Kundrejt premtimit për votën per PD-ne në fletën e votimit, banorëve të “Myslym Shyrit” u janë shpërndarë nga dy litra vaj, tre kg miell, tre kg oriz, tri pako makarona dhe disa konserva.

Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh.  “Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra. Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”. Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën Dibrës. Edhe pse ndihmat ndaheshin në një mënyrë tepër të sigurt, ku ishin të aktivizuar të paktën pesë persona, gazetarët kanë mundur të kontaktojnë me disa banorë që kishin marrë ndihmën. Kundrejt premtimit për votën me nr.44 në fletën e votimit, banorëve të “Myslym Shyrit” u janë shpërndarë nga dy litra vaj, tre kg miell, tre kg oriz, tri pako makarona.

Gjatë bisedës që gazetarët kanë mundur të bëjnë me një nga banorët e kësaj lagjeje, e cila sapo kishte marrë ndihmat, kanë mësuar se “për marrjen e ndihmave duhet të votosh për Sali Berishën. Po kështu, duhet të jesh i regjistruar si votues i PD-së për të marrë ndihmat”. Edhe pse nevojtarë, këta banorë ndihen të fyer për mënyrën sesi po u jepen ushqime për votën. Jetojnë në mjerim dhe një herë në katër vjet u sjellin nga një qese me ushqime, brenda së cilës ndodhet një letër me numrin 44, numër të cilin nuk duhet ta harrojnë ditën kur do të drejtohen në kutitë e votimit.

Biseda e plotë me qytetarët

Fiksi – Është një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja – Po, a e ke emrin?

Fiksi – Duhet me emër ë?

Qytetarja – Dhe të votosh për Sali Berishën. Ç’na gjeti ne?

Fiksi – Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja – Po.

Qytetari – Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja – Te kjo ku shiten bojërat.

Qytetari – Ëhë te Çimi.

Fiksi – E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja – Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi – Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja – I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20 mijë lekë bëjnë.

Qytetari – Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja – Edhe një pulë.

Fiksi – Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari – Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja – Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari – Kaq gjë duam ne.

Fiksi – Me kaq gjë ë?

Qytetarja – Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ia futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte fol ai komshiu im.

Fiksi – Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja – Një Çimi, Çimi.

Fiksi – Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja – Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi – Jo unë.

Qytetarja – A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këta që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pas hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq. Unë nuk dua me ia thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari – Dëgjo…

Qytetarja – Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari – Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja – Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ia the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari – Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20 mijë lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja – Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri! 

162 Komente

kush e ka hapur kete teme, enka..?smiley     recete gatimi per rizoto me....., vota.smiley

Vota = Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një supë, tre oriz

smiley  se s'qaj dot

ore po ngjova se po te votoje dy here kishe bonus, recipeta falas per gra dhe breke ushtaresh per burra smiley

O bo bo bo smiley. Kam degjuar qe presin dhe bileta avioni. Vec te votosh per to. Po s'jam e sigurte kush Ishte ?! Ps apo pd? jam e interesuar. ku mund te marr pergjigje smiley

me kalo ndonje nr nese ke se jam i interesuar smiley Une po kerkoj po s'po gjej dhe rrezik do e blé vete bileten edhe kesaj here smiley

Asnjeri s'ka degjuar sa lek po hedh Monika ne Lezhe, apo Tom Doshi ne SHkoder ??? DO habiteni se sa ka vajte cmimi ! 

S'po ua them se edhe ndonje nga ju do ndryshoje ide, pastaj ! 

e besoj!

Mua me kane thene se ne Fier Dritan Prifti jep 500 mije lek (400 euro) per Familje

 Po pse të gjithë këta që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pas hall sa të marrin ushqimet.

Ah ku e katandisi vendin thuaj...

ne fakt une di qe robt kerkojne pune

dhe fushatistet kane fillu me premtu nga nji per familje , po ca t'bojne, ku ka pune per te gjithe

lexo ate qe kam shkruajtur me posht

Jane 2 raste nga njerez qe i njoh dhe kam 2 dite qe mi kane thene... u premtohen poste dogane apo drejtore, disa çunakeve qe ose s'kane mbaruar shkollen e larte, ose e dime te gjithe si e qysh i kane mbaruar ...

Eshte qesharake hudhja e pritja e "fajeve" .  jane bere drejtore psh  vetem pse kane qene dikur ne France me Ramen roommates ca tipa dhe tipe kur erdhi Rama ne bashki , edhe ca ? tashi e ka rradhen kujt t'i vij rradha prap smiley

me vjen inat pse beni sikur habiseni .  nqs do vendosja te kthehesha ne Shqiperi dhe do zija vendin e ndonje socialisteje te thekur qe me perdridhet per aftsite e paprekshme "qe ka laureuar" gjate punes se zellshme dhe me disipline kapitaliste !  do te ishte e njejta gje qe ajo ja ka bere nje tjetre para saj.

Edhe habia reciproke eshte.

 do zija vendin e ndonje socialisteje te thekur qe me perdridhet per aftsite e paprekshme "qe ka laureuar" gjate punes se zellshme

pse jo te nje demokrateje ,xhanem,meqe kane 8 vjet qe ngrohin karriget,madje qe tani,se ka plot syresh .Jane bere profesioniste.madje smiley

pa pa pa pa,je bere demokrate e rrezikshme ,Elba .smiley

A jo kam qene qekur u hapen rruget smiley

po pra,rruget e peshkut nga veriu smiley

Elba i ka rrenjet me te thella se pellgu i peshkut ketu smiley  desha me te then qe s'me tund era e veriut as e jugut , se jam ke thembra smiley

Habia joreciproke ketu eshte tek gajasja.  

gajasja erdhi pasi u takova me venusin dhe u ulem te pime nje kafe smiley

Para apo pas pedikyrit?

Monda  duart e mia jane me te thjeshta se c'i  pershkrove smiley  .  nqs u habite ne te njejten forme po habitem dhe une per kembenguljen tuaj 

Teknikisht i replikova venusit, por rrenjet e komenteve te peshkut shyqyr jane te mpleksura. 

Akoma me teknikisht me ngrohu dhe mua atmosfera e ngrohte e kafes, thjesht pyeta per orarin, dmth para apo pas manikyrit te thembres. 

Me te mira se habita deri ne pataksje edhe veten.  

Monda ti je welcome at anytime , po te lutem pak me lehte  , brenda mudesive ironine

me kete menyre popullit i intereson te dalin ne balotazh e te kete sa me  shpesh zgjedhje..smiley    cdo 2-3 muaj zgjedhje, dmth  trasta plot..smiley

Pertoj me lexu kete carcafin, jevgjit Kane marre ne pyetje Kshu? Kaq I ulet pazari?!! 

Anti-reklama me e forte qe mund t'i beje vetes nje kandidat per deputet. 

S'ka nevoje fare qe ta kapi kamera e fshehte e gazetareve.

Ne momentin qe ben fushate me 3 sheqer, 3 miell, 2 vaj...

e mori ferra PR-in.

Auto-telendisje.

Kjo ka vite qe ndodh nuk eshte ndonje cudi. Keshtu moren 1000 vota te bregu i lumit ne zgjedhjet e bashkise ne 2011.Kur nje parti e humb forcen inspiruese, vaji e trahanaja vijne ne ndihme.

u harrun lopet e D. Priftit dhe sheqeri i LSI ose ato te PS ne veri zgjedhjet e fundit? ah normal, jena t'u fol per "anmikun". Bjerini vucidolsit!

p.s. kjo poshte e ka permbledh shqetsimin tuj tamom qe dmth se mgjse eshte e ulet qe behet vec per zgjedhje, ndihma eshte ndihme dhe askush nuk di per ke voton ti

Qytetarja – Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ia the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

po lere mo Bredho se ka gjera me te rendesishme...  per 2-3 dite hapet rruga e re Tirane-Elbasan, tha..  i thuaj  xhibit  qe tashme per te vajtur ne Elbasan, te ai vendi turistik qe tha Pjerismiley, eshte kollaj fare, vetem 20 minuta nga Tirana..

Xhibilet milet...hane makarona e oris per fushate sa u dalin syte edhe ne fund votes i vene nje kryq te madh...!

Ja vene ja vene kryqin me ato mend shko... shiko se diten e fundit do marin dhe nga nje 10.000 leksh te rinj i familje per 3-4 vota qe kane.

Po cudi ne fakt si paska deviju shtratin lumi edhe paska shku ke myslym shyri!

Zyrtari tipik i PD-se se Sali Vucidolsit qe do marre malet me 23 Qershor.

Ky Dibra, Sekretar i Pergjithshem ne nje Ministri, eshte ai qe shantazhonte dhendrin e Alfred Moisiut per nje dekretim qe duhet te bente Moisiu si President.

Moisiu nuk u shantazhua ndersa Berisha ja falimnetoi biznesin dhendrit. Ishte koha kur ikte Albatros e vinte Belleair.

U filmua, u publikua, u hetua, doli ne gjyq dhe nuk i hyri gjemb ne kembe.

Keshtu qe kjo nuk eshte gje fare per te. Nuk ka rob me legen ne faqe te dheut. Te afrohet per te te bere mik e qellimin e vetem ka ta shfrytezoje miqesine tende ne aleance me kundershtaret. Modeli tipik i skuthit. Dhe ne PD si puna e ketij jane shumica e Keshilllit Kombetar.

S'është për të qeshur, por për të vënë kujën! 

Ju qani pse abuzojme ne me brumerat?!Shikoni ato fast fudet tuaja,ate beni!

ëhë. 

Nga 20.000 lek te vjetra ushqime po u japin... Hapi dyert Europa ne u beme si gjithe bota... smiley

Shume shume lire. Une voten e kam 100 Euro dhe s'luj nga kjo shifer. E panegociueshme.

Po e shoqeruan edhe me ndonje kavanoz Nutella, no problem. Por gjithsesi kete te fundit e konsideroj rigorozisht si bakshish.

mos na ul pazarin ore,shejtan

O lale, e paske voten me kondicioner ti me duket.

thjesht duhet te dish te besh pazar

Ols, edhe ti pak e paske pazarin mer. Shtrenjtojini votat qe ata te mos ju blejne kaq lire, ose te mos ju blejne fare. 

Kjo pra ishte ideja ime revolucionare. Te rrezojme kete sistem bizneso-politikano-votebleres-krimal duke shtrenjtu voten dhe rrjedhimisht duke shkaktu falimentimin e tij. Po te lejne ca e ca qe shiten per 2 kile miell... Pfff...

Fukarallik, maskarallik!

Brad,tani sa me njoftuan ne tel,neser ne Lapardha e? Po na lodhet nga kembet or,c'behet keshtu!! nuk degjohet 10 here as i njejti fjalim,

smiley

Monda,ketu besoj se habia eshte reciproke.Kam filluar t'i marr ca gjera me gajasje ,si nga halli , qe kur njerezit  s'i perfillin lajmet nga terreni qe sjell une,se helbete ,kush jam une qe kerkoj vemendje serioze.

vallahi vetem Xhelal Mziu ne kamez nuk degjohet.. ta plas koken me k...lliqe dhe u hakerrehet katunareve e i ofendon sa vec nga nena nuk i shan ... paska qene i PSD miku ... po keta socialistet jane te ndyre per bese

Gramoz Ruçi i  kishte premtuar njerit qe njof se do e bente Doganier ne Fier nese fitonte PS. Personi ne fjale, ka nisur 2 shkolle (nje ne itali, nje ne Berat tek UFO) dhe s'ka mbaruar asnje ... punon "administrator lokali" ...

Kurse nje person tjeter qe e njoh personalisht dhe eshte futur 6 muajt e fundit me LSI (drejton LRI lokale), Ilir Meten e ka takuar 2 here muajin e fundit dhe i eshte thene cope : "Punoni fort, kapim objektivat dhe ti dhe nr 2 jeni te dy Drejtore". Ky miku im ka mbaruar shkolle per infermier, eshte aktualisht pa pune.

Shenim : fjalet mi kane thene vete te interesuarit dhe po ja u them thjesht per te kuptuar ata qe nuk e kane shume idene, se ç'do te thote fushate dhe sidomos ç'fare #Rilindje e pret Shqiperine ... ne rast sé.

 

Epo ndryshon puna e ketyre se keta meren me tregti votash me shumice

ai i "Doganes" siguron nja 30-50 vota nga fisi. Por e forta eshte se na ka premtuar qe po u rregullua, do ndihmoje dhe shoqerine : "po s'bem per njeri-tjetrin, per ke do bejme"

Por e verteta eshte se atje tani socialistet e thone hapur : "Sa te vime ne, pa e dime ça i bejme (buxhetit / vjedhjes)". Kane 8 vjet qe presin, nga nje ane i kuptoj !

Kane arritur njerezit aq sa thone se po e mori dhe kesaj here Saliu, do bejme '97 !

epo hengren edhe ata 8 vjet sa kusur nuk i lane...te hane edhe keta tani se u eshte ngjitur barku me kurrizin..sa per ate qe ka thene doganieri i ardhshem ia besoj sepse eshte puna e tille qe te lejon te besh ndere...

"Kane arritur njerezit aq sa thone se po e mori dhe kesaj here Saliu, do bejme '97 !"

he lefto, do vishesh ti apo jo? 

kam pare me syte e mi ne athine grate qe shtynin karrocat e femijeve plot me dhrahmi  per te blere nje buke

Ore Mico varfanjaku, pa tregoi popullit kur e cove letren e fundit tek Jatroi ne Kryeministri?

nuk mbaj mend,isha i dehur...pastaj mico nuk lexon letra...mico varfanjaku vetem merr edhe jep...kete pune te pafajshme bej..ju betohem!

Ngele tape o Tanku! 

Epo fushate moj Mozke...nje teke ta jep njeri...nje tjatri...vuuu votat tanku

Shiko si je katandisur more... Se shoqeria jone njerezve si puna jote ua tregon vendin.

p.s Dhe me Besimin nuk ke me pune.

Klasike mbyllja smiley bisht qeni do ngelet ! 

Ah Belul Belul. E the nje llaf me vend po nuk ta degjuam. smiley

po une ate e kam mik!...pastaj spahiu...me degjoni mua shoku hetues...ca njerez si ai nuk ndryshojne...me kane thene qe u eshte perveshur hekurave...ben kuti votimi te blinduara..ju i dini me mire keto pune po te isha ne vendin tuaj nuk do i besoja kaq shume

po nga kampi tjetre, a ke ca te dhena o lefto? na kenaqe me keto lajme, por pergjysem ama. tregoji te gjitha, se sikur na studjon dhe ne fronce pra mo ...

opozitaret premtojne...pushtetaret japin

Po ti mban shoqeri me njerez te kampit kundershtar apo e bene kete per te spiunuar te kampi kundershtar?

po rri mer pash zotin se i njof nja 2 kokrra qe kane vu me drejtu doganen e TR. Asigjo e keqe qe jane malsore po ku i kan gjet ato me t'papershtatshmit per ate pune? po dreqi ta haje, ajo mesatarja duhet t'jete aty siper 7 per nji drejtor apo jo? po dhe nji gjuhe e huj nuk bo keq me e dit nji drejtor apo jo? se s'po kerkohet shume

br3edh

nuk u paguhet puna(kopetenca) por u paguhet diçka tjeter atyre

dikur parulla ishte: ''vota jote, plumb per armikun''   ndersa tani eshte:  ''vota jote,  sheqer e oriz per popullin''....  syltajsh domethene..smiley

çna kujtove syltjashin ne ket ore te vone, ndersa kemi ngec akoma ne zyre

po pse,  ne keto dite vere, per syltjash  u vete mendja juve?!  te ishte akullore, pooo

 

p.s   sa shume punoni ju.. ua morri frymen kapitalizmi shqiptar..smiley

sot ishte per xhup lali

na e mori , por do na e marri dhe me shume kur te vije rama me taksen progresive.

provoje provoje

http://ps.al/taksimi-i-ndershem/

punon lesh, sta kallxon sa pagun kur ke rroge demek te mire*

*dmth qe sje per vaj+sheqer+oriz por mund te hash nai trileçe si puna ime

Dihet qe do rrine urte perndryshe se votojne as te tijet...

po kjo c'i leviz keto duar keshtu. kjo tjetra; voto rrilindjen, ceshte? c'na ka gjete. po ai krahasimi me balte, kot fare.

smiley Ne fund thote: 

Urime! Të ardhurat e tua janë të mjaftueshme për të mbajtur ekonominë shqiptare!

O PS-ja ci keni keto gomarlleqe??!!!!

Urime, do ju rrujme persembari smiley

aman o bame se u beme si kritizere. po kaq budallenj te jene atje? as te flasin sic duhet nuk dine. 

Ah Trilecja Bedrana , une skam sonte smiley

Thua "prokuroria" nuk e sheh fiksin? 

o njeri i shtetit, mua me ngelet te te mesoj se prokuroria leviz edhe pa pasur denoncim?? Luftonji korrupsionin more kalonjes te antikorrupcionit!!! 

E mo u lodh kot nganjehere, bej dhe pytje retorike une...

punon shteti, posi!!!!

Qenke shakaxhi ose te rreh mendja, po normale qe kur tua ka rekord negativ per manilulim videosh sja vlem me hap debat me ty. Po ajo video e metes dhe ajo e montuar qe eeee.

qirje vasilikosi shperndan ushqime per shpirt bamiresie...po te mos i kishte sjelle nje shampo speciale nga gjermania,prokurorin do ta hanin morrat te gjalle...te lutem shume,ke ardhur si mik ne shtepine tone,rri si mik..ne mos

shoku,  pjese nga ''misioni pertej detit'' apo jo?   ore kur eshte realizuar ky film?

 

diku ne brigjet e vorioqipirit

jo ku, por kur.. koha,  para viteve 90 apo pas viteve 90..  sepse une kete film e kam pare  parvjet per here te pare..

para viteve 90 kam pershtypjen...diku aty afer prishjes...censura e kishte ulur vigjilencen ne ate kohe sepse eshte nje sekuence ku qirje vasilikosi i fuste duart kristulles

Cila prokurori o shoku?! Prokuroria, duke filluar nga Dhalla, eeh fal Llalla eshte e kapur. Ama jane te paanshem, lekun ja marrin gjitheve pa dallim krahine, feje, gjinie apo bindje politike.

po mire o shoku le te levizi policia smiley rezultatin e dime ne gjithsesi, po te levize njehere sa per sy e faqe... 

Na kenaqe o Stavri. Po Gaz Dibra kercenoi presidentin e republikes z. Moisiu vite me pare e as qe e cau bythen. E jo me tani, qe ne fund te fundit vetem bamiresi po ben se vota nje mut ka per te marre. Biles prit kur te dale vete e te thote se ju a dhashe une. Ashtu sic edhe e pohoi atehere se i beri presion presidentit per te shkarkuar prokurorin Theodhori Sallaku.

Ku vajti Olsi smiley qe e kishte pazarin e larte 100 euro smiley e shef Olso sa eshte ne treg 1 vote , as 15 euro smiley

Krahasuar me fushaten qe llumi kandidat deputet te Ed Rames, kjo eshte birinxhi. Llum i cilesise se pare.

Rruga "Myslym Shyri" sot gëlonte nga petullat që gatuheshin. Aroma e tyre vinte deri te dritaret e zyrës time. Dola të shoh çka ishte dhe pyeta një tufë fëmijësh që me petulla nëpër duar shkonin në shkollë. Mirëqenje, mirëqenje! Mielli dhe vaji elektoral do i shkojë për mborth popullit që vjen pas Gjermanisë në mirëqenje, pas Kinës në ritmet e zhvillimit dhe që ka lënë pas Norvegjinë në sasinë dhe cilësinë e ndërtimit të rrugve. Ai Konica ka qenë një idiot që tha, Shqipëri të kam dhjerë!

Qe ndajne ushqime ,sevap bejne,pavaresisht qellimit,tmerri me i madhe qendron ne faktin se njerezit jane vertet te gatshem ta shesin voten per dy petulla,s'ka gale se tere vitin pasandaj,rrine duke sharre ,edhe pse jo dpd ata,jeten e tyre te mjere. Mireqenie ,nje mujore,pse jo!!!

edhe keta i bene petullat direkt...nuk priten diten e zgjedhjeve

Kom cik miell

uje pa lek

mjep ca gjalpe

Tbej byrek

 

populli

be petulla me uje

Kam uje tepelena

miell deputet

me mungon gjalpi

qe te bej byrek

 

ne fakt qe mbas konices, te gjithe kur dalin jashte e thone kete. e thashe edhe une nje here, qeni qepen te haje, mendova. kur, a e di qe te dukej vetja si me i sojme kshu, me i ditur... ja vetem me aq.

 

Certainly the main burden in ensuring a good
election falls on the GOA. However, none of these unsavory
tactics are party specific, and could be and have been used
in the past by any party in an attempt to gain an advantage.

http://wikileaks.org/cable/2009/06/09TIRANA360.html

he si e late, sa shkoi pazari ?

Ka ra fare pazari , i thu duhen kaq euro per kete ata te japin pese thase me makarona smiley

po mire mo sdum euro, po psh dum me heq qafe nonji qi e kemi inat

a bohet ? smiley

varet se per ke voton smiley

ska gjo, kryjeni pasi t'ket votu smiley

amon mi kush qenka ai qe te paska merzit kaq shume smiley

shefi me duket.....sikur tha qe do i kerkonte rritje rroge..... smiley

" Kultura"e deputeteve kjo, me miell, voj dhe sheqer! smileyKy Gazmend DIBRA, mos eshte ai ish Drejtori i Aviacionit Civil qe u akuzua per abuzime para 5-6 vitesh ?!! 

Shkelqyeshem,pra me mire keshtu se ata snobet e te paangazhuarve ,kryq votes,Vote e bardhe...Ma mire e ndrroj me bereqet....

me duket se me budallaqja ne bote jam un qe du me harxhu 200euro avion per me votu

shyqyr qe e lexova ket artikull para se me pre bileten

te premtojme qe sdo te te japim as sheqer as oriz , vetem hajde smiley

laura ti shko me votu gjithsesi,e kam pa shaka....

po patjeter do shkoj se me ka marr malli me honger pellla po hallall 200euro

per petlla mo e vrit menjen.

te ishte 200 euro ketu tek une Laura, e prisja direkt! çe do qe Alitalia ne bashkepunim me AirFrance, nuk na e shet pa 380-400 euro ne frankofoneve nga kjo ana perendimore e Alpeve ... por prape qejfi me ka te vete, per pushime ne rradhe te pare !

Brad po nje vote nje revole behet? 

artilerine e e rende e ka Ben Imami , jo po i vote i tank smiley

Po mir mo burre po 100 vota 1 revole behet? 

ka oriz , sheqer , majdanoz , vaj kikiriku dhe shalqi .

Ahhaaaa 100 vota vetem per nje revole perndryshe katundi im ja jep voten Rames, dhe ai e di ti s'kursen, jep shpirtin tjetri per nje vote jo me nje revole...ju te NM jeni kurnace.

Pyet NM Brad behet apo jo? Se ka shume kerkesa prandaj them... per sa vota behet? Se ti qenke i autorizum vetem per miell oriz e voj kikiriku prandaj them pyet njeher  NM.

Shkelqyeshem thote tjetra se ndrron voten me bereqet.  Te tjeret bejne pazare per shit blerjen e votes.  Tamam idiot Konica qe tha Shqiperi te kam dhjere, nuk te njoha asnjehere.

Idiot sikur je ti qe e merr kallep ate shkelqyeshem...eshte ironi..hajde fol!!Po si qenka shkelqyeshem vota me miell?prite Zot....!!

Te ofendova gje ty une njehere? Lexo me mire heres tjeter se thashe qe eshte idiot Konica.

Shume mendje lehte keta Deputetet e djthte, ata qe kane marr vajin sheqrin, nje m..t te modh kon pet ti dhene PDsTe pabese deputetet pedesit te pabese edhe populli! smiley

o brado,he mo ça u be per votat ka ndo1 ofert nga kampi blu?

se kete rozet e paskan ulur rrafsh fare

Tallesh o Altin?

Shpjegoja pakapit o Altin se sdi ky ca eshte shakaja smiley

Shkore ore pirdhu me gjithe shakate e leshit mbi nje pisllek qe egziston ne realitet si ky.

mesohu me fol se ste tha njeri " ik pirdhu "

Me ata qe e shohin kete pisllek te pafundem, blerjen me miell e vaj e qeverisjes nga halet me te medhaja qe keto hale te behen edhe me te medhaja, si objekt humori keshtu duhet folur.

mire.

Mire nga italja i sillkan po per ne te amerikes ka noj plan?

Po zhgarravines votes se bardhe sa i ka shku?

ncuq brado,un po prisja kur me the ''flasim ne kanale te sigurta''

prit e prit e prit, pastaj shkova tek kanali i Korfuzit(per mu ai ka qen kanali me i sigurt athere...)

Vaj sheqer oriz makarune paska e djathta. Po e majta? Po bamiri?

po ke familja e vojit duhet te hyje meqe ha fara smiley

smiley

Puno me men e djathta jepi hakun. Me voj mjell makarona oriz bo nja 10 gjelle po me fara ca bo?

Po e majta? Po bamiri?

...po te bohesh me keta trapusha i lon kalamojt pa buke o burre ..thote populli fukara smiley

Degjova qe nje Cim tjeter i majte ka thone mblidhuni tek blloku se fillon e majta ndarjen e miellit. Vetem miell, ka edhe BUKE, por nje buke eshte baraz me votat e nje fshati. Nje fshat nje BUK, kjo eshte motua e te majtes.

hapi i metejshem si vazhdon ? sa bukur e nise smiley

Hapi i metejshem? 4 vjet high smiley

ehhhhh  ajt ajt smiley

 o derman,edhe populli high eshte qe nashti por me miell gruri smiley

Imagjino me miellin e bllokmenve, sdo ngel toke djerre  fshatrave nga vermoqi ne koqespol.

ndoshtu dune me be pasticio per zgjedhje..

  smiley po shoh ne tv, opinion, Ylli Manjani, duke shpjeguar programin ekonomik te LSI, ne 50 sekonda perseriti 5 here fjalet qeveria ne nivel mikro, mikro nderhyrje te qeverise, ideologjizimi fiskal. Cfare bllofesh moo aman, ku i gjejne. 5 minuta, asigje nuk tha. zero, zero. As nivel kafenesh nuk flasin kshu. Ah tha edhe, stop punesimit te militanteve ne shtet. Ylli Manjani i LSI ky. pupuuuu

Rama thotë ma lësho ti se je lodhur dhe të vi unë i çlodhur. Eshtë aq vulgar, aq naiv sa nuk ka ku të shkojë. Ka humbur çdo betejë me mua dhe tani ka dalë me tezën ma lësho ti se se marr dot. Dhe unë kam tezën time, ne do vazhdojmë të lodhemi çdo ditë sepse njeriu që ka ndërmend të punojë do lodhet. Ti rri në kuti, rri në autobus dhe vazhdo

U derdhe shume kur e lexove kete or Left?

e pashe edhe une, ishte per te qare. Po Haxhinasto qe do shpjegonte programin ekonimik, nuk e pe se si e nxorri nga situata Meta se s'dinte c'te derdelliste ? 

Jo se e hoqa. Dmth Manjani se car ngaterronte, perseriste njejtat gjera pa thene asgje. Ne fund u ankua qe tjeret e nderprisnin (askush s'e nderpreu) dhe nuk e lejonin te shprehej qarte. E gjithe kjo shoqeruar me nje gjestikulacion duarsh, koke, trupi prej majmuni qe vec Sajmir Tahiri ja kalon.

I vuri vulen Sula perfundimisht gjendjes mendore smiley E para, vetem persona me probleme serioze psiqike flasin ne veten e trete per vetveten..por te ishte vetem kjo...shih se c'xhevaire leshon nga goja sot ne Tirane...Ngrini veshet ju te shtabit dhe jepini "ato" ilacet rregullisht se la kokren e namit burri plak

Kamera me  specjale qe trefishojne njerezit  

“Tani, ky zotëri, pasi ka humbur çdo betejë me Sali Berishën, nga e para tek e fundit, pasi ka një mungesë totale argumentesh, alternativa e tij është tërësisht e braktisur. Faktikisht, vini re sheshet. Ai ka blerë lente të kamerave, për ta bërë njeriun trefish,” tha Berisha.

Dhe dalim tek Hekurudha Elbasan-Kine te cile premtoi smiley

“Ka një problem. Problemi ynë është mungesa e lidhjes me Maqedoninë. Dhe kjo lidhje do të vendoset, ka një ujdi të plotë midis dy qeverive. Vendosja e lidhjes me Maqedoninë dhe më tutje, hekurudhën shqiptare e bën një segment të hekurudhave që shkojnë deri ne Pekin, me tunelin që po ndërton Turqia tani së fundmi për trenat. Kjo i jep rentabilitet shumë të madh. Komisioni Europian vetë është shumë i përqendruar në hekurudhat. Komisioni Europian po bën studimin e hekurudhave të Shqipërisë dhe hekurudha është një rrjet strategjik shumë i rëndësishme në konceptin e zhvillimit Europian dhe ka fonde të mëdha për zhvillimin e tyre. Ndaj dhe ne jemi absolutisht për rivitalizimin e rrjetit hekurudhor

Ai ka blerë lente të kamerave, për ta bërë njeriun trefish,” tha Berisha.

smiley

Pra, perseri, i paska kopjuar idete e Pjerit. Kot nuk harxhon qofte e birra Bradi per te.

Sinqerisht kjo pune ka vajt atje ku s'mban me.

Mjaft vodhet idete e Pjerit o njerez! Mjaft!

Po cizme penevreke galloshe ,etj i ka shku menja ndonjerit per te nda, se robi do edhe me u vesh jo vetem me henger.

pse sthua ti... kot se hodhi  edhe Pjeri kanditaturen  per debutet.. do kish bere namin ne vota duke sherpndare  stilolapsa...smiley

Belul, Pjeri ka konflikt interesi pasi ate vote qe e blen me stilolapsa eshte i gatshem ta shesi per qofte dhe birra te vendit, ose tru kur eshte pallu mire me qofte.

Thone qe Pierre do te vije ne atdhe per te votuar. Por perpara se te votoj ka lene nje takim me Bradin prane nje birarije tek Plepat ne Durres. A thua do te perpiqet ti mbushe mendjen Bradit per te rezuar Buall Mavrine? 

O Brad, po pse e lodhni miletin kot me ushqime a la carte, dhe pse vetem karbohidrate? Jepini nga nje tenxhere pilaf me pule, vendoseni pulen ne ate menyre qe krahet e saj ne pilaf te formojne numrin 44, keshtu hane dhe pilaf dhe marketing.

Plus qe tenxheren do e kene dhe per 2017 dhe do kujtohen te votojne Naltmadhnine dhe atehere.

Po qe ke ca ide shume te mira ti xhib. Mos ke studjuar gje per marketing?

Ndigjove se ajo Partia për Drejtësi, do shpërndante nesër fara të pjekme lule dielli. S'kish ç'tu jepte tjetër. Taku ka borxhe të pa shlyme dhe për momentin osht keq. Edhe ato farat ja kish dhonë nji shok qelie nga shijaku. I uroj suksese se e kam fqinj dhe i du të mirën.

po kur ishin zhìgjedhjet per kryetar bashkie ne qytetin tim.. plasi red bulli sheshit, filluan njerezit fluturonin...smiley edhe te vinin te dera e shtepise e te jepnin 30 mij lek per te votuar...

Third Lanabregas World Success Kid

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).