Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit janë rritur pas përplasjeve kufitare të kohëve të fundit, në të cilat humbi jetën një polic afgan. Kufiri ka mbetur që nga sundimi britanik në Indi dhe kundërshtohet nga Afganistani. Kritikët thonë se është një shembull tjetër i trashëgimisë koloniale të Britanisë, një histori me të cilën britanikët janë tani të detyruar të përballen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Afganistani ka dërguar përforcime me trupa në kufirin e largët me Pakistanin. Ky vend akuzon fqinjin e tij se po ndërton një postë ushtarake kufiri në rajonin malor të Goshtës, që Afganistani thotë se shtrihet brenda territorit të tij. Pakistani mohon të ketë pasur ndonjë cënim, duke thënë se kjo postë kufitare shtrihet në vijën Durand, kufiri i caktuar nga diplomati britanik Sir Mortimer Durand në vitin 1893.        

Pavarësisht nga njohja e gjerë ndërkombëtare, vija kufitare është e debatuar, thotë Myra MacDonald, autore e një libri për këtë rajon dhe korrespondente për Thompson Reuters. “Pakistani gjithnjë ka dashur që ky kufi të njihet, afganët e konsiderojnë diçka që u është imponuar nga Britania kolonialiste”.

Bijan Omrani, një historian i Azisë Qendrore thotë se dokumentat sugjerojnë se britanikët kurrë nuk kishin synuar që Vija Durand të ishte një kufi ndërkombëtar, por thjesht një zonë e ndërmjetme kundër sulmeve ruse ndaj Perandorisë së saj. Britania nuk e kontrolloi dot kurrë rajonin dhe mungesa e zhvillimin vazhdon edhe sot.

“Ajo zonë kishte mbetur në një gjendje    pezull dhe ishte shumë e vështirë që të zhvillohej nga ana e kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Niveli i analfabetizmit është 83 për qind për burrat dhe 97 për qind për gratë. Kështuqë është e lehtë që të manipulohen popullsitë e atyre rajoneve dhe që të binden që të ngrihen dhe të sulmojnë fuqitë e jashtme”.

Kjo ka ndërlikime të jashtëzakonshme për rajonin sot, thotë Myra MacDonald. “Në lidhje me Amerikën, kjo është edhe zona ku po ndodhin sulmet me avionë pa pilot. Prandaj është një vend me status të paqartë, ku njerëzit nuk janë të lirë të flasin lirisht për çka po ndodh atje dhe me probleme serioze militantizmi islamik”. Vija Durand ndante territoret fisnore Pashtun. Afganistani për një kohë të gjatë ka pasur pretendime për këtë territor, thotë historiani Bijan Omrani. “Pakistani druhet se Afganistani do të përpiqet që ta bashkojë dhe të marrë një pjesë të madhe territori nga Pakistani. Dhe afganët e dinë gjithmonë se pakistanezët, sidomos në kohën e talebanëve i kanë përdorur ato zona të vështira për t’u depërtuar për të stërvitur Talebanët që të ndërhyjnë në Afganistan”.

Tensioni në kufirin e ish-perandorisë vjen ndërsa Britania po detyrohet që të përballet me trashëgiminë e saj më të gjerë kolonialiste.        

Tre kenianë të moshuar kanë fituat një çështje gjyqësore që i lejon ta hedhin në gjyq Britaninë për kompensim. Ata thonë se janë torturuar brutalisht nën regjimin britanik në vitet 1950. Avokatët thonë se ky rast mund t’i hapë rrugën shumë pretendimeve të tjera kundër Britanisë nga e gjithë bota. Qeveria britanike thotë se është një tipar i qëndrueshëm i demokracisë së saj që ka vullnetin të mësojë nga historia e saj.

_______

Mbi rolin e Britanisë së Madhe në konfliktin Israel - Palestinë një dokumentar nga Al Jazeera: Al Nakba 

"Nakba" - Katastrofa e Palestinës, nuk filloi në 1948, origjina shtrihet dy shekuj më parë.  Në fokus të këtij dokumentari është edhe roli i Britanisë së Madhe.   

2 Komente

.

hajde i qajme hallin anglise..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).