Arkivi italian në listën e trashëgimisë botërore. Në fond edhe 108 filma e 25 dokumentarë nga periudha e Zogut dhe Lufta II Botërore.

Arkivi historik LUCE është bërë pjesë e Listës së Kujtesës Botërore të UNESCO-s.  Dy ditë më parë është pranuar kërkesa e këtij arkivi për t’u bërë pjesë e kësaj pasurie, duke u futur nën “ombrellën” mbrojtëse dhe promovuese të UNESCO-s. LUCE është arkivi i parë italian i imazheve të ‘900-s, që ruan në fondin e saj vlera unike e universale fotografike dhe kinematografike, kjo është edhe arsyeja pse në mbledhjen e radhës u aprovua dosja e LUCE-s. 

Arkivi Kinematografik i Institutit LUCE konservon thuajse një shekull kujtesë të historisë kolektive, fiksuar në miliona metra pelikulë. Në të ka jo vetëm prodhime dokumentare të LUCE-s qysh në vitin 1924, por edhe koleksione të huaja, të mbledhura kohë pas kohe. Pjesë e këtij koleksioni janë edhe fotografi e filmime të realizuara gjatë fillimshekullit XX në Shqipëri, gjatë pushtimit fashist, por ndërkohë falë bashkëpunimit mes këtij instituti dhe Arkivit Qendror Shqiptar të Filmit, bëhet i mundur edhe publikimi i filmave artistikë e dokumentarë të realizuar në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. LUCE e vlerëson arkivin shqiptar “me dokumentarët nga paslufta deri në vitet ’90 si një dritare përtej perdes së hekurt në botën komuniste”. 

Ky fond i pasur audioviziv, me vlerë të paçmueshme historiko-kulturore, i ruajtur, mbrojtur, vlerësuar, kataloguar, dixhitalizuar për të qenë në përdorim të të gjithëve, numëron aktualisht 12 mijë kronika, 6 mijë dokumentarë dhe filma të ndryshëm, që nga kinematografia vendëse te dokumentacioni i jetës politike, sociale e kulturore të dekadave të fundit. Arkivi disponon edhe 8 mijë rula të “xhiruar por jo të montuar”, të quajtura materiale “repertori”. 

Arkivi fotografik

Ndërsa arkivi fotografik me pasurinë e vet prej rreth 3 milionë imazhesh, dokumenton gjithë ‘900-n dhe është një kronikë besnike e ndryshime në Itali e jo vetëm. Një pjesë e tyre përmban fotografi që tregojnë ngjarje, peizazhe, ndryshime sociale nga 1919 në 1956. Mund të gjenden on line fotot e realizuara nga Adolfo Porry Pastorel, fondi mbi teatrin, kinemanë pa zë, repartin e luftës, ku përfshihet ajo e Spanjës, në Afrikën orientale etj. Fonde të tjera që pas luftës e më tej dokumentojnë shoqërinë italiane nga viti 1948 deri në ditët tona, etj. Të ndara sipas direktorive, ato ofrojnë një pasuri të jashtëzakonshme mbi artin dhe kulturën, folklorin, traditën, modën, shpikjet, zhvillimin ekonomik, punën, gjeografinë, që nga Italia dhe pjesa tjetër e botës, institucionet, kisha, administrata, ushtria, dinastitë, natyrën, botën bimore e shtazore, katastrofat, shkencën, gruan, familjen, jetën e metropoleve, kohën e lirë, spektaklin, kinema, teatër, muzikë, dac, radio, televizione, sport dhe një pjesë shumë të rëndësishme edhe historia, ku dokumentohen që nga fillimi i shekullit te luftërat botërore, paslufta, diktaturat deri në ditët tona. 

Falë bashkëpunimeve të ngushta të Institutit LUCE dhe arkivave të tjerë, mes të cilëve dhe ai shqiptar, është bërë i mundur publikimi online i koleksioneve të ndryshme.

Shqipëria në LUCE 

Në arkivin e LUCE-s një vend të veçantë zë edhe Shqipëria e viteve ’20-’40. Fotografi bardhë e zi, dokumentarë e kronika. Kështu, në arkivin fotografik, krahas çdonjërës prej direktorive mbi arkitekturën, infrastrukturën, luftën etj., ekziston edhe një skedar i titulluar “Reparto Albania”. Janë 6753 fotografi të realizuara kryesisht gjatë viteve 1939-1943. Po kështu numërohen edhe 472 fotografi në repartin e luftës, 167 tek aktualiteti dhe 5 të tjera në master foto. Përmes imazheve na vjen Shqipëria e atyre viteve. Pamje nga Berati, Kavaja, Kruja, Tirana, Durrës, etj. Janë përgjithësisht pamje ndërtesash, si vila, teatro, ura, rrugë, ndërtime në proces, nga periudha e luftës, vizitat e krerëve italianë në Shqipëri etj. Sa u përket materialeve filmike, numërohen 108 kronika dhe 25 dokumentarë, që lidhen që nga festimet e Mbretit Zog te ndërtimet në periudhën e fashizmit etj.

____

Disa dokumentare te shkurter:

Lloje kostumesh (1931)

Panorama piktoreske (1932)

Peizazhe dhe kostume (1932)

Pervjetori i Pavaresise (1933)

Instituti i femrave (1936)

Kruja (1936)

Jeta e popullates (1937)

Tirana (1937)

Inagurimi i Monumentit te Pavaresise (1938)

Pushtimi italian (1939)

Dasme ne Malesine e Shkodres (1940)

30-Vjetori i Pavaresise (1942)

28 Komente

Eshte nje fat i madh per popullin shqiptar qe nje pjese e rendesishme e historise se tij eshte dokumentuar nga "Luce" dhe aq me teper qe ky arkiv do te mbrohet nga UNESCO.

I kujt esht monumenti qe shihet ne foton e 5 ?

Duhet te jete "Italia" ose "Dea Roma", njera nga keto te dyja. 

10 here me pak propagande e me shume cilesi se sa reportazhet e kohes xhaxhit. 

pse nuk ve njeri foto 'before' dhe 'after' qe te qartesohet roli emancipues/zhvillues/perparues i italise ne shqiperi.

Sa e pashe temen dhe fotot, mu kujtu Olsi smiley dhe per çudi komenti i pare qenka nga ai smiley

Po cfare ka te cuditshme ketu mor Pjer? Gjithcka sipas planit, do te thoshja.

Natyrisht i dashur, italianet jane mjeshtra te arkitektures. 

olso, ke qene  ndonjeher ne Grosseto  (Toscane)?   qendra , ca ndertesa  me nja dy bulevarde kryesore i ngjante shume qendres ne Tirane.  p,sh  Banka, Bashkia etj.  kam pershtypjen qe i ka konceptuar i njejti arkitekt.smiley

kjo eshte ndertesa e prefektures  Grosseto.

Nuk di te te them. Do interesohem.

Pervec te tjerash grosetanet jane shume te ngjashem me ne si natyre.

me clexova ne nje broshure per qytetin, qendra  e Grossetos ishte ndertuar  ne  periudhen fashiste, dmth vitet 30.

Arkitektet e kompleksit te ministrive jane Florestano di Fausto dhe Vittorio Morpugo, roman dhe triestin (me origjine hebre). Keta kane punuar edhe per bankat ne Tirane, Durres, Korce.

Po kerkoja nese kishin ndonje lidhje me Grosseto-n, por nuk rezulton.

Kam pershtypjen se behet fjale per nje stil arkitektonik fashist me fleksibel qe lejon adobimet dhe referencat direkte me arkitekturen klasike dhe neoklasike.

Fashizmi ne fakt ishte me dore-leshuar persa i perket stilit te arkitektures edhe pse pergjithesisht dominon racionalzimi i "littorio"-s.

PS: Sa e hijshme qe eshte kjo:

faleminderit ols.  

po pra, se ckishte njelloj ngjashmerie  kur pashe ca ndertesa atje..  do jet ky pra, stili i fashist.

Ne fakt stili fashist perfaqesohet me se shumti me ate te ndertesave te bulevardit (pa ministrite) e mbi te gjitha me ate te ndertesave tek sheshi Nene Tereza, (pa konsideruar ish-komitetin qendror qe s'ka te beje me fashistet).

pyetje 'teknike' : sa mije kolone italiane kish programuar Italia per ti vendosur ne Shqiperi, ne fund te viteve '30 ?

sa mije kolone italiane kish programuar Italia per ti vendosur ne Shqiperi,

Sa milion thuaj...Ciano me duket kish projektuar dikur rreth 2 milion

nuk e di se sa e ke ''marzhin'' e gabimit Stalker,  po une  po guxoj te spekulloj;  537862 ?

Lidhja te con te libri i dikujt tjeter per tjeter.

gabim shypi gjemb: desha te them libri i Fischerit

Ku e ke degjuar kete?

cilen ?

Kolonet.

smiley ! Po ben shaka?? Sepse eshte gje e ditur, sikur qofte dhe nga wikipedia  Ti po do te thuash se italianet vinin per syte e bukur blu te shqiptareve ???smiley  'Coloni' vjen nga 'colonialismo' nese nuk gabohem. Eshte e thjeshte si dita dhe nata, si stinet, si... 

Projekt-ide per qendren. Akoma me monumentale. Si c'shihet qe ketu parashikohet shembja e bashkise.

Milva Giacomelli

Nuk po beja shaka. Thjesht doja nje reference per numrat.

Te pakten per mua, me aq cfare pashe dhe perzgjodha nga arkivi, dokumentaret perbenin nje risi, sidomos filmimet nga Instituti i Femrave apo dhe dasma ne Malesine e Shkodres qe Luce kishte perzgjedhur nje kenge permetare (me duket?) per kolone zanore.  Ka dhe momente te tjera te spikatura, psh pasqyrimi i pushtimit fashist sipas propagandes italiane 

Do rekomendoja per kedo qe ka deshire, dokumentaret fillimisht.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).