Femijet kane ngrene, tani po flene ne dhomen e tyre!

Ajri i vaket i mbremjes, vjen ere rreshire. Cdo gje perreth eshte mpiksur, si nje cope paluzeje. Ne rrugen mbrapa shtepise te ngeshmit bejne xhiron e mbremjes. Ecin me hapa te vegjel, te kerrusur brenda hijeve te tyre. Duket sikur jane te ngarkuar me peshen e padukshme te dites, dhe tani i tregojne shoqeruesit gjithe c'u ka ndodhur.

Nuk ka asgje te pazakonte, dhe i gjithe zelli im i tepruar per ta pare ndryshe kete ecejakjen e tyre, me ben tmerresisht nervoz.

Femijet kane ngrene, dhe tani me siguri jane duke fjetur ne dhomen e tyre, ashtu sic zakonisht bejne ne kete ore te mbremjes. Ecejaken njerzit ne rrugen mbrapa shtepise sime, ne rrugen e thurur nga plepat, shelgjet, dhe rrepet e rinj. Tej shtrihet pambarimisht fusha, ndersa puhiza  perkund deget e mistrit. Te qeshurat e largeta, bisedat nen ze, dhe kjo capitje e ngeshme duket se do te zgjasin pergjithmone.  

Dhe me terbon mendimi se atje tej, eshte patjeter duke ndodhur dicka, ndersa une i pafuqishem per te kuptuar, ndiej si perplasem me te qeshurat e largeta, me bisedat nen ze, me njerzit qe perkulen per t’u fshehur brenda hijeve te tyre.

Tej eshte duke ndodhur dicka. Ky dekor absurd, keto veprime te rrudhura te mbushura me biseda patetike, nuk mund te jene kaq te pafajshme. Eshte alibia kolektive per te mbuluar ate qe po ndodh, per ta mbajtur larg syve dhe mendimit tim. Por ata nuk do te munden ta fshehin, te pakten jo pergjithmone.

Keta njerez duket se po bejne ate qe dine te bejne me mire, po shkrydhin kembet, po ecin drejt fundit te nje rruge, qe eshte njekohesisht dhe fillimi I saj, pa pasur asnje qellim, apo asnje arsye per ta bere kete, por vetem duket ama, sepse ne te vertete..…., ne te vertete mos jane duke bere pikerisht ate qe ata po bejne, dhe asgje me shume. Nuk ka mundesi. I bindur se atje tej eshte duke ndodhur dicka,  vazhdoj te qendroj i ulur mbi parvazin e ballkonit, duke rrufitur kafen turke te mbremjes.

Duhet te jete dicka qe mban gjalle turmen e stervitur per te performuar alibine e saj. Po po, turma ka alibine e saj. Ajo nuk eshte aty deri sa akoma nuk ka ndodhur ajo qe duhet te ndodhte, dhe kur cudia shperthen, ata dalin nga skutat, nxitojne per te te thene se e dinin se dicka po ndodhte, e kishin kuptuar se dicka po ndodhte, prisnin qe dicka te ndodhte, por fatkeqesisht ate mbremje sic do mbremje tjeter, kishin qene te zene duke bere nje xhiro te shkurter ne rrugen pas shtepise.

Femijet po flene. U be kohe qe flene. Une nuk kam asnje alibi. Kam vetem dyshimin se dicka eshte duke ndodhur, dicka e heshtur, e frikshme, ngjethese, dicka qe nuk mund te fshihet. Nuk jam duke ecur perkrah turmes, nuk jam mes tyre. Jam duke pergjuar nga parvazi i ballkonit se si kriset levorja e nates, nga zhurmat e vogla, nga te qeshurat nen ze, nga renkimet dhe e bej kete duke vazhduar te mos kem asnje alibi.

Pa asnje alibi, do ta kem te pamundur mendoj, dhe vendos te kercej nga lartesia e ballkonit, ne erresiren e mbremjes, i bindur se sot dicka do te ndodhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).