4 si Vila 4, ku do të jetojë në luks që mundet vetëm ta imagjinojmë Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Vendimi i datës 1 Korrik 2013 i propozuar nga Kryeministri Berisha i shton 27.5 milionë lekë të reja fondit të Vilës 4 në Tiranë, por ky është vendimi i tretë në më pak se një vit, i cili i çon në lartësinë e rreth 1 milion eurove shpenzimet e bëra për rikonstruksionin dhe mobilimin e Vilës 4. Në Gusht 2012 Berisha akordoi 51.6 milionë për rikonstruksionin e kësaj vile, ndërsa në Janar të këtij viti shtoi fondin me 48.8 milionë të tjera. Aritmetikën mund ta bëni vet, dhe rezultati tregon se edhe në kulmin e krizës, fati është treguar bujar me President Bujarin.

Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim, por që kam përshtypjen ka kushtuar më pak se Vila 4.

162 Komente

Në shpinë të kolltukut hijerëndë, bien në sy dy kuadro, me siguri vaj në kanavacë. Me çmimet e tyre luhet lehtësisht në blerje. Mund t'i blesh të dyja për 400 euro, por mund të blesh vetëm njerën prej tyre për 40 mijë euro. Nuk ka kontroll që i kap. Mjafton një "komision" të ketë firmosur dokumentin.

I uroj presidentit, bashkëshotres dhe fëmijve, shijim të këndshëm të vlerave artistike të pikturave dhe ambientit rrethues.

"Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim"

gjithsesi....vepra ne fund do jete HD, flybox, popcorn....all inclusive! smiley or not!!!

 

fondet qe jane akorduar per rikonstruksionin dhe mobilimin e viles 4, Po, ha diskutim! shume, pak..kohe krize etj... nderkaq, eshte nje investim, jo per Bujarin, por per institucionin e Presidentit.. dmth, edhe per ate qe do jet President neser, pasneser etj.....

Foto dhe koment manipulativ nga Blendi Salaj.

Investimi nuk behet per individin, por per institucionin e kreut te shtetit. 

Cfare ka jo te zakonshme ketu!?

 

Po ja, dikush mund te mendoje qe institucioni i shendetesise (QSUT) meriton 1 milion euro investim, per dava tetanozesh, serumesh ose dhe thjesht per klor.  

Institucionit te kreut te shtetit po i pikon gje catia?  I ka rene suvaja?  A ndonje urgjence e ngjashme? 

 

ama, ska si xixellima shendellirit...

Ku e di ti?

Kjo eshte ceshtja, postimi nuk jep asnje info per rrethanat e vendimit, eshte lajm cung.

E para, dhe e dyta i gjithe lajmi shkon drejt qesendisjes se institucionit me te larte te shtetit, Presidences se Republikes, qe vallaj meriton respekt.

Rajmonda nuk di te te them se sa te justifikume jane shpenzimet, por rezidencat qeveritare jane cope-cope. Kur kam vizitu Pallatin e Brigadave nga brenda, me ka ik zari se ne cfare derexheje e kane lene. Mure me lageshti, instalimet elektrike bloze. Per Vilen 4 nuk di car te te them po nuk besoj se ka qene ne kushte me te mira. 

Perderisa me ligj Presidenti mund te jetoje ne nje nga rezidencat, atehere ato duhen bere te jetushme.

Investimi per shtetin thon kto lol - sa te hutum

pse nuk investojne dhe ne nje avion privat

pse nuk investojne dhe ne nje pishine

pse nuk investojne dhe ne nje fushe tenisi

pse nuk investojne dhe ne nje salle kinema

se Jari puno fort me i meritu gjith lluksin qe shqipnia s'ka fuqi me e perballu

 

p.s. sa shume ta cajn trapin kto asnjansit mer burre. sill patekun se ai durohet me shum se kto

 

Noshke, edhe nja 6 muaj deri 1 vit, dakord, do shtyhet me aksiomen: "macja pjatat i lepiu fajin na e ka Saliu...." po pastaj do shikojme se kush do na i caj trapin... se nuk kalohet tere jeta duke mbajtur Saliun si karamele ne goje, apo jo...

c'do besh ti kur mos te kete me nevoje atdheu per "internet support" per salen....

se nuk kalohet tere jeta duke mbajtur Saliun si karamele ne goje, apo jo...

hahahahaahaha edhe kur do me thone ndonje dicka te vogel kunder sali-ut prape na e bene karamele. Po si mund ta mbajme ne goje si karamele nje cop mut si ai? Po ai as per ne hale nuk ka vend se eshte mut jashte standartit.

Berbero, une per ty dhe shoket e tu u merakosa se do tu lodhen nofllat kot.smiley. gjynah, energji e vajtur dem.. se Saliut ci q! temen.. iku ai..vate!smiley

Forca Belul, me kapacitet te plote , si ata spiunet e fjetur qe thirreshin ne detyre papritur.Dhe ti, justifiko cdo gje tani. Perpara Belul!

po edhe ty ama ste shpeton gje. vigjilent ne krye te detyres!smiley. hazer xhevap te gjitheve.

mire mo mire, por shihe edhe nje here ate otomanin. kur jari esht i lodhur, ve kembet aty per qarkullim gjaku, si amerikanet.

po si nuk plas, mer! si nuk bo brrof! smiley

je dhe nga Vlora! smiley

 

Po une i varfri e konstatova te paren fare... ky investim ne kete kohe ha diskutim, thashe.smiley. puna eshte se edhe per keto gjera ka nje buxhet shteti... tani, ketu eshte pointi.. kan abuzuar keta me kete buxhet, apo jo?

per i pal kolltuqe e hongri i varefri mehmet, thone smiley

por po e kerkonte vete ai. duro o i uruar sa te vdese i madhi, dhe e jotja do jete cdo gje. mirepo jo. bente xhaxhi turne ne jug, me vrap ai ne veri. kishte xhaxhi grup shoqerimi. me vrap edhe ai te tijin. duel ali ceno me behar zhurden si tango e cash. bente vepra xhaxhi, vepra edhe ky. beri ville xhaxhi (vile i thencin, po hajd mo), me vrap edhe ky. nejse, i vajti xhaxhi per vizite, medemek e gezofsh shpine e re. bashke me nexhin. kur shef nexhi, kishin ble ipal kolltuke te reja fringo ata te mehmeti... per dreq edhe nexhi paskesh dash kolltuqe, por s'kishte mund per momentin, ja sa te vije ai fondi qe po thu ti, Belul, dmth pune mujsh. aty s'majti mo uje pilafi, u bo nexhi xhind, e mire, kaloi vizita mire e bukur, sikur s'kishte ndodh asgjo, kur noten, te veshi, o enver, te kam nje fjale... s'duron dot deri neser, se po me vjen gjume, i ktheu xhaxhi... mire, si te duash, i thote gjithe dhelperi nexhi.... heshtje e varur si shapte e damokleut... he thuaje, i thote xhaxhi, se s'do te zere dot gjumi po s'e the... po ja o enver, nuk di a i vure re ata kolltuqet, mua me ra goja per nje pale se na jane vjeteruar, edhe hic, sa te vijne fondet thone... pse mbi ty eshte ai qe?...   the rest is history, por festa e shpise se re u kthy ne mort, sepse kryeminsitri....

e ca je o Emoo, nonaaaa nonaaa smiley

Hoxha notes zanatceshe e vjeter

 

une e di pune pllakash jo kolltuqe!

kolltuku eshte me butaforik, per mu me i besueshem. se ka lidhje edhe me fronin.

a nuk e ke nigju salen qe nji e dy thote "doni karriken time"? po dhe ata, plasen sa ia moren at dreq recliner, mo... kurse pllakat nuk kon asnji nga kto elemente.

se ka lidhje edhe me fronin.

Pikerisht kjo e ben versionin e kolltuqeve me pak te besueshem...its too good to be true!  Them se duhet te kene qene pllakt arsyeja e vertete por qe me pas legjenda dhe miti kane bere punen e tyre duke i shenderruar pllakat ne kolltuqe, ashtu si e kemi pranuar dhe me larte se "kolltuku eshte me butaforik"! Im in a perpetual search of the truth! 

mire e ka Roni... ''ato pllakat u bene sebeb..smiley

po dale mo se eshte akoma ky shteti i vjeter ne fuqi...smiley

Qe kur me thane pllaka, cerr ma beri zemra...

Ja se te te vije Edvini me Liken se ta tregojne ata se cfare dmth investim per shtetin dhe mbi te gjitha se cfare eshte realisht "carja e trapit"... . Ta tregojne banditi Tom Doshi, Gramoz-kasheja i pavdekshem, hajduti Kocokokdhima, bosi i trafikut Lefter Koka dhe miqte e tjere socialiste.

Sa perfaqesues te klases punetore, te grave fatkeqe te fabrikave fasone, te rinise se call-center-ave, te minatoreve te Bulqizes, ka cuar ne parlament Partia "e majte" Socialiste e Shqiperise, a ma thua dot!?

Sa eshte raporti i tyre ne %, i krahasuar me perfaqesuesit e botes se biznesit!?

Kur ti kesh keto te dhena, hajde bej si cub ketu, perndryshe per rrena me bisht dhe manipulim permes mediave te opinionit kemi zyren per shtyp te kryetarit, nuk ka nevoje te lodhesh ti!  

Leri sofizmat dhe kohen e ardheshme. Gezohu se kucedra ngordhi e pastaj lufto qe te mos lindin kucedra te tjera. Populli votoi per te larguar kucedren nga strofulla dhe e largoi me vullnet shume te forte. Nese do te vijne kucedra te tjera do ti largoje prape. Por ti mos e bej fakt te kryer dicka qe nuk e di si do te ndodhe. Se pastaj cfare kuptimi do kish jeta?

ncncncncnc

Per Meten e ke fjalen!? Apo per Gramoz Rucin, Tom Doshin, Koco Kokedhimen me shoke!?

Cfare duhet te na bejne akoma keta, qe nuk e kane bere deri tani, qe ti te bindesh se keta nuk jane qeveritaret qe na duhen!?

Kurse persa i perket luftes kunder "kucedres", term i cili per ty besoj simbolizon sistemin kriminal dhe abuziv,  une jam i mendimit se duhet luftuar shume fort tani, qe njera "kuceder" u rrezua, qe te mos krijohet nje tjeter!

Pra jam per parandalimin, si mjet shume me i mire lufte, sesa kurimi. Preferoj te luftoj sa me shume tani, qe "kucedra" e re nuk ka marre ende trajta te plota, per ta ndaluar.

Nuk je dakord? 

lum keta per keto shije qe kane... (fola vetem per shijet; me duket se mjafton)

Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim

Me mund e perpjekje te madhe edhe ato, stalker

Belulin e kishte zene frika se mos Peshku pushon se qeni opozitar pas ketyre zgjedhjeve...shpresoj qe e ka kuptuar qe e paskesh pasur emocion te gabuar.

1 milion Euro ne me pak se 1 vit per te rimobiluar vilen e Jarit. E kush e ben? Nje shtet qe nuk ka brek ne bythe dhe qe njerzit i vdesin rrugeve apo ne ambjentet e spitaleve por pa ju sherbyer per mungese kushtesh dhe ilacesh. Kush kerkon te mbroje veprimet e ketyre shpellareve eshte thjesht nje maskara dhe si i tille meriton vetem perbuzje mbareshoqerore. Por duroni dhe 2 muaj o njerez te mire dhe ky film horor do marre fund njehere e pergjithmone. 

Sa milione euro ka kushtuar fushata elektorale e Partise Socialiste?

A mendon se kjo shoqeri, pa breke ne bythe sic e quan ti, e ka per taksirat te paguaje fushata elektorale te tilla?

Po fushata e LSI-se sa ka kushtuar? 

Po vila e Likes ne Gjirin e Lalzit sa? Ku i ka gjet leket per ate vilen ai, se tani me erdhi nder mend?

Te pershendes, ne pritje te nje pergjigje te sinqerte dhe te drejteperdrejte nga ana jote. 

Me pare do beja aritmetiken e atyre ...( jane ca si shume ) para 5-10- vjetesh , qe vodhen me shume se sa kjo aritmetike dhe kan "emigruar" per nje "jete me te mire" meqenese " u lodhen nga politika" aq keq, saqe kan hapur biznese Amerike e Kanada pa punuar nje dite 12 ore

1 milion Euro per te blere sherbetorin e bindur te Saliut! Nje audit duhet edhe ketu per ti hequr mustaqet Bujarit qe behet bujar me paret e taksapaguesve shqiptare.Mizerjet!

Pjesa e komentit qe ka te beje me auditin eshte me e sakta. 

Pak jave ju ndajne nga qeverisja; me te ardhur ne krye i keni ne dore te gjitha mjetet qe ju duhen per te bere transparencen e tete viteve te fundit te qeverisjes, madje, po e lejoi dhe mundesoi ligji edhe me pare se aq.

Auditi dhe transparenca do te ishte nje mrekulli per qytetaret, me ne fund do te merrnim vesh dicka te sakte!

Ishalla!

P.S. - Kurse per pjesen ku i drejtohesh Presidentit te Republikes nuk jam dakord. Cilido qofte, nuk duhet fyer apo tallur, sepse na perfaqeson te gjitheve, misheron, persa kohe do te jete ne ate post, vete institucionin, qe nuk meriton te perdhoset. 

 

Me t'paste syri lezet, kur shikon kete lloj luksi..smiley

jo vetem syri ketlin.gjithcka behet me lezet ne ate luks smiley

Enderro spiro enderro ti tek peshku dhe luksi tutje..smiley

ne komunistet duhet te enderrojme.endrat e cojne perpara realitetin.edhe pa luks Ketlina, pranojme te enderrojme smiley

Nese e mban mend, vilat e bllokut para 90-es na dukeshin kulmi i luksit; nderkohe, vizitoreve te pare nderkombetare pas 90-es nuk i linin asnje lloj pershtypje, madje ju dukeshin te thjeshta dhe banale, per standartet e tyre. 

Ta kujtova ket situate per te shprehur idene se cdo gje eshte relative. 

Pyetja sot eshte, sa "luksoze" eshte rezidenca publike e Presidentit te Republikes, krahasuar me rezidencat private te shume e shume qytetareve te kamur shqiptare? A ka ajo, pertej elementeve te dekorit dhe dinjitetit te pranueshem presidencial, ndonje "ekstravagance" ne kosto apo pajisje qe te lene shije te keqe?

Keto jane pyetjet dhe pikeveshtrimet nga te cilat diskutohet ceshtja. 

Pjesa tjeter eshte demagogji puro, sidomos kur vjen nga Partia Miliardere Socialiste, qe perfaqesohet ne parlament nga lloj lloj biznesmenesh, por nuk ka asnje perfaqesues te punetoreve!  

 

 

Po cfare i ke keto arsyetime mor xhan? Nuk eshte problem luksi o shoku.Sa me luksoze ti bejne, super madje.Eshte konteksti kur derdhen keto para, a kupton? Sa u perurua si president Jari, mori nje cek 1 milion euro.Tani perseri e perseri tani.Kohe krize, arka e shtetit bosh! Ti thua luksi eshte relativ! Po jo ore mik, je ti qe relativizon problemin. Eshte pak a shume si koha kur ndertohej piramida e enverit dhe pallati kongreseve, dukej estravagance ndertimi tyre ne kohen...e tollonit te barit.Pra problemi eshte tek perparesite, jo tek nevoja per rezidenca sa me komode per sherbetoret tane! Eshte njelloj si te blesh nje makine luksoze kur je ne asistence dhe te mbetesh pa buke.Piji lengun makines pra.

Po u mor vesh ajo pune, Sala po ben qoka ne ikje e siper dhe po shpenzo edhe ato pese leket e fundit qe kan ngel.

Ne kete kontekst qendron kontestimi jo vetem i ketij shpenzimi, por i cdo shpenzimi tjeter jo urgjent.

Nuk e diskutoj kete. 

 

 

Mire e ke, por per te mbajtur uje krahasimi, shteti duhet te jete si ai miliarderi, me financa te konsolidume smiley

shteti yne eshte me c'po duket, si alimuca ose xhaferri para falimentit. 

po ky arixhiu bullgar overweight c'pati?

si shume i renduar ky ambienti i viles. pa shije dhe aspak modern.

nese Vila 4 i perngjan asaj ne foto, mermeri i gjithgjendur do ta ftohte goxha ambjentin*; kjo balancon temperamentin e xehte te Bujo mustaqe tumit. 

* pyt Olsin po nuk me besove. 

bujo s'duket si shqiptar fare fare, duket qe eshte i ngaterruar me turq, arab o kushedi cfare. sic duket dhe te paret ashtu si vetja i ka patur, idjot te perulur.

p.s. edhe olsi s'me duket se ka ndonje shije persembari, megjithese eshte dhe arkitekt.

Eh, te ishin kaq doreleshuar edhe ne fondet per shkollat e spitalet!

Po su be deti kos! A kane bese pacientet dhe studentet? 

Xhymert vene-vene, i thone ksaj, o PF!

kto te bojn kamunist me zor mer!

 

Ore edhe gjashte muj me komentu ke PPU-ja bohesh komunist, jo tina qe ke gjashte vjet.

Shkollat nuk i di po spitalet kane pasur Zerin investime dhe te bollshem.mirepo nga 4 ne 16 nuk bijne pa ujitur pa prashitur deputet,Edhe pse jane fare e keqe.

opo ti mirsardhe nje here, pa traktori te na e marre te keqen.... smiley

 

Une duhet te them beji .... Bahçes tani? smiley
Mire se ju kam gjetsmiley

Po amon mer sa na cuditet fare! Sala me Meten kane kater vjet qe i kane bere paret e buxhetit rrush e kumbulla per lloj-lloj dallaveresh, ne u habitkemi sot per nje ristrukturim!

A thu se kemi zbrit te gjitha kete cast nga ndonje udhetim shumevjecar nderplanetar!

Dhe paradoksi eshte se po hakerrehemi kot ndaj nje investimi qe ndoshta, ndoshta ha logjike, ne kushtet kur nje ristrukturim-mobilim i ri apartamenti ne Tirane sot, kushton mesatarisht 30.000 euro! Kur kushton kaq nje apartament, imagjinoni vilen qeveritare, me siperfaqe 10 a me shume here me te madhe dhe detyrimisht te pajisur me elemente teknologjike te sigurise se larte!

Jam 100% dakord te disktutojme raste konkrete abuzimesh, por jo cdo trapllik qe na serviret dhe mbi te gjitha jo apriori, pa prova dhe te dhena konkrete. 

 

Ke te drejte, po e nisen nje pune, ta bojne tamam them dhe une. Nje melon siku nuk ta mbush syrin; 2 them une...

More leri keto, ti pergjigju pak me lart, ku te kam pyetur smiley

ti kerko info te klasifikume, Obi. ca te beje i ziu njeri...

ku?

me vje keq per Ronin, se kto lloj vilash as nuk i sekuestron dot, o Bame. Zeher do jet bo!

Presidenti i rradhes tonin e kemi... smiley Do ta rimobilojme vilen sipas nje buxheti te ekulibruar... fundja ne me buxhetin e kemi problemin, jo me vet vilen...

Ore, a nuk te duket pak si e ngushte ty qo dhoma?

si kontenitor transporti me duket, po lere... ta ngreme nga fillimi them une... ndonje projekt per qilarin? 

well, si burre modern qe eshte, jari duhet t'i porosise te gjitha dyert  e qilarit me mbishkrimin "here I am the boss" 

aty po, se tjeter kun...

bastioni i funit i burrave modern... perzi me pak viktimizim... dhe ja ku e more nji president ala Pol Njumen.

Ca doni mo mer...

jo, jo ne, poplli, poplli...

Obi-Wan ti me kujton mua historine e grave aristrokate (ne konteksin e Shqiperise) te Korces ne vitet 30-te te shekullit te kaluar. Ne vere per piknik e kishin zakon qe se bashku me burrat e tyre te shkonin ne Bobshtice, nje fshat i kendshem 3-4 km larg nga qyteti i Korces. Mirpo 2-3 dite perpara se te shkonin atje me nje autobuz te vjeter fillonin e thonin obo bo do te na zere makina e do te behemi keq, obo bo e obo bo. Diten e diel kur beheshin gati per tu nisur ne Boboshtice te gjitha grate pa perjashtim sapo venin kemben per te hipur ne shkallet e autobuzit fillonin e villnin e beheshi keq e mos me keq a thua se i kishte zeme makina; nderkohe qe nuk ishin nisur akoma. Ja keshtu e ben dhe ti si ato grate llafazane dhe trushpelara te Korces aristokrate. lol

Gru, per te qene politically correct, nuk eshte sharje, pra nuk po nxefem; po llafazan dhe trushplare nuk quhen dhe nuk lejohen! smiley

Seriozisht pastaj, a mendon ti me te vertete se ky koalicion nuk perben rrezik, me ata elemente qe ka ne bark!? 

Juve po e vrisni mendjen per vilen nr 4 qe eshte prone e shtetit.. po keta me parate tona kane bere vila personale 10 here me lukzose se kjo.

Bravo! Une kam cu 10 postime, po kush te degjo! Me vilen e Presidentit i ka gjet halli!

Argitat, Topallet, Olldashet, Bashat & Co., bashke me Meten dhe te vetet kane bere palle ariu keto kater vite dhe nuk ju numerohen dot sarajet anembane vendit!

Per te mos folur pastaj per ish-kryeministrin legjendar socialist, qe sarajet ja atribuojne nga shkembejte e Dhermiut, deri ne Vjene! (Ish-Km eshte Nano, sa per sqarim, kryetar i qeverise ku bente pjese Meta, Rama tjeter, Manjani e ca te tjere qe po ripropozohen si "te fresket")

 

Tosin mo e ngaterro.Ai po jeton me kursimet e rroges si kryeminister.

Politika, thote Baxhaku, duhet ta motivoje pjesen e shendoshe te shoqerise qe ecen me kembet e veta, nuk pret keta palo-politikane qe kemi. 

Kurse une them, mjafton te mos ta pengoje, kaq duhet! Te mos na pengoje!

Beluli ....po me vertete eshte YNI  smiley Ka lezet te kesh nje te tille KUNDER ..Nuk te depilon me Ckulje qimesh , si keta myqyryfet e tjere te hypur ne vansmiley

Ja plas tjetri me jam qe jam ke Vilat dhe ke harxhimi lekeve .......sa nga minatoret ka Ministra dhe Deputete ???? ......dhe te sheh ne kokordhok te syrit , pa ju dridhur qerpiku fare , ma do mendja edhe me koken te kthyer pak si pjertas , me gjysem trupi te drejtuar nga salla , pak si sfidus ,po real ....etj etj smiley

Pijeni kafen me te rrufitur .Paisjet do blihen .Vila do strukturohet .Jari do relaxohet ...

E kush na pengon kto dy muaj ...Do thonte Bradi smiley

Sa deputet keni nga ata qe te pyeta une, mos e dridh muhabetin kot?

ksaj shtepie i mungon vetem nje gramafon i markes la voce del padrone.

Ej po ka leviz kursi ka tre dekada. Nuk bohen mo punet me treqinmi lek.

Keshtu shperdorohen kur nuk i ke paret e tua. Ja Rama po e nderton vilen me ato $3000 kursime te shkreta.  

Nuk di te qesh apo cfare kur sheh qe gjysma e komenteve jane per foton, e cila nuk eshte nga vila 4 dhe qe Blendi ka shkruar: Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim

peshku me sa ve re ne normalitetin e vet esh si baret e kaubojsave.

Ndonje foto ilustuese te viles qe po nderton Rama ka?

s'ka leka Rama te ndertoj vila. tre mij evro ka i shkreti. kupton ti a skupton. me tre mij evro nuk nderton dot as nje kjosk sot.

Si ore nuk ka.  Po parate qe mori nga Best Seller c'u bene.   Zoteria nuk ka nevoje te vjedhe si maloket.  Ai fiton me talent.  Plus qe ka dhe parate e gruas.

e kam then cun i mir, i futet politikes per te miren e shqipris: "një kryetari që thotë se politikën e bën pasi ka frikë se vdekja"

ec te vdeksha.

Kot bejne disa ketu gam gam  po prisni more te uruar deri ne shtator dhe pastaj te shohim se cdo te bje Rama smiley

 

Po ne nje president kemi...sikur nuk ka lezet te ankohemi per $ 1 milion.

un thash se ti ishe current ne exchange rates....1 milion euro jane 1.3 milion dollare

Dhe te mos kete asnjeri dyshim se keto 1 milion euro do shpenzohen me pergjegjesi... Jo nje por dy a tre vila dalin...

si osht ROI ne ket investim largpames? Po per akses special per njerezit me aftesi te kufizuara, kane menduar? ose per nji poltron elektrike te montume ke shinat ke muri, kan vu?

Te kishte qene luksi (edhe pse pak kitsch) ne nivelet e fotos se ilustrimit te pakten, por se c'kam nje paragjykim qe nga nje ane kane harxhuar gjithe ato para dhe nga ana tjeter shija dhe harmonia do jene mjaft te dyshimta.

Me nje llogari te shpejte qe bera, behet fjale per gjithsej gati 1 milione Euro. Per nje rikonstruktim, "marshallah".

Te pakten kete problemin e shijes e kemi zgjidhur.  Asgje e shemtuar nuk do ndertohet pas shtatorit.

Po, po... mbas shtatorit vecse ngjyra ylberi. "E duam Shqiperine, si gjithe Tirana!" Lule lule, lajle lule.

Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim, por që kam përshtypjen ka kushtuar më pak se Vila 4.

Nuk eshte e thene. Vecse nje divan luksi mund te kushtoje mijra euro, (punime artizanale, druri, copa e mire, etj.)

Ketej nga zona e Comos, jane disa firma qe bejne vecse divane luksi ne kete stilin e mesiperm (klasiko-kitsch) qe i pershtatet shume mire shijeve "nouveau riche" te pasanikeve ruse dhe pergjithesisht pasanikeve te vendeve ne zhvillim.

Egzakt. smiley

Ah jo Jarit si lejohet te rikonstruoi tek Presidenca, ai duhet te bleje Vile te gatshme tek hill-sat e reja jasht Tiranas. Po pat fatin e madh mund ti bjere dhe vend i previligjuar kojshi me Ministrin e ardhshem te Dhiaspores Vilajetin. 350 000 € cash e kishte mare ky i fundit me kursimet nga kontribut modeste vullnetare te Mjaftit, mbase i ben dhe rekomandim dhe perfito 10% skonto Jari, 35k euro si thon pak me kohe krizash.

Hahahahaha, tashti meqe historia perseritet (nje here si ... etj etj), i bie qe pas ca vjetesh Berishen do ta denojne per otomanen e Viles 4, mu si Nexhmijen per tejkalimin e fondit te kafeve ne Bllok.

Do te besh feste ti ate dite besoj.

Ti kujton se njerzia rrojne me po ate vrer qe ke vete ne trup? 

 

esh iluzive ajo qe historia perseritet. se i bie qe njerzit jane kerriça e nuk mesojn. smiley

Blendo, keto kohet e fundit duket se ke vazhdimisht pershtypje te gabuara. What happened?

Presidenti i nje shteti serioz qe ben bjese ne NATO nuk mund te jetoje ne nje kasolle sic duan peshqit mavi.

Presidentit dhe KM duhet tu sigurohet edhe nje avion,qe te mos mbeten aeroporteve te botes.

Nga fronti Rama,thuhet se ka nisur ndertimi i viles se Rames 60 m te gjate.Apo po i nderton me 3 mije eurot qe ka ne llogari bankare.

Jari merr 2000$ ai merr 12500.

Jari mer 5000$ ne faktsmiley

5000 mbas taksave?

Pak a shume.. pastaj me taksen e sheshte, c'ndryshim kasmiley,, ne te vertete ne dore mer 2700$ mije, po megjithe ca shtesa te tjera vete 5000 $

Cka, nuk qeka keq per nji vend si Shqipnija. Po pensioni si i del? nqse e di... se u bona kurioz.

Po mer po, njesoj si Enveri do ta boni edhe Nishonin..... ju e bote lanet Enverin per vilen, se ishte ndare nga populli, tashti po e zevendesoni me Jarin apo me Salen....Po qendroni koherente te pakten per akte te saktesisht njejta

Nuk po i behet Nishanit ajo,por institucionit te presidentit.Nishani ne 2013 nese i teket mazhorances mund te marri valixhet,ose ne 2017 kur i mbaron mandati.

Se dyti Enveri vete donte te ishte popull.Personalisht skam qene kunder qe Enveri te ngrinte nje shtepi 10 here me te madhe se ajo qe kishte,po te mos na fuste ne burg per propogande apoarratisje,po te mos na merrte pronat dhe po te vendoste ne Kushtetute se maksimumi do te qendronte 10 vjet ne ate post.

Une e di qe xhaxhi Enverin ti e ke ne zemer por mos e justifiko vend e pa vend dhe mos bej krahasime koti vetem per te justifikuar rregjimin e xhaxhit,qe vetem ndonje nostalgjik si ty dhe Idrizit e kerkon prape.

PO mire mer mire, ashtu eshte, po çti bojsh se ju jeni edhe katunare, por edhe te paditur.... Sa erdhi Luli ne Bashki, punen e pare ishte t'ja ndryshonte pamjen zyres se vet, duke i hequr te gjitha pajisjet e vjetra duke i zevendesu me te reja, qe i kushtun bashkise, nja 25 miilion leke. Ja pra edhe zyra e rames ishte zyra e Bashkise, po ç'e do, nuk i pelqeu Luljetes.... vuuu, parate tona....

Presidenti i nje shteti serioz

Po nuk jemi shtet serioz, keshtu qe kot e shkruajte. Jemi shteti ma karagjoz i gjithe europes. 

Hi5 Kuazo! 

Do kete vila Shteti ne vitet ne vazhdim... me tere ato qe do sekuestrojmesmiley

Shume mire do te beni nese i hidhni paret e sekuestrimit ne shtet.

fuk! me 1 milione euro mund t'kishin ndertu nji tjeter. Pa llogarit faktin se paret po i levron ne ket moment. Taktika e tokes se djegme?

Berisha eshte inatci shume i keq - e di qe s'eshte gje e re, por thjesht per rikujtese.

Sidoqofte djama, dhoma ne foto me pelqeu, veç tv me divanin perball, mu duken shum afer, po te kemi parasysh gjith ate dimesion te tv. Do ishte mire te zgjidhej nje tv me i vogel, jo vetem per syte por edhe per estetike, ose duhej kthyer divani dhe tv ne drejtimin tjeter. 

Ke te drejte Pjer. Une gjithashtu dua te di nese ato pikturat jane Shqiptare - se TV, fatkeqesisht, s'eshte shqiptar. Uroj gjithashtu qe ne rezidencen e Presidentit te serviren vec ushqime dhe birra shqiptare. Ashtu sic pi edhe zoti Obama - dmth ai pi birra Amerikane, vendalije.

Pjer, komplimente per syrin e estetit. Verejtja per TV dhe divanin me shume vend, ashtu duket sikur presidenti rri shtrire e kruan koqot gjithe diten, sikur nuk ka pune tjeter.

smiley

korrigjim: sekretarja kruan kroqet. Se kjo eshte dhoma pritjes ku pret per ke dhoma e pritjeve.

Qylymi duket dore persiane...minimumi 20 kokrra.

Stil Kolonial Jari , mire mire por Televizorin keni harru me e fut ne kornize Panje smiley

Nuk eshte teme per ata qe dorezojne CV kjo Kozi smiley

Leka CV-ne une e pergatita por nuk e kam derguar ende. kam frike se mos me thone qe je shume i kualifikuar dhe nuk ka vend per ty. 

Ahhh..tani qenkam Leka , dmth 70 vjec smiley

lol, te ngaterova pa dashje, por me ate qasje te shtruar dhe prej babaxhani me inspirove zotin Meksi, burrin e ralle nga Labova e Zhabes. 

Ok, kjo gje te pakten te behet mesim. Nuk ka pse te kemi nje lame duck km per 2 1/2 muaj.

Pse kjo shpija e nustro presidentes me kujton pallatin e Sadamit apo ndonje shtepi Guidoje ne New Jersey apo te ndonje kosovari ne Staten Island?

nja si shpia e Frenchit te Small Time Crooks smiley

the definition of bad taste smiley

O analfabete funksionale, nuk eshte shtepia e presidentit ajo ne foto. Rilexoni me vemendje kete me poshte, shkronje per shkronje, fjalet jane te ndara nga nje hapesire, se bashku formojne nje fjali:

 Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim.

 smiley

Fjala ,eshte ai 27.5 milionshi shpenzim ekstra,dhe jo se ku banon Presidenti!..eshte nje ceshtje politike- ekonomike per menyren se si manaxhohet buxheti i nje vendi me te varfer ne Europe, dhe me i korruptuari!Sa do ti japi doren e fundit, `furce` Dhomes se Presidentit, Kryeministri ne ikje, nuk e ndryshon dot opinionin e popullit te vet per deshtimet dhe mungesen e reformave! Ky akomodimi i PRESIDENTIT nuk eshte reforme apo jo?!! Nuk sjell asnje ndryshim pozitiv! 

Nuk e kisha fjalen per kete, por per komentet qe po i benin fotos.

Kjo nuk sqaron asgjo Olso. Pasi ke fol pes minuta per presidendt e per vile thu eshte thjesht ilustrim. Ilustrim i kujt? smiley 

Me nji minder (nga mendere vjen kjo?) te tille, presidenti eshte gati te zihet me grun nate per nate. smiley

Nga vjen valle, as vete s'e di. smiley

Jam dakord me ty qe nje dizajn i tille shton sherret brenda familjes. smiley

O olso, dembeli, jo gjithmone eshte analfabet funksional, ne shumicen e rasteve eshte thjesht dembel. lol

Po pra e dime. Se duket qe nuk o shpi 1 million euro. Plus nuk mobilohen keshtu shtepite e presidenteve. E ke pa shpine e bardhe e? lol

Fotoja shoqëruse është thjesht një ilustrim, por që kam përshtypjen ka kushtuar më pak se Vila 4.

 

nuk kishe nevoje me na e thone ket' se i pame vete librat n'otomant  smiley

Jari ka pak që është larguar nga "Selita Hills", nga apartamenti modest ku banonte diku ne kodrat e Selitës, pas asaj që njihet si Komuna e Parisit, diku pa shkuar te Kodra e Diellit, dhe me thënë të drejtën, po ta shihnit se në ç'pallat jetonte Presidenti i Shqipërisë, do kish hyrë për pak në librat Guiness... 

Dhe shumë mirë që iku se asgjë s'bëri për atë lagje, gjithë ato vite që ka jetuar aty. Rruga është ende copë-copë, qepet e shqepet çdo dy javë dhe sërish duket si në Kandahar. Edhe pse vetë lëviz/te me një makinë relativisht të mirë, përherë thoja me vete "ç'dreq amortizatorësh duhet të ketë makina e Jarit që s'i ndien tërë këto tronditje?" 

Përtej shakasë, ne shqipot jemi "dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë". Ato para mund të ishin përdorur për jetimët, për shtresat në nevojë, për të sëmurët me kancer, etj etj. Ka  kaq shumë njerëz që vdesin për bukën e gojës në këtë Shqipërinë tonë të sëmurë e të mjerë. 

 

Selita hills sounds si Beverly Hills. nice lol

jam kurjoz kush e ka fitu ket' tenderin me i rregullu kullat e bashtijat jar lishonit. 

 

1+1=69

kan filluar dhe nga Shqipria kshu gjerash e... smiley

Na solli Sala internetin shyqyr smiley

çliroje bishen... smiley

ti qe je i mbyllur kushedi si e percepton kete mbeldhje-zbritjen me bishera te egersuara, une s'jam mbyll ndonjehere ne bunker mor zotni smiley

smiley larg nga bunkeri smiley

zoti Spiro, edhe ti si Idrisi ke pas eksperienca te kqija me bunkeret? smiley

se me bere kurioz o bije. a the vet "Na solli Sala internetin shyqyr"...

ça te them un tyja. te te rrojn prindrit se vet... smiley

shiko se s'dua ta zgjas, mbase kushedi si e ke  kuptuar kete "na solli Sala internetin", po une desha te them se fale internetit, nje anetar me flamur shqiptar ka mundesi te shohe c'behet ne peshk, e pse jo te inspirohet nga nje titull per te shkruar dhe vete nje barazim te ngjashem. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).