Kristi Pinderi

Ishim 34 vetë sot (disa erdhen me vone, disa iken me heret) në protestën për tu solidarizuar me qytetarët e Turqisë që kanë ditë që ndeshen me dhunën e policisë në një vend që vetëm tani u kuptua qartazi nga komuniteti ndërkombëtar se jeton në një rregjim që nuk i do të drejtat e njeriut.

Ata protestojnë për njëmijë e një arsye dhe ndoshta po ndërtojnë për herë të parë në historinë e viteve të fundit një konglomerat diversitetesh, grupesh dhe kërkesash që i bashkon në fund të fundit vetëm një gjë: nevoja për të jetuar të lirë në një vend që i respekton liritë. Pikë.

Dy pyetje mbeten për këtë organizimin sot në Tiranë: pse ishim aq pak vetë dhe pse ishim aty?

Për të parën, ka, në fakt, disa përgjigje: ndjeshmëria e ulët për një protestë që ndodh diku larg; ndoshta arsyeja që iniciativa u nis pak ditë më parë nga aktivistë LGBT dhe jo nga grupe, le të themi pak më të gjera në fushën e veprimit të shoqërisë civile (në protestat tona të LGBT kemi më pak persona, për hir të së vërtetës); ndoshta ngaqë orari ishte i papërshtatshëm; ndoshta ngaqë në fillim ishte menduar të protestohej para ambasadës së Turqisë e pastaj u vendos të protestohej para Piramidës për shkaqe tërësisht logjistike, etj.

Unë, personalisht, kam mbi 8 vjet që protestoj dhe këtë argument që pse nuk protestojnë njerëzit ka kohë që nuk e mendoj më sepse vetëm më lodh të gjej përgjigjen ama asnjëherë nuk e kam kuptuar plotësisht.   

Por pyetja tjetër, po më mbetet në mendje gati si fiksim sepse, dua të jem shumë i sinqertë, thellë thellë unë nuk jam 100 përqind i sigurt se cili ishte motivi kryesor që më shtyu të isha në protestë sot! Janë një sërë arsyesh që unë do i them por që nuk kanë asnjëra në veçanti peshën e të qënit kryesore, apo e të qënit arsyeja që të bën të ngrihesh nga rehatllëku e të dalësh me një bilbil në rrugë!

Këto ditë faqja jonë historia-ime.com i është dedikuar në shumicën e hapësirës së vet ngjarjeve në Turqi, miq tanë dhe aktivistë turqë na kanë mbajtur të përditësuar mbi situatën. Kjo është një arsye më shumë për të qenë i acaruar me dhunën e ushtruar nga policia, pra të qënit i informuar deri në detaje të bën sigurisht më të ndjeshëm.

Situata me median atje dhe ndjeshmëria ime personale për median, sigurisht ishte një motiv më shumë.

Nevoja për protagonizëm? Për të qenë i sinqertë, jo se nuk ekziston dhe unë nuk besoj se është keq (sikur të kishim më shumë karaktere të tilla!), por është shumë pak… pothuajse aspak, sidomos tani që kam realisht 8 vjet që protestoj, që nga rastet për mungesën e ujit, deri te protesta e 21 janarit, apo protesta qytetare për Ajshen. Madje puna jonë e përditshme është një protestë që nis që në mëngjes e nuk mbaron, e përsëritet kështu çdo ditë. Ne protestën e kemi tashmë stilin tonë të jetesës (sigurisht, jo profesion).

Fakti që miqtë tanë që përmenda më lart, janë pararoja e protestës në Turqi, si aktivistë LGBT, ka qenë padiskutim një motiv më shumë.

Por thellë thellë, tani që dhe arsyet duke i renditur i kam dhe vetë më të qarta, ka në veten time një lloj xhelozie!

Mendoj se sa shumë gjëra do mund të ndryshonim në Shqipërinë tonë, sikur rinia e këtij vendi të kishte grintën dhe nervin që shikon sot në Stamboll për shembull. Mendoni sa më të mirë do ta kishim jetën, sikur të rinjtë dhe intelektualët tanë të dinin të bashkëjetonin me të ndryshmit e tyre, e jo vetëm kaq, por të bashkoheshin për një kauzë të përbashkët. Të mund të protestonin natën pa u tërhequr e pa u drejtuar domosdoshmërisht nga ndonjë parti, e ditën të pastronin ambientin, të rrinin pranë, LGBT me militantët e ideologjive, ambientalistët me radikalët e mendimit politik, feministet me grupet që kërkojnë respektimin e të drejtave të besimtarëve, ata që advokojnë për të drejtën e mbajtjes së shamisë për shembull, bashkë me ata që advokojnë për radikalizimin e lëvizjes së gruas, komunistët (nëse ka këtu te ne) bashkë me aktivistët e ish pronarëve, minatorët bashkë me artistët, të moshuarit me të rinjtë. Në Stamboll ka tashmë një qytet idealisht dhe në mënyrë utopike të lirë: FREE! Në kohën kur këndon hoxha, protesta ndalet në respekt të muslimanëve, kur hebrenjtë kanë sabatin e tyre, nuk pihet alkool në zonat kryesore brenda parkut në Stamboll, kur LGBT bëjnë grafitet e tyre me flamurin me ngjyra, të tjerët nuk i përçmojnë, përkundrazi, i respektojnë. Kanë ngritur bufe ku ushqehen bashkë të gjithë këta që përmenda më lart. Përfytyroni që aty është 49 përqind e 15 milion banorëve të Stambollit!

Dhe ja pra, pse protestat në Turqi për njerëz si unë janë një magnet i mirëfilltë e ndjeshmëria është maksimale, aq sa nuk i rezistoj dot.

Të gjithë këtë përgjigjen e fundit,mora mundimin ta shkruaj vetëm për ata që kanë në majë të gjuhës “argumentin”: pse nuk protestoni për padrejtësitë në Shqipëri? Dhe këta, janë të njëjtët që edhe kur ne protestojmë për të drejtat e gruas nuk duken ndonjëherë, edhe kur protestojmë për fëmijët, nuk duken, edhe kur protestojmë për mungesën e ujit, nuk duken, edhe kur protestojmë për të drejtat e njeriut dhe të grupeve të marxhinalizuara, nuk duken, edhe kur protestojmë për lirinë e medias, nuk duken.

Unë sot, në fakt, në fakt, protestova për… Shqipërinë!

Shkrimi u botua fillimisht ne Historia-ime.com

historia-ime.com/en/2011-08-07-02-53-55/item/2297-une-sot-protestova-per-shqiperine,-jo-per-turqine.html

 

78 Komente

Kristi, qenkshe ndjere mungesa jote n'Peshk.

P.S. Per ke do votoni juve lgbtstat perfundimisht? smiley

në fillim ishte menduar të protestohej para ambasadës së Turqisë e pastaj u vendos të protestohej para Piramidës për shkaqe tërësisht logjistike, etj.

 

keta jane mbledhur rreth 34 veta  te Piramida.. kane bere nja 2 foto.. moti, me cduket nga fotoja,  birinxhi..  dhe kete e quajne proteste pastaj..smileysmiley

po  qenin  e  llogaritet me bashkprotestuesit mo?   kujdes,  se  po shkelni te drejtat e kafsheve....smiley

Spiro, ti je bre burr?

smiley

Pershendetje Kristi ! Ju pergezoj , shume mire keni bere  dhe me vjen shume keq qe te rinjte ne Shqiperi nuk kane hapesire, mundesi, suportim, shance dhe te ardhme te qarte akoma , sinqerisht me vjen shume keq . Jemi selfish people , me vizione jo te qarta

Te drejte ke o Kristi po problemi qendron ne faktin se Turqit jane Komb kurse ne jemi Katakomb !!!

O Kristi, po ja fut pak kot apo jo ? Edhe une isha aty sic u pame, por e verteta eshte se kesaj radhe mungonin gazetaret ( organizues) , e dyta qendronte pikpyetja po pse ne te mbeshtesim ata kur nuk mbeshtetem veten tone, e treta kushtet logjistike e ejte , dreke dite pune etc etc.. cammon mos e merrni kaq personalisht faktin qe ishim pak smiley 

Alidea, te te bej nje pyetje: media eshte ftuar sepse, me beso, i spamoj une cdo dite smiley po ti kisha marre ne tel, ndoshta dhe do kujtoheshin ne momentin e fundit, po per cfare te behej kjo? Qe pastaj ky robi me poshte te kishte plotesisht te drejte?

 

Kristi vete fati qe theksove qe protesten nuk ke profesion do thote qe ne fakt e ke pak profesion. Nuk ka problem edhe ta kesh profesion, ne fund te fundit edhe zgjedhja e profesionit eshte liri e individit. Nese vertete e do shoqerine civile te shendoshe ne Shqiperi, te lutem te dalesh ne mbrojtje te sa me pak kauzave. Edhe protesta e sotme deshmon qe kur ti dhe LGBT-ja perkrahni nje kauz, sado e drejte te jete ajo, ju i hidhni asaj nje hije dyshimi dhe ne syte e shqiptarve kauza behet e "pist". Personalisht kam arsye te tjere pse nuk jam per nje proteste ne emer te solidarizimit me protestuesit turq, por edhe ju te "ndjeshmit" nuk e keni tregu kete ndjeshmeri me protestues te tjere neper bote. Zgjodhet te solidarizoheni me protestuesit turq sepse diku ne mes te tyre pate flamurin shume ngjyresh te komunitetit LGBT. Ti duhet te jesh i vetedijshem qe ky flamur mbron nje identitet te vecante, sic eshte identiteti i nje anetari te komunitetit tuaj, pra nuk mbron identitetin e cdo individi qe i shkelet nje e drejte. Pa e zgjatur shume dua te them qe mos i shkoni dem kauzat, prisni qe ndonje tjeter organizate civile te dale ne balle te protestave per lirite dhe te drejtat e individeve. Prezenca juaj vetem sa e demton ceshtjen. Edhe komuniteti LGBT ne Turqi eshte nje vegel e Erdoan. Ai kenaqet qe ky komunitet proteston kundra tij, prezenca e LGBT-se ne proteste e legjitimon ate si nje luftues ne emer te "moralit" qe per hir te vertetes, ne Turqi fiton me shume pike se lirite dhe te drejtat e njeriut. Pra komuniteti LGBT eshte nje njollosje per protestuesit e tjere,gjithashtu eshte dhe nje arsye me shume qe Erdoan te vendoset ne krahun e moralit, ndersa protestuesit te quhen te cthurur dhe pa moral. Madje edhe vendosja e ushtrise ne mbrotje te protestuesve i jep pike Erdoanit, sepse ky kete don, qe ushtria te shihet nga njerezit "fetare" si e pa moralshme. Kur ushtria te marre emrin "e pamoralshme" ne syte e popullit, behet gati terreni per ndryshimet kushtetuese qe i heqin kompetencat ushtrise, te cilat Erdoan deshiron me shpirt. Keshtu qe duke dashur te ndihmoni ne arritjen e te drejtave dhe lirive njerezore, vetem sa po prishni pune me prezencen tuaj.

do te thote qe ske lexuar fare shkrimin tim, dhe ska pse te them dicka qe e ke pak me lart

Une e lexova shkrimin, por dhashe mendimin tim per protesten.

Eshte per te ardhur keq qe media nuk ju pasqyron protestat, nderkoh qe gjithmon shihja makinat e mediave televizive, ne bulevardin kryesor, prane kryeministrise, a thua se prisnin qe prapanica e kryeministrit te bente vezen e arte. 

nuk eshte fare keq. Une them qe jo te gjitha gjerat duhen bere para kameras. Kishte nje jave eventi e FB, dhe aty kishte njerez qe komentonin, debatonin, e keshtu me rradhe. Per cfare arsye duhet te ishin dhe mediat (qe te ishin nuk i pengoi njeri), por per cfare arsye media, kjo e jona, eshte kaq e rendesishme? Me thuaj nje arsye jo pse duhet te ishte (se ajo eshte pyetje per gazetaret) por cfare do bente me shume edhe po te ishte?

pastaj ata 300 njerez qe thane se do vine, por qe nuk erdhen, plus 2000 e kusur te tjere qe u ftuan dhe nuk per arsyet e tyre nuk munden te ishin, ama u informuan, plus keta 60 mije lexues unike te ketij bloku, keta ca jane? Ke tjeter do te arrinte media qe nuk eshte arritur?

sot ishte nje proteste e atyre qe ishin ne proteste, nuk ishte nje proteste e nje grupi apo nje tjetri. Keshtuqe kur thua gjynah qe nuk ju mbuloi media, cilet jane te pambuluarit nga media?

Unë, personalisht, kam mbi 8 vjet që protestoj

opo firove fare.... smiley

Po nuk mbaron aty fjalia

dhe pastaj per cfare qesh? Me veten?

ej, po ça ke mor ça ke? unë shaka po bëj.

e di ti, që unë (personazhi kriskull) këtu tek peshku ka "konvertuar" një robinjë të pseudokonservatorizmit shqiptar në "aleate" tuajën... nuk të besohet por ashtu është...

me binde, se nuk i ndjek dot gjithe bemat e tua, se duhet te ruaj ca energji smiley

bravo... po jam penduar... kam frikë se nga thjesht aleate, ajo, do kaloj tamën tamën në lezbike... ndaj më vjen çik keq.. smiley

se duhet te ruaj ca energji

ndaj të thash, firove fare... mos luaj vetëm ti.... lëri edhe të tjerët të luajnë, kupto: lëvizin smiley

keq fare qenke sot

... ndoshta ngaqë orari ishte i papërshtatshëm;

po pra, na doni dhe pjesmarrje te madhe. i mbushni xhepat per vete me ndihma dhe    te tjera nga europa, dhe protestat i beni ne kohe te papershtatshme. n'terezi e keni ju, por njerzit jane ne pune dhe kane halle te tjera.

por njerzit jane ne pune dhe kane halle te tjera.

çar hallehs mi alba? duhet zgjedh shija e kondomit? dilemë e madhe... smiley

Na kishte munguar historia-ime.com. Gjynah qe s'gjenden me copezat  e historive gay-erotik buze titullit kryesor te sitit.

ti e di me mire se une qe sa here ka fjali si kjo qe ke shkruar dhe kjo me poshte, pavaresisht efektit zhgenjyes ne fillim, ne fakt vetem mire i bejne kauzes LGBT, ngado qe ta lexosh. Por kjo nuk ishte vetem per LGBT dhe ti edhe kete e di shume mire, shume me mire se gjithe te tjeret ketu smiley

Me thene te drejten nuk e di edhe aq mire. Estetikisht, pershkrimet piktoreske te pallimeve te tua buze lajmit kryesor te sitit te OJQ-se (lexo: shpk-ja qe prodhon pare per mbijetesen tende) nuk me dukeshin hic te bukura.

Nje dite e gjithe bota mbase do behet gay krist! Por jo per fajin tat!

Nje dite e gjithe bota mbase do behet gay krist!

Pse Olsi, do na e urdhëroj zoti? Siç po na urdhëron sot të kundërtën?

mbase duhej thene "che i cazzi sianno tuoi"...

të ka infektuar EDpalloshi?? sje me mua je kundër meje....

ika vërtetë, gjum me ose pa ëndrra erotike
il buon sinjore ti sta oservando...
smiley

Une s'e kuptoj se pse duhet ta komplikoni kaq shume retoriken ju gay-t. Do te besh seks me cuna?! Cazzi tuoi plako! Kujt po i plas se ca bo ti me trupin tat?! Stay cool! Be yourself! smiley

Olso, sinqerisht plako, je shumë po shumë i frustruar. Lere mo Kristin të shkruaj çfarë i do prapanica, po ke ndonjë gjë me argumente thuaje shkruaje, po pse e stigmatizon kot? Jo për gjë por këto fjalët tuuaja flasin më shumë për gjendjen tuaj që i shani sesa për ata.

Olso, për ta mbyll, se duhet të iki: Jam 100% i sigurt se ti nuk ke palluar asnjë femër nga pas. smiley Dhe s'ke për ta bërë ,edhe nëse ta kërkojnë, sepse ke aq frikë... saqë edhe merely mendimi të bën të mendosh për dënimin.

Olso, për ta mbyll, se duhet të iki: Jam 100% i sigurt se ti nuk ke palluar asnjë femër nga pas.

Oh... sigurite... smiley

Heu erdhi adminja ime e preferuar... ika, tani peshku është në dduar të sigurta.
Natën!

Kristo, une jam i pari qe them se nga njehere ti vuan icik nga mania e protagonizmit. 

Gjithsesi kur i bie lapsit them se eshte me mire keshtu, eshte me mire qe edhe icik me sforcim detyrim shoqeria shqiptare te perballet dhe me tema te tilla qe ne afatin e gjate vetem kane per ta emancipu me shume. 

Pra megjithese nuk ndaj me ty as orientimin seksual, as nuk kam ndonje interes te vecante ne kete ceshtje, e as kete manine per protagonizem, gjithsesi te uroj good luck ne kete nisem. 

e mbroj me qejf te madh sensin tim te protagonizmit, me krenari te madhe madje, shume smiley Por, te ky shkrim, te kjo proteste, te gjithe kjo teme, clidhje ka LGBT me shume se gjithcka, gjithkend tjeter qe kishte sot te piramida? smiley flm per urimin

Nëse ti kërkon të shprehësh të drejtën tënde për të veshur çfarë do, apo të pish çfarëdo pije që të kënaq, ose të duash këdo që do, apo të jetosh në trupin që të përshtatet më shumë dhe që të bën të ndihesh gjallë, nëse kërkon këto pra dhe ke një zemërim sepse nuk të lenë ti kesh, atëherë Turqia, është gati të kujdeset për këtë zemërimin tat me rrahje dhe me gaz lotsjellës!

 

Këto rrugë ndahen në mënyrë të përbashkët nga LGBT-ista, unionista, socialista, tifozë futbolli, studentë universiteti, akademikë, nxënës të gjimnazeve, ambientalistë, anarkistë, feministë, anti-kapitalistë muslimanë dhe mijëra e mijëra qytetarë që solidarizohen me njëri tjetrin.

 

Këte hërë, grafitët flasin gjuhën e feministeve dhe LGBT: “E cfarë pastaj nëse jemi gej apo lezbike?” “Cfarë k... do të thotë fjala ndaluar???”, ose: “Mos e thërrisni Taipin “bir kurve” Mos harroni se në protesta ka dhe prostituta”! Këto janë disa nga mesazhet më të forta në rrugë.

 

Protesta mund të përfundojë që tani dhe të gjithë të zhduken. Televizionet mund të vazhdojnë të transmetojnë dokumentarë me pinguinë dhe të mos tregojnë brutalitetin. Megjithatë një gjë nuk do ndryshojë dhe do vazhdojë të na bëjë të gëzuar e të lumtur: muret e frikës janë shembur. Dhe tani, muri është ngritur për Erdoganin dora vetë, është një mur që e ndjek sapo të shkelë një hap jashtë derës së shtëpisë. Ta mbash me shëndet, Erdogan, e të bëftë gjak e dhjamë!

 

Turqi, je shumë e bukur kur zemërohesh!

artikulli i kesaj me lart, i plote, i shkruar nga nje prej koordinatoreve te protestes ne Ankara, do jete kete fundjave tek Java

Ja ta perseris edhe iher me kulture se na fshin admini. Ky Klajdi ose Klajda thote:

 

Mendoni sa më të mirë do ta kishim jetën, sikur të rinjtë dhe intelektualët tanë të dinin të bashkëjetonin me të ndryshmit e tyre, e jo vetëm kaq, por të bashkoheshin për një kauzë të përbashkët. Të mund të protestonin natën pa u tërhequr e pa u drejtuar domosdoshmërisht nga ndonjë parti, e ditën të pastronin ambientin, të rrinin pranë, LGBT me militantët e ideologjive, ambientalistët me radikalët e mendimit politik, feministet me grupet që kërkojnë respektimin e të drejtave të besimtarëve, ata që advokojnë për të drejtën e mbajtjes së shamisë për shembull, bashkë me ata që advokojnë për radikalizimin e lëvizjes së gruas, komunistët (nëse ka këtu te ne) bashkë me aktivistët e ish pronarëve, minatorët bashkë me artistët, të moshuarit me të rinjtë

 

Kjo ne rastin me te mire eshte utopi por me mire po e quaj skuthllek. Ky skuthi qe ka shkrujt artikullin mundohet ta perfshije kauzen neper ceshtje sociale nderkohe qe reklamon kauzen e b.... dhe per hir te kauzes se b.... ky ja fut dokrra te tipit:

 

Sa bukur do ishte sikur hajduti te dilte ne proteste se bashke me ate qe i vodhi shtepine. Virgjeresha me kurven. Injoranti me te zgjuarin dhe mashkulldashesi me femerdashesin. Rendesi per skuthin ka ti eci kauza e bythes po ja ku po ta perseris. 99% e popullit nuk ju pjerdh e as ju shef dot me sy. Mbaje fort ate 1%-shin perfshire edhe ndonje sumce te peshkut se nuk po i rruhet shume njeriu.

Une mendoj se fakti qe erdhen 34 veta, tregon se 34 veta mendonin qe ju ishit nje grup legjitim per mbrojtjen e te drejtave te popullit vella turk qe perleshet ne demonstrate. Per vete specializimin e vecante te organizates suaj, perqafimi nga ana juaj e kesaj kauze eshte po aq i pakuptimte sa c'mund te ishte edhe po te perqafohej e te dilej ne proteste nga "Sindikata e leshpunuesve te dhise se races Metise Cigaja" apo "Shoqata e notareve stil bretkose te rrethit te Delvines".Tani ti po perpiqesh ta shesesh si lajm pamundesine e berjes se lajmit dhe protagonizmin e deshtuar si thjeshtesi Leninore. E pse jo?

Pyetje: Cdo dite, sa here, nese kemi nje argument per te thene, cila media nuk e ka percjelle argumentin tone?

????

 

nuk e kuptova pyetjen

Kur ka ndodhur te kemi nevoje te komunikojme (apo te jemi protagoniste sic thua ti) dhe nuk ka ndodhur?

Nuk ka ndodhur cfare?

ose me troc, kur kemi deshtuar per te bere lajm, sic e quan ti? me thuaj nje rast te vetem

Une sic thoshte edhe Robert Cimcakizi "ju njoh vetem keshtu...verbalisht...", ndersa historikisht nuk iu kam ndjekur. Ketu po diskutoja vetem per (mos)ngjarjen ne fjale dhe trajtimin e saj nga ana jote.

kush e percakton qe ishte mosngjarje? Cilat kritere? Se une isha, dhe ata qe jane aty ne foto ishin, dmth ngjarja ndodhi, e shikon edhe me sy e mund edhe ta lexosh. ????

Me duket se ishe ti qe po ankoheshe per "veren ne uje" me 34 protestues. Dhe vete fakti qe njerezit e marrin vesh ngjarjen pas ankeses, tregon se edhe ankesa eshte me e madhe se ngjarja. Nejse, se me duket se po e tjerr kot edhe une. Keep it up!

Ose: kur na ka munduar "protagonizmi", ne kuptimin qe kemi dashur te percjellim nje mesazh dhe na ka refuzuar dikush, apo ndonje media per ta bere?

Me thuaj kur ka ndodhur?????

Antimitingje! Coc paska perfitu edhe Taipi nga takimi me Salen. 

Te lutem me kthe pergjigje: kur kemi dashur te jemi protagoniste dhe nuk na eshte mundesuar? Ne ate menyre qe meqe deshtuam diku, hajde te shpikim kete lajmin tjeter ku po komenton ti. Me thuaj nje rast te lutem?

Nga ana tjeter te kerkosh protagonizmin gjithandej dhe te mburresh qe e gjen mund te te beje te vetkenaqur ty, po jo se detyrimisht i kenaq edhe te tjeret. Hidhi nje sy ketij artikulli kur te kesh kohe, qe ta marresh vesh si reagojne robt kur dikush futet si pilaf ne mes te muhabetit qe s'ka fare lidhje me te.

First lady heckler speaks out: Michelle Obama ‘came right down in my face’

Read more: http://dailycaller.com/2013/06/05/first-lady-heckler-speaks-out-michelle-obama-came-right-down-in-my-face/#ixzz2VUGGl5B6

Jo pra, mos abuzo sy nder sy. Deri tani nuk jam mburrur fare, une ty te kam nje pyetje disa here dhe nuk mora pergjigje. Shkruaje (si pilafi meqe e paske qejf kete shprehje), qe ky aktivitet per te cilin une kam bere kete shkrim, qenka bere ngaqe ne paskemi nevoje per protagonizem dhe i gjithi paska deshtuar dhe medemek une personalisht permes ketij shkrimi po justifikoj deshtimin.

Meqe e di qe me drejtohesh si Kristi i LGBT, te pyeta, kur na paska qene ky rast kur ne kemi dashur te percjellim cfare mendojme dhe nuk ia kemi arritur? Se, sipas logjikes tende, duhet te kete ndodhur kjo, qe pastaj ne te kemi "shpikur" kete aktivitet qe te mbulojme medemek deshtimin. Pyetja eshte shume e thjeshte e eshte pyetje, jo mburrje: kur nuk kemi mundur te shprehim ate qe mendojme? Qe pastaj te te beja pyetjen tjeter (nese do ishe pergjigjur).

Kaq! 

Gjithcka tjeter si shume komente ketu, jane abuzime qe vijne nga fakti qe ketu ka LGBT ne subject, dhe pike smiley robt jane gati te mohojne dhe veten, mjaft qe mos kete LGBT neper kembe. Edhe kur ne fakt, nuk po flasim fare per LGBT, por po flasim per aftesine e disa njerezve qe te bashkohen pavaresisht diferencave te tyre per nje kauze qe shkon pertej ketyre diferencave, e nisur nga kjo po flasim per shkrimin qe ne thelb ngre pikerisht kete shqetesim: po ne, si ka mundesi qe nuk i tejkalokemi dot diferencat tona?

Po ta mbajme ne kete prizem muhabetin smiley do perfitonim te gjithe. Po te bejme skutherira vetem pse shkrimin e ka bere kristi, atehere sdo arrijme asgjekundi (ndonese kristi, sa per info, kete e ka shume te qarte)

 

Gjithcka tjeter si shume komente ketu, jane abuzime qe vijne nga fakti qe ketu ka LGBT ne subject, dhe pike smiley robt jane gati te mohojne dhe veten, mjaft qe mos kete LGBT neper kembe. 

Pse kaq xhaxhmental Kristi. Ti nuk pret besoj qe njerezit te ndryshojne mentalitet apo prirje qe te te pelqejne patjeter ty. Dhe normal qe te drejtohem si Kristi i LGBT se i tille je, si i tille prezantohesh dhe kete prezantim e perdor si ushte dhe si mburoje. Dhe hiqni dore nga keto provokimet e tipit "mohon vehten' etj vetem qe tjetri te nxehet e te te ktheje pergjigje. Nese ti e kishe mohuar vehten per nje kohe te gjate derisa dole nga dollapi, kjo s'do te thote qe te tjeret jane akoma ne dollap. Se i bie qe ti pastaj te jesh etaloni baze krahasimor psikologjik per te gjithe racen njerezore hommo sapiens e tehu, qe edhe nuk je.

e pra, ja ku jemi ne perfundim, qe gjithe komentet e tua per kete shkrim jane pa lidhje, sepse ti ne fakt, po me komenton mua, jo shkrimin, as eventin, asgje qe ka lidhje me keto. Tani, kur merresh me dike personalisht, do te thote qe problemi eshte ne fakt, tek ti dhe te fiksimi per tu marre me robt. Kaq. Pike. Ketu pastaj une skam kompetence te te them a te duhet psikolog, apo te duhet thjesht nje cun gej ose nje vajze lezbike per shoqeri smiley sepse, perditshmeria e secilit prej tyre eshte PR me i mire e me siguri dhe ilaci per homofobet. Por shif rrotull, se duhet ti kesh disa, me patjeter

Prap Klajd. Fakti qe ti nxjerr nje perfundim, nuk do te thote qe ky perfundim eshte i drejte. Une komentova fillimisht ngjarjen, ti thu qe me komenton mua. Une them qe ti je pjese e ngjarjes, ti thu pse nuk merresh me ngjarjen. Tani bile e le ngjarjen edhe vete dhe po merresh me cfare duhet te merrem une. Degjo te te sqaroj nje gje. Kur u bera kaq pa ndihmen dhe nevojen e gay, nuk e shoh se pse kam nevoje te rri me ta qe te vazhdoj me tutje. E dyta, ky percaktimi homofob me rri pak ngushte se une nuk kam frike dhe as kam pas frike njeri ne jeten time. Mbase termi homobezdi do ta percaktonte me drejt qendrimin tim karshi jush. Tashti mo, po ju uroj sukses nga zemra edhe ne ceshtjet e politikes se jashtme dhe me lejen e zotnistate, po shkoj t'ia meshtjell njehere grus qe e kam pas gjithmone si ilac. smiley

eshte mendimi yt pra, perfundimet sot ne kete teme i ke nxjerre vete, une thjesht te kam ndihmuar ti shtjellosh me shume

Do ta thosh nji llaf tashti, po kisha frike se do me akuzoje prape per homofobi. Nejse, edhe ti e kap ato qe te them une, pavaresisht se nuk do te dorezohesh tani. Komentin tjeter ma dergo me poste.

thuaje mo burr, nje llaf me shume mua sme prish hic pune. Thuaje nese te lehteson ty. Kjo e dyta ka rendesi, sinqerisht. Thuaje sepse vetem pas asaj ndoshta do mendosh vertet

Shkoni ore e punoni keni ngel vetem ne shpres te Sales e te edit, mos rrini kafaneve une baj 10 ore pune e nuk ma nigjo njeri zanin e gojes ju jo sala knej jo edi anej sikur jemi nej vend me industri te madhe ne qe te presim cdo gja prej shtetit turp te keni sidomos ju demelat e jugut se as brekt tuja nuk i qoni

 

ktu m'duket se jon shumica pencionista. kto te jugut rrezik kon ngrit dhe moshen, ose kon ndrru emrat...

peshku t'le pa pune. mir e ke.

Shoh se ketu qeka bere nje diskutim dialektiko-metafizik Sume interesant dhe me Sume rendesi ne epoken post-moderne, bile-S ky eshte vete DISKUTIMI filozofik i çliruar nga obskurantizmi i antinomive dhe kundertive te cilat nuk ekzistojne me dhe ndrojne pozicionet me njera tjetren, dmth e mira eshte e keqe dhe e keqja eshte e mire, e shemtuara eshte e bukur dhe e bukura eshte e shemtuar, e bardha eshte e zeze dhe e zeza eshte e bardhe, moralisti eshte imoral dhe imorali eshte moralist, hajduti eshte i ndershem dhe i ndershmi eshte hajdut, pedofili eshte antipedofil dhe pedofili eshte antipedofil, komunisti eshte antikomunist dhe antikomunisti eshte komunist etj. Ekziston vetem relativizmi i vlerave “per mendimin tim”, dmth liria dhe vetem dimensioni i saj mbasi kalojme pertej te majtes dhe te djathtes, bile-S per tej “infinitit dhe akoma me pertej infinitit” te filmit multiplikativ hollivudian me kuklla qe arrijne ne multiversin e per tej e me pertej te te mires dhe te keqes te Niçes:  

Beyond Good and Evil, Nietzsche,  CHAPTER II.

2. "HOW COULD anything originate out of its opposite? For example, truth out of error? or the Will to Truth out of the will to deception? or the generous deed out of selfishness? or the pure sun-bright vision of the wise man out of covetousness? Such genesis is impossible; whoever dreams of it is a fool, nay, worse than a fool; things of the highest value must have a different origin, an origin of THEIR own—in this transitory, seductive, illusory, paltry world, in this turmoil of delusion and cupidity, they cannot have their source. But rather in the lap of Being, in the intransitory, in the concealed God, in the 'Thing-in-itself—THERE must be their source, and nowhere else!"—This mode of reasoning discloses the typical prejudice by which metaphysicians of all times can be recognized, this mode of valuation is at the back of all their logical procedure; through this "belief" of theirs, they exert themselves for their "knowledge," for something that is in the end solemnly christened "the Truth." The fundamental belief of metaphysicians is THE BELIEF IN ANTITHESES OF VALUES. 

In spite of all the value which may belong to the true, the positive, and the unselfish, it might be possible that a higher and more fundamental value for life generally should be assigned to pretence, to the will to delusion, to selfishness, and cupidity. It might even be possible that WHAT constitutes the value of those good and respected things, consists precisely in their being insidiously related, knotted, and crocheted to these evil and apparently opposed things—perhaps even in being essentially identical with them. Perhaps! But who wishes to concern himself with such dangerous "Perhapses"! For that investigation one must await the advent of a new order of philosophers, such as will have other tastes and inclinations, the reverse of those hitherto prevalent—philosophers of the dangerous "Perhaps" in every sense of the term. And to speak in all seriousness, I see such new philosophers beginning to appear.

Dhe profecia e Niçes u arrit, vertet u duken filozofe te tille "Per mendimin tim", dmth mendimin e ketij Timit:

http://www.cartoongallery.eu/wp-content/uploads/2012/06/Yuri-Kosobukin-Ukrajina-cestne-uznanie1.jpg

Ne kete rast nuk kemi te bejme me protagonizmin, por te kunderten e saj, qe ne psikologji njihet si Kompleksi i birres se kavallit, ose shkurt Kompleksi i birres se fundit te kavallit.

Mire keta cunat e LGB mund te kene te drejte te protestojne se mund ti kete rene puna por keto gocat per cfare po protestojne.

Brad i dashur, ne nje çeshtje principale, llogjikohet me tru dhe jo me organet gjinitale, keshtu qe çeshtja ne fjale, ndikon tek njerzit, pa dallim krahine, feje dhe gjinie. 

orari i papershtatshem, koha e papershtatshme,muaji i papershtatshem. Po megjithate e ke thene vete, su afrohen njerezit se atje vuajne akoma nga  opinioni dhe mentaliteti qe kane shume atje. Veshtire do i keni keto protestat. Jo 8 vjet, po dhe 20 vjet prape 34 do jete numri. Ose mbase 44. Dont give up! smiley

Don't give up on what? smiley Po sikur Taipi ta zgjidhi ate punen e Parkut, fyllit ti bijne keta?

Taipit te shkrete shyqyr qe me marifet ia kishin ul icik kete numerin e ketyne, se perndryshe do fillote ne ai t'i bite fyllit. 

e kisha fjalen ne pergjithesi, per protoganizmin, dhe idealizmin qe e karakterizon. Per protesta te tjera ne vazhdim. Ka 8 vjet qe proteston tha ai. Taipi me c'u pa almost deshtoi, 34 njerez, hic asgje. Mbase behen 44 soon. Kshu kshu PF. smiley  Po ky Magno poshte c'ka qe mbyll veshet? hapi mor veshet dhe degjo smiley

smiley

 

Mire e bere!mund edhe te shtoni detajin e tenxhereve.atehere e beni fiks

do te kisha ardhur po te ishte pasdite.orari nuk ishte i mire per ata qe nuk largohen dot nga puna.

nga ana tjeter me duket pa kuptim muhabeti ( e lexova dhe ne fb) rreth asaj pse u dashka te dilkerkemi per keta kur nuk kemi dale per vete!

nuk na ka ndaluar njeri me dale per veten tone.

nderkohe tere bota i ka dhene nje dore kesaj ngjarjeje ne Turqi dhe ka bere dalje paqesore ne qytetet perkatese .kjo eshte nje mbledhje solidarizimi.nuk mendoj se eshte vendi per te bere pyetjet per vendin tone.

kjo eshte nje histori tjeter.

urime per iniciativen Krist por here tjeter nje ore me te pershtatshme ju lutmi shume.

o enka.. po ti vertet e quan serioze protesten e ketyre.. u mboldhen nje dore ''miqsh''  ne nje lulishte  diku ne qender te Tiranes, kishin shkruar nja dy kartona.. bene ca foto.. (po e anashkalojme orarin etj)...   dhe kaq.   po kujt iu drejtuan keta me kete proteste??    te pakten,  minimumi  qe duhet te kishin bere,  te shkonin te protestonin para ambasades  turke.

Belul nuk e di se si kane protestuar ne vendet e tjera por mendoj se eshte i rendesishem fakti qe solidarizohemi me ta.sigurisht qe do ishte  e mire te ishim me shume , por une ta them nga miqte e mij turq qe kohet e fundit kane pasur probleme me te shprehurit neper media se i jane shume mirenjohes cdo lloj shperndarjeje te gjendjes ne Turqi e solidarizimi me kauzen e tyre.

me mire dicka se asgje mendoj une.dhe kjo eshte here e dyte qe behet ne Tirane brenda nje jave.me thene te drejten me beri te ndihem mire per qytetaret e shtetit tim sado pak qe te kene marre pjese.

Une s'mora vesh gje per per keto protesta. Te lutem do na njoftoni paraprakisht, qe mos qahemi mbrapaprakisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).