Anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Para ca ditesh gjykatesi Gjin Gjoni u zgjodh anetar i Keshillit te Larte te "Drejtesise". Gjin Gjoni eshte gjykates i njohur per shume ceshtje, sidomos ne lidhje me vendimet e ndikuara nga politika, por per zgjedhjen  e tij PS-ja heshti. Jeteshkrimi i Gjin Gjonit ne media e kualifikon ate jo per anetar te KLD-s, ku do t'i duhet te analizoje punen e kolegeve te tij dhe te garantoje ligjshmerine e vendimeve gjyqesore, por per banken e te akuzuareve. E megjithate, sikur edhe ceshtja e emerimit te te shumeperfolurit Fatos Lulo, i cili deklaronte dhurata ne qindra mijero euro nga e motra, edhe kjo mynxyre kaloi pa u ndjere nga opinioni publik. 

Ja disa prej akuzave ndaj Gjin Gjonit:

1. Shtimi i pasurise se pajustifikuar paraqitur ne te ardhurat e deklaruara: "Gjin Gjoni shet makinën 14 000 euro, blen të re 62 mijë euro të konsiderohet më i pasuri në vend." (Gazeta Panorama). Me te ardhura 1.4 Milion leke ne vit merr nje kredi (shlyen 8566 euro ne vit, thuajse 50% te te ardhurave) prej 90 000 euro (gruaja gjeneron 800 mije leke te ardhura ne vit). 

2. Vendime nen ndikimin politik. Gjin Gjoni eshte pjesetar i gjykates se apelit ku denohet Saimir Tahiri: Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur një dëmshpërblim që deputeti socialist duhet t`u jepte dy fëmijëve të kryeministrit. Gjithashtu Gjin Gjoni ishte anetar i trupes gjykuese se Apelit per gjyqin Meta, i cili hodhi poshte eskpertizen e FBI-se (ndoshta motivi per heshtjen e PS-s). Te tre gjykatesit e Metes, kane qene edhe per gjyqin e Prendes

3. Gjin Gjoni akuzohet edhe per korrupsion, si lirimin e te akuzuareve ne menyre te kundraligjshme. Rasti i turkut trafikant, i cili u la ne arrest shtepie pa adrese ishte rasti me i fundit i perfolur. Nje rast tjeter ku gjykatesi Gjin Gjoni perflitet eshte ai i naftes virgin, ku u denua roja dhe dy shofere, por jo biznesmenet. Gjin Gjoni ka qene anetar i trupes per gjykimin e ceshtjes Fazllic, qe u pushua perpara nga prokuroria. Se fundmi eshte perfolur dhe mundesia e pjesemarrjes se tij e gruas se tij ne nje aksident rrugor

Keto njolla do t'i mjaftonin cdo gjykatesi se paku te ngelej ne shkallen e pare per tere jeten, por ketu keta tipa bejne karriere. Me cudit se cfare vleresojne 230 e kusur gjykates kur propozojne "njerez me integritet" ne nivele te tilla perfaqesimi si KLD-ja. Cfare do te thote "integritet profesional" per keta njerez? Imagjinoni se ne cfare niveli jane ata qe e kane zgjedhur kete. 

14 Komente

e mire, kete sbesoj ta fshini se ka lidhje me temen,  qe eshte  te rubrika: ''acarim nervash'',  meqe ra llafi..

hani pini e kendoni, sa te jet gjykates Gjin Gjoni..smiley

Epo sthone kot, kush vjedh shume ben karriere.

Bravo Bulkthi .

na sill ciç t përkthyera n mandate % e sondazhit t balkanwebit. më mbeti fiksim. e beja dhe vet po nuk i di specifikat e cdo rrethi. ...

Keto emrimet para funit jane flluska sapuni .. o Gjin si  e hangre kshu  smiley

Hani pini dhe kendoni, sa te jete lala Gjoni smiley ishte nje kenge qe permendej dikur. 

...u la ne arrest shtepie pa adrese...

Jo, jo, nuk jam dakort. Kjo nuk është e vërtetë. Adresa e trafikantit turk lënë në arrest shtëpiak, ishte e qartë në vendim. Cilësohet qartazi "...te kthesa e Kamzës". Ca gjëra duhen thënë siç janë se ndryshe kuptohet sikur gjyqtari Gjoni i ka thënë trafikantit, "IK", siç iku.

Gjyqesori eshte njeri nga tre pushtetet mbi te cilat mbahet ne kembe shteti.

Tek ne, ne praktike, dy te tjeret jane te njehsuar (parlamenti me ekzekutivin).

Gjyqesori jo, mbetet i pavarur. Por edhe ai eshte po aq mafjoz se pushtetet e tjera, legjislativi dhe ekzekutiv.

Si i tille, si pushtet mafjoz i pavarur, ndervepron me dy pushtetet e tjera, te njehsuara dhe me subjektet e tjera te shoqerise, individe apo organizata.

Te tre keta pushtete, qe mbajne ne kembe shtetin, ballafaqohen me nje te katert akoma, qe eshte ai i krimit te organizuar, qe perdor dhunen per zgjidhjen e halleve te veta.

Ne shoqerite demokratike, jo vetem qe tre pushtetet e shtetit veprojne te ndara e te pavaruara, por edhe e kryejne deri diku me efektshmeri punen e tyre dhe mbi te gjitha respektojne kurdohere kultin e ligjit. Kjo sjell perplasjen e forte me pushtetin e krimit.

Ndersa tek ne tre pushtetet e shtetit e tolerojne krimin dhe ky nga ana e tij i favorizon eksponentet qe perfaqesojne pushtetet, ne dem te vete institucioneve.

Ky eshte realiteti jone

 

Po Obi-Wan ! Gjyqësori ynë, për ato shkaqe që ju shkurtimisht renditni më sipër, është i rrënuar. Askush nuk ka besim tek drejtësia në Shqipëri, jo se u emrua Gjin Gjoni, një militant i Partisë Demokratike dhe qen besnik i Sali Berishës si anëtar i organizmit më sipëror të gjyqësorit, por sepse ky pushtet që duhet të jetë i pavarur është dukshëm i varur, si nga ekzekutivi, ashtu dhe nga legjislativi. Pyetja: Pse është i varur, merr vetëm një përgjegje? Se është i korruptuar, se është i kriminalizuar.

Se vetë bëjmë krim kur vetë duam

Të mos dënohen krimet (Shekspir-Masë për Masë)

Kam ne dore nje vendim te apelit, kur gjyqtar ka qene Gjin Gjoni. Eshte vendim i Janarit te ketij viti. eshte nje vendim i shkalles se pare jo i mbeshtetur ne ligj, te cilin e ka permiresuar edhe Z. Gjin me nje vendim jo te mbeshtetur ne ligj... dhe se bashku me ate debilen A. Caco, jane turpi i jurispudences shqiptare.....

ket me duket se e ka zgjedhur Topi ne gjykaten e apelit..?

Problemet ne Shqiperi nuk jane Gjin Gjon Porshisti as Fatos Lulu bllokqen sigurimsi

por ata qe krijone Porshet dhe Bllokqenet !

 

ps. Ka ndonje ketu te na thote ndonje lajm se cfare u be me ate aksidentin bombastik te gjin-nushes ?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).