Teatri i Absurdit

“Dëgjo”, më tha një miku im në mëngjes, teksa të dy përpiqeshim me shpirt e me zemër të hapnim sytë me një kafe ekspres, “të jesh servil sot është punë me përfitim. Ja më shiko mua, për shembull, u vij të gjithëve pas avazit”. Unë e dëgjoja me vëmendje, me sytë gjysmë të mbyllur dhe gojën që më hapej çdo tridhjetë sekonda, e herë pas here tundja kokën në formë aprovimi. Dielli kishte nja tre orë të mira që ishte ngritur në qiell. Kafeneja ishte plot, si zakonisht, zhurma e filxhanëve më krijonte një gjendje të lehtë përgjumjeje, ndërsa ekspresi që shfrynte sikur ta kishte marrë me përtesë punën, më mbante ende zgjuar. E shihja mikun tim teksa fliste gjithë pasion dhe në të rrallë kapja ndonjë copëz fjalie që nxirrte nga goja: “…se shefi më tha: Mos e çaj kokën, o burrë, do ta rregullojmë…se ti e di si jam unë, s’ta lë mangut…po ke parë trap njeri si ky?…duhet të bësh servilin, dëgjo mua, ata hanë bukë sot…”.

Një vajzë e re, e veshur e tëra në të kuqe, hyri pa potere në lokal dhe zuri vend në tavolinën e fundit të barit. Nisi të merrej me celularin, të cilit nuk ia shkëputi sytë as kur kamarieri iu derdh afër për t’i kërkuar porosinë. Fustani i saj ishte mjaftueshëm i hapur për të dalluar pjesën që ndante gjinjtë e rrumbullakët nga njëri-tjetri. Po zhytesha i tëri mes tyre, kur miku më kapi për mënge: “Dëgjon? Duhet me qenë bythëlëpirës për t’ia dalë mbanë, për të marrë ca lek më shumë dhe të fitosh famë. Ndryshe, s’të pjerdh njeri!”. Tunda kokën në shenjë pohimi i pavetëdijshëm se ç’donte të thoshte me këtë. Desha t’ia plasja syve e ti thoja në djall ti me gjithë servilët e tu, më lër të kundroj atë vajzën me të kuqe. Kur ai më kapi sërish nga mënga: “E sheh atë atje”, duke bërë shenjë nga ajo. “Me siguri asaj i pëlqejnë djemtë më para dhe të famshëm. Më kupton tani?”. Rrufita gllënjkën e fundit të kafesë dhe futa duart në xhepa, nga ku nxorra ca të holla. Ishte fund muaji. Nga financa kisha marrë lajme të këqija.

175 Komente

e Renato, as te zhytesh virtualisht nuk te lejne.Ta prishin endrren.

Po t pergjigjem ketu se me humbi posti.
Nder te tjera une dhe mesoj shume gjera ketu, eshte shkolle e vertete per jeten dhe permiresimin tim te pergjithshem qytetar, ty te shoh si nje nga mesuesit e mi, divulgimet e tua filozofike me kane ndihmuar shume te qartesohem ne disa aspekte qe me shqetesonin me pare me nderlikimet e tyre hutues dhe poshterues (nuk shquhem per inteligjence), kete fun nolin nuk di ta marr seriozisht apo jo, por llafet jane qe ti vete ke qene shume i sukesesshem, me te degjuar e kam. Une nuk po kerkoja ndonje mbleseri sidoqofte, se gruan dua ta fitoj me forcat e mia nen mesimet e cmuara te Elbes dhe driten e qendrimeve te saj pozitive (hamendje eshte se ky ndoshta eshte mesazhi i saj, nuk di ne e kam permendur qe vuaj nga keqkuptimet), por pyesja me shume realitetin e e premtimit qe me kane thene se ky vend permbush. Pse te mos kem dhe une fat? Mos ta kerkoj thua ti? C'mendim ke per kete poeten me dy mbiemra?

Mos e permend me emrin tim...me shkronja te vogla.

Ok.

dmth ti me konsideron nje "llafazan hajvan" sipas turces anej nga gjullurdia e stambollit smiley Muhabet i nderlikum ky.Shkurt po them se mbushesh por nuk permbushesh.Fatin kerkoje se pa e kerku nuk vjen.Nuk di se ku, ne lumin Elba apo ne Misisipi, por kerkoje, nuk humbet gje.Humbja eshte gratis.

Ne asnje menyre zoteri, ne asnje menyre, kurre kurre kurre, vetem respekt te jashtezakonshem, bisedat e tua me heretikun e kane permiresuar rreth 30% aktivitetin tim mendor dhe shpresa ime progresive eshte se edhe shansi im per te bere pershtypje vendimtare te pakten te pakten ndaj RUZHDIES (mu desh ta korrigjoja se kush e di) se do filluar gjithmone nga fundi, eshte rritur me 27.4% per sukses, pra sic mund ta shihni, vetem respekt, respekt zoteri, respekt i thelle dhe i qendrueshem, perulje bile, shume respekt dhe bile bile mirenjohje. Te lutem, pranoni falenderimet e mia me shume se te sinqerta për bujarine tuaj intelktuale. E ndiej veten borxhli. Falenderime dhe per lejen dhe njohjen e vuajtjes sime si legjitime.

e mire, pa mallengjime se terhoqe dhe vemendjen e Mimozes.ah, jo, ja , i hodhe zaret dhe terhoqe vemendjen.vetem qenndro vetvetja sepse pyetja e Mimozes shprehu nje shqetsim.sidoqofte zari u hodh.vetem mos u trego zuzar (si mesues po ta them, ne mirebesim te plote per te parandaluar cdo keqkuptim te kuptueshem)

Mire, e drejte. Por ndonjehere nuk permbahem dot. Me mungojne shume grate, ndoshta do kem mirekuptimin e ketij populli virtuoz, por mbi të gjitha mirekuptimin tuaj. Kerkoj ndjese per mallengjimin, ndoshta ishte vertete i pavend. Terhiqem i turperuar ne meditim.

Kjo eshte gjeja me me vend qe mund te besh.Terhiqu ne kuvendin tend, ne manastirin tend dhe medito.Te meditosh do te thote te jesh.Eshte shume me mire sesa te kesh.aq me teper gjera qe nuk te takojne dhe atakojne.

ishte Martisi ai i manastirit, ne mos gaboj*

*se nuk kam qen i vmendshm asokohe.

Te dal vetem nje minute nga meditit sa te pergjigjem, apo...he, jo, nuk ben? Te lutem. Nejse, ti e di me mire. Une nuk jam ne manastir. Por nuk mund te shpjegohem pa te marre leje. Po vazhdoj meditimin.

Feliks, nqs je ai amerikani se gjithcka po behet lemsh, jo vetem me ndryshimin e flamureve por edhe identitetteve.jetojme ne boten likuide ku identitetet seksuale dhe gjinore ndryshohen kirurgjikisht dhe menderisht sic nderrohen kemishet ose dhe sende te tjera cdo dite.Kjo ishte paranteze pa ndonje teze.

Ajo qe dua te them eshte se bashke me flenderimin qe me shikon si mesuesin tend prej nga meson, kujtoj dhe konstatoj, me kenaqsi, qe nxenesi e tejkalon mesuesin perpuethshmerisht me cilesorin qe nxenesi i atribuon mesuesit. je argetim gratis ne pauzat me peshk.

Ai acetal je ti? 

Unë e di që ti nuk ke mundësi praktike të kuptosh ndonjë gjë. Fajin do e ketë me patjetër muzika. Por jo, unë nuk jam idioti që po përpëlitet më lart.

Aha ok. Idioti me lart. sorry. 

Mimoza, o gezimi pa orar i peshkut, edhe ti e atij mendimi je?

E kishte me spond Moza, Renato.smiley

Besoj se...

Is it? Do you like to play ' hide and seek'?! Hej btw acetali called you ---> idiot. lol

smiley

O yll e frut, o muzike dhe lufte, po me nxjerr nga meditimi me keto thirrje te embla elokuente, po une iu pergjigja atij arrogantit agresiv. Mos me thuaj qe nuk me ke lexuar, do trishtohesha shume, e vaj medet meditimi im i cmuar nga i cili desha te dal plot energji dhe ide se si te fitoja zemren, ose ty ose Ruzhdies se me dukeni shume te ngjashme ne karakter dhe ne peshe.

Ua ua ci ke keto. Avash o derebardhe se na rriten veshet nga kernaqesia. smileysmiley

 

Me ke lene pafjale. Kjo arrogace eshte e pajustifikueshme edhe sikur te kesh te drejte. Ti je me siguri xheloz. Qe unë kam zgjedhur te mesoj nga njerezit me qendrime koherente, të kuptueshem dhe ndricues dhe mos ti ve veshin absurditeve te tu te palexueshem dhe sinqerisht te merzitshem. Por nuk po e ul veten ne rangun tend e te fyej dhe jo se dua te bej figure te mire per hir dhe ne sy te Mozes, per te cilen kam natyrisht shume respekt ne mos dhe ndonje ndjenje tjeter te fshehte qe nuk guxoj t'ia pohoj vetes per momentin, por per hir te respektit sado te paket qe kam per veten, une jam qytetar dhe virtytet si i tille i kam nxene ketu, nuk dua kontribuoj ne prishjen e imazhit, une nuk mund te shkel buken qe ha. S'te vjen turp.

smiley

p.s: s'të vjen turp, langaraq... smiley

Te kapi mat,s'ke c'i thua.Flet me fakte tjetri,jo ne tym.

Mister si thuhet "cleavage" shqip, kush ka ndonje ide?

dekolte

ose deseksualizim i gjinjvesmiley

çarje, mendoj

cic-hapje

përrethgushë

 

skizme ahaha

sqeparizme

hanxharizme

hon humnere gremine kanion

Dasi. 

Ashtu, pyet dy tre vete e veri piken vete.

ishalla je noi çik simpatik 

smiley 
thu lun rol ? 

po sa pa hiç smiley

...i bukur dhe pa pare me mire sesa i shumtut edhe pa pare... oqej

te bukurit dhe me pare meren me top modele  smiley  ....te bukurit me pare dhe te zgjuar jane gay/ose jane fiksjon...oqej edhe kjo  smiley

le te qendrojme me kembe ne toke tek : i bukur dhe me pare, anipse idiot smiley

ato tjerat jane si surreale smiley

Kush une?

kurajo , as sot nuk kane hyre rrogat smiley

Me falni po c'te keqe ka fjala ulluk, apo meqe perdoret per gjendrat tiroidale te kurrizit? Ndonjehere.

eshte shume pornografike ne fonetike, ndaj rrezohet. ne ate linje por me neutralisht kemi kanalin.

na kujtove musllukun. smiley

ishe mire ne gropen e divanit Renato.keto shtigjet ku te ka ngec shikimi te cojne ne ferr.

gjilugine - kur jane ne forme dardhe

cicemidis - kur jane si molla

gjoksperrua - kur varen si ftonj

ti xhibi di gje gjermanisht? morfologjikisht them.

cicemidis - kur jane si molla

ose kur jane tre...

Renato, vetem kaq? Kur bie kartagjena, mire dhe kaq. Gud gud! 

Me siguri asaj i pëlqejnë djemtë më para dhe të famshëm. Më kupton tani?”. Rrufita gllënjkën e fundit të kafesë dhe futa duart në xhepa, nga ku nxorra ca të holla. Ishte fund muaji. Nga financa kisha marrë lajme të këqija.

Cdo femer eshte unike . Cdo femer ka nje formim dhe besim qe evetualisht i eshte ushqyer dhe vazhdon ti zhvillohet nen ndikimin e ambjentit ose presionit  shoqeror dhe familjar. Prandaj nuk mund te jene te gjitha njesoj , apo te gjeneralizosh se  te gjitha jane ne kerkim te parase dhe fames tek nje mashkull. Ne fakt ka qene qe ne kohen time smiley  pretendimi ne kupe te qiellit kur ne fakt harron te shohesh ne pasqyre veten apo te analizosh your state of mind, qe lidhja me dy njerezve vertet kerkon interesa te perbashketa por kur ato kthehen ne interesa te "nevojshme" dhe perfituese nga ana materiale mardhenia e humbet sensin , kenaqsine, ndjenjen.

Shpresoj qe keto demtime dhe presione negative qe te rinjte jane te detyruar ti percjellin emocionalisht ose definitivisht ne nje relativitet te shkurter kohor kur jane ne kerkim te lidhjeje me nje partner te jene demtime kalimtare . Duhet te jesh jo vetem i gatshem shpirterisht por edhe i lire te jesh vetvetja kur fillon t'i "nderhysh " dikujt ne jete si femra ashtu edhe mashkulli sepse  me presione dhe  paragjykime nuk arrin asgje . As edhe kur mendon se mashkulli qe ka para , te ben te lumtur , apo femrat sot duan meshkuj me para .

As njera as tjetra per nje pjese njerezish nuk eshte e vertete. Per disa te tjere,  ma merr mendja se nuk e kam provu , duhet te jete shume e veshtire per t'u kaperdire si e vertet , sepse prap e jam e bindur se nuk eshte .

duhet ta konspektojme ne kete? 

Faleminderit Elba. Faleminderit. Po fëmijët si bëhen?

po ta cosh  deri ne fund si nje ide e nxjerr nga nje femije ne dite . bastin dihet qe e ke fituar

Elba e lexova me vemendje fjalen tuaj dhe po e diskutonim disa veta bashke, por nuk arritem te zberthenim kuptimin e kesaj pjese

"As njera as tjetra per nje pjese njerezish nuk eshte e vertete. Per disa te tjere,  ma merr mendja se nuk e kam provu , duhet te jete shume e veshtire per t'u kaperdire si e vertet , sepse prap e jam e bindur se nuk eshte .

Kush eshte perfundimi i vertete ketu, kush eshte njera dhe kush eshte tjetra?

por nuk arritem te zberthenim

Ej, ndonjë që ka eksperiencë të gjatë me mbërtheckat? smiley

Eternal Love

Cdo femer eshte unike

shi shi Elba profesorja smiley 

Dhe mua qe me dukej se kisha pare nje si vetjasmiley ndoshta kam qene po une,ne tjeter jete.apo kjo s'me Ben unike?
Ehh u ngaterruam keq

Pro Woman unitl the end - smiley

Edhe une keshtu mendoja,derisa m'u shfaq kopia ime dhe lere mos me pyet sa u tremba.smiley

Absurd teater osee shastisje teatersmiley

lol kur lexova titullin ne fakt mendova mos eshte pikerisht per kete femren me te kuqe te demonstrates smiley

Njerezia kane halle te tjera motersmiley Chi non lavora,non fa L'amore,tha Adrianua.Nuk e dinte ai qe lavoriamo po s'na paguajne

Fustani i saj ishte mjaftueshëm i hapur për të dalluar pjesën që ndante gjinjtë e rrumbullakët nga njëri-tjetri.

 

Pytja pare

 

Po ti kanalin e Suezit shef?

 

Pytja dyte

 

Ka gjoks katror?

ne simbolike e kuqja nuk me terhoqi shume vemendje ketu, biles me duket sikur rri jasht teme me tregimin ne vetvete. 

eshte brenda temes dhe shume simbolike e kuqja.reanoto eshte demi ne kete rast dhe ajo toreadori me te kuqe.Po ju se kuptoni Renaton.Renato terthorazi po thote se e kuqja edhte ajo qe me vret.

renato ka ngel pa kokerr leku, nuk hutohet nga e kuqja jo. cdo gje e ben renaton mos ta kete mendjen nga hallet qe ka. e kuqja eshte shume e ezauruar. mund te kishte gjetje nje detaj tjeter siperfaqesor tek vajza dhe jo te kuqen. ajo, ne nje lokal bosh, nuk ka nevoje te bjere ne sy aq shume. plus e kuqe, kur ajo nuk ja var asnjeriu, me celular ne dore, qe zhduket ne nje cep te lokalit, me duken detaje ne perpjestim te zhdrejte me inskenimin. pastaj detaji i gjoksit, me dhe pa halle, eshte detaj qe meshkujt nuk kane nevoje te kene halle, gjithmone e humbin. smiley

Ke mbet me kepuce te kuqe dmth. Ato detajet jane shpik para lekut prandaj, bile dhe para halleve.

ke detajet e kisha llafin jo ke ngjyra qe ja bo muuuuu.

po c'faj ka Renato, ajo ato detaje ka treguar me arrogance dhe ai ato do shikoje.se mos beri te dukshem ndonje detaj tjeter dhe renatos nuk ju derdhen syte atje smiley

Pa bere hesap ekstrapolimin. Dhe te gjitha pa pare. smiley 

e kuqja eshte gjithmone detaj ke femra, por jo mbisunduese sa ta mbash mend. sic edhe nuk besoj se e mban mend nga lukthi i kokrrave, se jane detaje qe kalojne. ketu nuk i ka ne proporcion kjo skice. ne syte e mi "renato" eshte nje hallexhi si karakter. shpetimin ke kokrrat e bejne te gjithe, nuk jane kokrrat detaj shpetimi, kur s'ke leke edhe kur ke ate shokun zhurmues nga afer. nejse, ju meshkujt i dini me mire keto gjera.

Meshkujt jane shume vizuale. Na e beri me hile Ai qe me Adamin. smiley

nejse, ju meshkujt i dini me mire keto gjera.

dmth ti po thua se identiteti gjinor ndikon kedin e shikimit (kendveshtrimin) dhe shokimit dhe menyren si i shofim gjerat ? Po e hedh si pyetje kete ne ppu. ose behemi bashkeautore te pytjessmiley

pyetja eshte e jotja, nuk ka bashkeautoresi aty. mbaje per vete. smiley

identiteti gjinor pa as edhe me te voglin dyshim ndikon si ata i shikojne gjerat. them ata per ta zhveshur nga gjinia. nuk i le hapesire ama per kush me mire e kush me pak. ketu relativja kendveshtruese eshte absolute.  me te drejte eshte cdokush, me force ose jo.

mire, ke frike si bashkautore.po kontributore se ve ne dyshim qe do te jesh. Se mu kujtu kjo puna e detajit:"Vajza me kordele te kuqe", do ishte ku e ku me interesante.Nje bote e humbur perfundimisht.smiley

renato eshte toreadori

servilizmi eshte demi qe i turret pa pushim

goca me cajca e veshur me te kuqe eshte pelhura 

Paska mberrit Heretiku ne Gjermani

Kush eshte heretiku nga keta? 

spektatorizmi eshte sporti me i veshtire, ju kujtoni se kushton fusha me bar por ne fakt karriget, tendat, shkallet, stendat, ato bejne sa qimet e kokes, prandaj bien qeverite sepse nuk riparojne stadiumet.

Sa bukur.

Me kupton tani? Rrufita gllenken e fundit te kafese

mund te ishte njesoj "Me kupton tani? Kafshova qoften e fundit"

Made from Pjer

Obligacionet komunale me shtyne te lexoja dhe zbuloja "kamarieri iu derdh afër për t’i kërkuar porosinë". Kurse pranevendosja bythe-gjinj me le te mendoj se Kalemi ka qene duke lexuar antropologji, shume mire, bravo, bravo atij dhe Peshkut emancipator.

“E sheh atë atje”, duke bërë shenjë nga ajo. “Me siguri asaj i pëlqejnë djemtë më para dhe të famshëm. Më kupton tani?”. Rrufita gllënjkën e fundit të kafesë dhe futa duart në xhepa, nga ku nxorra ca të holla. Ishte fund muaji. Nga financa kisha marrë lajme të këqija.

 

morali...:  ''fukarallek, maskarallek'',  do thosh ndonje protesues turk..smiley

Ishte fund muaji. 

Dmth dhe pak vjen muaji i ri. Besoj do presi pak. 

nenkupton  financat mavria...  fund pesmbedhjetditeshi..smiley

ne Vlore,  kur  shikoje  ndonje  tip  te vrare,  te vuajtur,  te lodhur thoshin:  ''te eshte bere  fytyra si fund pesmetdiçi..smiley

Ate po them dhe une, muaji i ri me rroge te re, te kuqe te reja ...smiley

Ah politikefushata i ka marre mendjen njerzve. Ne nje ciceteme verore, 80+ komenteve me pas askush s'ka vizualparashtruar nje shirit fotografik qe leviz ngadale si slide show, ne cdo foto duke cice treguar peshket nje nga nje, zoomed & cropped si tek cicetregimi i Renatos qe paskesh shkuar cicejabana. 

Nje peshkcicebuffet menjellaf.

Gjithashtu, dobet me cicefjaleformimet...te ke ndikuar cicezymtesia e Renatos qe s'e beri te pakten tekuqemepika fustanin? smiley

 Fustani i saj ishte mjaftueshëm i hapur për të dalluar pjesën që ndante gjinjtë e rrumbullakët nga njëri-tjetri. Po zhytesha i tëri mes tyre, kur miku më kapi për mënge: “Dëgjon? Duhet me qenë bythëlëpirës për t’ia dalë mbanë, për të marrë ca lek më shumë dhe të fitosh famë. Ndryshe, s’të pjerdh njeri!”.

Pak i frustruar duket sikur eshte Renatoja, por i duhet dhe nje tip si ky t'i prishi endrrat me syhapur seksuale me banalitetin tipik te batakut te Albananistanit.

Kjo eshte per ate bukuroshin me 10 llagape qe po qarkullon kohet e fundit ne Peshk:

http://www.artscroll.ru/Images/2008/z/Zlatkovskiy%20Mihail/000064.jpg

Dhe mos kujto se duke bere ca numra cirku adoleshentesh me programe bythecesh ne internet qe hutojne blogun, nuk kapesh se kush je. Nje profesionist te kap ne vend e te ben gjemen, tjeter pune se profesionistet kane etike per tu fut ne kompiuter te tjetrit.

Heretik, une vdes per autoportretet e tu, por me shume akoma kur te kap terbimi dhe fillon shkumon si kur te kane injektuar sode buke ne aorte, ka nje personazh ketu o lexues i Hegelit qe ta ka marre erzin fare, te ka turperuar dhe shpartalluar per te gjithe ata qe kane dy pare mend e kuptojne, por ti natyrisht je idiot integral dhe nuk ke ndonje mundesi minimale te kuptosh talljen masive dhe tmerresisht efikase qe te eshte bere. Ti nuk ke fuqi minimale t'i përgjigjesh asnje gjeje ne ndonje forme te kuptueshme, ti akuzon gjithe boten per gjerat te cilave u je kushtuar me shpirt, edhe pse shpirti yt eshte ceshtje qe duhet diskutuar ne fakt. Ne vendin tend dikush qe i thuhet se si do qe t'ia shkartisin tekstin prape del e njejta gje, dmth o tuhaf se nuk ka kurrefare kuptimi, se nuk ka mesazh, se nuk thote asgje, sepse mendimet jane lineare e ndjekin nje fill logjik e ti flet ne tym, ne mjegull, përcart., sepse ti kujton se rremuja mund te fshehe idiotesine tende legjendare. Hap nje teme, shkruaj, kush mendon ketu se ti je komplet idiot, beje nje ankete. Ti nuk ke mendere o derdimen. Ke nje jave a me qe leh pas urlandos, je inatcor, shpirvogel, paranojak, qesharak, hakmarres por vetem nga paranoja se vertete qe nuk i plas njeriu per ty, e mbase kurre nuk i ka plasur njeriu per ty, prandaj dhe histeria jote klinike. Seriozisht ta them, ti ke pike për pike gjithë gjerat per te cilat akuzon te tjeret. Ti e ke te pamundur te kuptosh nje paragraf te thjeshte o zymbyl, po cfare them, ti je teresisht i paaftë te kuptosh nje shembull te qarte e te thjeshte. Dikush te ka pyetur dhe per afazine o lexues i Bergsonit, pse nuk e more guximin qe merr gjithmone te leshosh ndonje nga ato jermet e tu diarretike. Por nuk eshte vetem se ti je idiot dhe grotesk, ti je dhe nje cike kurve, sepse pa karakter. Ti nuk ke karakter sepse ti ben si trim pas ekranit, sepse u leshohesh grave me fyerje nga me te ultat, sepse shtiresh se ke lexuar dhe mbush kllapine tende tekstuale me emra kot me kot nga te cilet ashiqare nuk ke kuptuar asgje...ti nuk ke bythe t'i pergjigjesh pyetjes se kush eshte misioni qe i paske vene vetes ketu. Ka plot te tjera, por dua vertete te te shoh shkumen dhe te behesh per te kush e di sajten here gazi madhor i ketij pellgu.

por ti natyrisht je idiot integral

smiley

nuk e kam lexu akoma dhe po lmao. eshte bo blogu ballo me maska.

Eshte... MONUMENTALE!!! smiley

akoma nuk e kam lexu dhe po vazhdoj te qesh. smiley

Lexoje pak nga pak se ka material per te qesh deri nga darka. smiley

ajo që të bën ty me qesh nuk e bën Gajën me qesh.. smiley

idiotesi legjendare smiley

e lashe ketu se nuk po e mbaj dot te qeshuren.

FEKS jokal.
1. vet. veta III. Fillon të ndriçojë; shkëlqen, llapëtin, llamburin. Feksi drita. Feksi
ylberi. Feksi hëna. Feksin reklamat. Feksin muret.
2. pavet. Agon. Sapo feksi. Pa feksur mirë.
3. kal. E pastroj diçka me të fërkuar etj. dhe e bëj që të shkëlqejë, e ndrit. I feksi
mobilet (xhamet).
4. vet. veta III fig. Duket a shfaqet qartë diçka, bie menjëherë në sy; me vjen në
mendje diçka menjëherë; shkëlqen. I fekste gëzimi (bukuria). I feksin sytë i
shkëlqejnë sytë nga gëzimi etj. I feksi një mendim i shkrepi një mendim.
5. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. bised.
Ia arrij qëllimit, ia dal në krye; me ndez. U përpoq, por nuk i feksi.
6. bised. E qëlloj me forcë dikë, ia ngjesh me pëllëmbë (zakonisht në fytyrë). Ia
feksi me pëllëmbë.

smiley

5 dhe 6 jane perla. smiley

edhe pse shpirti yt eshte ceshtje qe duhet diskutuar ne fakt

sa e bukur!

Dmth kur s'ke pare ben qejfin e dacit te vogel. Nje nga leksionet e para. 

Ate qe shtrihet e shullehet ne diell thua, ti? Une e di me lepurush smiley

Barcaleta e qejfit te dacit te vogel eshte me fame. smiley

Nuk shoh lidhjen mes vajzes qe "hyn pa potere ne lokal" , pershkrimit qe i behet dhe perfundimit te mikut "qe asaj i pelqekan te famshmit dhe parate"... Nuk ka ndonje detaj qe te flase per nje femer qe do te bjere ne sy te "te famshmeve" e parelinjve. me ngjan shume modeste, me aq sa eshte pershkruar ketu. 

I kam lexuar dhe ca te tjera te Teatrit Absurd, Renatos, me pelqejne si synopse, qe mund te perpunohen e te zgjaten me tej, ose duhet te gjeje prerje me te forta per te ruajtur zhdervjelltesine dhe lakonicitetin qe kerkon skica. 

Renato po na thote qe ai, ndryshe nga shumica e shqipove, eshte tip i thjeshte dhe njekohesisht i rafinuar; i mjaftojne nje kafe & dy cica, por korrupsioni s'e le rrehat ti shijoje, e ndihet kesisoj i papeciceuar.

Me pak fjale po i thote femrave aktiviste qe alternativa e cices dhe jo e kryqit duhej promovuar ne kete fushate si muza qe gjithith te baraslarguarit dhe te pothuajsepavendosurit dhe qe sfidon sistemin.

 smiley  

e paske kunj takimin e Pjerit me Alidean. ta paskan c'vigjeruar pamjen e kendveshtrimit. smiley

Eh, Xhibo, shyqyr qe doli  ne shteg goca me te kuqe, qe t'u dha rasti te shprehesh lirshem gjidashnine tende. Ore, po te fusim dhe Frojdin ne loje, kushedi c'lidhje te semure ke pasur ne foshnjeri me gjinjte e nenes ti, ndaj te jane kthyer ne obsesion smiley

Plot me paragjykime meshkujt,ala s'e kane kuptu qe ka edhe femra shume te lira

Paydshim qe ka, por ne ato ane shoqeria eshte ndertuar qe ti skllaveroj femrat.

  pakap ,eshte ne rikonstruksion e siper shoqeriasmiley

Mbase, po mua s'me ngjan ashtu.

avash avash behen punet e mira,te pakten kendej nga perendimi ligjerisht eshte, ne koken e meshkujve qe s'jane djegur,eshte akoma paragjykimismiley

E kisha fjalen per ne Albananistan.

ehhhhhhhhhhhhsmiley   smiley

AnaH, dukesh qe s'me ke sekslexuar me vemendje ne blog. Po ja ve kesaj fajin dhe jo ndonje cicerevolte te brendshme sic e mendon Spiritus krejt spekullativisht* smiley

Ne po flisnim per Renaton bre ti cike...

- C'kerkoi Renato ne jete?

- Nje cuce cicedardhe pa breke qe i ben espreso dhe lakror me dy pete

smiley

* Apo na ka hapur namin ky ngjalisti qe ne te baraslarguarit preferojme cicat me shume ngaqe kemi mundesi te gjendemi midis te dyjave njesoj larg pa qene tek asnjera? smiley

o mizerje smiley  po kur cicat nuk kane shtegkalim ne mes, si cilesohen, a mund te quhet pronarja e tyre e baraslarguar? smiley

Ti thua kur ka plas silikoni me teprice? smiley

... atehere quhet mashkull. Paske eksperienca interesante ti spiritus smiley

Spiritus, duke qene qe cicat s'jane asnjehere njesoj ne mase (per rrjedhoje dhe distanca e tyre nga lugina s'eshte tamam baraslargshmerisht simetrike), pronaret s'jane te baraslarguara ne kete kendveshtrim...mbase mund te jene te bashkeimpenjuara.

- Nje cuce cicedardhe pa breke qe i ben espreso dhe lakror me dy pete

 ky ishte dhe perfundimi i Frojdit per pyetjen "Cfare duan burrat?"  kshu qe every man is Renato man. smiley

Sikur sot kryetari i shoqates tone te te baraslarguarve te komentonte ne peshk me lubonjeemrin e tij, do deklaronte renatoempatikisht dhe mashkullpakerkuarfaljerisht:

- Sot jemi te gjithe Renato...por ama aspirojme te behemi xhibi smiley

Ore, robi qe e ka ne zoterim nuk bertet kaq shume, gjer ne adhurim. Shikon te tjeret si perpeliten dhe qesh nen mustaqe, i kenaqur qe pjesen e vet te lakrorit e ka ne shtrat. Po ti ngele t'u llap. Kshu qe s'besoj se aspiron njeri te behet xhib. smiley

Ne po flisnim per kendveshtrime, ti e ktheve tani per pronesira thelash lakrori ne shtrat. Pervecse qe kjo plakrormetafore s'eshte aspak vizualisht terheqese, eshte nje qasje teper otomanmaskiliste, por dhe ordinere.

Mbase ty s'te bezdis kjo, po s'i shkon aspak qasjes renatromantikore te temes smiley

 

Na shpjego njehere kendveshtrimin tend jomaskilist tek vargezimi yt me lart e pastaj  flasim. 

Po e imja qe qartesisht sarkazme e qellimte (duke luajtur pra me shqipmashkullstereotipin), kurse e jotja qe korrigjim-replike ndaj saj, hence as such doli huq smiley

Pupu, ca ngjale je bere o Xhib, ta shet sapunin per djathe e thua "s'di gje". smiley

xhibi

hahahha me shkrive, ''cicedardhen qe ben lakror me dy pete '' loool

ne te =larguarit preferojm ciciat...

I zuri e kuqja demat e PPU-se...

Ore se tani lexova edhe shkrimin, per faj te Tikit.

Po ky qenka pornografi e gjalle! smiley

Paragrafi i dyte sidomos, se i pari eshte keshtu sa per intro.

Po c'jane keto more malukat!!! smiley

Nisi të merrej me celularin, të cilit nuk ia shkëputi sytë as kur kamarieri iu derdh afër për t’i kërkuar porosinë.

Fustani i saj ishte mjaftueshëm i hapur për të dalluar pjesën që ndante gjinjtë e rrumbullakët nga njëri-tjetri. Po zhytesha i tëri mes tyre, kur miku më kapi për mënge:

Po porno shet. Hiqi ato detajet dhe do kishe vec nja dy komente. smiley

E vertete! Porno shet! smiley

ore si  nuk  i eci njeher ketij  Renato  mavrise..   per pune jo.   edhe te semafori, te gjithe kalojne me te kuqe, por polici kap pikerisht  kete mavrine..smiley  (ketu  na ben pershtypje  titulli ''poci i kuq''.smiley.    po edhe me femrat,  as ti shikoj  nuk e lene..  si e ke hallin  Reanto,  ça ke me ngjyren e kuqe..smiley

Meqe ra fjala, ngjyra e kuqe eshte shume e bukur. Proud to be albanian! smiley

Ty Olsi s'te beri pershtypje keqanglishtezimi ne titull? Lady in red -> Vajza me te kuqe. 

Nuk shkon ne shqip, duhet te ishte "Vajza me fustan te kuq" ose thjesht "Fustankuqja".

Having said that, hiq fjalen "derdh", renatotregimi s'eshte pornografik, eshte tip realshqip-noir erotik. Ose te pakten kete qellim duket se ka pasur Renato, por ajo "derdh" mesa duket e ka tradhesabotuar pak pa dashje, bashke me nje ndjenje te pergjithshme frustracioni qe pluskon si alge ne liqenin e renatofantazive smiley

xhib, ti ke shume te drejte, te gjithe jane renato qe shenjestrojne te jene xhibi (to be able to handle, not just behold, the cice, like you do), sepse askush nuk di te jete ai qe eshte, megjithese po askush nuk e kupton qe xhib nje ka, ose sic ka thene elba, cdo xhib eshte unik. puna eshte qe per sa kohe jemi renato dhe jo xhibe, peshku do te vije era renato dhe kjo nuk durohet. mua njehere ma shpifin kaq keq keto tema te renatos sa te lutem me jep nje hanxhar te caj brazda ajri mbi koke.

te lutem me jep nje hanxhar te caj brazda ajri mbi koke

urdhero

po ca do mbjellesh n'ato brazda, dhe ku do e gjesh frymezimin qe ti ujisesh? e nese frymezimi ka pikenisje revolten ndaj qasjes renatondryshe (c'te beri Renato xhanem, ai kafecicëpërshesh po ha), a nuk do quheshe kjo gjithsesi renatofrymezim?

apo ashtu si Renato qe eshte i frustruar per arsyet e veta, ti me shume se me te personalisht je e frustruar me nivelin e shqiperotikes kontemporane? apo mos o zot e ke me femërqasjen tone (te shqipmeshkujve) ne pergjithesi? smiley

o te rafte nje shi e te freskofte, sa kam qeshur me kafecicepersheshin!

ee, me nivelin, po jo te shqiperotikes, te shqipdinamikes, nje ardhje verdalle ne nje leme kaq te ngushte sa ferkohen pa dashje te gjitha pjeset e te gjithe kuajve, pastaj e perfytyron vete ti, ngaterrim kembesh, baltosje, kafshime pa dashje, nje masaker e vertete, dhe e gjitha kjo sepse dikush ka harruar te heqe gardhin qe s'duhet te ishte aty asfare qe ne fillim.

kurse cunat shqiptare jane nganjehere shume te bukur dhe shume te mire dhe une ashtu i kam ne kornizen e mendjes, dhe nuk ka kalem qe i ben pis.

Tropi kerkoi keshtu, jo machete

Gjembi, ai linku yt me coi ne ca fotofetishe. It's good to know you like that, po s'besoj se e kishte fjalen aty Trop lol

Trop, barren e heqjes se sextabuse s'kemi si ja ngarkojme vetem Renatos...tek e fundit a nuk po shin dhe ti lemin po aq ambivalentisht sa ai? smiley

E paskam kopjuar gabim nga Google. Provo kete.

Dmth you're not just into fetishes, you're into horrorr-fetishes. Like she said, po ku kemi gjak me ne bre, ne na i pine gjakun komunistet....so, ca gjaku do te na pish ti? smiley

Metoda jote e nderrimit te bisedes nuk pin as uje, lere me gjak.

gjembi, ver cfare fotosh te duash por te pakten jo duke i perfshire ne nje fjali me emrin tim, ti nuk e shikon ne c'menyre univalente une po heq dore nga ambivalenca ime e zakonshme per te thene qe stili kalem eshte pamundesia e kritikes, eshte asgje tjeter nga nje cope tirane qe banalizon vetveten, qe i quan gjerat te parathena, xhepin te parazbrazur, prapanicen te paralepire, femren te paraskuqur, copa trupi qe nuk preken dhe lengje qe nuk rrjedhin fare pervecse ne ekranin e syve te skuqur nga ferkimi, nuk ngacmon njeri nervi pseudoepshor i kalemit, kalemi e viziton tiranen si nje mize me kamera te paraprogramuar dhe nuk eshte per miza as per kamera qe kemi nevoje dhe sidomos jo per paraprogramim.

cfare tabush po rrezon kalemi, o xhib, cfare tabush ka ne kembe aty, se pari, dhe se dyti a mund te ma thuash dot, sinqerisht, me nje fjali, ku qendron gjesti emancipues i kalemit?

Trop, nuk thashe se kalemi po rrezon tabu de; kalemi thjesht po kalemezon, ama as ndonje gjeme s'po ben, megjithese ti mesa duket do te ngulesh tek kalemi si shkas qe te qitesh ato qe ke per te qitur lol

ama tabuja natyrisht qe egziston, edhe ne shoqerite perendimore, aq me teper ne ato si shoqeria shqiptare. une kujtova se ti e kishe marre te mireqene kete. 

tashi keto muhabete dalen gjate (Spiritus p.sh. vdes per te cmitizuar taburat seksuale, sic *ihet qarte lol ... and I'm all for it too) dhe mund te na cojne deri tek filozofia, tip 'a i duhen tabute nje shoqerie, a i bejne me shume mire apo keq', por qe egziston normal qe s'ka dyshim, per mendimin tim.

xhib, do not go gentle into those platititudes, e di qe roli yt prej agjenti provokator eshte i veshtire, por le te mos pretendojme se gjerat jane e se gjerat behen vetem sepse ekziston fjala per to, dhe ne e kemi mesuar, fjala vjen fjala 'tabu' apo fjala 'cmitizim'. sinqerisht mendoj se nuk e kuptove problemin tim me qasjet kalemore. ndoshta aty s'ka gje per te kuptuar dhe shqetesimi im eshte imagjinar.

Qasja kalemore duket supe sociale ne kanace erotike. Gjetje jo e keqe tregu. Mendo sa sukses do te kishte kjo lloj supe ne supermerkato, bile dhe pa supe fare brenda. 

pse qenka qasje supe sociale me kanoce erotike? Tani ka nje mundesi, qe ju te larguarit, (impersonal kjo) te keni mbet tek erotikja qe ofrohej permes kanoces dhe tani, pas 23 vjet hapjeje, te habiteni me shaleshqyerjen per ca dollare me shume (qe eshte nje pjese e realitetit por jo realiteti i gjithe) dhe klishene e krijuar (me vullnet maskilist dhe kontribut clirimtar femror) se te gjitha femrat nje sjellje kane.

Ja klasifikoi (mos u lodh kot) komentet, e shiko sa jane per supen e sa jane per kanocen. Lere ate o burre se s'ka as te larguar as te pa larguar, nje corbe jemi, edhe sic thone komshinjte tane tutoo il mondo e paese. 

Po jo, Tirona, si mund te jesh njelloj ti qe je ne USA, ne mes te nje kulture dhe qasje krejt civile per raportet qe po flasim, krahasuar me shqiptarin qe ka hyre e dale nga rinasi apo pikat kufitare por ka mbetur i ngulitur ne kete toke dhe sidomos ne kete mentalitet? plss

Varet cfare lupe i ve. Ne kuptimin e fundit fjala "njelloj" nuk ka kuptim, por merr kuptim nga shkalla e detajeve ose me mire e jodetajeve. 

Mos e devijo kot muhabetin, e kishim cfare ishte qasja e ketij shkrimi e jo cfare jemi ne. I numerove komentet, gjete ndonjecke te merrej me supen sociale? 

Absolutisht nuk e devijoj, perkundrazi, disa here kam vrejtur qe stili peshkut eshte te dali nga rrjeta e temes. Une flas per tekstin, cfare mesazhi jep, cfare realiteti ngacmon, cfare plage ne mentaliteti gervish.Leri komentet, ppu eshte pasqyre e deformuar e realitetit.Ose pasqyre me shume acid dhe shume peshtyma mbi te.

E pra plaga e servilizmit, etj, po i fut dhe ca gjinj qe te rreshqasi. Marifeti i marifetciut do kishte qene ta shiste pa keto te fundit, se me to brenda edhe Berishen, larg qofte, mund te shiste edhe tek ju rilindasit bile. smiley Mos e nenvlehteso peshkun. Rob jane, pavaresisht maskave. 

aha, se mora vesh nga doli Berisha? Nga kalemi Kalemit jo njehere por ndoshta si shkak apo pjese e kushtezimve tona mentale dhe , per pasoje, edhe kur rrotullohemi rreth gjokseve te rrumbullkta (megjithese xhibi ka zbuluar se format jane me te larmishme) e shofim njeri tjetrin nga frengjia e lloogoreve politike.Pa pike sensi!

Mos me keqkupto. Berisha donte te thonte dicka te veshtire per tu gelltitur, sidomos per te majtet, ishte per humor. Pra po e mbeshtolle me erotike, cdo gje shitet, munde te kisha thene dhe te anasjellten e kesaj situate. Nuk eshte pune llogoreje fare, perkudrazi erotikja e sexi i shpartallon llogoret. Besoj kete te fundit e di me mire se une, se aty je, kalohen llogoret naten edhe aty.

S'mbani fare shaka ju rilindasit. smiley

Ti po thua qe rilindasit para se te *ihen i kerkojne shoshoqit te betohen qe do ja japen votes partise? 

Apo e kane thjesht si parulle-kundraparulle kur takohen (date) me njeri-tjetren, si puna e femrave qe nga takimi i dyte e sjellen biseden si pa dashje tek sa kalamaj duan te kene dhe si duan ti rrisin? smiley

Spiritus, mire te thote bre, ku njeh ai marifet llogore...megjithese dikur ka bere kush nje fare studimi/sondazhi ketej (SHBA) per preferencat seksuale sipas bindjeve politike, e kemi sjelle dhe ketu linkun, po s'me kujtohet tani lol

Jo jo, kalohen llogoret qe c'ke me ate pune. Eshte ekuivalenti i efektit te tynelit me mek. kuantike. Ose me popullorce kur nxehet e vogla s'e pyet te madhen.smiley

edhe mua mu duk e tepert e tere-kuqja, po ashtu edhe detaji i cicave, eshte si ti thuash dikujt, areoplan, nga ata qe fluturojne, (ca thua mo burre, fluturonte ky aeroplani? mos i .....'), edhe aty me ekspresin pertues qe e mbante zgjuar del cik offsite, per mua dmth. por lexim argetues i gjithi.

hahahahah... sode buke ne aorte... hahaha

Ne fakt, miku i Kalemit, kap bef jo vetem Kalemin mes gjinjve te femres, por edhe ne te gjithe. Sepse miku tundues i Kalemit, e di shume mire qe kushtezimi yne eshte pikerisht ai.

nje shoqja ime,qe s'ja ka haberin peshkut,10 minuta me paresmiley

oggi x la 1a volta ho pensato grazie a dio ho le tettone.... m scivola il telefono dalle mani e si blocca tra l armadietto del lavandino e il seno.... bastava 1 cm in meno e caro telefono svolavi...t sei salvato ♥

Po shqip mo Alke , shqip smiley

içik veshtir bradosmiley,po falenderon zotin qe i ka cicat e mdhoja  se aty  gjeti fole celulari qe i ra nga durt.xhibja do zhgenjehetsmiley

Mu me thene te drejten tregimi me pelqeu. Mbyllja vecanerisht ishte shume elegante.

Sikur te shkruaje pak me gjate Renato, do ishte akoma me mire. Me pelqen shume smiley

Tregimet konçize te Renatos, kane domethenie, veç tek komentatoret sikur u be nje çik lemsh para porte, dolen dy komentator me flamur gjerman qe u "identifikuan" si Renato. S'mirret vesh kjo pune.  

sigurisht qe nuk e kishe per ket gocen, e Qafiro?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).