Lajmi i sotëm për rrahjen e kandidatit të FRD-së për Fierin shënon incidentin më të rëndë të kësaj fushate që ka qenë përgjithësisht e qetë. Kandidati Mit'hat Hoxha është rrahur barbarisht nga persona që ai i ka njohur dhe të cilët sipas FRD-së së Fierit, "janë identifikuar". Ish Presidenti Topi ka lëshuar një deklaratë publike drejtuar Kryeministrit Berisha dhe "falangave të tij". Ngjarja ka ndodhur në Roskovec mbrëmjen e djeshme.

Top Channel:

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi reagoi publikisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Roskovec, ku kandidati i kësaj force politike është dhunuar barbarisht me mjete të forta duke mbetur i plagosur rëndë. 

"I drejtohem atij që e ka për detyrë të garantojë një proces të lirë dhe të ndershëm, që përpara se të flasë se cfarë do të bëjë në vitet e ardhshme, të garantojë integritetin dhe sigurinë e zgjedhjeve. Ky shtet që operon me falangat e tij, duhet patjetër të reagojë sepse kjo ngjarje nuk nderon institucionet e Shqipërisë dhe na ve një njollë të zezë përpara ndërkombëtarëve", u shpreh Topi, në një deklaratë për media. Të dielën kandidati i FRD-së, 


Mit'hat Hoxha mbeti pa ndenja në rrugë, për shkak të dhunës me mjete të forta që kanë ushtruar ndaj tij, persona të cilët i ka njohur.


"I uroj shërim të shpejtë Hoxhës dhe siguroj familjen se FRD është pranë tyre në këtë moment. FRD jo vetëm nuk shantazohet, por do të punojë më intensivisht për të rikthyer standardet e shtetit ligjor. Nesër në Parlament dhe pse jo në Qeverisje ne do të punojmë fort për të rikthyer këto standarde", u shpreh Topi. 

I lënduari Hoxha ndodhet aktualisht në Spitalin e Fierit, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Bashkeshortja e tij thote se edhe me pare kane patur kercenime qe ai mos bente fushate elektorale ne Roskovec.

Familjare te kandidatit konfirmojne kercenimet ndersa drejtuesit lokale të FRD thone se tre dhunuesit jane te identifikuar.

Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje te rende, duke marre ne pyetje deshmitaret por edhe kandidatin e dhunuar.

Tre ditë më parë kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu kërkoi garanci nga policia shqiptare për sigurimin e një klime të qetë parazgjedhore dhe gjatë ditës së votimeve.

Arvizu deklaroi per mediat se pavaresisht disa incidenteve ajo çfare presin Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte zbatimi i ligjit: “Njerëzit shprehin pasionin e tyre për kandidatët dhe partitë e tyre, ka patur disa incidente dhe fatkeqësisht kanë ndodhur disa prej tyre. Qartazi mbështetësit e partive politike mund ta bëjnë shumë më të lehtë jetën e Policisë së Shtetit duke zbatuar ligjet. Sigurisht mund të kesh pasione politike, por duhet ta zbatosh ligjin, duke qenë i kujdesshëm dhe kjo është ajo që SHBA pret dhe kjo është ajo që shpresojmë.”
 

195 Komente

Po ik mer se na ngrive gjakun. Thashe cfare ka ndodhur. U be e dhunshme thote. Pa kercit kallashi lagje m'lagje e pa nja 15-20 te vrare nuk quhet fushate e dhunshme mos ia fut kot. Le qe ju socialistet zemetpule jeni. Mjafton t'ju fusesh nje shpulle dhe vraponi me vrape tek OSBE-ja "Teta edukatore, ky me vrau muaaa"

E vertet,kjo ngjarje sapo e prishi.Pavaresisht disa gjerave te vogla,fushata sivjet ka qene me e qete se kurre.Dallohet nga fushatat e meparshme si nga menyra e organizimit ,mitingberjes,pjesemarresve ,tone me te zbutura ne fjalimet e kundershtareve  etj.

 

Ish Presidenti Topi ka lëshuar një deklaratë publike drejtuar Kryeministrit Berisha dhe "falangave të tij".

Po milidelet u ngjiren duke thene qe Topi eshte vegel e Sales smiley

Si AKZ qe kishte tere stafin ish-socialista...

Ish thotë... ata deri sa u interesoi bënë sikur ishin AKista, sa për të afruar njerëz që votonin kundër Saliut. Kur Niku dha lajmin - kundër të gjithëve-, fap tek gjiri i partisë sepse misioni mbaroi.

Sh mire por duket qarte qe PPU po lobon per FRD. smiley 

Vetëm se Malajn sikur e harroi fare fare fare fare fare Blend Salaj.... Se para nja ca ditësh ishte dhe në debat me të...

Po ca lajmi prisje ti; nderkohe qe kete te FRD e rrahen per vdekje PPU duhet te thoshte ne fund "por ama mos harroni qe te gjithe jane njesoj dhe juve duhet ti vini kryq votes"? 

Apo qe ideja qe keta qe e rrahen u cyten nga PPU?

E prisja nje ankese nga Pjeri ketu per 29 pikat e tij qe s'ja boton PPU nga xhelozia per famen e Pjerit, por jo nga ty lol

Jo jo smiley nuk thash gjo , ajmsorri, thjesht mata temperaturen smiley main headline ppuja smiley po dhe ti nuk ngjan i sinqert mo Xhibo, ky komenti yt do kish vlere nese ti nuk do ishe deklaru qy'n'fillim se do votoje FRuDistat smiley 

Tingellon shume keq kur ne nje teme qe flet per faktin se tjetri eshte rrahur per vdekje, per arsye fushate politike, ti ve ne dukje perceptimet e tua se per ke anon PPU. Them nga ana kontekstore, perpos asaj njerezore, nderkohe qe tjetri eshte ne reanimacion.

P.S , nuk e dija qe eshte ne reanimacion, ke te drejte. 

Me nje llaf po mos qe ne reanimacion, komenti yt qendronte?

Nejse, s'dua ta zgjas, por cdo qytetar (aq me shume ata aktvitiste) duhet te pakten te sensibilizohet dhe ti konsideroje absolutisht te papranueshme akte te tilla, pavaresisht bindjeve te tyre politike apo perkatesise politike te viktimave.

Se pse kaq gje elementare s'tu regjistrua kur komentove, s'ka rendesi, por me mire te mos thuash asgje sesa te thuash  "s'e dija qe qe ne reanimacion". Jo se u be qameti se e the, po s'te nderron smiley

Sa per zemer e more infon more xhib, jo jo un nuk fshij asgje mos ki merak smiley ne keto momente zallamahie  elektoralo tribale ca nuk pritet, dhe normal qe skepticizmi na ka prek dhe ne. 

Po ca thua, dukesh si e dehur ne rastin me te mire. Tjetri rrihet per vdekje ti vjen thua qe PPU po i mban krahun FRD-se ngaqe botoi lajmin, i fut dhe ca ikona zbardhje dhembesh me pas, pastaj kur ta ve une ne dukje kete gjest aspak "te mire" apo njerezor (shprehem minimalisht ketu nga konsiderata per tu) thua qe une e paskam marre per zemer lajmin e rrahjes se njerzve ne fushate kurse ti e ke marre per bishti ngaqe po pret se mos rrahja mbase s'ka qene rrahje por dhurate cokollatash, se elbete jemi ne fushate dhe cdo gje ndodh ndryshe nga ca paraqitet.

Kur je ne grope mos germo me thelle, thone amerikanet. Ndersa ti krenohesh duke thene qe s'behesh pishman, a thua se kokfortesia eshte virtyt ne vetvete.

Me fal, po ku dallon ti ne kete diskurs nga miliantet e Berishes qe mundohen te minimizoje kete incident duke thene "he mo si beni dhe juve, fushate eshte, ka pasur dhe incidente te tjera dhune"? 

A nuk eshte (a duhej te ishte) kjo shprehje dhune e karshilleku ne politike nje nga elementet ndaj te ciles proteston levizja "vota e bardhe"?

Ose, si do ndiheshe ti, nese ky personi qe hengri dru per politike te ishe ti a babai yt dhe te vinte nje e angazhuar e nje krahu tjeter dhe te bente aludime me verdhushuka zbardhjedhembese ketu, apo te fliste per anesi te paqene te PPU ndaj FRD-se ne kete rast?

Se pari njerzilleku, pastaj te tjerat e dashur. Ndaj, kur s'ke ndonje gje te hajrit per te thene ne kesi rastesh, eshte me mire te heshtesh. Ka plot tema te tjera ku mund te behet politike dhe reklame per levizjen tuaj apo te kujtdo tjeter.

 

Mire mire pra ke te drejte u nxitova!  Mua me duket se kjo qe ndodhi i jep pike FRD-se dhe demton me shume vete qeveriun aktual. Nuk po shpreh asgje tjeter pertej faktit se  niveli i fushatllekut eshte bere  gjithnje e me tribal, gjithnje e me i eger gjithnje e me demoniak!  Nuk e di ku e ka interesin qeveriu te beje gafa te ktij lloji megjithate po e marrim te mirqene.

Nderkohe qe me vjen keq per dhunen e ushtruar ndaj kandidatit te FRD-se, duhet te te kerkoj ndjese qe  shpreh gjithnje e me teper  zhgenjimin tim nga kjo kaste politike, dicka me thone se dalengadale me kete lufte te hapur qe po shprehin ne forme fushate nuk do mungojne raste te tjera te dhunes,  mbase  dhe ato te autodhunes qe na shitet si dhune. 

 

 

Nuk eshte puna se dje u nxitove. Kemi nje njeri te rrahur barbarisht ngaqe merrej me politike, ti akoma dhe sot ben hesape se kush fiton e humbet pike. Po ca flet moj, je ne terezi a jo? Fiton pike!

S'eshte hic pune nxitimi, je shume gabim ne kete qasje, je pakez shtazore, me fal qe ta them, dhe keshtu jeni disi nje pjese e mire e juaja qe jetoni aty. Jeni nga pak kafshe; tjeter pune kush me shume e kush me pak dhe si e pse. 

Tani kur flet keshtu ti, nje femer, nje e shkolluar, nje aktiviste paqesore, ca te presem nga te tjeret?

Ai berishisti i pavarur letrar dhe ca tamtame te tjere me poshte po bejne te njejten pafytyresi duke thene "le ti denoncoje viktima"...dmth problemi u kthey ashtu qe tani fajin e ka viktima qe s'i denoncon autoret. Packa se, kush ka qendruar me shume se dy ore ne ndonje fshat shqiptar e di qe s'ka shanse qe nje ngjarje si kjo te mos merret vesh nga te gjithe brenda dites se kush e beri dhe pse. Pavaresisht, policia e shtetit dhe milidelet e Peshkut po presen me laps ne dore denoncimin nga viktima, ndryshe e ka fajin vete viktima, i cili me gjase mendon se kur te kaloje vala elektorale ai do ngelet krejt i pambrojtur nga kush, aq me pak nga policia e cila pretendon se s'ka hic djeni as per kercenimet paraprake nga te cilat eshte terrorizuar familja e ketij aq sa s'guxojne te permendin kush e rrahu per vdekje kryefamiljarin. 

Nuk ka fare rendesi nese viktima do ishte frdist a berishist a edramist a enverist ndac; duhet te ishe njesoj e irrituar kur dikush dhunohet ne kete forme per arsye politike, kur i shkelet nje e drejte minimale. Keto ngjarje jane tregues orgurzinj te nje realiteti ku jeton pikerisht ti, e pikerisht ti dhe ata qe jetojne aty duhet te ishin te unifikuar dhe revoltuar njesoj ndaj kesaj dhune e rasteve te ngjashme. Por jo, kemi dhune shtazore, dhe si te mos mjaftonte kjo, kemi dhe reagime shtazore.

Me fal per shprehjen por te 10fsha protesten me vote me kryq kur ti reagon keshtu per raste te tilla. Dhe po te flisja si ty me makine llogaritese ne dore, do thosha qe ke humbur jashtezakonisht shume pike ne kete blog me keto komente qe ke bere tek kjo teme, bile per mendimin tim ke humbur krejt legjitimitetin per ti bere thirrje njerzve qe te te ndjekin ne nje nisme te caktuar civile/politike. 

Mos mor Xhib   nuk e sheh ti  mora noten 4 me kete koment,  po me llogarit dhe ti koston politike timen ne ppu ku  un bej thirrje per nje kauze e jo per alidean!!!

Jam gabim sipas teje ne kete qasje, I bej llogarite mire sepse  kur ekziston autocensura  ne media kur shikoj   dhunen verbale kur shikoj  fytyrat bastarde te kesaj politike ne TV me behet te mos besoj me asnje  burim e asnje pretendim, ose te pakten te jem pak hezituese!

Kur une flas kshu  flas  sepse keshtu e perceptoj, e ndjej dhe E SHOH gjithe situaten , u pa puna duhet tu sjell juve peshkaxhinjve dhe sulmet qe na behen ne  votebardhisteve qe nuk po kerkojme pushtet.  Sa per kete ngjarje e theksoj eshte  dramatike  por   mos me fajeso mua votebardhisten pse  kam  pikpyetjet e mija, ne kete  moment .

Ato pikpytjet   e te tjereve mos mi drejto mua   sepse nuk me perkasin! E ke marre me zemer situaten   vijo por   me kurse detajet sepse po i lexoj direkt dhe ne media.

Un jam e irrituar nga mjesi ne darke  robo  mos ki merak me ato qe shoh ,  mire qe doli nje   rast I tille te irritoheni dhe ju anej  ne lidhje me ne knej!

Me fal per shprehjen por te 10fsha protesten me vote me kryq kur ti reagon keshtu per raste te tilla. Dhe po te flisja si ty me makine llogaritese ne dore, do thosha qe ke humbur jashtezakonisht shume pike ne kete blog me keto komente qe ke bere tek kjo teme, bile per mendimin tim ke humbur krejt legjitimitetin per ti bere thirrje njerzve qe te te ndjekin ne nje nisme te caktuar civile/politike. “

E theksoj eshte gje e bukur kur  I ben gjerat se beson ne to e jo sepse humbet apo  fiton pike , nderkohe te sqaroj se un nuk jam as perfaqesuesja e votes se bardhe as  sekretarja, jam thjesht nje nder nismetaret e shumte . Mendimin tend ndaj meje  mbaje PERSONAL   mos ia faturo  votes se protestes.

Nuk e di ku e ka interesin qeveriu te beje gafa te ktij lloji megjithate po e marrim te mirqene.

Keshtu mund te mendonim edhe ne 21 Janar. Por historia eshte ndryshe. Dhe ministri i Brendshem u zgjodh pak me vone kryetar bashkie ne te njejtin qytet.

Un nuk kam ndryshuar qendrim me 21 Janar, pertej evidentimit qe iu be qeverise vrasese per mua  pseudo opozita mbetet bashkevrasese,  pazaret  elektorale e vertetuan dhe njehere. 

O Lida, ti thjesht po tregon se je me keq se keta qe te rrafin. Ty per nje fiksim idiot, te demshem per demokracine ne Shqiperi, te vjen inat qe po permendet ne PPU, e vetmja alternative e pranueshme e ketyre zgjedhjeve. Ne fund te fundit, ti e di shume mire qe militantet nuk i ben dot te mos votojne, ndaj "betejen" tende donkishoteske e ke me FRD-ne e cila pretendon te marre vota nga pjesa intelektuale e shoqerise.

Sa per dijenine tende, une kam postuar qe ne dreke deklaraten e FRD-se me rastin e 135-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Dhe ajo nuk eshte botuar. Kjo per mua quhet censure dhe jo mbeshtetje. Do kisha qene plotesisht dakort ae te mos botohej nese do ish hapur nje teme e tille pa lidhje me partite politike. Po kur ASKUSH nuk u kujtua per kete date JETIKE per kombin shqiptar, nuk me duket e logjikshme qe te mos dale ketu. Sa per Blendin ai ka qene gjithmone shume transparent ne lidhje me qendrimet e tij dhe shpresoj qe ta nxjerre ketu, sepse do ishte turp qe fushata te na beje te harrojme data kaq te rendesishme.

"e vetmja alternative e pranueshme e ketyre zgjedhjeve" - fushata eshte e paprare, jane te mira klishe te tilla se ka rezik njerezit i hane akoma. 

Fiksim idiot te duket ty Lizander, perspektiva jote.  Nuk me vjen inat qe po permendet ne  ppu FRD-ja , nese e verejte komentin kishte nje smiley prapa. Nese shohim te keqen me te vogel  patjeter qe per FRD-ne do votoja, por fakti qe un permend se ppu anon nga FRD nuk do te thote se me vjen inat, qe kur te konstatosh dicka do te thote se te vjen inat? 

Nuk kam asnje beteje  kunder nje partie ne vecanti, beteja ime eshte kunder partikracise  pra te gjitheve bashke. Ne fund te fundit   me kete sistem bipartiak qe ka bekuar vete dhe Rama uroj qe ju te kaloni pragun ani pse me duket  shume e veshtire, nderkohe ju beni mire qe jeni, dhe nisma e votes se bardhe ben mire qe eshte. 

 

Po atë trinitrotoluenin e harruat? Tek pallati i Kollozit??

Sa për temën: të gjithë ata që janë kundër tre bandave PD PS LSI duhet të reagojnë sa më parë. Ose duke votuar të gjitha alternativat e tjera ose duke bojkotuar zgjedhjet...

si thane ca ktu, qe nuk duhet trajtuar politikisht

Po pse njelloj jane? Bumja s'eshte gje e gjalle, e rrafmja eshte organike. 

E dhunshme eshte ajo aparatura elektronike e numerimit..si ato makinerite qe perpunonin leshin dikur

te shkuara Mit'hatit  dhe sherim te shpejte..  gje e mire qe i paska njohur se mbase kane per ti kapur shpejt  dhunuesit..

 

p.s nderkaq,  nuk kuptova lidhjen me ambasadorin Arvizu..

Dhuna Psikologjike ka filluar qe ne installimin e #Trustit te geshtenjave te tropojes.

qe ne fillimet e veta ky trust  e ka  dhunar.. moralisht.psikologjikisht, fizikisht , ate popull.. Rrahja .. nuk eshte hera e pare qe e kane bere dhe nuk ka per te qene hera e fundit.. 

 

Barku qe i polli ende s'ka shteruar.. (Bertolt Brecht)

 

# Trusti i Geshtenjave Te Tropojes..

, po mire bre,pse e beni kaq te madhe, nje dru hengri... dhe ju me vrap dhe e bete te madhe, te tjeret kane derdhur gjak per keto fushata dhe nuk jane ndjere.....kane dhene dhe jeten bile dhe perseri nuk jane ndjere... e ju per nje shpulle e ca grushte e ca brinje te thyera... nuk bo burri keshtu......smiley

E di cfare trajtimi special ka marre ne spital apo jo? Si jashte shtetit per zotin. Ne perputhje me standardet europiane.

Jo, se edhe ai nuk e besonte para se ta provonte vete.

dmth politikat e qeverise ishin efektive....

Pushteti i Vucidolit eshte egersuar shume nga frika e humbjes.

/Ne 23 qershor votoni te vetmen alternative te djathte

//votoni FRD, numrin 66

Shumë dakord.

Do të shtoja vetëm:

Në 23 qershor, ju qytetarë të lirë, të qytetit tëPavarsisë, votoni të vetmen alternativë të majtë, vërtet të majtë. Votoni, për të qënë dinjitozë, Arben Malajn!

Ben Malaj për Vlorën, Ben Malaj për Shqipërinë!

smiley

Te majtet shkofshin te gjithe ne djall...

/nuk merrem me brekegrisurit e majte...

Arben Malaj për ngjarjen:

Ditën e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë, ku kandidati FRD-së është dhunuar fizikisht.
E dënoj këtë akt të shëmtuar!
Çdo rast incidenti, apo më keq akoma, çdo rast dhune, cënon integritetin e zgjedhjeve dhe vendos përpara pikëpyetjeve të mëdha stabilitetin politik në vend. (https://www.facebook.com/pages/Arben-Mal...)

paska fol edhe ky........ po jo mer daj.......Voto 66, 77, 88 vetem keta sjellin prosperitet ne Albanie......

Te paska infektu keqazi grava me sa duket

Kush ky more Ali?

Për çunin e Vlorës flet?

Nuk e di nëse e pe debatin tek Topi ku ishte edhe Blendi, por ai bëri tetë me dy Minxhozit... smiley}
Jo si Ed Trapi që nuk lidh dot dy fjalë pa kaluar në spazma muskulore nga kokaina...

Kur te rrahin te shtohen piket , po per ca blogera te zgjuar do te thoja se sado te madh ta kini iq dhe bagazhin intelektual , nqs se kritikoni dike ose e gjykoni ne baze te krahines ku ka lindur , se ku beson , se cngjyre ka etj ... Jetoni mediokritetin e trasheguar dhe vetem nxisni ndjenjen e hakmarrjes , nje nga plaget e ketij vendi

20 000 vota ne favor te FRD-se ben ky dajaku i kandidatit.

"Vicidoli ne veprim" qe spikat per dy gjera : per dhunen dhe per incest me dhine e vetme te shtepise.

Ne 11 bashki ne Itali ne balotazh per zgjedhjet lokale e te 11-ta i fitoi e majta. Ne Rome e majta fitoi 60 % te votave.

Vetëm se në Shqipëri më e majtë deri më sot është treguar PD.

PS me EdPallatNdërtuesin, me Ilir Hajdutin, me MonikaBrekMadhen, me një biznesmen të falimentuar si Kokëdhima, nuk mund kurrsesi të krahasohet me I. Marinon. Jo për gjë po tregon shkëputje totale nga realiteti, kjo flet shumë për ty...

vikipedia thote qe diktature nuk do te thote e majte...

PD eshte treguar majte,e djathte,fashiste,parti islamike, Parti Hibru,Parti Bahai,Katolike...e vetem nje gje nuk eshte ne fakt: Parti! por esht thjesht nje grupim klanor. Kemi copat e mishit me dy ne nje ane dhe cjapin te Vucidolit qe blegerin ne anen tjeter

A thua ndikon sallami ne karakterin tone te dhunshem ?

Si shpegohet ne shumicen e ketyre intektuloqeve qe shpirterisht mbeshtesin Sulen e kane kryesisht nga prefernca krahinore..

Po PS? smiley

Nga i merr votat PS? Nga ish fshatarët e para'45, ose qytetarët '45. Pra edhe kjo parti klanore.

Siç thashë më sipër, parti e majtë sot në Shqipëri mudn të konsiderohet me plot gojën PD. PD i merr votat nga shtersaat e varfëra, të cilave edhe thonë se u vjen në ndihmë me programin e vet. Ndërsa PS po e hedh shikimin nga bizneset e Koço Kokdhimës.(Të paktën të ringjallim ato, dhe Ilirin)

Thjesht info shtesë... smiley

Votat i ka marre kryesisht ne veri...kryesisht nga perferencat krahinore dhe theseve te miellit qe shperndan...Ato shtresa qe i japin voten PD nuk e kane idene c'eshte programi, apo me keq, nuk dine ta lexojne...Une i kerkoj pergjegjesite partise ne pushtet (sikur edhe PS te ishte do te beja te njejten gje)

PSH - Po te mos ishte per LSI do te ishte ne opozite qe prej 2009 smiley ... Sa per PS nuk me interson fare nese fiton apo jo....sikur FRD,AKZ ta marre pushtetin do t jete 1milion here me se edhe 4vjet te tjera me Sule kermen

Buall Mavria duhet ta kuptoje se me keto veprime qe bejne militantet e tij, humb pike ne tregun politik e ate te votave. 

Di gje njeri se kush eshte nr; 66  77  88  dhe a ka njeri te na i jape ketu kete listen me keto numrat qe te kuptojme me mire se ç'force politike a individ qendron pas numrave ne fjale. 

 

Pierre ti e di shume mire se ke perfaqeson numuri 29, jo me kot dje paraqite 29 pika per Nje Shtet Social.

Timi, nuk di gje, se jam ngopur me politiken shqiptare. Nese ke ndonje liste me keto numrat , te shikojme se ç'perfaqesojne, ma dergo ketu te lutem. 

Nuk e kuptojne ata qe humbin pike pjerin. Aq ju thith truri atyre, aq i ka dhene zoti. 

sot u be e dhunshme ?

Po ato 600-700 gr tritol shtepise se Kollozit ça ishin ? Sot u be e dhunshme fushata ?

Po pra pjese e dhunes...Apo dhunen vetem nga nje krah shikon ti?

Ai nuk ka thënë që nuk ka dhunë... nga ana të tjetër të thuash se "u bë (tani dmth) e dhunshme" do të thotë të mohosh që ishte që më përpara.

Ankohu tek admini. Jo tek Left Lulja.

Ne fakt dhune shume me madhe se kjo eshte te depersonalizosh njerzit e thjeshte dhe ti cosh te shtabi lagjes si dikur te keshillat e lagjes. Kjo eshte e papranueshme dhe e trishte qe degjon te tilla menxyra pas 21 vitesh demokracie. Jane veprime qe nuk parashikon asgje te mire. Po ska faj Sala komunsite ka qene dhe te njejten rruge do ndjek.

Thuhet se ne keto 10 oret e kalume policia ka kref gati 1/3 e Rrockovecit...

E para duhet t'i kerkosh falje popullit roskovecar, se po i ofendon me termin rrockovecare.

E dyta, he se drurin e do ky milet, ndryshe te hipen ne qafe..dhe vete voton kunder Partise.

ncncnc, po hiqe more mendjen nga dhurata...

Rroc eshte nje lloj pellumbi i bardhe, pellumb paqeje, rroc eshte edhe femija i lumtur topolak... E ju normal qe do ta gjakosnit ate vend pellumbash paqeje...

druni ka dale nga xheneti.

Dmth qe duhen, pa rrifensmiley.

a u rrehën a  ?

Pati teme kety dhe per ate kollozin. Nejse qetesohu o burr se me shum yxhym e ke marre. Apo ke inot qe sje vet atje tja selloje ndonjerit?

Ore Stavri po  nuk arrin ta kuptosh ndryshimin o derrebardhe? Dinamiti u vu ne pallatin e Llozit ku banojne rreth 35 familje dhe nuk dihet se cili qe objektivi, ndersa kandidatin per deputet te FRD e rrahen per vdekje dhe ndodht ne reaminacion. Si thua ti qe partia qe ai perfaqeson te mbylle gojen? Heshtja do te thote aprovim per dhumen o derrezi, o i fandaksur!

ti je rrotë fare. po iu vu tek dera o derëzi... nga forca e shpërthimit u dëmtuan edhe hyrje të tjera...

a pa pa... më keq se kërriçi je

Ti genjen si te ishe SB-ja vete. Sa RK qe je!

mire

e ke parë gjë Timin? smiley

ky rrezik është Saimir Kontrabanda...

o ti Bjero, apo Blero, si e ke emrin, e ke me te pare apo me te degjuar..... lexoji apo shikoi mire informatat... llozit nuk ja vuri njeri dinamitin tek dera, por ja vune nje kat me poshte, mes Llozit dhe Selamit... pra ende nuk dihet se per ke ishte "dhurata"...pastaj ne ate pallat sikur kishte dhe ca te degjuar te tjere... apo varja, se mos u be ndonje gjwe e madhe plus nje minus nje nuk behet ndonje gje e madhe. Mjafton te dalesh edhe ne perkrahje te te dashurve, qofte edhe me shtremberime te realitetit pa nuk bohet qometi.....

Po na i trego pamjet dhe te te japim njehere te drejte o katran me boje.

lere, lere, moms u merr me te......qenka milidele edhe ky, nje me lefterin....

Bjeri eshte Stavri ose Tomi ose ky qe del dhe tani me ADCV. Eshte RK komplet. Lefti eshte lule perpara ketij. lol

Po pse njona duhet te anulloje tjetren more more....? Perse druri dhe kercenimet qe ka ngrene ky, per tu forcuar te dorehiqet, duhet te barazohen patjeter me nje rast tjeter? 

 

PO mire ore zoterinj ai thote qe i njeh ata qe e rrahen.

Perse nuk i jep emrat dhe te mbyllet kjo mesele,pasi mund te jete rrahje per dicka tjeter dhe aspak e urdheruar nga Berisha.

Kaq verberisht besoni mediat e Rames se Berisha ka urdheruar rrahjen e nje kandidati te FRD ne Roskovec,ku FRD smerr asnje vote?

Po ku e di ti qe nuk i ka dhene emrat? Apo thuj sa per muhabet! Sa tr qe je!

Po ti kish dhene emrat dhe te ishin njerezit e Saliut,Edi Rama i pari do te ishte ne konference shtypi sot dhe i dyti do te ishte Bamiri qe e votoi ne 2011.

Ej kur Bamiri bente doktorature ne Torino ti luaje me zhapiket e lagjes, po eshte shume e thjeshte me sha tjeterin packa se eshte Prof Dr shkencas, apo si kupto keto terma.

Po mire o Stavri po kete veteriner injorant e kishit kryetar te grupit parlamentar per kush e di sesa vjet. Biles bete edhe te pamunderen duke blere vota edhe nga deputetet socialist te Fatos Nano per ta bere edhe te parin e Shqiperise. Sa shume qe keni ndryshuar nga perceptimet e meparshme. 

Ke goje me fol per Bamirin ti mer plen ! Po si e majshit krytar te grupit mer b.q korce?

edhe ju mo se late nam. sikur u tha saliu atyre qe te masakronin ate. shqiptaret jane koke-gdhe.

Ky shtet që operon me falangat e tij, duhet patjetër të reagojë sepse kjo ngjarje nuk nderon institucionet e Shqipërisë dhe na ve një njollë të zezë përpara ndërkombëtarëve"

 

e paska hallin tek njolla e zeze ky, sikur njolla eshte e bardhe tani. njolle i vuri dhe ky shqiperise kur u zgjodh president ashtu si u zgjodh. keta edhe te flasin s'dine. ketu po rrezikohet jeta e njerezve dhe stabiliteti i gjithe vendit, ky permend njollen qe eshte e zeze me shekuj.

pastaj hajt merre vesh pse rrihen e zihen ne shqiperi. te gjithe ne fund ja veshin politikes. 

Shume kot kjo mbrojtja e Topit. Po kot fare amaa....Kshu mbrohet kandidati i partise mo? U ka hyre lepuri ne bark. Po turp s'keni? Mos u merzit i thote kryetari i partise atij se kur te shkojme ne ne parlament do te luftojme per nje shtet te se drejtes? !!!!! WTF? I MEAN WTF? 

Si mbrohet mo, me sharje nga motra? Apo me kallash?

Me te pakten fare denoncim ne polici dhe publikimin e personazheve ne media. Nuk thash as me sharrje as me kallash.

Po ndoshta e kane bere denoncimin nderkohe.

E ndoshta ndoshta...

Si do i denoncosh ti njerzit o Ora kur vete i dhunuari refuzon te flase nga frika.

Ti a e shef se me c'njerez ke te besh ketu ne PPU e jo me ne fshatra. Keta per te justifiku dhunen te thone "prit se kandidatit tone i vune tritol te dera" Shume inkurajues si mentalitet. Por askujt nuk i shkon ne mendje se ata qe keta mbeshtesin, kane detyrimin te na mbrojne. Sa shprese mund te kemi ne kur keta nuk mbrojne dot as njerzit e tyre.

Paska dale prap ky Gris Kulua ..Ishte dhe tek sallamet me duket ...smiley Ua di vleren ! Apo zakon i vjeter ...thuaj ..Atje , te ajo qe mungon te vete mendja smiley Del huqi me shpirtin ..thone !

Babasqapi ka dore te rende , se eshte stervitur qe me nofllat e Imam bajlldise e me hedhjen e shtyllave te Tensionit te Larte ne ere.. Babasqpi di si i organizon qe te largohen " ne drejtim te paditur " apo nuk i njef njaj "forcat e erreta " !

Mos u beni merak .Duroni dhe ca dite dhe Shqiperia do marre fryme Liriasht nga Sqapi Vucidolit dhe per me teper keta cinxujt e mizat e kalit qe i vine rrotul ...do ikin vetvetiu . Me Gushtin iken dhe Vapa ....thone ! Te pakten do kete PPU ,pak pak po jnje "Behar pa Miza " !

Une mbreme kam thene se pres situata dramatike deri ne daten 24 vone.Sepse me..." barinjte" qe ka vene KY, per ecurine e zgjedhjeve, vetem te tilla priten.Me njerez pa tru por vetem muskuj dhe me trurin e prape te KETIJ, nuk pritet kohe e kthjellet.
Por KY po ngre gure per ti rene mbi kembet e vete.Me mire qe bejne keshtu!
Kurse Ben Malaj po i bie longarit ne...brime te fundit.Dhe riperserit sms- te e Nanos e Kacit

mos flisni keshtu o Grava. asgje s'do ndodhi, vec ca incidente te vogla. te gjithe te hapin syte dhe te mbrojne voten. kaq e veshtire qeka ne ate palo vend sa nje zgeq te besh ca zgjedhje per te qene?  po te hapin syte te gjithe, s'kane c'bejne ...

alba1, kujton se une e dua kete situate?Por sa ju lexoj marr vesh se nuk e ndjek ritmin e fushates, fjalimet "luftarake" te KETIJ, gjuhen dhe argumentat e te gjithe sejmeneve te NJESHIT, te cilet ne vend qe te japin llogari per cka nuk kane bere, jane kthyer ne oponence e Opozites, ne sulme personale, ne sulme denigruese per cilindo kandidat te opozites dhe ne kerbac kunder admiruesve te TOPIT.Nje administrate e " armatosur" dhe xhepeplote, hedhur ne SULM ....per zgjedhje te lira thua?
Nuk duhet te bejme syrin qorr sot, nuk do na falet po nuk ngritem zerin, ...ne menyre qe te mos i kemi me lume lotesh neser

zeri duhet ngritur, por dhe gjithe kjo energji e zeze qe shperndajne shqipot, kudo, edhe ne kete blog, s'eshte gje e mire. per mua, te dy palet jane te lyer dhe te ngjyer dhe s'ka rendesi te madhe kush do fitoje. une dua qe vec vota te jete e lire dhe te numerohet tamam. kaq!

Spaska rendesi kush do te fitoje...? Po KY e do me cdo kusht e cmim! Si i behet ahere?Te ulim zverkun....?

do jete i kujdesshem sala , ska per te rraf njeri, ka me vjedh me lezet dhe ka me godit ne shenje ne persona te vecante e kyc.  ose do i bleje ose do i kercenoje , ne rast se nuk i shkon atehere  fiton. saliut duhet ti rrish me bole ne fytyre se mutin te ha.

Saliu sot është në pozita shumë më të favorshme se në 2009. Atëhere ishte më poshtë... priste t'i humbte zgjedhjet. Sot është kokë më kokë, por me një avantazh të qartë, e di se kë ka përballë...

ja dhe eksperti tjeter i puneve te kota. lum si ju, tere siguri flisni.

e ke lexuar kiu muzaka me hosten ????

tregon te nje histori aty, njeri ulet me ca djaj dhe kendojne ata pas te henes vjen e djela eeee ... edhe fap ky dale ore si vjen e djela pas te henes?? eshte e hena pas te dieles, e fap ata i bene nje gunge atij

kshu edhe puna jote me 2009 

 

që dmth?

qe po ja fut pordhes mer burre, ca te duket ty 

Eksperti i midhjes dhe i peshkut smiley

the voice of jenicersmiley

po sikur pr-dr kulicaj te iki ne kanada ,kush do i zere hajdutet dhe kriminelet?  pr-dr memia apo dollapi!

sa me shume haxhiqamiliste te sales te largohen aq me mire do te behet.  sa me pak ere e keqe serbo-greke te vije aq me mire per shqiptaret.

se une,shiko,por,jo,se shqiperia ne nato ka,por fazllicin e kam mik shpije une!

 

Ne fakt ne 1997-2005 qe nuk kishit njerezit e Sales,e ndritet juve!

A trroft amerika ty Rr.K

car budalliku! plasi ne Vlore... goditet shalsi ne Tirane...

Po pse beheni plena me llafet qe leshoni mor ju si justifikim i kriminelave qe ka mledh berisha? Po derra keni met .Si justikona ata qe mesdite rrofin burrne huj se eshte kandidat i Topit.Topi ka me ja fut shtremsit tuj.

nr 29
 

vetem kjo i kthen me kembe ne toke.

 

Sdo ishte shqiperi po mos te kishte dhune.e kan thene vete druvaret qe qeverine e rrezojme vetem me demokratet e mamurrsit. Jane parti kanibalesh dhe me then te verteten gjynof edhe shqiperia se ka nevoje per nje pd normale, jo per pd qe ja hy deres kryeministrise me arkivol. Dikur pd ka pas dhe intelektuale, sot ste ze syri edhe nje per be. I bie qe kane emigruar ter intelektualet. 

Sigurisht, i pari intelektual qe po me bie ndermend eshte Tomi, nga Devolli i KOrces.  smiley

ajo e arkivolit ka qen nje keqkuptim i madh; ne perpjekje per te imitu ameriken, kishin ngaterru daten e Hallouinit... Ama se perse u duheshin tanqet nuk e kam kuptuar ndonjehere...

Amon o gjemb, amon!!!!!

Ke te drejte.

Skenari i pas 23 qershorit.

Doktorri i ofron komadhit postin e k/ministrit, nderkohe Nishani semuret dhe nuk eshte i afte te permbushe detyren e presidentit, doktori mer presidencen,

Si perfundim Piktori mbetet edhe kete 4 vjecar ne opozite duke share kokmadhin me gjithe milidelet qe e ndjekin.smiley

aman vetem ai nishani te iki, se eshte si mongolo-turk, dhe te tjerat s'po i them ...

nuk ka gje me te keqe se te shikojme akoma biografite e njeri tjetrit shyqyr qe shpetuam nga ai sitem.

kam vene re se shume ketu tek ppu gjykojne pa fakte vetem me te degjuar ose lajme gazetash nuk me duket normale

me vjen keq per çdo akt dhune dhe shpresoj qe policia te kapi sa me shpejt delinkuentet

uroj qe ne zgjedhjet e 23 qershorit te fitojne me te miret

delinkuentet

cdomethene  delinkuent? qe tingellon shume elokuent..smiley

Eshte pjese e fjalorit Nanoisht  smiley

delinkuent (delinquent italisht) eshte nje individ qe perdor dhune kunder nje personi,  te me falin te  gjithe sepse nuk po di se si ne shqip  mund te thuhet fjala delinkuent. Belul te lutem me ndihmo 

 

"individ qe perdor dhune kunder nje personi"- dhunues/it.smiley

delict perdoret edhe ne hollandisht si sinonim i fjales krim. ose vendi ku ndodh nje krim quhet: "plaats van delict", vendi i krimit.

Po them se  nuk ka me te sjellshem  se nje bebe,  qe si strategji e admin te nderuar dhe fale Humanizmit te tyre edhe Handikapatet mendore kane te drejte te pjesmarrin ne prurje te cdo lloi .

Ose fundja hajt te perpiqemi ne nje prurje tjeter se "kush eshte me i sjellshmi " smiley e kush koke berduNglla , jo berdulla smiley

E c'do me thene i sjellshem  , kur nuk hyn ne asnje nivel Bisede si Normal por si Jenicer e Selihtar e ca me keq si Sejmen duke brockullisur pralla nga te Eposit te Babasqapit ne vitin 2013 !!!!! ??? Jam qe jam pse nuk hedh dhe une e thyej nje Xham se ben zhurme smiley Mba neper Goje njerez te vdekur e te gjalle me njemije e nje mllefe personale e qe i shet si "sjellje " e mire para Sali Sqapit ????

I kishin dale borxhit , e kishin lajmeruar hiq dore...hiq dore ...nuk ke pune me votuesit e majte , nuk ke pse i shkon votuesve te majte ne dere te shtepise dhe tu kerkosh voten , kushedi si ka degjuar .

pse thu Gramozi ja ka cu trimat?

keshtu thone.

..je me te vertete i madh Brad !

Pune e ronde me u mor me politike ne Shqiperi! 

P.s. Boni zgjedhjet Libia pas luftes civile...shume, shume qete!

P.s.s. Ore mos e kemi gabim ne? Mos valle duhet bo njihere lufta civile dhe masanej zgjedhjet, dhe jo anasjelltas?

Rruget te shpien tek Saliu . Njatij i ka dal bese FRD -ja . Po mos kini merak se pucistet nje nga nje , do e provojne grushtin e Hekurt te Demokrateve !

Falangat sapo i ka ngritur , vuvuzelet sapo i ka nxitur smiley Mos guxo te heqesh veshet e Gomarit ne Kavaje se jane SimBole ato ....tha mbe fund te Fjalimit e duarzjarrtrokitur nga LefKOPEJA per Lufte Civile qe na mungoi smiley

te shpresojme qe kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet dhe i urojme sherim te shpejte z. Hoxha. nese ata i dine emrat pse nuk i bejne publik qe te marrim vesh edhe ne?

 

ne Lezhe ngaqe 3-shi i ps eshte ne gare direkte me moniken (dhe eshte cub) ka kohe qe ka plas ciftja kokes. shyqyr qe kane ardhe garda me antiplumba se ndryshe as nuk kalohet neper qytet. 

gazetarin e klanit, dhe kjo pse dha lajmin qe e dhane te gjithe televizionet e tjera, e rrahen ne mes te njerit nga lokalet me te frekuentuar nga politikanet sic eshte manhatani dhe askush su be i gjalle. 

thone qe andje nga laci ka plas nga ana tjeter, qe kandidati i djathte ka rrah kandidatin e majte, por kjo vjen e pakonfirmuar. 

ne Lezhe ngaqe 3-shi i ps eshte ne gare direkte me moniken (dhe eshte cub) ka kohe qe ka plas ciftja kokes. shyqyr qe kane ardhe garda me antiplumba se ndryshe as nuk kalohet neper qytet. 

Per sa m'takon,kam qen gjithmone kunder kandidateve te tille.Ma mire djepi thate se dreqi mrena,jam shpreh.Kam nigju per ate te Lezhes dhe megjithmen eshte e turpshme.Lezha s'meriton perfaqesim te tille.Laci po,sic asht kandidati,asht dhe Laci.

Doli ne shesh e verteta, ky tipi ishte perplas padshje me disa sende te forta, dhe jo nje here po ishte perplas padashje disa here. Aksident dmth

Vitin qe shkoi, 416 persona ne Amerike humben jeten si pasoje e aksidenteve te perplasjes me sende te forta (leva, cekic, kosa, etj).

Kini kujdes o njerez, mos vraponi, mos ecni shpejt, ku i dihet perballe mund te keni ndonje leve a ndonje hu!

 

Po nuk eshte vetem ky problemi, me e keqja qendron ne faktin qe sic thote ky: 

CA bjeri - 10 Qershor 2013 - 21:19

kta plehrat e opozites duan te politizojne edhe aksidentet

Shpresoj qe te mbahesh fort andej, mos te tutesh. Te rrosh me hamburgera dhe fridem frais!!!!!

Akti eshte i denueshem, pa diskutim dhe nuk eshte premise e mire per zgjedhjet ... qe siç me raportojne, po ndihen sa vjen e me teper tek njerezit.

Jane bere njerezit si te dyte, s'kane muhabet tjeter nga mengjesi deri ne darke : politike dhe zgjedhje! Dreqi ta haje qe s'pati nje Europian apo ndonje Boteror ne Qershor sivjet smiley

Fillon Kupa e Konfederatave ne date 15, do kete njeçike Futboll smiley

Djali i Ramës i shkruan Berishës : Hapi rrugë babit tim për Kryeministër

Djali i kandidatit për kryeministër të Shqipërisë, Greg Rama, në një postim në Facebook, i kërkon kryeministrit aktual që të largohet pasi nuk po i lejon shqiptarët të marrin frymë lirisht.

Kam filluar të dyshoj që shqiptarët do i krijojnë mundësinë kryeministrit aktual për t’u rikonfirmuar kryeministër. Me gjithë respektin për kryeministrin aktual, një njeri, i cili i ka kushtuar jetën e tij politikës, mendoj që ka ardhur momenti për të kthyer faqen. Të provuam. Nuk na solle ndonjë gjë të re. Fryma e vjetër e heqjes së dritave, e mungesës së ujit, e lidhjeve miqësore për tu punësuar apo e tifozërisë partiake për të kap vendin e punës, e ka mbajtur Shqipërinë të burgosur mbrapa hekurave, të cilat na largojnë çdo ditë e më shumë nga ëndrra jonë për të marrë frymë lirisht,” shkruan Gregu në FB.

Të rinj, të cilëve u është shkatërruar jeta pa e kuptuar fare ata vetë prej mungesës së kushteve për t`u arsimuar dhe argëtuar, të cilët plaken që në djep, rriten të plakur dhe vdesin të plakur. Do bësh çmos për të mos humbur, por e ke humbur besimin e popullit. Ke humbur gjithçka e nuk ke fituar asgjë. Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona. Largohu!

 

Ky ka qene ideatori i "HAP KUTITE OSE LARGOHU!" ? smiley

epo kesaj i thone te rrjedhin babe e "bir".

"Beme Baba te te ngjaj"  smiley

ti bej edhe une nje leter Berishes se vallahi kam qejf e deshire qe edhe babai im te behet kryeminister.

Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona.

smiley hahahaha smiley O Grego o figure smiley

Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë (ta shtrydhi babi Edi bashke me xhaxhi Fidelin dhe Koqe Kokedhimen) Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona (qe babi im Edi nga 200 milione euro ti beje 800 milione euro pasuri) Largohu!

edhe pa shtesat e nevojshme, gjithsesi eshte treguar i sinqerte. Pushtet per Ramen do te thote qejf per te "birin". Milionat e eurove qe kane dale nga bashkia llogariten gjera te vogla pastaj.

o pateko, mire qe i xi o lla, po italike pse i bo? smiley

smiley

s'm'ke thon pse e ke kaq inot ramen. ja psh bradi, e tha qe m'kerkoi 40% qeni. sido qe t'jet ka lezet me e besu. po ti? smiley

 

sa m'dhimset ky cuni i Rames.

Mire do kish be me nejt jashte ketyre puneve. 

 

 e pse te dhimbset, vete u fut ne keto pune, s'e ftoi njeri. ky sikur eshte i shkolluar dhe ne perendim. c'i ka keto fjali si antikapat.

Gregori eshte gjith ai cun se e njoh. Po titulli qe ke sjelle ti ska fare lidhje me cfare thote gregori. Ai nuk flet fare per babin e vet. Atehere pse genjen?

Kurse Zeni do thosh: " Ky mund te ishte djali juaj" 

Gregu eshte alamet cuni. Tip i urte dhe i qete. Nuk eshte faji Gregut qe i ra per hise per babe i kar me zile si Edi

Ka dhe me keq File... smiley 

Hej po ky me, e pe ket? 

PRISHTINE-Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj, ka në thelb paragjykimet ndaj shqiptarëve.

të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona

 

smiley  smiley per Edi Ramen

une spo e marr vesh ket qendrimin e bute te Rames qe e quan berishen : gjysh qe duhet te largohet e te hape rrugen.  Mundesisht i kerkon te largohet dhe te shijoje vitet e pleqerise. 

Tani, ideja kush eshte ?  Qe thjesht Berisha i boni ca si shume vjet edhe hajt te hame dhe ne nje cike ? Berisha eshte nje cike i vjeter, dhe hajt te vij une se jam me i ri ?

Une e tund koken e prape sbie ne vete me kete muhabet. 

Ta heqim Berishen se i ka kalu koha dhe mosha ?????

Per kaq ? 

Dhe pasi ta heqim ai do shijoje i qete vitet e pensionit ?

Dhe shpura e tij, gjithashtu do shijoje ne qetesi paret tona te vjedhme ?

Kshu e ?

ah se harrova, dhe neve t'na ulet rroga ..

pergjigjen ta dha i biri ...

pakt i heshtur;bere  cbere, ik, jeto pleqerine me niper e mbesa, ne te kemi xhan, gjemb ne kembe nuk te hyn. edhe nje deklarate se do te rrasim ne burg (versioni Spahiu) do ishte teper komprementuese per cdo levizje me pas. mosha nuk eshte argument.ndoshta specialistet piarise e kane llogarit kete per te irrituar te rinjte, votuesit e pare sidomos , te lindur e rritur me saliun me ze dhe figure nonstop.

Jo mi Ruzh po kur e shaj une fushaten,jo tii.une s'po shoh lajme keto kohe po shyqyr qe kemi peshk.

E merr frika shqiptarin e shkrete te merret me politike se ja cfare mund t'i ndodhi nese s'ka mbeshtejen e duhur! E merr frika te denoncoje se s'i dihen pasojat.... frike dhe pasiguri ngado, u beme kaq vjet te tulatur.

Sherim te shpejte zoterise!

Ore qe Sala ja hodhi bythes dihet ajo qe kur hyri ne koalicion Meta. Atje nuk ka asnje parti apo grupim politik qe te mendoje per Shqiperine, jane qe te gjith plehra. Keshtu kan qene ne fakt qe ne fillim. Dalin e flasin sikur te jene duke folur per politike ne nje shtet demokratik me situate te qete politike dhe ekonomi te stabilizuar. Mir t'ja bejne atij populli qe del e cirret per ta. Popull skllav, i vdekur per buke. Barkthare!

Di gje njeri do ngrihet ndonje komision parlamentar per ngjarjen?

veshi eshte me i rendesishem se trauma te tilla monstruoze me faktor jetik.

Parlamenti e ka mbyll turnin per momentin. Pas zgjedhjeve.

Po ndonje minister doli te pakten ,te deklaronte se do I gjej keqberesit edhe ne vrimen miut

Paska fillu xhibi me more leke nga FRD -ja smiley

pa lidhje direkte me komentin, po kam nigju qe pare te modhe ka ai Bamiri.

Pranej ia tregova edhe ate faqen me ora te shtrenjta Lizandrit.

Normal , me u bo gjyqtar e coi pazarin ne 500 mije Euro nga 100 mije qe ishte para se ta merrte Bomi Presidencen.

po ene ju, dy koment me i kepuce ja late... i blete shtrenjt ato votat... rast klasik keqmenaxhimi nga ana juj.. smiley 

Fjala " shtrenjte " Bame spo me duket e pershtatshme sepse asnjehere nuk e kam kuptuar se sa eshte maximumi i kesaj fjale per raste te tilla , pra leku modh do ishte me e pershtatshme smiley

shtrejt e pra der sa e detyrut me vesh drejtesine me recipeta... smiley 

Mere me men mo , kur leket kane perfundu deri ne dore te xhibit se dhe keshtu kot nuk bo propagande ai smiley

kan von men tashti. i her qe. nuk e shef si manaxhohet leku? lexo detaje te rruge e mundimshme.

Gruaja e te dhunuarit , kandidat i FRD :  Ngjarja nuk ka motive politike.

Zakonisht kur ndodh gjeja , vetem deklaratat e para jane te sinqerta , me vone ndryshojne sipas presionit per te miren e femijve.

Brad.kriskulli s'do qe dakort me ty ne kete rast

Nuk di gje venus sepse nuk e shpika , sapo lexova intervisten qe Zonja kishte dhene.

jo me ty,jo,me deklaraten,po thosha.

Po keshtu jane keto pune , ca besojne ca nuk besojne , ja psh Dora paska pare filxhanin sot ne mjes.

Ndërsa bashkëshortja e zotit Hoxha, pretendonte se ngjarja kishte motive politike. Ajo shprehet se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën.

shiko tani, kane faj ata qe e rrafen, por ky shkoi per tu rraf!!

Po ti sikur the se nuk i besoje mediave?

Tani, familja thote qe ky eshte kercenuar paraprakisht disa here qe te terhiqet nga gara politike, rrihet nga vellai i kryetarit te bashkise (PD) dhe policia e Berishes thote qe as kercenime s'ka pasur (ec e merre vesh nga e dine qe s'ka pasur, kur familja thote qe jane kercenuar), as motive politike s'ka pasur per rrahjen barbare, por s'thote se ku e bazon kete, as nuk jep motive te tjera. Vete i lenduari pati frike te denoncoje se kush e rrahu.

Ti nderkohe, duke pasur parasysh keto, sot qenke bere besimtare dhe e Shekullit dhe e Policise se Naltmadhnise dhe te duket varianti i saj me i besueshem? Dmth do shkoni pa maska ne proteste?

Nuk ta mbulon dot kaken e djeshme deklarata e sotshme e Policise. Po c'rendesi ka fundja, ti ishte njesoj e bindur qe dje.

Un do te keshilloja te tregoheshe pak me i matur kur hedh ofendime te ketij lloji, pak me i matur kur proceson informacionin qe na hidhet  ne keto kohe  hijenizmi politik.

 

Mua ska pse me kerkon njeri te falur  , as Dora ,por here tjeter mo na cani shume derrasat me fol pa u sqaruar ngjarja .

ktu dallon xhymerti

Kaq shume eshte promovuar "pragmatizmi" e antivlera saqe nuk ka mbet rob pa u njollos!  Kjo energji vjen ne forme vertikale,  dhe po nuk reaguam  do shnderrohemi ne shoqeri krejtesisht pa principe e pa moral!

Une ve bast qe xhibi ka me te kerku falje , te pakten aq sa e njoh une eshte cun me parime.

Qe eshte me parime nuk e ve ne diskutim, por nuk besoj se do me kerkoje falje. Megjithate never mind, 

cer ka ndodh me pak fjale? (jom ne pune)

Ik o punaxhi smiley kur te kesh kohe shif postimet qe prej startit 

...e ke parasysh kur shkru Xhibi vetem shqip, me paragarfe, pa asnje fjale te piset dhe shume serjozisht.... 
dram or dram smiley

dmth me ter mend Kiameti!

Mos ja paskan 10re Lizandrit e Bamirit. Apo s'me pelqen ajo pamja serioze e disi kercenuese, qe merr Bamirit kur ngre vetullat e veshtron fiks ne kamera...

edhe ky barut i lagur qelloi mo? t'emen e s'emes!
Nejse djema, mos e jepni veten!

ej, a do dale me veterineri me foto te atij fatkeqit qe e kane rrahur duke i kerkur PD-se te distancohet? Po Rama a do turfulloje nga twitteri? Ju thame heshtni se do turperoheni. Nuk na degjuat. Na tani, burrrin e botes e kane rrahur per halle tjera jo politike.

Ajo barcaleta me ate vlonjatin qe kapi grun ne flagrance dhe fajesoi Berishen, shkon shume ne kete rast.

1 min tani. Ky qenka i largum prej PS (ktu vej bast se sallaksit e PPUse urojne me vete qe ja bon mire).
Vecse ai qe e paska rraf qenka vllai i kryetarit te bashkise, i PDse...
Une them se kto jane PDista e me PSista qe i jane betu me e rraf bashke...tek tuk mund t'kete qene i perfshim edhe naj LSIst, pse jo

LSIsti do e kete cu ne shteg, keshtu tha PDja per LSI-ne me rastin e tre ligjeve.

rendsi ka qe kane bashkpunu o vlla

Per ate pune te thajne piten ata, bashkepunim dhe ecje e shpjete, apo vrap mbas bashkepunimit, se s'i dihet si ka perfundu punimi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).