Është fundi i botës dhe kam dhjetë minuta kohë

për të thënë të vërtetën më të madhe

që i kam thënë vetes ndonjëherë,

por nuk e di as se nga mund t’ia filloj,

dhe nuk e di as çfarë është e vërteta.

 

Është thjesht dëshira për të qënë këtu ku jam,

duke ardhur vërdalle vetes si një planet i mohuar zjarrit:

jetë dhe në të njëjtën kohë flaka dhe zjarri,

rregull dhe kaos dhe rregull sërish.

 

Por e di mirë që kjo nuk është e vërteta,

të cilën të them të vërtetën as që nuk e njoh.

Pasi e vërteta është se unë jam injorant,

se injoranca është ajo hapësirë e imja,

ku si një maçok i egër dhe i lire, i papushtuar

nga demonët shtëpiak e rangjet sociale,

më shumë se gjithçka kam kuriozitetin për armë.

 

Armë që është deshirë e pangopur për dije,

dhe etje e pashuar për njohuri; por as dija,

as njohuria, as etja, nuk janë e vërteta -

që është se vuaj llahtarshëm nga etja,

aq sa mund të pi si gamilja në ditën e 17-të,

e nuk më kujtohet të kem bërë gjë tjetër

veç të kem pirë, veç të kem qarë, qeshur e qarë.

 

Në krahasimet banale që i bëj vetes me kafshë

jam vërtet gomar, dhe është po e vërtetë

se kam etje për jetë edhe pse jetoj për ditë,

se jam lumi i ganxhës derdhur dhe dhuruar oqeanit,

derdhuruar prej një mijë e një deltash.

Një labirint me gryke: ja se ç’është e vërteta.

 

E vërteta, e cila ndoshta jam unë vet;

unë, me sy të mbufatur nga gjumi i pasdites

dhe nga errësira e qiririt të bezdisshëm por nostalgjik,

e vërtetë e rendomtë kjo, aksidentale,

vendosur pa kriter në radhë çastesh banale,

që s’di ç’e vërtetë i shndërron, fillimisht në memorie,

pastaj identitet; unë vetë, që dua të jem i thjeshtë,

sado që e di se e tillë nuk është e vërteta,

dhe sado që as nuk e kam idenë ç’është thjeshtësia –

jo thjeshtësia askete, por ajo e përjetshmja.

 

E vërteta është se jam dhe kafshë dhe njeri,

dhe megjithatë nuk e kuptoj se ç‘jam,

pasi sa do që s'jam një tjetër, s'jam as vetja.

Një tjetër, ç'interes! po, interes! kur mendoj

se mund të jetë diçka më shumë se pasqyrë,

kur kuptoj se pa tjetër është e pamundur e vërteta.

 

...

Dhe tani që po afrohet edhe fundi

i dhjetë minutave të fundit të fundit të botës,

tani që nuk më ka mbetur më kohë

përveçse t’i them vetes të vërtetën e fundit

(ndoshta ndryshe do të ish po të ish

një ditë e zakonshme, ndoshta kaq urgjente

e vërteta s'kish pse ish, edhe pse urgjente

nuk mund të jetë tjetër veçse e vërteta)

tani duhet thënë se sot nuk është fundi i botës,

por se fundi i botës është përditë.

 

Se përditë, çdo gjest – sa do padukshëm

dhe sa do si gjaku në mish rrjedhtë

mes çfarë ishte dhe çfarë patjeter do të jetë –

prapë se prapë të tashmen e asgjëson,

dhe fundin e botës e sjell gjithmonë

jo më tepër se sa dhjetë minuta larg,

dhe po gjithmonë, kjo është e vërtetë.

 

Prandaj unë nuk kam pse pres fundin e botës

për të thënë pale se çfarë të vërtete,

sepse atëherë s'do thosha dot as një të vërtetë.

39 Komente

Një labirint me gryke: ja se ç’është e vërteta. e verteta nje nevoje uregjente-keto vecova.

Ne total cerebrale. Ndoshta ne kete forme ke ironizuar ata qe jepen pas vramedjesh dhe harrojne te shijojne jeten, gjerat e thjeshta, te perditshme, ato banalet, pa thonjza.

Se përditë, çdo gjest – sa do padukshëm

dhe sa do si gjaku në mish rrjedhtë

mes çfarë ishte dhe çfarë patjeter do të jetë –

prapë se prapë të tashmen e asgjëson,

dhe fundin e botës e sjell gjithmonë

jo më tepër se sa dhjetë minuta larg,

dhe po gjithmonë, kjo është e vërtetë.

.........................

http://www.youtube.com/watch?v=b-2j_27FeH0

Mu duk si proze e hedhur ne vargje. 

Por po te ishte ndryshe jam i bindur se do te te dukej si poezi e hedhur ne proze.

Sa sensitiv. Me fal. 

I sigurt?

Sigurisht. Vetem se ti si autor duhet te mos prekesh nga gjykimi i lexuesit, sado i gabuar qofte ai. 

Edhe nje here, I sigurt se jam prekur?

Ehu smaroka muhabeti me ty. Kshu shko deri pasneser. Admin, vej nje pull 'kujdes, zone sensitive' ktyre temave me art. Vk. 

Daku, nese je sensitiv vet, dhe nuk je ne gjendje te besh muhabet shtruar, ky eshte problemi jot. Por nuk ke pse e projekton kete karakteristike tenden tek tjetri. Ti bere nje verejtje. Dhe une te thashe, e di, por po te paraqitej sendi jo ne vargje por ne proze, do tingellonte sikur do duhej te ishte ne vargje. Dhe s'ka lidhje fare sensitiviteti nga ana ime ketu, por ti e lexove pergjigjen time jangllesh, me paragjykimin se kush shkruan eshte sensitiv ndaj asaj qe shkruan, e nuk ia kritikon dot. Prandaj dhe sensitivi s'jam une, por ti, qe nje replike normale dhe te qete nga autori, e lexove sikur pale ia kishe permbysur boten autorit. Ti bere nje observim, shume te drejte, dhe une bera nje observim tjeter, te cilin e kam te provuar, se po te ishte proze, do kishte po njesoj firo si c'ka duke qene varg. E pse me beka sensitiv kjo?

Lulian, ti bere nje pandehme. Tani une edhe mund edhe smund te thoja ate qe thua ti. Po ti e merr te mireqene nje hipoteze qe eshte aq, nje hipoteze asgje me shume ne fund te fundit. Ti se di cfare do thoja une. Me te mira vllai. 

This is boring!

Me fjalë të tjera poezi jo dhe aq e mirëfilltë. Pa marrë parasysh alergjinë alarmante të autorit nga cdo lloj kritike.

Po mire, ti thuaje nje llaf te mire andej nga komisioni I nobelit me qe i ke afer, se po qe se kam shprese akoma, une fundja e bej nje autokritike.

O Lulian e di ca thone per kinezcen, thone se c'do karakter eshte nje fjale. imagjino ca mund te beje.. e? you dig? smiley

Ashtu eshte, kinezcja ka shume karakter smiley Ke te drejte.

Nje shteg origjinal, m'u duk, drejt temes se sterlashte "carpe diem". Perditshmeri apokaliptike, pa patetizmin qe mund te pritej ne raste te tilla.

Por nga ana e formes them se duhet ripunuar, megjithe disa vargje aty-ketu qe, si tip one-liners, jane shume te qelluara ne vetvete. Ka dale shume e gjate.

Lulian, sikur ai 10 minutshi te jete real, pra ceshtje e shtruar per zgjidhje smiley pesha e tij eshte aq e rende sa shemb gjithe te vertetat qe mund te ndermendesh...

gjen gjera te mira tek kjo poezi, madje arrij te kuptoj dhe gjatesine e saj, sepse ai 10 minutshi sa i shkurter ngjan, mund te ndihet edhe i pafund ne tmerrin e vet... gjithsesi nuk mund te mos buzeqeshja sepse me erdhi padashje ne mend heroi tipik hollivudian qe ka kohe te thote ndonje batute pikante, nganjehere edhe fjalim smiley, para se te mbylle syte perfundimisht. 

Lul, te pershnes me ket:

Kam pesë minuta kohë për të t'dashuruar

(I can make love to you woman,
in five minutes time,
ain't that a man)

Bo Diddley

Kam pesë minuta për të t'dashuruar,
ç'duhet t'bëj?
Një herë qesh burri i fundit mbi planet,
veç me një orë për të jetuar,
para se Toka të shndrrohej në trup pa Njeri,
dhe ç'bëra n'atë ëndërr s'ish
të vidhja një bankë,
një dyqankë çikërrimtari,
s’vizitova bordello - jo se nuk kish,
por Gratë qenë firuar,
nuk hyra në ndonjë pallat mbretëror, madje
nuk ngava asnjë Lamborghini,
veç ndenja-strukur në rrjetën kolovitëse
i kapur si një peshk mërzie, duke i parë
perëndimin diellit,
gishtin pa lëvizur,
i paralizuar,
ajo orë po zgjaste pambarim
dhe kotja e rehatshme qe si kurrë më parë,
kjo është pra, përvoja ime me kindet e kohës,
ndaj dhe duket dot s'të dua me orar...

 

Emo rrofsh, e kisha lexuar, (ndjekur nga nje bishe njujorkeze e petlles nese nuk gaboj) dhe me kujtohet qe doja te te pershendesja une i pari tek "kam pese minuta..." me kte urgjenten time, por qe qesh i pakenaqur me formen qe kishte atehere, prandaj nuk e bera. 

Per kuriozitet, origjinali eshte po kaq i gjate, (nuk e di AV ndoshta e ke hasur) i shkruar realisht per dhjete minuta, fiks ne oren gjashte pa dhjete, hedhur direkt e tek forumishqiptar, dhe ndryshimi kryesor eshte premisa, qe ne origjinal eshte "kam dhjete minuta per te thene te verteten para se te mbyllet internet kafeja" smiley Kohe te tjera.

 Kohe te tjera.

I think I know what u'r trying to say smiley

Nje monolog i heshtur per shpirtin,i cili duket se kerkon me shume hapesira.Me shume qetesi... Te them me pelqeu eshte fare pak,po po shume shume pak.Nice !

Nje njehere Don Bosko, nje shenjtor obskurantist i 10 minutave te fundit te botes qe ka punuar gjithe jeten te obskurantizoje sistemin iluminist te arsimit laik te te rinjve pa pune, ishte duke luajtur futboll me disa shoke te tij. Nje nga shoket e tij, qe ja dinte mendjen, e ngacmoi duke i thene:

"C'do te beje ti nese do te ishte e sigurte se bota do te mbaronte neser?"

Don Pylli i'u pergjegj don Ferres:

"Do te vazhdoja te luaja futboll!".

Persa i perket diskutimeve me Fund Bote duhet me pas parasysh se ne kete rast, si ne çdo rast tjeter, shenje e Fundit te Botes eshte se tani gjithsekushi eshte fund bote me vete, dmth pak a shume çfare ka thene Jungu, qe psikologjikisht njerzit perceptojne fundin e botes sikur te ishte fundi i jetes se tyre personalisht te mjere.

Sa per dituri zyrtarisht njihen tre menyra qasjeje Fund Bote, dy negative dhe njera, me pak e njohura, pozitive qe ka lidhje me kuptimin etimologjik te termit "apokalips"="zbulese", dmth nenkupton nje proçes pozitiv, çlirimtar. 

 

Vej bast se ti je Takja(Zoto)(flamuri na konfondon teksa,po prap s'heq dore smiley)

E rilexova edhe njehere Lulian.E gjitha eshte nje meditim sic benin qemoti filozofet mbi kuptimin e qenies, te jetes, vdekjes, te vertetes. Qasja eshte interesante, me nje lloj sofizmi ku ajo qe merret si e vertete, ne fakt rezulton nje premise e gabuar, mohim dhe pohim. Ajo qe me pelqen vecanerisht eshte ideja, nqs eshte e jotja, hallall, qe jeta , jeta individuale me sakte, pertej iluzionit te perjetesise qe eshte mbjelle brenda njeriut (Jung) nuk eshte vecse nje rast emergjent ne cdo cast.

Ne cdo cast jeta eshte e rrezikuar. Prej ketej vjen keshilla (nje fjale goje) : jeto sikur sot eshte dita e fundit, puno sikur do jetosh njemije vjet. Vetem se momenti mbi te cilin ngrihet meditimi-dhjete dite dhe behet kijameti, Av e ka kapur -momenti eshte komprementues dhe korruptues per t'u zhytur ne te tilla persiatje.  Nuk ka kohe per shume meditim sesa per nje dorezim total .Shpirti nuk ka kohe  dhe as deshire te reagoje, te meditoje, thjesht kerkon te dorezohet.Aq me teper nqs dorezimin e lexojme ne termat qe permend Heretik, -Apokalipsi si Zbulese, clirim. vetedija  deshiron te zhytet ne hije.Por mund ta shikojme dhe ndryshe momentin kur apokalipsi po afron, si nje ushtrimi spiritual per te arritur paqen e brendshme.Dhe hapi i pare per te arritur kete paqe te brendshme eshte te mos mendosh, te mos meditosh dhe te clirohesh nga barra e kujteses.  Paqja e brendshme arrihet duke u cliruar nga veshjet e teperta,  pa "te brendshe" me nje llaf, nje situtae boshi total, nje shpirt nudo.

boh,sa qenke lodh.Krejt kot, kur e menon!

Robi, tash asht,tash s'asht.Ne kufinin n'mes te te dyjave:a asht,a s'asht?-kjo na qnka puna.smiley

si dhe: cka asht "Asht"? (kur asht).

Tamon shpirt nudo duhet, dhe kur arrin ne shpirt porno, atehere eshte shenja qe apokalipsi eshte tejkaluar.

shpirt nudo-per hir te stilit mo. ti mos lexo literal.e di qe do m thush te dhjefsha stilin dhe vazhdimi barasaletes.Por ti si roje i hyjnores duhet ta kuptosh me shume se kushdo, se para Zotit zhvishemi nga te gjitha kushtezimet tokesore dhe dorezohemi nudo.thjesht shpirt.Me trupin merren agjensite e funeraleve.

E keni bere Zotin ne dispozicion tuaj per çdo gje e futur ne çdo pilaf e gjithandej sipas qefit: "para Zotit zhvishemi", "Zoti ndalon kete ketu e ndalon ate me tutje", "vetem Zoti gjykon", "pse Zoti nuk nderhyn kur vdesin femijet?", "pse Zoti nuk ma rrit rrogen?" etj, etj, deri edhe magazinier marmalate, birre e kokoshkash.

E kush ka thene e ku eshte shkruar, perveçse ne barcaleta new-age dhe budiste hollivudiane, qe Zoti merret me thjeshte shpirt i dorezuar? Ne bote ka simetri, nese me trupin merren agjensite funerale e krimbit te kesaj bote, me shpirtin i bie te merren te tjera agjensi. Lexoje mire literaturen new-age, se edhe aty ke ca gjera sqaruese.

Nese e ke fjalen figurativisht dorezohemi nudo si dhurate, prit me kadale. E kush merr si dhurate nje molle te krimbur? 

 

Zoti eshte Krijuesi, pergjegjes per gjithcka.Ai eshte i Plotfuqishmi lagjes tone dhe asgje nuk ndodh pa vullnetin e tij.Keshtu na kane mesuar dhe qendro koherent kur flet.Apo jeni mesu me ja rras Djallit cdo defekt te planit te Zotit. Kur kam degjuar per here te pare se edhe nje qime floku nuk bie pa vullnetin e Zotit isha kacurrels. Dhe shpreseplote.Kaluan vite e s-me mbeti asnje fije floku ne koke.Pse kjo padrejtesi? Jam munduar te prirem kah e mira. Kam mekatuar dhe ky ishte ndeshkim? Po une kam pare njerez te mbytur ne mekate, nga ata qe kane shkelur me te dy kembet e kane grisur me te dyja duart porosite e Bibles: mos vidh, mos vrit!  dhe nga floket jane marshalla. Qysh atehere Zotin e kam marre inat, u bera agnostik.Nqs Zoti ekziston, ai eshte i padrejte dhe sadist. 

Gjithsesi shpirti nudo ishte metafore. As nje shpirt qe kalon mes permes kesaj bote te korruptuar dhe mizore, nuk mund ti shpetoje njollosjes.Diferencat jane tek doza e mekatit.Krimbi mekatit eshte brenda cdo shpirti .Ti po thua se mollen e krimbur se pranon askush si dhurate. Une them se Zoti ka detyrimin te rimarre ne magazinen e tij te gjitha mollet dhe aty behet seleksionimi.mekataret, si shumice e kane te hapur deren e ferrit.Dhe duke qene shumice , aty shtrohen bankete, organizohen party.Pakica shkon ne parajse.Grosh dhe pilaf ka atje cdo dite. Nuk mund te behen harxhe luksoze per nje pakice.Kush eshte i vonuar ti therrasi mendjes.Zhytu ne mekat, nxito dhe keshtu pri nje bilete per ne Ferr.

Vazhdo vazhdo me ritem bluz version post-modern i shkolles moderne te Laparakes. Baba e ka fajin, baba dhe nona qe na bene kaptinen sipas kaptines tyre. E bo ne det dhe e ha ne krype, peshty ne qiell dhe Njutoni ta kthe mbrapsh ...

Qasja eshte interesante, me nje lloj sofizmi ku ajo qe merret si e vertete, ne fakt rezulton nje premise e gabuar, mohim dhe pohim. Ajo qe me pelqen vecanerisht eshte ideja, nqs eshte e jotja, hallall, qe jeta , jeta individuale me sakte, pertej iluzionit te perjetesise qe eshte mbjelle brenda njeriut (Jung) nuk eshte vecse nje rast emergjent ne cdo cast.

smiley

Pergezime. E ngjeshur dhe e shkrifet sa c'duhet. Por kjo ketu:

 

më shumë se gjithçka kam kuriozitetin për armë.

 Armë që është deshirë e pangopur për dije,

dhe etje e pashuar për njohuri; por as dija,

as njohuria, as etja, nuk janë e vërteta -

që është se vuaj llahtarshëm nga etja,

 

eshte nje poezi me vete

smiley

 

Per mendimin tim kjo nuk eshte poezi, por eshke. Nje eshke qe i mungon stralli apo shkendija e tij. Rast flagrant se si nuk duhet shkruar nje poezi.
 

vari ..rin. dobet.

 

smiley filozofi popullore smiley ne fillim sikur po e pertypja me veshtersi, s'po kuptoja se ku po dilte kjo poezi, mirpo duke lexuar me tutje del dhe filozofia e poezise. Mir autori. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).