Në faqet e së përditshmes "Shekulli" mund të lexohen njëri pas tjetrit (ose edhe njëherësh) dy lajme: njëri flet për një konkurs bukurie të grave shqiptare shtatzëna (deri tani janë paraqitur 100 foto pjesëmarrësesh), kurse tjetri, më i shkurtër dhe më i fshehur, për lindjen në një maternitet të Tiranës të një "foshnjeje të gjinisë femërore" - citojmë lajmin - nga Florije Peçi. Peçi (në foton e parë) është njëra nga të aksidentuarat në Himarë, e cila u zbulua të kish mbetur shtatzënë pas shtrimit në një spital në Austri. Kush e di nëse Florija do t'i kish dërguar fotot e saj me shpresën për të fituar çmimin për mëmën më të bukur: "Paketën Dhuratë Partner Yoga dhe Praktikën me Maminë, ku përfshihet praktika për larjen e bebeve mulazh, dhe informacionin praktik mbi dokumentet, çantën e mamit dhe bebit në maternitet".

5 Komente

e cila u zbulua të kish mbetur shtatzënë pas shtrimit në një spital në Austri.

Edhe mund te kete ndodhur. Por vendimi lihet pas testeve, apo jo?

po kjo eshte gje e bukur.shtypi tregon se bota eshte kaq e larmishme prandaj eshte e bukur. 

 Kush e di nëse Florija do t'i kish dërguar fotot e saj me shpresën për të fituar çmimin për mëmën më të bukur:

 

dhe budallalleku gazetaro-shqiptaro, s'ka te sosur ...

Sa nuk me pelqen nxjerrja e barkut ne shtatzana! A nuk i mjafton prinderve te vet?

Jo,Vlora,ajo gje na perket ne demodevesmiley,sot ç'do gje jashte,behesh VIP mer jahusmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).