Bienalja e Artit në Venecia vazhdon të jetë një nga ekspozitat më të rëndësishme të artit në botë. Pas disa ditë vernisazhesh këtë të shtunë ekspozita e 55-të hapet për publikun.

Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë. Të dy vendet duan të dërgojnë një mesazh për komunikimin e gjallë, afërsinë dhe lidhjen në mes të shteteve dhe njerëzve, e argumentoi Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Cornelia Pieper, këtë hap të pazakontë. Gjermania dhe Franca duan të shprehin dhe të praktikojnë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë mirëkuptimin e popujve, duke këmbyer pavionet e tyre dhe duke i përdorur ato si platformë për artistët nga e gjithë bota. Këmbimi për herë të parë i pavioneve në historinë 118-vjeçare të Bienales bëhet në sfondin historik të 50 vjetorit të traktatit gjermano-francez të Elizesë.

Me karrige prej druri në Bienalen e artit

Kuratorja e punimeve të artit gjerman është Susanne Gaensheimer, drejtore e Muzeut të Artit Modern (MMK) në Frankfurt mbi Main. Përveç artistit të njohur kinez Ai Weiwei, i cili ka dërguar një instalacion "skulpturor", Gaensheimer ka zgjedhur tre artistë të tjerë ndërkombëtarë, që paraqesin në Venecia filma, projeksione dhe fotografi. Këto janë fotografja indiane Dayanita Singh, regjizori francez Romuald Karmakar dhe fotografi nga Afrika e Jugut Santu Mofokeng. Aktivisti dhe disidenti kinez Ai, të cilit Pekini ia refuzoi ardhjen në Bienale, ka grumbulluar 886 fronë antikë prej druri të një dinastie kineze, të cilët ngrihen si një skulpturë gjigante në sallë.

Deri me 24 nëntor dashamirës të artit nga e gjithë bota mund të vizitojnë Bienalen e 55 në Giardini dhe në Arsenale të qytetit të Venecias. Kuratori i ekspozitës kryesore, kritiku i artit Massimiliano Gioni i lindur në vitin 1973, ka zgjedhur për ekpozitën kryesore moton "Il Palazzo Enciclopedico".

"Kjo Bienale ka një histori, që zgjat më shumë se një shekull, ajo pasqyron ëndrrën e shumë njerëzve, të cilët duan të shohin dhe të dinë çdo gjë", thotë Gioni, kuratori më i ri në historinë e Bienales, në prezantimin e ekspozitës kryesor në kuadrin e vernisazheve. “Arti është një nga mënyrat për të kuptuar jetën, por unë nuk kam qenë fare i çmendur, që të paraqes një enciklopedi të tërë”, shton ai. Presidentja e Bienales Paolo Baratta tha se ekspozita të tilla bëjnë temë të tyren fuqinë e ëndrrave dhe ideve, sepse pikërisht në kohë krize nuk duhet të fshehim kokën si struci. (DW)

Kosova debuton në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Venecias

Kosova debuton në këtë ngjarje të rëndësishme të artit bashkëkohor  në botë, me artistin e ri, 27-vjeçarin Petrit Halilaj. Në prezantimin e Pavijonit, artisti Petrit Halilaj ka thënë se ka punuar me shumë liri dhe shumë përkushtim për të nxjerrë një projekt shumë të mirë. Halilaj, që ka kaluar fëmijërinë e tij në një fshat gjatë luftës në Kosovë, sot jeton mes Kosovës, Italisë dhe Gjermanisë dhe puna e tij artistike është një kërkim i vazhdueshëm i realitetit dhe e paraqitjes së tij. Në veprat e tij, reflektim mbi jetën e humanitetin, ndihen kujtimet e tij të fëmijërisë në fshat, përjetimi i luftës, i shkatërrimit, i eksodit. Arti i tij mund të shihet edhe si ngritje urash mes realitetesh të ndryshme, ideologjish, brezash dhe fazash të jetës. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, tha se prania e Kosovës në këtë ekspozitë është vërtet një moment historik. (Shqiptari i Italise)  

Gazeta italiane Nordest Europa ka nominuar Pavijonin Kosovar në TOP 10 Pavijonet që duhen vizituar. (Kosovo 2.0)

Shqipëria mungon në Venecia

Shqipëria pa pavijon në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias. Anri Sala prezanton Francën. 

Është një moment në fëmijërinë e Anri Salës në të cilën ai kthehet shpesh. Është katër vjeç dhe prindërit e çojnë në Pallatin e Pionierëve për të marrë mësime violine. Dhoma është e vogël dhe e errët. Mësuesi i ulur në piano i thotë të përsërisë pas tij disa ritme të gjata dhe komplekse, për të parë nëse kishte vesh muzike. Vogëlushi duket i shqetësuar se mos harron ndonjë notë, por në fund mësuesi thotë se është i kënaqur me ritmin e fëmijës. “Jeni i mirë”, i thotë ai. Për shtatë vjet, Sala studion violinë. Dhe pse nuk vazhdoi studimet për muzikë, kjo përvojë i ka vlejtur në rrugëtimin e tij artistik. Shpesh ai e gjen veten të përfshirë në temat që kanë lidhje me muzikën. Teksa mendonte mbi performancën që do të prezantonte në edicionin e 55 të Bienales së Venecias, ku do të prezantojë Francën, ky moment i fëmijërisë iu rikthye sërish në mendje. Ankthi për ta përsëritur siç duhet pjesën dhe dëshira e tij e pafund për të ndjekur violinën në atë moshë. Nën këto ndjesi ai krijoi “Ravel Ravel Unravel “performancën me të cilën do të prezantojë pavijonin francez. “Ideja ime ishte të bëja një vepër rreth përsëritjes”, thotë ai. Në dy ekrane të mëdha ai do të shfaqë dy koncerte të njëjta të dy pianistëve të njohur Louis Lortie dhe Jean Efflam Bavouzet, për të hapur një diskutim mbi atë çfarë ndodh sot me muzikën në botë. Komisionier i Salës në Bienale është Instituti Francez ndërsa kurator është Christine Macel. (Shqip)

 

13 Komente

Venecia: Art nga e gjithë bota........

 

ouuu, mos u shtyni domethene, se ka per te gjithe..smiley

"Anri Sala prezanton Francën".

Ne fakt kjo shprehje eshte ne vetvete nje veper arti ready-made e papare qe meriton çmimin e arte "Otellua i Venedikut".

shume e hallakatme ishte kjo bienalja smiley

une smora vesh gjo smiley

Presim nje recension te detajuar te atyre qe ke kuptuar. Sidomos te instalacioneve kontemporane smiley

E paska gjet edhe nje tjeter Itaken e tij me ne dore valixhe konviktori qe ka brenda peshqir si leter xumpare, brisk Balltik me kryqzorin e Aurores, sapun Venus kunder morrave, furçe dhembesh qe mund ta perdoresh edhe per te llustruar kepucet, breke te zeza me njolla te perhimta nga kyçi, etj, etj.  

Wow shume e bukur ideja e ketij, pavaresisht idese se konsumuar te emigrantit qe akoma ka ngelur tek modeli i fillimshekullit te kaluar. Aplikim i Magrittte ne skulpture. 

Hem, ne nje second thought mbase ndaj me pelqeu, se me kujtoi Magritte qe e kam per zemer

Veri re sa poza nga perpara fytyra eshta pak De Rada dhe Naimi, ndoshta ndikon edhe kjo pa u kuptuar. Masanej sikur e lame tek Shpetim Daliaj, ç'ne tani Margarita? 

E vertet fytyra Rilindase ne tipare. Mbase eshte nje skulpture profetike per zgjedhjet e 23 Qershorit.

Kisha qejf ta bleja dhe ate skulpturen me karrige se kemi dhe dasma perpara e do na vijne njerez. Vetem nuk e di. Po ta blesh ti shesin karriket garrumull, apo vjen vete performatori dhe ti performatoron ne shtepi. smiley

Shume vone eshte zgjidhur problemi i saktesimit te atesise.Qysh se u zbulu Acidi Dezoksiribonukleinik.Bilez sot mund te vertetohet lehte cilet jane pasardhes te Xhingis Khanit edhe ne trojet ilirike, pa le me si sadrazeme a vezire.... dhe Pape

Ej, po sikur morem pjese vjet ne biennalen per arkitekturen qe u be nami per ate punimin mbi metamorfozen e oxhakut te fabrikes ne minare xhamije. Qe dolen ato turqit e thane se kaurret kane inat oxhaqet e fabrikave kur shnderrohen ne minare. smiley 

O me rop shpije, prap doli turku. Na kane rrethu mer; turq gjithandej plako. Lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).