"Me nji akt të tillë do të kishte rastin me i tregue të gjithëve se partia e tij s’ka lidhje me të kaluemen por don vërtet nji rilindje, e në rastin e lustracionit rilindja kalon përmes ndërgjegjsimit të fajit dhe ndërshkimit moral të fajtorëve".

I kena ra në qafë e me të drejtë Berishës për mungesën e vullnetit politik për hapjen e dosjeve, pra për nji ligj të lustracionit që ta çlironte ndërgjegjen e shqiptarëve, për aq sa mund të çlirojë kënd nji ligj pozitiv, prej së kaluemes komuniste. Kreu i PD-së i qëndroi së vetes deri në fund dhe nuk i hapi dosjet, madje promovoi dhe u dha poste tepër të nalta deri në minutat e fundit të pushtetit ish hetuesve dhe ish funksionarëve të drejtësisë komuniste. Kah ana tjetër asht e dijtun prej kohësh se ndër rradhët e politikës shqiptare, ashtu si edhe në administratën publike, sillet nji numër i konsiderueshëm ish informatorësh të Sigurimit.

Ky hiatus antidemokratik nuk ia ka vra as synin dhe as veshin atyne demokratëve të ndezun që s’lanë gja pa qitë për gojet kundër regjimit hoxhist por kur bahet fjalë për veprime konkrete heshtin turpshëm. Në këto dekada dosjet janë përdorë, janë shfrytzue dhe vijojnë me qenë nji kapital i çmueshëm për ata që kanë pasë akses në këtë minierë handrakut moral.

Na bane përshtypje të mirë deklaratat e Avokatit të Popullit këto ditë, i cili shprehej për nevojën e nji ligji të lustracionit që të rregullojë edhe çeshtjen e dosjeve. Avokati shprehej se do t’i bashkangjitej shoqnisë civile në hartimin e nji ligji  të ri. Tingllonte paksa i çuditshëm fakti që Avokatit i kishte pasë ardhë kjo ide mbas nji vizitet në Gjermani dhe mbas eksperiencës që kishte pasë tue vizitue edhe vendin ku ruhen dosjet e STASI-t! A thue asht e nevojshme për me u sensibilizue për nji çeshtje kaq të randësishme me marrë mundimin e me shkue deri në Gjermani? Në Shqipni ka 20 vjet që flitet për ketë gja e vetëm kjo do të kishte mjaftue me pasë lëvizë sadopak vendit deri tashti. Megjithatë, ma mirë vonë se kurrë.

Shpresojmë që shoqnia civile, e cila tek ne për shumëkend, përfshi edhe të nënshkruemin, asht nji entitet abstrakt pa konsistencë të mirëfilltë, të lëvizin! Deri tashti as ajo, as OJQ-të e mjera së bashkut me fondacionet e shoqatat e padukshme, që nuk bajnë tjetër veçse thithin pare fondacionesh, individësh dhe qeverishë të hueja, nuk e kanë marrë mundimin me ba diçka konkrete. Roli i pakuptimtë i gjithë kësaj yjësie të shueme u pa krejt qartë gjatë grevës së ish të përndjekunve politik vitin që shkoi, ku edhe vetë Avokati i Popullit shkëlqeu me qëndrimin e tij tejet periferik e kuptimpakët. Shoqnia civile tek ne asht e pafuqishme si nji “e” pazane që shtrihet prej Konispolit në Vermosh. Prandaj lustracionin mund ta bajë vetëm nji vullnet i fortë politik dhe askush tjetër.

Lustracion rrjedh prej lustratio të latinëve, skaj që shenjonte nji ceremoni purifikuese; kjo e fundit presupozon në historinë e besimeve vetëndërgjegjsimin rreth nji faji. Tek ne subjektivisht nuk mund të flitet për vetëndërgjegjsim dhe për ndjenjën e fajit, pse ende kurrkush prej ish nomenklaturës komuniste nuk ka kërkue falje për vuejtjet që ka shkaktue. Sot mikrofonin e kanë marrë rishtas në dorë Nexhmije Hoxha, Kristofor Martiro, Dilaver Bengasi etj., pra ideologët e krimit, hetuesit, kriminelat e gjithë zarbot që vritnin e pritnin të mbrojtun prej nji regjimi çnjerzor.

Mjerisht shqiptarët, të gatshëm me u vra vlla me vlla për nji vijë ujit e për do gardhiqe, janë gati me durue si deve të topituna prej të nxehtit gjithë ketë spektakël të ndytë që ua servirin mediat imorale.

Çfarë ndjenjë fajit dhe çfarë purifikimi mund të kërkojmë kur ndërgjegja e do shkarthave këtej e andej kufinit politik ndien sot nostalgji për Enver Hoxhën dhe kohën e tij!

Fenomeni i nostalgjisë në vendet e ish Lindjes komuniste njihet, madje për të gjermanët kanë nxjerrë edhe nji term të posaçëm: Ostalgie, nostalgjia për Lindjen. Tek ne, që ishim karikatura e komunizmit, shihet sot edhe karikatura e Ostalgisë e përfaqsueme prej këtyne kriminelave të papenduem që justifikojnë krimet e veta dhe mundohen me nxjerrë në pah anët gjoja të mira të atij sistemi.

Tashma detyra për nji ligj të ri të lustracionit i takon Edi Ramës. Shpresojmë ta bajnë sa ma parë dhe sa ma mirë, nuk i mungojnë as votat në parlament dhe as modelet legjislative. Me nji akt të tillë do të kishte rastin me i tregue të gjithëve se partia e tij s’ka lidhje me të kaluemen por don vërtet nji rilindje, e në rastin e lustracionit rilindja kalon përmes ndërgjegjsimit të fajit dhe ndërshkimit moral të fajtorëve. Për pajtim nuk ka nevojë, pse jemi popull pa ndërgjegje historike, çdo vit mësimet i nisim te abetarja.

120 Komente

Lustracion do të thotë moralitet! Që të vendosësh lustracion, duhet të njohësh më parë defektet që i ke shkaktuar shoqërisë, qoftë dhe në një masë të vogël dhe jo në një masë kaq të madhe që nuk mbaron vetëm me të përndjekurit politikë që kanë vuajtur nëpër burgje. 

 

Është shumë më e gjatë, shumë më e thellë dhe shumë më e rëndë se kaq, ai që unë me të drejtë e kam quajtur terror shtetëror dhe që herë pas here i them piramidë e Enver Hoxhës ose e punizmit. Ajo nuk është më një gjëmë e vogël, një gjëmë ose një fatkeqësi e një shtrese, ajo është një tragjedi e madhe kombëtare, e cila për të krijuar frikën terrorin, punën e detyruar si në piramidat e Egjiptit duhej të persekutonte ata që e kundërshtonin regjimin me verbin e tyre.

Il famoso avvocato Spartak Ngjela

Dilaver Bengasi 

Cfare krimesh ka bere ky qe zoteria autor ne fjale e mban neper goje?

Zonja Gjembi, clidhje ka zoteria ne fjale me intervisten?

Nga sa e lexoj Dilaveri ka qene hetues, dmth njelloj si prokuroret sot.

E lexove shkrimin ? 

D.B. Asokohe ai ishte hetues i Krimit Ekonomik ...

eshte gjynaf prej zotit t'i njollosesh kta nepunes te thjeshte qe vec detyres dhe shkresave, nuk dinin gje tjeter. Pjesa poshte eshte nga intervista qe te ka sjelle zonja gjembi po qe si zakonisht, do e kesh lexuar me syte e mendjes...
 

Kush ushtronte më së shumti dhunë mbi ju nga hetuesit?
Të gjithë të tjerët. Bengasi më ka torturuar në mënyrat nga më mizoret. Hekurat ishin të para, më shtrëngonin dhe më gjuanin me to derisa më binte të fikët dhe zgjimi më bëhej me kova uji të ftohtë mbi fytyrë. Hetuesi tjetër Dino Leli, gjithashtu. Më ka lënë kushedi sa herë pa ndjenja, duke më dhunuar si kafshë, derisa bija pa ndjenja duke pështyrë gjak.

Gemb, lere komentues edngjalistin te beje diversion; ideja e tij eshte qe ne te kapemi duke diskutuar per me emra te pervecem (ca faj kishte ky e ai, jo PD ka me shume komunista se PS, jo Berisha ka qene komunist e Rama jo, etj) per te shperqendruar vemendjen nga tema: Lustracioni, dhe ca do beje maxhoranca e re per te tani qe ka 2/3 e votave ne Kuvend.

PS u ankua se fundmi per ligjin e lustracionit qe paraqiti Berisha; tani do ta beje ligjin e vet?

S'e di nese Rama i pat premtuar dicka te tille te perndjekurve a jo kur filloi t'i qaje hallin atyre per neglizhencen dhe perdorimin e tyre nga Berisha si gur betejash politike...

Qenke djale i zgjuar. Une e shihja qe ta permendnin emrin shpesh ketu, por nuk e kuptoja pse. Emrin e ka sjelle zoteria qe ka shkruar shkrimin dhe ti duket nuk e ke lexuar plotesisht. Permendja e tij vetem sa do aktivizoje ca vrer ne adrese te tij apo dicka te ngjashme sci eshte bere ne keto 23 vjet.

Kauza dosje ra pikerisht se takemi jot u mor jo me ate qe duhet por me revansh dhe me emra te dores se trete te sistemit. 

Fajin e ka Saliu, yes, of course.

Tani qe e morret juve pushtetin ca do beni ne lidhje me lustracionin, pervec "Fajin e ka Saliu"? 

Apo do ta perktheni kete ne gjuhe te ndryshme; It's Saliu's fault....Tutta colpa di Saliu...卅六故障

Si dhe, natyrisht, poshte revizionistet qe revizionojne komentet tek Peshku...

Aha, qenka kohe e humbur me fol me ty. 

 

Qenke dhe kokerr legeni qe redakton komentet nga 20 here meqe nuk te rri mire pergjigjia.

Mos u tremb heu ngjalurr, nuk thashe qe patjeter duhet te beni ate qe kerkonte dikur me ngulm Rama:

Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme.

Me apo pa dilaver-klauzola, bejeni dhe juve nje ligj lustracioni pa ngjala qepen ta haje...

Hmmm, po c`lidhje ka Rama e PS me hapjen e dosjeve si teresi e problemit ? Duhet te jesh i semure rende te adresohesh keshtu per nje ceshtje qe eshte ose i perket  te gjithe shoqerise.

Zonja Xhiba, i kalofsh keto oret e mbetura te se Dieles pa ndonje siklet !

une dua qe te hapen dosjet 2005 - 2013 njehere

Ne Qershor 2015, Berisha do gjendet tek zyra e selise se PD-se. Basha do futet ne zyre, pakez i djersitur nga zagushia, e do ti japi Berishes dosjen e pislleqeve te rradhes nga nje nga sekseret e tyre. Berisha do hapi dosjen, dhe nje ndjenje dhimbjeje dhe frikeje do vehet re tek fytyra e tij. Basha do shqetesohet pakez. Me vone do mesohet qe kopertina e dosjes qe fallco, dhe ne fakt brenda gjendej nje dosje tjeter me te gjitha krimet e Berishes nga 1992-2013, si dhe me evidenca te padiskutueshme.

Ne ato momente, tek zyra do degjohen sirenat e policise. Nje helikopter mbi Tiranen gjithashtu degjohet. Basha del jasht per te pare se c'po ndodhe, dhe arrestohet brenda disa sekondave.

Tek zyra e Berishes, degjohet nje trokitje ne dere.

-Zoti Berisha, ju lutem hapni porten.

(Heshjte-- disa sekonda kalojne.)

-Zoti Sali Berisha, jemi policia, ju lutem hapni porten.

(bam!)

Policia gjene Berishen pasi ka kryer vetevrasjen.

Brenda disa oreve i gjithe qyteti i Tiranes do pushtoj sheshet kryesore. Por jo vetem qyteti i Tiranes, cdo qytet ne shqiperi. Biles, dhe jashte shqiperise, emigrantet do mbushin sheshet e qyteteve te tyre. Nje fest e papare e cila zgjate disa dite, fest naten e diten. Asgje e organizuar, c'do gje organike, nje shprehje gezimi sikur Shqiperia te kishte fituar kupen boterore, ose akoma me mire.

Thuhet se disa nga peshko-revolucionaret (te mos themi emra), ato dite u pane me disa te dashura... ne te njejten kohe. Por kjo nuk ju krijojti probleme familjare pasi xhelozia si ndjenje qe zhdukur ato dite. Vetem gezim kudo.

Nga ana tjeter e qytetit, maloket rregullonin valixhet. Te gjithe u larguan brenda disa diteve dhe nuk u pane me ne qytetet shqiptare.

Pas 5 ditesh, Rama del ne televizion. Niveli i festes qe ulur. Rama tregon dosjen e Saliut, dhe hapat qe qeveria e tij kishte marre per kapjen.

Mengjesin tjeter cdo gje qe shume e ndritshme. Kishte dhe nje ere te bute, e te gjithe buzeqeshnin. Disa spekullonin se ndritshmeria qe nje fenomen i pashpjeguar atmosferik, por te tjere mendonin se qe nje fenomen supernatural.

Per vite me rradhe, Tirana shkonte tek varreza e Saliut, per tu siguruar qe eshte akoma poshte dheut.

Vite e vite me vone, nje burre i moshuar, i cili thuhet se shkruante tek peshku me nofken berberi, i thote kete histori mbeses se tij. Mbesa pyet: "po ti gjyshi, nga e di kete histori." Berberi: sepse une isha polici qe i binte portes...

Me ka marre malli per nje ngjale nga te liqenit te Poradecit, te bere me qepe e te pjekur ne furre. E pastaj te pallohem me vere te kuqe nga ato qe vetem Pierre di te shijoje. 

po shko, se nje hap pele ja u ka bere berisha pogradecin. 

Do shkoj por po pres se mos vjen Xhibi kendej per ca dite dhe dua ta ftoj per nje ngjale liqeni. 

po  ti shko vete njehere, ngopu mire e mire, pastaj prit per xhibin. pse s'shkon dot 2-3 here ? i gezuar je, i lumtur, po, qe fitoi ps-ja, rruget ultra. c'te pengon?

eh, keshtu thua ti, por gabohesh se ngjala e Poradecit nuk mund te ahet dy here brenda nje periudhe te shkurter. Ja pyet Xhibin dhe do shikosh se kam te drejte. Sic duket nuk paske eksperience nga njalat.

edhe menune kryetari jua dikton mo berber?

Partia Socialiste ne parlament ka votuar kunder ligjit per lustracionin e figurave. Nuk ma merr mendja qe e majta mund te hape dosjet. 

Ligji kerkon shumice te thjeshte pra 50+1 apo me shume?

Ligji kishte te pakten 20 shkelje kushtetuese, kush e votoi pro tregoi qe ishte me se paku idiot i rendomte qe nuk meritonte te ishte as druvar jo ligjvenes

Normal, eshte antikushtetuese ti ndalohet aksesi si kryetar i Gjykates Kushtetuese nje si Fehmi Abdiu, i cili ka denuar me ekzekutim. Ceshtje #kulture

Sa anetare te trupit gjykues te Gj. Kushtetuese, qe e hodhi poshte ligjin e lustracionit prekeshin nga ky ligj?

Ai qe ka denuar cilindo, sipas nenit perkates te kohes nuk mban asnje pergjegjesi ligjore.Ne se dikushi ka shkelur ligjin e kohes ai vihet para nje procesi penal....ne se nuk eshte parashkruar apo falur me nje vendim te vecante apo amnisti...Ka qene ashtu e ka qene ashtu iksi a ypsiloni jane llafe pazaresh..

Nuk eshte ceshtja te pergjegjesite morale por te e drejta e aksesit ne pozicione publike. Por ok, e kuptoj. Jane pikepamje mentaliteti, botekuptimi, morali. #Perplasje kulturore.

Jo jo hunter eshte ceshtje botkuptimi qe demokracia funksinon me ligje, sepse demokracia ne fakt shpreh thelbin e sistemit, te kapitalizmit.Ne kete sistem e drejte eshte vetem e vetem ligji ne saktesim te Parimit leninist per te drejten si " vullneti i shumices i shprehur ne ligj..." Duket sikur nuk ndryshojne por ndryshimi eshte thelbesor, konceptual...Nuk u lane pa u bere keto ligje, kot a nga padija.U interesonin....Salihut me shume

grave, edhe Nazistet e Hitlerit me ligj i benin. Por ja bene Nuremberg-un. Te tjeret qe shpetuan nga Nuremberg-u, i ndoqi e kapi/vrau Mossad-i.

Pse mbytja me gaz e cifuteve dhe pastaj djegja e tyre ishte mbi baza ligjore? 

Pikerisht kete ngaterron nga qe nuk e di hic, qe ata e benin pa ligj fare, gjembi!

Grava, Nurembergu nuk u zgjodh rastesisht per gjyqin e pas luftes. Bej nje kerkim se e gjen. Gjithsesi, une kaq kisha.

E gjithsesi e ke gabim sepse jane denuar pikerisht per krime kunder njerezimit dhe shkelje te panumerta te Traktatit te Gjeneves. 

Jo ceshtje kulture hunter, s'hyn fare kultura ketu. Eshte ceshtje ligjore, kushtetuta eshte njesoj per te gjithe, perfshi fehmi abdiun dhe sali berishen. 

Ligji bazohet te nje moral i shoqerise. Nese shoqeria shqiptare e pranon hetuesin/prokurorin/gjykatesin, i cili me tortura, spiunlleqe, genjeshtra, abuzimet qofte edhe me ligjin e kohes kane marre ne qafe njerez,  te behet kryetar gjyk. kushtetuese, prokuror, avokat, une kete e pranoj. E quaj moralisht te korruptuar, por e kuptoj qe vizioni im, nuk eshte ai i shumices shoqerise.

Sigurisht perpunimi i ligjeve ka si baze burimore funksionimin e marredhenieve morale, me definicion te drejtat dhe detyratm shprehur ne ligje, ne shqerite e civilizuara.Primitivet funksionuan sipas dokeve dhe kodeve kanunore.Por nuk mun d ti behet thirrje moralit te shoqerise kur asaj i mungon shprehja e moralit ne te drejten, ne ligj.Ndryshe moralizohet duke anashkaluar, te drejten, ligjin...

Po e pranoj, qe perderisa jemi ketu mendimi im ne lidhje,me kete, eshte fare i parendesishem, nuk ka vlere, sepse pjesa derrmuese e shoqerise shqiptare e ka pranuar ne heshtje kete gje prej 20 vitesh. Nuk e ka problem. Qarte kjo.

si the z Grava, "ligjet e kohes". e kam lexuar shpesh kete edhe me pare, e hedhur si loder per cirronkat e vogla nga apologjet te komunizmes, te perfshire vet personalsiht neper krime apo qe i kane patur prinderit gjykates, hetuesa toruturuesa, apo spiune-vullnetare.

tani, nese biem dakord se keto ligjet mbeshteten mbi nje fryme te gjithepranuar te njerzimit, nuk mund te mos bie ne sy fakti se ato akte, edhe pse sipas ca tipash ishin "ne perputhje" me ligjet e kohes, jane komplet ne shkelje te te drejtave humane, te njohura boterisht.
nese ndonje (trap do thoja) perdor shprehje se kjo qe perdore ti, thjesht tregon dobiçllekun e vet perkunder kesaj kohe. te drejtat e patjetersueshme te njeriut, nuk mund te shkelen nga ca ligje diktatoriale palo fshataresh.
ligjet nuk mund te shkojne kunder te drejtave te njeriut.
te perdorurt pra te kesaj logjike esh' prej laroje hipokrit sepse bie ne kundershti me vet kohen dhe "aleatet" mbareboterore. ose te drejtat e njeriut dhe humanitetin ose kafsherine e barbarine dhe "ligjet e kohes".

Bunker, je duke filozofuar ne boshllek.Sepse ne se flitet per nje ..LIGJ, do te thote se flitet per TE DREJTEN, ne nje kohe te caktuar te nje shoqerie me nje sistem te caktuar ekonomiko- shqeror.Ndersa , me ndryshimin e atij sistemi, ne nje perjudhe te dyte, ne po ate shoqeri, te gjitha " kritikat, mallkimet, sharjet, pergojimet, nuk mund te jene te afta sa te ndeshkojne dike individ, pse ato ligje kane funksionuar.Kete nuk arrin ta kuptoshe dhe e duke bere vec moral ne boshllek.ASnje, absolutisht asnje nuk mund te denohet sot pse ka zbatuar ligjet e atij sistemi, pervec rasteve kur pikerisht a shkele apo ka dale jashte parashikimeve te ligjeve te kohes..
Ne se nje ligj i asaj kohe ka qene ne shkelje te te drejtave te njeriut( qe a pas sa te duash) dhe ka arre definicionin e ligjit, ka qene ligji e drejta dhe jo mendimi yt e imi sot...Kete e kupton cilido qe ja ka haberin : ceshte ligji...More vesh?

Tortura, genjeshtra, dhe abuzimi nuk kane qene te lejuara as me ligjet e kohes, keshtuqe per secilin prej tyre mund te hapesh nje proces penal dhe ti kalbesh ne burg. Por per kete te duhen paditesit, dhe padites mund te kesh po hape dosjet. Pilerisht prandaj nuk donte berisha te hapeshin dosjet, sepse kthente ne vulnerabel shtresen tek e cila eshte mbeshtet me shume, qe jane ata te cilet mund te shantazhohen me ato qe kane bere ne kohen e komunizmit.

Berisha nuk arriti te kaloje as ligjin per lustracionin, se e hodhen poshte anetare gjyk. kushtetuese, qe prekeshin direkt nga ai ligj, jo me te hapeshin apo larg qofte te fillonin gjyqe per abuzimet ne ligjet e asaj kohe. 

Per te gjitha sa thoni ju Sved, me paderman qe hapen procese por jo sa fillozofojne kecerit qe verrasin, duke ju referuar Nyrenbergut...Nuk hyn fare krahesimi pervecse kur prralliste

Edi Rama: PS eshte e gatshme te miratoje nje ligj per hapjen e dosjeve. Lustracioni "garanton shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror, jo vetëm ndaj së shkuarës, po edhe ndaj të ardhmes, jo vetëm ndaj të përndjekurve të së djeshmes, po edhe ndaj qytetarëve të së nesërmes".

Disa nga citatet e Rames mbi ceshtjen, sipas faqes se PS-se:

Qëndrimi ynë është i qartë: Jemi gati të hapim dosjet, të gjitha dosjet, dhe jemi gati të votojmë një ligj të standarteve europiane që ka pëlqimin e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm ndërkombëtarë...

dhjetor 2008

Përsëris se jemi gati të ulemi në tryezë, me të gjitha palët e interesuara e me ekspertët ndërkombëtarë, për të kryer me dinjitet e seriozitet, një proces të hapur e koherent dhe për të votuar, me të gjithë bashkë, një ligj të standarteve europiane, që garanton realisht shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror, jo vetëm ndaj së shkuarës, po edhe ndaj të ardhmes, jo vetëm ndaj të përndjekurve të së djeshmes, po edhe ndaj qytetarëve të së nesërmes.

dhjetor 2008

Jemi ne, socialistët, përmes grupit tonë parlamentar, që kemi depozituar më shumë se dy vjet më parë në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për hapjen e dosjeve.
Është Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe shpura e tyre që e ka kycur atë në sirtar, vetëm e vetëm për ta përdorur fabulën e spiunëve të diktaturës në funksion të interesave politike të ditës.

 

...I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë një ligj europian për këtë cështje, e cila në thelb nuk është e asnjë partie më vete, po e të gjithë shoqërisë shqiptare si një e tërë.
...Ne jemi gati të japim konsensus mbi cilindo model të suksesshëm të vendeve të ish-Lindjes komuniste ku duhet të bazohet ky ligj dhe jemi të bindur se të gjithë do ta përshëndesnin një proces të hapur e konstruktiv në hartimin e këtij ligji.

dhjetor 2008

Qe pra rilindso, tashme ke maxhorance plebishtare, fitore te papare, 2/3 e votave ne Kuvend. Bujrum, beje ligjin sakllam sic ke insistuar se duhet bere.

P.S. Ato kohe paskan qitur dhe Kacin e zi te flase per ligjin e dosjeve...megjithese e panevojshme, e paskan dhe nje vote te sigurt tek opozita pdiste per ta bere ligjin e lustracionit lol

Sikur te prisnit iher te pakten deri sa te mblidhet parlamenti, apo quhet edhe po e miratuan te kryesia e partise?

Pe ti gjekundi qe autori i artiullit, apo ndonje peshk ketu, te kete kerkuar qe Rama te angazhohet per kete ligj qe tashi, paralelisht me mbledhjen e CV-ve te rilindsave? lol

Megjithate, s'do ishte aspak e parakoshme nje prononcim per kete ceshtje kur ti vije dita qe te shpalosen programin e famshem te qeverisjes, per te cilin po divergojne dite e nate specialistat e koalicionit rametplebishtar, se nese s'e paraqesin fare si nisme, apo se paku si 'dicka qe duhet bere' (sic shprehej me pathos Rama para 3 vjetesh) dihet qe veshtire ta vene ujin ne zjarr

Ti mer kerkove, te komenti me lart, ku i kujtove rilindasit qe ka 2/3 dhe mund ta beje. Une thash ruje komentin te arkiva jote e komenteve per kur ti vije rradha. 

Ca fitohet ...me hapjen dhe ca po humbet me mbylljen?

Transparenca

Po mire po sikur nje pjese e dosjeve te jene zhdukur, a ka kuptim dekonspirimi i vetem nje pjese te bashkepunetoreve?

Dosjet nuk zhduken dot 

Pse, a nuk jane prej letre e kartoni? 

Ja per transparencen vuajne keteja...!

sec kam pershtypjen qe nqs vendoset te hapen do ndodhi 1 shkendi andej nga jan ato dosjet smiley shendi elektrike smiley

 

Asnje gje ska per te ndodhur.Sepse nuk do hapen.Po u hapen....te zene hundet edhe amerikanet...Mos besoni marrezira qe perfliten per te shtyre kohen

Une sdq them duhet pritur. Nuk mund te paragjykohet e majta pa marre akoma drejtimin e qeverise.
Psh per te perndjekurit:
Fondi për ish-të përndjekurit
Në buxhetin e vitit 2013 për ish-të përndjekurit politikë qeveria ka parashikuar 3 miliardë lekë. Nëpërmjet këtij fondi pritet të merret kësti i dytë dhe i tretë brenda këtij viti, ndërkohë që këstet e radhës do të marren brenda viteve të parashikuara në ligjin “Për ish-të përndjekurit e epokës së komunizmit”

Te presim e te shohim sa miliarda me i larte do te jete Fondi per te Perndjekurit ne 2014 nga socialistet. Apo do te preferojne ti drejtojne ato fonde ne te tjera drejtime?

nuk do ti hapi,jo..
po besoj qe opozita do futet ne greve urie nen moton: te hapen dosjet! tamam si dikur,te hapen kutite...smiley

Jo re , te dale pastaj qe Kristaq Rama qe ka firmos vendime per denime me vdekje , nuk hapen jo.

Gjysmen e hetuesve, prokuroreve te dulles i ke pas investitor ndertimi. S'behej fjale te mos merrnin leje ndertimi me Edin ne bashki.

Edhe pastaj? Dy rruge a.Ose duhet ti vrasish ose duhet ti leshe te punojne si te gjithe.Edhe me demokracine edhe me stilin enverian nuk shkon.E drejta eshte vetem ligji.Bej nje ligj qe per dhjet a pesembedhjet vjet te kesaj kategorie te mos jene pjese e te njejtes natyre pune qe kane bere diku ose as pjes e administrates shtetrore de vate.Gam gam koti nuk ja vlen, si i la salihu keto pune..

Cfare hipokrizie. Kur te leverdis evokon ligjin, kurse per 1001 krimet e komunisteve te bere qofte edhe ne shkelje te ligjit te kohes, atehere per ato thuhet, -e moo ishin kohet, iku ajo kohe, c'rendesika tani.

Me ngjason me ato fondamentalistet islamik, qe kur i leverdis, evokojne demokracine per tu futur ne zgjedhje. Pasi marrin pushtetin me vote, abrogojne demokracine, fillojne te aplikojne sheriatin e nxjerrin jashte ligjit, qe i solli ne pushtet, gjithe te tjeret.

Po te ishte per Kristaq Ramen asnje njeri nuk do te ishte denuar jo me vdekje por as edhe me nje heqje pershendetje. Kristaq Rama ka qene nje zotni burre. Ai nuk mund as te thonte "jo" pjesmarrjes ne Kuvendin Popullor.

Akuza me e shemtuar ne drejtim te tij eshte nje e vetme per marredhenie seksuale me nje vajze te sapo martuar.

 

 

Hapja dosjeve do ishte ne nderin e PS dhe do i tregonte qe rrezimi per se dyti i bustit te EH ne qytetin studenti nuk eshte simbolik porse PS me te vertete nuk ka lidhje me PPSH dhe me te kaluaren ne pergjithesi. Kjo gjithashtu do i jepte fund praktikes se qelbur ku kundershtaret politike thiren me pseudonime duke lene te kuptohet qe kane qene spiune sigurimi, pa llogarit perdorjen e dosjeve per presion qe sula e ka pas kaq qejf.

Po dosjet pse ti hapin? apo per te ftuar ekspert nga usa qe te bejn ekspetizen e dosjeve qe me gjasa mund te na dalin te manipuluara?

pra te gjithe shqiptaret e kan dosjen bore te bardhe.veçse jeta e tyre eshte nje dosje e zeze.

" A do t'i hapin dosjet parlamenti i ri " ?!

Hajde Gazetari hajde , "  hapi " o gazetar " hapi " hapin eshte kur behet fjale per " parlamentaret e rinj "

Edhe sikur te hapen dosjet, ka nje problem tjeter:

Humbja e memorjes te personave qe jane perfshire ne persekutime, sic e humbi memorjen ai qe pergatiti dosjen e Fatos Lubonjes, Llambi Kote (shqip / anglisht).

Kush e shkurton me per dosjet?! Tjeter muhabet me kestet, ato sakën se provojnë te vonohen smiley

Po pra, Rama ka premtuar karamele dhe muzeume se fundmi ke programi i #ringjalindjes, jo hapje dosjesh, por puna eshte qi ka thene dhe ato te tjerat si me siper te cituara, kur rrihej lustraligji n'Kuvend heren e fundit, qi eshte nji qeshtje me rendesi si per te shkuaren dhe per te ardhmen, dhe qi pra duhet bere paqeter.

Po mbase do ndryshoje mendje dhe do adoptoje linjen e ngjalisteteurteve te Peshkut:

Po prape me te shkuaren mo  qeratenj? O  humbasim te  tashmen dhe ....ate qe do vinte mo.......

Ose mbase do ta beje, po valle ka lexuar VQ-ne qe ta beje sic duhet?

Djema mos u grindni, se e kam thene une para shum vitesh tek libri “Vizione te qarta”, se; Komunizmi as ka ekzistuar ndonjehere, ka ekzistuar po Socializmi shteteror, qe sipas Marksit eshte socializmi me i keq apo sistemi me shtypes.

Xhibooo, sa mirresh me citime te miat, ben mire te lexosh VQ se ka shum material mbi llojet e socializmave, kapitalizmave dhe per çeshtjen ketu, ate te dosjeve. Eshte liber udherrefyes, manual i gjalle smiley

Ehuuu... me dosjet akoma ju? Po dosjet i perkasin arkeologjise tashme!

Lale, we have moved on to bigger and better things.

"Mallakastra ka përkujtuar 70 vjetorin e Besëlidhjes së Poçemit dhe figurën e ish- kryeministrit komunist, Mehmet Shehu.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë deputetët socialistë Gramoz Ruçi dhe Pirro Lutaj si dhe kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo dhe kryebashkiaku i Ballshit, Ilir Çela."

Neritan Ceka: Komunistët, jo në poste të larta

Unë kërkoj që t’i lemë retorikat boshe, pasi në qeverinë aktuale janë 20% e përfaqësuesve të komunizmit. Nëse doni ta luftoni realisht komunizmit hajde të ndryshojmë Kushtetutën dhe të vendosim që asnjë komunist nuk do të lejohet në postet e larta drejtues, që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, gjykatës dhe në të gjitha institucionet shtetërore, të mos marrin pjesë në asnjë drejtim të shtetit.

Ceka e la me kaq! Pastaj qendroi ne krah te ish Komunistit ( ve) deri me Qershor te trembedhjetes!smiley ne Qeverine e 20%shave komunist!

Dosjet thuhet se u jane shitur alieneve. Po, po atyre tuçave jeshile. Ca thone, se si rrjedhoje e ndryshimeve te thella kulturore me alienet ne fjale, keta te fundit i gjejne materialet e dosjeve shume funny, ca te tjere ngulin kembe ne shume sexy, dhe ca me pak origjinale, i bashkojne te dy perferencat aliene. 

Tirone, ketu ja ke prek telat e zemres Xhibit. Se ti e di mo ai ecen me parimin "No sex, no fun". Per te alienet po pallohen tu qesh me lot me dosjet m'dore.

Vec per ca tjere ketu nuk e di pse i djeg kaq shume kjo puna e dosjeve? Bohen si hiena te keqija nga ato zhulcet kocke e lekure qe jone tu nordh. Nejse edhe kete 4-vjecar te rrine te qete se nuk do u dalin sheshit pislliqet per te cilat meritojne te varen per llape.

Po me qe jemi ketu, desha te pergezoj edhe ca "demokrate" qe votuan masivisht per deputetin e tyre model. E kam fjalen per ate qe kur u arrestu Fatos Nano, deklaronte ne mes te Tiranes (ne mitingun e PS te stadiumi Dinamo) :

"Do t'u thyejme kafkat dhe do t'i terheqim zvarre" 

Sigurisht qe e kuptuat qe behet fjale per ate mootin e rras, Kac Islamin, qe pas kesaj shkoi e u fsheh te ambasada greke. 

Xhibo besoj e kuptove qe e ke t'kapme hapjen e dosjeve!

Kaçi i zi eshte si pune daci, qe sido ta hedhesh bie ne kembe. Do ishte ne parlament si me partine blu, mavi, apo ate te ecjes sportive, pavaresisht si votonin "demogratet" apo "xhondemokratet."  E ka dosjen me rronje te thellesmiley, te vaditme dhe me parfum Parisi.   Bile per kete pune dhe alienet jane bo shume kurioze, e dune me çmontu iher te shofin ça ka mrena.

I thuj te vejne kundra-gaz para se ta cmontojne se nuk majme pergjegjesi per pasajot!

Nuk kane alternative tjeter berishistat, vetem luften kunder Komunizmit edhe pse komunizmi nuk ka asnje shenje! Evetmja shenje eshte Politika e vjeter e PD-s Berishes dhe pionereve te vet, militant  pa tru! 

Gjatë marrjes në dorëzim të këtij Arkivi nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezidentë, strehues, agjentë, informatorë) u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje (nga të cilat 29453 në tri vitet e fundit). Nga studimi i ligjeve dhe rregulloreve të kohës në fuqi në ato vite, rezulton se këto veprime janë bërë në kundërshtim të plotë me to. Për këto veprime ruhet dokumentacioni i plotë i kohës me urdhërdhënësit, procedurat dhe procesverbalet zyrtare përkatëse. Përgjithësisht janë “asgjësuar”, jo pa qëllim,  dosjet 2A dhe 2B të personave që ishin gjallë.

 

Unë mendoj se është e domosdoshme kryerja e një hetimi publik dhe të plotë të gjendjes së të gjithë materialeve që ruhen në arkivat e mësipërme, nga njëra anë për të pasur një njohje të plotë të problemit që na intereson, në aspektin e ruajtjes dhe përmbajtjes, dhe nga ana tjetër, për të mënjanuar çdo hipotezë e çdo legjendë urbane.

Aleksander Meksi

 

Ja dhe ca argumenta te forta te anes tjeter te peshkdebatit, perla te cilat s'i paskam pare nga zakoni i te moslexuarit te disa nofkave:

me paftyresine e tyre GUXOJNE.. e kerkojne pyetje.. pyetje.. pyetje... ooooohhh.. o Zot i madh qe je ne qiell... pse nuk nxjerr nje top gjigand flake prej xhepit tend te brendshem edhe fluturojua ktyre krijesave mauvois foi... e shpirti tu digjet per 1000 shekuj.

...

Ore POPULL i PPU e dini Ju cfare ka qene SHQIPERIA ...Pas 48 eshte hera e PARE ne jeten e Shqiptareve qe jane Qeverisur nga SHQIPTARE dhe jane Shkolluar Shqip .Pse Partia e PUNES ? Asaj i ra bara e misionit Historik dhe e kreu ne Maksimimumin e Mundshem  duke i dhene Atdheut dhe Popullit njerez te kenduar dhe te zote ti dilnin ZOT . Me shume nuk mund te beje nje Force Politike pervecse te letre NJE Rini Shqiptare .Kete nuk e ka Kuptuar Lisieni ose "ben detyren "

...

450 uzina Mekanike , 500 te tilla  simile te plotesuar me makina metalprerese etj ne pjesen Maximale RegjimTre Turnesh ... Kater miljone njerez hanin Buke kendonin dhe hidhnin valle si gjithe njezit e zakonshem ne kete jallane ....dhe te çajne Bythe e lagu se lagu Enveri - Memeti . I hoqen nga katojt  u hoqen  Morrat e Pleshtat u Hoqen Bishtin i bene NJEREZ i mesuan te Lexojne e te punojne .

stili idrisit smiley

xhibi dmth s'e lexoka idrisin. s'e kuptoj pse vje te peshku smiley

smiley

 

 

Rono, a e more vesh qe Hitleri ka lujt shah me Leninin ne 1909-en dhe Fuehrer-i e paska fitu neshjen? I kan bo nji gravure tu lujt bashk qe po del ne ankand me cmim fillestar mbi 65K $.

 

 

Xhibolja mba dosjet tek PPuUsmiley

Une ty Xhibole do ta them me pltot Gojen .Ne dosje jane emerat e te gjithe atyre qe ti leh nga mengjezi ne Darke per Vlera niprit e kushurijt e emrave te dyqind krimineleve qe u miratuan ne Gjyqin e Nyrenbergut .pse ishin te tille .Lexo te kunderten e asaj qe prure nga Dosja ime smiley pervec te tjerave bashkepunuan dhe me Fashizmin dhe me Nazizimin !

.Dhe une kom lujt shah me salen dhe e kam Mujt dhe Xhibolja  ka inat se kam mund saliun dhe me rrafi enveri smiley Nuk vi emo deri nga shtatori po e lexoj per te kalu Kohen sepse sic dhe lexon ketu ka plase MUTI jashte Bunkereve smiley

Kane Plase firmat dy M ...a thu se filloi sot Shqiperia e mos te permend Hundderrin variantin e Nockes per Plehra ...

Une jam ne pritje te hedhjes ne ere te Objekteve , djegjes se rafinerive , shtimit te Maskave dhe Dhierjes se Rruges se Kombit , nje proteste ne Bulevard per Dritat ku nje Polic nga te Sales do ngrere nje Flamur te rene ne toke smiley  Kam edhe nje muaj e gjysem si Pushimet e Bradit qe per cudi qeka shndruar ne O Belul o trim i marre smiley

Por kjo qe pruri xhiBOLJA ( me kete do zevendesoj LefGOPENE ) , ishte shume e vecante se si po e katandis blogun e nderuar PPU nje karierist i paprincipte ne rradhet e Admin qe nuk besoj dhe nuk ma do shpirti te jete nga te vjetrit e nderuar !!!!!!

Fshirja e kesaj te Xhiboles do ishte nje cfaqe e perseritur debiliteti  e po ketij admin ndoshta dhe Moderatori si Gjembac Gomeresh !

nuk esht admin! dmth gjalle ne bote jo.

per te tjerat, zemra te gezuara, Ziko. 

me vje keq qe edhe mas kaq vitesh ala diskutohen dosje (kom pershtypjen qe ky debat do jet i nxehte edhe ne vitin 2174). gjynof prej zotit. nje muhabet kaq i trishtum, sa nuk ke nga e kap. te persekutumit, spektatoret neutral, pakez te pam shtremtit, pakez te perkedhelmit etj  nga ai regjim jon te gjithe me nji lloj zhgenjimi te tyrin ne bark. por eshte bizarre, edhe pse e drejte, qe dikush i lind ne 1980-en, ta kete kete ceshtje ala si gjeneruese hidhtesie. shumcka nuk shkon me ate vend  e me ate popull. qe psh dosjet te jene objekt sherri dhe urrejtjeje te mirefillte edhe me rob te panjof e virtual ne vitin 2013, kjo eshte gati gati klinike.

fataliteti: cfare duhet te ndodhi tjeter qe te pakten ky muhabet te zej karar? kush duhet te vije me ne fuqi? demokristioanet? islamiket?

kam perkthy poezine e nje lituanezi qe ka jetu ne poloni gjate L2B, ne te cilen flitej pikerisht per flegmatizmin e gjinise njerezore, e gjindjes ne shumice absolute qe eshte e vendosur me se s'ben te beje jeten e vet normale, me nji mizantropi te pakufishme, edhe kur 100 m me andej ka burgje, ghetto dhe digjen te gjalle rob. kjo ka vazhdu kshu me shekuj dhe ne te gjitha vendet. Kush ka dy pare mend, dhe nuk ndjen kenaqsi perverse duke u thone te tjereve enverist, sipas parimit shif lesh e kercitja, kete e gjen si nje moment per reflektim! Gjere dhe thelle.

Kalofsh mire, se po dal per icik.

"shumcka nuk shkon me ate vend  e me ate popull."

emigrant ti me dukesh si puna atij hoxhes qe thote: boni si them un,  mos boni ate qe bej un...

pse mendoj keshtu, sepse ti nuk do qe te hapen dosjet e krimeve te bera ne kohen e qeverisjes se Enverit, dhe deri ketu un jam plotesisht dakort me ty dhe me duket çudi qe qeveria e Rames te beje nje gje te tille...

por nga ana tjeter fjalen kriminel e perdor si aspirina para buke e mbas buke dhe e perdor kundrejt Sali Berishes qe simbas meje tani per tani nuk me rezulton i denuar si kriminel dhe jovetem nuk eshte i denuar por nuk eshte as i akuzuar 

prandaj me lind pyetja se shumcka nuk shkon edhe tek ty

 

smiley

mire. me thuj si te duket nji vjershe me arixhofka lumi, se sapo e vuna te blogu im.

natenemire.

ktu sapo u gthi e un jam gati me u nis per Milano, vjershen per i her tjeter... flm per pergjigjen brenda standartit

kur ta kesh per kollaj. rruga mbare.

Edvin Rama para se gjithash duhet te nxjerri nga ilegaliteti librin e tij "Refleksione" edhe per hater te te vertetes por edhe sepse ai nuk ka te drejte te mohoje te drejtat e bashkautorit A.Klosi. Fakti qe nuk e ben kete eshte shume elokuent.

Situata ne vendin tim eshte shuuume interesante. Bijte a atyre qe shkaterruan vendin do ta çojne vendin tone, ne rrugen e tranzicionit, drejt te ardhmes tek periudha e rilindjes qe ndodhi, ne mos gabohem, nga shekulli i 18te.

Te shtunen e kaluar pata rastin e mrekullueshem, ne nje mbledhje ne teatrin Eliseo ne Rome, te takoja, mbas qindra vjetesh, nje njeri te gjakut tim. Flitet per nje deputete te parlamentit italian, (ster)mbese e Xhuzepe Skiroit, njeriut tim te dashur, qe i lindur ne nje familje e larguar nga vendi yne prej qindra vjetesh, ka shkruar libra shqip ne disa dialekte tonat...  

 

Situata ne vendin tim eshte shuuume interesante. Bijte a atyre qe shkaterruan vendin do ta çojne vendin tone, ne rrugen e tranzicionit, drejt te ardhmes tek periudha e rilindjes qe ndodhi, ne mos gabohem, nga shekulli i 18te..."

Ndoshta ata do na cojne ne shek e 18te ,me shqipot cdo gje ben vaki .Nga ana tjeter ti duke fajesuar bijte per bemat e baballareve flet me kanunin e lekes te shek 15te .

Providence has enabled our paths to intersect. His foreparents came to America on immigrant ships; my foreparents came to America on slave ships. But whatever the original ships, we're in the same boat tonight.

Alba, e çmoj komentin tend. Ka dy menyra per te arritur ne pushtet: duke hyre ne gare e duke fituar poziten me zotesi dhe merite ose nepermjet nje rruge te shkurter qe menjanon nevojen e zotesise dhe merites thjesht per faktin e te qenit bijte e baballareve. A do te ishin keta politikane ne keto pozita po te mos ishin bijte e atyre gjenive qe shkaterruan vendin nderkohe qe perqafonin dhe pushkatonin njeri-tjetrin? Te njejtet shkonin drejt pushkatimit duke thirrur "Rrofte Partia".

A do te kishte shkuar Fatos Nano per te thirrur Edvin Ramen ne Paris ne mos i shtyre nga dikushi qe nuk shfaqet kurre ne publik? A ka nje zanat Edvin Rama? Artist? A ka ndonje veper? A do te ishte sot ne ate pozite Zoti Rama po te mos kishte shkuar Nano ta merrte nga Parisi? Kjo pozite i eshte mohuar dikujt, apo jo?

Nese Fridrich Engels do ta kishte krijuar vete ndermarrjen ku kaloi jeten duke mbajtur me para te vjedhura nga arka e ndermarrjes (Karl, prit sa te iki nga zyra ortaku qe te fus duart ne arke...) nje mikun e tij gjeni te vertete... cilen rruge do te kishte zgjedhur: Komunen Primitive qe perfundoi ne kanibalizem apo Boten e Lire?

 

 

 

A do te kishte shkuar Fatos Nano per te thirrur Edvin Ramen ne Paris ne mos i shtyre nga dikushi qe nuk shfaqet kurre ne publik? A ka nje zanat Edvin Rama? Artist? A ka ndonje veper? A do te ishte sot ne ate pozite Zoti Rama po te mos kishte shkuar Nano ta merrte nga Parisi? Kjo pozite i eshte mohuar dikujt, apo jo?

Edhe i eshte mohuar edhe s'i eshte mohuar.shqiptaret qahen nga politikanet e tyre , flasin me ore te tera ne kafene per ta por nuk dalin ne shesh te mejdanit te merren me politike e te marrin pergjegjesi mbi vete.ti psh pse nuk vete atje te futesh ne ndonje nga partite e ti reformosh.Ka qene me duket plutarku i cili dikur tha "kur te mencmit refuzojne te merren me politike rezultati eshte se do qeverisen nga inferioret e tyre."

Platoni. 
jo se ka nevoje per konfirmim po shume e vertete eshte

Alba, je djale/goce e mençur (nuk eshte lajke). Une e kam takuar Fatos Nanon ne shtator te 1997 ne Hong Kong. Ishim ne te njejtin hotel dhe Kastriot Islami, qe e kisha takuar nje nate perpara me Gramoz Pashkon ne hall-in e hotelit, me tha te shkoja ta takoja ne sallen perbri. Ai i qete dhe i sjellshem ndersa une ju drejtova si kryeministrit te vendit tim. Me tha:"ah, paske marre sjelljen perendimore!". Te pasnesermen ne aeroport, ne krye te delegacionit dhe i rrethuar nga rojet, me pershendeti nga larg me perzemersi. Mbas nja dy vjetesh jemi pershendetur ne Rogner.

As qe flitet te me kerkonte te kthehesha ne vendin tim dhe te kryeja ndonje detyre. Nuk varej nga ai vete.

Une nuk pranoj kurre te hyj ne politike, ne Shqiperi dhe as ne Itali. Per te njejten aresye qe Ismail Kadare nuk pranon te behet president dhe Anglia nuk pranon te hyje ne Euro.

Ne vitin 1991 im ate me tha:"Ik qe ketej, ne periudha tranzicioni, ka shkruar Dostojevski, skena mbushet me maskarenj. Ti je krejt i pazoti te merresh me njerez te tille". Ai e dinte me mire se kushdo tjeter qe une isha krejt i pamençur. 

Sot ne Shqiperi njerezit ankohen dhe rreth 50% e votuesve preferojne Partine e Astensionit, me e madhja parti qe per fat te keq nuk gjen asnje propozim per te cilin te votoje. 

Po te vesh re, njerezit bejne nje gabim themelor: krahasimet behen mes njerit dhe tjetrit dhe jo secili prej nesh me standardet qe bejne ndryshimin mes te ardhmes dhe te shkuares. Duke krahasuar genjeshtaret dhe hajdutet e njeres ane me te tjetres fitimtari mbetet shoku Enver... 

Po te vij neser ne Shqiperi, i vetem, nuk ja dal te nxjerr nje mase te madhe njerezish nga moçali i injorances. E para se jam i pamençur. Komentet e mija tek Peshku PU perfillen fare pak.

E dyta, se nje njeri i vetem nuk mund te nxjerre nga balta moçalore nje mase te madhe njerezish qe preferojne te vijne verdalle duke peshtyre ne vend qe te shohin te ardhmen. Duhet ata vete te vendosin te perdorin trurin (gje e ndaluar nga Pushtiti Popullor per gjysem shekulli)  dhe te marrin rrugen drejt nje te ardhme te merituar per nje komb qe ne kushtet vertet me te pamundura per te tjeret ka qene ne gjendje te krijoje nje Brand te admiruar dhe te respektuar ne bote- BESA. 

Kam nje pune qe me kenaq shpirtin dhe ja vlen te kaloj jeten.

 

Po qe se hapen dosjet athere eshte rama qe duhet te hiki i pari nga politika.

Pershtypja eshte se "aleatet" po humbasin kohen e cmuar me diskutime mbi ndarjen e pushtetit dhe po i kushtojne shume pak kohe programimit te puneve ne dobi te vendit. 

Per te maskuar kete situate, depcom-i i PS-se hedh per konsum here pas here pseudo-ngjarje, qe i quan nisma, si ajo e cv-ve.

Ne keto kushte e shikoj te veshtire arritjen e permbylljes se ceshtjeve si kjo e lustracionit. 

Ajo qe thua ti mund te qendroje per ceshtje te tjera, po per lustracionin s'e kane pasur fare ne program ne fakt keta te PS-se; edhe atehere kur perpiqeshin te afronin te perndjekurit (kur Sala i bente sehir tek digjnin veten) i kane premtuar karamele, por asnjehere s'i kane permendur lustracionin.

Xhanem dhe Berisha vetem e ka paraqitur lustracionin kur i duheshin gure per te gjuajtur Ramen, dhe atehere e ka bere ligjin kastile qe te deshtoje.

Ne kete pike, shkrimi i Ndreces eshte i mirepritur dhe ne kohen e duhur; do duheshin dhe te tjere te tilla (meqe gazetaret tane facebookiste s'ja bejne ndonjehere keto pyetje Rames) qe te pakten Rama te denjoje te prononcohet per kete ceshtje, sidomos tani qe eshte koha e gatimit te programeve, me shume pune e perpjekje konvergiste pslsiste.

A do t’i hapin dosjet parlamenti i ri?!

shqipe e percudnume. gjynof, se dro e kisha lexu.

p.s.

kam nje shok kosovar, me dashnore po kosovare, po qe fol anglisht gjithe kohen.

e pys nje dite- o ti fjollze, pse fol anglisht gjithe kohen. 

me thote- kur flas shqip me vjen turp se boj gabime qe edhe vete e di qe jane te trasha, se nuk kam shku ne shkolle ne kosove. 

e kam bo shkollen ne bodrum te shpise.

e ngasi nuk du qe robt te menojne se jom budallice, mo mire fol anglisht, se aty gabime nuk boj. 

p.s.1.

falemindersen

Po do i hapin....

...ne 36 gusht ose sic thote populli, pikerisht ne diten kushtuar qethjes se vicave

"Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme" (fq. 182)

A ka ngelur ndonje fije nga ky Rame i 22 viteve me pare? Sa perqindje duhet te kete nga ky Rame qe te arrihet hapja e dosjeve te sigurimit? Edhe sikur te kete ende nje perqindje te mjaftueshme, nuk duhet harruar qe maxhorancen e thjeshte e ate kushtetuese e ben Likja i maleve te thella te Skraparit, dhe me sa dime ai mendon qe nje edhe me ngjarje te fresket si 21 janari duhet te merret historia e arkeologjia, qe te ben te mendosh qe per dicka antike si dosjet e sigurimit Likja qe ishte nga te paktet eksponente socialiste qe i beri homazhe Ramiz Alise ka dhe nje perqindje te vogel fare interesi per te bere.

Teper teper skeptik se ka per tu bere dicka...

Eshte e tmerrshme, u be plot dy jave qe nuk diskutohej me hapja e dosjeve. Permendeshin vetem krimet e komunizmit, por dosjet i kishim harruar. Kjo eshte si te shkosh ne stadium pa fara luledielli.

Aman kur do t'i hapin se u terkuze.

" u be terkuze "

faleminderit! Per nje be qe ti s'e ve...

Brado, i llaf s'e the anej nga sektori i pytjeve mbi artin dhe letersine... bojkot total. shum personalisht i merr gjonat, zeje se e hapi nanji nga te tute ate teme... jep i menim, te shkreten, robi... bo i korrigjim... i vlersim...

Ke te drejte , por nuk eshte nenvleftesim eshte vetem vleresim smiley " nje kaktus nokturn " ca me thone une  dilka dhe me rime smiley

smiley

te nok dhe te rrun smiley

smiley

 

Por mbi te gjitha a ka mbet ndonje dosje per t'u hapur? Se per te hapur dosjet, pikesepari duhet te kesh... dosjet. Ku dosjet? A ka mbet ende ndonje dosje?

Ne kete palo shtet qe kemi patur keto 23 vjet ku jane bere lloj-lloj pislleqesh, a mendoni ju se ish-spiunet nuk kane gjetur rastin per te eliminuar evidencat?

Qe ta them troc fare, une mendoj se kane ngel vetem dosjet e atyre te lodhurve: ndonje fuksi qe sot luan domino ne lagje. Dosjet e tjera te njerezve qe kane qene protagonist ne jeten politike, ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperine e pas-regjimit, mendoj se jane eliminuar me kohe.

( krejt e vertet kjo ).

smiley

kur ben ato pershkrimet e tipit te Gjon Kastriotit, shiko Gjergj, ky asht dheu i te pareve te tu, te dalin edhe me te bukura komentet.

I harroni dosjet, cfare u be nuk zhbehet dot..nje falje do te ishte e ndershme dhe e moralshme.

jom kurioz ca mund te ket pas ne dosjen time, po qe se ajo ka ekzistu. por nuk du emra. pa emra, se nuk do e duroja dot idene e ndonje spiunimi nga shoqni e afert, nga gjonat me te cmuara qe kan mbet nga ai realitet marsian tashme.

Nuk jam kurioze fare, as nuk dua ta di se kush me ka spiunuar apo kush ka folur mire apo keq..(une s'kam dosje fare se kam qene e vogel ne ate kohe) por mos harroni se i tille ka qene sistemi, ku secili ishte "i detyruar" t'i pershtatej atij regjimi, te mbijetonte, te shpetonte, te luftonte, te punonte dhe te jetonte..Kush ishin keta? Ishin vellezerit, ishte komshiu,ishte miku, ishte shoku, ishte i afermi jone. Ne qofte se dosjet hapen do filloi " nje hakmarrje" njerezit nuk do kene qetesi kur te mesojne te vertetat e hidhura..

Ke te drejte , te lexosh spiunlliqet e emigrantit kur ka punu ne fabriken e tullave ne Vore te iken petlla smiley

Dmth ti i paske lexu?smiley

Nuk rri dot ti pa bo pyetje provokuese ?

nuk me rrihet...

e ke shume gabim, dosjet duhet te ishin hapur qysh pas fillimit te demokracise. Ahh po cfar demokracie flas une ne shqiperi nuk erdhi kurre! Fal myslymanizmit ne shqiperi ekzistone ideja e hakmarrjes kunder tjetrit! Te gjitha vendjet e lindjes i hapen dosjet dhe tani nuk diskutohet me per to. Ne shqiperi nuk ka ndodhur akoma pajtimi kombetar sic ndodhi ne co vend, sepse njeher per njeher duhet te dali e verteta ne shesh. 

te gjitha vendet ish-komuniste disa vite pas renies se regjimit, ne blokun lindor, kuptuan dicka me rendsi jetsore per te ardhmen e tyre.  Ata duhej patjeter, pa asnje diskutim te hapnin dosjet per te len te verteten ne drite! Ne dosje njerzit gjeten gjera qe i habiten, gjeten se ishin sulmuar apo tradhtuar nga njerzit me te aferm qe smund tju vende ne mendje kurre. Kjo ndodhi ne cdo shtet te evropes Lindore, pervec Shqiperise! Perse?! Un jam i bindur se ne shqiperi nuk do ket pajtim kombetar, dhe shqiperia dun do te ece kurre perpara pa u hapur dosjet e komunizmit, pa dale e verteta ne drite. Me siguri do ket nejrez te krisur qe do hakmerren por ka kaluar shum kohe shumica e nejrzve nuk do kerkoj hakmarrje dhe sigurisht nuk mund te kerkoj drejtsin ne gjykate pasi te gjitha kan amnisti. 

Dosjet do te hapen me 16 Mars 2017, dhe do te qendrojne te hapura per pothuaj 12 minuta te tera.

 

Hapini dosjet se nuk do ndodhe asgje veteme  verteta do dale ne shesh!askush nuk duhet te turperohet nga ato qe kan bere paraardhesit, vetem tani e tutje me ndershmeri. Dhe kjo fillon nga hapja e dosjeve. Mos tu fillij tani tu rekomandoj te shikoni , filmin the mighty. 

Dosjet jane ber si tespijet qe nxirren per here per argetim kur ske cte besh tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).