Edward Joseph, diplomat amerikan dhe ish-Zëvendësshef i OSBE'së në Kosovë, i cili ka marrë pjesë në një debat me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin para pak ditësh në "Johns Hopkins School of Advanced International Studies" në Washington, u ka dërguar një letër këtyre dy të fundit ku i ka këshilluar që të heqin dorë nga pozicionet politike të Vetëvendosjes nëse duan bashkëpunimin me SHBA'të. Në letrën e shpërndarë nga Daniel Serwer në Twitter, i cili po ashtu është profesor në "Johns Hopkins", janë adresuar çështjet për të cilat advokon Vetëvendosje! - si referendumi për bashkimin me Shqipërinë dhe kundërshtimi i Marrëveshjes së Prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Serwer ka thënë se do të publikojë edhe qëndrimet e Kurtit dhe të Ahmetit, nëse ata përgjigjen.

Por çfarë konkretisht u ka shkruar Joseph liderëve të Vetëvendosjes?

Në memon e tij pesë-pikëshe, ai ka shprehur kënaqësi për debatin e udhëheqësve të VV'së në SAIS, i cili është ndjekur edhe nga përfaqësuesi i Ambasadës së Serbisë në Washington. "Më lejoni të ndaj 5 pika për të cilat shpresoj se do t’i keni në konsideratë", ka shkruar Joseph. Diplomati amerikan ka vazhduar duke thënë se mund të ketë liri të shprehjes, por ajo mund t’i ketë kostot e saj.

Letra e plotë (anglisht) :

1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre

Derisa ju jeni të lirë ta thoni zëshëm opinionin tuaj pothuaj për gjithçka - Dështimin e Serbisë për të ndryshuar; Bashkimin me Shqipërinë, psh ju duhet të jeni në dijeni se liria e shprehjes e ka koston e saj. Të flasësh për dështimet e brendshme të Serbisë hap derën më tej që të tjerët të flasin për trafikimin me organe dhe drogë në Kosovë. Ju mund të mos shihni paralele dhe ndoshta edhe mund të mos ketë, por sa më shumë që rrëshqisni në komente për vendet fqinje, aq më shumë do të duket se po arsyetoni akuzat e pafavorshme ndaj Kosovës. Është e drejt e juaja që të ankohen për trajtimin jo të drejtë që Serbia ia bën Kosovës; mirëpo është marrëzi që të çirresh se Serbia duhet të ndryshojë. Le ta gjykojnë të tjerët përshtatjen e Serbisë; por angazhohuni në komentimin e përshtatjes së Kosovës.

2. Sado të bindur që të jeni në lidhje me vlerat e bashkimit me Shqipërinë, ju po e ekspozoni vetën ndaj një përçmimi të mundshëm politik.

Washingtoni është një qytet ku pëlqehen dallimet dhe debatet. Fakt se ka gati unanimitet të plotë për refuzimin e insistimit tuaj se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është alarmues.

Kjo sugjeron se shumë njerëz në Washington që brengosen për Kosovën mendojnë se kjo është një ide e marrë.

Megjithatë, liria e shprehjes ju lejon që ta shtyni përpara këtë pozicion. Por duke bërë këtë është shumë e vështirë për ju që të prezantoheni si një figurë e përgjegjshme me të cilën SHBA'të do të bashkëpunonin.

Kjo pikëpamje në fund do të bëhet e qartë për votuesit shqiptarë të Kosovës të cilët do të kuptojnë se unifikimi me Shqipërinë është më pak joshës, sapo të bëhet e qartë se kjo mund të nënkuptojmë dëmtim të marrëdhënies më thelbësore që Kosova ka: atë me SHBA'në.

Edhe nëse i fitoni zgjedhjet, ju do ta humbisni kredibilitetin atëherë kur propozimi juaj për bashkim nuk do të shkojë askund.

3. Ndaluni së protestuari për pavarësinë e kufizuar.

Ju argumentoni se Kosova nuk po lejohet ta realizojë pavarësinë e saj të plotë për shkak se nuk po lejohet ta realizojë bashkimin me Shqipërinë (pasi që shumica shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri e duan këtë). E vërteta është se as Kosova e as cilido shtet tjetër s'mund të bëjë atë që shumica e qytetarëve mund të dëshirojnë. Ka pengesa formale dhe joformale që veprojnë në të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe SHBA'të.

Në këtë rast ju nuk keni asnjë arsye për tu ankuar. Kosova pothuajse gjithë pavarësinë e saj ia ka borxh SHBA've e cila e udhëhoqi gjithë fushatën ajrore të NATO's që rezultoi me përfundimin e kontrollit të Serbisë ndaj Kosovës; dhe Washingtoni ka avancuar këtë pavarësi bashkë me aleatët kryesorë europianë përkundër kundërshtimit të Serbisë dhe Rusisë.

Për më tepër, deri më sot, Kosova ia ka borxh edhe sigurinë forcave të NATO's. E gjithë kjo krijon një bazë goxha të kuptueshme për Washingtonin dhe të tjerët për të kufizuar ambiciet nacionaliste të Kosovës. Ju duhet ta pranoni këtë si një fakt të thjeshtë jetësor.

4. SHBA'të shqetësohen shumë për kushtet e komunitetit serb në Kosovë, ashtu siç duhet të shqetësoheni edhe ju.

SHBA është përfshirë në ish-Jugosllavi pavullnetshëm, pasi Washingtoni ka interesa të kufizuara në rajon.

Interesi i tij kryesor është stabiliteti. Kërcënimi kryesor i statibilitetit ndërlidhet me pozitën e minoriteteve. Qasja kryesore për të trajtuar këto tensione është zhvillimi i institucioneve demokratike përfshirë politikat demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e zhvillimit ekonomik - krejt kjo do të rriste respektin për të drejtat e njeriut dhe përmirësimin e marrëdhënieve brenda dhe ndërmjet shteteve.

Instrumenti kryesor për të zhvilluar këto institucione dhe reforma është tërheqja me anëtarësim në NATO dhe BE.

Ne besojmë se "integrimi social" fillon me "zhvillimin institucional". Ne besojmë në fakt se dëshmitë nga e gjithë bota e mbështesin këtë.

Së pari mbrojë të drejtat me anë të ligjit me institucionet e fuqishme; pastaj shiko se si vendoset integrimi social. Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).

Ndër të tjera, e gjithë kjo nënkupton se ne brengosemi shumë se si serbët trajtohen në Kosovë (dhe se si serbët ne Veri i trajtojnë shqiptarët) se si maqedonasit i trajtojnë shqiptarët ( dhe se shqiptarët i trajtojnë maqedonasit në Tetovë) dhe si serbët i trajtojnë boshnjakët në Republika Srpska. Ne brengosemi se a mund të kthehen serbët në shtëpitë e tyre në Kosovë ose a mund ta bëjnë këtë shqiptarët si Shpendi Ahmeti, bie fjala. Nëse organizatat tona të drejtave të njeriut janë duke e bërë punën e tyre ata nuk do të monitorojnë vetëm kushtet e serbëve në Kosovë por duhet të bëjnë diçka për respektimin e të drejtave të tyre.

Është e vërtetë e shkëlqyeshme të shohim partinë tuaj duke dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse serbe.

Kjo është diçka e drejtë që duhet bërë dhe diçka që duhet bërë nëse doni të bashkëpunoni me SHBA'të dhe BE'në. Vazhdoni ta bëni. Mos u ankoni rreth rëndësisë së kësaj çështjeje.

5. Ndaluni së sulmuari marrëveshjen e 19 prillit, shikoni të gjeni rrugë për tu siguruar se po implementohet si duhet.

Ju mund të mos e pëlqeni Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë. Kjo është e drejta e juaj.Ju mund të vazhdoni të ankoheni ndaj marrëveshjes nëse doni. Ju mund të insistoni se Serbia nuk e ka njohur në asnjë mënyrë Kosovën. ju mund të vazhdoni të angazhoheni për bashkimin me Shqipërinë.

Por nëse vazhdoni të merreni me këto gjëra, ju do ti ndihmoni atyre që po argumentojnë se Kosova nuk duhet të njihet. dhe duke bërë këtë ju nuk i çoni përpara synimet që i keni për zhvillimin e Kosovës.përkundrazi ju do ti ndihmoni vazhdimit të margjinalizimit të Kosovës.

Në vend të kësaj, ju duhet të ndryshoni qasjen - menjëherë. ju nuk duhet ta pëlqeni marrëveshjen e 19 prill ose publikisht ta përkrahni atë por duhet të fokusoheni në atë që të implementohet në atë mënyrë që i merr parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Marrëveshja është komplekse dhe ka vend edhe për gabime; ju mund të kontribuoni jashtëzakonisht shumë duke bërë propozime konstruktive - që marrin parasysh shqetësimetlegjitime të serbëve të Kosovës po ashtu.

Ju faleminderit për konsideratën ndaj këtyre pikave! Çdo të mirë për ju dhe bashkëqytetarët tuaj.

68 Komente

Hau ebaut thet?

Pertej ca bullshiteve bullesh, do thosha se kjo ishte nje ftese qe i behet nje FAKTORI. Shkurt, mund te mos ndryshoni qellimet, por ju lutemi ndryshoni menyrat. 

Shume dakort, eshte nje ftese ndaj nje faktori. Sa per pikat:

1) Shume dakort

2) Kunder plotesisht

3) Deri diku dakort

4) Shume dakort

5) Ambivalent, e shoh ca do me thene, po nuk jam i sigurt

Dicka midis nje tregimi te madhesise se pengeses dhe nje presioni te lehte me argumenta jobindes qe te heqin dore nga qendrimet e tyre politike.

Do ishte interesante te shihnim debatin midis Joseph dhe Kurtit e Ahmetit.

Inglizi ka nje proverbe: thuaj qenit na bubi bubi, sa te marresh tullen e t'ia rrasesh kokes. 

Kete duhet te kuptoje dhe VV, qe ka radhe puna.

Sidoqofte, mesa degjohet VV eshte te pakten e pakorruptuar dhe gjynah mos ta perdori kete avantazh per te miren e popullit te vet.  

Me behet qefi qe VV ka arritur te faktor-nderkombetarizohet.

Deri dje nderkombetaret i konsideronin keta te VV si "ata ekstremistet me te cilet s'merremi", kurse tani me ca shoh po i thone "degjo, puna eshte se...".

Qe orzhinali n'inglisht.

Nje pyetje kam une:

Pse nuk eshte hapur ende filiali i VV-se ne Shqiperi?

Pako, se e kam pa qe e ke shkrujt disa here kete. C'do nenkuptonte nje filial i VV ne Shqiperi? Nje parti e tyre ketu? Po a eshte e njejta situate, pra Vetevendosja si levizje per statusin e Kosoves si do perkthehej ne nje shtet me sovranitet te plote?

Po pra VV-Shqiperi.  Po VV-ja nuk eshte thjesht nje mjet, instrument qe funksionon vetem per nje shtet me sovranitet te kufizuar si Kosova.  Si koncept eshte shume me i gjere se aq.  Pastaj mos harro se VV-ja Kosoven shtet teresisht te pavarur e sovran e sheh vetem si nje hap te perkohshem drejt bashkimit te saj me Shqiperine, drejt realizmi te nje etape te bashkimit kombetar.  Pastaj ku ka me mire nje koncept si VV-ja ne Shqiperi ne kete kohe ku oligarkia ka kaluar ne nje arrogance jo vetem te skajshme por dhe te hapur, ku politika ka degjeneruar ne nje stad te ri, ku paria eshte dikretituar teresisht, ku farsa mediatiko-folklorike-cirkeske e Spahiut po fashitet, ku vota me kryq/vota e bardhe/abstenimi po marrin hov etj etj.

Ok pra parti qe konkuron per bashkimin kombetar dhe anti oligarkise aktuale. 

Kjo deshira (qe e kam edhe une) per te pas VV edhe ne Shqiperi me shume tregon pafuqine tone per te nxjerre te pakten nje force politike te hajrit. VV eshte ndertuar per hallet e Kosoves, qe jane shume.

Megjithate halli i pare i shqiptareve ne te dy anet e kufirit eshte ndertimi i shtete jo mafjoze. Dhe ketu mesa duket kemi deshtuar te dy palet.  

Ne (shqiptaret ne teresi) e kemi nxjerr forcen politike te hajrit, e une vec po them qe kjo te replikohet dhe ne Shqiperine perendimore.

Nuk replikohet sic eshte se eshte ndertuar ad hoc per punet e Kosoves, po folur per probleme te tjera. 

Por mund te ishte nje shembull i mire edhe per shqiptaret e perendimit te luajne vendit. 

Eshte ndertuar ad hoc per punet e Kosoves, por sapo festuan 8 vjetorin para ca ditesh dhe sigurisht qe jane rritur, pasuruar e zhvilluar goxha keto 8 vite pertej ad hokut per punet e Kosoves.  Mos harro qe synimi dhe parimi kryesor i VV-se eshte bashimi kombetar dhe ky s'eshte ad hoc per Kosoven.

Pastaj kur flas per replikim, normalisht replikimi behet duke marre parasysh kushtet specifike te SHP-se.  Por gjithesesi problemet qe pllakosin Kosoven, pllakosin dhe SHP-ne prandaj replikimi nuk eshte aq i pamundshem.

Bashkimi eshte enderra e shqiptareve, por do punuar qe te mos mbesi enderr. Per bashkim me force, ne forcen nuk e kemi, edhe qe shpetoi Kosova duhet t'ia dime per nder US. Bashkim paqesor nuk mund te behet kur te dy shtetet jane pothuajse mafioze. E pe opoziten dje dhe kandidatin per kryeminister. Sonte tek Cani del dhe tjetri. Problemet per tu zgjidhur ndahen ne probleme me te vogla, dhe jo te bashkosh dy probleme te medha ne nje gjigand, pa bere hesap stabilitetin qe do mjeshtri i madh. E thashe dhe me poshte, bashkimi apo shkrirja e vertete po ndodh cdo dite. 

Pikerisht pra, meqe kemi shteti mafioze e duam te ndertojme shtete ligjore, te se drejtes, e sociale, duhet nje VVSHP.

Shiko se po të duam ne thotë Amerika i themi Serbisë t'ju pushtojë prapë. Ja kjo është demokracia, të ulni kokën e të mos hapni zënë e gojës se edhe aq e nuk e meritoni se e keni prej nesh. pffff.

Fakti qe po bejne dialog me VV tregon qe e vleresojne. Perndryshe mund t'i injoronin fare. 

Ashtu eshte, shqiptareve iu be nje dhurate, e cila vjen me ca kushte, dhe me kryesori duket eshte stabiliteti i rajonit. Por VV mund te beje shume gjera te mira brenda ketij kushti. 

S'diskutohet qe elefandi ne dhome eshte bashkimi me Shqiperine. Ky bashkim formal e para nuk mund te ndodhe pa zgjidhur Kosova ceshtjet me Serbine. Dhe me kryesorja do mund te ndodhe kur te jete e mundur ne rajon. Megjithate bashkimi i vertete po ndodh perdite, ne dimensionin njerezor, komunikimit, bizneseve etj. Dhe po ndodhi shkrirja e natyrshme, ajo formale vjen edhe me lehte. 

Roli kryesor i VV do te ishte te ndikonte fort ne berjen e nje shteti modern ne Kosove. 

Në këtë moment nuk "dëshiroj" bashkimin me Shqipërinë sesa stabilizimin ekonomik dhe politik të Kosovës. Bashkimi do vijojë më vonë kur gjërat të kenë rrjedhur e vetë Kosova të jetë fuqizuar sadopak. Por, problemi kryesor qëndron tek ndërhyrja e të huajve dhe korruptimi i qeverisë Thaçi duke i hapur rrugën Serbisë dhe duke mos marrë në konsideratë sesi është situata në vend. Nëse V.V. fiton zgjedhjet do ketë shumë pengesa por nëse ata janë aq të këmbëngulur në bindjet dhe idetë e tyre asgjë nuk është a pamundur. Dhe po, z. Joseph, liria ka një çmim dhe nuk vjen e lirë dhe as falas. Eshtë koha t'i tregojmë edhe Amerikës dhe Evropës që nuk jemi përherë pula të lagme në shi sepse duan ata, por do ndryshohen disa gjëra sepse është e drejtë dhe njerëzore. Mjaft më me idenë e së "lepe peqe" se u bëmë gazi i botës. 

Ne jemi pula te lagme per qejfin tone, se vete i keme lene hajdutet te drejtojne Shqiperine, por mesa duket dhe Kosoven. Dhe hajdutet nuk na i sollen te huajt. Psh nqs VV zevendeson hajdutet atje dhe fillon te ndertoje nje shtet per se mbari, kjo do te ishte arritje madheshtore. Frika ime me e madhe eshte se mos edhe keta po hypen ne kale fillojne adetin albanez.  

Une nuk i di mire problemet specifike te Kosoves, sidomos lidhur me minoritetet. Idealja per mua do te ishte nje shkembim territoresh me Serbine, por qe do kushtet e veta te ndodhe.

Hajdutët janë pjesë e çdo shoqërie dhe pa ta "s'do" jetonim dot. Këtej hajdutët janë akoma më të fuqishëm, thjesht i bëjnë punët me finesë dhe fasadë. Pra, me "diplomaci" siç po na këndon edhe diplomati amerikan i cili e di shumë mirë sesi janë gjërat por nuk i vjen për shtat të flasi në favor të interesave të Kosovës sepse ka konflikt interesash mes shumë palëve. 

Sdq, nësë V.V. arrin të fitojë zgjedhjet dhe merr situatën në dorë, çështjen e minoriteteve duhet ta ketë në plan sepse nuk mund të kërkosh drejtësi kur t'i nuk di ta aplikosh atë në vendin tënd. Dhe mesa duket minoritet janë një "issue" që kërkon pak vëmendje dhe delikatesë në mënyrën sesi do zgjidhet. Le të shohim sesi do ju ecin punët. 

Edhe nejhere Fuck off! Pse s'merren me serbet kta qe e kan te gjith qendrimin e tyre ne lidhje me ceshtjen e  Kosoves bazuar ne fllucka propagandistike raciste. Kete qendrim do mbaj Washingtoni? Shume largpames qenka. 

me ata u moren me bomba... edhe vazhdojne merren...

Ne duhet te merremi me veten. Nuk eshte faji i tyre qe kemi hijena si prijesa politike e shteterore. 

Edhe njehere pertej bullshitit, ai ka shtruar nje drejtim aty siper. Behu shtet, mbahu ne kembe, pastaj bisedo per bashkimin me Shqiperine, nese Shqiperia eshte bere gjithashtu shtet gjer atehere. 

Ora, nuk na e kane keta fajin o mik!!!!! 

E kan edhe s'e kan o Bame, se kta te thone behu, por te behesh s'te lene me u be... kupto ti tani, 200 mij veta ne proteste ne Shqiperi kunder nje diktatoruci primitiv qe udheheq llumin e vendit dhe e quajten burre shteti. 

Edhe nejhere Fuck off!

They'll be more than happy to fuck off and let imbeciles like yourself to pick up the  guns and defend kosovo themselves.

So according to an imbecile like you we should be willing slaves of the new masters eh? Yea Fuck Off!

Leqe tani e pash une ky s'qenka qendrim zyrtar i Washingtonit njehere, qenka qendrim i nje diplomati amerikan. Hajde titull hajde.

Domethonse angazhimi diplomatik nga amerikoni.

Ne 1 krah duhet te shifet si pergjigje ndaj  terheqjes taktike te VV e kacarrumit, (disa mund t'a qujne pjekuri politike).

Ska mo "direct action" , kthim permbys makinash, sulm ndaj profesoreve e cfaredolloj loje tjeter qi mun t'i ngjasoje sadopak dhunes.

Kacarrumi do te vazhdoje e do te levizi gradualisht drejt qendres, derisa te veshi nji dite nji nga ato kostumet e lira kromatike.

Ne mbrojtje te tij e VV uhet te kuptohet se ata plotesojne nji cep te spektrit politik qi me apo pa ato s'do kishte me qendru shume kohe bosh. 

N' dac quji Indignatos ne Spain, Occupy ne London apo se di si e kan emni tashi ne Stamoll

1. Fjala mund të jetë e lirë, por qëndrimet kanë koston e tyre.

Jane mesuar ne komunizem keta mister ish-shef i KSBE-se. 

Po, na ruajtte zoti nga kostot, me gjithe kete krize ekonomiko-financiare edhe liria e fjales na duhet.

p.s. Ja na u bene dy Uidhersa qe na japin keshilla si hahen fiqte.

 

cer do me thone ti? qy jena Gjino apo qy jena trima? Se edhe Trimi coc mesoi se vetem rrokullisja e gureve nga maja malit nuk te conte gjekundi. Duhej perpunuar edhe prifti, por edhe prefekti...

Sot nuk ka Trima, o trim.  Muhabeti eshte me qene Gjino dhe jo Gole. 

Por ky i KSBE-se me duket si Gole.

 

Nji pyetje naive qunave te Vetvendosjes:

Juve, e dini cfare mendje kini, e dini edhe cfare mendje ka "amerikoni"! 

Pse i kerkoni shoqni dhe dashni "amerikonit" ? 

Rrijini larg, nqs nuk doni me e mpi tehun e sqeparit. 

Se edhe ashtu, edhe t'rrujt, "amerikoni" nuk ka qare me ju dhone. 

po sa larg mund ti rrine? Ne toke te amerikonit rrojne... 

Aq sa t'munnen, them une!

Po deri tani po m'duket qe k'ta po ja lujne amerikonit dhe po i vje i cike hidhet qe amerikoni s'po ja le! smiley

Kaq po them une, mos t'ja lujne. 

Nuk po them t'a bejne hasha! smiley

Kam pas mendim te vaket per kte vendvendosjen po kan filluar te me ngrohen. Duken me te hajrit ne ate politike llum te korruptuar te kosoves. Po vv tani qe seshte me underground por pjesmarrese ne parlament do sdo do humbi nga etosi i saj inspirues per hir te te qenit korrekt. Vv ka rrezik te zvjerdhet nga pesha e pritshmerise qe ka krijuar tani qe operon legalisht. 

Sidoqofte djema, mendoj se duhej nje terheqje veshi ndaj VV persa i perket çeshtjes se bashkimit me Shqiperine. E kam thon me kohe, se nuk eshte koha te bejme budalliqe, deklarata pseudo-patriotike (si bashkimi, etj) se keto çojne uje ne mullirin serb.  çdo gje ka kohen e vet, thot çifuti i zgjuar. 

Eh, kshu ka qene qe qemoti kjo pune. Po qe se akoma gezon lirine e te dhjerit ne breke, nuk te fut njeri ne dhomen e burrave. O njona, o tjetra.

Nje fje me cudit per kete vv. pse nguten kaq shume per bashkimin me shqiperine kur jane te vetedijshem qe kjo nuk varet vetem nga ata, dhe kur nderkohe mund te afirmohen e te arrijne shume me shume der sa te vije dita e duhur?

nuk eshte se nguten, por keshtu mendojne se marrin me shume vota dhe perkrahje nga brenda.

mos bej paralelizma midis AK-se dhe VV-se se jane si nata me diten. VVeshte nje parti parlamentare dhe me struktura te mireorganizuara, ndersa AK-ja ka vetem nje komandant pa ushtare e oficere. Ti qe ke mbaruar edhe shkollen e mesme ushtarke "skenderbeu" me kupton me mire.

+1

Neser AKZ do te jete parti parlamentare dhe ky ndryshim do te zhduket.

Por ky nuk eshte thelbi i mesazhit tim ti o i shkolles se Sigurimit.

Gjerat qe ben VV jane si ato te Occupy,por Occupy nuk eshte ne Parlament ndersa VV dhe alternativa e vetme qe jep eshte alternativa e JO-se per cdo gje.

Nese ecin keshtu me politike rruge kur jane ne parlament,dhe pa alternativa te besueshme do te perfundojne parti periferike dhe qe te rritin popullaritetin do te bejne ato qe ben Agimi i Arte tani ne Greqi.

Hajde shko ne mitingun e PD-se se te do Partia te shenosh kush ka shkuar qe ti pushoje neser nga puna nese vjen ne pushtet.

Prite Kreshnikun kur te te vije ne Amerike mbas 23 qershorit, se ne pergjithesi te gjithe deshtaket atje perfundojne.

Ke shume te drejte,se juve qe po qendroni atje po e ndritni!

Drizo, emigrant, Roni. Bama (sigurisht edhe une jam ne Amerike) - e lexuat kete mikun tuaj? smiley

Gjembo, sa mujsh e deshtove mi?

Timin nuk e kam deshtuar, perkundrazi, e adhurojne.

nuk kam kohe me e lexu, por fakti qe e artikulojne emrin e VV tregon se ata ja kane bere vendin vetes, per tu perfillur.

respekte per ata djem

Ai qe ka shkrujt kete Leter me Nente Pika te gatuar ne Guzhine te Amerika ....smiley ka te drejte per mua vetem ne nje PIKE  ne se shtrydh te gjithe veze apule  a pule a vezen e pese pikave !

Persa i perket Intensitetit dhe shpeshtesise te Levizjes VV ne Teren .

VV nuk duhet te heqe Dore nga kjo Levizje ne Teren , por ne situata te caktuara mundet  me gjete menyra te tjera veprimi , jo aq te ndezura . Dhe me te zgjuar se ata vete nuk ka rob None per ta kuptuar .Gjithsesi edhe kjo keshille e ketij me Tituj vlen .Por vetem KAQ .Me tej askush nuk e di cfare qellimesh ka !  Ne se ajo Impresionohet nga cfaredo zhgualli zyre me tituj qe e njeh Shqiperine nga Dokrinat ,  ashtu si cdo Lope qe e sollen Shqiperine deri KETU dhe Ceshtjen Kombetare ne Palle te Berishes , ajo eshte e Vdekur .Eshte nje Mashtrim qe ka fund karieristesh . AKZ ka Vlere vetem per te mbajte nen Fre Hajdutin dhe Shitesin e Shqiperise Berisha .qe mori Fkamurin e Patriotit pasi u TREMB . Me renien e Berishes ajo levije shuhet . VV eshte Vlere Kombetare , eshte nje Kembane qe nuk duhet te Pushoje se Gjemuari ......

Keto keshillat edhe ne se fitoni Ju nuk do te shkoni askund ..jane per rrjepacake zyrash ose sikar te sikureve . VV mund te shkoje Gjithkund ne se mbetet Shqiptare me synim perfshirja ne Levizjet e Kohes per Integrim , se pari mes Shqiptareve , per kunder Nje Euro shitesve Berishiste dhe kunder inercise Injorante te pakuptimte  te Thacit " do ua baj si ne 21 Janar "

bravo ju qofte cunave te vv.  ata mbrojne strategjine kombetare te nje shteti shqiptar ne gdishullin ilirik. taktikat jane te ndryshueshme sipas rrethanave por eshte e vertetuar katerciperisht se taktika e bythlepiresit dhe lapanjozit nderkombetar(shih berisha nano) nuk te con gjekundi. sa per qendrimin amerikan ,ai eshte i ndryshueshem sipes rrethanave dhe interesave.  amerikanet duket qe nuk e kane me shume qejf per shkak se pesha,zeri dhe interesat e serbise jane me te fuqishme se ato tonat.

qe lubonjistet do gjejne nje arsye me shume per te demtur frymen e tyre ''do na prishin me ameriken'' nuk do shume mend,por qente le te lehin se per ate pune jane.  nuk ka nga te veje muhabeti. nevoja per mbijetese do i coje shqiptaret e pa tredhur drejt atdhetarizmit.  dhe kjo ,si cdo gje ka nje kosto.

megjithate pastrimi i territoreve shqiptare nga fryma antidemokratike dhe antikombetare saliste ja vlen

filiaili i VV ne Albanie? thashe se ishte FRD-ja

 

me qoften ne krye hahahahaha

Sipas VV kosova do te mbrothesohet vetem po te lihet ne dore te shqiptareve.ndoshta ata te kosoves jane nje lloj me i mencem shqiptaresh .para se t'ia hedhin fajet te huajve le te dalen e te shohen shqiperine.100 vjet nen hyqmin shqiptar ende eshte nje vend i keq per te jetuar per qytetaret e saj.

edhe nje here...... politika globale amerikane, nuk eshte nje politike qe i ndihmon vendet per zhvillim, por eshte nje politike qe i ndihmon amerikanet vete per zhvillim. Ata jane te zote qe ne kurriz te te tjereve te mbajne veten aty ku jane dhe per kete bravo u qofte. Amerikanet gjate gjithe historise se tyre pas lufte, i kane meshuar forte teorise se kerbaçit dhe kulaçit, per te cilen edhe kane patur shume sukses. Amerika eshte aty ku eshte, fale kesaj politike, qe shfryteson vendet e tjera dhe "trurin" e tyyre fale ketij stabiliteti rajjonal apo global qe ajo perçon dhe promovon. Por atehere kur interesat e saj kerkojne lufte ajo e hap kur dhe si te doje. Ndaj edhe kerkesat e saj ndaj VV  ne kete pike rrrahin. Edhe nga vete llafkat e tyre, keta e thone vete, ..... qe Amerika nuk ka interesa aktuale ne Ballkan dhe si e tille ajo kerkon stabilitet, pra ti kete duarte e lira per te vepruar ne vende dhe drejtime te tjera. vete politika e saj ne kete pjese te botes eshte tashti vetem politika endonje therrimeje, ( kulaçit) dhe e ndonje perkedhelje te lehhte. Asaj per momentin i mjafton vetem Baza e Bonstillit ne kete pjese... te Evropes.... Ndaj nganjehere edhe nuk duhet me ja marre te gjitha si te mireqena porosite "babes"....

Gazeta e Hashimit eshte ne nje fushate te eger per te diskredituar viziten mjaft te suksesshme dy-javore te VV-se ne Amerike, dhe kjo eshte mjaft e qarte ne spinin qe ia jep nje opinioni personal te nje akademiku qe sipas te gjitha gjasave eshte plot inat pasi ka humbur ne debat.

Washingtoni? Edward P. Joseph nuk eshte as diplomat amerikan, e as nuk perfaqeson qendrimin e qeverise amerikane. Kjo eshte nje leter me plot mllef, qe nuk ka fijen e kritikes konstruktive a realiste. Me fjale te tjera, ky i thote VV-se te behet PDK.

 

Peshku mos hapni rrena te gezatarve pro thaqi ska lidhe Washingtoni me ket leter kjo leter esht marr ne facebook

 

Analisti nga Tirana Koço Danaj është shprehur lidhur me lajmin se analisti Edward Joseph ka thënë se SHBA ka pesë kushte për Lëvizjen Vetëvendosje!. Sipas Danajt ato janë komente personale sepse nuk vijnë prej institucioneve. Por ka rikujtuar edhe amerikanët përkrahës të VV-së si dhe ka thënë se ky raportim është xhelozi ndaj qëndrimit të suksesshëm të delegacionit të VV-së në Amerikë.

“Nuk ka asnjë kusht amerikan për Vetëvendosjen dhe idetë e saj mbi bashkimin kombëtar. Transmetimi nga shume media me titull: "5 Kushtet amerikane për Vetëvendosjen", është xhelozi pse Vetëvendosja shpërtheu edhe në SHBA me idetë e saj, ose naiv, ose jo profesional ose qëllim keq nga ata qe janë kundër bashkimit të territoreve shqiptare. Pikëpamjet e një diplomati amerikan të hedhura në një debat publik dhe në një universitet amerikan, janë personale, ashtu siç janë personale edhe qëndrimet e mijëra diplomatëve të tjerë amerikanë. Po të ecim me logjikën e mbrapshtë te disa mediave, si duhet t’i quajmë qëndrimet e Wolker, ish shefi i OSBE në Kosovë që mbron idetë e Vetëvendosjes? Ashtu siç janë personale qëndrimet e Daniel Server që është kundër dhe dhjetëra të tjerëve që janë pro etj. SHBA ka institucione si Shtëpia e Bardhe apo DASH për te shprehur qëndrimet e saj”, ka shkruar Danaj në facebook.

 

Bashkimi eshte gjeja me e parendesishme per njeriun e thjeshte si ne Kosove e si ne Shqiperi. Se kuptoj pse kaq fokus tek kjo pune?

Nga e di ti sa i rendesishem eshte bashkimi per njeriun e thjeshte ne Kosove e Shqiperi?

po ta shkrujta dje linkun ne gjuhen e bukur angleze mer fiqo po nuk na begenise. He, ca me i bo ruseve tani? (gjinia femrore)

Se kam pa Bredho. Sot ke shtypi shqiptar u informova mbi incidentin. 

Po ky tuafi ku i pat duret? Kot e ma ne pejroll Vinc Vilforkun ?

Do ket vjedh dhe ky naj lug nga tavolina pa hë, se kot ste bje ne qafe njeri.

Hajt mo, tpunojm fort se edhe kryministri kinez deshte nji unaze. Der ateher ta lidhim me fije kashte smiley

ate menova dhe un per vilforkun po masanej me menie te kthjellet kuptova dhe arsyen pse nuk e ka mor ne shen petersburg. Gjithe ajo peshe fiqo, rrezikon krejt avionin, menoje cik veten ne vendin e kraftit. Eshte si me lujt kumar me mor ate ne avion...

Putini kish thone: kjo qenka aq e rond sa mund t'vrasesh dike smiley

Pergjigja e Shpendit: http://www.peacefare.net/?p=15476

For your information, your memo was presented in some of the local media (close to government) in Kosovo as the official position of US government, which they would not say even when members of government would speak.

Thumbs up! Bravo Shpend!

Kosova owes its independence to the will and the sacrifice of its people.  Certainly, without US support the NATO intervention would not happen in 1999, and maybe independence would not be declared in 2008.  But, it would happen, and the US would eventually support it. If not under Clinton, then under Bush. If not under Bush, then under Obama, because it was the right thing to do.  But more importantly, it was the will of the people of Kosova.

Shpend Ahmeti, Faleminderit.

Pergjigjia per kete Ed Joseph, eshte e thjesht fare IK ORE .IU!
Ka dhe do kete gjithmone kllufa midis shqiptarve qe do e besojne se me qe Amerika pati nje rol vendimtar ne clirimin e Kosoves, tani duhet te degjojme cdo rob qe i teket me bo sikur ka mendime.

E di si i bi ketij muhabeti, tamon sikur te beje ndonje deklarate ndonje miku im ne France pro bashkimit kombetar dhe te VETMES force politke qe punon me zemer per te, dhe te dali ne gazete (sa per info Express eshte 55 apo Koha Jone e Thacit) :

PARISI MBESHTET VETEVENDOSJE DHE BASHKIMIN E SHQIPTARVE!

Nje gje te vetme eshte e sakte ne tere kete pacavure. Amerika vertete nuk ka interes tjeter pervec stabilitetit ne rajon. Prandaj si Amerikes si te tjerve i duhet shpjegu se BASHKIMI KOMBETAR i MIRENDERTUAR krijon stabilitet. Kush i hap veshet vetem 5 minuta per te degjuar VV, e kupton shume mire kete sepse argumentat nuk mungojne.

Konstatimi qe Serbia ofron vetem destabilizim te rajonit, nuk eshte futje hundesh ne punet e saj por denoncim ne minimit qe ajo i ben Kosoves. 

Shkelqyeshem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).