të gjithë ne. Nuk është politika ajo që ndryshon Shqipërinë. Janë individët. Në qoftë se individët në Shqipëri nuk do mendojnë ndryshe, nuk do ndryshojnë. Çdokush mund të arrijë maksimumin në jetë, mjafton të besojë. Nuk është se do ta ndryshojë Berisha apo Edi Rama Shqipërinë. Nuk mendoj këtë gjë. Shqipëria ndërtohet nga ne dhe gjithsecili nga ne jep kontributin e vet.

A mund të na thoni diçka rreth vetes, diçka që publiku nuk e di? Si për shembull, si e kaloni ditën kur nuk jeni duke u marrë me prova, apo duke u përgatitur për ndonjë aktivitet artistik?

Me aktivitetin kaq të gjerë që kam, është e vështirë ta kaloj ditën ndryshe. Ia bëj qejfin vetes në çdo lloj aspekti, por problemi është që unë kam një aktivitet shumë të ngjeshur. Ditët e mia janë të zëna me studimin e pjesëve që luaj. Me një aktivet kaq të ngjeshur artistik do të thotë që jeta private është shumë e cenuar. E vetmja mundësi që unë kam, falë Zotit, kam mundësinë që të ftoj njerëzit, miqtë e mi, prindërit e mi, familjen dhe të mund t’i takoj. Në qoftë se unë nuk do kisha këto mundësi, do të ishte e pamundur që të kisha jetë private. Kjo është e vetmja gjë që unë e vuaj, por e vuaj me kënaqësi ama, pra që nuk ke më ata miqtë e dikurshëm dhe shkoje në bar, të pije një birrë, apo një kafe. Jo, e ke të pamundur! Me ta takohesh një herë në dy vjet ose një herë në tre vjet.

Natën e premierës pata fatin e mirë që të takoja prindërit tuaj dhe t’i falenderoja, sepse ju jeni produkt i tyre…

Ne jemi rritur me një dashuri, por jo vetëm unë. Unë them se të gjithë prindërit shqiptarë i rrisin fëmijët e tyre me një dashuri kaq të madhe, saqë vetëm kur arrin mbi moshën tridhjetë vjeç fillon e kupton se çfarë sakrificash kanë bërë prindërit për ne. Kur them që ime më e hiqte qumështin pluhur që e merrte në Metalurgjik për t’ua dhënë dy binjakëve, mua dhe vëllait tim, nuk besohet. Ta tregosh këtej, nuk e beson njeri. Ose e besojnë, por të marrin se je nga Afrika; jo që jemi në Europë dhe 30-40 km në vijë ajrore larg Italisë. Është e vështirë t’u tregosh botës vuajtjet tona ose të prindërve tanë. Kështu që jam i kënaqur kur ata nëpërmjet meje, apo të gjithë prindërit shqiptarë nëpërmjet fëmijëve të tyre, shohin gjërat e bukura që ata kanë investuar dhe që kanë pretenduar të kenë. Është si çdo njeri që pretendon që të ketë diçka të bukur. Dhe prindërit e mi e kanë kaluar, sepse unë kam një vëlla të shkëlqyer i cili ka një familje shumë të bukur dhe me gruan e tij, e nipin tim të paparë. Thonë që i ngjan xhaxhait, por unë nuk e di (buzëqesh). Dhe për atë më ka marrë malli tepër! Ja, këtë e vuaj, se është tepër i vogël dhe nuk mund të lëvizë e të mbajë një udhëtim prej nëntë orësh e të vijë në Amerikë. Dhe do kisha shumë qejf ta kisha këtu, se ata kur janë kështu të vegjël aty e kanë bukurinë e tyre.

Kur mendoni të riktheheni në Metropolitan Opera?

Me siguri në sezonin 2015-2016 jam në Met përsëri. Titulli është akoma në diskutim. Por, do jem në Amerikë përsëri vitin tjetër, në San Francisco, në operën “Traviata”, pastaj në Los Angelos me operën “Lucia”, dhe në fund të vitit, nga nëntori e dhjetori, do jem në Washington DC, në Kennedy Center, me operën “Boheme”. Kështu që jam pothuajse prezent në publikun amerikan, gjithashtu dhe në atë europian. Vitin tjetër do jem në Vjenë, e po ashtu në arenën e Veronës, ku kam operën “Rigoleto”, një eveniment, pasi  është Viti Verdian, dhe do dirigjojë prapë Domingo. Pastaj do mbyll vitin në Paris me operën “La Clemenza di Tito”, kështu që aktivitet janë të pafundme.

A mendoni të jepni ndonjë kontribut për operën në Shqipëri?

Unë gjatë kohës që kam filluar të këndoj nëpër botë nuk e kam anashkaluar Shqipërinë. Mund të them që kam debutuar operën “Elisir” për herë të parë në Shqipëri. Operën “Traviata” që unë po e këndoj këtu, e kam kënduar për herë të parë me të madhen Mariana Leka. Mund të them nga këngëtaret më të mira shqiptare, jo vetëm se është në Shqipëri, por po të ishte këtej mund të bënte karrierë të madhe. Sa herë që unë kam kënduar kam dashur që Shqipëria të përzihet në gjithë metropolet që unë jam. Është kryeqyteti ynë. Është pak më i vështirë bashkëpunimi në Shqipëri, edhe për faj të kohës që unë kam, sepse jam shumë i zënë me produksionin që kam këtej. Koha mbetet tepër e shkurtër. Është pak vështirë dhe në Shqipëri të gjesh situata, të mos ndikohesh politikisht. Sepse ne artistët nuk kemi nevojë për politikë (buzëqesh). 

 

Intervista dhe fotot nga lirikashqiptare

95 Komente

Femija i metalurgjikut !! - edhe ? ku lidhja ? apo ironia e fatit

S'me duket e udhes, po ju e dini , ai gjithsesi njihet si i lindur dhe rritur ne Elbasan ne mediat e huaja. smiley

 

Ne duam që gjithmonë të dukemi ndryshe nga ata që jemi. Duam që të jemi më aristokratë seç jemi dhe kam thënë gjithmonë që ne shqiptarët, në qoftë se do tregohemi siç jemi, mbase do kemi më tepër sukses në jetë. Dhe, në rastin tim, kjo me ka ndihmuar.

smiley

I bukur, citimi! smiley

Elba, thoni Saimirit qe i kemi provu te gjitha, dhe me beso kur them se i gjithe suksesi qendron tek fakti se sa i zoti je per t'u bere njerzve qe te besojne se ti je me i miri ne ate qe ben, ose te pakten that you know wtf you're doing.  smiley

Po ti do me martu Budhen me Marxin ? analogji e veshtire tashi  naten smiley

Naten smiley

Pse ça ka, mund te beje vaki, perderisa kane martuar Marksin me Konfucin, pse diku aty afer te mos martojme Marksin me Buden. Ne psh martuam Marksin me Lek Dukagjinin, biles edhe i divorcuam dhe nuk dime akoma se kujt i perkasin kalamojte. Tani çfar nuk po shohim te martohet, edhe gjarperi me iriqin, por nuk e kemi thene (e kemi lene te nenkuptohet) dhe pare konkretisht se çfare del. Po me siguri nje gje e mire dhe e bukur do jete qe do te trasformoje edhe artin tradicional te qemones se prishur.

Elba, titulli është i redaksisë Mapo. Ata e panë të udhës kështu, por njëkohësisht nuk mendoj që është nënvlerësim për tenorin apo pre nga ku vjen. smiley

si shume e gjate kjo intervista o lirika..., te lodh. pastaj si shume perhapet dhe ky. ama ca gjera duhet t'i kish thene, qe shkollat e muzikes dhe baletit ishin shume te mira. babai i tedi papavramit ka ngritur nje shkolle muzike ne france,per femije,  tamam si ajo qe ishte ne shqiperi. dhe pse nuk protestoi ky njeri per titullin me hene dhe me erresire? pse s'dergoi nje note ne redaksi? vertet shqiptaret ishin te varfer, po shkollat e muzikes dhe baletit ishin per se mbari. prandaj hane buke  ne perendim, gjithe ata muzikante ...

E drejte. S'e kuptoj pse s'e ka bere intervisten me 140 shkronja.

ka vesh kostumin e politikanit shoku prandaj. ana e ndritshme para syve e ai i ben jehone anes se erret. dora qe nuk kafshohet puthet, olimbi

Po ja ka thithur tymin me ngjyra nga vitet 80 si ti dhe une bashke...

Te gjithe ne jemi femije te metalurgjikut... Me nje doze kancerogjenesh qe nga femijeria? Kush nga ne do fitoje llotarine?

/akoma vazhdojne te lindin lope me dy koka ne Elbasan nga ndotja e ajrit, tokes, dhe ujit?

Cfare kuptimi ka / cfare simbolizon, ai gishti tregues i ngritur i dores se djathe ne foto?

po asgje. Thjesht kur eshte shkrepur kamera ka qene pa mendje me ate doren ashtu. Se shef sa i qeshur eshte, i lirshem smiley

Varet kush e ka ber foton smiley

e thote ne fund...

" Intervista dhe fotot nga lirikashqiptare"

Heu or ti tani e mora vesh kush eshte Lirika smiley do ta mbys fare at goc !

mirmjes smiley

Eh s'je tregu e vëmëndshme në msim. Ja psh, Ruzhdija që s'i shpëton asisend s'thotë asgjë smiley

smiley  per tenorin dhe autoren e intervistes.smiley

e pergezoj per faktin qe identifikohet fort si shqiptar.  kjo tregon se ka ''bole''.  nje shuplake e forte per zezakerine e tipit si i thone shqip   square ?smiley

 

cool

krenari e perkryer. perkrenare per te pa perkryerit.

Me ken n'Elbasan, te tana i ban smiley

Saimiri apo Elhaida? Kush eshte me i mire?

ja ktu me arditin,ku u njohem me se shumti me te

Të gjithë ne. Nuk është politika ajo që ndryshon Shqipërinë. Janë individët. Në qoftë se individët në Shqipëri nuk do mendojnë ndryshe, nuk do ndryshojnë. Çdokush mund të arrijë maksimumin në jetë, mjafton të besojë. Nuk është se do ta ndryshojë Berisha apo Edi Rama Shqipërinë. Nuk mendoj këtë gjë. Shqipëria ndërtohet nga ne dhe gjithsecili nga ne jep kontributin e vet.

kujtova se jam vetem une qe e mendoja keshtu,e paskam nje shok, mjaft i pjekur ne ç'do gje qe ka thene ,perveç se bravo dhe bukurosh!smiley

Lirika,urime,paska qene kenaqesi besojsmiley

xheni, faleminderit. Saimirin të merr mëndjen me buzëqeshjen e tij mi, le pastaj kur e shikon në skenë smiley

Une e kam takuar ne person e kemi pire e ngrene bashke.

Me vrime ne gjoks qenke edhe ti smiley

thuj shyqyr nuk eshte sajmiri nga vlora a shkodra , se kish shku xhaku lum ke peshku smiley

eh, mi ruzhe. who cares. secili per vete, zoti per te gjithe. aty po me rref mua tek saimiri qe nuk di te lidhi dy llafe tamam.  i uroj fat dhe shendet dhe lart e me lart. kaq.

ë ?

Mos ja vej re. Ka lindur keshtu.

E kam gjoksin e mbushur ne fakt. smiley

Hej, nuk eshte sit per dating ky. Komunikoni me PM te pakten. smiley

Pastaj ti e di mire qe gjembi eshte e zene.

ka per te zbraz pushke xhibi

Toke e xanun or taj!

Kaq shume u trembe ti nga gjoksi im i mbushur? smiley

E kam xhibin shok. smiley

oh, ti duhet te kesh ndikuar tek ai me idete e tua balliste-nihiliste. tani, misteri u zgjidh.

ca keni ngrene e keni pire, pakapo.. qofte (burger)  dhe birra..smiley

dhe zbraz barkun. se c'ka barku tregon bardhaku.

Yep Saimiri hengri burger ne fakt.

me djath apo pa djath?

Vegetarian

Me sallate apo me pilaf?

Me black truffles

Me kackavall.  

medium apo well done? ate kackavallin lere te qete.

Kaq per sot, se u be bajate tashme.

ok. urime saimirit dhe lart e me lart. dhe kur i jepet mundesia per te folur ne gazeta prestigjoze, thuaji te flasi tamam dhe mos kete frike se na zemeron ca gazetaruqe, qe parane e kane zot.

Shume e forte ka qene cuderisht shkolla e kantos tek ne, ne vitet 80. Kemi nxjerre gjithe keto emra te medhenj. Nuk e di nese vazhdon me kjo tradite, apo rrasja ndonje tallava hip hop dhe dil matane? 

P.S. Pa harru silikonin, motra.

Ja psh Ermal Mamaqi eshte nje nder te diplomuarit ne kanto (dyshoj per mezzo soprano).

Titulli i gazetës NY Times ju cilësonte si “tenorin nga ana e errët e hënës”? Çfarë nënkupton kjo për ju dhe a mendoni që ky është një karakterizim i drejtë?

Mendoj se po. Ne jemi vërtet nga ‘ana e errët e hënës’. Nuk na njeh njeri. Historia jonë është akoma… nuk e njohim ne akoma historinë tonë dhe, siç edhe Kadareja thotë, duhet që ata historianët shqiptarë të fillojnë të mendojnë me të vërtetë sesi është historia, se ka shumë keqinformim. Ne nuk merremi vesh se çfarë ka ndodhur. Dhe për të gjithë këtë histori, për të gjithë këta shekuj që kanë kaluar, në daç periudha otomane, por dhe më përpara, ka shumë keqinformim, dhe nuk kuptohet që ne jemi një popull nga më të vjetrit në Ballkan, dhe ne kemi një identitetin tonë dhe fundi flasim një gjuhë që nuk ngjan me asnjë tjetër.

 

NYT i gjemoj lekve dhe jo te vertetes duke humbur ate qe per shtypin dhe gazetarine aq shume e domosdoshme eshte, tamam "besueshmerin".

Nga ana tjeter jo me kot thote NYT se ne vijme nga ana e erret e henes sepse ata na mbajne per aliene dhe jo njerez.

Ata qe bejne historine e dine se si eshte hisotria e shqiptareve se per ndryshe nuk do te sillnin 400 avjone ne balkan duke injoruar te gjithe antishqiptaret.

Do ishte mire qe ky ne vend te thoshte Ne nuk e njohim... te thoshte Une nuk e njoh

Sidoqofte suksese !

Urime Saimirit, na kenaqi vertet me intervisten e cilter! E imagjinoj se sa duhet t'i shkoje roli i Alfredos, qekur e pashe te interpretuar nga Rolando Villazon, m'u krijua pershtypja qe ai rol u shkon vetem mesdhetareve ezmere te rrembyer. S'ma merrte mendja qe do kishte dhe nga ata spektatore qe nuk e simpatizojne personazhin e Alfredos.

Gjithashtu, flm Lirika. smiley

fee, çiltërsia dhe karizma janë gjëra që pikasin menjëhere tek tenori. Këto veti kanë ndikuar tek suksesi i tij. Rolin e Don Alfredos ai e realizoi me mjaft mjeshtëri dhe i shkonte tamam. Ky është si një Alfredo i lindur. Siç e ka pohuar edhe vete që kur njerezit e shohin të kalojë në rrugë e dallojnë si të tillë sepse e ndihmon aparenca mesdhetare. "esmer o lezet me kripë" smiley 

 

E dashur Lirike,se c'u tha ne e lexuam.ti,si shoqe peshku qe je duhet te na tregosh c'u besmiley
Dmth a hengret a pite gje ?prapa intervistes

smiley e vlora vlora

unë thashë s'e e mbylla me kaq, ti e nxit më shumë smiley

vlora, ishte mjaft mikpritës. detaja s'mund të them për arsye që ti mund t'i marrësh me mend smiley 

Si krruhej fyti virtualisht bre?
smiley
Insh me intervista te tjera!

po ja ben edhe ti si redaktori i revistes, po me trego ndonje gje tip, si rrinte, si qeshte, ca bente, levizte me duar apo jo smiley

 

E gjeta khhee kheesmileye doja per vete se ju keni qene livesmiley

Faleminderit lirika per intervisten dhe fotot.

Eshte gje e mire, qe nga qyteti i puntorise, dalin figura muzikore smiley Elba me siguri ka feste ter javen smiley

Sa talente nxjerr shqipria nuk nxjerr asnje vend i botes

Na kenaqe, Belle. Po kushedi sa do jesh kenaqur vete ti! smiley Saimirin e kam degjuar tek Verteri para nja dy vjetesh, me duket, dhe ate kthjelltesine dhe embelsine e zerit te tij zere se e kam ne vesh ende. Me pelqen per me teper qe eshte kaq modest dhe i bute si natyre, dhe percjell pozitivitet tek e lexon. Rrofsh.

Ana, po s'e mohoj kënaqësinë e të marrit këtë intervistë prej Pirgut. Të mendosh që më priti shumë përzermërsisht e shumë i dashur. Emocionet të ikin nga ngrohtësia dhe butësia e tij. Le pastaj kur buzëqesh smiley Ti më ke ndjekur edhe në vend tjetër përshtypjet që kam shkruar rreth emocioneve të takimit të tij natën e premieres e suksesin që ai pati në NYC. 

Na thuaj te verteten, futet ne peshk Saimiri? Sec kam patur pershtypjen se eshte midis nesh smiley

Nuk e di, nuk e besoj. 

Po per nje kafe s'te ftoi?

Aha, ke disa here qe permend buzeqeshjen, te paska zene qymyri, me duket. E s'te ve faj, xhanem, jo. smiley 

Ana, lëre lërë se s'kam shërim, as ilaçet s'më bëjnë derman smiley

Nje gje tjeter qe ka Saimiri eshte qe eshte goxha shakaxhi (ka plot histori me profesionin e tij dhe nderthurjen me boten shqiptare qe te shkrijne gazit), si dhe shume i ngrohte dhe teper modest per suksesin qe ka arritur.

A hyn ky te 10 tenoret me te mire sot ne bote?

Besoj se po. Ermonela hyn ndoshta tek te parat fare.... por edhe Saimiri nuk mbetet shume mbrapa, mesa kam une mendimin tim modest Ermonela ka me shume talent, por Saimiri ka pergatitje me te madhe.

S'e kam ndjekur Ermonelen akoma live, vetem ne video qe jane publikuar në youtube. Por, vetvetiu duke patur role kryesore, duke qene soprano, notat që ajo kap, performanca dhe emocionet qe ajo tejçon janë të një natyre tjetër, më të forta, që të bëjnë të dridhen telat e shpirtit sipas mendimit tim. S'e di ç'vend radhiten, por edhe mundet qe te bëjne pjese në 10-shen me të mirë. 

Ne fakt Saimiri nuk e besoj por Ermonela ndoshta po, ne convent garden zevendesoi netrebenkon dhe doli me sukses..

Po dhe ketu ne 2008 e zëvëndësoi Netrebkon (e cila meqe ra llafi ështe fantastike në skene, lozonjare dhe një soprane tejet e arrirë) në rolin e Violetës dhe doli mrekulli saqë u shkruajt edhe në NYT, dhe disa miq të mi amerikanë të cilët e kishin ndjekur live ishin mahanitur nga debutimi i saj. Pres kthimin e saj në Met që të kem rastin ta ndjek. 

Uau, te zevendesosh te jashtezakonshmen Ana Netrebko, duhet te jete nje sfide vertet serioze.

Cudi shume te njohur nga Elbasani kane te njejten buzeqeshje, duket tipike e vendit. 

Elba mund te ma konfirmoje kete pershtypje, apo ashtu me duket mua. 

Varet o grupi varet . Nuk e di se nuk e kam ven re kte gje , since burrin e kam tirans smiley , por qe qeshim me gjithe shpirt se kemi qef te bajm qyfyre shume kte e kemi , sidomos per dreka darka , dmth t'a kemi marre shtruar muhabetin smiley   ne nuk pushojme nga qyfyret , aaaaaaaaa ka lezet  qyfyrja  njit njit    smiley  , ja shif Ruzhdijen kujto Elben smiley

Nuk them per qyfyre, po edhe keshtu ne pergjithsi. Kam ca shoke prej andej, dhe te gjithe jane te qeshur. Bile dhe njoni qe eshte icik mistrec, ene ai me te qeshme e ka. 

 

Ai e paska me te qeshur me te ngjeshur.

Ee, vecse kur nxehet e ka sherrin e keq shume. smiley

Cudi eshte me Shqiperine aq vend i vogel, qofte dialektet, qofte dhe keto sjedhjet sociale jane tipike te vendeve te ndryshme dhe dallojne nga njeri tjetri. Mbase nga mungesa e levizjes. Tashti jane bere te gjithe Tiranas (me theksin tek a-a e dyte) ne melting pot. 

sjedhjet? smiley

Zakone mbase shkon me mire, po edhe sjedhjet s'me duket keq.

Edhe ajo na duhet te harrojme dhe shqipen. Te pakten per kete te na sherbeje peshku; ta mbaj mend kete arsye kur te me pyesi prap heretiku. 

sjelljet dhe me buzëqeshje nga pas si Pirgu. 

E kam pas gjithmone te veshtire dallimin e ll me dh. Ka qene tmerri im ne fillore, pastaj i mbaja mend fjalet si ishin. Edhe ata qe kane bere alfabetin, kot i kane ndare, te pakten une do isha me rehat. 

Duke perifrazuar, mbase secili ka buzeqeshjen qe i shkon. smiley

Edhe ato qe njof une ashtu jane te qeshur  smiley , po te flas per veten zakonisht jam e qeshur  smiley    po sdmth gje se  ka edhe nga ata qe s'u qesh surrati kurre smiley 

dmth cmirezinjte qe i ha jeshili mrena smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).