Çdo person ka një mënyrë të vetën të të parit të botës, por këto pikëpamje janë jo shpesh të ngulitura në formën e paragjykimeve. Në librin e tij të ri "Atlas i Paragjykimeve", botuar kohët e fundit në Gjermani, projektuesi bullgar Yanko Tsvetskov, 38 vjeç, ka krijuar hartat satirike bazuar në klishetë kombëtare dhe historike. Bazuar në këtë atlas, për shembull në Gjermani, me sa duket, kur njerëzit të mendojnë për Suedinë, është IKEA ajo që u vjen në mendje.

Sipas hartës satirike të Tsvetskov-it spanjollët e mendojnë Gjermaninë si toka e "Cruella De Merkel", Greqinë si “toka e vajit të keq të ullirit”, Turqinë si Maroku lindor, dhe bullgarët si “ndërruesit e bebelinave”, Britaninë si “Turistë që vjellin” dhe Rusinë si toka e “Priftërinjve të Martuar”. Grekët, e quajnë Greqinë thjesht “Ne”, Maqedoninë si “Toka X”, Shqipërinë si “Të Çuditshmit”, Italinë si “plagjiaturistët”, Britaninë thjesht si “George Michael”, etj. Polakët kur mendojnë Gjermaninë fqinje, e konsiderojnë "garipi perëndimor." Për britanikët, nga ana tjetër, kufijtë kombëtarë Evropës zbehen, ndërsa shtet janë thjesht direktiva dyqanesh apo ushqimore: Gjermania – birrë, Zvicra – kek, Sllovenia – supë, Turqia – no pork meals here.

Në Gjermani, libri është botuar nga Knesebeck Verlag. Një botim anglisht pritet së shpejti, raporton Der Spiegel.

48 Komente

Lezecem, te gjith mendokan qe gerqia eshte bunker. 

Bunker si ky i  Peshkut me flamur francez .

P.s gojet e liga thone qe eshte LeftY i futur ne Bunker..smiley

o galip, qenke kalama fare. i kushton v-mendje vetem ngjyrave te flamurit or gango... smiley

LeftY... Prap ne Bunker ti  smiley

Ballkani perendimor qenka me se shumti "uncharted".

Eshte per t'u habit me cfare e kalojne kohen europianet.

jemi te keq ne. zbulim dhe kunderzbulim (stereotipesh)... edhe nja ca (popuj) mbeten smiley

Italia plagjiaturistët? E çuditshme kjo, paska qenë fare zagar ideatori..

perhere e kam vra mendjen se ca mendojne polaket per pjesen tjeter te evropes. 

Ta theme une qe kam qene disa here ne Poloni dhe them se polaket i njoh mire. Jan nje nga popujt me injorante ne europe. Kan vetem opinione klishe. 

hahaha, 

nuk udhton mire sarkazma n'internet.

smiley

ke mendim te kundert mrroklla? une them se i njoh goxha bazuar ne faktin qe kam mbi 10 vjet rrethuar ne ambjentin tim me polak dhe kam qene ne vendin e tyre disa here. Nuk kam opinion negativ per ta, eshte thjesht nje opinion pergjithesues.

jo jo dakort.

pijanece dhe jo shume miqesore.

femna zhulse.

Edhe ne shqiptaret opinione klishe kemi, ja kete e paskemi njesoj me polaket smiley

 

dicka ndryshe qe kemi nga polaket, te pakten ketu ne usa; nuk ka dal akoma ai trim qe te thote qe shqiptaret jane te trashe. 

 

Lere mrroklle se sa na kan poshteruar ne publikisht (jo individualisht se ashtu vertete duhet te jete ndonje trim me flete smiley &nbspsmiley ne media dhe opinionberje nuk kane poshteruar identitet tjeter ndac ne amerike, ndac ne europe.

Kam nje shoqe polake. Ndonjehere me duket si shqiptare smiley

Polaket jan shume ndryshe nga shqiptaret. Mnjf nuk e di se cfar aspekti te jeteses kemi ne te perbashket me polaket pervec se mund te them jemi me te ngjashem me ta se sa me kinezet dhe afrikanet psh.

Nga ca sjellje mbase, me ngjajne. Mgjtht ketej qarkullon dhe si tip joke - ' what are u, polish'?! Lol. 

mund te them harxhoj dy-tre dite ne jave ne total duke vrare mendjen per kete pune - ca mendon pollaku ca mendon pollaku

futja kot qenka ky libri... nese do thoshim pargjykim per italjanet..  ne fillim te vete mendja te mafia, pica, pasta etj....

ndersa kur permend gjermanet.. patjeter, thua: Hitoja,nazistet,   birra.. po edhe BMW  apo Mercedesi..smiley

Belul, po ato s'jane paragjykime, jane te verteta. Per italianet, te pakten. Per ata te tjeret, s'di gje. smiley

po jo pra.. te thuash qe cdo italjan eshte mafioz,  eshte paragjykim, apo jo...

jo, sepse dhe italianet ashtu e perceptojne veten ne njefare menyre. kur punoja atje, kryeredaktorja me thote "cfare do tregoja une per Italine ne bote? do flisja per Berlusconin, per mafien, per drogen e kshtu me radhe". 

Po kto jan budalleqe o Belul me vjen keq me ty, carlleqe te tilla ka me mijra ne youtube... te besh kto objekt bisede eshte e kote.

natyrisht ora...  ca pret ti, e ka bere Yanko bullgari kete librin..smiley      po i fus edhe une nje paragjykim per bullgaret..smiley

Keta jan haleja turke e BE-s smiley)

Po spanjollet e paskan ndare Italine ne dy pjese; te veriut Mamma's boy, jugu pa zot. kurse Espana Balcanica, neve kshu.. Olé! 

Nje lajm interesant djema qe e kishin te tera gazetat perendimore sot; 

Sherbimi i fshehte rus, ka porositur rreth 20 maqina shtypi daktilografiste, per punonjesit e vet, me qellim qe te mos perdorin kompjutrin. 

Gazetat njoftonin se ky kthim prapa i ketij sherbimi, behet per shkak te hakersave, qe futen dhe manipulojne te dhenat e shum websajteve, programeve kompjuterike, etj. 

Ca jane kto makinat daktilografiste mor Pjer, shpjegohu mor vlla. smiley Sa per sherbimet sekrete Pjer, qe ta dish ti nuk ka sherbim sekret ne bote qe perdor internetin per arsye pune smiley

Pervec sherbimit te Saliut qe i fut shiksat e tij neper blogje per te bere propaganden e partise.smiley

Jo po te shkrujne me pende pate dhe kallamar, çfar idiotsirash shkruhen, dhe i hane te gjithe. Po nuk eshte nevoja, mos u lidh me rrjetin, dhe perdore kompiuterin si makine shkrimi. Nuk ka asnje rrezik.

heretik, pse flet me kaq siguri ti? qe ska asnje rrezik them smiley

ka te drejte heretiku, 1oora. Eshte gje e ditur ajo tashme. Shembull tjeter, bankat.

Ka te drejte per cfare? dhe cfar shembulli jan bankat?

Kam te drejte kur them qe te gjithe vendet e tjera, jane raciste, jane hale, perveç shqiptareve qe jane burra te mire. Tani burra te mire nuk jane me thone te drejten, se hakshe hakshe burre i mire ne bote jam vetem une.

heretik, po pse nuk kuptoni mor vlla cfar u thuhet? Pse o njerez merrni mundimin te pergjigjeni megjithse as nuk keni kuptuar c'ju thuhet? ce keni kete mani te keqe? Nuk kuptoni vertet apo jeni thjeshte  te nxituar?

pa qeder 1oora, po dihet që pjesa 'operacional'-e e rrjetit të institucionit, ajo që operon me të dhëna, nuk lidhet me networkun (www) për siguri (safety). Në një bankë psh, komputerat që mbajnë të dhënat e klientëve (cashiers terminals) s'kanë internet connection, prandaj pa rrezik.

Dakort por po flasim per sherbimet sekrete he? Rrezik nga hakerat s'ka por rrezik nga sherbimet sekrete (po te egzistoje vullneti psh) ka qe cke me te. As letra dhe lapsi nuk te ruan nga sherbimet sekrete. 

Ai diskutim eshte sh. me i gjere pastaj, dhe dakord me ty. Po ketu filimisht u fol per pjesen e rrezikut qe lidhet me komputerat.

heretik dhe 1oora , kete lajm e kishin gazetat, jo se e shpika une. Kompjuteristat mund ta nxjerrin. 

o Pjero,  po  sikur ne vend te makinave te shkrimit te perdorin  laps dhe leter.... pare ekonomikisht,  te bie me lire dhe eshte me e sigurte..smiley

po sikur te komunikojne thjesht duke folur me njeri tjetrin; duhet bere nje studimi fizibiliteti...

. ......_.._.._ ,  _._.._....... .___._ _._._ _.__.._. smiley

Mesa duket me greket qenkemi shume me te lidhur se sa kujtonimsmiley

Hahahahahahah Turqia KANDIDATE per BE ngeleshka gjith'sesi! smiley 

Referuar hartes ne Der Spiegel, greket nuk na cilesojne si "te cuditshmit" por si"Iracional/Escentrik", pak a shume si "TE ÇMENDURIT"

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).